Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Viskoviç, jep dorëheqjen pas sanksioneve amerikane dhe akuzave për …

By: D Marku
18 August 2025 at 14:35

Radovan Viskoviç, kryeministri i entitetit Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, dha dorëheqjen sot nga posti i tij.

Ai është anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, të udhëhequr nga Milorad Dodik.

Viskoviç ka kryesuar qeverinë e Republikës Srpska që nga viti 2018, por mandati i tij është kritikuar shpesh nga opozita për menaxhimin e burimeve të entitetit dhe qasjen e tij ndaj institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Që nga korriku i vitit 2023, Viskoviç ka qenë në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe shkeljeve të sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Siç u njoftua në atë kohë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, Viskoviç ishte një nga udhëheqësit e RS-së përgjegjës për “promovimin e miratimit të ligjeve në Asamblenë Popullore të Republikës Srpska, me anë të të cilave vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës shpallen të pazbatueshme në RS, duke penguar dhe rrezikuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.

Këto sanksione përfshijnë ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe ngrirjen e aseteve që ndodhen nën juridiksionin e saj.

Viskoviç është gjithashtu një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnjës për krimin e prishjes së rendit kushtetues.

Dodik, president i Republika Srpska, dhe Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të entitetit, akuzohen gjithashtu për të njëjtin krim./ REL

The post Kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Viskoviç, jep dorëheqjen pas sanksioneve amerikane dhe akuzave për … appeared first on Albeu.com.

“Serbia drejt l*ftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

By: D Marku
18 August 2025 at 14:15

Protestuesit në Serbi po shprehin tendencën se protestat e tyre mund të kalojë në luftë civile, nëse qeveria nuk realizon kërkesat e tyre.

Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi i cili e vlerëson situatën politike në Beograd të ngjashme me anarkinë, ndërsa rrahjet dhe incidentet e vazhdueshme ndaj protestuesve po ndodhin me urdhrin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Akoma nuk mund të themi që Serbia është në luftë civile pasi nuk kemi protestues të armatosur, të cilët kanë armët e tyre e po ashtu kanë edhe një në thonjëza ‘regjiment sulmues’ dhe po ashtu nuk kemi edhe një qeveri e cila ka filluar të jetë në anarki të plotë në Serbi”, tha analisti Gurkuç Kuçi.

Kuçi i quan manipulime deklaratat e Vuçiçit, përmes së cilave ai akuzon Perëndimin se po ndihmojnë financiarisht protestuesit në Serbi.

“Vuçiçi sot vazhdon akoma t’i përdorë narrativat e tij, (kinse) nuk është autokrat ose diçka e tillë, për shkak se ai i shfrytëzon interesat e ndryshme që kanë të bëjnë me BE-në dhe po ashtu ka filluar që çdo herë e më shumë ta kërcënojë BE-në dhe gjithë Perëndimin. Së fundi ai e shprehu edhe një akuzë ndaj gjithë Perëndimit se Perëndimi është duke i financuar dhe ndihmuar protestuesit në Serbi… Kjo ndikon edhe në përçarje. Deklarata të tilla të vetë Vuçiçit janë më shumë manipulime”, u shpreh ai.

Për të larguar vëmendjen nga trazirat që po ndodhin në Serbi, siç thotë Kuçi, presidenti Vuçiç vepron kundrejt Kosovës apo bën veprime agresive ndaj shteteve përreth saj duke përmendur arrestimet e njëpasnjëshme kohëve të fundit të kosovarëve nga autoritetet serbe.

Përmes protestave në Serbi që filluan nga nëntori i 2024-ës, kërkohet zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe llogaridhënie lidhur me tragjedinë në Novi Sad. Përveç Beogradit ato janë shtrirë edhe ne qytetet te tjera, ndërsa javën e kaluar morën përmasa të mëdha, duke sulmuar edhe godinën e partisë së Vuçiç, çka pasojë me dhjetëra arrestime.

The post “Serbia drejt l*ftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

By: D Marku
18 August 2025 at 13:56

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje të madhe te familjarët, shoqëria dhe komuniteti. Ngjarja tronditëse ka prekur edhe opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga figura të njohura.

