Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Main stream

Rregulla të reja për rinovimin e vizave amerikane duke filluar nga 2 shtatori

14 August 2025 at 18:31

Gazeta Si – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme ose ato që kanë skaduar brenda 12 muajve të fundit, do të mund të rinovohen përmes postës.

Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë personale në ambasadë.

Ambasada nxit aplikuesit që të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për të marrë informacion mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet aktuale të ambasadës.

“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë. Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës”, shkruan ambasada.

The post Rregulla të reja për rinovimin e vizave amerikane duke filluar nga 2 shtatori appeared first on Gazeta Si.

Në takimin me Putinin, Trump nuk do të ketë këshilltarë!

14 August 2025 at 17:51

Gazeta Si – Kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin të takohen të premten (në 21:30 me orën shqiptare) në një bazë ushtarake në Anchorage të Alaskës, delegacioni amerikan ka të ngjarë të mos ketë me vete analistë të Rusisë ose Ukrainës: pothuajse të gjithë janë shkarkuar nga puna në muajt e fundit, siç raportoi “Financial Times”.

Takimet e rëndësishme si ajo me Putinin, zakonisht përgatiten dhe koordinohen nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, një organ i ngarkuar me këshillimin e presidentit të SHBA-ve për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë dhe koordinimin e punës së departamenteve të ndryshme.

Por në muajt e fundit, Këshilli, i cili nën drejtimin e ish-presidentin Joe Biden kishte më shumë se 300 anëtarë, është zvogëluar me më shumë se gjysmën.

Organi aktualisht nuk ka as një kryetar, pasi i emëruari fillestar i Trump, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Ëaltz dha dorëheqjen, pasi ndau gabimisht informacione të klasifikuara ushtarake në një bisedë me një gazetar të revistës “The Atlantic”.

Roli i tij po plotësohet në mënyrë të përkohshme nga Sekretari i Shtetit (domethënë, ministri i Jashtëm), Marco Rubio.

Departamenti i Shtetit do të ishte një vend tjetër ku administrata Trump mund të mbështetej te ekspertët për këshilla, por edhe atje, më shumë se 1,300 persona u pushuan nga puna muajin e kaluar, përfshirë shumë analistë që mbulojnë Rusinë dhe Ukrainën.

“Mund të themi me siguri se nuk ka asnjë këshilltar ekspert për Rusinë dhe Ukrainën që mbështet Trumpin”, tha Eric Rubin, një ish-diplomat gjatë administratës së parë të Trump, për “Financial Times”.

Ky është një rezultat i parashikuar nga administrata. Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trump ka pushuar nga puna mijëra punonjës federalë, pjesërisht duke pretenduar se dëshiron të kufizojë shpërdorimin dhe pjesërisht, sepse beson se shumë punonjës mbështesin një “ideologji radikale” të krahut të majtë, siç e tha Marco Rubio kur urdhëroi pushimet nga puna në Departamentin e Shtetit.

Për më tepër, Trump ka zgjedhur sistematikisht njerëz bazuar në besnikërinë personale, jo në kompetencë.

Ndërsa gjatë mandatit të tij të parë, ai ishte i rrethuar nga ata që quheshin “të rriturit në dhomë” – njerëz kompetentë dhe të përgjegjshëm që ia frenonin instinktet më të këqija – por këta njerëz nuk janë më aty sot.

Për të udhëhequr negociatat në Ukrainë (dhe midis Izraelit dhe Palestinës), Trump ka zgjedhur Steve Witkoff, një ish-zhvillues pasurish të patundshme pa përvojë në politikën e jashtme dhe, në fakt, me një kuptim të dobët të çështjes ruso-ukrainase. Megjithatë, Witkoff është një mik personal i hershëm i Trump.

Problemi është se Trump mund të ketë nevojë për njerëz me përvojë për ta këshilluar gjatë një takimi si ai në Alaska.

Putin njihet si një politikan i aftë në këto situata, në gjendje të manipulojë dhe drejtojë bisedën aty ku dëshiron dhe të surprizojë bashkëbiseduesin e tij.

Fiona Hill, një studiuese e respektuar që e këshilloi Trumpin për Rusinë gjatë mandatit të tij të parë, tha se gjatë një konference të përbashkët për shtyp midis Trump dhe Putinit në Helsinki në vitin 2018, gjërat shkuan aq keq dhe Trump u manipulua aq shumë, sa “mendova të simuloja një krizë epileptike” që gjithçka të mbaronte më shpejt.

Është e vërtetë se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2018. Trump është me të vërtetë më me përvojë dhe mbi të gjitha, ai ka humbur të paktën një pjesë të admirimit që ndjente dikur për presidentin rus.

Në fakt, në javët e fundit, ai është bërë i paduruar me të për pengimin e vazhdueshëm të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Këtë herë Trump tha se ishte i bindur se do të ishte në gjendje të kuptonte nëse Putini po e gënjente apo jo që në shikim të parë, sapo të takoheshin.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Në takimin me Putinin, Trump nuk do të ketë këshilltarë! appeared first on Gazeta Si.

VIDEO/ Shiu shuan zjarret në fshatrat Lekël dhe Hormovë të Tepelenës

14 August 2025 at 16:04

Gazeta Si – Në fshatrat Lekël dhe Hormovë të Tepelenës, aty ku zjarri ka qenë aktiv prej disa ditësh, janë rikthyer reshjet e dendura të shiut, të cilat pritet të stabilizojnë situatën e zjarreve.

Flakët kishin përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella ndërsa u raportuan të djegura disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë.

Situata u përkeqësua më tej në këtë zonë nga shpërthimi i dy bombave të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat u aktivizuan për shkak të temperaturave të larta të zjarrit.

The post VIDEO/ Shiu shuan zjarret në fshatrat Lekël dhe Hormovë të Tepelenës appeared first on Gazeta Si.

Nicolás Maduro akuzon Ekuadorin për ‘hapjen e rrugëve’ të trafikut të drogës për mafien shqiptare

14 August 2025 at 13:26

Gazeta Si – Presidenti venezuelian, Nicolás Maduro akuzoi qeverinë ekuadoriane të drejtuar nga presidenti Daniel Noboa dhe administratën e mëparshme të Guillermo Lasso, për lehtësimin e rrugëve të trafikimit të drogës në territorin ekuadorian, nën ndikimin kriminal të mafies shqiptare.

Maduro, duke cituar një raport të OKB-së, vuri në dukje se trafikimi i kokainës kolumbiane është zhvendosur drejt Oqeanit Paqësor, kryesisht duke përdorur rrugët ekuadoriane dhe peruane.

“Tetëdhjetë e shtatë përqind e drogës së Kolumbisë kalon nëpër rrugët e Daniel Noboas dhe Dina Boluartes, Ekuador dhe Peru, ku sundon e djathta ekstreme, e kolonizuar nga amerikanët”, tha ai.

Sipas mediave ekuadoriane, presidenti pohoi se mafia shqiptare kishte fituar terren në Ekuador në kohën e administratës së ish-presidentit Guillermo Lasso dhe do të vazhdonte nën administratën e Daniel Noboas, të cilin e përshkroi si një “president mashtrues”.

