Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

‘Zjarrvënia, të dënohet në mënyrë spektakolare’, Çupi: Duhet të ngrihet task forcë për zjarret

12 August 2025 at 13:18

Shqiperia është përfshirë nga i nxehti afrikan dhe gjithashtu me zjarret më të mëdha që vendi ynë ka hasur këto vite. Sakaq, Rama reagoi duke thënë se zjarrvënia duhet të dënohet njësoj si vrasja.

Analisti Frrok Çupi tha për ‘News Line’ se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet të jetë maksimal.

Më tej, Çupi tha se duhet të ishte ngritur task forca lidhur me zjarret dhe se vendimi për të dyshuarit si zjarrvënës duhet të jepet brenda dy ditësh.

“Është një nismë e justifikuar. Ndëshkimi ndaj zjarrvënies është demokratike. Në Athinë zjarrvënia është dënuar më shumë se çdo krim tjetër.

Tek ne, sa më shumë afrohemi tek rreziqet e zjarrvënies aq më të lehta janë ligjet. Këtë vit po përjetojmë të nxehtin më të madh, por edhe zjarrvënien më të madhe. Duhet të ndëshkohet në mënyrë spektakolare.

Kemi një drejtësi që ngre task forcë për gjëra humane si psh zgjedhjet, por ku është task forca për zjarret, është paradoksale. Njerëzit që janë kapur do të ndëshkohen pas një viti, kujt po i duhet? Ajo brenda dy ditësh duhet të jepet vendimi.”

Zaptimi i hapësirave publike/ Rama ndan pamjet: Çlirimi vazhdon!

12 August 2025 at 13:05

Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook publikoi pamje nga zona të ndryshme të vendit ku bizneset janë mobilizuar për të liruar të gjitha hapësirat e zëna ilegalisht.

Një aksion i cili nisi pak javë më parë në të gjithë vendin, ofron një pamje ndryshe ku nga karrige e tavolina që zinin trotuaret, tashmë shumë prej tyre janë të çliruara nga zaptimi.

Me diçiturën ‘Çlirimi vazhdon!’, Rama ndau pamjen për atë që e cilësoi ditën e djeshme si beteja e fundit kundër paligjshmërisë.

 

 

Arsenal, kampion në “letër”/ “Topçinjtë” janë skuadra me vlerën më të lartë në Premier League

12 August 2025 at 12:56

Titulli kampion mungon prej më shumë se dy dekadash, ndërsa vitet e fundit edhe pse I është afruar shumë, përsëri ka lënë të zhgënjyer tifozët.

Por sezoni i Premier League që do të nisë këtë fundjavë mund të jetë ai i duhuri për Arsenal.

“Topçinjtë” e Londrës nisen si të favorizuar, të paktën në letër ndaj rivalëve të tjerë të mëdhenj.

Sipas “Tramsfermarkt”, Arsenal është skuadra me vlerën më të lartë në Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta ka një vlerë të përgjithshme prej 840 milion euro.

Londinezët lenë pas në këtë renditje, Manchester City, me skuadrën e Pep Guardiola që vlerësohet 812 milion euro pas transferimeve të fundit në merkaton e verës.

Treshja e parë plotësohet me Liverpool.

Kampionët në fuqi të Premier League kanë shpenzuar më shumë se 300 milion euro në këtë sesion të tregut të transferimeve, por mbeten larg dy kryesuesëve në këtë klasifikim me një një vlerë të përgjithshme prej 718 milion euro.

Me diferencë, pesëshja e parë e skuadrave më të shtrenjta të kampionatit anglez përpara sezonit të ri plotësohet me Chelsea dhe Njukasëll.

Për çudi, akoma më poshtë në renditje janë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit anglez si Manchester United dhe Tottenham.

