Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Edhe pas vendimit të Kushtetueses LDK-ja s’ndërron qëndrim, Zogaj: S’kemi votë për LVV-në

8 August 2025 at 19:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të hapur dhe brenda 30 ditëve. Sipas njoftimit, një kandidat i vetëm mund të votohet maksimumi tre herë.

Në një intervistë në FIVE të TV Dukagjinit, Zogaj ka thënë se respektimi i këtij aktgjykimi është thelbësor për ruajtjen e demokracisë në vend.

“Ne presim që të gjitha partitë politike ta respektojnë këtë aktgjykim. Është shumë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë që të respektohen aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Të njëjtën gjë e presim edhe kësaj radhe. I kemi parë disa reagime, po jo diçka zyrtare nga partia fituese e zgjedhjeve. Ftojmë që të respektohet ky aktgjykim, në të kundërtën në hyjmë në një cikël shumë të rrezikshëm për demokracinë e vendit. Pra tani gjithçka është e qartë, të kthemi në Kuvend, të propozohet kandidati për kryetar të Kuvendit dhe të votojmë të gjithë deputetët…”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, LDK nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do të marrë pjesë në seancë për të ushtruar të drejtën e votës, por jo për të mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim deri më tani, do të jemi në ulët tona dhe do të votim. Sepse kemi kërkuar të na jepet e drejta për të votuar, për ose kundër. Votë për VV-në nuk kemi si LDK”, ka shtuar Zogaj.

The post Edhe pas vendimit të Kushtetueses LDK-ja s’ndërron qëndrim, Zogaj: S’kemi votë për LVV-në appeared first on Telegrafi.

Kumbaro: Zogaj, fshati plot thesare turistike

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Fshati Zogaj, i ndodhur 3-4 km përtej Shirokës këtë sezon turistik veror po vizitohet nga turistë të shumtë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Zogaj, duke e cilësuar një fshat, plot thesare turistike.

Zogaj këtë vit është në listën e 6 fshatrave që përfaqësojnë Shqipërinë në aplikimin për “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit.

Zogaj gjendet 3-4 km përtej Shirokës dhe është i njohur për peshkimin, bimët mjekësore e klimën alpine. Ai kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut.

/k.s//a.f/

The post Kumbaro: Zogaj, fshati plot thesare turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti.

Kryeministri e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Rruga është 6,5 km e gjatë, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Shirokë-Zogaj bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, janë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/r.e/

The post Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama poston pamjet: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

By: redi
28 July 2025 at 15:14

Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti. Kreu i qeverisë e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm…

Source

Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri flet për momentet e tij të fundit

12 July 2025 at 23:40

“Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Besjan Zogaj, që shoqëronte ish-ambasadorin gjerman gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Miku i Daum, në një reagim pas ndarjes nga jeta të diplomatit, kujton çastet e fundit me të. Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë, thotë pedagogu.

“Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë. Prof. Dr. Werner Daum nuk ishte një personazh i çfarëdoshëm. Ai ishte me plot kuptimin e fjalës një njeri i jashtëzakonshëm. Një ndër ata persona që mjafton t’i takosh një herë, për të mos e harruar kurrë.Një intelektual i përkorë dhe frymëzues, që do të nderohet përjetësisht jo vetëm nga 3199 shqiptarët që strehoi dhe mbrojti brenda selisë diplomatike gjermane 35 vite më parë, por nga të gjithë ata që patën mundësi ta njihnin dhe ta dëgjonin. Mbi të gjitha, ai është protagonisti i padiskutueshëm i një prej kthesave më të rëndësishme të historisë tonë moderne, për të cilën shteti shqiptar duhet të shprehë mirënjohje të thellë!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Ambasadori Werner Daum u shua në Shqipërinë që e deshi aq shumë, e ku kaloj ditën e fundit të jetës së tij i lumtur dhe i nderuar, siç e meritonte!

Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë. Prof. Dr. Werner Daum nuk ishte një personazh i çfarëdoshëm. Ai ishte me plot kuptimin e fjalës një njeri i jashtëzakonshëm. Një ndër ata persona që mjafton t’i takosh një herë, për të mos e harruar kurrë.

