Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

Fshehu provat e dosjes së trafikut të armëve, nis hetimi për policin në Sarandë

12 August 2025 at 13:30

Gazeta Si – Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, është pezulluar pasi dyshohet se fshehu prova për dosjen e trafikimit të armëve tip “Glock”, me qëllim shitjen e tyre.

Sipas Prokurorisë, OPGJ-ja me inicialet J.P., dyshohet të ketë fshehur të dhëna hetimore me rëndësi për hetimin që ishin përftuar nga një celular.

Bëhet fjalë për një ngjarje të shtatorit 2024, kur u arrestua zjarrfikësi i Këlcyrës, Klaudio Osmani, 23 vjeç dhe shoku i tij, Mehmet Canaj 24 vjeç, me 10 armë të cilat do t’i trafikonin në Sarandë dhe do të shiteshin në këtë qytet bregdetar. Por porositësi i armëve nuk dihet.

Hetimet kanë zbuluar se J.P., dyshohet se ka mbajtur të fshehura të dhëna të përftuara nga këqyrja e një telefoni celular të sekuestruar, që ishte provë në një tjetër procedim penal.

Prokuroria kërkoi që ndaj oficerit të vendosej masa e sigurisë “arrest me burg”, por Gjykata e Sarandës caktoi masën “pezullim nga detyra”, duke i ndaluar ushtrimin e funksionit në Policinë e Shtetit deri në përfundim të hetimeve.

The post Fshehu provat e dosjes së trafikut të armëve, nis hetimi për policin në Sarandë appeared first on Gazeta Si.

Zjarret dhe vala e të nxehtit përfshin Ballkanin dhe Gadishullin Iberik

12 August 2025 at 13:21

Gazeta Si – Një pjesë e mirë e Mesdheut të Europës, përfshirë dhe Shqipërinë, është nën pushtetin e flakëve.

Sipas mediave ndërkombëtare, temperaturat e larta dhe era e fortë nxori nga kontrolli një zjarr në Spanjën veriperëndimore.

Zjarri i madh shpërtheu në një zonë minierash të epokës romake dhe detyroi qindra banorë të evakuoheshin.

Shuarja e zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme ishte e pamundur për shkak të temperaturave të larta dhe erërave deri në 40 kilometra në orë. Katër persona, përfshirë dy zjarrfikës, pësuan lëndime të lehta.

Spanja është përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë javës së kaluar, me temperatura mbi 40 gradëve Celsius të cialt kanë favorizuar zjarret. V

etëm në rajonin veriperëndimor të Kastiljes dhe Leonit ka pasur 13 zjarre në tre ditët e fundit. Në qytetin turistik jugor të Tarifës, më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga disa hotele dhe plazhe, pasi një zjarr që ishte shuar të premten u ndez përsëri.

Më shumë se 100 zjarrfikës po punojnë për shuarjen e tij. Në Portugalinë fqinje, zjarrfikësit po luftonin me tre zjarre të mëdha në qendër dhe në veri të vendit.

Më i madhi, pranë qytetit të Trancoso-s, ka qenë aktiv që nga e shtuna dhe po luftohet me më shumë se 650 zjarrfikës të mbështetur nga gjashtë avionë.

Situatë shqetësuese po përjeton edhe Franca, ku 12 departamente janë vendosur në alarm të kuq, e 41 të tjera portokalli.

Valë përvëluese të të nxehtit, me temperatura deri në 43 gradë ka përfshirë Francën Jugore duke shkaktuar zjarre në rajonin e njohur të prodhimit të verës, të Aude.

Në luftë me flakët, edhe autoritetet në Bullgarinë jugore, në Malin e Zi dhe brigjet veri perëndimore të Turqisë.

Mali i zi raportoi flakë pranë kryeqytetit Podgoricë dhe gjithashtu përgjatë brigjeve të Adriatikut, duke i kërkuar ndihmë urgjente shteteve fqinje.

Betejën me flakët e vijon edhe Greqia, me zjarrfikësit të fokusuar në tre vatra të mëdha, në ishujt e Kefalonias, Zakinkthos dhe Vonitsa, në perëndim të vendit.

The post Zjarret dhe vala e të nxehtit përfshin Ballkanin dhe Gadishullin Iberik appeared first on Gazeta Si.

Tokat e rralla, uji dhe infrastruktura, ‘thesaret’ që Ukraina rrezikon t’ia lëshojë Rusisë

12 August 2025 at 13:11

Gazeta Si – “Që nga viti 1991, Rusia ka qenë duke i shkëputur pjesë toke fqinjëve të saj si një kasap: Transnistria nga Moldavia në vitin 1992, Abkhazia dhe Osetia e Jugut nga Gjeorgjia në vitin 2008, Donbasi dhe Krimea nga Ukraina në vitin 2014 dhe pastaj përsëri në vitin 2022. Por këtë herë do të jetë ndryshe”.

Këto janë fjalët e një ish-oficeri ukrainas, tani analist ushtarak dhe krijuesi i një llogarie në platformën “X” nën emrin Tatarigami UA, një nga më të ndjekurat nga ata që janë të interesuar në konfliktin ruso-ukrainas.

Pak ekspertë ushtarakë besojnë se një marrëveshje që do të çonte në transferimin e Donjeckut në Moskë dhe në ngrirjen e vijës së frontit pa një kundërargument të fortë për Kievin, është e besueshme.

Sa i përket Donbasit, arsyet, nga pikëpamja e Kievit, janë me radhë, politike, ushtarake dhe ekonomike.

Moska dhe Kievi kanë luftuar për këtë territor për 11 vjet. Mijëra të rinj ukrainas kanë vdekur duke mbrojtur Lindjen dhe pjesa më e madhe e komandës aktuale ushtarake është stërvitur në llogore përgjatë brezit nga Slovyansk, në Kostyantynivka, duke kaluar nëpër Kramatorsk dhe Druzhkivka.