Ky klasifikim është I rëndësishëm për të parë forcën e skuadrave, por titulli kampion vendoset në fushë dhe Arsenal me tifozët e tij shpresojnë që të mos përsërisin sezonet e fundit. / abcnews.al /

Verë kulturore në Durrës/ Kalendar aktivitetesh nga bashkia në qytetin bregdetar

12 August 2025 at 12:48

Perveç bregdetit dhe  arkeologjisë turistët që do të vizitojnë Durrësin  gjatë këtij muaji  do të kenë mundësi të ndjekin koncerte e shfaqje qe do te zhvillohen ne qytet dhe ne zonen e plazhit.

Bashkia ka hartuar një kalendar të pasur  artistik për gushtin.

Të huajt do të kenë mundësi që gjatë kësaj periudhe të njihen dhe me produktet tradicionale.

Deti dhe historia e kanë kthyer Durrësin në një prej qyteteve më të vizituara. Këtë sezon  monumentet e trashgimisë kulturore sipas bashkisë  pritën  20% më shumë turistë se  vitin e shkuar. / abcnews.al /

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit/ Mustaj: Përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen

12 August 2025 at 12:41

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit të Policisë Klajdi Mustaj. Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të DVP Vlorë, ku punonjësi i Policisë është i komanduar për sezonin turistik, si dhe eprorë dhe kolegë të tij.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit, të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne.

Ilir Proda:

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të shohim te çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Në emrin tim dhe të gjithë trupës sonë policore, i shpreh mirënjohjen më të thellë dhe e përgëzoj për këtë akt të lartë human, për t’u dhënë ndihmën e parë, në kushte të vështira, tre shtetasve që u përfshinë në një aksident rrugor. 15-vjeçari që Klajdi mori në duar mes tymit dhe flakëve, për ta shpëtuar, fatkeqësisht humbi jetën në spital, kështu që gjej rastin t’i shpreh familjes, ngushëllimet e mia të sinqerta.

Klajdi nuk është i vetmi shembull. Këto dy muaj kemi parë shumë raste të tjera kur kolegët tanë kanë vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Dua të përmend këtu rastin e Shefit të Komisariatit të Policisë Delvinë, Agim Troci dhe të Nënkomisar Eridionit, të cilët, së bashku me trupën e tyre dhe me mbështetjen e kolegëve të Sarandës, bënë të mundur evakuimin e dhjetëra banorëve, nga zjarret që rrezikonin jetën e tyre, dhe shpëtuan njerëz në rrethana tepër të vështira. Vetë këta dy protagonistë mbetën të dëmtuar, njëri më rëndë e tjetri më lehtë, nga zjarri.

Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur veprimin e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme në Korçë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari, të cilët, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar një qytetar të moshuar nga flakët, të cilët do të vlerësohen po njësoj si ju.

Këto nuk janë thjesht ngjarje, por dëshmi të gjalla të asaj që do të thotë të jesh pjesë e Policisë së Shtetit. Shërbimi ndaj qytetarëve nuk është vetëm një detyrë ligjore apo institucionale, është një mision i shenjtë. Gjitashtu, është një thirrje e përditshme për të qenë aty, sidomos kur jeta, shpresa dhe siguria e njerëzve janë në rrezik.

Prandaj, sot, përmes këtij vlerësimi për Inspektor Klajdi Mustaj, ne nderojmë jo vetëm atë, por të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që me përkushtim, guxim dhe humanizëm, i japin kuptim dhe dinjitet uniformës sonë.

Si Klajdi, po njësoj do të nderohen kolegët që përmenda më lart, si dhe çdo punonjës policie që do të demonstrojë këto vlera të larta njerëzore dhe përgjegjshmëri ndaj detyrës. Çdo punonjës policie që do ta përmbushë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën, ka mbështetjen time të plotë.

Jam krenar për ju. Faleminderit që çdo ditë e bëni Policinë e Shtetit, një institucion ku qytetarët mund të besojnë dhe të mbështeten.”

Më tej, punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin dhe mbështetjen, dhe ka theksuar se ka bërë detyrën dhe do vijojë ta bëjë sa herë t’i jepet rasti, duke uruar që të tilla raste të mos ndodhin më. Ai ka apeluar për drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mbrojnë jetën.