Një intelektual i përkorë dhe frymëzues, që do të nderohet përjetësisht jo vetëm nga 3199 shqiptarët që strehoi dhe mbrojti brenda selisë diplomatike gjermane 35 vite më parë, por nga të gjithë ata që patën mundësi ta njihnin dhe ta dëgjonin. Mbi të gjitha, ai është protagonisti i padiskutueshëm i një prej kthesave më të rëndësishme të historisë tonë moderne, për të cilën shteti shqiptar duhet të shprehë mirënjohje të thellë!

Pata nderin ta njihja 10 vite më parë, në ceremoninë e përkujtimit të 25-vjetorit të rënies së komunizmit organizuar atëkohë nga Institucioni i Presidentit, nga ku, si një gjerman i vërtetë, ruante ende spilën e dhuruar gjatë atij takimi edhe tani. U bëra një mik dhe ithtar i tij.

Kam dhimbje për të sot ndërsa nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e tij mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit, tek ecte me çantën në dorë dhe xhaketën mbi supe si një djalosh. Ngjante si një engjëll i gëzuar.

Ishte një nder ta prisja dhe ta shoqëroja me shumë respekt dhe dashuri ketë mik të shtrenjtë në agjendën e tij 4 ditore me Universitetin Europian të Tiranës dhe Bashkinë Kavajë, që u bë dhe udhëtimi i tij i fundit i jetës.

Lamtumirë ambasador dhe prehu në paqe. Do jesh përjetë i paharruar.

The post Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri flet për momentet e tij të fundit appeared first on Telegrafi.

Zogaj, më pranë natyrës/ Fshati turistik në Shkodër kthehet në destinacion të preferuar

6 July 2025 at 15:19

SHKODËR- Me shtëpi karakteristike buzë ujit, natyrë të paprekur dhe një qetësi që të largon nga zhurma e përditshmërisë, Zogaj është zgjedhja ideale për pushues vendas dhe të huaj.

Zona po kthehet gjithnjë dhe më shumë në një nga destinacionet më të kërkuara. Fshati ndodhet vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Shkodrës.

Peizazhi i mrekullueshëm, ku bashkohen qetësia e liqenit dhe gjelbërimi i malit të Taraboshit, ofron jo vetëm relaks, por edhe mundësi për eksplorim, shëtitje, not dhe udhëtime me varka. Bukuria e natyrës dhe mikpritja tradicionale kanë bërë që këtë verë, Zogaj të vizitohet nga turistë nga gjithë bota.

“Jemi nga Belgjika, është hera e parë që ne vizitojmë Shqipërinë dhe është hera jonë e parë këtu, sigurisht, dhe ne po e shijojmë vërtet. Liqeni këtu ka një pamje shumë të këndshme. Kemi parë shumë zogj, peshq, specie të tjera dhe po, ishte diçka për të cilën po kërkonim për pushimet tona. Do qëndrojmë rreth 5 ditë këtu, dhe në Shqipëri në total 2 javë. Ndoshta do e mbanim sekret vetëm për vete, por mendoj që kur të kthehemi do flasim për këtë vend, sepse është vërtet i bukur dhe ne vërtet e shijuam këtu”, tha një çift.

” Jam nga Kanadaja, Montreali. Do të qëndrojmë dy ditë. Na pëlqen liqeni, mali, njerëzit, është shumë bukur, shumë i veçantë. Ishte e mrekullueshme të notoje këtu gjatë perëndimit të diellit”, pohoi një pushuese.

Në Zogaj nuk ka ende hotele të mëdha, por turizmi është zhvilluar përmes bujtinave dhe dhomave të ofruara nga vetë banorët, duke ruajtur autenticitetin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me jetën rurale shqiptare.

Me potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm turistik, Zogaj mbetet një thesar natyror e kulturor që i jep Shkodrës një dimension të ri në hartën turistike të Shqipërisë dhe duhet zbuluar patjetër./abcnews.al

Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht

5 July 2025 at 12:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj tha se lajmin për kërcënim me bombë duhet ta marrin seriozisht ndonëse sipas tij mund të jetë kërcënim i rrejshëm.

Zogaj tha se rasti mund të jetë edhe si shenjë revolte ndaj situatës në vend.

“Kjo nuk është ndjenjë e mirë, është serioze edhe pse ka dyshime që mund të jetë edhe kërcënim i rrejshëm. Ka dyshime të tilla, por sidoqoftë ne duhet të presim komunikimin zyrtar. Dhe ta marrim seriozisht çdo kërcënim të tillë ,” tha Zogaj para mediave.

