Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Main stream

“Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegë e politikanë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji

By: M C
23 August 2025 at 19:51

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik. Zheji, pësoi arrest kardiak teksa ishte me pushime me familjen e tij në qytetin e Sarandës.

Kolegët gazetarë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë kanë reaguar në rrjete sociale duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit.

Gazetari Blendi Fevziu, deputeti Tritan Sheu, gazetarja Ola Bruko, deputeti Belind Këlliçi, Ministri Taulant Balla, Flamur Noka, pastori Akil Pano, Niko Peleshi dhe Vangjel Tavo janë disa nga figurat publike që kanë bërë reagime prekëse për ndarjen nga jeta të Zhejit.

Më poshtë, do të gjeni statuset e tyre në rrjete sociale

Gazetari Blendi Fevziu: Artur Zheji u nda nga kjo bote sot krejt papritur. Ne moshe ende te re dhe ne kulm te energjive dhe te angazhimit publik. Bashke me te iku edhe nje ze i rendesishem dhe autoritar i mediave e mbi te gjitja nje intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 – te dhe duke bashkepunuar per thuaj 25 vjet me te mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh ne paqe Tur!

Deputeti Tritan Sheu: Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit! Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij. Miqesor e tolerant! Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve! Do ta kujtojme si nje model!

Gazetarja Ola Bruko: Une pata fatin dhe nderin te merrja prej teje leksionet me te vyera te gazetarise. Ti u ktheve per mua ne nje mik te jashtezakonshem sic une isha gjithashtu per ty. Nuk mundem ende ta besoj kete lajmin te hidhur qe me derguan! Nuk mundem ende ta besoj se sdo komunikoj me me ty e sdo marr prej teje keshillat qe aq shume i vleresoja…..

Deputeti Belind Këlliçi: Më pak se 1 vit më parë, Artur Zheji “parashikoi” mes rreshtash tragjedinë që do ti ndodhte këtë të shtunë gushti! Qofsh i Parajsës Artur Zheji! RIP

Gazetari Çim Peka: Cfare trishtimi. RIP!

Ministri Taulant Balla: Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!

Deputeti Flamur Noka: U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate! Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik. Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime. I përjetshëm kujtimi i tij!

Pastori Akil Pano: Debati ishte fisnik me ty mik. Kur më telefonoje dëgjoja: ‘pastor i madh’, menjëherë ta ktheja: ‘Zheji i madh.’ Ishte mënyra joné t’i kujtonim njëri-tjetrit sa të vegjël ishim. Largimi yt i beftë ndal hapin e njeriut që dashuron jetën dhe e fton të heshtë. Mbase të mendojë për thelbin, jetën, familjen… A është njeriu një ëndërr apo diçka më shumë!? Disa grimca të parëndësishme në universin e pamatshëm, apo esencë që nuk zhbëhet?
Psalmisti kishte të drejtë kur pyeti: “Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?”

Jobi kishte të drejté kur shkroi: “Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime. Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.

Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim. Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.”

(Jobi 14:1-2, 14-15)
Qofsh me Krishtin të cilit i besove o mik. Vështro bukuritë e patregueshme dhe shijo atë që materia s’mund të të jepte. Do të na mungosh nga kjo anë e krijimit. Zoti bekoftë familjen dhe i dhëntë bujarisht ngushëllim dhe paqe.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Lajm i hidhur i ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe analistit të njohur Artur Zheji (1961–2025)! Zheji u shqua për kontributin e tij në fushën e medias dhe publicistikës, si dhe në artin skenik, ku ka lënë gjurmë si regjisor dhe autor i veprave artistike. Trashëgimia e tij profesionale mbetet pjesë e historisë së gazetarisë dhe kulturës shqiptare. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit mediak!

