Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

RinCamp2025, njohje me programe dhe mundësi për të rinjtë në administratën publike

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kampi veror RinCamp2025 në sesionin e tij përmbyllës bëri bashkë shumë të rinj, por edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se në këtë sesion përmbyllës të RinCamp2025 morën pjesë Enkelejda Muça, zv.ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Eriselda Sefa, kryetare e bashkisë Lushnjë, Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm etj.

Muzhaqi tha se u prezantuan programet dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë në administratën publike, pushtetin vendor dhe në fushën e teknologjisë, përmes projekteve inovative dhe përfshirjes aktive në vendimmarrje.

Ministrja Muzhaqi shtoi se në këtë kamp veror u diskutua gjërësisht për procesin e negociatave në sektorë të ndryshëm, dhe si të rinjtë mund të bëhen faktorë në këto procese të rëndësishme.

Ky kamp, tashmë një traditë e përvitshme, mbledh në Jalë 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, dhe shërben si një platformë e mirë për të rritur socializimin dhe ndërveprimin rinor, përmes shkëmbimit të përvojave, përfshirjes në trajnime dhe aktivitete që fuqizojnë aftësitë e tyre personale, emocionale dhe shoqërore.

Përmes sesioneve të hapura të diskutimit me profesionistë të fushave të ndryshme, diskutime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të institucioneve qendrore, RinCamp 2025 synon të kthehet në një hapësirë frymëzuese ku të rinjtë jo vetëm marrin dije, por edhe japin ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e politikave rinore.

RinCamp 2025 mbetet një shembull i mirë se si institucionet mund të krijojnë ura komunikimi të vërtetë me brezin e ri, duke e vlerësuar si partner strategjik në ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, më të shëndetshme dhe më të përfshirë për të gjithë.

Nga sesioni përmbyllës i kampit veror RinCamp2025
1 nga 15

/e.i//r.e/

The post RinCamp2025, njohje me programe dhe mundësi për të rinjtë në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin”, Muzhaqi: Përputhje me legjislacionin e BE-së

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin “Për vullnetarizmin”.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se, pas dy vitesh punë intensive, sot u miratua në qeveri projektligji i ri për vullnetarizmin.

Muzhaqi theksoi se “ky projektligj është një detyrim për përputhje me legjislacionin e BE-së, por mbi të gjitha një angazhim ndaj të rinjve tanë”.

Ky projektligj sjell disa risi, si ndarje për herë të parë mes vullnetarizmit afatshkurtër dhe afatgjatë; Programe mbështetëse financiare nga qeveria për ofruesit; Skemë kompensimi për sigurimin e detyrueshëm të vullnetarëve; Njohje të eksperiencës vullnetare si përvojë pune; Platformë dhe regjistër elektronik, si dhe certifikatë zyrtare për çdo vullnetar.

Ky projektligj, theksoi Muzhaqi, u finalizua në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Muzhaqi shtoi se “ky është një akt i mirëmenduar dhe i përparuar, që forcon kuadrin ligjor për vullnetarizmin dhe na çon një hap më pranë Evropës – në mendim dhe në qasje sociale”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj ka për qëllim të krijojë një kuadër rregullator e institucional të favorshëm për kryerjen e vullnetarizmit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së individëve në vullnetarizëm, zhvillimin e vlerave njerëzore dhe solidaritetin shoqëror.

Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë, vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër.

Ky ligj nuk zbatohet për kryerjen e punëve ose të shërbimeve, që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në marrëdhëniet e fqinjësisë; dhurimin e gjakut; realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë; angazhimin në një program trajnimi apo formimi profesional, përpara lidhjes së kontratës së punës; përcaktimin e metodologjisë së prodhimit të statistikave zyrtare mbi vullnetarizmin; partitë politike; kryerjen e punëve ose të shërbimeve nga sindikatat apo shoqatat e tjera ekonomike, profesionale dhe tregtare, që synojnë realizimin e objektivave dhe të veprimtarive në interes të anëtarësisë së tyre, në bazë të parashikimeve të statutit; angazhimin dhe trajtimin e vullnetarëve në fushën e mbrojtjes civile, që kryhet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen civile.