Sipas Maduros, këto banda kriminale kanë “marrë kontrollin e Ekuadorit” dhe po përdorin “të njëjtat metoda”, si kartelet e Medellín-it dhe Cali-t në Kolumbi, të udhëhequra dikur nga trafikanti i drogës Pablo Escobar.

Megjithatë, ai theksoi se vetëm 5% e drogës kolumbiane përpiqet të kalojë nëpër territorin ose ujërat e Venezuelës, ndërsa 8% e bëjnë këtë nëpërmjet rrugëve kriminale në La Guajira, “të cilën Iván Duque ende e kontrollon”.

“Dikush në botë duhet ta thotë këtë”, theksoi Maduro, duke këmbëngulur se Venezuela mban “kufij të blinduar” dhe se “është një kampione botërore në luftën kundër trafikut të drogës dhe mafies së lidhur me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë”.

Rreth një javë më parë, në 8 gusht, SHBA njoftoi se kishte rritur në 50 milionë dollarë shpërblimin për informacione që çojnë në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke dyfishuar kështu shumën e vendosur më parë në 25 milionë dollarë nga administrata Trump në janar.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, në një video të postuar në rrjetet sociale të enjten, e përshkroi Maduron si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, duke bashkëpunuar me kartelet si Tren de Aragua, Cartel of the Suns dhe karteli famëkeq i Sinaloas në Meksikë.

Ajo tha se Maduro përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe për këtë arsye u dyfishua shpërblimi.

Sipas Bondit, Departamenti i Drejtësisë ka sekuestruar deri tani mbi 700 milionë dollarë pasuri të lidhura me Maduron, përfshirë dy aeroplanë privatë dhe nëntë automjete. Po ashtu, tonelata kokainë e sekuestruar është lidhur drejtpërdrejt me presidentin venezuelan.

Maduro u akuzua në një gjykatë federale amerikane në vitin 2020 për çështje të lidhura me drogën dhe u ofrua një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e tij, që më pas u rrit në 25 milionë nga administrata Biden. Kjo shumë është po aq sa shpërblimi që u dha për arrestimin e Osama bin Laden pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Pavarësisht këtyre akuzave dhe shpërblimeve, Maduro vazhdon të mbajë pushtetin pas rizgjedhjes së tij në vitin 2024, në një proces zgjedhor që u kritikua ashpër nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe disa vende të Amerikës Latine.

The post Nicolás Maduro akuzon Ekuadorin për ‘hapjen e rrugëve’ të trafikut të drogës për mafien shqiptare appeared first on Gazeta Si.

Bisedë ‘kokë më kokë’, pastaj konferencë për shtyp, agjenda (dhe ora) e takimit Trump-Putin

14 August 2025 at 12:40

Gazeta Si – Kremlini ka zbardhur agjendën zyrtare të takimit në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, të premten në 15 gusht.

Takimi i shumëpërfolur mes dy presidentëve do të mbahet në Alaskë në bazën ushtarake “Joint Base Elmendorf-Richardson” në qytetin Anchorage.

Sipas zyrtarit të Kremlinit, Yury Ushakov, takimi Trump-Putin pritet të nisë në orën 11:30 sipas kohës lokale të Alaskës (në Shqipëri i bie të jetë ora 21:30 e mbrëmjes). Takimi do të jetë ‘kokë më kokë’ mes dy presidentëve me praninë vetëm të përkthyesve.

Më pas, bisedimet do të vazhdojnë në formatin e delegacioneve dhe do të shoqërohen nga një drekë pune.

Në fund të takimit, pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Dy presidentët do të diskutojnë për të arritur një marrëveshje për paqen në Ukrainë, por dhe për çështje të tjera të sigurisë globale.

Gjithashtu, pritet një shkëmbim pikëpamjesh mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh SHBA-Rusi, veçanërisht në fushën tregtare dhe ekonomike.

Zyrtari rus, Ushakov, bëri të ditur se kohëzgjatja e bisedimeve do të varet nga rrjedha e diskutimeve.

The post Bisedë ‘kokë më kokë’, pastaj konferencë për shtyp, agjenda (dhe ora) e takimit Trump-Putin appeared first on Gazeta Si.

Trump: Pasojat do të jenë të rënda nëse Putin nuk pranon një armëpushim!

14 August 2025 at 10:46

Gazeta Si – Ruia e presidentit Vladimir Putin, do të përballet me “pasoja shumë të rënda” nëse nuk bie dakord për një armëpushim në luftën në Ukrainë gjatë samitit të tij me Donald Trump në Alaskë. Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti amerikan.

Duke folur për mediat pas një telefonate me Volodymyr Zelensky-n dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump sugjeroi gjithashtu se do të kërkonte një samit të dytë nëse takimi me Putin-in do të shkonte mirë, kësaj here duke përfshirë edhe homologun e tij ukrainas.

“Nëse i pari shkon mirë, do të kemi një të dytë shumë shpejt,” u tha Trump gazetarëve në Uashington, citon “The Guardian”.

“Do të doja ta bëja pothuajse menjëherë dhe do të kemi një takim të dytë të shpejtë mes presidentit Putin, presidentit Zelensky dhe meje, nëse ata duan që unë të jem aty.”

Trump nuk dha një afat kohor për takimin e dytë. Ai pritet të takohet me Putinin në Alaska të premten. Takimi do të zhvillohet në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf–Richardson, një objekt strategjik gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë.

I pyetur nëse Rusia do të përballet me pasoja nëse Putini nuk pranon ta ndalë luftën pas takimit në Alaska, Trump u përgjigj: “Po, do të ketë… pasoja shumë të rënda.”

Deklaratat e presidentit pasuan atë që ai e përshkroi si një telefonatë shumë të mirë me liderët evropianë, gjatë së cilës u diskutua objektivi dhe strategjia për samitin. Ai i qetësoi udhëheqësit evropianë duke u siguruar se prioriteti i tij ishte një armëpushim dhe se nuk do të bëhej asnjë lëshim territorial pa përfshirjen e plotë të Kievit.

The post Trump: Pasojat do të jenë të rënda nëse Putin nuk pranon një armëpushim! appeared first on Gazeta Si.

Trump dhe Europa paralajmërojnë Putinin. Plani me 5 pika dhe zgjidhja sipas ‘modelit korean’

14 August 2025 at 10:36

Gazeta Si – Në videokonferencën e djeshme, Donald Trump, sipas të dhënave jozyrtare, ka pranuar dy kërkesat kryesore të paraqitura nga Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë.

E para: do të jenë vetë ukrainasit ata që do të vendosin për fatin e territoreve të tyre të pushtuara. E dyta: amerikanët janë të gatshëm të ofrojnë, së bashku me evropianët, garancitë e sigurisë për ta mbrojtur Ukrainën nga sulmet e ardhshme.

Këto janë rezultatet politike më të rëndësishme, të cilat tani do të duhet të verifikohen në praktikë, duke filluar pikërisht nga samiti i shumëpritur i nesërm mes presidentit amerikan dhe Vladimir Putin.

