Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 August 2025Main stream

Drita në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – klubi fiton miliona euro nga kualifikimi

28 August 2025 at 23:57

Drita, kampioni i Kosovës ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Differdange me rezultat 1-0 në Luksemburg, një javë pas fitores 2-1 në Prishtinë.

Me këtë rezultat, Drita ka siguruar kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s – një arritje e madhe për klubin.

Besnik Krasniqi realizoi golin vendimtar nga pika e bardhë, duke forcuar avantazhin e Dritës nga ndeshja e parë.

Ky kualifikim nuk do të ishte i rëndësishëm vetëm për historinë sportive të klubit, por edhe për potencialin financiar të Dritës.

Sipas rregullave të UEFA-s, pjesëmarrja në fazën e grupeve garanton një shpërblim bazë prej 3.170.000 eurosh.

Përveç kësaj, Drita do të zhvillonte gjashtë ndeshje ndaj kundërshtarëve evropianë, ku çdo fitore sjell 400.000 euro shtesë, ndërsa çdo barazim 133.000 euro.

Trajneri Zekirija Ramadani dhe futbollistët e tij janë krenarë për këtë arritje, duke e bërë Dritën jo vetëm krenari të qytetit të Gjilanit, por edhe ambasadore të futbollit kosovar në Evropë. /Telegrafi/ 

The post Drita në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – klubi fiton miliona euro nga kualifikimi appeared first on Telegrafi.

Besiktas e shkarkon Solskjaerin menjëherë pas humbjes ndaj Lausannes

28 August 2025 at 23:46

Besiktasi ka konfirmuar largimin e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, vetëm disa minuta pas eliminimit nga Lausanne e Zvicrës në play-offin e Ligës së Konferencës.

Ndeshja e kthimit përfundoi me humbje për gjigantin turk (0-1), ndërsa sfida e parë kishte përfunduar baras 1-1, duke e bërë eliminimin total një zhgënjim të madh për klubin dhe tifozët.

Ky ishte një goditje e rëndë për Besiktasin, i cili kishte synuar të siguronte fazën e grupeve të garës evropiane.

 

Resmi Açıklama | Ole Gunnar Solskjaer

🔗 https://t.co/1AIyUEGZhl pic.twitter.com/G64U7vamf4

— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 28, 2025

Në këtë takim nuk ishte ftuar për grumbullim ylli i Kosovës, Milot Rashica, shkaku i një dëmtimi, ndërsa Ernest Muçi u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes.

Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit e klubit njoftuan largimin e Solskjaerit dhe e falënderuan për kontributin gjatë kohës së tij në stolin e Besiktasit.

Norvegjezi u emërua trajner i ekipit në janar të këtij viti dhe kishte për detyrë të rimëkëmbej skuadrën në garat evropiane dhe kampionatin turk. /Telegrafi/ 

 

The post Besiktas e shkarkon Solskjaerin menjëherë pas humbjes ndaj Lausannes appeared first on Telegrafi.

Zhvillimet e fundit mes Edon Zhegrovës dhe Juventusit

28 August 2025 at 23:26

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet një nga temat kryesore të afatin kalimtar në futbollin italian, por Fabrizio Romano dhe Nico Schira, japin dy versione ndryshe.

Sipas Fabrizio Romano, kalimi i kosovarit është aktualisht në pritje, pasi e ardhmja e Nico Gonzalez nuk është ende e qartë. Atletico Madridi dhe Everton kanë ofruar huazim për argjentinasin, por i nuk është i bindur.

Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, ka deklaruar se Gonzalez a gjasa të qëndrojë, pasi bisedimet kanë ngecur paksa.

E gjithë kjo situatë e ka bllokuar përkohësisht lëvizjen e Edon Zhegrovës drejt Juventusit – sipas Fabrizio Romanos.

 

🚨⚪⚫ Juventus director Comolli: “In my view, Nico Gonzalez will stay with us as talks are not advanced at this stage”.

Nico’s situation also blocks Zhegrova’s
move to Juventus, currently in stand by. pic.twitter.com/JGWBvew3l4

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2025

Megjithatë, sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Juventusi është gati të dërgojë ofertën e parë zyrtare te Lille, me vlerë rreth 12 milionë euro plus bonuse.

Sipas tij, Zhegrova ka arritur tashmë një marrëveshje parimore me Juventusin për një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth 2.5 milionë euro në vit.

