Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Trump kritikon Putinin: Po bën shfaqje duke kontestuar legjitimitetin e Zelenskyt

26 August 2025 at 23:50

Rusia ka deklaruar se presidenti, Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e konsideruar atë të paligjshëm.

Në një reagim për këtë situatë, presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar gjithë këtë si “budallallëk”, duke thënë se “të gjithë po bëjnë shfaqje”.

Kur u pyet nëse Putin është sërish “në lojë”, lideri amerikan u shpreh se ka “gjëra shumë serioze në mendje” dhe beson se në shumë raste Putini është aktiv, ndërsa nuk mendon se gjithmonë është edhe Zelensky.

Reporter: Russia says that Putin will not sign a deal with Zelensky because Russia sees him as illegitimate.

Trump: It doesn’t matter what they say. It is all bullshit. Everybody is posturing. pic.twitter.com/nQppjo24yv

— Clash Report (@clashreport) August 26, 2025


Trump gjithashtu shtoi se “Zelensky nuk është gjithmonë i pafajshëm”, duke theksuar se “duhet dy persona për të vallëzuar tango”.

Këto komente i shtojnë më shumë tension bisedimeve për luftën që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës, duke reflektuar një situatë komplekse ku besimi mes palëve është i ulët.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Reporter: Is Putin back on the clock now?

Trump: I have very serious things on my mind. I think in many ways he is there. Sometimes he is there and Zelensky won’t be there. pic.twitter.com/iX0uoD2ueO

— Clash Report (@clashreport) August 26, 2025

Trump:

Zelensky is not exactly innocent either. It takes two people to tango. pic.twitter.com/NHfba61EsG

— Clash Report (@clashreport) August 26, 2025

The post Trump kritikon Putinin: Po bën shfaqje duke kontestuar legjitimitetin e Zelenskyt appeared first on Telegrafi.

Adoleshenti 16-vjeçar vetëvritet në SHBA, prindërit akuzojnë ChatGPT

26 August 2025 at 23:30

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, ku një adoleshent 16-vjeçar, Adam Raine, i ka dhënë fund jetës së tij.

Prindërit e tij kanë ngritur një padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale ChatGPT ka luajtur një rol aktiv në vetëvrasjen e djalit të tyre.

Sipas raportimit të NBC News, pas vdekjes së Adamit, prindërit zbuluan se ai kishte pasur dhjetëra biseda me ChatGPT-në, përfshirë diskutime të detajuara mbi mënyrat për të kryer vetëvrasje.

Adam e kishte përdorur ChatGPT-në për të marrë ndihmë në mësime dhe si një mjet për të përballuar vetminë. Por me kalimin e kohës, thonë prindërit, bisedat kishin marrë një kthesë të rrezikshme, duke u përqendruar te temat depresive dhe vetëvrasja. ChatGPT, sipas padisë, nuk e kishte ndaluar bisedën dhe nuk kishte ndërhyrë, pavarësisht se Adam kishte shprehur qartë qëllimet e tij.

Familja Raine ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të San Franciskos ndaj OpenAI dhe drejtorit të saj, Sam Altman. Në dokumentet ligjore, ata pretendojnë se kompania ka dështuar të vendosë masa mbrojtëse efektive për përdoruesit e mitur dhe se platforma kishte ofruar informacion potencialisht të rrezikshëm që ndikoi drejtpërdrejt në vendimin fatal të djalit të tyre.

Babai i Adamit, Matt Raine, u shpreh “ai do të ishte ende me ne po të mos ishte për ChatGPT-në. Jam 100 për qind i bindur për këtë”.

Sipas tij, platforma nuk i kishte ofruar asnjë ndihmë reale psikologjike dhe nuk kishte orientuar djalin drejt ndihmës profesionale, përkundrazi, kishte lehtësuar procesin.

Në një deklaratë për mediat, OpenAI tha se është thellësisht i tronditur nga ngjarja dhe shpreh keqardhje për humbjen tragjike.

Kompania shton se ChatGPT përmban disa mekanizma sigurie, si sugjerimi për të kontaktuar linjat e ndihmës, por pranon se ato mund të mos jenë gjithmonë të mjaftueshme në raste të rënda emocionale. /Telegrafi/

The post Adoleshenti 16-vjeçar vetëvritet në SHBA, prindërit akuzojnë ChatGPT appeared first on Telegrafi.

Mbështetja që jep forcë – piloti ukrainas dhe dhuratat për çiftin nga Donetsku

26 August 2025 at 23:24

Piloti ukrainas falënderojnë një çift të moshuar për mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë misioneve luftarake.

Një çift i moshuar nga rajoni i Donetskut është bërë një simbol i dashurisë dhe solidaritetit për pilotët ukrainas që luftojnë në linjat e frontit.

Ata me besnikëri dhe zemërgjerësi përshëndesnin dhe ndiqnin me sytë plot krenari pilotët, duke mbajtur në dorë flamurin ukrainas. Ky veprim i tyre i thjeshtë, por i fuqishëm i jepte pilotëve një ndjenjë shprese dhe forcë përballë sfidave të mëdha.

🇺🇦 Ukrainian pilots thank elderly couple for their support during combat missions

An elderly couple from Donetsk region regularly greeted and saw off pilots with Ukrainian flag. In return, the defenders brought them gifts.

“It was more than just a gesture. It was the feeling of… pic.twitter.com/4ezZKAoNn9

— Visegrád 24 (@visegrad24) August 26, 2025

Në shenjë mirënjohjeje, mbrojtësit e vendit nuk i harronin kurrë ata. Pas çdo misioni, pilotët i sillnin çiftit dhurata të vogla, si një shenjë falënderimi dhe vlerësimi për mbështetjen e tyre të palodhur.

Këto dhurata nuk ishin vetëm objekte, por simbolizonin lidhjen njerëzore dhe shpirtërore mes tyre, përtej luftës dhe vështirësive.

“Ky nuk ishte vetëm një gjest i thjeshtë,” tha një prej pilotëve në video, “ishte ndjenja e shtëpisë, e ngrohtësisë dhe e mbështetjes që na jepte çiftin. Ishte një rreze e vogël, por shumë e çmuar mirësie, që na jepte forcë për të shkuar drejt të panjohurës dhe për të përballuar çdo rrezik”.