“Edhe nëse Zelenski jep urdhrin për tërheqje, mbetet për t’u parë nëse ushtria do t’i bindet”, komenton Tatarigami.

Rusisht-folës, djepi i Ortodoksisë besnike ndaj Moskës, për nacionalistët e Kievit, Donjecku përfaqëson bastionin e revolucionit në sheshin “Maidan”, porta për në Evropë dhe krahu i vërtetë lindor i NATO-s, atë që tërhoqi vëmendjen e Uashingtonit në vitin 2014, kur vendosi të investonte në trajnimin e shërbimeve ushtarake dhe të inteligjencës ukrainase.

Humbja e tij do të thoshte gjithashtu dorëzimi i qindra kilometrave llogore dhe vija të fortifikuara, gjë që do ta bënte shumë të lehtë për Putinin të zbatonte premtimin e tij të kahershëm: të përfundonte punën dhe të hynte edhe në rajonin e Dnipropetrovskit.

Linja hekurudhore që lidh Pokrovskun, Kramatorskun dhe Kostyantynivkën, do të bëhej trampolina e përsosur për lëvizjen e njerëzve dhe pajisjeve dhe nisjen e një sulmi ndaj Dnipros, selisë së fuqisë financiare të Ukrainës – një objektiv që ushtria deri më tani nuk ka arritur ta marrë.

Donbasi, me pellgun e tij mineral, është rezerva më e madhe në Evropë e manganit dhe titanit, uraniumit, grafitit dhe kaolinës.

Të njëjtat metale të rralla që mbështesin industrinë e së ardhmes, teknologjinë e lartë dhe ekonominë e gjelbër.

Dhe të njëjtat leva që Kievi përdori për të mbajtur Uashingtonin në anën e tij, edhe kur Shtëpia e Bardhë u lëkund.

Humbja e rajonit të Khersonit, edhe pse vetëm pjesa e pushtuar tashmë nga rusët, do të thoshte mbyllja përfundimtare e derës për Krimenë dhe heqja dorë nga një pjesë e konsiderueshme e bukës që ka qenë gjithmonë forca ekonomike e Ukrainës jugore. Me një faktor rëndues: humbja e luftës së ujit.

Nëse Donbasi është pellgu i minierave “par excellence”, Kherson, me grykëderdhjen e tij në lumin Dnipro, është pellgu më i rëndësishëm hidroelektrik i vendit.

Mjafton të thuhet se shembja e hidrocentralit Kakhovka në vitin 2024 la në mënyrë efektive 94% të sistemeve të ujitjes në Kherson, 74% në Zaporizhzhia dhe 30% në rajonin e Dnipropetrovsk pa ujë.

Dhe së fundmi, siç vëren Henry Sokolski, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Edukimit për Politikat e Mospërhapjes në Arlington, në të gjitha propozimet e paqes të bëra publike nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa dhe Ukraina, një element gjithmonë bie në sy: rihapja e termocentralit bërthamor të dëmtuar Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – me gjashtë reaktorët e tij, tani nën kontrollin rus.

Në pamje të parë, dikush mund të mendojë se lënia e menaxhimit të tij në dorë të Moskës mund ta dëmtojë seriozisht Kievin.

Por çështja është më e ndërlikuar. Para luftës, termocentrali ndihmonte në furnizimin me energji të rrjetit elektrik ukrainas dhe eksportonte energji të tepërt në Evropë. Tani linjat e transmetimit duhet të rindërtohen dhe termocentrali të pastrohet nga minat.

Pyetja është: kush do të paguajë për të gjithë këtë punë? Asetet ruse të sekuestruara apo fondet nga Banka Evropiane për Rindërtim?

Sidoqoftë, thekson Sokolski, nëse Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia e kanë bërë rinovimin dhe menaxhimin e termocentralit një kusht, pa përgjigje të qarta, rilindja e Zaporizhias mund të bëhet më shumë një pengesë, sesa një katalizator për paqen.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Tokat e rralla, uji dhe infrastruktura, ‘thesaret’ që Ukraina rrezikon t’ia lëshojë Rusisë appeared first on Gazeta Si.

Zjarret në Gramsh jashtë kontrollit! Vdes 80 vjeçari nga asfiksimi! Policia: Viktima ndezi zjarrin që u përhap në tre fshatrat

12 August 2025 at 13:35

Gazeta Si – Konfirmohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Në Gramsh ka humbur jetën një i moshuar rreth 80 vjeç.

Policia thotë se viktima ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij në fshatin Kullollas, që për pasojë mori përmasa tragjike duke u përhapur masivisht në të gjithë fshatrat e tjerë.

Për shkak të daljes së zjarreve jashtë kontrollit, banorët e 3 fshatrave të Gramshit, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, janë urdhëruar nga autoritetet të braktisin banesat.

Këtë të martë, më 11 gusht, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhrin për evakuimin e menjëhershëm të banorëve të këtyre tre fshatra, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

“Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në një njoftim të dytë, përsëritet apeli i autoriteteve: “THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ia gjithë fshati Skënderbegas do të evakuohet, ndërsa shumë banorë, mes lotëve për shtëpitë që po u digjen, refuzojnë të largohen.

Raportohet se ka banorë të lënduar, por zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të shkojnë për shkak të tymit. Aktualisht janë nisur katër helikopterë drejt vatrave të zjarrit, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë.

Në mbështetje të forcave vendore, në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve dhe krijimin e brezave mbrojtës.

Zjarret, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era, po përhapen me shpejtësi në një terren të thyer malor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen tokësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orët në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri me helikopterë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të ndihmuar në shuarjen e vatrave aktive.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara. 

Ndërkohë, Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, R.M., pasi dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Mukaj.

Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S., dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.

The post Zjarret në Gramsh jashtë kontrollit! Vdes 80 vjeçari nga asfiksimi! Policia: Viktima ndezi zjarrin që u përhap në tre fshatrat appeared first on Gazeta Si.