Ai shtoi se beson që niveli i sigurisë është i lartë, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë që rasti të jetë si shenjë revolte ndaj krizës politike. /Telegrafi/

The post Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht appeared first on Telegrafi.

Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë pamje nga punimet në këtë aks rrugor, ndërsa është shprehur se rruga panoramike Shirokë–Zogaj po kalon nga një aks i amortizuar në një infrastrukturë moderne, funksionale dhe të sigurt.

“Ky investim strategjik ka hyrë në fazën e avancuar të punimeve, me përfundimin e gërmimeve, mbushjeve dhe ndërtimin e strukturave mbajtëse”, tha Beci.

Sipas Becit, “ky projekt i jep fund harresës për zonën, duke i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për turizmin përgjatë liqenit të Shkodrës, por edhe duke shërbyer si një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

Ndërkohë, banorët e kësaj zone shprehen të kënaqur për investimin, të cilin thonë se kishin kohë që e prisnin.

“Tani ka vënë dorë shteti dhe shohim që janë duke punuar shumë mirë. Pjerrësitë po eliminohen dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehen ata.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.

Rruga, bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/e.i//a.f/

The post Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama poston video nga Zogaj: Fshat artizanësh, një atraksion turistik i Shkodrës

By: redi
17 June 2025 at 18:16

Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, është i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër, por edhe për punën në tezgjah, ku artizanët nuk e kanë harruar traditën duke punuar çdo gjë me dorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga ky fshat i Shkodrës, i cili po vizitohet nga turistë të shumtë. Kreu i qeverisë thekson se fshati Zogaj është një…

Source

Rama: Zogaj, fshat artizanësh, peshkatarësh, atraksion turistik i Shkodrës

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, është i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër, por edhe për punën në tezgjah, ku artizanët nuk e kanë harruar traditën duke punuar çdo gjë me dorë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video nga ky fshat i Shkodrës, i cili po vizitohet nga turistë të shumtë.

Rama theksoi se fshati Zogaj është një prej gjashtë fshatrave të Shqipërisë që aplikojnë për programin “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, duke prezantuar identitetin, jetën, ngjyrat dhe përvojat e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale.

“Zogaj, fshati i artizanëve, peshkatarëve dhe një prej atraksioneve më të veçanta turistike të Shkodrës, zbulon thesaret e tij natyrore e kulturore edhe si një prej gjashtë fshatrave të Shqipërisë që aplikojnë për programin “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, duke prezantuar identitetin, jetën, ngjyrat dhe përvojat e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale”, shkruan Rama.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionalë, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

/m.q/r.e/a.f/

The post Rama: Zogaj, fshat artizanësh, peshkatarësh, atraksion turistik i Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zogaj në listën e aplikimit për “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit

By: Kult Plus
17 June 2025 at 13:45

Shqipëria ka aplikuar për programin ndërkombëtar “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, një nismë që vlerëson fshatrat që kanë ruajtur identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e tyre, duke zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme.

Një nga 6 fshatrat që janë në listën që përfaqëson Shqipërinë është Zogaj, në Shkodër. Ndërsa 5 fshatrat e tjerë do të zbulohen në javët në vijim.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se “Zogaj, fshati i peshkatarëve dhe artizanëve që me thesaret e tij natyrore, kulturore e mikpritjen e rrallë, është në listën e 6 fshatrave që përfaqësojnë Shqipërinë në aplikimin për “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit”.

Ky program promovon fshatrat e të gjithë botës, të cilat janë destinacione të turizmit të qëndrueshëm dhe mbështesin traditat, kulturën apo asetet natyrore përkatëse.

Zogaj gjendet 3-4 km përtej Shirokës dhe është i njohur për peshkimin, bimët mjekësore e klimën alpine. Ai kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut.

Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionalë, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

Gjashtë fshatrat përfaqësojnë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e Shqipërisë rurale: nga majat e thepisura deri tek fushat pjellore e nga gurët e lashtë tek ngjyrat e jetës së përditshme.

Shqipëria konkurron mes 65 shteteve, me plot 270 fshatra, që garojnë për titullin “Fshatrat më të mirë turistikë”./KultPlus.com

Zogaj në listën e aplikimit për “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Shqipëria ka aplikuar për programin ndërkombëtar “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, një nismë që vlerëson fshatrat që kanë ruajtur identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e tyre, duke zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme.