Një nga to është Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania, njëkohësisht influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj dhimbjen e madhe që po kalon për humbjen e shokut të fëmijërisë.

Një lidhje që nisi në bankat e shkollë.

Sara tregoi se Orneli dhe bashkëshortja e tij, Sindi Salaj, ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e një vajze, që sot është vetëm dy vjeçe. “Ishte lumturia e tyre më e madhe” – shkruan Sara, duke kujtuar sesi qysh fëmijë e kishte parë admirimin dhe forcën e lidhjes së tyre.

Me fjalë prekëse, ajo rrëfen tronditjen:

“Vetem pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! Do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, por kurrë në vendin e tij…” – shprehet Sara, duke treguar se humbja e mikut të saj është e pabesueshme dhe e papranueshme.

Në postimin e saj, Gjordeni u ndal edhe te kritikat për ata që paragjykojnë ngjarje të tilla si pasojë e shpejtësisë së shoferëve. Ajo theksoi se Orneli dhe Sindi nuk ishin njerëz të papërgjegjshëm, por përkundrazi, ishin prindër të kujdesshëm që jetonin për vajzën e tyre të vogël. Sara shtoi se kjo tragjedi është një thirrje për të vlerësuar më shumë çdo moment pranë të dashurve tanë.

Ngushëllime të thella familjes Caushaj, Sindit dhe të gjithë miqve të prekur nga kjo fatkeqësi.

The post FOTO/ Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit?

By: D Marku
18 August 2025 at 13:43

Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime të forta për një krisje në raportin e tyre.

Të dyja artistet nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka nxitur diskutime në rrjete sociale.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre apo çfarë ka çuar në këtë vendim, por ndjekësit e dyshes kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikën për ndarjen e papritur.


Kujtojmë se Fifi dhe Egli më parë sollën një bashkëpunim muzikor të suksesshëm, i cili u mirëprit nga publiku

The post FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit? appeared first on Albeu.com.

Serbia nënshkruan kontratë 1.63 miliard dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes

By: D Marku
18 August 2025 at 13:37

Kompania izraelite e elektronikës së mbrojtjes Elbit Systems Ltd njoftoi se një vend evropian kishte nënshkruar një kontratë prej 1.63 miliardë dollarësh për furnizimin e mjeteve mbrojtëse, për dorëzim gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Mediat izraelite raportojnë se klienti në fakt është Serbia dhe porositë do të ndahen në dy grupe.

Grupi i parë përfshin sisteme artilerie-raketash me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi dhe një spektër të gjerë sistemesh zbulimi pa pilot dhe luftimi ajror, nga ato operative deri te ato taktike, duke përfshirë edhe dronët e operuar personalisht.

Në grupin e dytë janë aftësitë e sofistikuara ISTAR, duke përfshirë sistemet SIGINT, COMINT dhe të luftës elektronike.

Sipas The Times of Israel, do të dorëzohen gjithashtu sisteme të aktivizuara të mbledhjes dhe përpunimit të inteligjencës, së bashku me sisteme të përparuara elektro-optike (E/O) dhe të shikimit natën, përmirësime të automjeteve luftarake dhe sisteme mbrojtëse.

Përveç kësaj, Elbit Systems do të ofrojë digjitalizim gjithëpërfshirës ushtarak, bazuar në gjeneratën më të fundit të softuerëve dhe pajisjet e komunikimit harduerik të teknologjisë së fundit.

Kjo përfshin zgjidhje inteligjence nga paketa e aplikacioneve të komandës dhe kontrollit C4ISR.

The post Serbia nënshkruan kontratë 1.63 miliard dollarë me kompaninë izraelite të mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

Ndodh në Greqi/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

By: D Marku
18 August 2025 at 13:36

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.

Pacienti u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.
Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet.

Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.

The post Ndodh në Greqi/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti appeared first on Albeu.com.

Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të

By: D Marku
18 August 2025 at 11:31

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe emocionues.

Në një postim prekës në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi me mbesën e tij, Enën, duke e shoqëruar me një mesazh plot krenari dhe dashuri.

Këto fjalë të ngrohta nuk lanë pa reaguar ndjekësit dhe adhuruesit e artistit, të cilët e mbuluan postimin me komente pozitive dhe urime për suksesin e Enës në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm artistik.