Trafiku i drogës nga Amerika Latine, Europol: Ervis Çela i dënuar për vrasje në Itali

12 August 2025 at 12:23

Gazeta Si – Njëri nga drejtuesit e grupit të trafikut të drogës të goditur pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, Ervis Çela, është i dënuar në Itali për një vrasje.

Europol ka njoftuar zyrtarisht goditjen e organizatës kriminale të Franc Çopjas të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës përmes dy episodeve nga Amerika Latine drejt Evropës, që ka qarkulluar miliona euro.

Në datat 7 dhe 8 gusht 2025, një seri kontrollesh në Shqipëri me urdhër të SPAK dhe GJKKO çuan në arrestimin e 10 personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës dhe pastrim parash.

“Operacioni u zhvillua nga autoritetet shqiptare të rendit në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, me mbështetjen e Europol, duke goditur një rrjet kriminal me bazë klanore. Hetimet kanë zbuluar se ky rrjet kishte lidhje me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare me rrezikshmëri të lartë, aktive në mbarë BE-në dhe më gjerë”, njofton Europol.

Sipas EUROPOL, Ervis Çela, ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin në sasi të mëdha të kokainës, duke i koordinuar aktivitetet kriminale edhe nga vende të largëta përmes mjeteve të enkriptuara të komunikimit.

Ai ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare pas një vendimi për njohjen e një dënimi me 21 vite burg të dhënë nga një gjykatë italiane për vrasje, privim të lirisë, fshehje të kufomës, kërcënime, posedim të paligjshëm të lëndëve plasëse dhe armëve si dhe pengim të drejtësisë.

Europol i referohet dy vëllezërve, Ervis dhe Ardjan Çela, të dënuar me burg në Itali për vrasje. Ata kanë qenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana me kartelë “të kuqe”, pasi autoritetet italiane kishin lëshuar urdhër-arresti për vrasje dhe rrëmbim personi.

Ervis Çela është i dënuar me 30 vite burg në Itali, nga të cilat i kanë mbetur 25 vite e 10 muaj. Rrjeti kriminal shqiptar, i cili drejtohej nga Franc Çopja, i ekstraduar nga Dubai në Belgjikë në fund të vitit 2023, vepronte në shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera që mundësonin transportet drejt porteve evropiane.

Fitimet e mëdha, të cilat kapnin dhjetëra miliona euro, investoheshin në prona dhe biznese në Shqipëri dhe vende të tjera të Europës.

Ekspertët e Europol-it përdorën të dhëna të marra nga platforma e komunikimit e enkriptuar Sky ECC, e cila, megjithëse është çaktivizuar që katër vjet, vazhdon të ofrojë informacione të vlefshme për hetimet.

Analiza e komunikimeve në SKY ECC zbuloi dërgesa të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore evropiane, ku vetëm një prej ngarkesave i solli organizatës mbi 40 milionë dollarë fitime.

The post Trafiku i drogës nga Amerika Latine, Europol: Ervis Çela i dënuar për vrasje në Itali appeared first on Gazeta Si.

Kanabis me postë nga SHBA në Tiranë, arrestohen dy 17-vjeçarë

12 August 2025 at 11:31

Gazeta Si – Dy të mitur, të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e 1 kg e 118 gramë kanabis sativa me përqindje të lartë THC, janë arrestuar në Tiranë.

“U arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri. Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë”, njofton policia.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

The post Kanabis me postë nga SHBA në Tiranë, arrestohen dy 17-vjeçarë appeared first on Gazeta Si.

Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington: Ka shumë kriminalitet!

12 August 2025 at 11:24

Gazeta Si – Të hënën, Donald Trump njoftoi se do të dërgojë 800 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, D.C., brenda javës së ardhshme dhe se e ka vendosur forcën policore lokale nën kontroll të drejtpërdrejtë federal për të adresuar atë që ai e përshkroi si një krizë krimi në kryeqytet.

Megjithatë, sipas të dhënave të qeverisë lokale, krimi i dhunshëm është në nivelin më të ulët në 30 vjet.

Është një vendim që ka më shumë të bëjë me nevojat politike të Donald Trump – i cili po kërkon të zgjerojë kompetencat e presidencës – sesa me gjendjen e ligjit dhe rendit në kryeqytetin e SHBA-ve.

Dhe është në përputhje me retorikën e presidentit, i cili pretendon se i bën Shtetet e Bashkuara një vend të sigurt, duke përfshirë edhe deportimin e një numri të madh emigrantësh pa dokumente.

🚨 President Trump announces he is invoking the D.C. Home Rule Act to place the D.C. Metropolitan Police Department under direct federal control and deploy the National Guard.

"This is Liberation Day in D.C. — and we're going to take our capital BACK." pic.twitter.com/aqov60mrCW

— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) August 11, 2025

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, e quajti njoftimin e Trump “shqetësues dhe të pashembullt”, ndërsa pranoi autoritetin e presidentit për të marrë përkohësisht kontrollin e forcës policore të qytetit.

Megjithatë, Bowser hodhi poshtë pretendimet e Trump për dhunë të pakontrolluar në kryeqytet dhe theksoi të dhënat pozitive për vitin 2024.

Sipas një ligji federal, Trump mund ta vendosë policinë lokale të Uashingtonit, D.C., nën kontrollin federal për 48 orë në rast emergjence dhe mund ta zgjasë periudhën e kontrollit deri në 30 ditë duke kërkuar më parë miratimin nga Kongresi.

Megjithatë, emergjenca përfundon pas 30 ditësh; për ta zgjatur më tej, si Dhoma e Përfaqësuesve, ashtu edhe Senati, duhet të miratojnë një zgjatje.

Trump tha gjithashtu se njerëzit e pastrehë do të largohen nga kampet në parqet dhe rrugët e qytetit, por nuk tha se ku do të dërgohen.

Garda Kombëtare është forca kryesore rezervë e ushtrisë amerikane. Është e vetmja forcë mbi të cilën guvernatorët e shteteve dhe presidenti kanë autoritet të përbashkët.