Një nga 6 fshatrat që janë në listën që përfaqëson Shqipërinë është Zogaj, në Shkodër. Ndërsa 5 fshatrat e tjerë do të zbulohen në javët në vijim.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se “Zogaj, fshati i peshkatarëve dhe artizanëve që me thesaret e tij natyrore, kulturore e mikpritjen e rrallë, është në listën e 6 fshatrave që përfaqësojnë Shqipërinë në aplikimin për “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit”.

Ky program promovon fshatrat e të gjithë botës, të cilat janë destinacione të turizmit të qëndrueshëm dhe mbështesin traditat, kulturën apo asetet natyrore përkatëse.

Zogaj gjendet 3-4 km përtej Shirokës dhe është i njohur për peshkimin, bimët mjekësore e klimën alpine. Ai kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut.

Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionalë, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

Gjashtë fshatrat përfaqësojnë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e Shqipërisë rurale: nga majat e thepisura deri tek fushat pjellore e nga gurët e lashtë tek ngjyrat e jetës së përditshme.

Shqipëria konkurron mes 65 shteteve, me plot 270 fshatra, që garojnë për titullin “Fshatrat më të mirë turistikë” .

/k.s/j.p/

The post Zogaj në listën e aplikimit për “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foto nga fshati Zogaj në Shkodër

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Nëse në rajonin e Shkodrës, atë fushor dhe bregliqenor, ka një fshat që dallon për nga vendndodhja dhe organizimi i tij, ai është fshati Zogaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky fshat i Shkodrës, i cili po vizitohet nga turistët e shumtë.

Vlera arkitektonike dhe mënyra e urbanizimit të fshatit, mbetet karakteristik, pasi thuajse çdo 30-50 metra nga rruga kryesore, ngrihen rrugica të tëra që gjarpërojnë rrëzë malit, për të kapur edhe shtëpinë më të largët në mal.

Rrugicat e kalldrëmta, ndërtuar shekuj më parë, pa ardhur rruga e makinës zbrisnin deri në bregun e liqenit. Ato kujtohen me shumë nostalgji e dashuri ndër breza, duke e sjellë të freskët kujtimin e tyre deri në ditët e sotme.

Zogaj gjendet 3-4 km përtej Shirokës dhe është i njohur për peshkimin, bimët mjekësore e klimën alpine.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionalë, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

/gj.m/

The post Rama ndan foto nga fshati Zogaj në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zogaj: S’ka asnjë dyshim se Përparim Rama e mund Glauk Konjufcën në Prishtinë

4 June 2025 at 22:54

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj,  u shpreh i bindur se LDK-ja do të dalë shumë mirë në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe Prishtinën.

Kur u pyet se nëse LVV-ja e kandidon Glauk Konjufcën, Përparim Rama do ta mundë atë.

“Pa asnjë dyshim, me këto punë që janë bërë në Prishtinë, ne jemi të bindur se mandati i dytë i Ramës në Prishtinë… e tregojnë edhe sondazhet që jemi në pozicion shumë të mirë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Zogaj në RTV21.

Ai foli edhe rreth takimit të sotëm të Presidentes Osmani me liderët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, ka një pajtim që në mes të tetorit të mbahen këto zgjedhje.

“12 apo 19 tetor nuk kemi problem me këto data ne jemi duke u përgatitur”, u shpreh Zogaj.

Sa i përket konstituimit të Kuvendit,  deputeti i zgjedhur i LDK-së tha se po t’i kishin 48 deputetë si Lëvizja Vetëvendosje aktualisht, do të ishin duke qeverisur.

Ai kritikoi Vetëvendosjen për mungesë të urave të bashkëpunimit.

“Kjo situatë është rezultat i rrënimit të bashkëpunimit të Vetëvendosjes me partitë tjera…”, tha Zogaj.

“Do me qeverisë gjithmonë i vetëm me arrogancë, sistemi politik në Kosovë kërkon bashkëqeverisje. Po t’i kishte LDK-ja 48 deputetë sot, do t’i kishim qenë duke realizuar qëllime. Me 48 numra ne do t’i kishim krijuar institucionet në dy javët e para, sepse kemi ura bashkëpunimi”, u shpreh Zogaj.

