Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

19 July 2025 at 16:36

Dy ditë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan – një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale.

Përmes një postimi, Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir”.

Foto: Kreshnik Gjergji/Instagram

Kjo zgjedhje nuk është bërë rastësisht. Për çiftin, emri Daskan përfaqëson më shumë se një identitet, është një lidhje e gjallë me historinë, kulturën dhe krenarinë shqiptare.

Një emër që, sipas tyre, bart në vetvete trashëgiminë e të parëve dhe aspiratat për një brez të ri që e njeh dhe e mbron origjinën e vet.

Ky detaj i ndarë nga Kreshniku është pritur me shumë pozitivitet nga fansat e çiftit, duke e bërë Daskan një nga emrat më të komentuar të momentit në rrjet. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir appeared first on Telegrafi.

Djali i Dafinës ka një emër që s’e kemi dëgjuar shpesh: Ja si e zbuloi

By: gaze tare
17 July 2025 at 16:25

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e bukur ajo e ka ndarë në mënyrën e saj të veçantë, përmes një postimi të ndjerë në Instagram, ku ka publikuar një foto bardh e zi me këmbët e bebushit.

Ajo që mori menjëherë vëmendje ishte emri i të voglit, të cilin këngëtarja e ka zbuluar për herë të parë në përshkrimin e fotos: Daskan Gjergji.


Edhe pse detaje të tjera rreth lindjes nuk janë bërë ende publike, emocionet dhe dashuria që transmeton fotografia e publikuar thonë gjithçka.

The post Djali i Dafinës ka një emër që s’e kemi dëgjuar shpesh: Ja si e zbuloi appeared first on iconstyle.al.

Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

3 July 2025 at 12:21

Të hënën, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi, ndërsa administratori i kompanisë publike pretendoi se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta. Në nisje të seancës së fundit të legjislaturës, disa deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që […]

The post Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit appeared first on Reporter.al.

Debate në Kuvend/ Zheni Gjergji bllokon foltoren: Zjarri në Elbasan, alarm i fortë, Spiropali i ndërpret fjalën

By: V K
3 July 2025 at 10:43

Këtë të enjte, seanca plenare në Kuvend, ka nisur me tensione, pasi ku deputetja demokrate Zheni Gjergji, mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por nuk kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë.

Deputetja demokrate, mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.

Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.

Spiropali: Mos abuzo me procedurën…

The post Debate në Kuvend/ Zheni Gjergji bllokon foltoren: Zjarri në Elbasan, alarm i fortë, Spiropali i ndërpret fjalën appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma

25 June 2025 at 11:39

Tashmë dihet se është në pritje të ëmbël, por Dafina Zeqiri ka reaguar sërish në rrjete sociale për të qetësuar zërat që qarkulluan së fundmi.

Këngëtarja e njohur shqiptare është përballur me aludime se tashmë ka sjellë në jetë foshnjën.

Por Dafina ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve në mënyrën e saj të natyrshme dhe të drejtpërdrejtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe përshkrimin e shkurtër por shumë të qartë: “Akoma shtatzënë”.

Postimi erdhi si reagim ndaj thashethemeve që nisën të qarkullonin në rrjet se ajo mund të ishte bërë nënë në fshehtësi.

Me këtë konfirmim, Dafina bën të ditur se ende është në pritje dhe nuk ka lindur ende.

Këngëtarja, e njohur për privatësinë që ruan rreth jetës personale, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shtatzëninë, por vijon të ndajë momente të zgjedhura me ndjekësit, duke e mbajtur lidhjen me publikun të ngrohtë dhe të sinqertë.

Foto: Screenshot/Instagram

Vlen të ceket se së bashku me Kreshnik Gjergjin po presin një djalë. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma appeared first on Telegrafi.

“Shkodra elektronike” prezanton EP-në “Shdrit”/ Tre këngë të reja, përfshirë dhe “Zjerm”

26 May 2025 at 09:03

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News kanë rrëfyer pasionin për muzikën, ndërsa kanë ndarë edhe albumin “Shndrit”.

Shkodra Elektronike në prezantimin e saj zuri vendin e tetë, por pavarësisht të gjithave arriti t’i vërë “zjermin” skenës së Eurovisionit, në Bazel të Zvicrës.

Dyshja arritën të rrëmbenin zemrën e publikut. Fjala “Shdrit” është shndërruar në një simbol i sitlit të grupit.

“Jam shumë e gëzuar që arritëm të realizonim disa këngë të reja”, u shpreh ajo.