Propozimi i projektligjit “Për vullnetarizmin”, i kalon për shqyrtim dhe miratim Kuvendit.

/gj.m//r.e/a.f/

The post Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin”, Muzhaqi: Përputhje me legjislacionin e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi i praktikave të punës, Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj

By: redi
27 June 2025 at 15:47

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në administratën publike. Programi do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron mundësi të zgjeruara për 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Source

Muzhaqi: Këshillat vendorë rinorë në 61 bashki të vendit kanë rol në zbatimin e programit të garancisë rinore

By: redi
16 June 2025 at 21:05

Shkolla Profesionale “Gjergji Canco” priti sot një vizitë të nivelit të lartë me fokus te politikat rinore dhe nismat që fuqizojnë të rinjtë në Shqipëri, me theks të veçantë te Garancia Rinore. Takimi u zhvillua në prani të Komisionerit të BE-së për Drejtësinë Ndërbreznore, Rininë, Kulturën dhe Sportin, Glenn Micallef; Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi…

Source

Miratimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Muzhaqi: Aplikimet hapen së shpejti


TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Qeveria miratoi sot Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin e përvojës profesionale dhe zhvillimin e aftësive në sistemin administrativ.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmjiët Bora Muzhaqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se thirrjet për aplikim do të hapen së shpejti.

Muzhaqi nënvizoi se të gjithë praktikantët që do të bëhen pjesë e këtij projekti do të trajtohen financiarisht për shpenzimet e tyre ditore.

‘’250 të rinjtë më të mirë do të kenë mundësinë e punësimit 1-vjeçar në institucionin ku kanë zhvilluar praktikën e tyre profesionale’’, u shpreh Muzhaqi.

E ndalur te përfituesit e këtij programi, ministrja tha se ‘’të gjithë të rinjtë të moshës 21-29 vjeç, kanë mundësi të aplikojnë dhe plot 600 prej tyre do të kenë mundësi të përzgjidhen, për sa kohë kanë përfunduar studimet bachelor ose master’’.

Praktika bëri më dije ministrja ‘’zgjat 3 muaj nga shtataori në dhjetor’’.

Sipas Muzhaqit ‘’ky program nuk është vetëm një mundësi praktike, por është një ftesë për të filluar një rrugëtim, është një dritare për të parë nga afër si ndërtohet vendi, si punohet me përkushtim, si merren vendime, për të mos qenë spektatore, por për të qenë pjesë e vendimarrjes’’.

/a.f/

The post Miratimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Muzhaqi: Aplikimet hapen së shpejti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi: Qendra e re Rinore në Sarandë, mjedis zhvillimi për mbi 6000 të rinjë

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Të rinjtë e Sarandës do të kenë në shërbim të tyre Qendrën e re Rinore, një hapësirë moderne dhe funksionale, e kthyer nga një godinë e rrënuar në një mjedis zhvillimi dhe krijimtarie për mbi 6 mijë të rinjtë e qytetit bregdetar.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi theksoi rëndësinë e këtij investimi si një përgjigje konkrete ndaj një kërkese të kahershme të të rinjve sarandiotë.

“Kjo qendër është një dëshmi se kur të rinjtë artikulojnë nevojat e tyre dhe institucionet dëgjojnë, ndryshimi është i mundur. Nga një godinë e rrënuar, sot kemi një qendër moderne me sallë leximi, sallë kompjuterash, klub libri, podcast dhe kinema. Tani është radha juaj, të dashur të rinj të Sarandës, ta merrni këtë hapësirë në dorë dhe ta ktheni në një pikë zhvillimi personal, profesional dhe akademik”, nënvizoi Muzhaqi.

Ky projekt është realizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë, si pjesë e mbështetjes së infrastrukturës rinore. Qendra rinore e Sarandës e con në 15 numrin e bashkive në të gjithë vendin në të cilat rinia ka tashmë “shtëpinë e vet” dhe mund të organizojë takime dhe aktivitete në funksion të edukimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes tyre.

