Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Dukat, zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave

By: redi
21 August 2025 at 21:37

Situata e keqe me flakët po rikthehen. Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende.

Source

Berisha i fali edhe tre deputetë Metës, ish-deputeti Çollaku: Kështu nuk e bashkon të djathtën

By: redi
21 August 2025 at 21:20

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, do ti japë edhe 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku thotë se kjo lëvizje nuk e bashkon të djathtën. ”Problemi i PD nuk është pse i dhuron 7 deputetë e një grup parlamentar ish-LSI (parti me ideologji e…

Source

Vatra të reja zjarri në Kolonjë

By: redi
21 August 2025 at 21:03

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në afërsi të fshatit Shelegur në bashkinë Kolonjë, duke rrezikuar zonat e mbrojtura dhe bizneset përreth. Zjarri po përhapet me shpejtësi në një zonë me dendësi të lartë pyjore. Vatra të tjera aktive janë konstatuar gjithashtu pranë piramidave kufitare 13-14, në kufi me Greqinë. …

Source

”Serbia në prag të lu*tës civile”, Bytyçi: Destabilizimi rrezikon Kosovën dhe Shqipërinë

By: redi
21 August 2025 at 20:54

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi komenton tensionet në Serbi, ku prej muajsh po zhvillohen protesta masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiç. Sipas Bytyçit, situata është e jashtëzakonshme dhe po i afrohet kufirit të një lufte civile. ”Mbështetësit e Vuçiç po përleshen me studentët protestues. Këto skena nuk kanë ndodhur as në Shqipëri kur u rrëzua monumenti i diktatorit…

Source

Zjarret në BE me rekord, mbi 1 milion hektarë të djegur

By: redi
21 August 2025 at 20:47

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025, një rekord që prej fillimit të mbajtjes së statistikave në vitin 2006, sipas të dhënave zyrtare. Duke kapërcyer rekordin vjetor prej 988 524 hektarësh të djegur në vitin 2017, shifra arriti në 1 015 731 hektarë deri sot në mesditë, një sipërfaqe më e madhe se Qiproja. Spanja, Qiproja…

Source

Negociatat për Ukrainën, Trump: Brenda dy javësh mësohet nëse do të ketë paqe në Kiev

By: redi
21 August 2025 at 20:40

Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se brenda dy javësh do të mësohet nëse do të ketë paqe në Ukrainë. “Brenda dy javësh do ta dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë në një mënyrë apo në një tjetër. Pas kësaj, ndoshta do të na duhet të miratojmë një strategji të ndryshme”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë në Todd Starnes Show. Nga ana tjetër…

Source

Kishte plan arratisjen, telashe të reja për ish-presidentin

By: redi
21 August 2025 at 20:31

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është sërish në qendër të zhvillimeve politike dhe gjyqësore, pasi gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes i dha atij 48 orë kohë për t’iu përgjigjur akuzave të policisë federale se ai planifikonte të largohej nga vendi dhe të kërkonte strehim në Argjentinë. Në tekstin pa datë dhe pa nënshkrim, Bolsonaro pretendoi se përballej me “arrestim të…

Source

Rama promovon plazhin e Porto Palermos

By: redi
21 August 2025 at 20:23

I shtrirë mes kodrave të gjelbra dhe ujërave të detit Jon, Plazhi i Porto Palermos në Rivierën shqiptare ofron një destinacion perfekt për vizitorët, qofshin ata vendas ose të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit foto nga ky plazh, i cilësuar si një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar. Plazhi ka një pamje spektakolare me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye…

Source

Shqipëria vend tërheqës, mbi 10 mijë shtetas kërkuan leje qëndrimi në 7 muaj

By: redi
21 August 2025 at 19:59

Shqipëria po lakmohet nga të huajt edhe për të punuar. Filipinasit duket se kanë gjetur treg pune në vendin tonë, kryesisht baby-sitter, sanitare në shtëpitë e shqiptarëve, sallone estetike e të tjera. Shtetasit filipinas janë në vend të parë për numrin e kërkesave. Deri në fund të muajit korrik të këtij viti kanë aplikuar për leje qëndrim 10 mijë e 256 shtetas të huaj. Nga këta…

Source

Mbijetoi në aksidentin tragjik në Berat, gazetarja humb bashkëshortin: Plaga në shpirtin tim s’do shërohet kurrë

By: redi
21 August 2025 at 19:41

Gazetarja Sindi Salaj humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë të dielën në Berat. Ajo ka bërë një postim prekës për ikjen e 29 vjeçarit. Salaj thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre. “Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim.

Source

Aktori Naun Shundi në betejë me sëmundjen, Ministria e Shëndetësisë: Ka mbështetjen e plotë tonën

By: redi
21 August 2025 at 19:22

Aktori Naun Shundi po përballet me një betejë shëndetësore, dhe është dërguar për trajtim të specializuar në një spital jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se ka garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme. Sipas ministrisë, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në…

Source

KQZ nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

By: redi
21 August 2025 at 19:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të enjten pasdite. Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin…

Source

SHBA-Kurtit: Partitë serbe të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit

By: redi
21 August 2025 at 18:53

E ngarkuara me Punë në Ambasadën së Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati pati një takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Pas bisedës ajo shprehu shqetësim për ato që i quajti tendenca për të pamundësuar pjesëmarrjen ne zgjedhjet lokale të 12 tetorit të disa partive serbe. ”Unë ngrita shqetësimet tona me kryeministrin në detyrë mbi veprimet që kuptojmë se kryeministri në…

Source

Ministria e Arsimit miraton udhëzimin për vitin e ri shkollor

By: redi
21 August 2025 at 18:49

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar një udhëzim që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025-2026 në sistemin arsimor parauniversitar. Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në…

Source

Balluku poston pamjet: Investimi në nënstacionin elektrik në Fier, dyfishim i kapaciteteve

By: redi
21 August 2025 at 18:25

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nënstacioni elektrik në Fier, është tashmë transformuar dhe kapacitetet janë dyfishuar duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për të gjithë zonën. Balluku ka postuar pamje nga ky investim i ri i realizuar sipas parametrave bashkëkohorë teksa theksoi se “tani nënstacioni i ri elektrik…

Source

Flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi

By: redi
21 August 2025 at 17:55

Në Fushë-Arrëz është shfaqur një vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri. Bashkia bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve.

Source

Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit, autori: Më dhunoi babain, nuk durova dot dhe shkova e qëllova

By: redi
21 August 2025 at 17:48

25-vjeçari Xhesion Toromeni i cili vrau 32- vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, tha para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Ai ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit. ”Para tre vjetësh, për vijën e ujit…

Source

Pa ujë në Tiranë, UKT: Po riparohen defektet

By: redi
21 August 2025 at 17:38

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi këtë të enjte qytetarët se për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit: Kombinat Prush Sharrë Zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit…

Source

❌
❌