Artistët treguar se kanë sjellë tre këngë të reja, përfshirë edhe “Zjerm”. “Besoj se do të kemi edhe klipe, i kemi bërë xhirimet”, tregoi Kolë Laca.

/abcnews.al/

 

E megjithatë “Zjerm”-i i Shkodra Elektronike, ka me shndrit si një flakadan në përjetimin e adhurimit

By: berti
18 May 2025 at 08:12

Nga Albert Vataj Edhe pse dëshiruam kaq shumë fitoren në sfidën evropiane të këngës, pamundësia për të triumfuar në natën finale të Eurovision 2025, nuk na heq të drejtën për të besuar se “Zjerm” i Shkodra Elektronike që përfaqësoi Shqipërinë në këtë even gjigant të këngës, se ka ardhur për të sjellë një përvëlim të fuqishëm emocionesh, që ndezi zemrat e miliona admiruesve, duke e ngritur artin…

Source

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike parakalon me kostumografinë e veçantë në tapetin e Bazelit

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në Bazel të Zvicrës ka nisur ceremonia e hapjes së Eurovision 2025 dhe parada në tapetin e bruztë, një nga momentet më të shumëpritura të këtij aktiviteti.

Ndër parakalimet më të spikatura ka qenë ai i grupit “Shkodra Elektronike”. Beatriçe Gjergji e veshur me një fustan të punuar me dorë nga nëna e saj, Irina Dema, solli në vëmendje trashëgiminë shqiptare përmes paraqitjes së saj krejt të veçantë.

Beatriçe Gjergji solli elemente të bukura, simbole të traditës së vjetër shqiptare, përfshirë dhe sende personale, ruajtur me fanatizëm nga të parët e familjes së saj.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, këtë tematikë sjell kostumografia e prezantuar në Bazel, ku veç fustanit tërhoqi vëmendjen edhe çanta që Beatriçe mbante ndër duar: një kuti ku gjyshja e saj mbante një herë e një kohë të gjitha bizhuteritë e saj.

Në zemër të qytetit zvicerian është hapur edhe Eurovision Village, që do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 17 maj, me aktivitete, muzikë live dhe transmetime direkte nga skena kryesore.

Ngjarja më e madhe e muzikës europiane po afron me natën e parë që do të jetë nesër më 13 maj ndërsa Shqipëria do të performojë e 12-ta në radhë.  /a.g/

The post “Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike parakalon me kostumografinë e veçantë në tapetin e Bazelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

98 vjet nga lindja e themeluesit të koreografisë shkodrane, Filip Gjergji

By: Kult Plus
1 May 2025 at 11:59

Filip Gjergji i lindur 1 maj 1927 njihet si themeluesi i koreografisë shqiptare në Shkodër. Pinjoll i familjes së njohur Gjergji të ardhur nga Mirditë në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës para qindra vitesh është i afërm dhe i përfaqësuesit kualitet të jareve shkodrane Ndrek Gjergji, shkruan KultPlus.

Bashkohës dhe koleg i personaliteteve të artit si Fadil Kraja dhe Prenk Jakova, Filipi është dhe autor i disa botimeve si “Barcoleta shkodrane”, “Për Shkodrën dhe njerëzit e saj” si dhe pritet të botojë Historikun e Serenatës së parë të mbërritur nga Spanja në qytetin e humorit, argëtimit dhe kulturës.

Gjergji u radhit në grupin më të madh të valleve me artistë të mbledhur nga gjithë Shqipëria. Në këtë grup kërceu si solist në disa valle.Ky grup iu bashkëngjit Ansamblit Kombëtar Popullor që mori pjesë pjesë në Festivalin Botëror të Rinisë në Budapest. Kanaçi, nga kujtimet e tij, më ka treguar se”në këtë evenimet Filip Gjergji ishte korifeu i disa valleve popullore, me të cilat la mbresa të thella,një baletmaestër hungarez foli mbi finesën e tij.”Për fat të keq grupi u shpërnda, sapo erdhi nga Hungaria…” Në vitin 1949 Filipi u emërua koreograf në Shtëpinë e Kulturës ,Shkodër,të cilin e drejtonin tre personalitete:Prenk Jakova,kompozitor, AndreaS, regjisor dhe Filipi.

