Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

“Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj

By: D Marku
25 August 2025 at 19:58

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të Innsbruck, njoftoi sot transmetuesi publik austriak ORF, i cili do të presë konkursin e këngëve të vitit të ardhshëm, finalja e të cilit është planifikuar për më 16 maj.

Kryeqyteti me më shumë se dy milionë banorë kishte aplikuar me sloganin “Evropë, a do të kërcejmë?” duke u bazuar në suksesin e edicionit të vitit 2015, pas triumfit të mbretëreshës me mjekër, Conchita Wurst.

Këtë herë, ishte artisti i ri JJ, një tenor austriako-filipinas 24-vjeçar, i cili mori trofeun.

“Reputacioni i Vjenës si një nga qytetet më të rëndësishme muzikore në botë dhe vendndodhja e saj në zemër të Evropës, e bëjnë atë qytetin ideal pritës për këtë konkurs të 70-të”, komentoi Martin Green, drejtori i Eurovisionit, në një deklaratë pasi vendimi u njoftua në ORF.

 

Vjena priti gjithashtu Eurovisionin në vitin 1967, pak më shumë se 10 vjet pas krijimit të tij.

The post “Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj appeared first on Albeu.com.

Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për “Bibliotekën e Fëmijëve” në Prishtinë

By: D Marku
25 August 2025 at 19:22

Modelja dhe humanistja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka dhuruar 10 mijë dollarë për “Biblotekën e Fëmijëve” në Prishtinë.

Ajo u prit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ambientet e “Bibliotekës së Fëmijëve” në Pallatin e Rinisë.

Së bashku diskutuan rreth projektit “The Library Project – Kosova” për modernizimin e bibliotekave dhe lexim-kuptueshmërinë për nxënësit kosovarë.

Bukuroshja, që jeton dhe vepron në Amerikë, theksoi se që nga fillimi i propozimit të këtij projekti, ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar dhe për të krijuar një librari të pavarur.

E Rama në një video në Facebook tha: “Emina faleminderit shumë që ke ardhur prej Miamit na ke sjell një çek 10 mijë dollarë për Bibliotekën e Fëmijëve në Pallat të Rinisë”.

“Faleminderit gjithë shqiptaro-amerikanëve, gjithë ndërkombëtarëve që kanë qenë pjesë e këtij donacioni të mrekullueshëm. Fëmijët e Prishtinës të duan”.

Sa i përket donacionit të dhuruar, Emina tregoi se paratë nuk vijnë vetëm nga ajo por shumë njerëz janë bërë bashkë për të mbledhur shumën e dhuruar.
“Këto para që janë të dhuruara sot për librarinë, nuk vijnë vetëm nga unë. Këto vijnë nga i gjithë populli që janë bashkuar së bashku, sepse edhe ata besojnë se fëmijët meritojnë me e pasë një vend ku munden me ardhë, ku është i shëndoshë, ku mund të ikin edhe nga problemet familjare, ku në fakt nuk do të jenë rreth rrjeteve sociale edhe shpresoj se vitin tjetër kur të vijë do të jetë e përfunduar dhe do t’i sjellë edhe fëmijët e mi të kënaqen këtu”, shtoi ndër tjerash Çunmulaj.

The post Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për “Bibliotekën e Fëmijëve” në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Jori Delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt, shteti të investoj edhe në shëndetësi

By: D Marku
25 August 2025 at 19:14

Jori Delli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka bërë një postim në rrjete sociale për mungesën që pati në këto platforma.

Ajo tregoi se ka pasur një rast në familje pasi babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

E njëjta ka shprehur pakënaqësi për spitalin në Vlorë, duke shtuar më pas që u transferua në Tiranë dhe se atje mori trajtimin e duhur.

Bukuroshja, e rritur në Itali, bëri një kërkesë në fund – që të investohet më shumë në shëndetësi, krahas turizmit e infrastrukturës së re.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje miq

Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë.

Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.

Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital.

Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.

Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.

Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.

Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe – dhe mbi të gjitha – në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë”.

The post Jori Delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt, shteti të investoj edhe në shëndetësi appeared first on Albeu.com.

Vendet më të bukura në botë që mund t’i shihni falas

By: D Marku
25 August 2025 at 18:00

Hyrja në shumë vende turistike zakonisht kërkon pagesë, por ka edhe destinacione ku mund të vizitoni atraksione të mrekullueshme pa shpenzuar asgjë. Për shembull, një vizitë familjare në Liqenet e Plitvicës kushton rreth 40 euro për person vetëm për biletën e hyrjes.