“Mbesa e ime Ena, një yll që do t’shpërthejë së shpejti në kinematografi”, ka shkruar këngëtari.

Megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje konkrete rreth projekteve filmike në të cilat do të marrë pjesë Ena, interesimi për të ka nisur të rritet.

The post Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të appeared first on Albeu.com.

“Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor

By: D Marku
18 August 2025 at 11:12

Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Të dy artistë në fushën e muzikës, ata po shkëlqejnë jo vetëm si çift, por edhe si bashkëpunëtorë në skenë.

Performancat e tyre, sidomos gjatë sezonit veror në dasma dhe evente të ndryshme, janë mirëpritur ngrohtësisht nga publiku.

Së fundmi, dyshja ndanë një video nga një nga performancat e tyre në Instagram, e cila mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. Ndër to, ra në sy edhe një koment komik nga një ndjekës që shkroi:

“Çfarë zani ky djali, mashallah belivallha, për dy gra është, respekt!”.

Ky koment shkaktoi të qeshura, dhe nuk mungoi as reagimi me humor i Ilirianës, e cila iu përgjigj me sportivitet:

“Fshije sa s’e ka pa Adri, hahah!”

The post “Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor appeared first on Albeu.com.

Iu gjetën a*më në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak

By: D Marku
17 August 2025 at 23:45

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në mjet.

Arma u zbulua pas kontrolleve të policisë kufitare në doganë. Në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta, (1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore).

Hetimet vijojnë për zbardhjen të plotë të rastit.

The post Iu gjetën a*më në makinë, ndalohet në Qafë Thanë shtetasi polak appeared first on Albeu.com.

“Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër

By: D Marku
17 August 2025 at 23:16

Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të saj, duke u fokusuar në familje dhe në momentet intime të prindërimit.

Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka qëndruar pa aktivitet, pasi po punon në heshtje për projekte të reja muzikore.

Fansat u ndjenë të intriguar nga një postim i saj në InstaStory, ku Dafina shkroi: “Nëse mendon se më ke parë, ende nuk më ke parë”.

Ky mesazh ka ndezur spekulime dhe kureshtje, duke lënë të kuptohet se artistja po përgatit diçka të re dhe surprizuese.

Disa mendojnë se ky paralajmërim mund të lidhet me një këngë të re, por akoma pa dhënë detaje.

Në çdo rast, mbetet e qartë se ajo ka mbajtur një profil të ulët gjatë pauzës së saj dhe tani po rikthehet me energji dhe ide të freskëta.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun.

The post “Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 17 August 2025Main stream

Vajza shqiptare mahnit jurinë, shkëlqen në spektaklin gjerman të talenteve muzikore (VIDEO)

By: D Marku
17 August 2025 at 22:43

Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”.

Me zë të fuqishëm dhe energji të jashtëzakonshme skenike, Aulona mori “po”-në vendimtare nga të gjithë anëtarët e jurisë, përfshirë edhe reperen e famshme Loredana, e cila është pjesë e jurisë këtë sezon.

Performanca e saj nuk kaloi pa u vërejtur edhe nga përfaqësuesit institucionalë. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka shpërndarë videon e Aulonës, duke e përgëzuar publikisht për suksesin.

“Talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij. I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz ‘Deutschland sucht den Superstar’ dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, shkruan Ajeti në Instagram.

Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar për të rinjtë kosovarë që po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare të muzikës dhe artit.

 

The post Vajza shqiptare mahnit jurinë, shkëlqen në spektaklin gjerman të talenteve muzikore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT)

By: D Marku
17 August 2025 at 22:39

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil.

Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe më pas ka përfunduar në përplasje fizike.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor.

Gjithashtu bëhet me dije se disa kohë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm.

The post Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949/ Berisha: Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë

By: D Marku
17 August 2025 at 22:11

Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Ceremonia përkujtimore u zhvillua në prani të qytetarëve, familjarëve të të rënëve, si dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe pushtetit vendor. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha e cilësoi ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të diktaturës komuniste. Berisha shkruan në postimin e tij se më 17 gusht 1949, forcat e udhëhequra nga Mehmet Shehu ekzekutuan barbarisht 14 burra nga familjet më të njohura të Mirditës, duke i pushkatuar dhe varur në litar.