Më herët ka përfunduar ndërtimi i qendrave rinore në Tiranë, Librazhd, Malësi e Madhe, Dibër, Mat, Durrës, Shkodër, Korcë, Pogradec, Lezhë, Elbasan, Roskovec, Gjirokastër dhe Kamëz. Përmes këtij programi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët synon të garantojë infrastrukturë cilësore për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, duke krijuar hapësira për edukim, krijimtari, bashkëpunim dhe rritje të potencialit të tyre.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në Qendrën e re Rinore në Sarandë
1 nga 2

/a.f/

The post Muzhaqi: Qendra e re Rinore në Sarandë, mjedis zhvillimi për mbi 6000 të rinjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se ka përfunduar trajnimi dyditor i ekipit të rinisë, një investim i rëndësishëm në forcimin e njohurive mbi metodologjitë e ndjekura nga Bashkimi Evropian, në funksion të përgatitjes për hartimin dhe zbatimin e programeve për të rinjtë.

Sipas Muzhaqit, pas takimit të parë informues mbi strukturat drejtuese të programeve ndërkufitare dhe mundësitë që ofron BE, dita e dytë kishte në fokus proceset që garantojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projekteve si metodologjia LOD dhe parimet e saj, qëllimi i monitorimit të zbatimit, vlerësimi i rreziqeve dhe konsultimi i rasteve konkrete.

Muzhaqi nënvizoi faktin se përmes këtij trajnimi, përforcohet edhe njëherë vizioni i përbashkët për ndërtimin e projekteve me ndikim real për të rinjtë, me standarde evropiane dhe me përgjegjësi ndaj çdo hapi që ndërmerret. /j.p/

The post Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi: Projekte të reja në edukimin financiar për fuqizimin e të rinjve

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todhri” dhe shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetin përmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth 60 të rinj u trajnuan për të menaxhuar financat e tyre, madje edhe duke investuar online.

Të rinjtë përmes aplikacionit, patën mundësi të kursejnë, të investojnë në portofolin e tyre digjital dhe të mësojnë nga video dhe pyetësorë ndërveprues, si edhe të shpërblehen për notat e mira.

Afro 90% të rasteve nxënësit zgjodhën të investojnë në llogari kursimi kundrejt mundësive që u ofron aplikacioni me investime si aksione Apple dhe Bitcoin. Të rinjtë ndonëse patën mundësi të tërhiqnin fitimet e tyre në gjysmën e programit, ata zgjodhën të vazhdojnë, tregues i qartë i vlerës që kjo përvojë pati për zhvillimin e tyre personal.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të këtij projekti, i cili në thelb është një tjetër nisme që synon fuqizimin e të rinjve dhe pajisjen e tyre me aftësi që do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës. Projekte inovative që kanë në fokus edukimin financiar të të rinjve janë të një rëndësie specifike për qeverinë shqiptare. “Në një Shqipëri që po ecën me hapa të shpejtë drejt digjitalizimit të shërbimeve publike, është thelbësore që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë të përdorin sisteme të reja financiare, të cilat do të reduktojnë përdorimin e parasë fizike dhe do të inkurajojnë përdorimin e aplikacioneve për transaksione”, u shpreh Muzhaqi.

Kjo nismë tregoi se risitë përmes digjitalizimit në edukimin financiar sjellin rezultate konkrete kur ndërthuren me përvojën, vendimmarrjen dhe shpërblimin real. Modeli i suksesshëm i pilotuar nga një bankë e nivelit të dytë, që lidh arritjet shkollore të nxënësve me një platformë bankare interaktive, ofron një qasje inovatore dhe praktike për edukimin financiar në Shqipëri. Ky model krijon bazën për një sistem të integruar ku nxënësit jo vetëm mësojnë teorikisht, por edhe praktikojnë menaxhimin e parave përmes monedhave virtuale të konvertueshme.

Edukimi financiar është thelbësor për t’i ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me financat që në moshë të hershme. Duke mësuar për kursimet, menaxhimin e parasë dhe shpenzimet, ata bëhen më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për vendimet financiare që ndikojnë të ardhmen e tyre. Kjo i ndihmon të shmangin vështirësitë ekonomike dhe të zhvillojnë strategji të qëndrueshme financiare.