Klajdi Mustaj:

“Ky vlerësim nuk është vetëm një motivim personal, por edhe një mesazh inkurajues që tregon se puna, përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen, dhe do të mbetet për mua një nxitje për të vazhduar të jap më të mirën në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Mbështetja juaj ndaj çdo punonjësi policie që përmbush me ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut, është më shumë se një certifikatë apo vlerë monetare, është një tregues i qartë që puna e sakrifica vlerësohen.

Ndjej shumë keqardhje që 15-vjeçari, të cilin u përpoqa me gjithë zemër ta shpëtoja, humbi jetën në spital. Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Sot, kam një mesazh për të gjithë përdoruesit e rrugës, jeta është thesari ynë, mbrojeni atë duke zbatuar ligjshmërinë.” / abcnews.al /

 

Sazani e Karaburuni, perlat e bregdetit/ Tërheqin turistë të huaj në çdo stinë

12 August 2025 at 12:31

Sazani, ishulli më i madh në Shqipëri, i njohur për historinë e tij ushtarake dhe natyrën e egër po tërheq gjithnjë e më tepër ata  që kërkojnë të zbulojnë  vende  të panjohura.

Nga ana tjetër, Parku Kombëtar Detar i Karaburunit për ata që duan aventurën ofron një përzierje unike të plazheve të virgjëra, shpellave detare dhe gjelbërimit të dendur .

Këto janë dy  destinacionet më tërheqëse për turistë vendas e të huaj këtë sezon veror.

“Më pëlqen Vlora, është e bukur.”

“Jam nga Polonia, është hera ime e parë në Shqipëri, po nisem drejt Sazanit dhe Karaburunit.”

“Na pëlqen të bëjmë ekskursion me varkë dhe zgjodhëm të shohim një vend të ri.”

“Lexuam që vendi ishte shumë i bukur dhe vendosëm të vizitojmë.”

Janë një sërë arsyet  që sipas guidave turistike  ato që I drejtonjë të huajt drejt këtyre destinacioneve.

Çdo ditë anije turistike  nisen nga Porti I Vlorës drejt sazanit  dhe Karaburunit.

Bukuritë natyrore, uji i kristaltë, historia  që ofrojnë  kanë tërhequr mijëra vizitorë gjatë muajve të fundit.

Zjarret në Gramsh, urdhër për evakuim në 3 fshatra/ Pritet të nis ndërhyrja nga ajri

12 August 2025 at 12:26

Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Trafik i rënduar në Lezhë/ Sezoni turistik shton automjetet në qarkullim

12 August 2025 at 12:19

Trafiku i rënduar mbetet një nga sfidat kryesore për Lezhën, si në rrugët kombëtare  dhe brenda qytetit.

Bashkia po synon të ndryshojë drejtimin e qarkullimit në disa rrugë dhe vendosjen e sinjalistikës së re.

Paralelisht do të rioorganizohet dhe policia bashkiake me qëllim  reagimin më të shpejtë të situatave problematike.

Por zgjidhje përfundimtare trafikut  sipas nënkryetarit të bashkisë do ti japë përfundimi I dy projekteve.

Gjatë sezonit turistik Lezha përballet me një fluks të shtuar automjetesh.  Lëvizjet shtohen dhe   si pasojë e udhëtimeve drejt plazheve të Tales, Shëngjinit dhe Velipojës.

/ abcnews.al /

(EMRI) Plagosi me thikë fqinjin/ Tiranë, pranga 46 vjeçarit

12 August 2025 at 12:13

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ervin Qose, 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. / abcnews.al /

Plumba në Teksas, tre viktima/ Një burrë hapi zjarr në parkingun e supermarketit

12 August 2025 at 11:57

Një ngjarje tragjike tronditi kryeqytetin e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasditen e të hënës pasi një person qëlloi me armë në ambientet e një parkingu të një supermarketi ku la të vrarë tre persona. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë.