Kompania e qirave për pushime Kasago ka publikuar një hulumtim mbi atraksionet turistike më të mira falas në botë, duke përdorur vlerësimet e TripAdvisor. Sipas këtij hulumtimi, qyteti belg Bruges renditet i pari, ku Muzeu Mini Harp dhe sallat e tij të vogla të koncerteve marrin 94.5% vlerësime me pesë yje.
Në vendin e dytë është Muzeu Kombëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së në Daytona, i cili ofron ekspozita të ndryshme historike dhe ka marrë 92.85% vlerësime maksimale. Ujëvarat Horseshoe në Kanada renditen e treta, me 92.7% vlerësime me pesë yje.

Lista e dhjetë vendeve të para përfshin gjithashtu Muzeun Kombëtar të Këmbësorisë në Meksikë, Liqenin Bacalar, Tempullin e Artë në Indi, Malin Fitz Roy në Patagon, Varret e Ushtarëve të Panjohur në SHBA, Memorialin Australian të Luftës dhe Lanta, një vendstrehim kafshësh në Tajlandë.

Ky studim tregon se argëtimi dhe vizitat kulturore mund të jenë të aksesueshme për çdo buxhet, edhe kur planifikoni pushime me familjen.

The post Vendet më të bukura në botë që mund t’i shihni falas appeared first on Albeu.com.

Tronditje në kinemanë spanjolle! Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një beteje të fshehtë me kancerin

By: D Marku
25 August 2025 at 17:41

Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të dielën në një spital të Madridit, në moshën 42-vjeçare.

Mediat lokale raportojnë se ajo po luftonte në heshtje me kancerin, një diagnozë që u mbajt private nga ekipi dhe familja e saj.
Echegui, e lindur në Madrid më 1983, kishte mbi 30 role në filma dhe seriale, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë spanjolle në dy dekadat e fundit. Ajo fitoi famë me rolin kryesor në filmin “Yo soy la Juani” (2006), që i solli një nominim për çmimin Goya si Aktorja e Re më e Mirë.

Karriera e saj përfshinte role të spikatura si në filmin “My Prisoner’s Yard” (2008), në “The Cold Light of Day” (2012) përkrah Sigourney Weaver dhe Bruce Willis, si dhe në projektet ndërkombëtare “Fortitude” (2015–2017), “Book of Love”, “Explota Explota” (2020) dhe “Objetos” (2022). Roli i saj i fundit ishte në serialin e Apple TV+ “Love You To Death”, i publikuar këtë vit.

Lajmi ka tronditur botën e artit dhe fansat e saj. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e përshkroi atë si “një aktore me talent të jashtëzakonshëm dhe përulësi të madhe, që na la shumë herët.” Edhe aktori i madh Antonio Banderas shkroi në rrjetet sociale: “Kinemaja spanjolle është në zi për humbjen e Verónica Echegui. Ngushëllime familjes dhe miqve të saj.”

Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga aktori argjentinas Juan Diego Botto, i cili tha: “Jam i tronditur nga humbja e aktores së madhe Verónica Echegui. Një humbje e madhe për kinemanë tonë.”

Fansat gjithashtu e kanë përkujtuar si një “legjendë që u shua shumë shpejt”, duke ndarë mesazhe dhimbjeje dhe dashurie në rrjete sociale.

Përveç karrierës në film dhe televizion, Verónica ishte një zë i fuqishëm kundër abuzimeve seksuale në industrinë e kinemasë. Në një intervistë të vitit 2020, ajo kishte treguar se ishte përballur tri herë me sulme seksuale gjatë punës së saj.

The post Tronditje në kinemanë spanjolle! Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një beteje të fshehtë me kancerin appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Partnerja e re nuk po i ndahet Jozit, shfaqet krah tij këtë herë me portret

By: D Marku
25 August 2025 at 17:16

Pak javë pasi u zbulua identiteti i të dashurës së këngëtarit Jozi, duket se edhe vetë partnerja e tij, Xhoana Toshi ka vendosur të ndajë një pjesë të këtij kapitulli të ri në jetën e saj.

Në një postim në “Instagram Story”, Xhoana publikoi për herë të parë një foto krah Jozit.