 

🚨 Excl. – #Juventus are ready to submit to #Lille the first bid (around €12M + bonuses) for Edon #Zhegrova, who has already an agreement in principle with #Juve for a contract until 2030 (€2,5M/year). #transfers https://t.co/tGRiyQSw7P

— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 28, 2025

Mbetet të shihet se çfarë zhvillime do të ketë ditëve në vijim, pasi edhe shitja e Nicolo Savonas te Nottingham Forest, mund ta ndërrojë situatën, pasi Zonja e Vjetër ka përfituar 15 milionë euro. /Telegrafi./ 

 

The post Zhvillimet e fundit mes Edon Zhegrovës dhe Juventusit appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 28 August 2025Main stream

Newcastle e trondit Barcelonën me ofertë, ndërsa Fermin Lopezin me pagën e ofruar

28 August 2025 at 21:48

Me vetëm pak ditë të mbetura nga afati kalimtar i verës, Newcastle United është gati të paraqesë një ofertë të guximshme prej 100 milionë eurosh për yllin e Barcelonës, Fermin Lopez, duke ndezur garën për 22-vjeçarin spanjoll.

Sipas gazetarit Jose Alvarez në El Chiringuito TV, klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit një pagë katërfish më të lartë se ajo që përfiton aktualisht te Barcelona, me synimin ta bindë për transferim në “St. James’ Park”.

Barcelona, që prej kohësh përballet me kufizime financiare, ka vendosur një çmim prej 90 milionë eurosh për lojtarin e akademisë, i cili ka tërhequr gjithashtu interesin e Chelseat dhe Tottenhamit.

Newcastle, që në këtë sezon do të përballet me Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2025/26, e sheh lojtarin si një përforcim të madh për skuadrën e Eddie Howe.

Oferta e “Laraskave” përfshin një pagë që do të kapte rreth 12 milionë euro në vit, krahasuar me 3 milionët që fiton aktualisht në “Camp Nou”.

Megjithatë, sipas burimeve pranë klubit katalanas, Lopez mbetet ende i pavendosur për një largim. Përfaqësuesit e tij janë në bisedime me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, për të peshuar ofertat dhe të ardhmen e tij. /Telegrafi/ 

The post Newcastle e trondit Barcelonën me ofertë, ndërsa Fermin Lopezin me pagën e ofruar appeared first on Telegrafi.

Drita merr epërsinë – Besnik Krasniqi shënon nga penalltia

28 August 2025 at 21:30

Kampioni i Kosovës, Drita, ka kaluar në epërsi në Luksemburg ndaj Differdange (1-0), në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me një ndërhyrje të rëndë, ku pastaj me karton të kuq u përjashtua sulmuesi i Differdange, Andreas Buch.

Rastin e parë të mirë e kishte Drita, kur në minutën e 26-të, Ilir Mustafa provoi fatin me një gjuajtje, por goditi traversën.

Në minutën e 62-të, Besnik Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0 dhe duke forcuar edhe më shumë pozitën e gjilanasve, të cilët kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë në Gjilan.

 

60′ | GOAL! LET’S GO!

Differdange 🔴 0-[1] ⚪ Drita
⚽ Krasniqi | Agg: 1-3#UECL | #Drita | 🇱🇺🇽🇰 pic.twitter.com/OT5SLjRxnv

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 28, 2025

Pas golit, Differdange u hodh në sulm, por portieri Faton Maloku reagoi në mënyrë fantastike me dy pritje vendimtare, duke ruajtur epërsinë dhe duke i dhënë siguri skuadrës së tij.

Me këtë rezultat, Drita është shumë pranë kualifikimit historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një arritje e madhe për futbollin kosovar. /Telegrafi/ 

The post Drita merr epërsinë – Besnik Krasniqi shënon nga penalltia appeared first on Telegrafi.

Dinamo kërkon mrekullinë ndaj Jagiellonias në play-off-in e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare

28 August 2025 at 19:56

Dinamo City luan sot ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Konferencës ndaj Jagiellonias, me ndërgjegjen e plotë se do t’i duhet një mrekulli për të kaluar më tej.

Skuadra kryeqytetase u mund 3-0 në ndeshjen e parë në Poloni, duke e vështirësuar jashtëzakonisht shumë rrugën drejt kualifikimit.

Përveç rezultatit të disfavorshëm, trajneri Ilir Daja vazhdon të ketë mungesa të rëndësishme në radhët e ekipit. Dy golashënuesit kryesorë, Mandela dhe Baton Zabërgja, nuk janë më pjesë e ekipit, ndërsa disa lojtarë të tjerë vazhdojnë të jenë të dëmtuar.

Për të adresuar mungesat, Daja ka eksperimentuar me Ledio Beqjan në qendër të mbrojtjes, duke e kthyer përsëri Meksin në krahun e djathtë, një lëvizje që pritet të ndikojë në organizimin e skuadrës në mbrojtje.

Dinamo: Teqja; Meksi, Beqja, Aliji, Lorran; Nani, Qefalija, Karamba; Berisha, Bregu, Vila.

Jagiellonia: Abramowicz; Wojtuszek, Vital, Kobayashi, Wdowik; Pozo, Flach, Drochal; Prip, Pululu, Imaz.