Berisha theksoi se pas kësaj masakre, qindra familje mirditore u përndoqën, u internuan në kampet e Tepelenës dhe në vende të tjera, ndërsa mbi 600 burra e gra u martirizuan gjatë 46 viteve të regjimit, për shkak të besimit dhe bindjeve të tyre.

Lideri i opozitës gjithashtu shkruan se në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.

Postimi i Berishës:

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949.
Të dashur miq,
më 17 gusht të vitit 1949 populli i Mirditës përjetoi një masakër të vërtetë nga regjimi mizor komunist. Njësi terroriste të drejtuara nga vrasësi serial Mehmet Shehu ekzekutuan në Qafë Valmir 14 martirë nga familjet më në zë të Mirditës: 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë dhe 4 të tjerë i varën në litar.
Pas kësaj masakre, xhelati i shqiptarëve Enver Hoxha përndoqi dhe internoi në kampet e përqendrimit në Tepelenë e gjetkë qindra familje mirditore. Mbi 600 burra e gra të Mirditës u martirizuan gjatë 46 viteve të diktaturës, për liri, besimin te Zoti dhe atdheun e tyre.
Sot, në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, qytetarët e Mirditës, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti. Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.
Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë:
1. Ded Preng Gjomarkaj – Orosh, varur në litar.
2. Pjetër Ded Vila – Kaçinar, varur në litar.
3. Dodë Mark Biba – Tenë, varur në litar.
4. Dod Llesh Paloka – Kaçinar, varur në litar.
5. Nikollë Bardhok Bajraktari – Rrëshen, pushkatuar.
6. Llesh Gjon Melyshi – Malaj, pushkatuar.
7. Nikoll Llesh Bajraktari – Orosh, pushkatuar.
8. Ndrecë Mark Ndoj – Kaçinar, pushkatuar.
9. Bardhok Dodë Gjini – Prosek, pushkatuar.
10. Gjin Gjok Kaçi – Bukmirë, pushkatuar.
11. Gjergj Beleshi – Kthellë e Epër, pushkatuar.
12. Ndoc Gjet Çupi – Blinisht, pushkatuar.
13. Preng Shkurt Nikolli – Orosh, pushkatuar.
14. Frrok Mata – Kaçinar, pushkatuar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

The post Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949/ Berisha: Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë appeared first on Albeu.com.

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

By: D Marku
17 August 2025 at 20:40

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin në Ukrainë.

Burime nga Shtëpia e Bardhë konfirmojnë se Trump ka kushtëzuar organizimin e këtij samiti me ecurinë e bisedimeve që priten të zhvillohen të hënën në Zyrën Ovale me Zelenskyn.

Ndërkohë, një numër udhëheqësish evropianë kanë konfirmuar se do t’i bashkohen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një takim në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministren e Italisë, Giorgia

Meloni dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me këtë të fundit Zelensky u takua mesditëne kësaj të diele.

Në takim do të jetë gjithashtu edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte. Udhëheqësit evropianë po përpiqen t’i tregojnë Trumpit se janë thelbësorë për marrëveshjen e paqes që ai dëshiron.

Kjo vjen pas një samiti të dështuar në Alaska të premten, ku Trumpi dhe presidenti rus, Vladimir Putin nuk arritën dot një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë, në favor të një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

The post Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

By: D Marku
17 August 2025 at 20:18

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
E gjitha zona është mbuluar nga tymi, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

The post Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

By: D Marku
17 August 2025 at 19:31

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm, është çështje ditësh derisa ata të vrasin dikë.

Ai i akuzoi protestuesit për “terrorizëm të pastër” dhe përsëriti pretendimet e tij se muaj të tërë protestash kundër tij janë orkestruar në Perëndim dhe kanë synim shkatërrimin e Serbisë.
“Vendi ynë është në rrezik të madh, ata kanë rrezikuar të gjitha vlerat tona, jetën normale, çdo individ. Nëse nuk ndërmarrim hapa më të ashpër, është çështje ditësh kur ata do të vrasin dikë. Po flas hapur për këtë, sepse mendoj se vrasja është e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë. Çdo gjë tjetër e kanë bërë tashmë”, ka thënë ai.
Paralajmërimet e ashpra erdhën pas pesë netësh radhazi përleshjesh midis protestuesve nga njëra anë dhe policisë dhe besnikëve të Vuçiç nga ana tjetër.