Edhe pse ish banori i Big Brother VIP Albania, nuk shihet qartë në fytyrë, detajet e vogla në imazh, dallojnë se personi krah saj është Jozi.

Gjithashtu, vetëm dy netë më parë, Xhoana është parë në njërin nga koncertet e Jozit, duke e mbështetur nga publiku teksa ai performonte përpara fansave të shumtë.

Ky gjest tregon se ajo nuk po i ndahet askund këngëtarit dhe se marrëdhënia e tyre tashmë është bërë zyrtare dhe nuk fshihet më.

Me këtë dalje të parë publike, duket se romanca e Jozit dhe Xhoanës ka marrë një tjetër dimension, duke i bërë ndjekësit e tyre të presin me kureshtje hapat e ardhshëm të çiftit.

The post FOTO/ Partnerja e re nuk po i ndahet Jozit, shfaqet krah tij këtë herë me portret appeared first on Albeu.com.

Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin

By: D Marku
25 August 2025 at 16:53

Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë fuqinë tonë të brendshme. Ky është momenti për të qenë të vetëdijshëm, praktikë dhe për të mos dyshuar në intuitën tonë. Ditët nga 22 gushti deri më 22 shtator vijnë të mbushura me pasion, kritikë, dhembshuri e perfeksionizëm, një përzierje e fuqishme që do ta ndjejmë të gjithë.

Virgjëresha, shenja e tokës që shquhet për përkushtim dhe mençuri, na mëson se ndihma nuk mungon kurrë kur e kërkojmë. Mësimi kryesor i këtij sezoni është reciprociteti: të japim dhe të marrim energji me të njëjtin intensitet.

Virgjëreshat kanë natyrë analitike dhe shpesh mendojnë thellë mbi çdo situatë, duke i shqyrtuar gjërat nga të gjitha anët. Kjo u jep vendime të kujdesshme, por nganjëherë i bën të tepër-stresuar.

Ky sezon na fton të strukturojmë jetën, të bëjmë hapa të vegjël drejt progresit dhe të lidhemi me thelbin tonë të brendshëm. Por planetët do të na testojnë: eklipsi i plotë hënor në Peshqit më 8 shtator na shtyn të lidhemi më fort me të tjerët, ndërsa eklipsi diellor në Virgjëreshë më 22 shtator na kujton të vëmë veten në plan të parë.

Datat kyçe të sezonit

  • 23 gusht: Dielli dhe Hëna e re në Virgjëreshë → fillime të reja, më shumë empati
  • 26 gusht: Venusi hyn në Luan → romancë dhe pasion
  • 1 shtator: Saturni kthehet në Peshqit → vendos kufij
  • 2 shtator: Merkuri në Virgjëreshë → komunikim i qartë
  • 6 shtator: Uranusi retrograd në Binjakë → rishikim i ideve
  • 8 shtator: Eklipsi i plotë hënor në Peshqit → hapa drejt ëndrrave
  • 18 shtator: Merkuri në Peshore → balancë në fjalë

The post Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin appeared first on Albeu.com.

Artistët pro çështjes palestineze: Bienalja e Venecias të tërheqë ftesat për Gal Gadot dhe Gerard Butler

By: D Marku
25 August 2025 at 16:51

Një grup i madh artistësh kanë bërë një thirrje të qartë për të tërhequr ftesën për aktorin dhe producentin skocez, Gerard Butler dhe aktoren dhe producenten izraelite Gal Gadot për të marrë pjesë në Bienalen e Venecias, po kështu për çdo artist dhe personazh tjetër të famshëm që mbështet publikisht dhe në mënyrë aktive gjenocidin, shkruan Stefania Ulivi për ”Corriere della Sera”.

Ky grup kërkon edhe një hapësirë në dispozicion për të parakaluar në tapetin e kuq me flamurin palestinez.

Kjo është një nga kërkesat e bëra në Bienalen e Venecias nga grupi i aktorëve, regjisorëve dhe aktivistëve të bashkuar nën akronimin V4P (Venice4Palestine), në përgjigje të përgjigjes së Bienales së Venecias ndaj dokumentit të parë, të nënshkruar nga afërsisht 1 500 figura të industrisë së filmit, që kërkon një qëndrim të qartë nga Bienalja mbi tragjedinë e vazhdueshme në Gaza gjatë edicionit të ardhshëm të 82-të, i planifikuar nga 27 gushti deri më 6 shtator.