Liderët evropianë kanë rënë dakord për një plan me pesë pika, të cilin më pas ia kanë paraqitur presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Me një parathënie metodologjike: roli i amerikanëve mbetet thelbësor për të testuar synimet e vërteta të Putinit. Trump dhe evropianët, pra, janë pajtuar për hapin e parë: “Asnjë negociatë për Ukrainën, pa Ukrainën”.

Së dyti: nuk diskutohet për kufijtë nëse Zelensky nuk është në tryezë. Së treti: bisedimet duhet të nisin nga linja e frontit në terren.

Së katërti: çdo lëshim ndaj Rusisë duhet të balancohet me garanci të forta mbrojtjeje ushtarake për Kievin. Së pesti: duhet mbajtur lart presioni mbi Moskën përmes sanksioneve.

Lideri ukrainas ishte ndër të parët që mori fjalën. Zelensky, me shumë kujdes, paralajmëroi presidentin amerikan: Putini po përpiqet vetëm të fitojë kohë; ai nuk dëshiron vërtet paqen, përveçse nëse marrëveshja përfundon në një dorëzim të pakushtëzuar për Ukrainën.

Të gjithë, nga presidenti francez Emmanuel Macron te Giorgia Meloni, kanë këmbëngulur në nevojën për të planifikuar që tani një tjetër samit, këtë herë me praninë e Zelensky-t dhe, pse jo, të evropianëve.

Spekulime qarkulluan gjithashtu në periferi të telefonatës. Lideri ukrainas ka ripropozuar “Romën”, pa specifikuar nëse i referohej kryeqytetit italian apo Vatikanit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përmendur Gjenevën. Por diskutimi ka mbetur sipërfaqësor: ndërkohë duhet parë se si do të shkojë samiti i gushtit.

Përpjekjet e diplomacive po përqendrohen te çështja territoriale. Edhe dje, Trump ishte i prerë: Kievi duhet të përgatitet të heqë dorë nga një pjesë e territorit kombëtar. Është kjo një perspektivë e pranueshme për Zelensky-n? Përgjigjja zyrtare është “jo”.

Por disa vende, ndër të cilat Gjermania, Polonia dhe pjesërisht Italia, po eksplorojnë një rrugë tjetër. Kancelari Merz ka folur për një orë për këtë në takimin dypalësh me Zelensky-n.

Ideja është që të përjashtohet në çdo rast njohja formale (“de jure”) e kalimit të rajoneve ukrainase nën Rusinë.

Pa përjashtime: as për Krimenë, as për pjesën e Donbass-it të pushtuar nga ushtria e Putinit, e aq më pak për distriktet që ende janë nën kontrollin ukrainas dhe që Putini i pretendon.

Mund të arrihet, në vend të kësaj, në ngrirjen e vijës së frontit, me një armëpushim të qëndrueshëm. Pra, zgjidhja koreane, e përmendur disa herë edhe vitet e shkuara.

Në këtë rast, Zelensky nuk do të ishte i detyruar, siç parashikon Kushtetuta, të thërrasë një referendum për të sanksionuar dorëzimin e territoreve dhe mund të ushqente shpresën, edhe pse të vakët, për t’i rikuperuar ato një ditë, në epokën pas-Putinit. Kjo sakrificë, megjithatë, do të duhet të kompensohet me garanci të mëdha sigurie.

Marrë nga: “Corriere della Sera”

The post Trump dhe Europa paralajmërojnë Putinin. Plani me 5 pika dhe zgjidhja sipas ‘modelit korean’ appeared first on Gazeta Si.

Zjarret nën kontroll, 23 vatra aktive në vend. Syri i Kaltër dhe Fushë-Arrëzi pikat më kritike

14 August 2025 at 18:08

Gazeta Si – Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e kësaj të enjteje se situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar në shumë zona problematike, pas angazhimit të forcave të emergjencës.

Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive, ku po vijojnë operacionet për shuarjen e tyre. Ndër pikat më kritike është Syri i Kaltër në Delvinë, ku mbi 200 forca, 11 automjete zjarrfikëse dhe avioni italian “Canadair” po luftojnë me flakët në Malin e Sopotit.

Në Poliçan, në zonat Zhapokikë, Plashnik dhe Rezervati Balloll, dje u evakuuan 20 banorë, ndërsa sot në terren po operojnë tre helikopterë, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Çekia.

Në Velçan të Beratit, ndërhyrja e shpejtë nga toka dhe ajri shmangu rrezikun për banesat, ndërsa dy helikopterë të Forcës Ajrore dhe forcat e ushtrisë vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrës.

Situata e rëndë vijon në Fushë Arrëz, ku mbi 150 forca po përpiqen të ndalojnë përhapjen e flakëve drejt zonave malore.

Edhe në Mali me Gropa, Tërnovë, Gramsh, Himarë, Selenicë dhe Mirditë, zjarrfikësit, forcat e ushtrisë dhe vullnetarët po punojnë për shuarjen e vatrave, në kushte të vështira terreni.

The post Zjarret nën kontroll, 23 vatra aktive në vend. Syri i Kaltër dhe Fushë-Arrëzi pikat më kritike appeared first on Gazeta Si.

Bilanci i zjarreve, në më pak se tre muaj janë arrestuar 46 zjarrvënës

14 August 2025 at 09:58

Gazeta Si – Që prej muajit qershor e deri më datë 14 gusht, gjithsej 137 persona janë identifikuar si autorë të zjarrvënieve në zona të ndryshme të vendit.

Sipas policisë, 46 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 91 të tjerë janë proceduar penalisht. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos tentojnë të ndezin zjarre për të djegur mbeturinat apo prodhime bujqësore për të pastruar territorin pasi ky veprim përbën vepër penale.

“Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse. Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre”- thuhet në njoftim.

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin 2025 janë shkrumbuar 49 mijë hektarë pyje me 93 vatra zjarri të identifikuara, policia ka bërë edhe një bilanc të zjarrvënieve të qëllimshme të konstatuara prej tyre.

Strukturat e policisë po ashtu po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit ka dhe një apel për të gjithë qytetarët që të mos shkaktojnë zjarre, ndërsa ua bën edhe njëherë të qartë blegtorëve dhe fermerëve se ata janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

Aktualisht situata paraqitet më e përmirësuar teksa banorët e fshatrave të rrezikuar nga flakët në Gramsh po nisin të rikthehen në banesat e tyre për t’u rimëkëmbur nga dëmet që la pas zjarri i përmasave të paimagjinueshme.

The post Bilanci i zjarreve, në më pak se tre muaj janë arrestuar 46 zjarrvënës appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 13 August 2025Main stream

Jo vetëm lufta në Ukrainë, çfarë do të diskutojnë Trump dhe Putin në Alaska?

13 August 2025 at 15:25

Gazeta Si – Pritja për samitin e mesit të gushtit në Alaska është në rritje. Me tre ditë të mbetura deri në samitin midis presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, mbeten disa të panjohura në lidhje me agjendën dhe organizimin.