The post Zogaj: S’ka asnjë dyshim se Përparim Rama e mund Glauk Konjufcën në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Krimet e luftës pa gjyqtarë të specializuar, kërkohet reformë në gjyqësor

4 May 2025 at 23:54

Profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës, do të ndikonte në efikasitet të këtyre rasteve, thonë njohës të sistemit të drejtësisë. Nga KGJK-ja thonë se me rritjen e numrit të gjyqtarëve në Departament Special, do të shikohet edhe një mundësi e tillë.

Pesë prokurorë në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, merren vetëm me hetimin rasteve të krimeve të luftës.

Por aktakuzat që dërgohen nga këta prokurorë, në Gjykatë nuk trajtohen nga gjyqtarë që janë të profilizuar për këtë fushë. Në departamentin special të Gjykatës në Prishtinës, trajtohen raste më komplekse përfshirë edhe krimet e luftës.

Albert Zogaj kryesues i Këshillit Gjyqësor, konfirmon se mundësia e profilizimit të gjyqtarëve për krime të luftës, do të shikohet sapo të përfundojë procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj për këtë departament.

“Jemi në proces të përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj në Departamentin Special dhe me rritjen e numrit të gjyqtarëve në këtë departament, sigurisht do të shikohet mundësia e profilizimit të gjyqtarëve për krime lufte”, ka theksuar për Tv Dukagjinin, Albert Zogaj – kryesues i KGJK-së.

Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se në rast se bëhet profilizimi i gjyqtarëve do të kishte efekte pozitive, për shkak se Kosova ka ende mungesë të praktikës gjyqësore për këto raste.

“Besoj që do të ketë efekte pozitive për faktin se bëhet fjalë për krime që janë komplekse, pastaj për krime që janë kryer në rrethana specifike, nuk janë zbatuar të gjitha ato rregulla të taktikës kriminalistikes kur është kryer vepra penale për shkak të rrethanave, mungesa e praktikës gjyqësore për raste të tilla, kjo do të kontribonte në aspektin e profilizimit të tyre për të qasë më lehtë”, ka deklaruar Fejzullah Hasani – ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Sipas Amer Aliajt përveç për krime lufte, gjyqtarët duhet të profilizohen edhe për fusha të tjera.

“Është mirë që të profilizohen gjyqtarë të krijohen trupa gjykues të cilët do të merren vetëm me gjykimet për krimet e luftës, për arsye se kjo e bënë që të kemi një trajtim më efikas do të ndikojë edhe tek unifikimi i praktikave, por edhe gjyqtarët do të profilizohen edhe do të fitojnë më shumë përvojë në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës”, ka theksuar Amer Aliaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.

Një kërkesë të tillë për profilizim të gjyqtarët e kishte bërë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e edhe prokuroria Speciale e Kosovës.

The post Krimet e luftës pa gjyqtarë të specializuar, kërkohet reformë në gjyqësor appeared first on Telegrafi.

“Seriozisht i ke këto o Preç! Urreni PD dhe Berishën”, Abilekaj debaton me Zogajn: Urrejtje thotë. Je në terezi ti?

By: M C
28 April 2025 at 23:36

Analistët Preç Zogaj dhe Enton Abilekaj u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për një deklaratë të emisarit amerikan Richard Grenell dhe djalit të madh të presidentit Trump. Abilekaj iu drejtua Zogajt duke thënë se Grenell ku nuk fut hundët për të marrë lekë dhe është e turpshme që bëhen me serbët kundër shqiptarëve.

Pjesë nga debati

Zogaj: Sot ka ndodhur, se po bëhet qesharake Shqipëria Trump VS Trump. Sot Grenell dhe pastaj djali i Donald Trump ka përgënjeshtruar një deklaratë në mediat e PD-së. Pra shiko ku kemi shkuar.

Tomorri: Nuk është tamam ashtu ajo. Është një deklaratë që nuk është thënë asnjëherë zyrtarisht nga PD-ja. I është faturuar PD-së sepse e ka marrë edhe Politico e Alfred Lelës.

Zogaj: Fakti që e poston Grenell duket e papërfillshme.