Rezervistët zakonisht thirren nga guvernatorët për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore ose protestave të mëdha, por ka raste të jashtëzakonshme në të cilat presidenti mund të përdorë autoritetin e tij për të vendosur Gardën në raste emergjence ose kryengritjesh që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Trump e dërgoi Gardën Kombëtare për herë të parë qershorin e kaluar në Los Angeles, duke pretenduar se ishte e nevojshme të përmbante protestat kundër disa operacioneve të ICE (agjencia federale për kontrollin e kufijve dhe imigracionin). Ai e bëri këtë kundër dëshirës së guvernatorit demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom: diçka e ngjashme nuk kishte ndodhur që nga viti 1965.

Megjithatë, në të kaluarën, Trump ka thënë vazhdimisht se vendosja e Gardës Kombëtare do të ishte mënyra më e mirë për të adresuar problemin e krimit në përgjithësi, veçanërisht në qytetet e mëdha të SHBA-së të udhëhequra nga demokratët, të cilat Trump shpesh i përshkruan si të rrezikshme dhe jashtë kontrollit. T

erritori i kryeqytetit (Distrikti i Kolumbias, pra shkurtesa D.C.) ka një formë unike administrimi dhe më pak autonomi sesa shtetet e tjera, dhe kjo i jep Trump më shumë mundësi për të ndërhyrë drejtpërdrejt në punët e tij të brendshme sesa në qytete të tjera në të gjithë vendin.

Kjo është përshkruar si një nga arsyet pse Trump zgjodhi Uashingtonin si qytetin e parë që vendosi Gardën Kombëtare në këtë mënyrë.

The post Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington: Ka shumë kriminalitet! appeared first on Gazeta Si.

Përgjimet / Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, Franc Çopja këshillonte: Mos fut lek nën tokë, do prishen

12 August 2025 at 10:44

Gazeta Si – Trafiku ndërkombëtar i drogës, i cili kryhej në portet me te rëndësishmë të Europës, kishte sjellë shumë të ardhura për organizatën e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja nga Dubai.

Këto para, të cilat kishin rënë në duar trafikantëve ose i pastronin në blerjen e objekteve apo sipërfaqjeve të tokave, antërat e grupit përpiqeshin t’i fshihnin në mënyra të ndryshme.

Një episod interesant është zbuluar nga përgjimet e “Sky-ECC” me Ervis Çelës dhe Franc Çopjes. Sipas përmbajtjes së komunikimit, Çela i thotë Çopjes se ka marrë në Tiranë një shumë parash të dyshuar prej 3.8 milionë euro, kësaj shume i ulet perqindja e transportit të parave cash, e cila është 2%.

Ndërsa Franci i shkruan se ditën e diel do të dorëzojë dhe një shumë tjetër të dyshuar prej 3 milionë euro.

Për gjithë këto të ardhura, Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ulli do të bëjë një gropë për fshehjen e parave.

Pjesë nga biseda e Ervis Çelës me Franc Çopja:

Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullijt rrojnë shumë.

Franc Çopja: Aahaha…kthej flori. Mos fut lek n’tokë. Më dëgjo mu…

Ervis Çela: S’ka flori…Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika…

Franc Çopja: E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky…Po mblidhi avash avash…Por mos fut lek n’tok… Se t’prishen..

Ervis Çela: E di që prishen lekët.

Në datë 13 dhjetor 2020, në orën 21:07, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre.

Ervis Çela: Marove t’u bo gropa?

Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit.. filloj dhe shiu tani…

Ervis Çela: Do ja kalosh lalës?

Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj t’i mbyll…Ahahaha…

Ervis Çela: Ahahaha…i bone 10?

Ardjan Çela: Lala ka më shumë…Po

Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen…Ahahaha…

Ardjan Çela: Flasim më vonë…

Më datë 14.12.2020, në orën 17:03 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Riza Çela, të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro.

Në megaoperacionin e SPAK për goditjen e kësaj organizate kriminale, u arrestuan 10 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Ervis Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.

I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferët e autobusëve, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa, të cilët sillnin paratë në Shqipëri. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja.

The post Përgjimet / Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, Franc Çopja këshillonte: Mos fut lek nën tokë, do prishen appeared first on Gazeta Si.

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga valuta, 3 persona në hetim në Elbasan

12 August 2025 at 10:29

Gazeta Si – Administratorët e 3 subjekteve në Elbasan janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave.

Në operacionin policor të koduar “The Script 2″, janë sekuestruar rreth 6.152.430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

“Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç”, – njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj)”, njofton Policia.

The post Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga valuta, 3 persona në hetim në Elbasan appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria ‘digjet’ nga veriu në jug, 50 vatra në 24 orët e fundit. Zjarre dhe në kodrat rreth Tiranës

12 August 2025 at 10:13

Gazeta Si – Prej disa ditësh, për shkak edhe të temperaturave të larta dhe personave të papërgjegjshëm, Shqipëria po përballet me situatë të rëndë nga zjarret, të cilat janë përhapur në disa zona të vendit, nga veriu në jug.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 vatra zjarri në mbarë vendin, nga të cilat 19 mbeten ende aktive. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë zonat e mbrojtura si Parku i Syrit të Kaltër, “Rëzoma” dhe zonat pyjore të Kolonjës e Gjirokastrës.

Operacionet për shuarjen e zjarreve po kryhen nga mbi 1 mijë forca tokësore dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga ajri me avionë dhe helikopterë nga Shqipëria, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në qarqet Berat, Tiranë dhe Dibër, flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra, veçanërisht në Poliçan dhe Rehovë.

Disa vatra janë përhapur në zona të thella malore dhe me terren të thyer, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Në shumë raste ndërhyrja është bërë e mundur vetëm me mjete ajrore, si në fshatin Damjan në Tiranë apo në zonën e Xathit në Pukë, ku janë aktivizuar forcat e armatosura dhe mjete të specializuara të emergjencës.