Shtëpia e Bardhë deri më tani ka zbuluar se takimi do të mbahet në bazën ushtarake amerikane të Anchorage. Agjenda për takimin ballë për ballë midis dy udhëheqësve ende nuk është zyrtarizuar.

Megjithatë, të dy krerët pritet të angazhohen në një diskutim gjithëpërfshirës që nuk do të përqendrohet vetëm në luftën në Ukrainë.

Moska dhe Uashingtoni, në fakt, thuhet se kanë ndërmend ta shfrytëzojnë këtë mundësi për një lloj rivendosjeje të marrëdhënieve diplomatike.

Kështu, Trump dhe Putin pritet të diskutojnë sanksionet ekonomike, krizën ruse të naftës, energjinë bërthamore dhe rifillimin e mundshëm të marrëdhënieve tregtare, të cilat kanë qenë të ngrira për disa vite.

Zgjedhja e vendit të samitit – Autoriteti i Aviacionit Civil të SHBA-ve ka njoftuar mbylljen e disa kilometrave hapësirë ajrore rreth qytetit të Anchorage, aeroporti i të cilit dhe ai i bazës ushtarake Elmendorf-Richardson aty pranë, janë të vetmit të kualifikuar për të akomoduar mbërritjen e dy presidentëve dhe delegacioneve të tyre.

Ato kanë pista në gjendje për të akomoduar “Air Force One” e aeroplanin presidencial rus dhe janë të vendosura pranë infrastrukturës tregtare dhe civile që mund të akomodojë një numër të madh diplomatësh dhe personeli sigurie.

Lidhje me udhëheqësit evropianë – Ndërsa takimi midis Trump dhe Putin zhvillohet në Alaska, një video-konferencë do të mbahet njëkohësisht midis udhëheqësve europianë për të monitoruar të gjitha zhvillimet në samitin e Alaskës.

Donald Trump është zotuar t’i telefonojë ata menjëherë pas takimit me udhëheqësin e Kremlinit për t’i informuar mbi rezultatin.

Miliarderi në fakt e ka bërë të qartë qëllimin e tij pas samitit, për të folur me Zelenskin dhe BE-në për t’i informuar mbi të rejat e mundshme.

Paqja në Ukrainë – Qëllimi i presidentit amerikan është të marrë meritat për suksesin e një armëpushimi (të mundshëm dhe të dëshiruar) midis Moskës dhe Kievit.

Duke pasur parasysh kërkesat dhe kushtet e Putinit, faktori i panjohur mbetet aftësia e presidentit amerikan për të lehtësuar një marrëveshje që nuk përfaqëson një humbje për Ukrainën.

Do të flitet për një shkëmbim territoresh, siç e ka deklaruar vazhdimisht presidenti amerikan.

Por Kievi dhe europianët janë mosbesues dhe kanë frikë se shkëmbimi do të thotë vetëm lëshime për Moskën.

Çështja e sanksioneve – Trump ka ngritur vazhdimisht mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Moskës, por deri më tani nuk ka vepruar.

Në fund të dhjetë ditëve të dhëna Putinit për një armëpushim, ai nuk vendosi asnjë ndëshkim, duke njoftuar (në atë që konsiderohet një tjetër ndryshim fytyre) një takim ballë për ballë me udhëheqësin e Kremlinit.

Në Kongres, shtytja dyplëshe për sanksione më të ashpra kundër Moskës ngeci pikërisht pasi Trump la të kuptohej se do të vepronte i vetëm.

Në sfond, Putin shpreson gjithashtu të shohë masat kufizuese që tashmë janë në fuqi kundër Rusisë të lehtësohen.

Tarifat për naftën ruse – Duke folur për “sanksione dytësore”, masa e Trump ka rënë tashmë mbi Indinë, e cila është goditur me tarifa prej 50%, e ndëshkuar për blerjen e naftës bruto nga Rusia.

Presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar një iniciativë të ngjashme kundër Kinës, megjithëse, siç pranoi zëvendës-presidenti J.D. Vance, rasti i Pekinit është më kompleks.

Një marrëveshje e re bërthamore? – Samiti mund të jetë një mundësi për të ringjallur dialogun midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi mospërhapjen e armëve bërthamore.

Aktualisht, vetëm një pakt është në fuqi midis dy vendeve, marrëveshja e Fillimit të Ri, e cila ekspertët thonë se tani është në pikën e thyerjes dhe, në çdo rast, do të skadojë në shkurt. Një traktat i ri po shqyrtohet.

Marrëdhëniet Uashington-Moskë – Me samitin, Putin synon një rivendosje të vërtetë të marrëdhënieve me Uashingtonin, me disa zyrtarë të Kremlinit që kohët e fundit kanë ngritur marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara mbi infrastrukturën dhe energjinë e Arktikut.

Trump nuk e përjashtoi një kthim në tregtinë normale me Rusinë: “Ai ka territor shumë të vlefshëm nëse Putini do të përqendrohej në biznes në vend të luftës”, tha presidenti.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Jo vetëm lufta në Ukrainë, çfarë do të diskutojnë Trump dhe Putin në Alaska? appeared first on Gazeta Si.

Greqia përfshihet nga zjarre të mëdha pyjore pranë Patras dhe ishujve Kios e Zakinthos

13 August 2025 at 15:01

Gazeta Si – Më shumë se 150 zjarre pyjore kanë rënë në Greqi, dy prej të cilave janë zhvilluar në ishuj që janë destinacione të njohura turistike: Kios, pranë bregdetit turk dhe Zakinthos, i vendosur në Detin Jon.

Një tjetër zjarr i madh po shpërthen në perëndim të Patras, qytetit të tretë më të madh të Greqisë në Peloponezin verior.

Mijëra njerëz, përfshirë banorë dhe turistë, janë përfshirë në operacionet e evakuimit që nga e marta: fshatra të tëra pranë Patras janë evakuuar.

Brenda dy ditësh, zjarret janë përhapur në 100 kilometra katrorë, 40 prej të cilave në Kios dhe 17 në Zakinthos, sipas vlerësimeve të bëra të mundura nga imazhet satelitore.

Gati pesë mijë zjarrfikës po marrin pjesë në operacionet e kontrollit dhe shuarjes së zjarrit. Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, tha se rreziku i përhapjes së zjarreve është ende i lartë sot për shkak të temperaturave të parashikuara për ditën: Greqia është prekur gjithashtu nga vala e të nxehtit që aktualisht po prek Italinë dhe vendet e tjera evropiane.

The post Greqia përfshihet nga zjarre të mëdha pyjore pranë Patras dhe ishujve Kios e Zakinthos appeared first on Gazeta Si.

Para dhe pas ekstradimit në Belgjikë, Franc Çopja shiti pasuri të paluajtshme miliona euro në Dubai

13 August 2025 at 13:45

Gazeta Si – Vetëm dy javë pasi Ermir “Cinco” Ndreaj, një shqiptar, i cili ka jetuar gjatë në Anversë dhe organizata e tij, pësuan një goditje, SPAK shkatërroi një tjetër organizatë kriminale, që njihet si klani “Çopja”.