Kjo histori e bukur përçon një mesazh të fuqishëm për të gjithë: edhe në kohëra të vështira, ndihma dhe mbështetja njerëzore mund të bëjnë mrekulli dhe të ndezin shpresën kur ajo duket e zhdukur. /Telegrafi/

The post Mbështetja që jep forcë – piloti ukrainas dhe dhuratat për çiftin nga Donetsku appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Rheinmetall i Gjermanisë dëshiron të prodhojë barut dhe predha artilerie në Bullgari

26 August 2025 at 22:35

Kompania gjermane, Rheinmetall planifikon të prodhojë barut dhe predha artilerie 155-milimetërshe në Bullgari, bazuar në dy marrëveshje për investim të përbashkët me vlerë mbi një miliard euro, ka njoftuar sot ky gjigant evropian i mbrojtjes.

Bojko Borisov, kreu i partisë qeverisëse bullgare të qendrës së djathtë GERB, njoftoi në Facebook se ishte takuar me drejtorin ekzekutiv të Rheinmetallit, Armin Papperger, në selinë e kompanisë në Dyseldorf për të diskutuar rreth dy fabrikave të përbashkëta.

Borisov kujtoi se për herë të parë kishte filluar të fliste me Papperger në mars për një mundësi bashkëprodhimi, dhe se tani Bullgaria dhe Rheinmetall po përgatisin planet për prodhimin e barutit dhe mbushjeve, si dhe të predhave 155-milimetërshe, në përputhje me standardet e NATO-s. Pritet që marrëveshjet të finalizohen brenda tre javëve të ardhshme.

Rheinmetall është një nga “ndihmësit” më të mëdhenj të Bashkimit Evropian në forcimin e kapaciteteve të tij mbrojtëse pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kompania, në bashkëpunim me aktorë të tjerë, vepron në të gjithë kontinentin me synimin për të ndërtuar kapacitete prodhuese.

Ajo gjithashtu po investon në disa vende evropiane për të krijuar kapacitete të reja dhe po mban aleanca me kompani të tjera të mbrojtjes, përfshirë Leonardon italian dhe Lockheed Martin-in amerikan, për të përmbushur kërkesën në tregjet e saj kryesore evropiane, Gjermani dhe Ukrainë.

“Jemi të entuziazmuar për besimin që Bullgaria na ka treguar dhe do të jemi një partner i besueshëm dhe efikas për ta. Detaje të mëtejshme do t’i ofrojmë pas nënshkrimit të marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e Rheinmetallit. /Telegrafi/

The post Rheinmetall i Gjermanisë dëshiron të prodhojë barut dhe predha artilerie në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

26 August 2025 at 22:01

Kandidatja republikane për Kongresin amerikan, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim pasi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet duke djegur një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Në video, ajo kishte bashkëngjitur përshkrimin “do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”.

Videoja është dënuar gjerësisht nga grupet për mbrojtjen e myslimanëve, liderë politikë dhe përdorues të internetit.

Valentina Gomez, who is running for Congress in Texas, declares war on Islam and Muslims by burning the Quran and says Islam must be stopped “once and for all.” pic.twitter.com/wqI65qriD3

— Shadow of Ezra (@ShadowofEzra) August 25, 2025

Kjo nuk është hera e parë që Gomez kritikohet për sjelljen e saj. Në maj të vitit 2025, ajo hyri në skenën e një tubimi qytetar të myslimanëve, ua mori mikrofonin dhe filloi të ofendonte islamin.

Në dhjetor të vitit 2024, ajo publikoi një video ku paraqitej një ekzekutim i rremë i një emigranti dhe bëri thirrje për “ekzekutime publike” të emigrantëve pa dokumente që kanë kryer krime të dhunshme.

Përndryshe, Gomez ka lindur në Medelin, Kolumbi, dhe u shpërngul në SHBA në vitin 2009.

Ajo kandidoi vitin e kaluar për postin e sekretarit të shtetit në Missouri dhe përfundoi e gjashta nga kandidatët republikanë, duke marrë vetëm 7.4 për qind të votave. /Telegrafi/

The post Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas appeared first on Telegrafi.

Përshkallëzohet protesta në Novi Sad – studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë

26 August 2025 at 20:41

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët.

Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1.

Pa izvedi i tenkove na nas kukAVice❗
Niko te se ne boji!
Odbranićemo Univerzitet! pic.twitter.com/BK6EH56c0w

— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) August 26, 2025

Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Ndryshe, dekani Alanoviq që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh. /Telegrafi/

Deo studenata uspeo je da uđe na Filozofski fakultet u Novom Sadu kroz zgradu Pravnog fakulteta. pic.twitter.com/L3JD9bjtji

— Razglas news (@razglasnews) August 26, 2025

The post Përshkallëzohet protesta në Novi Sad – studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë appeared first on Telegrafi.

Reuters zbuloi se çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

26 August 2025 at 18:41

Zyrtarë amerikanë dhe rusë të qeverisë diskutuan disa marrëveshje energjetike në margjinat e bisedimeve për paqen në Ukrainë që u mbajtën në muajin gusht, konfirmuan për reuters pesë burime të njohura me këto bisedime.

Marrëveshjet e propozuara do të shërbenin si një nxitje për Kremlinin që të pranojë paqen, ndërsa Uashingtoni do të lehtësonte sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, të cilat kanë izoluar vendin nga shumica e investimeve ndërkombëtare në sektorin energjetik.

Çfarë konkretisht amerikanët i ofruan rusëve?

Sipas tre burimeve, zyrtarët diskutuan mundësinë e rikthimit të Exxon Mobil në projektin rus të naftës dhe gazit Sahalin-1. Gjithashtu, katër burime thanë se u diskutua edhe mundësia që Rusia të blejë pajisje amerikane për projektet e saj të LNG-së, siç është impianti Arctic LNG 2, i cili është nën sanksione perëndimore. Në fillim të muajit gusht, Reuters raportoi gjithashtu për idenë që SHBA-të të blejnë nga Rusia thyerës akulli bërthamorë.