Sipas IGJEUM, për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të shkojnë deri në 41°C, rreziku për përhapjen e zjarreve është “i lartë” në të gjitha qarqet dhe “shumë i lartë” në disa zona të Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit. 

Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, flakët që morën përmasa të mëdha pasditen e djeshme kanë vijuar edhe gjatë natës, por me intensitet më të ulët.

Në fshatin Pecë, vatra është shuar gjatë natës, ndërsa prej mëngjesit në zonën e Syrit të Kaltër po ndërhyhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter.

Një ditë më parë u evakuuan vizitorët nga parku natyror, ndërsa qarkullimi Muzinë–Sarandë u mbyll për shkak se flakët zbritën deri në rrugë. Probleme u shënuan edhe në segmentin Bistricë–Muzinë.

Aktualisht, zjarri mbetet aktiv pranë fshatit Pecë, në perëndim të Syrit të Kaltër, ndërsa janë shuar vatrat në fshatrat Ninat dhe Janjar të bashkisë Konispol.

Në veri, situatë alarmante paraqitet në Xath të Fushë Arrëzit, ku një vatër e rënë ditën e djeshme ka përfshirë rreth 35 hektarë pyje. Banorët e Xathit dhe Fletit vijojnë të jenë të evakuuar, ndërsa ndërhyrja nga ajri ende pritet. Tymi i dendur ka mbuluar qytetin e Pukës, rreth 40 kilometra larg vatrës.

Problematike është edhe situata në Finiq, ku prej disa ditësh flakët janë përhapur nga një fshat në tjetrin. Në Leshnicë të Poshtme janë djegur disa banesa. Zjarre me përmasa të mëdha janë regjistruar edhe në malin e Poliçanit në Berat.

Një tjetër vatër e madhe u regjistrua pasditen e djeshme në Poliçan të Beratit, ku zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha pyjore në zonat malore dhe po i afrohej me shpejtësi banesave.

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara. Dhe kjo nuk është vatra e vetme në kryeqytet.

Në fakt, rreth 10 vatra aktive ka patur të raportuara orët e fundit në Tiranë, ku momentalisht situata më e vështirë duket tek vatrat në faqe të malit në Fortuzaj.

Disa vatra të tjera janë raportuar edhe në zonën e Petrelës, në Malin e Bërzhitës, në afërsi të zonës së Arbanës, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes ka patur ndërhyrje të forcave zjarrfikësve. Në Arbanë po ashtu ka patur edhe ndërhyrjen e një helikopteri Canadair kroat. 

Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin.

Në ndihmë të operacioneve të shuarjes së zjarreve janë angazhuar avionë dhe helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria e Mbrojtjes, Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të të gjitha bashkive të vendit janë në gatishmëri të plotë dhe po bashkëpunojnë ngushtë me forcat zjarrfikëse për të menaxhuar zjarret në territor. 

The post Shqipëria ‘digjet’ nga veriu në jug, 50 vatra në 24 orët e fundit. Zjarre dhe në kodrat rreth Tiranës appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 11 August 2025Main stream

Ministri izraelit i Financave kundër planit të Netanjahut për Gazën: Do të dështojë

11 August 2025 at 14:49

Gazeta Si – Shumë i butë, i dashur Bibi. Ajo që indinjon botën e pafuqishme, masakrimi i dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është ajo që skandalizon edhe botën e vogël por shumë të fuqishme të aleatëve të tij ultra.

Por për arsyen e kundërt: pasi u recituan lutjet dhe përfundoi shabati, mbrëmë, lideri fetar dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, postoi në rrjetet e tij sociale një video akuze ndaj Netanjahut.

Tre minuta, për të përsëritur se tashmë kishte “humbur besimin” tek Bibi dhe se “plani për Gazën do të dështojë”.

Sipas Smotrich, kryeministri izraelit ka hyrë në luftë me dorë tepër të lehtë. Dhe po humbet kohë, sepse qyteti i Gazës duhet rrafshuar menjëherë dhe jo pas dy muajsh.

Dhe ka shmangur në mënyrë hipokrite vendime të tjera radikale, si shkarkimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, i cili në fakt e konsideronte një kurth vdekjeprurës për IDF-in pushtimin e plotë të Rripit.

Gjëja e çuditshme, por as aq, është se Netanjahu nuk bëri asnjë veprim. Ashtu si të premten nuk e shkarkoi gjeneralin Zamir, pas dhjetë orëve dramatike mbledhjeje, në të cilat në fund u vendos pushtimi ushtarak total, po ashtu dje nuk bëri asnjë koment pas fjalëve të Smotrich.

“Do të ishte sikur Sekretari amerikan i Thesarit të publikonte një sulm ndaj politikave të presidentit Donald Trump, – komenton gazeta ‘Haaretz’, – duke shpallur se kishte ‘humbur besimin’ në aftësinë e presidentit për ta drejtuar Amerikën drejt prosperitetit dhe suksesit ekonomik. Dhe të nesërmen në mëngjes, të mos kërkonte falje, as të mos i tërhiqte fjalët e tij. Dhe Trump të mos i kërkonte dorëheqjen nga qeveria. Natyrisht, e gjitha kjo do të dukej si një absurditet absolut, një skenar i pamundur që nuk do të ndodhte kurrë, jo vetëm nën mbikëqyrjen e Trump, por në shumicën e qeverive të botës. E megjithatë, në Izrael, ky është realiteti”. Gazeta izraelite p%rfundon: “Është diçka që Sharon apo Rabin nuk do ta pranonin kurrë”.

“Mina me sahat” Smotrich, i cili bashkë me ministrin tjetër ultra-nacionalist, Itamar Ben-Gvir shpesh e ka shantazhuar Netanjahun në vendime, dje shkoi më tej: një zëvendës i tij tha se mikro-partia e tij sioniste fetare Rzp – që sipas sondazheve nuk është e aftë as të hyjë në Knesset – mund ta rrëzojë qeverinë dhe të kërkojë zgjedhje të reja, nëse plani për Gazën nuk ndryshohet.