Anëtarët e klanit u arrestuan në vende të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, ku u sekuestruan prona dhe mallra luksoze, por kreu i organizatës, Franc Çopja alias Gergely, para dhe pas ekstradimit në Belgjikë, e vazhdoi aktivitetin e tij tregtar në Dubai, duke shitur pasuri të paluajtshme me miliona euro fitim.

Ndërkohë, SPAK raportoi javën e kaluar se u sekuestrua një vendpushim luksoz në qytetin bregdetar të Durresit, ndër asetet e tjera, e cila i përkiste një prej anëtarëve, tashmë i shpallur në kërkim.

Por është klani “Çopja”, ai që mbahet përgjegjës për kontrabandën e shumë tonëve kokainë nga Paraguaj në Evropë, kryesisht në portet e Anversës (Belgjikë) dhe Hamburgut (Gjermani).

“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga më të fuqishmet me origjinë shqiptare në tregtinë ndërkombëtare të kokainës. Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregun europian”, thanë prokurorët në Shqipëri.

Tonelatat me kokainë të kapura nga autoritetet belge klanit “Çopja”

Hetimi bazohet kryesisht në mesazhet e hakuara nga shërbimi i enkriptuar i bisedave “Sky ECC”, i cili u deshifrua (pjesërisht) nga hetuesit belg të Anversës.

Këto mesazhe zbuluan se klani “Çopja” ishte përgjegjës për të paktën dy dërgesa mega-kokaine, njëra prej të cilave mbetet kapja më e madhe e drogës në Europë.

Në shkurt të vitit 2021, një sasi marramendëse prej 16.4 tonë kokainë, e fshehur në kanaçe me bojë, u gjet në tre kontejnerë në Portin e Hamburgut. Kjo ngarkesë kishte një vlerë potenciale në rrugë prej gati 1 miliard eurosh.

Deri në atë pikë, “Sky ECC” ishte hakuar tashmë dhe hetuesit po dëgjonin drejtpërdrejt bisedat e kriminelëve të drogës.

Disa muaj më parë, në nëntor të vitit 2020, klani “Çopja” kishte arritur të importonte një dërgesë masive kokaine.

Sipas SPAK, 11.6 tonë kokainë u dërguan nga Paraguai në kanaçe me bojë dhe sapun në portin e Anversës.

Disa ditë më vonë, 600 kilogramë të tjerë kokainë, një pjesë e mega-ngarkesës, u sekuestruan në depot e organizatës në Roterdam të Holandës.

Kishte gjithashtu 2 milionë euro në para cash. Me sa duket, këto para duhej të transportoheshin ende në Shqipëri.

“Për këtë qëllim, organizata përdori shoferë autobusësh shqiptarë që lëviznin paratë cash gjatë transportit të pasagjerëve. Ata merrnin një komision prej 2 përqind për këtë”, – raportoi SPAK.

Me kërkesë të SPAK, dhjetë të dyshuar u arrestuan javën e kaluar. Shumica në Shqipëri, por i dyshuari më kryesor mori urdhër-arrestin e tij në një burg belg.

Ai është udhëheqësi i klanit “Çopja”, Franc Copja. Në Belgjikë, ai njihet më mirë me pseudonimin e tij si Franc Gergely.

Bosi i mafies shqiptare ndodhet në një burg belg që nga fundi i dhjetorit 2023, pasi u bë krimineli i parë i drogës që u ekstradua nga Dubai në Belgjikë.

Ai do të dalë në gjyq në Belgjikë për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua me plumba në rrugë në Molenbeek në nëntor 2020. Autoritetet belge e konsiderojnë Gergely-n, si njeriun që dyshohet se urdhëroi vrasjen.

Viktima Spahiu ishte gjithashtu një njeri me reputacion; ai, nga ana tjetër, konsiderohej një udhëheqës i klanit “Alibej” (njeri i familjes me Endrit dhe Erion Alibej: i pari u ekzekutua në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit” në Elbasan para disa vitesh, ndërsa vëllai i tij është kthyer në një të penduar të drejtësisë për llogati të SPAK).

Nuk është ende e qartë nëse urdhër-arresti nga Shqipëria kundër Gergely-t do të thotë se ai do të ekstradohet apo se do të gjykohet fillimisht në Belgjikë për vrasjen e Spahiut.

Por para ekstradimit të tij, Franc Çopja kishte jetuar në Dubai për një kohë të gjatë (ashtu si vëllai i tij Hajdar Çopja, i shpallur në kërkim nga SPAK) dhe kontrollonte trafikun e kokainës prej andej.

Ai shiti pasuritë e tij të patundshme në Dubai në muajt para ekstradimit të tij në dhjetor 2023 dhe madje deri në shkurt 2024.

Sipas mediave belge, 43-vjeçari shiti apartamente me vlerë 12 milionë euro në Dubai, të cilat gjeneruan një fitim prej 3.7 milionë eurosh.

Në janar të këtij viti, SPAK vendosi sekuestrimin e 10 milionë dollarë në kriptovaluta të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani.

Përveç miliona dollarëve në kriptovaluta, Prokuroria e Posaçme i sekuestroi dhe dhjetëra pasuri të tjera të paluajtshme, si vila, toka, njësi banimi, njësi shërbimi, apartamente etj.

Njëri nga vëllezërit Çopja, Franci, është ekstraduar në Belgjikë nga Dubai prej më shumë se një viti. Autoritetet belge e kishin shpallur në kërkim si të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga vendet e Amerikës Latine, së bashku me vëllain tjetër, Hajdarin, i cili vijon të jetë në arrati dhe dyshohet se fshihet në Dubai.

The post Para dhe pas ekstradimit në Belgjikë, Franc Çopja shiti pasuri të paluajtshme miliona euro në Dubai appeared first on Gazeta Si.

Të jetosh pranë detit të zgjatet jeta me disa vite, por nuk është vetëm jodi!

13 August 2025 at 13:01

Gazeta Si – Që ajri i detit i bën mirë shëndetit, tani është pothuajse një klishe, një siguri që mbështetet edhe nga shkenca.

Gjenerata të tëra fëmijësh janë dërguar nga pediatër dhe prindër të shqetësuar për të luajtur në bregdet vetëm për të “thithur jodin”, i perceptuar si një lloj ilaçi për çdo sëmundje, qoftë aktuale apo e mundshme.

Megjithatë, tani, studiuesit në Universitetin e Ohajos në SHBA, kanë konfirmuar se të jetosh disa hapa larg një plazhi, mund të të zgjatet jeta, duke garantuar “dy vjet shtesë” jetë për këdo që mund të shikojë nga dritarja e tij dhe të vështrojë një hapësirë blu. Dhe jo, nuk është vetëm jodi.

A e dinte arkitekti tashmë këtë? – Le Corbusier e kuptoi atë para kujtdo tjetër. Tani i moshuar, pas një jete të mbushur me angazhime dhe kënaqësi, arkitekti i famshëm projektoi dhe ndërtoi një kasolle minimaliste prej druri pranë Roquebrune-Cap-Martin, në Rivierën Franceze, në vitin 1951.