Bisedimet u zhvilluan gjatë vizitës së përfaqësuesit amerikan Steve Witkoff në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin dhe përfaqësuesin e tij për investime, Kirill Dmitriev.

“Shtëpia e Bardhë dëshironte të njoftonte një lajm të bujshëm menjëherë pas Alaskës”

Dy burime thanë se gjithçka u diskutua edhe brenda Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe marrëveshjet u përmendën shkurtimisht në samitin e Alaskës më 15 gusht.

“Shtëpia e Bardhë donte të nxirrte një lajm të bujshëm pas samitit në Alaskë, duke njoftuar një marrëveshje të madhe investimi. Kështu Trump do të kishte ndjesinë që ka arritur diçka”, tha një nga burimet.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump vazhdon të bashkëpunojë me zyrtarë rusë dhe ukrainas për arritjen e paqes, duke shtuar se “nuk është në interesin kombëtar të negociojë publikisht për këto çështje”.

Presion dhe lojë gjeopolitike

Në të njëjtën kohë, Trump kërcënoi me vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë nëse bisedimet për paqen nuk përparojnë, si dhe me tarifa të larta ndaj Indisë, një blerës kyç të naftës ruse. Bisedimet e fundit u fokusuan në marrëveshje bilaterale midis SHBA-së dhe Rusisë, duke anashkaluar Bashkimin Evropian, i cili ka mbetur i fortë në mbështetjen e Ukrainës.

Është domethënëse që në të njëjtën ditë kur u mbajt samiti në Alaskë, Putin nënshkroi një dekret që mund t’u mundësojë investitorëve të huaj, përfshirë Exxon Mobil, rikthimin e pjesëmarrjes në projektin Sahalin-1.

“SHBA nxit Rusinë të blejë teknologji amerikane, jo kineze”

Kushti është që aksionarët e huaj të ndërmarrin hapa për të mbështetur heqjen e sanksioneve perëndimore. Për kujtesë, Exxon në 2022 la biznesin në Rusi duke shënuar një humbje prej 4.6 miliardë dollarësh, dhe Kremlini konfiskoi pjesëmarrjen e tij prej 30% në projekt.

Një nga burimet thotë se Uashingtoni përpiqet të inkurajojë Rusinë të blejë teknologji amerikane në vend të asaj kineze, si pjesë e një strategjie më të gjerë për dobësimin e marrëdhënieve midis Pekinit dhe Moskës, të cilët pak ditë para pushtimit shpallën partneritetin e tyre “strategjik pa kufij”. /Telegrafi/

The post Reuters zbuloi se çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Shumë biznese të birrarisë po përballen me falimentim në Gjermani

26 August 2025 at 18:28

Industria tradicionale e birrës në Gjermani, një nga shtyllat kulturore dhe ekonomike të vendit, po kalon një nga periudhat më të vështira në dekada. Stefan Blaschak, drejtori ekzekutiv i birrarisë së njohur Oettinger, ka ngritur alarmin për një valë të falimentimeve që po përfshin sektorin, duke paralajmëruar se situata është më serioze se kurrë më parë.

“Kjo është një krizë që nuk ka të krahasuar. Bota e birrës po shembet”, tha Blaschak në një deklaratë për mediat dhe shtoi se “po shohim biznese të vogla që po falimentojnë pothuajse çdo ditë. Nëse kjo prirje vazhdon, edhe birraritë e mëdha nuk do të shpëtojnë nga pasojat”.

Sipas të dhënave të fundit, konsumi i birrës në Gjermani ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2025, me një ulje prej 7–7.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo rënie vjen si vazhdim i një tendence disavjeçare, por shifrat e këtij viti janë veçanërisht alarmante për industrinë.

Në dy vitet e fundit, janë mbyllur plot 52 birrari në të gjithë vendin — shifër kjo që përbën numrin më të lartë të mbylljeve brenda një periudhe kaq të shkurtër në më shumë se 30 vjet. Kjo tregon jo vetëm për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen prodhuesit, por edhe për një ndryshim të thellë në zakonet e konsumatorëve gjermanë.

Faktorët që kanë çuar në këtë situatë janë të shumtë: ndryshimet në stilin e jetesës, rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin, konkurrenca nga pije të tjera si vera dhe pijet e gazuara, si dhe rritja e kostove të prodhimit për shkak të inflacionit dhe krizave të furnizimit pas pandemisë dhe konflikteve ndërkombëtare.

Blaschak thekson se nëse nuk merren masa të menjëhershme për të mbështetur industrinë, një pjesë e madhe e trashëgimisë kulturore dhe kulinare të Gjermanisë është në rrezik të zhduket.

“Birra nuk është thjesht një produkt – ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar. Nëse e lejojmë këtë industri të shkatërrohet, humbasim më shumë sesa thjesht disa marka birre – humbasim një pjesë të historisë sonë,” përfundoi ai. /Telegrafi/

The post Shumë biznese të birrarisë po përballen me falimentim në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Trump kërcënon Kinën: Dogana 200 për qind nëse nuk dërgojnë magnete në SHBA

26 August 2025 at 16:50

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të vendosë tarifa doganore prej 200 për qind mbi importet e mallrave kineze nëse Pekini nuk siguron furnizime të besueshme të magneteve nga elementët e rrallë tokësorë për SHBA-të.

“Duhet të na japin magnetet. Nëse nuk na japin magnetet, do të jemi të detyruar t’u vendosim taksë doganore prej 200 për qind, ose diçka të tillë”, deklaroi në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan pranoi se masa të tilla ekstreme në praktikë do të ndalonin tregtinë me Kinën, duke shtuar se ky skenar, nëse bëhet i domosdoshëm, do të ishte i pranueshëm për SHBA-të.

Elementët e rrallë tokësorë janë lëndë të para thelbësore për teknologjinë moderne dhe përdoren në prodhimin e telefonave mobil, turbinave me erë, automjeteve elektrike dhe pajisjeve ushtarake.

Magnetet nga këto metale luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm.

Kina është lider botëror në prodhimin dhe përpunimin e elementëve të rrallë tokësorë, ndërsa SHBA-të varen nga importi.