Deputeti Niko Peleshi: I trishtueshëm lajmi i ndarjes së papritur dhe të padrejtë nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Një mendje e mprehtë, një zë i guximshëm dhe një figurë e respektuar e medias shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo: Lamtumirë Zheji! Më trishtoi pa masë ndarja nga jeta e Artur Zhejit. Kjo është një humbje e madhe për shoqërinë shqiptare, miqtë, dhe veçanërisht familjarët e tij. Zheji, siç të gjithë e thërrisnin, ishte një figurë e rëndësishme e mjedisit intelektual shqiptar.

Analist i hollë politik dhe njohës i ngjarjeve ndërkombëtare, ai ishte një zë i fuqishëm përmes mendimit dhe ideve të tij, në median e shkruar dhe atë vizive.

Ndarja e parakohshme nga jeta, më trishton edhe më shumë, pasi kam pasur fatin ta njoh nga afër. Kam ndarë me të ide e mendime të cilat përherë i kam çmuar fort. Nga sot, shoqërisë sonë do t’i mungojë një mendje e mprehtë dhe e guximshme.

Ndërsa NE, miqve dhe familjarëve do t’i mungojë një njeri i mirë dhe i shtrenjtë.
Të prehesh në paqe mik i mirë!

The post “Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegë e politikanë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona, të gjithë familjarë

By: M C
23 August 2025 at 19:41

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona, të gjithë familjarë appeared first on Albeu.com.

Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës

By: M C
23 August 2025 at 19:33

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji, së fundmi, janë bërë prindër të një djali të quajtur Daskan, një ngjarje që ka sjellë shumë gëzim në jetën e tyre.

Pas një periudhe të shkurtër pushimi për t’u përkushtuar familjes, këngëtarja ka vendosur të rikthehet në skenën publike, duke e shijuar jetën e natës me pasion. Ky rikthim është pritur me shumë interes nga fansat e saj.

Një natë e veçantë e kaloi Dafina në një nga diskotekat më të njohura të vendit, ku atmosfera ishte elektrizuese. Ajo duket se po e shijonte çdo moment, duke u kthyer në qendër të vëmendjes.

Me Kreshnikun pranë, ata shfaqnin një harmoni të veçantë, duke u relaksuar dhe duke kaluar momente të paharrueshme së bashku. Ky moment i bukur tregon se ata janë të lumtur si prindër dhe si çift.

Rikthimi i Dafina Zeqirit në jetën e natës është një dëshmi e forcës së saj si artiste, e cila nuk ka frikë të shprehë veten edhe pas një periudhe të rëndësishme siç është lindja e fëmijës. Ajo vazhdon të frymëzojë shumë të rinj.

Rikthimi i saj në skenë pas lindjes është një mesazh i fortë për të gjitha nënat, duke treguar se pas çdo sfide, ka mundësi për të shkëlqyer. Dafina është një simbol i forcës dhe pasionit, dhe fansat e saj mezi presin të shohin se çfarë do të sjellë ajo në të ardhmen.

The post Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës appeared first on Albeu.com.

Askush nuk e priste/ Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi

By: M C
23 August 2025 at 19:25

Mozzik sjell surprizën më të madhe të këtij viti – një biznes që askush nuk e priste.

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e cila është frymëzuar nga vajza e tij, Hana. Ky projekt i ri është një shembull i përkushtimit të tij ndaj edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Lajmi u bë publik nga vetë Mozzik, i cili shprehu emocionet e tij me fjalët: “HanaKids po hap dyert sot! Nga e hëna, më 25 Gusht, fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë.” Kjo njoftim tregon angazhimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e brezit të ri.

Ky projekt nuk është vetëm një investim financiar, por një mesazh i fortë nga Mozzik si baba. Ai thekson se: “Fëmijët janë e ardhmja jonë – ata nuk kanë nevojë vetëm për kujdes, por për dashuri, siguri dhe një ambient që i rrit me buzëqeshje e dituri.” Kjo qasje tregon një ndjeshmëri të thellë për nevojat e fëmijëve.