Abilekaj: Tallen qeveritë. Seriozisht i ke këto o Preç? Po ne e dimë që Grenell ku nuk fut hundët për të marrë lekë. Dhe përdoret e keqpërdoret nga të gjithë politikanët. Keqpërdoret edhe në Vuçiçi dhe të gjithë serbët. Jeni gati që për t’ia futur PD-së, edhe me Grenellin dhe me Vuçiçin. Mos u bëni kështu ore. Mos u bëni me serbin kundër shqiptarit. Po ik ore se latë nam. Ç’është kjo urrejtje që ju drejton. Ju drejton urrejtja për shqiptarin. Urreni PD-në dhe Berishën dhe kapni, ku të gjeni një deklaratë kundër Berishës.

Zogaj (Rakipit): Ku e keni marrë këtë (Abilekajn).

Abilekaj: Ç’i ke këto?

Zogaj: Urrejtje thotë. Je në terezi ti?

Abilekaj: Sapo the një të pavërtetë për të fajësuar PD-në që paska thënë se ka lobuar pro Ramës.

Zogaj: Thashë që Grenell ka përgënjeshtruar një person, Alfred Lelën.

Abilekaj: Ti i jep të drejtë Grenellit për një gjë.

Zogaj: Ti i jep të drejta vetes, i thua bashibozuk SPAK-ut. Je në terezi ti?

The post “Seriozisht i ke këto o Preç! Urreni PD dhe Berishën”, Abilekaj debaton me Zogajn: Urrejtje thotë. Je në terezi ti? appeared first on Albeu.com.

E akuzoi për manipulim të votave të diasporës, Alban Zogaj dorëzon padi ndaj Dejona Mihalit

28 March 2025 at 12:55

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit.

Këtë e bëri të ditur Zogaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se Mihali e ka akuzuar për manipulim të votave të diasporës.

“Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e VV, pas akuzave të rënda dhe të pabaza që ajo ka bërë kundër meje, ndër tjera. Ajo më ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një shpifje e pastër që synon të dëmtojë integritetin tim dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor”, tha ai.

Tutje Zogaj ka thënë se beson në ndershmërinë e procesit demokratik duke shtuar se nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike.

“Prandaj, përmes kësaj padie, po mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe parimin se zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe të drejta, të mbrojtura nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet”, ka shkruar Zogaj në Facebook. /Telegrafi/

The post E akuzoi për manipulim të votave të diasporës, Alban Zogaj dorëzon padi ndaj Dejona Mihalit appeared first on Telegrafi.

Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pas zgjedhjes së tij si deputet

27 March 2025 at 14:46

Alban Zogaj ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen e tij si nënkryetar i Prishtinës, kjo pas zgjedhjes së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Zogaj përmes një postimi në Facebook, thotë se detyrën e ka  mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për qytetin e tij, transmeton Telegrafi.

“I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tri viteve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit Kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Nje falenderim i vecantë për Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap”, thuhet në postimin e tij.

Si ka shkruar se dorëheqja vjen si rezultat i zgjedhjes së tij si Deputet në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se kjo është një përgjegjësi e madhe që e pranon me përulësi e përkushtim të plotë.

“Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën. Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik”.

LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit u radhit si parti e tretë, ndërsa KQZ sot pritet të certifikon rezultatet./Telegrafi/

The post Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pas zgjedhjes së tij si deputet appeared first on Telegrafi.

A e mund dot Berisha, Ramën? Preç Zogaj tregon mënyrën si

By: Ela
6 March 2025 at 22:46

Analisti Preç Zogaj i sheh zgjedhjet e 11 Majit si një ndeshje mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte ai u pyet drejtpërdrejt nga gazetari Blendi Fevziu nëse kryedemokrati Berisha mund ta mundë kryeministrin Rama. Sipas Zogajt, PD ka mundësi të fitojë nëse Berisha hap rrugën e vet duke iu referuar këtu […]

The post A e mund dot Berisha, Ramën? Preç Zogaj tregon mënyrën si appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Shirokë-Zogaj: Kthen Shkodrën në kryeqendër të rajonit

By: V K
14 February 2025 at 08:22

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video nga punimet që po bëhen për rrugën Shirokë-Zogaj.

Kreu i qeverisë shprehet se është një nga investimet që pritet të përfundojë këtë vit dhe ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

The post Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Shirokë-Zogaj: Kthen Shkodrën në kryeqendër të rajonit appeared first on Albeu.com.

❌
❌