Në kulmin e luftës tregtare, Pekini kishte kufizuar eksportin e metaleve të rrallë dhe magneteve. /Telegrafi/

The post Trump kërcënon Kinën: Dogana 200 për qind nëse nuk dërgojnë magnete në SHBA appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Veshi” i Rusisë në kufi me NATO-n – spiunazh në shkallë të gjerë për Putinin

23 August 2025 at 15:29

Rusia po ndërton një antenë gjigante në formë “veshi” në rajonin strategjik të Kaliningradit – një enklavë ruse e vendosur mes vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – vetëm 25 kilometra larg kufirit me Poloninë. Kjo strukturë e pazakontë dhe e sofistikuar ka ngritur shqetësime serioze mes vendeve perëndimore, të cilat po e monitorojnë nga afër zhvillimin e saj.

Sipas imazheve të fundit satelitore, të analizuara nga studiues dhe ekspertë të sigurisë, antena përbëhet nga shtatë unaza simetrike të mëdha, të vendosura në mënyrë të koordinuar dhe të rrethuara me një gardh të lartë sigurie, raporton newsweek.

Ky ndërtim masiv shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme, me një diametër që arrin deri në 1.6 kilometra, duke e bërë atë një nga strukturat më të mëdha të këtij lloji në Evropë.

Ekspertët e inteligjencës dhe të teknologjisë së mbrojtjes besojnë se kjo antenë nuk është ndërtuar për qëllime të zakonshme komunikimi. Në fakt, ajo mund të përfaqësojë një sistem të avancuar përgjimi elektronik, të aftë të kapë dhe analizojë sinjale komunikimi, transmetime ushtarake dhe radio nga thellësia e territorit evropian – ndoshta deri në disa qindra kilometra larg. Një strukturë e tillë do t’i jepte Rusisë një avantazh të madh në fushën e luftës elektronike, duke e rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të monitoruar aktivitetet e NATO-s në kohë reale.

Në sfondin e luftës në vazhdim në Ukrainë dhe tensioneve gjithnjë e më të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, ky zhvillim tregon qartë se Moska nuk po mbështetet më vetëm te fuqia e saj ushtarake konvencionale, si raketat dhe armët, por edhe te teknologjitë e avancuara të përgjimit dhe zbulimit.

Antena në Kaliningrad duket të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të Kremlinit për të forcuar kapacitetet e inteligjencës dhe për të ruajtur ndikimin e tij në rajon – në një kohë kur balanca e fuqisë në Evropë është më e brishtë se kurrë.

Ndërkohë, autoritetet perëndimore janë duke analizuar me vëmendje këtë strukturë, ndërsa zyrtarë të mbrojtjes në Poloni dhe shtetet baltike kanë paralajmëruar për rritjen e rrezikut nga operacionet ruse të spiunazhit dhe përgjimit. Kjo antenë mund të përbëjë një kërcënim real për sigurinë kombëtare të vendeve fqinje dhe të gjithë aleancës së NATO-s. /Telegrafi/

The post “Veshi” i Rusisë në kufi me NATO-n – spiunazh në shkallë të gjerë për Putinin appeared first on Telegrafi.

Fëmijëve izraelitë u refuzohet hyrja në një park të aventurave në Francë

23 August 2025 at 13:52

Një incident i pazakontë ndodhi në jug të Francës, ku rreth 150 fëmijë izraelitë nuk u lejuan të hynin në parkun aventuror Tyrovol, një destinacion i njohur për aktivitetet sportive dhe rekreative në natyrë.

Sipas raportimeve të mediave lokale dhe ndërkombëtare, menaxheri i parkut justifikoi vendimin e tij duke përmendur “parime personale” të lidhura me luftën në Gaza.

Ai refuzoi të priste grupin e fëmijëve, të cilët ishin në një udhëtim të organizuar në Francë, duke lënë mësuesit dhe organizatorët e aktivitetit të habitur dhe të zhgënjyer, raporton theguardian.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme, dhe rasti u raportua tek autoritetet franceze. Policia ndërhyri dhe arrestoi menaxherin e parkut nën akuzën e diskriminimit për bazë fetare dhe kombëtare, një shkelje serioze sipas ligjeve franceze që ndalojnë çdo formë diskriminimi në hapësirat publike dhe private që ofrojnë shërbime.

Zyrtarë nga komuniteti hebre në Francë dhe ambasada izraelite e kanë dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm që cenon të drejtat e fëmijëve dhe përhap intolerancë në një kohë kur dialogu dhe mirëkuptimi janë më të nevojshëm se kurrë.

Ngjarja ka ndezur debat në Francë për rritjen e tensioneve të ndikuara nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe për nevojën që parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit të respektohen në çdo rrethanë. /Telegrafi/

The post Fëmijëve izraelitë u refuzohet hyrja në një park të aventurave në Francë appeared first on Telegrafi.

Radoiçiq dhe Veselinoviq prapa projektit gjigant në Kopaonik?

23 August 2025 at 13:19

Më 8 gusht 2025, në një nga kantieret e ndërtimit të kompanisë “Kopaonik Konstrakšn” në qendër të Kopaonikut, Serbi ndodhi një shpërthim i fuqishëm gjatë minimit të dheut për thellimin e niveleve të një hoteli të ri.

Komponentët e shkëmbinjve fluturuan disa dhjetëra metra larg, duke shkaktuar probleme në rrugë dhe dëme të dukshme në fasadat e ndërtesave përreth. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por rreziku për kalimtarët ishte i lartë, shkruan gazeta hulumtuese, radar.

Ky projekt është pjesë e një zhvillimi të gjerë në Kopaonik, ku organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës, Milan Radoiçiq dhe partneri në biznes, Zvonko Veselinoviq kontrollojnë të gjitha fazat e ndërtimit, nga lëshimi i lejeve të ndërtimit deri te furnizimi me materialet e nevojshme.

Një nga firmat kyçe për zbatimin e projektit është “BBSE Investments”, e drejtuar nga Andrija Radovanac, i biri i Aleksandar Rakija Radovanca, i cili ka lidhje të forta me botën e biznesit dhe politikës.