HanaKids, që mban emrin e vajzës së tij, është një dedikim i ndjerë dhe një investim që e dallon reperin nga shumë të tjerë në estradë. Ai shpreh bindjen se çdo fëmijë meriton më të mirën, duke e bërë këtë projekt një simbol të përkushtimit të tij ndaj edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Me hapjen e HanaKids, Mozzik po i jep një shembull të shkëlqyer të tjerëve në industrinë e muzikës dhe biznesit. Ai tregon se si pasioni për fëmijët dhe edukimin mund të shndërrohet në një mundësi për të kontribuar në shoqëri. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve.

Në përmbyllje, Mozzik thekson: “Sepse çdo fëmijë meriton më të mirën!”. Ky mesazh është një thirrje për të gjithë ne që të mbështesim iniciativat që promovojnë mirëqenien e fëmijëve dhe edukimin e tyre. HanaKids është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të ndritur për brezin e ri.

The post Askush nuk e priste/ Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet

By: M C
23 August 2025 at 19:21

Pylli i Sodës në Vlorë është rrezikuar të digjet pasditen e kësaj të shtune pasi një automjet u përfshi nga flakët.

Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur djegien e pyllit.

Aktualisht situata është nën kontroll ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet appeared first on Albeu.com.

“Gruan e vrava se më tradhtonte”, çfarë deklaroi Nakoleci pasi u arrestua nga policia!

By: M C
23 August 2025 at 18:52

Pamjet që shikoni është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij një ditë më parë në Greqi.

Mësohet se ai ishte fshehur pranë një parkingu, 200 metra larg vendit ku vrau gruan e tij 36-vjeçare. Mësohet se shqiptari mbante veshur disa rroba që i gjeti në një kosh mbeturinash.

Nakoleci nuk i bëri rezistencë policisë ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për të zbuluar të tjera detaje, materiale apo sende që e përfshijnë atë në krim. Sipas raportimeve, Nakoleci ka deklaruar se e vrau gruan e tij pasi ajo e tradhtonte.

Autori dhe bashkëshortja e tij kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin që prej mëngjesit të ditës së djeshme. Teksa ajo ka tentuar të largohet nga shtëpia, autori e ka ndjekur pas me një mjet të mprehtë në dorë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Kanë qenë fëmijët e çiftit të cilët kanë lajmëruar policinë duke thënë se babai u ka therur nënën.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç.

Autori ka të shkuar kriminale si i përfshirë në trafikun e drogës në vitin 2019, ndërsa gjithashtu është shtruar dhe në një klinikë psikiatrike pas tentativës për vetëvrasje.

The post “Gruan e vrava se më tradhtonte”, çfarë deklaroi Nakoleci pasi u arrestua nga policia! appeared first on Albeu.com.

Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital

By: M C
23 August 2025 at 18:22

Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, Artur Zheji, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë Sarandë/Infomacion paraprak

Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital appeared first on Albeu.com.

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

By: M C
23 August 2025 at 17:43

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit të jetës, pranë Zhejit ndodheshin familjarët, gruaja dhe djali i tij teksa po drekonin në Sarandë kur ai pësoi arrest kardiak.

Askush nuk e priste, por zemra ‘nuk e fali’ Zhejin. Menjëherë ai u dërgua nga familjarët në Spitalin e Sarandës, por nuk ia doli.

Mësohet se gazetari është shprehur se nuk ndjehej mirë teksa drekonte me familjen në qytetin bregdetar ku kishte zgjedhur të pushonte disa ditë. Menjëherë u telefonua ambulanca, por Zheji mbërriti në duart e mjekëve pa shenja jete.

Artur Zheji, djali i gjuhëtarit dhe përkthyesit të shquar, Petro Zheji dhe i aktores Besa Imami, ka lënë gjurmë në median shqiptare. Përgjatë karrierës së tij televizive, Zheji njihet kryesisht për drejtimin e programit analitik “360 Gradë” i shfaqur në ekran që prej vitit 2017.