Deklaratat më bombastike të Smotrich vlejnë zakonisht sa ato të Hamasit: zero. Dhe Netanjahu e di. Sepse kryeministri nuk do zgjedhje dhe nuk i duan as “kippah”ët më ekstremistë të tij.

Por shtytja e religjiozëve të Rzp është një kurth. Kjo tregon se Bibi është edhe më i shantazhueshëm nga sa mendohej.

Dhe nëse shpërthimi i Smotrich do t’i bashkohej presioneve të familjeve të pengjeve, të cilat të dielën do të organizojnë një grevë të përgjithshme, ose madje kritikave ndërkombëtare dhe pakënaqësisë së vetë IDF-së, atëherë pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Dhe të çojnë vërtet në një ndryshim strategjie në luftë. Ose edhe në votime: Yair Lapid, lideri liberal i opozitës, i ka kërkuar tashmë Smotrich të bashkëpunojë për ta rrëzuar Netanjahun dhe “t’i japë zë” zemërimit të një vendi të zhytur në një luftë të pafund, që po i ngjan gjithnjë e më shumë një Vietnami.

Në shfaqjen e tij të dyfishtë, si një “fitues” i madh, Bibi dje nuk e preku këtë temë. Por u zgjat në mohimin e të drejtës së palestinezëve për një shtet: “Është diçka që i tremb izraelitët”, tha ai.

Para luftës, një e treta ishte pro. Por tani gjithçka ka ndryshuar. Nuk do të kryejmë një vetëvrasje kombëtare vetëm për të marrë në media një editorial të mirë prej dy minutash”. A do të mjaftojë shmangia e vetëvrasjes politike për të vazhduar të mbijetojë?

Marrë nga: “Corriere della Sera”

The post Ministri izraelit i Financave kundër planit të Netanjahut për Gazën: Do të dështojë appeared first on Gazeta Si.

Edhe Australia drejt njohjes së shtetit të Palestinës në shtator

11 August 2025 at 13:30

Gazeta Si – Kryeministri australian, Anthony Albanese ka thënë se Australia do ta njohë shtetin e Palestinës në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në Nju Jork nga 9 deri më 23 shtator.

Në javët e fundit, disa vende të tjera perëndimore kanë bërë njoftime të ngjashme, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Portugalinë.

Ashtu si udhëheqës të tjerë, Albanese ka mbështetur gjithashtu nevojën për të krijuar dy shtete, Izraelin dhe Palestinën, që mund të bashkëjetojnë.

Megjithatë, ky propozim është diskutuar për dekada, pa sukses, dhe është refuzuar zyrtarisht nga qeveria izraelite.

Albanese kritikoi Izraelin për luftën e tij në Rripin e Gazës dhe pushtimin e paligjshëm të Bregut Perëndimor. Ai tha gjithashtu se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në shtetin e ardhshëm palestinez.

The post Edhe Australia drejt njohjes së shtetit të Palestinës në shtator appeared first on Gazeta Si.

Kur Rusia mendoi se kishte bërë një biznes të mirë duke shitur Alaskën

11 August 2025 at 12:21

Gazeta Si – Kur Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, të takohen në Alaska më 15 gusht, ata do ta bëjnë këtë në territorin që dikur ishte rus dhe quhej “Amerika Ruse”.

Në vitin 1867, Perandoria e atëhershme Ruse, ia shiti Amerikës Ruse, Alaskën, Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja dukej e arsyeshme në atë kohë, por sot disa rusë duket se janë penduar.

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, e quajti së fundmi atë “marrëveshjen më idiote në histori”. Shtetet e Bashkuara paguan 7.2 milionë dollarë për atë territor të madh, gati katër herë më të madh se Gjermania, që sipas disa vlerësimeve do të ishte ekuivalente me rreth 25 miliardë dollarë sot.

Perandoria Ruse kishte filluar kolonizimin e Alaskës në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, duke themeluar disa kisha dhe vendbanime për kapjen e gëzofëve, të gjitha të vendosura në bregdet.

Rusët nuk e kishin eksploruar shumë brendësinë, as nuk ishin përpjekur të vendoseshin përgjithmonë, megjithëse, për të pushtuar zonat bregdetare më të vlefshme, kishin masakruar mijëra njerëz indigjenë. Alaska ishte kryesisht një pikë e para për gjuetarët, ku banonin vetëm disa mijëra njerëz.

Çeku me të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës blenë Alaskën

Në mesin e shekullit të 19-të, Alaska filloi të bëhej një barrë për Perandorinë Ruse. Ishte një territor larg kryeqytetit, Shën Petersburg, i konsideruar me pak vlerë ekonomike dhe i vështirë për t’u mbrojtur.

Alaska atëherë kufizohej me Perandorinë Britanike, e cila kontrollonte Kanadanë. Perandoria Britanike ishte rivali kryesor ndërkombëtar i Perandorisë Ruse dhe të dyja kishin qenë të angazhuara në konkurrencë ekonomike dhe ushtarake për dekada (veçanërisht në Azinë Qendrore, e cila më vonë do të njihej si “Loja e Madhe”).

Perandori rus Aleksandri II filloi të kishte frikë se britanikët mund të shfrytëzonin dobësinë e Alaskës dhe ta pushtonin atë.

Kështu që filloi të merrej në konsideratë shitja e territorit amerikanëve, me të cilët Perandoria Ruse kishte një marrëdhënie të mirë në atë kohë – dhe në çdo rast, ishte më mirë për ta ta kishin atë sesa për britanikët.

Një ilustrim tregon nënshkrimin e Marrëveshjes së Blerjes së Alaskës. William Seward është ulur në qendër, ndërsa Eduard de Stoeckl qëndron me dorën mbi glob

Negociatat u zhvilluan midis të dërguarit rus, Eduard de Stoeckl dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve William Seward. Të dy ranë dakord për shitjen më 30 mars 1867.

