UASHINGTON – Trump e denoncon si “të pakuptimtë” aktin e dhunës në Nju Jork
UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti Donald Trump denoncoi sot një akt dhune si “të pakuptimtë” të kryer nga një “njeri i çmendur”, pasi një person i armatosur vrau katër vetë në një qiellgërvishtëse në Nju Jork, para se të vriste veten.
“Jam informuar për të shtënat tragjike që ndodhën në Manhattan, një vend që e njoh dhe e dua”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.
”Kam besim te forcat tona të rendit për të zbuluar arsyet që e shtynë këtë njeri të çmendur të kryejë një akt kaq të pakuptimtë dhune”, shtoi ai.
Një person hyri mbrëmë në një kullë zyrash në Manhattan duke qëlluar me pushkë dhe duke vrarë katër persona, përfshirë një oficer policie të qytetit të Nju Jorkut, dhe duke plagosur një të pestë përpara se të vriste veten, thanë zyrtarët, sipas AP.
Të shtënat ndodhën në një qiellgërvishtëse që është shtëpia e selisë së NFL-së dhe ”Blackstone”, një prej firmave më të mëdha të investimeve në botë, si dhe qiramarrësve të tjerë.
”Personi i armatosur, i identifikuar nga autoritetet si Shane Tamura nga Las Vegas, kishte një histori të dokumentuar të shëndetit mendor”, sipas komisioneres së policisë, Jessica Tisch, por motivi i tij ishte ende i panjohur./ /Ad.Ab./
The post UASHINGTON – Trump e denoncon si “të pakuptimtë” aktin e dhunës në Nju Jork appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.