Ndër të tjera, gazetari ka mbajtur dhe poste drejtuese, përmendim këtu Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si dhe ka qenë në krye të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Zheji lindi më 29 Gusht 1961, por sot mbylli sytë përgjithmonë. Ajo që do të mbetet pas është krijimtaria dhe kontributi i tij në median shqiptare.

Veprimtaria e gjatë e Zhejit përfshin analiza politike, editoriale dhe drejtimin e disa programeve televizive. Ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit ka sjellë trishtim tek familjarët, miqtë si dhe në komunitetin mediatik shqiptar.

The post Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

By: M C
23 August 2025 at 17:13

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.

Mësohet se gazetari Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorte dhe djalin ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Më pas është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa jetë.

The post Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

By: M C
23 August 2025 at 17:03

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë përsëri vetë. Këtë pasdite, Serie A nis zyrtarisht, duke prerë shiritin e javës së parë të ndeshjeve të sezonit 2025-2026. Ndër ndeshjet e planifikuara nga liga e parë italiane për këtë rast, një nga ndeshjet më interesante është padyshim Interi kundër Torinos.

Të hënën, më 25 shtator, në orën 20:45, djemtë e trajnuar nga Cristian Chivu do të presin ata të menaxhuar nga Marco Baroni. Vendi, pa dyshim, është Stadio Giuseppe Meazza në San Siro.

Dy ekipe, zikaltrit dhe Granata, iu nënshtruan një riorganizimi të madh të skuadrave të tyre përkatëse këtë verë, duke filluar – natyrisht – me dy trajnerët që do të marrin përsipër detyrën pas pak më shumë se 48 orësh.

Megjithatë, duke folur për lajme dhe marrëveshje, drejtuesit e Milanos dhe Savoy sapo kanë përfunduar një takim tjetër. Këtë javë, klubi i Beppe Marottas dhe klubi i Urbano Cairos zyrtarizuan transferimin e Kristjan Asllanit nga brigjet e Naviglit në ato të lumit Po.

Mesfushori shqiptar është transferuar në Torino me një marrëveshje huazimi të caktuar për 1.5 milion euro, me një opsion për ta blerë atë për rreth 11 milion euro. Lojtari i lindur në vitin 2002 u ndal tashmë në Torino të enjten e kaluar, ku – siç ishte planifikuar – iu nënshtrua (dhe kaloi) vizitave mjekësore të zakonshme me Granatan.

Shkurt, ironikisht, Asllani, në paraqitjen e tij të parë për Torinon, mund të përballet me ish-ekipin e tij. Po, “mundet”, sepse edhe në këtë rast, kushtëzimi dëshmon të jetë një aleat besnik. Deri më tani, transferimi i lojtarit në Torino nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, kështu që shanset për ta parë atë në fushë të hënën duken të pakta.

Në fakt, siç raportohet nga portali ToroZone këtë mëngjes, klubi i Lombardisë ende nuk u ka dërguar homologëve të tyre të Torinos dokumentet e nevojshme për të regjistruar lojtarin. Për të shmangur çdo keqkuptim, do të duhet të presim edhe disa orë për të pasur më shumë siguri – në një mënyrë ose në një tjetër. Pastaj, vetëm fusha do të flasë vetë, dhe pastaj do të jetë radha e Inter – Torinos.

The post Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon appeared first on Albeu.com.

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

By: M C
23 August 2025 at 16:38

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe pasi metodat e para nuk i kanë ecur, tashmë Vuçiç ka urdhëruar administratën që të dalë në anti-protesta kundër studentëve.

Siç thuhet në një mesazh që qarkullon në rrjetet sociale dhe grupet në Viber, “qytetarët që kundërshtojnë bllokadat” do të mblidhen në të gjitha qeveritë lokale në Vojvodinë (përveç Novi Sadit). Ata njoftuan tubime në 29 vende të tjera në Serbi. Anti-protestat pritet që të fillojnë pasditën e sotme në orën 6:30.