Autori, Ethan Blaine Nieneker një burrë 32 vjecar u arrestua nga Policia pas arratisjes së tij dhe ndodhet në paraburim. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane autori I Krimit vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia në Austin, kryeqytetin e Teksas tha se autori pasi kreu krimin vodhi makinën e njërit prej viktimave dhe u largua me shpejtësi.  Teksa largohej automjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga dhe ai grabiti një tjetër automjet nga një sallon që shiste makina. Policia arriti të neutralizonte autorin përmes një paisje me vale elektronike rreth 32 kilometra larg vendodhjes së krimit.

Shefja e policisë në qytetin Austin, Lisa Davis tha se kjo ishte një ditë shumë e trishtë për qytetin ndërsa shprehu ngushëllimet e saj për familjarët e viktimave.

Policia Amerikane thotë se motive I sulmit është ende nën hetim, ndërsa është konfirmuar se autori kishte vite që vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dëshmitarët në zone thane se pane njerëz që vraponin për tu fshehur, ndërsa supermarket mbylli automatikisht dyert në momentin e të shtënave.

Kryebashkiaku i Austin-it, Kirk Watson, e cilësoi sulmin si “një akt të neveritshëm dhe frikacak të dhunës me armë”, duke shprehur solidaritetin e tij me familjet e viktimave. / abcnews.al /

Prishtinë, tjetër vrasje/ Gjendet i vrarë në makinë 41 vjecari, viktima e gjashtë në pak ditë

12 August 2025 at 11:32

Nje tjeter vrasje ka tronditur Kosoven.
Mbremjen e se henes, rreth ores 22.00, nje person u gjet i vdekur ne nje veture me targa londineze ne lagjen Hajvali te Prishtines.

Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që u pershkallezua deri ne perdorimin e armeve.

Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë te renda nga arma e zjarrit dhe mberriti pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Nuhiu braktisi makinën pas vrasjes dhe u largua në këmbë.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai mund të ketë kryer vetëvrasje pas ngjarjes, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Hetimet janë në zhvillim e sipër ndersa policia deklaron se ka angazhuar njësi të shumta për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

Por tragjedia e Hajvalisë nuk ishte e vetmja qe tronditi vendin kete muaj.

Vetëm 2 ditë më parë Gjilani u bë skena e një ekzekutimi të trefishtë.

Tre persona u vranë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.

Si të mos mjaftonte, Prizreni u përball me një tjetër vrasje, një burrë humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Skenë si në filma! Përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

12 August 2025 at 10:57

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një zhytje në ujë. Ngjarja u kap nga kamera në trupin e njërit prej dy oficerëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) të përfshirë në incident.

Videoja fillon me 24-vjeçarin Matthew Swafford, i cili shihet duke ecur përgjatë një moli. Pavarësisht thirrjeve të një policeje që i bërtiste “Ndalo aty!”, ai nuk e ndaloi ecjen dhe u hodh në ujë. Oficerja, e vendosur për të mos lejuar arratisjen, hoqi pajisjet e saj dhe u zhyt menjëherë pas tij, ndërsa kolegu i saj kërkoi përforcime përmes radios.

Në pamjet filmike shihet momenti kur Swafford përpiqet ta mbysë policen, duke e kapur dhe zhytur nën ujë. Kjo shkaktoi ndërhyrjen e menjëhershme të oficerit të dytë, i cili gjithashtu u hodh në ujë për ta shpëtuar kolegen dhe për të neutralizuar të dyshuarin. Falë reagimit të shpejtë dhe vendosmërisë së tyre, Swafford u arrestua në vendngjarje. Pas arrestimit, një nga oficerët i tha Swafford-it:

“E përjetuam gjithë këtë për një makinë të vjedhur?”

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut reagoi me një deklaratë:

“Një i dyshuar për vjedhje makinash u përpoq të arratisej duke u zhytur në ujë. Ai nuk e priste që oficerët e @NYPD101Pct do ta ndiqnin pa hezitim, duke vënë veten në rrezik. Veprimi i tyre i shpejtë dhe vendimtar i dha fund ndjekjes në mënyrë të sigurt, duke sjellë të dyshuarin në breg dhe në pranga.”