Nga takimi i ministres Bora Muzhaqi me nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës “Teknik...
1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Muzhaqi: Projekte të reja në edukimin financiar për fuqizimin e të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bora e Ramës ‘shpëton’ nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO)

By: Ardit
1 May 2025 at 12:00

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, e njohur për gafat e saj që më pas janë kthyer virale në rrjet, ka deklaruar se e gjetur zgjidhjen për të shpëtuar nga memet. Tashmë ajo ka pranuar që fjalimet ia përgatit ChatGBT. Gjatë një takimi elektoral ku ishte prezent edhe Edi Rama çuditi të […]

The post Bora e Ramës ‘shpëton’ nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Bora Muzhaqi “shpëton” nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO)

By: V K
1 May 2025 at 12:25

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e njohur për gafat e saj që më pas janë kthyer virale në rrjet, ka deklaruar se e gjetur zgjidhjen për të shpëtuar nga memet.

Tashmë ajo ka pranuar që fjalimet ia përgatit ChatGBT.

Gjatë një takimi elektoral ku ishte prezent edhe Edi Rama çuditi të pranishmit, por jo vetëm, me idetë e saj dhe dijet e saj kur thotë se kishte postuar ne linjën e inteligjencës artificiale të gjithë fjalimet e saj dhe të shefit të saj Rama dhe kishte marrë si fryt një fjalim shumë të bukur.

“E ndërkohë që vija sot i kërkova shokut tim më të mirë ChatGPT që të më ndihmonte ne fakt me një fjalim për ditën e sotme.

Dhe ishte shumë interesante, pasi nuk ishte një Chat normal, por ishte ai i Botttit të ChatGPT që unë kam përgatitur që të dijë të flasë dhe të mendojë siç mendoj unë.

I kam vendosur gjithë fjalimet e mia, biles kam shkuar edhe pak me larg, kam vendosur gjithë fjalimet e kryeministrit, kam vendosur të gjithë rrjetet e programit tonë të kodimit dhe më beri një fjalim shumë të bukur”, tha Muzhaqi.

 

The post Bora Muzhaqi “shpëton” nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Muzhaqi: 32 kurse kodimi, 2150 të rinj përfitues

TIRANE, 30 prill /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh sot se janë rreth 2150 përfitues të programeve të kodimit, ndërsa numrat dhe vijueshmëria e këtyre programeve janë tregues të mënyrës se si ka ndryshuar mentaliteti për zhvillimin e karrierës profesionale te të rinjtë shqiptarë.

Në aktivitetin e zhvilluar te Piramida, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani, Muzhaqi tha se në janar të vitit 2023, kur nisi ky program, kishte skepticizëm, bashkë me të gjitha pikëpyetjet nëse të rinjtë shqiptarë do të kishin interes për të ndjekur këtë program formimi profesional për të ta, a do largoheshin nga tradita tipike që duhet diploma e universitetit për të vijuar karrierën etj.

“Numrat, por edhe vijueshmëria e programit kanë treguar gjatë këtyre dy viteve se ka ndryshuar perceptimi, mentaliteti për zhvillimin e karrierës. Ata e kanë kuptuar se nuk është e thënë që gjatë gjithë jetës të kesh vetëm një tipologji karriere, por mund ta ndërrosh këtë sidomos me botën që ndryshon çdo ditë. Të rinjtë e kanë përqafuar këtë trend të kodimit, programimit, inteligjencës artificiale dhe ju keni qenë të parët që e keni bërë këtë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi tha se programit të kodimit, pavarësisht sfidave i janë bashkuar shumë bashkëpunëtorë të mirë.

“Në fillim kishim pak akademikë kodimi që ishin pjesë e programit, por çdo vit kemi pasur kurse dhe prurje të reja. Janë 32 kurse që ofrohen nga ato bazike, si ‘JavaScript’ dhe duke vazhduar tek inteligjenca artificiale, që bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme. Ne na duhet një armatë programuesish jo vetëm që të programojë kode, por që të jetë në krye të skuadrave të inteligjencës artificiale”, pohoi Muzhaqi.