Paradoksalisht, në atë kohë, ishin amerikanët ata që besonin se kishin marrë marrëveshjen më të keqe. Mediat kritikuan blerjen e asaj që e quajtën “Seward Icehouse”, duke thënë se presidenti Andrew Johnson kishte blerë “një kopsht arinjsh polarë”.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, e kontrolluar nga republikanët (Johnson ishte demokrat) pengoi marrëveshjen e shitjes për muaj të tërë dhe e ratifikoi marrëveshjen e shitjes vetëm një vit më vonë.

Në të kundërt, i dërguari rus, Stoeckl mori shumën e majme prej 25,000 dollarësh (rreth gjysmë milioni dollarë sot) për shërbimet e tij negociuese dhe një pension vjetor prej 6.000 dollarësh në vit.

Në vitin 1896, në Alaska u zbulua ari. Mijëra amerikanë filluan të zhvendoseshin në këtë territor. Gjatë shekullit të njëzetë, u zbuluan naftë dhe burime të tjera të rëndësishme. Në janar të vitit 1959, Alaska u bë shtet i SHBA-ve, i 49-ti (Hawaii u bë i 50-ti, në gusht të të njëjtit vit).

Një karikaturë satirike amerikane rreth blerjes së Alaskës

Gjatë dekadave, rusët janë pyetur vazhdimisht veten se si do të kishte ndryshuar historia botërore nëse nuk do ta kishin shitur Alaskën.

Rusia do të kishte një pikëmbështetje në kontinentin amerikan, jashtëzakonisht afër qyteteve veriperëndimore të SHBA-ve si Seattle. Gjithashtu do të kishte pasur një kontroll më të madh mbi Arktikun.

Për shumë nacionalistë rusë, shitja e Alaskës është ende një pretendim aktiv dhe disa madje po bëjnë thirrje për kthimin e saj.

Presidenti i atëhershëm, Dwight D. Eisenhower (në mes) me flamurin amerikan me 49 yje pasi iu shtua Alaska

Në vitin 2014, Putin e quajti shitjen e Alaskës “të lirë”, por shtoi se “nuk ka nevojë të shqetësohemi shumë për këtë”.

Vitin e kaluar, qeveria ruse nxori një dekret për të “mbrojtur pronën e Rusisë jashtë vendit”, duke përfshirë pronën nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe ish-Perandoria Ruse.

Dekreti synonte kryesisht mbrojtjen e pronës kulturore, por disa nacionalistë rusë filluan të spekulonin se Putini do të kërkonte kthimin e Alaskës (gjë që nuk ndodhi).

Departamenti i Shtetit u përgjigj shumë shpejt, përmes një zëdhënësi: “Mendoj se mund të flas në emër të të gjithë qeverisë kur them se ai nuk do ta marrë atë përsëri”.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Kur Rusia mendoi se kishte bërë një biznes të mirë duke shitur Alaskën appeared first on Gazeta Si.

Bie nga lartësia teksa po punonte, ndërron jetë 66-vjeçari në Tiranë

11 August 2025 at 11:58

Gazeta Si – Një 66-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e rënies nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në një firmë ndërtimi në zonën e Kinostudios. Policia në informacionin paraprak njofton se ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale Rr.M.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe dokumentin e saj.

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj”, njoftojnë blutë.

The post Bie nga lartësia teksa po punonte, ndërron jetë 66-vjeçari në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Tërmeti 6.1 ballë vret një person në Turqi dhe shemb dhjetëra ndërtesa

11 August 2025 at 11:23

Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore të dielën vonë pasdite. Epiqendra ishte në rrethin Sindirgi të provincës Balikesir.

Tërmeti ndodhi në orën 19:53 sipas orës lokale (18:53 GMT) në një thellësi prej 11 kilometrash. Sipas zyrtarëve, disa ndërtesa u shembën. Numri paraprak është një i vdekur dhe 29 të plagosur lehtë.

Tërmeti i fortë u ndje edhe në Stamboll dhe provincat përreth. Kjo u konfirmua nga Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, i cili në një mesazh në “X” theksoi se “të gjitha ekipet e AFAD dhe institucionet përkatëse kanë filluar menjëherë studimet në terren”.

Për momentin, shtoi ai, “nuk janë raportuar dëme ose pasoja të konsiderueshme” dhe autoritetet po monitorojnë vazhdimisht situatën.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya raportoi se pesë persona, përfshirë një grua të moshuar, u shpëtuan nga një ndërtesë e shembur në Sindirgi, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në një tjetër.

Në fshatin e afërt Golcuk, disa shtëpi dhe minarja e një xhamie u shembën, raportoi kryetari i bashkisë Serkan Sak.

Viktima, deklaroi ministri i Brendshëm, ishte një burrë 81-vjeçar, i cili vdiq pasi u nxor nga rrënojat. Sa i përket të plagosurve, “gjendja e tyre nuk është serioze”, shtoi Yerlikaya.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u dërgoi një mesazh njerëzve të prekur nga tërmeti më 11 nëntor. “U shpreh urimet e mia më të mira të gjithë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti që goditi Balikesirin dhe u ndje edhe në provincat tona rajonale. Të gjitha institucionet përkatëse kanë ndërmarrë veprime dhe po miratojnë masat e nevojshme”, shkroi ai. “Po e monitorojmë nga afër situatën. Zoti e ruajttë vendin tonë nga çdo lloj fatkeqësie”.

The post Tërmeti 6.1 ballë vret një person në Turqi dhe shemb dhjetëra ndërtesa appeared first on Gazeta Si.

Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP pezullon policin në Tiranë

11 August 2025 at 11:04

Gazeta Si – Përpjekja për të ndihmuar vëllain, duke mbuluar një ngjarje të datës 5 korrik, ku ky i fundit akuzohej për kanosje të një personi, i ka kushtuar një punonjësi policie me detyrë pranë Komisariatit Nr.4 në kryeqytet.

