Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Energjia e rafting në Vjosë, Rama poston fotot të përvojës unike

By: redi
31 July 2025 at 19:29

Lumi Vjosa i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi…

Source

Marrëveshja mes AKR-ASPA, ministrja Muzhaqi: 250 më të mirët do të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare

By: redi
31 July 2025 at 19:16

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit profesional të të rinjve pjesëmarrës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët është një nismë konkrete për…

Source

Zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën nga PD: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh

By: redi
31 July 2025 at 19:01

Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, i cili sjell ndryshime në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Deputetët kërkonin shfuqizimin e ligjit si antikushtetues dhe pezullimin e tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata rrëzoi një sërë pretendimesh të paraqitura nga…

Source

Ishte larguar nga familja, Policia gjen fëmijën 7-vjeçar në plazhin e Shëngjinit

By: redi
31 July 2025 at 18:38

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të vrojtuesve bregdetarë u mundësua gjetja e një fëmije 7-vjeçar që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën nga Kosova. Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.

Source

VIDEO/ Deputetët harrojnë luftën, grushta dhe sherr mes tyre

By: redi
31 July 2025 at 18:31

Kaos dhe dhunë fizike u pa këtë të enjte në Parlamentin e Ukrainës. Dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion. Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit…

Source

💾

Spahiu: Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë do të mbahen në vitin 2027

By: redi
31 July 2025 at 18:12

Bashkia e Tiranës kryebashkiakun e votuar nga populli e ka në burg në betejë me drejtësinë, por analisti Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen. ”Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve…

Source

Avioni me 300 persona humbet në lartësi, raportohen dhjetëra të plagosur

By: redi
31 July 2025 at 18:00

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku. Avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme. Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të…

Source

Hiqeshin si hetues financiarë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët

By: redi
31 July 2025 at 17:40

Një grup kriminal ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri. Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë…

Source

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

By: redi
31 July 2025 at 17:30

Presidenti i Amerikës, Donald Trump tregon për një marrëveshje që do të zgjasë për 90 ditë tarifat aktuale prej 25% për disa mallra meksikane të importuara në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë që tarifa më e lartë prej 30% që Trump kishte kërcënuar do të shtyhet për të paktën tre muaj. ”Sapo kam përfunduar një bisedë telefonike me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila ishte shumë…

Source

U krijua nga embrioni i ngrirë 30-vjeçar, vjen në jetë foshnja amerikane

By: redi
31 July 2025 at 17:19

Një çift nga Ohio ka lindur djalë nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke vendosur një rekord të ri botëror. Lindsey 35-vjeçe dhe Tim Pierce 34-vjeç, mirëpritën djalin e tyre, Thaddeus Daniel Pierce. Besohet se është koha më e gjatë që një embrion është ngrirë përpara se të rezultojë në një lindje të suksesshme të gjallë. Çifti Pierce ishte përpjekur të kishte një fëmijë për…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, Manjani analizon dy çështje: Nuk gjejmë zgjidhje, madje ky kod i përkeqëson

By: redi
31 July 2025 at 17:02

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur qëndrimet që ai ka në debatin publik për draftin e Kodit të ri Penal. Ai ka trajtuar dy çështje, që sipas tij ky Kod i ri Penal nuk i zgjidh, por që i përkeqëson edhe më shumë. ”Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme. Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve”,-shkruan Manjani.

Source

Sula kundër Nokës: Fyerje ndaj demokratëve që një figurë me këtë nivel të jetë numri dy i PD-së

By: redi
31 July 2025 at 16:52

Dashnor Sula nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të 11 Majit, por kjo nuk e ndalon që të komentojë zhvillimet politike. Ai e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”. Nga ana tjetër, ai shtoi edhe se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy. ”Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha…

Source

Zjarret, ministri Vengu: Shtojmë investimet për rinovimin e Flotës Ajrore dhe Tokësore

By: redi
31 July 2025 at 16:34

Qeveria Rama do të ofrojë një paketë mbështetëse për banorët e zonave të prekura nga zjarret, për të kompensuar dëmet e shkaktuara në banesa, bujqësi apo blegtori. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë një takimi koordinues tha se në qendër të diskutimeve ishin vlerësimi i gatishmërisë operacionale për Emergjencat Civile dhe vlerësimi i dëmeve dhe përgjigjes që duhet të marrin banorët e prekur…

Source

Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, Rama: Kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari

By: redi
31 July 2025 at 16:15

Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës pas 30 vitesh po vijojnë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga puna e arkeologëve në kalanë e Gjirokastrës duke shtuar se zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V-VI pas Kr.

Source

Dua Lipa ndez Prishtinën

By: redi
31 July 2025 at 16:11

Dua Lipa ka sjellë një tjetër atmosferë elektrizuese në Prishtinë. Mbrëmjen e së mërkurës, ajo është parë në një nga ambientet më të njohura të Prishtinës, përkrah të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner. Çifti ka zgjedhur të kalojë një natë të ngrohtë verore të rrethuar nga miq të afërt, kokteje dhe muzikë, duke shijuar një mbrëmje intime larg skenës, por jo larg vëmendjes së…

Source

Drejtoresha për hetimin e kri*eve kibernetike apel qytetarëve: Kujdes çfarë klikoni

By: redi
31 July 2025 at 15:58

Drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike, Ervina Gjana tregon se cila është vepra penale më e shpeshtë që hasin në punën e tyre. ”Falsifikimi kompjuterik dhe ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike, që lidhen me keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve, sidomos për t’i përdorur për rrjetet sociale. Këtë vit kemi bërë të mundur uljen e veprave penale, sepse kemi ofruar asistencë teknike për…

Source

Operacioni ”Pandora”, zyrtari gjerman: Shmangëm mashtrime me vlerë 10 mln euro, grupi vepronte në 5 shtete

By: redi
31 July 2025 at 15:37

Oliver Hofsman, drejtuesi i palës gjermane në operacionin ”Pandora”, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK-ut, se hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh. ”Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10…

Source

Ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

By: redi
31 July 2025 at 15:27

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është intervistuar më 31 korrik nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurës sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore. ”Zonja Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë…

Source

Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban, ministri Gonxhja: Vatër rezistence dhe kulture

By: redi
31 July 2025 at 15:02

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit. Postimi i plotë Sot, Këshilli i Ministrave miratoi…

Source

❌
❌