Mbështetësit përfshijnë Ken Loach, Jasmine Trinca, Carlo Verdone, Marco Bellocchio, Laura Morante, Abel Ferrara, Alba dhe Alice Rohrwacher, Toni dhe Peppe Servillo, Matteo Garrone, Valeria Golino, Mario Martone, Céline Sciamma, Audrey Diwan dhe Charles Dance, Fiorella Mannoia dhe Paola Turci.

Kërkesa thekson “se Bienalja e Venecias dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia kanë qenë gjithmonë, gjatë gjithë historisë së tyre, vende diskutimi të hapur dhe ndjeshmërie ndaj të gjitha çështjeve më urgjente me të cilat përballet shoqëria dhe bota”.

Gjithashtu kujton deklaratat e bëra nga presidenti Pietrangelo Buttafuoco dhe drejtori artistik i Festivalit Alberto Barbera në prezantimin e Venezia82, ato me rastin e Bienales së Arkitekturës2025 dhe Bienales së Artit 2024 si dhe fjalimin kryesor të Luciano Violante në qershorin e kaluar.

Shumë pak, sipas mendimit të nënshkruesve “komunikimi zyrtar i Bienales ende zgjedh të mos e përmendë Palestinën dhe gjenocidin e vazhdueshëm, e aq më pak shtetin e Izraelit, i cili po e përjetëson atë. Nëse Bienalja dëshiron vërtet të jetë një vend i debatit të hapur dhe të ndjeshëm, atëherë kjo hapësirë ​​duhet të jetë para së gjithash një hapësirë ​​e së vërtetës. Ne padyshim e vlerësojmë praninë e filmave si ‘Zëri i Hind Rajab’ nga regjisori Kaouther Ben Hania, por në të njëjtën kohë pyesim veten se si mund t’u bëjmë homazh figurave si Gerard Butler dhe Gal Gadot, protagonistë të një filmi jashtë konkursit, të cilët mbështesin ideologjikisht dhe materialisht sjelljen politike dhe ushtarake të Izraelit”.

Letra e sotme, e nënshkruar nën akronimin Venice4Palestine, shpreh kënaqësi me përgjigjen e marrë nga dy seksionet autonome dhe paralele të Festivalit të Filmit në Venecia “si përgjigjen mbështetëse dhe proaktive nga Ditët e Venecias ashtu edhe hapjen ndaj dialogut nga Java e Kritikëve të SNCC”.

Për më tepër, Bienalja kërkon që artistëve palestinezë t’u jepet hapësirë ​​gjatë ceremonisë së hapjes për të dhënë dëshmi të drejtpërdrejta.

Bienalja shpreh mbështetje për demonstratën “Ndalo Palestinën e lirë nga gjenocidi”, e planifikuar për 30 gusht në orën 17:00 në Lido, e promovuar nga grupe të ndryshme politike rajonale dhe kombëtare, kolektive dhe shoqata, dhe e mbështetur nga rrjeti i Artistëve #NoBavaglio dhe regjisorë të shumtë.

Nënshkruesit theksojnë se “nëse u deshën vetëm disa orë që kaq shumë njerëz të mblidheshin, kjo do të thotë që kinemaja italiane më në fund ka zgjedhur të qëndrojë në krah të popullit palestinez”.

The post Artistët pro çështjes palestineze: Bienalja e Venecias të tërheqë ftesat për Gal Gadot dhe Gerard Butler appeared first on Albeu.com.

Olta Gixhari shkëlqen në Madrid: Aktorja shqiptare tërheq vëmendjen me paraqitjet plot stil në kryeqytetin spanjoll

By: D Marku
25 August 2025 at 16:13

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga qëndrimi në Madrid, ku duket se po i shijon plotësisht ditët e verës.

Në postimet e publikuara në Instagram, Olta shfaqet fillimisht në një kafene të hapur duke shijuar mëngjesin me kroasan dhe kafe, në një atmosferë tipike europiane.

E veshur me një set sportiv në ngjyrë blu të errët, ajo përcolli një stil të thjeshtë dhe modern, duke kombinuar elegancën me komoditetin.

Në një tjetër fotografi, aktorja shfaqet pranë një prej monumenteve më të njohura të Madridit, Puerta de Alcala, ku me një qëndrim plot finesë, thekson elegancën dhe vetëbesimin që e karakterizon.