Më tej, ministrja u tha të rinjve të pranishëm në aktivitet se ata nuk marrin vetëm një certifikatë, por një bagazh të madh dijesh që shkon shumë më larg se certifikata.

“Dijet dhe njohuritë që keni marrë janë tregues që ky program ka qenë i suksesshëm. Jeni dallëndyshet e para që keni sjellë kodimin dhe programimin në Shqipërinë e bukur dhe evropiane”, tha Muzhaqi.

/r.e/a.f/

The post Muzhaqi: 32 kurse kodimi, 2150 të rinj përfitues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e PS për rininë, ministrja Bora Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

By: redi
18 April 2025 at 19:08

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e PS-së, thotë se mbështetja e të rinjve me programe nga qeveria shqiptare, është një mënyrë për të shpërblyer kontributin dhe angazhimin e tyre në shumë fusha. Muzhaqi e bëri këtë deklaratë nga aktiviteti i zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e politikave dhe programeve prioritare të Qeverisë në mbështetje të të…

Source

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Elbasanit, deklaroi sot se mbështetja e të rinjve me programe nga qeveria shqiptare, është një mënyrë për të shpërblyer kontributin dhe angazhimin e tyre në shumë fusha.

Ministrja Muzhaqi e bëri këtë deklaratë nga aktiviteti i zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e politikave dhe programeve prioritare të Qeverisë në mbështetje të të rinjve, ku të pranishme ishin edhe ministrja ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Kemi disa shtylla shumë të rëndësishme për të rinjtë ku Qeveria investon, një prej tyre është demokracia dhe pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje. Kemi ndërtuar 61 këshilla rinore dhe Këshillim Kombëtar Rinor ku të rinjtë mund të angazhohen në kuptimin e plotë në vendimmarrje dhe të zhvillojnë takime dhe biseda me kryetarët e bashkive për punët e mira që bëhen për vendin apo komunitetin ku ata jetojnë. Kemi këshillat studentorë, Parlamentin e nxënësve, të gjitha këto janë mënyra shumë të mira që të rinjtë të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë që duan dhe qytetet ku ata jetojnë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u ndal edhe te ndryshimet në Ligjin për Rininë, ku ajo theksoi se ka tre programe të reja që i japin një mbështetje shtesë të rinjve.

“Me programin e nismave komunitare do të ofrojmë financim të dedikuar për veprimtarinë e këtyre strukturave, këshillave vendorë rinorë dhe këshillit kombëtar rinor, duke financuar projekte të drejtuara nga të rinjtë për të rinjtë, dhe do të mbështesim rreth 500 të rinj çdo vit me projekte komunitare”, tha ajo, ndërsa shtoi se ndër vite shumë të rinj që kanë fituar konkurse apo olimpiada kanë trokitur në dyert e Ministrisë për Rininë dhe Fëmijët për më shumë mbështetje.

Nisur nga kjo, Muzhaqi tha se “me Programin e Talenteve Rinore do mbështeten financiarisht kostot e transportit dhe akomodimit për pjesëmarrjen e të rinjve në kompeticione ndërkombëtare në fushat e artit, kulturës, shkencës, teknologjisë dhe sportit, duke kultivuar talentin për rreth 200 të rinj çdo vit”.

“Programi i praktikave të punës dhe garancia janë të tjera programe që i ndihmojnë të rinjtë për të zhvilluar karrierën e tyre dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Keni mundësi të ndryshoni karrierën dhe të gjeni atë fushë ku e gjeni veten më mirë. Teknologjia, është bërë pjesë e rëndësishme që pa të rinjtë nuk do kuptohet dot. Ne kemi investuar në disa programe për teknologjinë duke filluar nga Tumo te Piramida, programet e kodimit në shkolla, programet e kodimit për të rinjtë, etj”, shtoi Muzhaqi. /j.p/

The post Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Ministrja Muzhaqi: Konferenca “Rinia në Veprim” bën bashkë 600 të rinj nga gjithë Shqipëri

By: redi
5 April 2025 at 12:56

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi Konferencën Kombëtare Rinore, “Rinia në veprim. Bashkërëndim i aktorëve rinorë për një zë më të fuqishëm në politikëbërje”. Ky takim shërben për; rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të Këshillave Vendorë dhe Këshillave Studentorë mbi punën e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR)- si organ këshillimor i Ministrisë së Shtetit për të…

Source

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së

By: redi
17 March 2025 at 16:41

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”. Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe…

Source

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”

Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe kombëtar.

