Debutoi me gol te Chelsea, por tifozët e vërshojnë me komente negative Estevaon
Tifozët e Chelseat kanë dhënë verdiktin e tyre për talentin brazilian Estevao Willian pas debutimit të tij mbresëlënës kundër Bayer Leverkusen.
Pas një vere të ngjeshur me triumfin në Kupën e Botës për Klube, Chelsea u rikthye në fushë për ndeshjen e parë miqësore para-sezonale, të zhvilluar të premten në mbrëmje në Stamford Bridge ndaj skuadrës gjermane të Bundesligës.
Skuadra e Enzo Marescas kishte marrë pak pushim pas fitores befasuese ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube muajin e kaluar. Megjithatë, kjo nënkuptonte se “blutë” do të kishin vetëm dy ndeshje për t’u përgatitur para startit të sezonit të ri të Ligës Premier, përballë Crystal Palace fundjavën e ardhshme: takimin me Leverkusenin dhe miqësoren e së dielës kundër Milanit.
Pavarësisht shqetësimeve për integrimin e blerjeve të reja, debutimi i Estevaos ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët, por ka edhe prej atyre që kanë mbetur të acaruar. I transferuar nga Palmeiras për 34 milionë euro në maj 2024, ai iu bashkua klubit vetëm këtë muaj, pas përfundimit të detyrimeve me klubin brazilian në Kupën e Botës për Klube.
Në ndeshjen e tij të parë me Chelsean, 18-vjeçari shënoi golin e parë pas vetëm 18 minutash lojë. Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan: “Estevao shënoi në debutimin e tij!! Një yll ka lindur!”, shkroi një tifoz në X.
“Iu deshën vetëm 18 minuta për të shënuar dhe festoi duke puthur stemën. Klube nga Liga Premier, jeni të paralajmëruar”, shtoi një tjetër.
Një tifoz tjetër ishte i acaruar: “Ky djalosh ka teknikë, por nuk ka shpejtësinë – mos të flasim për pasimet që nuk i bëri te Delap”.
“Estevao duhet të mësojë se si të pasojë, 7 gjuajtje i bëri kot”, reagoi një tjetër tifoz.
Dikush tjetër komentoi: “Ky djalosh do të ketë probleme me Marescan, nuk luhet futbolli i vetëm – duhet të pasojë”.
Megjithatë, konkurrenca për vend në formacionin e parë do të jetë e fortë. Përveç tij, Chelsea ka afruar Jamie Gittens nga Borussia Dortmund për 55 milionë euro dhe po raportohet se është afër marrëveshjes për transferimin e Alejandro Garnacho nga Manchester United. /Telegrafi/
The post Debutoi me gol te Chelsea, por tifozët e vërshojnë me komente negative Estevaon appeared first on Telegrafi.