Tubimet e para të tilla u mbajtën të mërkurën, më 20 gusht, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç njoftoi se ato do të zhvilloheshin edhe të shtunën. Ato janë organizuar zyrtarisht nga Qendra për Stabilitet Social dhe zyrtarët më të lartë të SNS-së kanë ftuar qytetarët në to.

Sipas Danas, zyrtarët nga partnerët e koalicionit të Aleancës Progresive ishin gjithashtu të detyruar të paraqiteshin. Gjithashtu, ditët e fundit, në kutitë postare të banorëve të Novi Sadit janë shfaqur fletushka me mesazhe kundër bllokadave.

The post Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

By: M C
23 August 2025 at 16:35

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se dy 16-vjeçaret ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës “Drita”. Dy të miturat u aksidentuan me motoçikletë ndërsa fatkeqësisht nuk i mbijetuan plagëve të marra.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik ndërsa ka reaguar edhe shkolla për ngjarjen e rëndë.

“Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Në këto çaste të rënda, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK ‘Drita’ shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagim.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor vazhdojnë punën për të zbardhur detaje.

The post Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm appeared first on Albeu.com.

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

By: M C
23 August 2025 at 16:22

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona të qytetit janë përfshirë nga stuhi të shoqëruara me erë të fortë dhe breshër.

Stuhia ka zgjatur rreth 20-30 minuta, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në disa segmente të rrugëve. Po ashtu, reshjet e dendura kanë çuar në krijimin e përmbytjeve të menjëhershme, pasi sistemi i kolektorëve të ujërave nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të shiut.

Era e fortë ka shkaktuar dëmtim të pemëve përgjatë rrugëve kryesore, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.

The post Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 22 August 2025Main stream

Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
21 August 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhënie sot mund të ndiheni të pasigurt, por një bisedë e sinqertë me partnerin do t’ju ndihmojë të sqaroni ndjenjat. Në punë, do të shfaqen mundësi të reja për bashkëpunim që kërkojnë vëmendje ndaj detajeve. Energjia juaj fizike është e mirë, por shmangni stresin përmes aktivitetit fizik. Në aspektin financiar, është koha të rishikoni buxhetin dhe të shmangni shpenzimet impulsive.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot marrëdhëniet romantike janë të qeta dhe të mbushura me mirëkuptim, por ruani durimin nëse lind ndonjë keqkuptim i vogël. Në punë, do të vlerësohet përkushtimi juaj, ndaj mos hezitoni të merrni iniciativa të reja. Shëndeti është në nivel të kënaqshëm, por kujdesuni për pushim të mjaftueshëm. Financat kërkojnë kujdes, ndaj mos bëni blerje të panevojshme.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dita sjell flirte dhe surpriza në dashuri, ndaj jini të hapur për biseda të reja. Në punë, kreativiteti juaj do të jetë në kulm, duke ju ndihmuar të zgjidhni çështje të vjetra. Shëndeti është i mirë, por një shëtitje në natyrë do t’ju ndihmojë të rifitoni energjinë. Financat janë stabile, por mos u nxitoni të investoni pa analizuar mirë situatën.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në marrëdhënie mund të ndiheni të mbingarkuar, por një gjest i vogël dashurie do të ndryshojë atmosferën. Në sferën profesionale pritet të hasni ndonjë sfidë, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Në aspektin financiar, është mirë të jeni të kujdesshëm me shpenzimet e papritura.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dita është e favorshme për të forcuar lidhjen me partnerin ose për të bërë njohje të reja interesante. Në punë do të ndjeni motivim të lartë dhe mund të përfundoni detyra të rëndësishme. Energjia është e mirë, por mos e teproni me lodhjen fizike. Në aspektin ekonomik, mund të merrni një lajm të mirë për të ardhurat.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri mund të ndiheni të pavendosur, por një bisedë e hapur do të qartësojë situatën. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja organizative dhe të fitoni vlerësimin e kolegëve. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj dietës, ndaj shmangni ushqimet e rënda. Financat janë të qëndrueshme, por mos u përfshini në shpenzime të mëdha.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot do të ndjeni më shumë harmoni në marrëdhëniet personale, ndërkohë që do të keni dëshirë të ndihmoni të tjerët. Në punë, një projekt i rëndësishëm merr hov dhe talenti juaj do të vihet re. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për balancën mendore. Financat kërkojnë planifikim më të mirë për të shmangur vonesat në pagesa.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri mund të lindin tensione të vogla për shkak të xhelozisë, por një qasje e matur do të ndihmojë situatën. Në punë, mund të përballeni me sfida, por një koleg do t’ju ofrojë ndihmë të vlefshme. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kushtojini vëmendje pushimit. Në aspektin financiar, shmangni huazimet ose shpenzimet e panevojshme.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dita është e favorshme për të afruar më shumë me partnerin, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë interesant. Në punë do të ndiheni të frymëzuar dhe do të merrni vlerësime për idetë tuaja. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të hidratoheni mjaftueshëm gjatë ditës. Financat janë në rritje, por është mirë të kurseni për projektet e ardhshme.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Marrëdhëniet personale do të jenë në fokus sot, ku dialogu i hapur sjell zgjidhje për keqkuptime të vogla. Në punë, përpiquni të organizoni më mirë detyrat për të shmangur vonesat dhe ngarkesën. Shëndeti është i mirë, por një aktivitet sportiv do të përmirësonte gjendjen tuaj. Financat janë të balancuara, por mos rrezikoni me investime të paqarta.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri do të ndjeni një afrim të veçantë me partnerin, ndërsa beqarët mund të marrin një ftesë interesante. Në punë, është koha të shfaqni idetë tuaja dhe të merrni përgjegjësi të reja. Shëndeti është i mirë, por shmangni ushqimet me shumë sheqer. Financat do të stabilizohen, por mbani nën kontroll shpenzimet e vogla.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet në marrëdhënie dhe është momenti i duhur për të shprehur ndjenjat. Në aspektin profesional, pritet një ditë e qetë por produktive, ku mund të përfundoni projekte të rëndësishme. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje relaksit mendor. Financat janë të mira, por mos u tundoni nga ofertat e shpejta.

The post Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

By: M C
21 August 2025 at 23:31

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e saj lidhur me debatet e fundit politike në Kosovë.

“Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën? Definitivisht duan t’i përmbysin vlerat”, shkroi artistja, duke kujtuar figurën e veprimtarit dhe patriotit të madh, i cili u flijua për çështjen kombëtare.

Reagimi i Ismailit vjen në një kohë kur vajza e të ndjerit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla-Schwarz, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme në detyrë, është përfshirë në një debat të ashpër publik. Një ditë më parë, ajo nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Situata u bë edhe më e ndjeshme pasi bashkëpartiakja e saj, Shqipe Mehmeti Selimi, refuzoi ta votonte, duke u bazuar në disa deklarata të Gërvallës të bëra në vitin 2020 për bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin.

Përmes reagimit të saj, Adelina Ismaili i është bashkuar atyre zërave që e shohin këtë zhvillim si cenim të trashëgimisë dhe vlerave që përfaqëson emri i Jusuf Gërvallës.

The post Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën? appeared first on Albeu.com.

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

By: M C
21 August 2025 at 23:24

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir Keir Starmer, duke reflektuar një valë në rritje të mbërritjeve me varka të vogla përtej Kanalit La Manche. Shifra, e cila i përket periudhës deri në qershor 2025, është 14% më e lartë krahasuar me një vit më parë (97,107 aplikime) dhe pothuajse dyfishi i nivelit të vitit 2021.