Ko stoji iza detonacije na gradilištu u blizini hotela Grand na Kopaoniku

✍Milan Radonjićhttps://t.co/wF9AW9IMQx

— Radars_rs (@RadarsRs) August 22, 2025

Pas shpërthimit, autoritetet arrestuan dy persona – D. V., drejtor i firmës “NIN Kop” nga Rashka, dhe A. J., një punonjës i tij – për përdorimin e paligjshëm të eksplozivëve dhe rrezikimin e sigurisë publike.

Ata pretenduan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një kontakt i papritur i një ekskavatori me një objekt të paidentifikuar, por hetuesit dyshojnë se kjo ishte një tentativë për të fshehur përdorimin e eksplozivëve.

Ky incident është pjesë e një tendence më të gjerë të zhvillimit të pakontrolluar në Kopaonik, ku ndërtimet e larta dhe shkatërrimi i peizazhit natyror po shoqërohen me rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe turistëve.

Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë se këto projekte po dëmtojnë rëndë ekosistemin e malit dhe po krijojnë kushte të pasigurisë për komunitetin lokal. /Telegrafi/

The post Radoiçiq dhe Veselinoviq prapa projektit gjigant në Kopaonik? appeared first on Telegrafi.

Çka janë stuhitë e thata – fenomeni i rrezikshëm natyror që shkakton zjarre

23 August 2025 at 11:56

Stuhitë e thata janë një fenomen meteorologjik. Qielli errësohet dhe bubullima dëgjohet, por nuk duket se bie shi.

Imagjino një stuhi që gjëmon me bubullima të forta dhe rrufe të ndritshme që ‘çajnë’ qiellin, por çuditërisht, nuk bie asnjë pikë shiu.

Retë e zeza mbulojnë një peizazh tashmë të djegur nga ditët e nxehtësisë ekstreme, ndërsa rrufetë kalojnë nëpër qiell pa u shoqëruar me shi.

Ky nuk është skenari i një filmi fantastiko-shkencor, por realiteti i stuhive të thata, një nga fenomenet më të rrezikshme dhe më të keqkuptuara të motit në kohën tonë, raporton euronews.

Këto ngjarje, që mund të duken të padëmshme për shkak të mungesës së shiut, janë në fakt një nga shkaqet kryesore natyrore të zjarreve në pyje.

Natyra e tyre mashtruese fsheh një zinxhir të ndërlikuar procesesh atmosferike që, të kombinuara me valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po e shndërrojnë një pjesë të madhe të planetit në fuçi baruti që pret vetëm një shkëndijë.

Çfarë janë stuhitë e thata? Paradoksi i ‘qiellit elektrik’

Një stuhi e thatë është një fenomen meteorologjik i karakterizuar nga prania e aktivitetit të fortë elektrik, i shoqëruar me pak ose aspak reshje që arrijnë tokën.

Ky përkufizim përmban një paradoks thelbësor: termi “i thatë” përshkruan vetëm rezultatin në sipërfaqen e Tokës, jo procesin që ndodh brenda resë së stuhisë me bubullima.

Nga këndvështrimi i fizikës atmosferike, të gjitha stuhitë fillimisht janë fenomene “të lagështa”. Ato formohen nga kondensimi i avullit dhe gjenerojnë reshje brenda tyre, ashtu si çdo stuhi konvencionale me bubullima. Dallimi thelbësor qëndron në atë që ndodh me atë shi ndërsa bie drejt tokës, transmeton Telegrafi.

Në një stuhi të thatë, reshjet që formohen në shtresat e sipërme përballen, gjatë rrugës së tyre drejt tokës, me një shtresë ajri jashtëzakonisht të thatë dhe të ngrohtë në nivelet e poshtme dhe të mesme.

Kjo “barrierë e padukshme” bën që pikat e shiut ose kristalet e breshrit të avullojnë plotësisht para se të arrijnë në tokë.

Tipari më dallues vizual është ‘virga’ – fije ose perde reshjesh që varen në bazën e reve, por zhduken në ajër përpara se të arrijnë në tokë.

Ky fenomen, i njohur në gjuhën e përditshme si “shiu fantazmë”, është një dëshmi e dukshme e një stuhie potencialisht shumë të rrezikshme.

Këto stuhi karakterizohen nga vetëtima dhe bubullima të fuqishme, pak ose aspak reshje në sipërfaqe, prania e virgës dhe shpërthime të dhunshme ere të njohura si “rrëzime ere”, të cilat mund të kapërcejnë shpejtësinë prej 100 km/h.

Valët e nxehtësisë janë karburanti perfekt për stuhitë e thata

Lidhja midis stuhive të thata dhe valëve të nxehtësisë nuk është thjesht një rastësi meteorologjike, por një sinergji e rrezikshme që krijon kushtet ideale për katastrofa natyrore në shkallë të gjerë. Valët e nxehtësisë veprojnë si një katalizator në dy fronte themelore.

Nga njëra anë, ato përgatitin atmosferën: nxehtësia e fuqishme dhe e qëndrueshme krijon një paqëndrueshmëri të fortë në shtresat e poshtme të atmosferës, duke gjeneruar ngritje të fuqishme të ajrit që ushqejnë formimin e reve. Në të njëjtën kohë, temperaturat e larta krijojnë atë strukturë vertikale të veçantë me ajër shumë të ngrohtë në sipërfaqe dhe një shtresë ajri të thatë në nivelet e mesme – receta perfekte që reshjet të avullojnë para se të arrijnë në tokë.

Ato gjithashtu e shndërrojnë peizazhin në një mënyrë potencialisht vdekjeprurëse. Ditët apo javët me nxehtësi ekstreme dhe lagështi të ulët dehidratojnë bimësinë, thajnë tokën dhe e ulin përmbajtjen e lagështisë në materialin djegës pyjor në nivele kritikisht të ulëta. Ky proces e shndërron territorin në një “fuçi baruti” të vërtetë, që ka nevojë vetëm për një shkëndijë për t’u ndezur.

Ndërveprimi midis këtyre fenomeneve mund të krijojë rrethe të rrezikshme të vicioze. Ndryshe nga stuhitë e lagështa, të cilat ofrojnë lehtësim termik me reshjet dhe rrymat e ftohta, stuhitë e thata nuk ndërpresin presionin e nxehtësisë.