Gjykata e Elbasanit ka lënë në “detyrim paraqitje” policin, i cili tentoi të fshinte provat për vëllain e tij Edison Pemaj, gjithashtu polic, pasi u arrestua për fajde dhe kanosje.

Policit, me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin nr.4 të Tiranës, i ndalohet gjithashtu edhe dalja jashtë vendit.

Ai akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. AMP bën me dije se efektivi dhe një person tjetër kanë tentuar që të fshehin provat materiale me qëllim lehtësimin e pozitës së të arrestuarit. Në detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendi është lënë edhe personi tjetër i akuzuar, shtetasi E. D.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’”, njofton AMP.

The post Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP pezullon policin në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu, seanca për ish-presidentin më 13 gusht

11 August 2025 at 10:35

Gazeta Si – Të mërkurën e 13 gushtit, në orën 10:00 do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Mësohet se gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Çela do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë pasi javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se vendimi lidhur me kërkesën e bërë prej tyre duhet të jepet nga gjyqtari që e ka ndjekur çështjen deri më tani.

Sipas Cakranit, ish-presidenti nuk ka asnjë arsye për t’u mbajtur në paraburgim pasi hetimet janë përfunduar dhe nuk ka rrezik që ai të ndërhyjë për prishjen e provave.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Ish-presidenti Ilir Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli.

The post Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu, seanca për ish-presidentin më 13 gusht appeared first on Gazeta Si.

Shkrumbohen nga flakët dy makina në Korçë dhe Vlorë

11 August 2025 at 10:25

Gazeta Si – Një makinë e parkuar në lagjen nr.10 të qytetit është gjetur e shkrumbuar nga flakët, ku dyshohet për ngjarje të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne. Automjeti është në pronësi të Sterjo Gërmenit.

Makina e djegur në Korçë

Zjarri ka djegur pjesërisht makinën duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur pranë vendit të njohur si “Ura e Laskos”, në Vlorë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë person i pranishëm. Autoritetet sakaq kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.

The post Shkrumbohen nga flakët dy makina në Korçë dhe Vlorë appeared first on Gazeta Si.

Tre të arrestuar nga zjarret në Kavajë dhe Rrogozhinë

11 August 2025 at 10:11

Gazeta Si – Policia e Kavajës ka identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie që përfshiu zona të mëdha me pemë frutore në fshatrat Peqinaj të Kavajës dhe Zhabjak të Rrogozhinës.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për zjarret në këto zona, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje. Falë hetimeve të shpejta, u arrit të identifikohen dhe arrestohen shtetasit F.P. nga Peqinaj dhe R.M. e J.M. nga Zhabjak.

Sipas hetimeve, zjarri nisi nga djegia e mbeturinave në tokat e tyre, por u përhap jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pemë frutore dhe duke djegur edhe një banesë të braktisur.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Tre të arrestuar nga zjarret në Kavajë dhe Rrogozhinë appeared first on Gazeta Si.

Situata me zjarret, 14 vatra aktive. Në Finiq digjen disa banesa. Dy helikopterë të Emirateve në ndihmë të Shqipërisë

11 August 2025 at 12:46

Gazeta Si – Ndërsa në vend janë raportuar 14 vatra aktive nga Veriu në Jug, beteja me zjarret në vend sa vjen e bëhet më e vështirë sidomos në Stnej të Kavajës dhe Bashkinë e Finiqit.

Për shuarjen e vatrës së zjarrit në fshatin Synej, është ndërhyrë me një avion “Canadair” të ardhur nga Kroacia.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se avioni po operon që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa më herët njoftoi edhe mbërritjen në vend të dy helikopterëve ‘Black Hawk’ të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërkohë nga zjarri në Finiq raportohet për disa banesa të djegura në fshatin Leshnicë e poshtme. Aktualisht, sipas raportimeve, zjarri vazhdon drejt Leshnicës së Sipërme.

Në Poliçan, ku situata mbrëmjen e djeshme ishte kritike, sot është në kontroll. Mbrëmjen e së dielës zjarri mori shtrirje të gjerë, dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zbriti në kodrat e fshatrave Plirëz dhe Mbrakull. U evakuuan të moshuarit e azilit dhe 6 familje që ndodheshin afër zonës së rrezikut.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 68 zjarrfikëse me 601 forca operacionale. Ato ndihmonë nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake.

Në kulmin e flakëve, në zonën e Delvinës, ku zjarret u përhapën nga kodrat e Palavlisë deri mbi malet e Borshit, mbi 2000 banorë u evakuuan, ndërsa u shkatërruan rreth 2000 rrënjë ullinj qindravjeçarë, dhjetëra hektarë tokë bujqësore, bagëti, koshere bletësh dhe 20 banesa, mes tyre edhe kisha e Shën Dhimitrit në Senicë, Monument Kulture i kategorisë së parë.

Dy persona nga Kopaçëzi pësuan djegie të rënda dhe u dërguan për trajtim të specializuar, ndërsa të tjerë u lënduan nga tymi dhe nxehtësia ekstreme, që në disa zona arriti deri në 50°C.

Rrjeti i ujësjellësit dhe linjat elektrike u shkatërruan plotësisht, duke i detyruar banorët të qëndronin në kushte të vështira për ditë të tëra.

Në ndihmë të autoriteteve shqiptare për përballimin e situatave me zjarret kanë ardhur dy helikopterë të rinj.

Bëhet fjalë për dy Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe që janë ulur në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Siç bën me dije Ministria e Mbrojtjes, ato do të angazhohen në operacionet për fikjen e zjarreve.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën”, njoftoi ministria.

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se sot nuk priten reshje prandaj rreziku është i lartë në të gjitha qarqet. Por në disa zona pritet rrezik shumë i lartë më konkretisht në jug të Qarkut Shkodër, veri të Qarkut Lezhë dhe Perëndim të Qarkut Elbasan.

“Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

The post Situata me zjarret, 14 vatra aktive. Në Finiq digjen disa banesa. Dy helikopterë të Emirateve në ndihmë të Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

❌
❌