Rritje e kërkesave, por edhe përshpejtim i procesimit

Megjithëse kërkesat për azil janë në nivele rekord, të dhënat e Home Office tregojnë se qeveria Laburiste ka arritur të redukojë stokun e pazgjidhur me një të katërtën, falë riorientimit të mbi 1,000 punonjësve civilë nga skema e dështuar për transferimin e emigrantëve në Ruandë drejt shqyrtimit të kërkesave. Kjo ka bërë që, për herë të parë në vite, ritmi i procesimit të tejkalojë rritjen e aplikimeve.

Debati mbi hotelet dhe reagimi i komuniteteve

Numri i azilkërkuesve të strehuar në hotele arriti në 32,059 në qershor 2025, një rritje me 8% nga një vit më parë, por në rënie nga kulmi prej mbi 56,000 në vitin 2023. Përdorimi i hoteleve si strehim mbetet një çështje e ndezur politike. Këtë javë, një këshill në Essex fitoi një vendim në Gjykatën e Lartë për të ndaluar përdorimin e një hoteli lokal për azilkërkues, duke nxitur këshille të tjera të shqyrtojnë veprime të ngjashme ligjore.

Organizata Refugee Council e vlerësoi përshpejtimin e vendimeve, por paralajmëroi se “hotelet nuk janë zgjidhja e duhur” dhe se prioritet duhet të mbetet “marrja e vendimeve të sakta që refugjatët të mund të fillojnë ndërtimin e jetës së tyre në siguri”.

Shpenzimet publike dhe kriza e akomodimit

Të dhënat financiare tregojnë një ulje të kostos së azilit me 12% në vitin e fundit, duke rënë në 4.76 miliardë paund. Shpenzimet për akomodimin në hotele ishin 2.1 miliardë paund, ose rreth 5.8 milionë paund në ditë, në rënie me një të tretën krahasuar me vitin paraardhës. Megjithatë, kërkesa për strehim mbetet e lartë: mbi 106 mijë persona ndodheshin në akomodime të financuara nga shteti në qershor.

Rritje e kalimeve të parregullta dhe fëmijëve të pashoqëruar

Mbërritjet me gomone përbëjnë tashmë pjesën më të madhe të hyrjeve të parregullta në vend, me një rritje 38% krahasuar me vitin paraardhës. Ndër emigrantët ishin mbi 5,000 fëmijë, më shumë se gjysma e tyre të pashoqëruar. Organizatat humanitare paralajmërojnë se mungesa e rrugëve ligjore për bashkim familjar po i shtyn shumë prej tyre drejt trafikantëve dhe rrezikut të shfrytëzimit.

Deportime dhe largime vullnetare

Qeveria raportoi gjithashtu një rritje me 25% të deportimeve të detyruara, që arritën në 9,072 persona, shumica prej tyre rumunë dhe shqiptarë. Në të njëjtën periudhë, 26,761 persona u larguan vullnetarisht, kryesisht shtetas indianë, brazilianë dhe shqiptarë.

Shqiptarët në qendër të statistikave të azilit britanik

Fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar një transformim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Nga një prani e lartë në mbërritjet e parregullta, shqiptarët sot përfaqësojnë një pjesë më të vogël të kërkesave për azil, por mbeten ende në qendër të vëmendjes përsa i përket kthimeve dhe marrëveshjeve bilaterale mes dy vendeve. Ky zhvillim pasqyron ndikimin e politikave të reja migratore dhe bashkëpunimit ndërmjet Londrës dhe Tiranës.

Në vitin që përfundoi në qershor 2025, shtetasit shqiptarë përfaqësonin vetëm 2% të totalit të kërkesave për azil. Kjo tregon një ulje të ndjeshme nga periudha e mbërritjeve me gomone në 2022, kur shqiptarët përbënin pjesë të madhe të azilkërkuesve.

Në vitin që përfundoi në qershor 2025, numri i rikthimeve të detyruara (enforced returns) për shtetas shqiptarë ra me 9% krahasuar me vitin paraardhës.

Gjithashtu, shqiptarët përbënin 32% të rikthimeve të lidhura me azilin (kombinimi i rikthimeve të detyruara dhe atyre vullnetare lidhur me azil), me 3,369 shqiptarë të rikthyer nga ky grup.