Olta gjithashtu publikoi një set tjetër veshjesh sportive me ngjyrë të kuqe, duke treguar edhe një herë aftësinë e saj për të eksperimentuar me ngjyra dhe për të tërhequr vëmendjen me stilin e saj.

Prej vitesh, Olta Gixhari mbetet një nga figurat më të komentuara të ekranit dhe rrjeteve sociale në Shqipëri, duke kombinuar karrierën artistike me një prezencë të fortë në medie.

The post Olta Gixhari shkëlqen në Madrid: Aktorja shqiptare tërheq vëmendjen me paraqitjet plot stil në kryeqytetin spanjoll appeared first on Albeu.com.

Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

By: D Marku
25 August 2025 at 15:25

Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole.

Futbollisti i Barcelonës zgjodhi një mënyrë tepër romantike për ta bërë publike marrëdhënien: një postim në Instagram Story për ditëlindjen e 25-të të artistes.

Në imazh, Yamal shihet duke e mbajtur Nicole nga beli, ndërsa përpara tyre qëndron një tortë e madhe e rrethuar nga petale trëndafilash.

Pas tyre, një buqetë gjigante me trëndafila plotësonte skenën, të cilën futbollisti e shoqëroi me emoji zemrash, duke lënë pak vend për dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Dyshja ka kaluar një pjesë të mirë të verës së bashku. Javën e kaluar ata u fotografuan në një pushim luksoz në Monako, ku qëndruan në hotelin “The Maybourne Riviera”, me çmim 2,700 euro nata.

Nicole gjithashtu ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së futbollistit në korrik, ndërsa muajin e kaluar të dy u panë duke shkëmbyer puthje në një klub nate.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk është marrë seriozisht nga të gjithë. Babai i Yamal, Mounir Nasraoui, në një prononcim për mediet tha se nuk ka dijeni për marrëdhënien e djalit të tij dhe madje pohoi se nuk e njeh aspak Nicki Nicole.

“Nuk e di kush është, as si duket fytyra e saj. Nuk përfshihem në këto aspekte të jetës së tij, përveç nëse bëhet fjalë për diçka serioze”, deklaroi ai, duke shtuar se vetë preferon muzikën amerikane ndaj asaj latine.

Ky konfirmim publik e vendos Lamine Yamal dhe Nicki Nicole si një nga çiftet më të komentuar të momentit, duke ndërthurur botën e futbollit me atë të muzikës urbane latine.

The post Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole appeared first on Albeu.com.

SELENA GOMEZ, FESTËN E BEQARISË NË MEKSIKË! Benny Blanco, me miqtë në Las Vegas. Dasma në shtator pritet të jetë një super-event. Mungesa e Taylor Swift bie në sy

By: D Marku
25 August 2025 at 15:20

Këngëtarja e njohur amerikane Selena Gomez, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa e beqarisë së organizuar në Cabo San Lucas, Meksikë.

Pas më shumë se tetë muajsh fejesë me producentin Benny Blanco, Artistja 33-vjeçare zgjodhi të kalojë disa ditë pushimi dhe argëtimi me mikeshat e saj më të afërta.

Në fotografitë e publikuara, Gomez shihet në një jaht luksoz, duke shijuar rrezet e diellit dhe pamjet e mrekullueshme të brigjeve meksikane. Ajo ishte e shoqëruar nga Ashley Cook, Raquelle Stevens, Courtney Lopez dhe kushërira e saj, Priscilla Marie.

Në disa momente, këngëtarja u fotografua edhe duke zbritur nga jahti, e veshur me pantallona të bardha dhe çizme kafe, duke tërhequr vëmendjen e mediave rozë.

Fansat vunë re mungesën e mikeshës së saj më të ngushtë, Taylor Swift, e cila ndodhet në listën e të ftuarve për dasmë, por nuk ishte e pranishme në këtë udhëtim. Ky detaj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje për arsyet e mungesës së saj.

Ndërkohë, producenti Benny Blanco, 37 vjeç, ka festuar ndarazi me miqtë e tij në Las Vegas, duke ruajtur traditën e një feste beqarie për djemtë.

The post SELENA GOMEZ, FESTËN E BEQARISË NË MEKSIKË! Benny Blanco, me miqtë në Las Vegas. Dasma në shtator pritet të jetë një super-event. Mungesa e Taylor Swift bie në sy appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga Fedez – Chiara Ferragni gjen dashurinë e re

By: D Marku
25 August 2025 at 13:53

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me një postim në Instagram.