Atje ai u tërhoq, vetëm pak hapa larg detit midis pemëve të akantusit, agaves dhe eukaliptit, deri në vitin 1965, kur vdiq gjatë një prej notimeve të tij të shumta në masën ujore përpara “Cabanon”-it të tij.

Ndoshta jeta e tij e gjatë u zgjat pikërisht nga ajo zgjedhje për të lënë gjithçka pas për t’u afruar më shumë me Mesdheun, duke demonstruar në mënyrë indirekte atë që një studim amerikan i koordinuar nga eksperti i shëndetit mjedisor, Jianyong Wu i Universitetit Shtetëror të Ohajos, tani e konfirmon.

Vlen vetëm për detin – “Në përgjithësi, banorët e zonave bregdetare mund të presin të jetojnë një ose dy vjet më gjatë se jetëgjatësia standarde amerikane prej 79 vjetësh”, shpjegoi Wu, duke vënë në dukje se efektet e dobishme të detit nuk përsëriten në mënyrë të barabartë nëse dikush zgjedh të jetojë pranë liqeneve ose lumenjve.

Në rastin e dytë, në fakt, “ata që jetojnë në zona urbane pranë lumenjve dhe liqeneve të brendshëm kanë një jetëgjatësi prej rreth 78 vjetësh”.

Ky fakt i habiti vetë studiuesit, por ata as nuk do të ëndërronin të vinin në dyshim rezultatet e një studimi të bazuar në analizë të gjerë të të dhënave. Kjo është baza e kësaj hipoteze, falë një hulumtimi të publikuar në revistën “Environmental Research”.

Një studim që përfshinte mijëra njerëz – Studiuesit amerikanë arritën në përfundimet e tyre pasi mblodhën dhe analizuan të dhëna nga 66,000 njerëz, duke lidhur vendbanimin e secilit person dhe moshën në momentin e vdekjes, me qëllim deshifrimin e faktorëve që mund të ndikojnë në këtë të fundit.

Ndër arsyet e sugjeruara nga studiuesit për të shpjeguar fenomenin e jetëgjatësisë detare, janë disa, mjaft të lehta për t’u hamendësuar.

Para së gjithash, fakti që në bregdet, trupi (dhe mendja) nuk kanë pse të përshtaten me tronditjen e kalimit nga nxehtësia e tepërt, në të ftohtë.

Prandaj, një klimë e butë është perfekte për të dalë jashtë, për të kaluar më shumë kohë jashtë dhe në mënyrë të pashmangshme për të mbushur mushkëritë me atë “ajër të mirë” të famshëm, i cili është gjithçka tjetër përveç se një mit.

Të shëndetshëm, të lumtur dhe det – Është e vërtetë që deti ka një efekt të dobishëm për këdo që vuan nga alergjitë ose problemet e frymëmarrjes, si dhe është një ilaç për lëkurën, flokët (të forcuar nga uji i detit, i cili lufton natyrshëm zbokthin dhe flokët e yndyrshëm) dhe tiroiden.

“Afërsia me ujin, veçanërisht me detin, shoqërohet me shumë masa pozitive të mirëqenies fizike dhe mendore, nga nivelet më të larta të vitaminës D, deri te marrëdhëniet më të mira shoqërore. Shumë nga të njëjtat procese shkaktohen nga hapësirat e gjelbra, me disa përfitime shtesë”, – shpjegoi Dr. Matthew White, profesor në Universitetin e Exeter-it dhe psikolog në BlueHealth, një program kërkimor që studion përfitimet e jetesës pranë detit, në një artikull në “The Guardian”.

Në të njëjtin artikull, White citon një tjetër studim të vitit 2013 që zbuloi se mjediset bregdetare janë vendet më të lumtura, me përgjigje afërsisht gjashtë pikë më të larta se ato të mbledhura në mjediset urbane.

Nga ana tjetër, të shkosh në plazh, rrit nivelet e vitaminës D, duke stimuluar gjithashtu prodhimin e endorfinave, përgjegjëse për përmirësimin e humorit dhe mund të parandalojë sëmundjet autoimune.

Uji i detit në vetvete mbetet një burim magnezi, jodi dhe kaliumi, minerale që luftojnë infeksionet dhe ndihmojnë trupin të detoksifikohet dhe të shërohet.

Së fundmi, duhet të mbahet mend, se edhe thjesht shikimi i kësaj hapësire blu, ka një efekt qetësues në trurin e njeriut, i cili qetësohet nga një spektër i tillë ngjyrash.

Ndoshta për këto arsye, gjatë gjithë historisë, deti shpesh ka përfaqësuar një kufi në gjendje për të qetësuar njerëzimin, i perceptuar pothuajse si një barrierë mbrojtëse që duhet sfiduar vetëm në kohë emergjence.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Të jetosh pranë detit të zgjatet jeta me disa vite, por nuk është vetëm jodi! appeared first on Gazeta Si.

Shifra marramendëse që Trump ka fituar që kur është bërë president, e llogaritur nga ‘New Yorker’

13 August 2025 at 12:24

Gazeta Si – Sa është pasuria neto e Trump? Askush nuk e di: vlerësimet nga revista “Forbes” dhe “New York Times” kur ai mori detyrën variojnë nga 5 deri në 10 miliardë dollarë.

Sa pagoi ai në taksa? Edhe kjo është e mbuluar me mister, duke pasur parasysh se sipërmarrësi, i cili hyri në politikë për të sjellë transparencë dhe për të “tharë kënetën”, gjithmonë ka refuzuar të publikojë deklaratat e tij tatimore, siç kanë bërë të gjithë paraardhësit e tij.

Kjo ka të ngjarë të fshehë faktin se ai pagoi shumë pak taksa, duke pasur parasysh deklaratat e tij të përsëritura të falimentimit dhe tendencën e Organizatës Trump për të nënvlerësuar pasurinë e tij neto dhe për të amplifikuar humbjet në dokumentet e paraqitura në IRS (ndërsa, siç doli në gjyqe, kur ai mori hua nga bankat, ndoqi qasjen e kundërt, duke minimizuar humbjet dhe duke ekzagjeruar pasurinë e tij neto).

Mund të duket si një ushtrim akrobatik, pra, që revista “New Yorker” të ketë tentuar të llogarisë se sa po përvetësojnë Donaldi dhe familja e tij duke shfrytëzuar pushtetin e madh të presidentit të SHBA-ve për qëllime pasurimi privat.

Duke kombinuar fitimet nga kriptovalutat, ato nga marrëveshjet financiare dhe të pasurive të paluajtshme të pranuara bujarisht nga sundimtarët e Shteteve të Gjirit, dhurata të tilla si avioni jumbo i dhënë Trumpit nga Emiri i Katarit, fitimet nga artikujt e tregtimit me logon MAGA, kompensimet e marra nga kompanitë (nga Meta te Amazon, Disney dhe Paramount) që kishin frikë nga hakmarrja nga presidenti dhe të tjera, revista vlerëson se Trump do të korrë fitime prej 3.4 miliardë dollarësh nga ky mandat i dytë presidencial.