Në raste ekstreme, ato mund të shkaktojnë “shpërthime nxehtësie” ose rrjedha të fuqishme ajri që zbresin me shpejtësi dhe ngrohen për shkak të kompresimit, duke çuar në rritje të menjëhershme të temperaturës me mbi 10 gradë Celsius brenda pak minutash, shpesh të shoqëruara me erëra me forcë uragani. Ngrohja globale po intensifikon këtë sinergji të rrezikshme.

Një atmosferë më e ngrohtë mban më shumë avull uji, duke intensifikuar të gjithë ciklin hidrologjik. Kjo rezulton në reshje më të forta në disa rajone, por edhe në avullim më të shpejtë.

Në zonat e prirura ndaj thatësirës si Mesdheu, kjo çon në thatësira më të ashpra dhe peizazhe më të djegshme. Modelimet tregojnë se ndryshimi i klimës do të bëjë që valët e nxehtësisë të jenë më të shpeshta, më intensive dhe më të gjata, duke krijuar kushtet ideale që stuhitë e thata të bëhen norma e re e verës.

Siguria e rreme e një stuhi të thatë që duket e padëmshme

Mungesa e reshjeve gjatë stuhive të thata mund të krijojë një ndjenjë të rreme sigurie, e cila mund të jetë vdekjeprurëse. Pas pamjes së tyre të dukshme të padëmshme fshihet një reaksion zinxhir me rreziqe të ndërlidhura që janë shumë më serioze sesa duken.

Rreziku më i drejtpërdrejtë dhe shkatërrues është rrufeja e thatë, goditjet e rrufesë nga retë në tokë që ndodhin pa mbrojtjen natyrore të shiut. Rrufeja mund të ngrohë ajrin deri në 30 mijë gradë Celsius, dhe kur godet bimësinë e thatë më parë nga nxehtësia, ndezja ndodh pothuajse menjëherë.

Në një stuhi me shi, reshjet pasuese shpesh shuajnë këto zjarre të vogla para se të përhapen. Në një stuhi të thatë, zjarri ka lirinë të vendoset dhe të rritet. Zjarret që digjen në heshtje mund të digjen ngadalë për orë apo ditë pa flakë të dukshme, vetëm që të shpërthejnë papritur kur kushtet e motit ndryshojnë.

Stuhitë e thata mund të prodhojnë gjithashtu erëra të forta zbritëse (blowdowns), rrjedhje intensive ajri që gjenerojnë erëra të drejta me shpejtësi mbi 120 km/h. “Blowdowns” të thatë ndodhin kur ajri ftohet për shkak të avullimit të virga-s, ndërsa “blowdowns” të ngrohtë ndodhin kur masat e ajrit ngrohen për shkak të  presionit gjatë zbritjes.

Këto erëra të fuqishme mund të rrëzojnë pemë, të dëmtojnë infrastrukturën dhe, në kushte zjarri, veprojnë si fshesa të mëdha, duke nxitur shpejtësinë e përhapjes së flakëve dhe duke shkaktuar shpërthime të mëdha të zjarrit.

Rreziku i tretë kryesor është përkeqësimi i rëndë i cilësisë së ajrit. Erërat e fuqishme krijojnë sasi të madhe të pluhurit dhe rërës, duke krijuar stuhi pluhuri që zvogëlojnë dukshmërinë në zero dhe bartin grimca të rrezikshme për sistemin respirator. Zjarret e shkaktuara nga rrufeja e thatë gjithashtu prodhojnë tym me grimca shumë të rrezikshme që mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Ky tym mund të përhapet për qindra kilometra, duke ndikuar në cilësinë e ajrit në qytete shumë larg zjarrit origjinal.

Rreziku i vërtetë qëndron në mënyrën se si këto kërcënime janë të ndërlidhura: rrufeja ndez zjarrin, erërat e forta “blowdown” e shtojnë atë në një stuhi zjarri, dhe së bashku shkaktojnë një krizë të cilësisë së ajrit që mund të zgjasë javë të tëra dhe të ndikojë miliona njerëz.

Spanja pati një shembull të qartë të këtij fenomeni në vitin 1979, në rajonin Ayora-Enguera (Valencia). Gjatë një vale të fortë nxehtësie, një zjarr i shkaktuar nga rrufeja e thatë përfshiu rreth 44 mijë hektarë.

Kjo ngjarje mbetet një ilustrim historik i reaksionit shkatërrues në zinxhir që ndryshimi i klimës po e kthen gjithnjë e më shumë në një realitet të ri për zonat e prekshme si Mesdheu. /Telegrafi/

The post Çka janë stuhitë e thata – fenomeni i rrezikshëm natyror që shkakton zjarre appeared first on Telegrafi.

Gjashtë fëmijë në mesin e 19 palestinezëve të vrarëve gjatë mbrëmjes në Gaza

23 August 2025 at 11:26

Gjashtë fëmijë mes 19 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza.

Të paktën 19 palestinezë raportohet se janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, raporton skynews.

Sipas Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore brenda enklavës, dy persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në kampin e refugjatëve Maghazi në Gazën qendrore.

Një burim mjekësor në Spitalin Nasser tha se 17 palestinezë, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë gjithashtu gjatë një sulmi në zonën Asdaa në Gazën jugore.

Ndërkohë, imazhe të publikuara këtë mëngjes tregojnë re tymi që ngrihen mbi qytetin e Gazës pas sulmeve.

Ndryshe, nuk është ende e qartë ndikimi i atyre sulmeve gjersa autoritetet e kërkim/shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

The post Gjashtë fëmijë në mesin e 19 palestinezëve të vrarëve gjatë mbrëmjes në Gaza appeared first on Telegrafi.

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

23 August 2025 at 10:00

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit të Googleit pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata kanë përdorur butonin për ndarjen e bisedës që ofron Grok, ka raportuar revista “Forbes”.

Një URL unike, e krijuar nëpërmjet atij butoni, nuk e ka sinjalizuar faqen si diçka që Google duhet ta injorojë, gjë që e ka bërë atë publikisht të dukshme me shumë pak përpjekje.