Vlerësimet për Filip Gjergjin mbeten gjithnjë në kontekstin,jo vetëm të mirënjohjes për një mësues,po shtrihen më gjërë në parimet e kujtesës , kur na duhet të kthejmë sytë dhe të shohim se si jeta e një artisti sillet në hapësirën e kohës, por i tejkalon ato në përmasat e dhënies së ndihmesës për artin,sidomos për artistë të tillë që vunë bazat e koreografisë kombëtare dhe, me modelin e tyre, bëhen shembull frymëzues për artistët e rinj.

Arti i fuqishëm mbetet gjithnjë një përcjellje vlerash që ushqjejnë njëra tjetrën si rrjedhat e një lumi të pashtershëm.Në këtë hulli Filip Gjergji është një shembull frymëzues dhe ,nga krijimtaria e tij e niveleve të larta artistike, jo vetëm mund të mësosh, por edhe frymëzohesh… /KultPlus.com

Festa e Pashkëve, ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin për paqe e harmoni

PRISHTINË, 19 prill/ATSH/ Ipeshkvi Dodë Gjergji ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve, duke ftuar ata që këtë festë të madhe ta kremtojnë me lutje për paqe dhe zemrat e mbushura me shpresë dhe gëzim.

Në fjalimin e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për paqe e pajtim në mbarë botën si një qëllim i përbashkët për të mirën e njerëzimit.

“Edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Evropë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë. Sepse ne, që kemi besuar në Krishtin e Ngjallur, jemi të thirrur të bëhemi forca që i qëndron kohës, sado e vështirë të jetë ajo”, ka thënë ai.

 

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka thënë se Pashkët nuk janë thjesht një datë kalendarike apo një zakon që përsëritet çdo vit, por një ngjarje e gjallë në jetët tona.

“Jemi të bindur se çdo njeri e di dhe e pranon: paqja është më e dobishme se lufta, dashuria është më e fuqishme se urrejtja, dhe jeta është më e fortë se vdekja. Ne lutemi, edhe pse e dimë se nuk mund ta ndryshojmë gjithë botën – por mund ta ndryshojmë veten tonë dhe mënyrën si ecim në këtë botë – dhe kjo mjafton që të bëhemi rrezatim i Atij që i ndryshon zemrat, i shenjtëron kohët dhe e shpëton njeriun nga vdekja – duke u bërë shenjë e gjallë e pranisë së Krishtit të Ngjallur në mesin tonë. Me këto lutje të zemrës, ju uroj që Pashkët e Krishtit të Ngjallur t’ju mbushin zemrat me dashuri, shpresë dhe gëzim të vërtetë. U ngjall, ashtu si pati thënë. Aleluja!”, ka thënë ai.

Data e Pashkëve ndryshon çdo vit, pasi llogaritet sipas një formule që lidhet me ekuinoksin e pranverës dhe hënën e plotë, duke u festuar të dielën e parë pas hënës së plotë që vjen pas 21 marsit.  Pashkët mbeten një moment gëzimi dhe shprese, që kujton jetën, rilindjen dhe dashurinë hyjnore. /KosovaPress/

The post Festa e Pashkëve, ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin për paqe e harmoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dafina Zeqiri shkëlqen me barkun e rrumbullakosur: Në pritje të ëmbël dhe më aktive se kurrë

6 April 2025 at 12:27

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja ku tregon barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar se është në një fazë të bukur të jetës së saj.

E veshur me të zeza, një bluzë e shkurtë që i zbulonte barkun dhe flokët e kapura në një bisht elegant, Dafina dukej në formë të mrekullueshme dhe plot shëndet.

Këngëtarja e njohur mbante dorën mbi bark ndërsa buzëqeshte ëmbëlsisht, duke reflektuar qetësi dhe lumturi.

Dafina Zeqiri/Instagram

Me një grim të thjeshtë dhe natyral, ajo vazhdon të frymëzojë fansat me stilin e saj minimalist dhe elegancën e saj natyrore.

Pavarësisht shtatzënisë, Dafina nuk është ndalur nga performancat e saj në koncerte, duke treguar përkushtim dhe energji të admirueshme.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, janë në pritje të një djali, dhe lajmi ka ngazëllyer fansat e saj në të gjitha rrjetet sociale. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri/Instagram
Dafina Zeqiri/Instagram
Dafina Zeqiri/Instagram

The post Dafina Zeqiri shkëlqen me barkun e rrumbullakosur: Në pritje të ëmbël dhe më aktive se kurrë appeared first on Telegrafi.

Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin: Të gjithë jemi vëllezër, duhet të jetojmë me dashuri dhe bashkëpunim

30 March 2025 at 09:58

Ipeshki i Ipeshkëvisë së Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame, ku është takuar me myftiun e Kosovës, Naim Tërrnava me ç’rast ka thënë se kjo festë le të shërbejë si referencë që çdo sakrificë në emër të Zotit të bëhet me dashuri.

Ai ka theksuar gjithashtu se pa marrë parasysh fenë apo besimin, të gjithë jemi vëllezër dhe duam të jetojmë së bashku

“Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë për Zotin dhe çdo bamirësi që bëhet në emër të dashurisë për njeriun është për t’u vletësuar dhe Zoti sigurisht e shpërblen. Uroj që në çdo familje tonë, pa marrë parasysh a besojnë apo nuk besojnë, a kanë një fe tjetër apo besojnë si unë apo sikur myftiu, ne të gjithë jemi vëllezër, të gjithë duam ta jetojmë këtë të përkohshme me gëzim dhe dashuri dhe me bashkëndjenjë dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin për të shkuar drejtë një të ardhme më të mirë jo vetëm për ne por për gjeneratat të cilave do tua lëmë pastaj vendin tonë”, ka thënë Dodë Gjergji./Kp/

The post Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin: Të gjithë jemi vëllezër, duhet të jetojmë me dashuri dhe bashkëpunim appeared first on Telegrafi.

Anketa: SPAK ‘simbol shprese’ kundër korrupsionit të gjithëpërhapur në Shqipëri

25 March 2025 at 11:02

Një hulumtim i kryer nga kompania ‘IDRA Research and Consulting’ zbulon se 91% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ende problem madhor në Shqipëri. Hulumtimi gjithashtu evidenton praninë, ndikimin dhe pasojat e thella të korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel të institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, ndërsa thekson se qytetarët mbeten pesimistë që situata […]

The post Anketa: SPAK ‘simbol shprese’ kundër korrupsionit të gjithëpërhapur në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Dafina Zeqiri uron babanë e Kreshnikut për ditëlindje: Urime vjehrri më i qartë

6 March 2025 at 17:50

Vjehrri i këngëtares Dafina Zeqiri, Rexhep Gjergji, feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar urimi nga artistja e njohur shqiptare.

Ajo bëri një postim në rrjetet sociale, ku e uroi atë në këtë ditë të veçantë.

Megjithatë, ishte përshkrimi i cili mori të gjithë vëmendjen, pasi ishte tejet i pazakontë, siç është edhe vetë unike artistja.

Foto: Dafina Zeqiri / Instagram

“Urime ditëlindja, vjehrri ma i qarti”, shkroi Dafina Zeqiri, derisa po ashtu publikoi edhe një fotografi bashkangjitur këtij urimi.

Ajo është treguar gjithmonë mbështetëse ndaj vjehrrit të saj Rexhep Gjergjit, pasi postimet për të nuk kanë munguar edhe në ditët e zakonshme.

Dafina Zeqiri i dha fund beqarisë në tetor të vitit 2024, me partnerin Kreshnik Gjergji.

Çifti janë madje në pritje të fëmijës së parë, e që më vonë u kuptua se janë në pritje të një djali. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri uron babanë e Kreshnikut për ditëlindje: Urime vjehrri më i qartë appeared first on Telegrafi.

“K**e femër”, drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit, klimë frike dhe pasigurie/ MESAZHET

By: Ela
22 February 2025 at 22:24

Altin Gjergji, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Lezhë, vijon t’u nxijë jetën punonjësve, duke rënduar kushtet e punës dhe duke injoruar etikën e institucionit. JOQ shkruan se ndonëse është e shtunë, punonjësit janë urdhëruar të paraqiten ne punë. Sipas disa mesazhe të siguruara nga redaksia, drejtuesi i institucionit ka krijuar një ambient pune […]

The post “K**e femër”, drejtori i ASHK Lezhë shthur gojën me punonjësit, klimë frike dhe pasigurie/ MESAZHET appeared first on BoldNews.al.

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani

15 February 2025 at 21:15

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, po kalojnë disa ditë në Gjermani, ku përveç pushimeve po realizojnë edhe takime të rëndësishme.

Së fundmi, çifti është takuar me diplomatin amerikan Richard Grenell, një figurë e njohur në politikën ndërkombëtare dhe për angazhimin e tij në Ballkan.

Në një fotografi të publikuar nga Kreshniku në Instastory, shihet se ata janë duke darkuar së bashku me Grenellin.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Dafina më pas e ka rishpërndarë këtë imazh për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, duke ndarë kështu një moment të veçantë nga udhëtimi i tyre.

