Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë/ Zelensky premton paqe të drejtë, liderët botërorë mesazhe urime
Ukraina festoi këtë të dielë 34 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, në atë që konsiderohet festa më e rëndësishme shtetërore pavarësisht se prej 3 vitesh vendi është në luftë me Rusinë.
Në një fjalim drejtuar Kombit Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky u shpreh se është vetë çështje kohe përpara se Ukraina të jetë e bashkuar sërisht si një familje, ndërsa shtoi se një paqe e drejtë është ajo ku Ukraina vendos vetë për të ardhmen e saj. Zelensky ripërsëriti zotimin e tij se nuk do të ketë lëshime territoriale, ndërsa shtoi se ndonëse nuk e kanë fituar ende këtë luft, sigurisht që Ukraina as nuk ka humbur.
Dhjetëra Liderë Botëror uruan Ukrainën në përvjetorin e pavarësisë së saj ku mes tyre edhe Presidenti Amerikan Donald Trump. Në letrën drejtuar Zelenskyt kreu I Shtëpisë së Bardhë teksa vlerëson sakrficat dhe qëndresën e popullit Ukrainas për liri shkruan se duhet ti jepet fund vrasjeve të pakuptimta nëpërmjet një marrëveshje paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Në ceremoninë e 34 vjetorit të pavarësisë Ukrainase që u mbajt këtë të dielë në Kiev mori pjesë edhe I dërguari i Donald Trump për Luftën Rusi- Ukrainë Keith Kellog I cili u nderua nga Zelensky me cmimin Urdhëri I Meritës.
Krah presidentit Ukrainas në këtë ditë të rëndësisshme ishte edhe kryeministri Kanadez Mark Carney I cili tha se vendi I tij do të qëndrojë gjithmonë në krah të Kievit. Në mesin e dhjetërave personaliteteve të larta që Uruan Ukrainën për Pavarësisnë e saj ishte edhe Papa Leoni I 14 I cili në letrën drejtuar Zelensyt shkroi se ai lutet për plagët e popullit Ukrainas dhe shpreson që shumë shpejt të ketë heshtje të armëve dhe t’I hapet rrugë dialogut dhe paqes.
Nderkohe qe ne Kiev mbaheshin festimet e pavaresise Ukrainase Rusia fajsoi këtë të dielë Kievin, duke thene se forcat ushtarake te trye kishin sulmuar me dron njërin prej centraleve të saj bërthamore në rajonin perëndimor të Kurskut, duke thënë se sulmi kishte shkaktuar një zjarr që u shua shpejt dhe fatmirësisht nuk pati viktima.
Moska zyrtare tha se sulmi me drone kishte dëmtuar një transformator, megjithatë sipas njoftimit të dhënë në Telegram nivelet e rrezatimin në centralin bërthamor ishin brenda normës. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike iu ka bërë thirrje vazhdimisht si Rusisë ashtu edhe Ukrainës që të tregojnë përmbajtje maksimale sa i perket sulmeve ndaj objekteve bërthamore përgjatë luftës.
Kremlini tha se sulmet Ukrainase goditën këtë të dielë edhe portin Ust – Lugë në Shën Petersburg duke shkaktuar zjarr në një terminal të madh karburanti. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra forca zjarrfikëse. / abcnews.al /