Fjalëkalime, çështje shëndetësore personale dhe drama dashurie mbushin bisedat që tani janë të qasshme publikisht, dhe në disa raste shfaqen edhe tema më problematike që lidhen me vepra penale.

Transkriptet e bisedave me Grok janë teknikisht anonime, por nëse përmbajnë identifikues, njerëzit mund të kuptojnë kush qëndron pas tyre. Ndryshe nga screenshot-et apo mesazhet private, këto linke nuk kanë afat skadimi apo kontroll qasjeje – sapo të aktivizohen, mbesin gjithmonë të tillë.

Për t’u mbrojtur, së pari ndaloni së përdoruri funksionin “ndarje”, përveç nëse jeni plotësisht të qetë me faktin që biseda juaj mund të bëhet publike.

Nëse tashmë e keni ndarë një bisedë dhe e pendoheni, mund të përpiqeni ta gjeni sërish linkun dhe të kërkoni heqjen e tij duke përdorur veglën e Googlet për heqjen e përmbajtjes. Megjithatë, është një proces i gjatë dhe nuk ka garanci që linku do të zhduket shpejt.

Nëse po bisedoni me Grok përmes platformës X, gjithashtu duhet të rregulloni cilësimet tuaja të privatësisë.

Nëse çaktivizoni opsionin që lejon postimet tuaja të përdoren për trajnimin e modeleve, ndoshta do të keni një mbrojtje më të madhe.

Kjo nuk është e sigurt, por ngutja për të nxjerrë produktet me AI në treg ka bërë që shumë masa mbrojtëse për privatësinë të jenë më të paqarta se çka mund të mendoni. /Telegrafi/

The post Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google appeared first on Telegrafi.

Gruaja më e moshuar në botë festoi ditëlindjen e 116-të, tregon sekretin e jetëgjatësisë

23 August 2025 at 10:00

Ethel Caterham, personi më i vjetër në botë dhe personi më i vjetër britanik i regjistruar ndonjëherë, festoi ditëlindjen e 116-të në Surrey, Angli.

Caterham u certifikua si personi më i vjetër në botë nga Guinness World Records dhe LongeviQuest më 30 prill, pas vdekjes së gruas braziliane Inah Canabarro Lucas në moshën 116 vjeç.

Caterham festoi ditëlindjen e 116-të. Motra e saj, Gladys Babilas, vdiq në moshën 104 vjeç e 78 ditë në vitin 2002.

Caterham jetoi më gjatë se të dyja vajzat e saj, por ka tre mbesa dhe pesë stërnipër e stërmbesa.

Një zëdhënës i shtëpisë së kujdesit ku jeton Caterham tha se ajo nuk do të jepte asnjë intervistë për ditëlindjen e saj, duke zgjedhur ta kalonte ditën duke festuar me familjen e saj. Përfaqësuesi tha se Caterham do të bënte një përjashtim nëse Mbreti Charles do të telefononte.

Caterham, e cila mban rekordin botëror Guinness për personin më të vjetër që jeton, gruan më të vjetër që jeton dhe britaniken më të vjetër të të gjitha kohërave, u pyet nga Salisbury Journal për sekretin e jetëgjatësisë.

“Thuaj po për çdo mundësi sepse nuk e di kurrë se ku do të të çojë. Ki një qëndrim pozitiv mendor dhe merri gjithçka me masë”, tha ajo. /Telegrafi/

The post Gruaja më e moshuar në botë festoi ditëlindjen e 116-të, tregon sekretin e jetëgjatësisë appeared first on Telegrafi.

Brenda 20 ditëve, nxehtësia ekstreme shkaktoi vdekjen e 1300 njerëzve në Portugali

23 August 2025 at 09:25

Ndërmjet datave 27 korrik dhe 15 gusht, janë raportuar 1331 vdekje më shumë sesa pritej, ku grupmosha mbi 75 vjeç u godit veçanërisht rëndë.

Muajt korrik dhe gusht në Portugali u karakterizuan nga disa paralajmërime për temperatura të larta, të cilat përkuan me një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë, raporton euronews.

Sipas të dhënave të analizuara nga gazeta Publico nga Sistemi i Informacionit për Certifikatat e Vdekjes (SICO), 20 ditë rresht kishte vdekshmëri të lart midis 27 korrikut dhe 15 gushtit, që rezultuan në 1331 vdekje, një rritje relative prej 25 për qind.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit (DGS), vdekjet e tepërta ndodhën në të gjitha rajonet e vendit, por me rritje më të lartë në veri, në zonat qendrore dhe në rajonin jugor të Alentejos.

Autoriteti shëndetësor tha se temperaturat e larta ishin faktori kryesor, duke nxitur dehidratimin dhe duke përkeqësuar sëmundjet kronike, veçanërisht ato kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, tek personat më të ndjeshëm.

Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Dr. Ricardo Jorge tregojnë se kjo vdekshmëri e tepërt u vërejt kryesisht tek të moshuarit. Nga gjithsej 34 ditë me vdekshmëri të tepërt në korrik dhe gusht, 29 prej tyre përkonin me vdekje më të larta se sa pritej tek grupmosha mbi 70 vjeç.

DGS deklaron se grupmosha mbi 75 vjeç, e cila ka barrën më të madhe të sëmundjeve dhe kapacitetin më të ulët fiziologjik për t’iu përgjigjur nxehtësisë, ishte më e prekura.

Muaji korrik ishte veçanërisht kritik, me dy periudha të nxehti të madh (1–9 dhe 25–31 Korrik).

Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) konfirmoi se ky ishte korriku i 9-të më i nxehtë që nga viti 1931, “me temperatura të ajrit mbi 3 gradë Celsius më të larta se mesatarja mujore më 3, 4, 30 dhe 31.”

Pavarësisht vdekshmërisë së tepërt, të dhënat e grumbulluara deri më 18 gusht tregojnë se numri total i vdekjeve (77,292) është në përputhje me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (76,849). Megjithatë, këtë vit spikati muaji korrik me shifra të larta, ndërsa vitin e kaluar kulmi i vdekshmërisë kishte ndodhur në Janar, duke përkuar me përfundimin e epidemisë së gripit. /Telegrafi/

The post Brenda 20 ditëve, nxehtësia ekstreme shkaktoi vdekjen e 1300 njerëzve në Portugali appeared first on Telegrafi.