Ky takim ka ngjallur kureshtje mes fansave, duke sjellë spekulime mbi arsyen e këtij takimi, por mbetet e paqartë nëse ishte një rastësi apo pje së e ndonjë diskutimi më të thellë. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

23 January 2025 at 15:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka zbuluar për herë të parë barkun e rrumbullakosur në disa fotografi të publikuara së fundmi në Instagram.

Në mbishkrimin e këtyre imazheve, interpretuesja e hitit “Amazing Girl” ka zbuluar edhe detaje të tjera si gjininë e fëmijës që po pret, i cili do të jetë djalë.

Mes të tjerash, teksa pati falënderime për klinikën ku po trajtohet, Zeqiri shtoi se ka zgjedhur Kosovën si vendlindje të djalit të saj – ndonëse lindjen mundet ta kryejë edhe në vendlindjen e saj, në Suedi.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“E kam vërtetuar se në Kosovë mund të ndjehesh e sigurtë të marrësh trajtimet shëndetësore prandaj dhe kam vendosur që të lind dhe djali im të ketë vendlindjen në Kosovë, edhe pse kam pasur mundësi të kthehem ne Suedi dhe ta kryej”, tha ndër të tjerash Dafina.

Përndryshe, këngëtarja u martua në tetor të vitit të kaluar me partnerin e saj, sipërmarrësin Kreshnik Gjergji dhe ky është fëmija i parë që ata presin bashkë. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi appeared first on Telegrafi.

Gjergji: Varfëria në nivele alarmante, minimumi jetik i nevojshëm

16 January 2025 at 12:17

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji në një deklaratë për mediet nga selia blu tha sot se vendosja e minimumit jetik është i nevojshëm.

Gjergji duke iu referuar raportit të fundit të publikuar nga SecuriMeter 2024, thekson se Shqipëria në 4 raportet e viteve të fundit, del vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që luftojnë për të përballuar jetesën.

“Këto të dhëna flasin për realitetin që mundohet të fshehë qeveria. Varfëria është mes nesh dhe në nivele alarmante. Pas 12 viteve të Rilindjes vetëm llogaritë e qeveritarëve kanë rilindur, qytetarët kanë humbur në të ardhura dhe kanë fituar në pasiguri”, u shpreh Gjergji.

Deputetja shtoi me tej se Partia Demokratike ka hartuar një paketë të plotë të Emergjencës Ekonomike për 110 ditët e para të qeverisjes.

“Duke nisur me minimumin jetik 200 euro, rritje 20% të pensioneve mbi minimumin jetik, me caktimin e pagës minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, aplikimi i kartës së konsumatorit që rimburson TVSH e ushqimeve të shportës për ata në pamundësi, indeksim të energjisë elektrike dhe ujit për pensionistët dhe personat në nevojë”, theksoi Gjergji.

“Asnjë vend nuk mund të ecë përpara nëse gjysma e popullit është në varfëri. Qytetarët kanë në dorë ta kapërcejnë pragun e mjerimit, ku e ka futur Edi Rama Shqipërinë, me votën e 11 majit”, e përmbylli fjalën e saj deputetja e PD-së. /j.p/

The post Gjergji: Varfëria në nivele alarmante, minimumi jetik i nevojshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konfiskimi i 2.5 mln pasuri/ Mik me Vis Martinajn, kush ishte Ndue Gjergji që u vra para 4 vitesh

By: Oldi
30 December 2024 at 11:51

Prokuroria e Tiranës ka kërkua konfiskimin e pasurive të Ndue Gjergjit, të ekzekutuar katër vite më parë në një atentat në Laç, dhe familjarëve të tij. Pasuria, e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e aktiviteteve të paligjshme, kap vlerën e 2.5 milionë eurove dhe  përfshin apartamente dhe garazhe. Kujtojmë se atentati ndaj Gjergjit […]

The post Konfiskimi i 2.5 mln pasuri/ Mik me Vis Martinajn, kush ishte Ndue Gjergji që u vra para 4 vitesh appeared first on BoldNews.al.

U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive mbi 2.5 mln euro të Ndue Gjergjit

By: 27 ok
30 December 2024 at 10:53

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji, i  cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij, pasi u provua se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria në njoftimin zyrtar thote se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.

Njoftimi i prokurorisë

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.03, të vitit 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave” .

Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;
5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;
8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;
9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;
11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;
12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe
13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.

❌
❌