Policia arreston në Kapshticë 57-vjeçarin që kontrabandonte mallra nga Greqia
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë, në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra të padeklaruara. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Kapshticës, në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, u ndalua një automjet me drejtues shtetasin Th. B.