Fotoja e parë e çiftit është publikuar pikërisht në Ibiza, aty ku një vit më parë kishte nisur romanca e tyre.

Që nga fillimi, ata janë ndjekur nga paparacët në pushime në Saint Moritz e Romë, duke u shfaqur të buzëqeshur, por ekspozimi i tepërt nuk është pritur mirë nga familja e Proveras, gjë që solli aludime për kriza dhe një ndarje të mundshme.

Madje, Giovanni u fotografua me ish-bashkëshorten, ndërsa Chiara dukej më e fokusuar në karrierë.

Megjithatë, në qershor ata u panë sërish bashkë në një fundjavë romantike në liqenin e Comos, dhe fotot e publikuara fshehurazi konfirmuan ribashkimin.

Në gusht, të rikthyer në Ibiza, vendi i fillimit të historisë së tyre, Ferragni dhe Provera vendosën ta bënin publike lidhjen me foton e parë zyrtare si çift.

Kjo vjen pas ndarjes nga Fedez, me të cilin Chiara ka qenë e martuar dhe ka dy fëmijë.

Pas muajsh të mbushur me thashetheme, polemika dhe vëmendje të madhe mediatike, influencerja duket se ka gjetur një fillim të ri në jetën e saj private pranë Giovanni Tronchetti Proveras.

The post Ndarja nga Fedez – Chiara Ferragni gjen dashurinë e re appeared first on Albeu.com.

Vivien Thano i kundërpërgjigjet Arbenita Ismajlit pasi në Big Brother e kishte krahasuar me palaço dhe bretkosë

By: D Marku
25 August 2025 at 13:40

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ky emër”.

Bukuroshja nga Shqipëria i është rikthyer kohës kur ka qenë në formatin e lartpërmendur, duke diskutuar për një moment që mori vëmendje në rrjete sociale, ku modelja nga Kumanova e krahasoi me palaço dhe bretkosë.

E njëjta i është kundërpërgjigjur Arbenita Ismajlit, e cila asokohe ishte tallur me të.

Vivien thekson se nuk e ka njohur më parë dhe se kanë gjëra e realitete krejtësisht tjera.

“Më mirë të merret me problemet e shtëpisë se vet se sa me problemet e Big Brotherit, se kam përshtypjen se kanë probleme më të mëdha se unë dhe Big Brother”, u shpreh ajo.

“Nuk e di pse e kishte bërë këtë postim, nuk e kam njohur. Është shumë simpatike, është më mirë të merret me problemet e veta se të Big Brotherit, se është më mirë”, shtoi ndër tjerash.

Në edicionin e parë të Big Brother, Vivien nisi një lidhje dashurie me Getinjon, e cila vazhdoi edhe për disa muaj jashtë.

The post Vivien Thano i kundërpërgjigjet Arbenita Ismajlit pasi në Big Brother e kishte krahasuar me palaço dhe bretkosë appeared first on Albeu.com.

FOTOT/ Oriola Marashi mahnit me paraqitjen e fundit

By: D Marku
25 August 2025 at 13:17

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një set të ri fotografik ku shfaqet në një fustan veror ngjyrë të verdhë.

E pozicionuar mbi një ballkon me pamje të ndriçuar nga dritat e qytetit, Oriola rrezaton elegancë dhe vetëbesim.

Fustani me prerje të shkurtër dhe detaje të theksuara në bel i vë në pah linjat e saj perfekte.

The post FOTOT/ Oriola Marashi mahnit me paraqitjen e fundit appeared first on Albeu.com.

Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur?

By: D Marku
25 August 2025 at 11:52

Robert Berisha dhe Ana Skrel, një nga çiftet e showbiz-it shqiptar shpesh shumë të komentuar, duket se po kalojnë një tjetër moment të ndërlikuar në marrëdhënien e tyre.

Pas një krize të parë që u bë publike disa muaj më parë, Ana Skrel riktheu në Instagram fotot me Robert Berishën, gjë që u pa si një shenjë ribashkimi për çiftin.

Por së fundmi, ato fotografi janë zhdukur sërish nga profili i modeles, dhe kaq ka mjaftuar për t’u ngritur aludime për një tension të ri mes dyshes.

Detaji që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është mungesa e një urimi publik nga Robert Berisha në ditëlindjen e Anës, ndonëse modelja festoi me miqtë dhe ndjekësit e saj.