Shifër e ekzagjeruar? E nënvlerësuar? Nuk është kjo çështja: këto janë ende fitime të mëdha. Asnjë president tjetër në historinë amerikane nuk ka futur në xhep as edhe një qindarkë nga një shumë e tillë.

Rasti i Trump është i jashtëzakonshëm, jo vetëm për madhësinë dhe veçantinë e tij, por edhe për paturpësinë e protagonistëve të tij: e gjitha kjo bëhet hapur, me djemtë e Trump, Donald Jr. dhe Eric, që mburren me këto pasurime.

Dikur, veçanërisht me “zbritjen në politikë” të Silvio Berlusconi-t, thuhej se me një miliarder në qeveri, të paktën nuk do të kishte nevojë të shqetësohej për politikanët që kërkonin të pasuroheshin përmes administratës publike, duke pasur parasysh se ata janë tashmë tepër të pasur.

Trump, jo vetëm që e ka përmbysur këtë supozim, por madje ka shkuar aq larg sa të argumentojë se posti i tij politik i jep të drejtën të angazhohet edhe në veprime më të paskrupullta për të pasuruar veten dhe familjarët e tij: ligjet, rregulloret dhe rregullat e konfliktit të interesit zbatohen për figurat publike që i nënshtrohen atij, por jo për presidentin, i cili është përgjegjës vetëm dhe ekskluzivisht para votuesve për sjelljen e tij.

Kambanat e alarmit duhet të kishin rënë këtu kur Gjykata Supreme, një vit më parë, i mbajti presidentët përgjegjës për të gjitha veprimet e kryera në ushtrimin e detyrave të tyre.

Megjithatë, atëherë, ne ishim të shqetësuar për veprat penale të mundshme të një presidenti – abuzim me pushtetin, sulme ndaj sistemit zgjedhor ose ndryshe – jo për një “monetizim” të mundshëm të pushtetit të Shtëpisë së Bardhë.

Duket e paimagjinueshme, madje edhe për një figurë të paskrupullt si Trump, i cili tashmë në mandatin e tij të parë kishte lehtësuar marrëveshjet e pasurive të paluajtshme për organizatën e tij, nga e cila ishte ndarë vetëm përkohësisht, duke ia dorëzuar menaxhimin fëmijëve të tij, për ta transformuar presidencën në një makinë fitimi parash.

Fitimet nga ato marrëveshje pasurish të paluajtshme – në dhjetëra miliona dollarë – janë të zbehta në krahasim me atë që po shohim tani.

Por, pas një shqyrtimi më të afërt, aty filloi gjithçka: më 17 janar 2017, tre ditë para se të merrte detyrën, kur gazetarët e pyetën se sa taksa kishte paguar dhe si do t’i neutralizonte konfliktet e tij ekonomike të interesit, Trump u përgjigj se një president është në një nivel tjetër, nuk i nënshtrohet konventave të tilla.

Ai më pas shpjegoi se rreth asaj kohe, emisarët nga Dubai i kishin ofruar një marrëveshje shumë fitimprurëse prej 2 miliardë dollarësh, për të fituar favorin e tij: “Unë refuzova. Nuk dua të përfitoj nga situata të ngjashme, por mund ta kisha pranuar; do të kishte qenë legjitime”.

Në mandatin e tij të dytë, këto skrupuj u zbehën. Djali i tij më i madh, Donald Jr., e shpjegoi këtë me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme etike: gjatë mandatit të tij të parë presidencial, tha ai, ne shmangëm disa marrëveshje, por gjithsesi u sulmuam.

Këtë herë, duke parë se do të kishim përfunduar në shënjestër gjithsesi, vendosëm të ecnim përpara. Kështu që ai dhe Eriku vizituan Emiratet e Gjirit dhe konferencat e kriptoinvestitorëve, duke shpjeguar se marrëveshjet e reja fantastike në monedha digjitale pak a shumë të pakapshme mund të mbështeteshin në mbështetjen e babait të tyre, i cili gjithashtu do t’i rregullonte dhe autorizonte ato.

Sa e ndryshme do të ishte bota e re, filloi të bëhej e qartë tre ditë para inaugurimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë: të premten, më 17 janar 2025, Balli i Kriptovalutave, festimi i investitorëve të mëdhenj të kriptomonedhave, përfshirë figurat e mëdha të Silicon Valley, ishte duke u zhvilluar në një vilë luksoze në Uashington.

Në orën 9 të mbrëmjes, ndërsa bëheshin dolli, euforia u shua nga një lajm i raportuar nga Bloomberg: presidenti i ri sapo kishte njoftuar lançimin e kriptomonedhës së tij, $TRUMP, të cilën do ta përdorë për të fituar qindra miliona brenda pak muajsh midis tarifave të emetimit dhe transaksionit. “Ai po shkatërron gjithçka”, thanë shumë, ndërsa pinin shampanjën.

Burimi: “Corriere della Sera”; Përshtati: Gazeta “Si”

The post Shifra marramendëse që Trump ka fituar që kur është bërë president, e llogaritur nga ‘New Yorker’ appeared first on Gazeta Si.

I shoqi në burg, ish-Zonja e Parë e Koresë së Jugut arrestohet për disa akuza

13 August 2025 at 11:04

Gazeta Si – Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Keon-hee, u arrestua pasi u akuzua zyrtarisht të enjten e kaluar, ndër të tjera, për korrupsion, manipulim të tregut dhe ndërhyrje në zgjedhje.

Prokurorët kishin kërkuar që ajo të mbahej në paraburgim. Një gjykatë e miratoi kërkesën të martën dhe lëshoi një urdhër arresti. Kim kishte qenë tashmë në paraburgim për disa orë, duke pritur vendimin e gjyqtarëve.

Kim është gruaja e ish-presidentit Yoon Suk-yeol, i cili është gjithashtu në burg dhe në gjyq për kryengritje, tradhti të lartë dhe abuzim me pushtetin pas përpjekjes për të vendosur ligj ushtarak në dhjetor 2024.

Kjo është hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që një ish-president dhe zonja e parë janë arrestuar në të njëjtën kohë.

Akuzat që çuan në paraburgimin e Kim janë të ndara nga ato të Yoon, megjithëse hetime të tjera janë duke u zhvilluar për rolin e saj të mundshëm në përpjekjen për grusht shteti të burrit të saj.

Kim është akuzuar për 16 akuza, që mbulojnë një sërë çështjesh. Ndër të tjera, ajo akuzohet për pjesëmarrje në një skemë të paligjshme për të rritur vlerën e aksioneve të importuesit të makinave “Deutsch Motors” midis viteve 2010 dhe 2012; ndërhyrje në emërimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme parlamentare të vitit 2022 dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024; dhe pranimin e dhuratave të shtrenjta nga Kisha e Unifikimit (një grup fetar që konsiderohet gjerësisht si kult) në këmbim të mbështetjes së aktiviteteve të grupit nga bashkëshorti i saj, Yoon Suk-yeol.

The post I shoqi në burg, ish-Zonja e Parë e Koresë së Jugut arrestohet për disa akuza appeared first on Gazeta Si.

Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-presidentit

13 August 2025 at 11:45

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos e ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e lënë në “arrest me burg“.