“Përgjatë 4 viteve të fundit, si pasojë e miratimit të akteve nënligjore të Ligjit për Rininë, sot janë ngritur dhe funksionojnë një rrjet strukturash, institucionesh, dhe programe që mbështesin të rinjtë në fusha të ndryshme dhe janë arritur rezultate të prekshme, dhe sigurisht prezantimi i ndryshimeve ligjore sot nuk do të ishte i plotë, pa përmendur arritjet e këtij 4 vjeçari në fushën e rinisë, si dhe arsyet që na kanë sjellë sot këtu me këto ndryshime ligjore”, tha Muzhaqi.

Sipas ministres Muzhaqi, “projektligji rregullon njohjen dhe përcaktimin e kompetencave dhe formimit profesional që duhet të kenë punonjësit rinorë”.

“Projektligji i hap rrugë dhe mbështetjes nga AKR-ja për pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit që do duan të certifikohen  si punonjës rinorë në programet profesionale që do të krijohen sipas ligjit. Në fund dua të theksoj se projektligji është harmonizuar plotësisht me rekomandimet dhe standardet e BE-së në fushën e rinisë.

Sot, është seanca e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe besoj që në këtë kuadër, ky projektligj sot, ju jep të gjithëve ju mundësinë, për të bërë një akt sa politik, aq edhe qytetar duke votuar pro këtij projektligji që është tërësisht dhe në çdo pikë të tij, në të mirë dhe në mbështetje të interesave të të rinjve shqiptar.

Nuk ka vend për justifikime apo për arsyetime të tjera, ndaj ju ftoj ta votoni këtë projektligj për çdo të ri që njihni, që të lini një gjurmë pozitive në të ardhmen e tyre”, përfundoi Muzhaqi.

/a.f/

The post Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisionerja Kos dhe Muzhaqi në shkollën “Dhaskal Todri”: Mbështetje Shqipërisë për të përfituar nga programet e BE-së

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ndalesën e saj të fundit gjatë ditës së sotme në Elbasan, e ka kryer në shkollën e mesme “Dhaskal Todri”, ku së bashku me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, takuan nxënës nga Shqipëria dhe Serbia të cilët marrin pjesë në programin “Supershkollat” të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Kjo nismë rajonale e financuar nga BE-ja dhe Gjermania nxit dialogun, pajtimin dhe shkëmbimin kulturor midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar për kapërcimin e paragjykimeve, ndërtimin e urave mes komuniteteve dhe promovimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Komisionerja Kos tha se: “vizita e sotme ka përforcuar besimin tim te ndikimi i thellë i mbështetjes së BE-së në Shqipëri. Fola me gra që po rindërtojnë jetën e tyre nëpërmjet aftësive të reja dhe punësimit, si dhe me të mbijetuarat e dhunës në familje që gjejnë forcë përmes mbështetjes. Pata diskutime të gjalla me mësues dhe nxënës të shkollave të mesme nga Shqipëria dhe Serbia, të cilët po kapërcejnë barrierat nëpërmjet shkëmbimit kulturor. Kjo është një dëshmi se si komunitetet vendase mund të fuqizojnë njëri-tjetrin për të krijuar mjedise më të sigurta dhe më të mira për të gjithë brezat, si dhe për të qenë aktorë të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”.

Ajo përsëriti se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në mënyrë që të përfitojnë nga programet e BE-së dhe të përjetojnë avantazhet e procesit të anëtarësimit, edhe para anëtarësimit zyrtar në BE.

“Sot më shumë se kurrë, BE-ja është e angazhuar të mbështesë Shqipërinë për të përshpejtuar rrugën e saj të integrimit në BE dhe për t’u bashkuar me familjen e BE-së. Ne do të vazhdojmë të nxisim modernizimin e shoqërisë shqiptare, duke punuar së bashku me pushtetin qendror, bashkitë dhe qytetarët drejt një të ardhmeje më të begatë, të barabartë dhe paqësore”, deklaroi ajo.