Të shtunën në mbrëmje protestuesit e zemëruar dogjën zyrat e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit në qytetin e Valjevo.

Vuçiç nuk specifikoi se cili do të jetë reagimi shtetëror që ai tha se do të vijë brenda një jave. Por ai theksoi se një gjendje e jashtëzakonshme nuk është e afërt.

Dhjetëra njerëz tashmë janë ndaluar dhe plagosur nga protestat kryesisht në Beograd dhe Novi Sad e po ashtu në qytete më të vogla, Policia është përballur me akuzat për ushtrim të tepruar të forcës.

Trazirat shënuan një përshkallëzim të madh pas më shumë se nëntë muajsh demonstratash kryesisht paqësore që filluan pasi një tendë u shemb në një stacion treni në Novi Sad duke vrarë 16 persona.

Shumë njerëz fajësuan për tragjedinë punën e dobët te kryer, si pasojë e korrupsionit në projektet e infrastrukturës.

The post Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz appeared first on Albeu.com.

BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

By: D Marku
17 August 2025 at 19:26

Kapitali

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Kapitali mësoi prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.

Aktualisht kuadri rregullator në fuqi detyron që bankat të kenë një minimum kapitali sa 12 për qind e aktiveve të ponderuara me risk, por Banka e Shqipërisë preferon të qëndrojë në pozita konservatore dhe t’u imponojë bankave private një raport më të lartë kapitali.

Të dhënat historike tregojnë se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për Bankën e Bashkuar e Shqipërisë ka qenë mjaft i luhatshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, ky tregues zbriti në minimumin e lejuar nga ligji rreth 12 për qind, por një vit më vonë UBA raportoi një tregues dukshëm të përmirësuar të kapitalit, në 19 për qind si pasojë e injektimit të kapitaleve të reja nga aksionarët.

Megjithatë disa prej këtyre injektimeve janë kontestuar nga Autoriteti Rregullator si jo në përputhje me kërkesat ligjore. Kjo bashkë me humbjet e regjistruara nga UBA gjatë dy viteve të fundit ka bërë që norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të zbresë në 15.71 për qind në fund të vitit të kaluar.

Sipas pasqyrave financiare, në vitin 2023, UBA raportoi një humbje prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar bilanci i saj u mbyll me një humbje prej 6.2 milionë eurosh.

Pas këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë ka vendosur të veprojë duke e vendosur UBA-n në plan të detyruar masash për rritjen e kapitalit rregullator. Ky vendim erdhi, pas një inspektimi që departamenti i Mbikqyrjes në BSH zhvilloi në UBA gjatë muajve mars-prill të këtij viti.

Burime konfidenciale i thanë Kapitalit se UBA është duke i plotësuar kushtet e vendosura nga mbikqyrja në mënyrë graduale.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është banka më e vogël në tregun shqiptar duke zënë vetëm 1.1 për qind të tregut. Në fund të gjashtëmujorit të parë, asetet totale të UBA-s ishin rreth 250 milionë euro, ndërsa kapitali i saj ishte afro 36 milionë euro.

Kjo e bën atë një bankë sistemikisht të papërfillshme për sistemin financiar shqiptar. Por pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë ka preferuar të qëndrojë në pozicion konservativ duke e vendosur nën masa të detyruara për rritjen e kapitalit.

Aktualisht Banka e Bashkuar e Shqipërisë zotërohet në masën 98 për qind nga shoqëria e sigurimeve Eurosig e biznesmenit Kadri Morinaj, ndërsa 2 për qind e aksioneve të saj zotërohen nga disa aksionerë të vegjël.

The post BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) appeared first on Albeu.com.

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

By: D Marku
17 August 2025 at 18:55

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë vetë në rrjete sociale.

Ky ndryshim tregon një tjetër dimension të stilit të tij personal, duke reflektuar kreativitetin dhe guximin për të eksperimentuar me pamjen.