Përsa i përket rikthimeve vullnetare (“voluntary returns”), shqiptarët (2,198 persona) përbënin rreth 55% të largimeve vullnetare nga India, Brazili dhe Shqipëria së bashku. Kjo shifër reflekton një ulje prej 41% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ndërsa kryeministri Starmer ka premtuar të “shkatërrojë bandat” që organizojnë kalimet e rrezikshme nëpër Kanalin La Manche, shifrat tregojnë një sfidë të dyfishtë: menaxhimin e kërkesave rekord dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për strehimin e azilkërkuesve.

Opozita konservatore dhe partia Reform akuzojnë qeverinë se numri i personave në hotele është rritur që prej ardhjes së Laburistëve në pushtet, ndërsa qeveria thekson se përshpejtimi i procesimit ka shmangur një krizë edhe më të thellë në akomodim.

Mbretëria e Bashkuar përballet me një sistem azili më të shpejtë, por gjithsesi të mbingarkuar. Rritja e flukseve, debati mbi hotelet dhe tensionet mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale tregojnë se kriza mbetet larg zgjidhjes. /MONITOR

The post Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Zjarr i “fuqishëm” në Dukat, rrezikon banesat aty pranë

By: M C
21 August 2025 at 23:18

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata paraqitet alarmante, pasi flakët po përhapen me shpejtësi dhe po rrezikojnë banesat e zonës.

Sipas informacioneve, në vendngjarje deri pak më parë ndodhej vetëm një makinë policie dhe disa kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në një kodër pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë. Terreni i vështirë dhe era e fortë po e bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi.

The post Zjarr i “fuqishëm” në Dukat, rrezikon banesat aty pranë appeared first on Albeu.com.

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

By: M C
21 August 2025 at 22:57

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Muzikës në Vlore, ku si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën në vend.

Kjo ngjarje vjen pasi pak më parë një fëmijë ka rënë nga lartësia në zonën e Lungomares dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
21 August 2025 at 22:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares.

Sipas raportimeve, një fëmijë ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e fëmijës ende nuk bëhet me dije ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

By: M C
21 August 2025 at 21:46

Serbia e ka dënuar “fuqishëm” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për moscertifikimin e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.

Në një mbledhje të mbajtur të enjten pasdite, anëtarët e komisionit zgjedhor nuk votuan për certifikimin e saj pas ankesave të dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Njëri nga anëtarët, Sami Kurteshi, tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.

Në një shkrim në Facebook, Gjuriq tha se Serbia i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë në “mënyrë vendimtare” ndaj vendimit të KQZ-së.

“Heshtja përballë një shtypjeje të tillë do të barazohej me bashkëfajësi”, shkroi ai.

Ai e cilësoi vendimin e KQZ-së si “shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.

“Duke refuzuar kandidaturat e dorëzuara në mënyrë të rregullt, të cilat plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore, autoritetet në Prishtinë edhe një herë kanë shkelur sundimin e ligjit dhe kanë zbuluar synimin e tyre të vërtetë – të heshtin zërin legjitim të serbëve në Kosovë dhe Metohi”, shkroi ai.

Vendimi u përshendet nga ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lista Serbe “në mënyrë të përsëritur ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës”.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.

PZAP e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së muaj me parë për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në votime.

Në prag të mbledhjes së KQZ-së, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit.

Prattipati nënvizoi se është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, duke shtuar se “jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që ua kufizon këtë mundësi.

“Fola për këto çështje me kryeministrin në detyrë dhe i theksova vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje”, theksoi ajo.

Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar atë fillimisht.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lista Serbe ishte në pushtet në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë deri në nëntor të vitit 2022, kur mori vendim për t’u larguar nga institucionet në veri, për shkak të një kërkese të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës./REL

The post Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale appeared first on Albeu.com.

❌
❌