 

“Supershkollat” është një program rajonal shkëmbimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Programi lidh shkollat e mesme nga Ballkani Perëndimor, duke promovuar ndërtimin e paqes, pajtimin dhe mirëkuptimin ndërkulturor. Me 4.5 milionë euro nga BE-ja dhe 1 milionë euro nga Gjermania, projekti inkurajon të rinjtë të përfshihen në dialogun ndërkufitar, duke nxitur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për një të ardhme të përbashkët. /e.i/ /a.g/

Nga takimi i Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos dhe ministres për Rininë dhe Fëmijët, ...
1 nga 2

The post Komisionerja Kos dhe Muzhaqi në shkollën “Dhaskal Todri”: Mbështetje Shqipërisë për të përfituar nga programet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi: Sjellim mundësi të reja për të rinjtë, më pranë modeleve evropiane

By: redi
12 March 2025 at 18:39

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin “Për Rininë”, i propozuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të…

Source

Kuvendi Kombëtar Rinor i PS-së, Muzhaqi: Hapësirë ku rinia është vendimmarrëse

1 February 2025 at 11:52

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot, Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste. Fjalën e hapjes në këtë kongres, e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se në këtë kongres janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë, për të ngritur zërin dhe për të ndarë vizionin për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030.

“Ky nuk është thjesht një event. Kjo është një hapësirë ku rinia nuk është vetëm dëgjuese, por vendimmarrëse. Një hapësirë ku zëri juaj ka peshë dhe ndikim”, tha Muzhaqi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Muzhaqi ndau me të pranishmit një takim me një vajzë të re që i kishte shprehur vendimin për të mos u larguar nga Shqipëria, por për të jetuar në këtë vend që i jep arsye të ëndërrojë.

“Dhe kjo është fryma që shoh sot në këtë sallë. Ju nuk jeni brezi që ankohet. Ju jeni brezi që vepron. Ne nuk ju kërkojmë vetëm të na ndiqni, ne ju kërkojmë edhe të na udhëhiqni! E ardhmja e kësaj force politike, e ardhmja e Shqipërisë, nuk është një e ardhme që do të vijë vetë ajo do të ndërtohet edhe nga ju, me idetë tuaja, me guximin tuaj, me përkushtimin tuaj”.

Sipas Muzhaqit, në podiumin e Kongresit Rinor të PS, do të ngjiten të rinj që përfaqësojnë çdo qark të vendit.

“Ata do të flasin për sfidat dhe ëndrrat e tyre, për idetë dhe propozimet që ne, si Parti Socialiste, do t’i bëjmë pjesë të rrugës sonë qeverisëse. Ky Kuvend nuk është vetëm një ditë e bukur, është një angazhim i fortë për të çuar përpara çdo kërkesë dhe çdo vizion që do të shprehet sot këtu”, u shpreh ministrja Muzhaqi. /j.p/

The post Kuvendi Kombëtar Rinor i PS-së, Muzhaqi: Hapësirë ku rinia është vendimmarrëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përurohet Qendra Rinore Multifunksionale në Mat, i shërben 3,200 të rinjve

30 January 2025 at 22:54

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Qendrës Rinore Multifunksionale në Bashkinë Mat.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se të rinjtë e Matit, tashmë kanë hapësirën e tyre.

“Një hapësirë e re moderne, e cila do t’i shërbejë 3200 të rinjve të Burrelit, ku do të zhvillohen aktivitete të shumllojshme. Ky projekt i mbështetur përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, i realizuar nga Bashkia Mat, do të jetë vendtakimi për të rinjtë, duke ofruar mundësi për trajnime, ndarje të ideve mbi sipërmarrjet inovative dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet”, tha ministrja Muzhaqi në postimin e saj në rrjetet sociale.

Nga përurimi i Qendrës Rinore Multifunksionale në Mat, e pranishme edhe Ministrja e Shtetit për...
1 nga 20

/a.f/

The post Përurohet Qendra Rinore Multifunksionale në Mat, i shërben 3,200 të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