Ky nuk ishte incidenti i tij i parë me policinë. Më 29 qershor, ai u arrestua sërish pasi u kap me dy automjete të vjedhura, një motoçikletë Kawasaki (2018) dhe një Honda Civic (2017). Po ashtu, më 22 prill ai ishte i dyshuar për vjedhjen e tre automjeteve të tjera — një Honda sedan, një minivan Honda dhe një BMW sedan. / abcnews.al /

I nxehti afrikan mbërthen vendin/ 19 vatra zjarri aktive, evakuohen banorët në Poliçan. Rrezik i lartë në qarqe

12 August 2025 at 10:39

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri në territorin shqiptar, prej të cilave 19 mbeten ende aktive në disa qarqe të vendit. Situata paraqitet më problematike në qarqet Vlorë, Berat, Tiranë dhe Gjirokastër, ku zjarret rrezikojnë banesa, zona të mbrojtura dhe infrastrukturë kritike.

Zonat më të prekura:

  • Vlorë – Zjarri pranë Parkut të Syrit të Kaltër mbetet aktiv, me mbi 90 forca dhe mbështetje nga ajri me helikopterë dhe avionë nga Shqipëria, Greqia, Çekia dhe Sllovakia.
  • Berat – Në Poliçan janë evakuuar banorë për shkak të afrimit të flakëve pranë qytetit. Situata mbetet kritike edhe në Rehovë.
  • Tiranë – Vatra të shumta në Ibë, Damjan-Isufaj (Vaqarr), Ferraj, Zall-Herr dhe Selitë. Rrezikohen banesa dhe terreni i vështirë pengon ndërhyrjen.
  • Gjirokastër – Zjarri në Tepelenë shkaktoi dëme në stalla dhe vijon të jetë aktiv.
  • Dibër, Elbasan, Kukës, Shkodër, Korçë – Vatra të shpërndara, pjesërisht të izoluara, por të vështira për t’u shuar për shkak të terrenit malor.

1080 forca operacionale dhe 82 mjete zjarrfikëse janë të angazhuara në të gjithë vendin.

Operacionet janë mbështetur nga 9 mjete ajrore ndërkombëtare, përfshirë helikopterë dhe avionë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia, Greqia, Çekia dhe Sllovakia.Sipas IGJEO-s, i gjithë territori i vendit përballet me rrezik të lartë dhe shumë të lartë për zjarre në pyje, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 41°C në zonat e ulëta.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe njoftim të menjëhershëm për çdo vatër zjarri të re.

(EMRI) ‘I vuri flakën’ dy fshatrave/ Tepelenë, pranga 40-vjeçarit. Digjen stanet dhe bagëtitë

12 August 2025 at 10:34

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se  në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Edison Miçi, 40 vjeç, banues në fshatin Kodër.

40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krërë bagëti të trasha.

Prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër dhe me shërbimet zjarrfikëse, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë, aktive/ Kolonjë, 40 efektivë në luftë me flakët. Terreni i thyer vështirëson punën

12 August 2025 at 10:09

Zjarri i rënë pasditen e djeshme në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në territorin e Bashkisë Kolonjë, vijon të jetë aktiv. Forca të shumta janë angazhuar në terren për të frenuar përhapjen e flakëve, të cilat aktualisht nuk kanë hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit.

Rreth 40 efektivë nga strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri (MZSH), shërbimet e Bashkisë Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura janë mobilizuar dhe ndodhen në gadishmëri të plotë. Megjithatë, ndërhyrja paraqitet tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe prezencës së mundshme të minave në këtë zonë kufitare, duke rritur rrezikun për forcat në terren.

Autoritetet shqiptare kanë komunikuar me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) si dhe me palën greke, për të garantuar një reagim të koordinuar dhe të përbashkët ndaj situatës.

Fshihnin të ardhurat e përfituara nga valutat/ Elbasan, procedohen 3 persona. Sekuestrohen mbi 6 milionë lekë

12 August 2025 at 09:47

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj). / abcnews.al /

❌
❌