Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Blendi Fevziu alarmohet nga plazhet bosh në jug: Mblidhni mendjen, me keto çmime të çmendura Shqipëria nuk justifikon shërbimin…

By: nilda
4 August 2025 at 15:25

Dy ditë më parë, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka folur nga Palasa, ku përmes një video të publikuar në “Facebook”, ka ngritur alarmin për braktisjen e plazheve të jugut nga turistët. Fevziu shprehet se, plazhet janë boshatisur dhe turizmi i plazheve është nën nivelin e pritshmërive. Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është ulja e numrit të vizitorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe…

Source

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

By: nilda
4 August 2025 at 12:07

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkan, me fokus dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. Macron ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe ka dënuar çdo veprim të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë. Ai gjithashtu ka theksuar mbështetjen e Francës për…

Source

Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

By: nilda
4 August 2025 at 09:24

Gjatë ditëve përvëluese të verës, pak gjëra duken më joshëse se një gotë ujë me akull. E freskët, e kthjellët dhe e menjëhershme në efekt, ajo krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë përnjëherë. Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh. Lexoni më poshtë për të kuptuar pse pirja e ujit me akull nuk…

Source

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që nga mbrëmja e djeshme

By: nilda
4 August 2025 at 09:20

Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik, përsëri problemet në vendin tonë vijojnë, ku prej mbrëmjes së djeshme, në zonën e Borshit mungon energjia elektrike. Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje. Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.

Source

Benet Beci ndan pamje nga Zogaj: Mirëmëngjes! Javë të mbarë!

By: nilda
4 August 2025 at 09:13

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka nisur javën me një përshëndetje të shkurtër, por të ngrohtë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi nga Zogaj, një nga perlëzat e liqenit të Shkodrës, duke uruar: “Mirëmëngjes! Zogaj, liqeni i Shkodrës. Javë të mbarë!” Postimi i tij vjen si një thirrje për të vlerësuar bukuritë natyrore të Shkodrës…

Source

Before yesterdayMain stream

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

By: nilda
1 August 2025 at 13:45

Në një botë ku gjithçka ndodh në kohë reale, çdo sekondë pa internet mund të shkaktojë humbje të mëdha financiare dhe dëmtim të imazhit të kompanisë. Prandaj, siguria dhe vazhdimësia e lidhjes janë tashmë një domosdoshmëri për çdo biznes. Për të përmbushur këtë nevojë të bizneseve, Digicom, i certifikuar si interneti më i shpejtë për vitin 2025 nga SpeedChecker…

Source

In memoriam – Drita Ivanaj (1933–2025) Bijë e denjë e një familjeje që i dha nder dhe lavdi kombit shqiptar

By: nilda
1 August 2025 at 11:17

Më 31 korrik 2025, ndërroi jetë në Tiranë zonja Drita Ivanaj, e bija e patriotit dhe juristit të shquar Dr. Martin Ivanaj dhe mbesa e patriotit dhe Ministrit të jashtëzakonshëm të Arsimit Shqiptar, Mirash Ivanaj – dy nga figurat më të ndritura të kulturës dhe historisë shqiptare të shekullit XX. Me largimin e saj, kombi humbi një zë të rrallë që ia kushtoi jetën ruajtjes dhe promovimit të…

Source

Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë (2014)

By: nilda
1 August 2025 at 09:15

Nga av. Gurali Brahimllari Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me sekuestrimin e telefonave celular ngjalli interesim të shtuar, jo vetëm për profesionistët e ligjit por edhe për opinionin publik. Edhe pse nuk u ndal në cilësitë e telefonit celular të sekuestruar, Gjykata, duke evidentuar “sekuestrimin” e mesazheve të shkëmbyera, konkludoi se “..mbrojtja kushtetuese e nenit 36 të…

Source

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë

By: nilda
1 August 2025 at 09:02

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në segmentin Gramsh–Korçë, ku një pjesë e rrugës është bërë përkohësisht e pakalueshme për automjetet për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve. Ndër zonat më të goditura nga kjo situatë është fshati Bratilë…

Source

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

By: nilda
1 August 2025 at 09:01

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej 25% ndaj Indisë, rivalit historik të Islamabadit. Presidenti Donald Trump tha se është arritur një marrëveshje me Pakistanin që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në zgjerimin e rezervave të naftës së Islamabadit. Pakistani thotë se marrëveshja do të ulë tarifat e SHBA-së për…

Source

❌
❌