Ai ka një histori të gjatë të eksperimenteve me flokët, veçanërisht gjatë kohës së tij në Big Brother, ku shpesh provonte ngjyra dhe stilime të ndryshme që e bënin të dallohej.

Transformimi i fundit nuk është thjesht një ndryshim estetik, por edhe një shprehje e natyrës së tij të lirë dhe krijuese, që nuk ndalet para asnjë sfide estetike.

Pamja e re me flokë rozë duket se i jep një energji të freskët dhe të gjallë, duke e treguar sërish si një personazh që nuk frikësohet të eksperimentojë dhe të dalë jashtë normave tradicionale të stilit.

Transformimi i fundit nuk është thjesht një ndryshim estetik, por edhe një shprehje e natyrës së tij të lirë dhe krijuese, që nuk ndalet para asnjë sfide estetike.

Pamja e re me flokë rozë duket se i jep një energji të freskët dhe të gjallë, duke e treguar sërish si një personazh që nuk frikësohet të eksperimentojë dhe të dalë jashtë normave tradicionale të stilit.

E artisti pejan këtë kohë ndau me ndjekësit se ka disa probleme në muzikë, që e kanë penalizuar për të sjellë këngë të reja, por që do të rikthehet shumë shpejt te publiku.

Për këtë pati reagime nga palët e përfshira, ndonëse pritet të shihet në vazhdim.
E artisti pejan këtë kohë ndau me ndjekësit se ka disa probleme në muzikë, që e kanë penalizuar për të sjellë këngë të reja, por që do të rikthehet shumë shpejt te publiku.

Për këtë pati reagime nga palët e përfshira, ndonëse pritet të shihet në vazhdim.

The post Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë appeared first on Albeu.com.

Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali

By: D Marku
17 August 2025 at 18:31

Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një garë mesjetare me kuaj midis dy lagjeve të qytetit.

Madonna e ndoqi garën nga Palazzo Pannocchieschi d’Elci, një pallat luksoz me pamje nga Piazza del Campo.

Sipas mediave italiane, festa e ditëlindjes vazhdoi në një hotel me pesë yje në qendrën historike të Sienas.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna feston ditëlindjen e saj në Itali. Vitin e kaluar, ajo ishte në Pompei, qytetin e lashtë pranë Napolit.

Madonna Louise Veronica Ciccone, e lindur më 16 gusht 1958 në Bay City, Michigan, është një nga yjet e muzikës më të famshme dhe me ndikim në historinë e kulturës.

Ajo u rrit në një familje katolike me prejardhje italiane dhe franceze, dhe fëmijëria e saj e hershme u formua nga përvoja e humbjes së nënës së saj, e cila vdiq kur Madonna ishte vetëm pesë vjeçe.

Në fillim të viteve 1970, ajo u zhvendos në New York me ambicien për t’u bërë balerinë. Në atë moment, ajo nuk kishte pothuajse asgjë – mbërriti me disa dollarë në xhep dhe një vendosmëri të madhe për të pasur sukses.

Ishte kjo periudhë që formësoi personalitetin dhe qasjen e saj ndaj artit: një etikë e fortë pune, këmbëngulje dhe pa kompromis.

Fillimi i karrierës së saj muzikore u shoqërua me punën në klube dhe bashkëpunimin me grupe të reja muzikore, por ajo shpejt u dallua si një artiste solo që kombinon vallëzimin, meloditë pop dhe një imazh të guximshëm.

The post Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali appeared first on Albeu.com.

Olta Gixhari mahnit ndjekësit me poza provokuese nga pushimet luksoze

By: D Marku
17 August 2025 at 18:02

Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo po shijon disa ditë pushimi në një destinacion luksoz, prej nga ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe mjaft tërheqëse.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe të ngushtë, Olta ka theksuar linjat e saj trupore, ndërsa dukja e saj provokuese ka marrë vëmendjen jo vetëm të pushuesve në vendin ku ndodhet, por edhe të fansave online.

Postimet e aktores kanë marrë me dhjetëra komente dhe pëlqime, duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e saj të madh në publik.

The post Olta Gixhari mahnit ndjekësit me poza provokuese nga pushimet luksoze appeared first on Albeu.com.

❌
❌