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

23 August 2025 at 07:50

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja prezantoi video-lojën “Legjendat e BND-së – Operacioni Kutia e Zezë”.

Vizitorët e panairit mund ta provojnë video-lojën në stendën e BND-së. Video-loja ka të bëjë me një shtet fiktiv dhe keqdashës, Betulani, i cili ka zhvilluar një maluer. Një spiune niset për në Betulan për të siguruar informacione sekrete dhe për të parandaluar një katastrofë.

Me një tastierë video-loje, personazhi kryesor drejtohet përmes një kompleksi ushtarak armiqësor, duke shmangur dronët zbulues. Nevojitet përqendrim dhe një kujtesë e mirë – kodi i bravës në derë duhet mbajtur mend. Megjithatë, kush gabon, nuk ka pse të frikësohet se do të zbulohet – mund të provohet sa herë të dojë.

Në jetën reale, të kesh përpjekje të shumta dhe të padëmshme në territor armik, me siguri nuk është e mundur.

Spiunen e ndihmojnë një haker dhe një “geo-specialist”.

Qëllimi i video-lojës është që lojtarët të “fitojnë ndjesinë e punës në shërbimin informativ gjerman jashtë vendit”, thotë BND-ja.

Për momentin, video-loja “Legjendat e BND-së” nuk mund të luhet në shtëpi. Shërbimi planifikon ta publikojë “së shpejti” në një platformë lojërash. Si çdo punëdhënës tjetër, edhe BND-ja është në kërkim të profesionistëve, thotë zëdhënësja Julia Liner.

Sipas të dhënave të veta, BND ka rreth 6500 të punësuar – rreth 4000 në selinë e saj në Berlin, 1000 në Pulah dhe 1500 në vende të tjera në Gjermani dhe jashtë saj.

Shërbimi është në kërkim të specialistëve dhe kjo është urgjente.

“Është një mit që nuk mund të aplikosh vetë në BND, por që ata të rekrutojnë vetë”, theksoi Liner. /Telegrafi/

The post Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun appeared first on Telegrafi.

Cilat janë opsionet ushtarake të Perëndimit për Ukrainën?

22 August 2025 at 23:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore evropiane po shqyrtojnë disa opsione ushtarake për të forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës, në kuadër të agresionit të vazhdueshëm rus.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia ndërkombëtare e lajmeve reuters, duke cituar burime nga takimi i zhvilluar këtë javë në Uashington ndërmjet krerëve ushtarakë të shtatë vendeve aleate.

Në diskutim janë disa skenarë që përfshijnë dislokimin e forcave tokësore evropiane në territorin ukrainas, nën një komandë të përbashkët me praninë e koordinuar të SHBA-së.

Një tjetër opsion parashikon mbështetje ajrore amerikane, përfshirë ndërtimin e një zone ndalim-fluturimi (no-fly zone), e mbikëqyrur nga avionë luftarakë amerikanë.

Burime të afërta me diskutimet bëjnë të ditur se forcat evropiane do të kenë rolin kryesor, ndërsa SHBA do të kontribuojë me kapacitete mbështetëse teknologjike dhe ajrore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë shprehur gatishmëri për të udhëhequr një koalicion ndërkombëtar të vendeve të gatshme për ndërhyrje.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, gjithashtu ka sinjalizuar mbështetje, ndërsa ekspertë të mbrojtjes në Berlin kanë paralajmëruar se për një ndërhyrje efikase mund të nevojiten “disa dhjetëra mijë trupa”.

Nga ana tjetër, Kremlini vazhdon të këmbëngulë në kushtet e veta për çdo proces negociues: largimin e Ukrainës nga ambiciet për anëtarësim në NATO, neutralitet ushtarak dhe ndalim të çdo pranie perëndimore në territorin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe mijëra viktima. /Telegrafi/

The post Cilat janë opsionet ushtarake të Perëndimit për Ukrainën? appeared first on Telegrafi.

Rast i pazakontë në Austri – një i burgosur 28-vjeçar po i kushton shtetit deri 1800 euro në ditë

22 August 2025 at 15:28

Një burrë 29-vjeçar në Austri, me peshë prej rreth 289 kilogramësh – i konsideruar si i burgosuri më i rëndë në vend – ka shkaktuar revolte për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta që kërkon për t’u mbajtur prapa grilave.

Ai u arrestua në Vjenë, në banesën ku iu gjetën sasi të mëdha droge: 45 kg kanabis, 2 kg kokainë, rreth 2 kg amfetaminë dhe mbi 2000 tableta ekstazi.

Fillimisht u vendos në burgun Josefstadt të Vjenës, por pas vetëm pak ditësh u transferua në burgun Korneuburg, rreth 15 km në veri të kryeqytetit, për shkak se pesha e tij pothuaj çau shtratin.

Në burgun e ri, atij i është siguruar një krevat special me strukturë të përforcuar dhe kujdes 24-orësh nga infermierë të jashtëm, raporton odditycentral.

Ky kujdes nuk është i lirë: kostot e mbajtjes mund të arrijë deri në 1800 euro në ditë, krahasuar me rreth 180 euro në ditë për një të burgosur “të zakonshëm”.

Nëse ky i burgosur do të transportohej, vetëm kjo procedurë do t’i kushtonte rreth 5000 euro për çdo udhëtim, ndaj ai po mbahet në burg dhe intervistat me të bëhen përmes video-lidhje për të kursyer shpenzime.

Këto ndërlikime financiare kanë ndezur një debat të nxehtë në shoqërinë austriake “ai i kushton dhjetë herë më shumë se një i burgosur ‘normal’, ndërsa qytetarët jashtë burgut shpesh presin muaj të tërë për një takim me mjekun”. /Telegrafi/

The post Rast i pazakontë në Austri – një i burgosur 28-vjeçar po i kushton shtetit deri 1800 euro në ditë appeared first on Telegrafi.

❌
❌