Megjithatë, dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë hapur mundësinë që bëhet fjalë vetëm për një periudhë të ftohtë e jo përfundimin e historisë së tyre.

Sakaq rikujtojmë që ende nuk ka asnjë deklaratë publike prej tyre, as prej Robert Berishës dhe as prej Ana Skrelit. Fansat mbeten në pritje për të parë nëse Roberti dhe Ana do të kapërcejnë sërish këtë krizë, apo nëse kësaj here bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë.

Deri atëherë mbetet veç të presim…

The post Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur? appeared first on Albeu.com.

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

By: D Marku
25 August 2025 at 11:39

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur as ato që lidhen me jetën e saj sentimentale.

Një prej pyetjeve më të drejtpërdrejta ishte ajo për lidhjen e dikurshme me këngëtarin Mevlan Shaba. Një ndjekës e pyeti me tone të ashpra nëse ajo ishte penduar për gjithçka kishte bërë për të, duke e cilësuar ish-partnerin “idiot mashkull”.

Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë. Ajo deklaroi se nuk ndjen aspak pendesë për përjetimet në atë marrëdhënie, duke e konsideruar si një kapitull të sinqertë të jetës së saj. “Kurrë, çfarë është e ndjerë dhe e pastër nuk është për t’u penduar”, u shpreh ajo.

Me këtë qëndrim, Brunga dha një mesazh të fortë për publikun: se eksperiencat e kaluara, pavarësisht fundeve që marrin, mbeten të vlefshme kur janë të vërteta. Deklarata e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, sidomos pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP” lidhja e saj me Mevlanin ishte shpesh në qendër të diskutimeve dhe komenteve.

The post Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo? appeared first on Albeu.com.

Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

By: D Marku
25 August 2025 at 11:16

Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm. Përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur falënderoi publikun për mbështetjen, por njëkohësisht bëri një njoftim të papritur: ai bëri me dije se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u mbajt dot, pasi policia ndërhyri për të dytën herë radhazi duke bërë kështu të pamundur realizimin e tij.

Shkodër ❤️ Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon,”-ishte ky njoftimi që Yll Limani ka bërë orët e para të mëngjesit nëpërmjet një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagramit.

The post Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës

By: D Marku
23 August 2025 at 15:59

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”. Janë këto fjalët e Katerina Nakolecit, vajzës së madhe të çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka shprehur dhimbjen e pafund pas ndarjes tragjike nga jeta të nënës së saj.

36-vjeçarja Mariola Nakoleci u vra mëngjesin e djeshëm në Volos nga bashkëshorti i saj, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të katër fëmijëve të çiftit.

Autoritetet greke janë duke kërkuar intensivisht 40-vjeçarin Pandeli Nakoleci, i cili ende nuk është lokalizuar. Mediat greke raportojnë se ekziston mundësia që autori i vrasjes së gruas së tij të ketë kryer vetëvrasje pas aktit të tmerrshëm.

Policia gjithashtu njofton se autori kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai kishte tentuar vetëvrasjen, duke çuar në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike. Ndërkohë, familjarët dhe komuniteti në Volos mbeten të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

The post “Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës appeared first on Albeu.com.

”Durrës, vazhdojmë”/ Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike

By: D Marku
23 August 2025 at 15:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e lirimit të hapësirave publike, teksa ka ndarë pamje nga Durrësi.

Krahas pamjeve që tregojnë shembjet e ndërtesave dhe strukturave që kanë bllokuar hapësirën komunitare në qytetin bregdetar, kreu i qeverisë shkruan: “Durrës, vazhdojmë”.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike si dhe ndërtimeve pa leje vijon prej javësh, ndërsa kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje verore.

‘Rilindja Urbane 2.0’, ashtu sikurse e ka quajtur kryeministri Rama, do të shtrihet përgjatë 4 viteve.

 

The post ”Durrës, vazhdojmë”/ Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike appeared first on Albeu.com.

Vr*u gruan me th*kë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

By: D Marku
23 August 2025 at 15:31

40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që masakroi gruan e tij ditën e djeshme në Volos të Greqisë, është vënë në pranga. Protothema shkruan se Nakoleci është vënë në pranga mesditën e sotme në qendër të qytetit.

Dje Nakoleci u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij me thikë.

Ndërsa të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

The post Vr*u gruan me th*kë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

❌
❌