Seanca nisi në orën 10:00 dhe zgjati për më shumë se një orë dhe kërkesa e Metës për ndryshim të masës së sigurisë, u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela.

Mësohet se për të shyqrtuar këtë kërkesë, gjyqtari Çela është kthyer nga pushimet, pasi më herët gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Ishte Kujtim Cakrani, avokati i Metës, ai i cili kërkoi që çështja e masës së sigurisë të shqyrtohej nga gjyqtari që e ka ndjekur dosjen që prej fillimit, pra Erjon Çela.

Meta kërkon lirimin nga qelia ku qëndron që prej 21 tetorit të vitit 2024 me argumentin se tashmë hetimet janë përfunduar, është marrë i pandehur dhe nuk ka mundësi të ndërhyjë për prishjen e provave.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

Kreu i Partisë së Lirisë është marrë i pandehur për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Së bashku me të janë marrë të pandehur edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorët e tyre Pirro Xhixho e Ema Çoku.

The post Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-presidentit appeared first on Gazeta Si.

Situatë kritike nga zjarret në Delvinë dhe Nartë të Gramshit, urdhër evakuimi për banorët: Ikni urgjent!

13 August 2025 at 11:33

Gazeta Si – Pas situatës së vështirë me zjarret në në Delvinë dhe Nartë të Gramshit, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për banorët e këtyre zonave që të evakuohen urgjentisht.

“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM! Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Por dy bashkitë më të prekura janë Gramshi dhe Delvina.

Konkretisht në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas të Gramshit, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë.

Janë raportuar dëme në banesa. Sipas shërbimeve emergjente, situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

Ndërkohë në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara.

Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.

Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.

Ndihmë mjekësore

Gjatë natës, për shkak të tymit dhe kushteve të krijuara nga flakët, rreth 10 qytetarë, përfshirë 4 ushtarë, kanë marrë ndihmë mjekësore për asfiksi në mjediset e Kinotetatrit të Delvinës, ku përkohësisht u vendos spitali i emergjencës.

Aktualisht mësohet se një pjesë e madhe e forcave zjarrfikëse dhe atyre të armatosura janë zhvendosur në Delvinë për të tentuar shuarjen e flakëve, ndërsa sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, nuk ka më rrezik për banesat.

Zjarri në Delvinë rrezikoi banesat e banorëve të fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 avionë grekë PLZ, 1 helikopter çek dhe një sllovak.

Situata vazhdon të jetë alarmante edhe në Gramsh, ku raportohet për rreth 40 shtëpi të djegura dhe bagëti të ngordhura.

Tre helikopterë vijojnë punën për shuarjen e flakëve

Mëngjesin e kësaj të mërkure, më 13 gusht, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale se aktualisht po punojnë në terren tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë, dy prej zonave ku situata paraqitet më pritike për momentin.

Ai ka falënderuar të gjithë operativët të cilët po punojnë duke rrezikuar jetët e tyre në zonat më kritike.

“Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pandalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë. Tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq. Vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin. Mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë.”, shkruna ministri, i cili mbrëmjen e kaluar në orët e vona deri gati në të gdhirë ka zhvilluar një mbledhje në Delvinë me strukturat vendore”, – tha Vengu.

The post Situatë kritike nga zjarret në Delvinë dhe Nartë të Gramshit, urdhër evakuimi për banorët: Ikni urgjent! appeared first on Gazeta Si.

Prostitucion kinezesh edhe në Vlorë, në kërkim tutorja. Kapen dy klientë

13 August 2025 at 10:24

Gazeta Si – Pas dhjetëra rasteve në zonën e plazhit në Durrës, veprimtaria e paligjshme e prostitucionit ka zbarkuar edhe në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës, ku janë vënë nën hetim 2 gra kineze dhe 2 klientë, njëri shqiptar dhe tjetri italian.

Sipas policisë, tutorja kineze, M.Y., 36 vjeçe është shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të personave të rritur.

Mësohet se ajo kishte marrë me qira një apartament të cilin e përdorte për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset kineze Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës; u proceduan penalisht edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, në rolin e klientëve”, – thuhet në njoftimin e policisë.

The post Prostitucion kinezesh edhe në Vlorë, në kërkim tutorja. Kapen dy klientë appeared first on Gazeta Si.

Tetë të arrestuar për zjarrvënie në Krujë, Berat, Dimal dhe Memaliaj

13 August 2025 at 13:15

Gazeta Si – Tetë persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme orët e fundit në Krujë, Berat, Dimal, Lushnjë dhe Memaliaj.

Sipas policisë, një 19-vjeçar në fshatin Brakanesh të Krujës është arrestuar, pasi dyshohet se u ka vënë zjarrin ullishteve të fqinjëve të tij.

I riu, i identifikuar si Endri Doku rezulton të ketë precedentë të mëparshëm kriminalë, ndërsa aktualisht gjykata i kishte caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për shkak të kultivimit të bimëve narkotike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve që 19 vjeçari kishte me fqinjët për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.

Një 61-vjeçar, Shezai Banaj, u arrestua, pasi ndezi zjarr në parkun kombëtar të Vjosës, në Mezarak, duke çuar në djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe 300 rrënjëve me ullinj.

Në fshatin Dushk të Lushnjës, është identifikuar një tjetër piroman, Arjan Kaja, 58 vjeç i cili ndezi zjarr në tokën e tij, e për pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme. Madje, 58-vjeçari pengoi edhe zjarrfikësit në përpjekjet për të vënë në kontroll situatën.

Po ashtu, policia njofton se 4 persona janë arrestuar për zjarret në Berat dhe në Dimal, si autorë të zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e këtyre zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Të arrestuarit në Berat janë: -Sh.D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;

-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.

Të arrestuarit në Dimal: janë S.M., 53 vjeç dhe L.B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.

Ndërkoh, në Memaliaj, Bashkim Lika, 62-vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi vendosi zjarr në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, në vendin e quajtur “Hams”.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj territori i fshatit Koshtan, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa (aktualisht të pabanuara).

The post Tetë të arrestuar për zjarrvënie në Krujë, Berat, Dimal dhe Memaliaj appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Digjet kisha historike dhe disa banesa në fshatin Lekël të Tepelenës

12 August 2025 at 22:16

Gazeta Si – Në qytetin e Tepelenës janë regjistruar dëme të mëdha nga zjarret e kësaj të marte. Disa banesa në fshatin Lekël janë djegur plotësisht, ndërsa forcat zjarrfikëse, policia dhe ushtria janë angazhuar në terren për të vënë flakët nën kontroll. Nëse situata përkeqësohet, rrezikohet edhe fshati Labovë i Gjirokastrës.

Përveç banesave, një kishë me vlerë historike është shkrumbuar plotësisht, ndërsa mbi 10 hektarë kullota dhe pesë stane janë shkatërruar nga zjarri.

Një tjetër pikë e vështirë mbetet Qafë-Muzina, ku bimësia po digjet me shpejtësi nga flakët.

The post Digjet kisha historike dhe disa banesa në fshatin Lekël të Tepelenës appeared first on Gazeta Si.

❌
❌