/Telegrafi/ 

The post Dinamo kërkon mrekullinë ndaj Jagiellonias në play-off-in e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Superndeshjet e Ligës së Kampionëve – shorti përcakton sfidat e fazës së ligës

28 August 2025 at 19:33

Shorti i fazës së ligës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2025-2026 u zhvillua të enjten pasdite në Monaco, duke nxjerrë disa përballje spektakolare që premtojnë emocione maksimale për tifozët e futbollit në gjithë Evropën.

Ceremonia u madhështua nga legjendat Zlatan Ibrahimovic dhe Kaka, të cilët tërheqë vëmendjen me prezencën e tyre.

Kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, do të përballen me Bayernin dhe Barcelonën, ndër të tjera, ndërsa skuadrat si Atalanta, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting, Newcastle dhe Athletic Bilbao plotësojnë listën e kundërshtarëve të tyre në fazën e ligës.

Ndër ndeshjet më të pritura janë edhe Real Madrid – Manchester City, ku spanjollët do të përballen gjithashtu me Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco dhe Kairat Almaty.

Manchester City do të luajë gjithashtu kundër Dortmundit, Bayer Leverkusenit, Villarrealit, Napolit, Bodo/Glimt, Galatasaray dhe Monacos.

Bayern Munich do të përballet me Chelsean, PSG-në, Club Brugge, Arsenalin, Sporting, PSV, Union SG dhe Pafos, ndërsa Liverpooli do të ketë sfida të forta ndaj Interit, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag dhe Galatasaray.

Ky sezon shënon edicionin e dytë të “Championsit” me formatin e ri të fazës së ligës, që zëvendësoi gruporet klasike. Në total, 36 skuadra janë të ndara në katër vazo dhe secila do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm, dy herë secilin.

 

Here we go again…@Ibra_official pic.twitter.com/D7dt4hHm3K

— UEFA (@UEFA) August 28, 2025

Pas tetë xhirove, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në 24-t do të vazhdojnë në plejofin e fazës nokaut. Ekipet që përfundojnë nga vendi i 25-t deri në 36-t eliminohen nga gara.

Katër skuadra do të debutojnë këtë sezon në Ligën e Kampionëve: Bodo/Glimt, Kairat, Pafos dhe Union Saint-Gilloise, duke sjellë freski dhe emocion shtesë.


Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së parë

PSG: Bayern, Barcelona, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting, Newcastle United, Athletic Bilbao

Real Madrid: Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat

Manchester City: Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Villarreal, Napoli, Bodo/Glimt, Galatasaray, Monaco

Bayern Munich: Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG, Pafos

Liverpool: Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag, Galatasaray

Inter: Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Praha, Ajax, Kairat, Union SG

Chelsea: Barcelona, Bayern, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag

Borussia Dortmund: Inter, Manchester City, Villarreal, Juventus, Bodo/Glimt, Tottenham, Athletic Bilbao, Copenhagen

Barcelona: PSG, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Praha, Copenhagen, Newcastle United

 

✅ Home and away opponents for Pot 1 teams 🏠✈#UCLdraw pic.twitter.com/mWi7lwxw3I

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025


Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së dytë

 

✅ Home and away opponents for Pot 2 teams 🏠✈#UCLdraw pic.twitter.com/Nqis4DXlU2

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025


Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së tretë

 

✅ Home and away opponents for Pot 3 teams 🏠✈#UCLdraw pic.twitter.com/kEt1qqRglh

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025


Kundërshtarët e fazës së ligës për skuadrat e vazos së katërtë

 

✅ Home and away opponents for Pot 4 teams 🏠✈#UCLdraw pic.twitter.com/a9gDwUKDMC

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 28, 2025


Orari i ndeshjeve do të finalizohet së shpejti, me xhiron e parë të planifikuar për 16–18 shtator, xhiron e dytë më 30 shtator dhe 1 tetor, dhe xhiron e fundit të fazës së ligës më 28 janar 2026. /Telegrafi/ 

The post Superndeshjet e Ligës së Kampionëve – shorti përcakton sfidat e fazës së ligës appeared first on Telegrafi.

Drita përballë Differdange për histori – formacionet zyrtare

28 August 2025 at 19:00

Skuadra e Dritës do të zbresë sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës ndaj Differdange, kampionëve të Luksemburgut.

Ky duel është vendimtar për gjilanasit, të cilët synojnë të arrijnë kualifikimin historik për herë të parë në fazën e grupeve të garave evropiane.

Fitoja prej 2-1 në ndeshjen e parë i jep shpresë Dritës, që mund të kalojë tutje, edhe pse Zekirija Ramadani vuan nga disa mungesa.

Për Dritën, çdo rezultat pozitiv e dërgon drejt historisë. Fitore apo barazim është synimi i gjilanasve.

Zekirija Ramadani ka vendosur të luajë me Faton Malokun në portë, ndërsa para tij Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullahi, Blerton Sheji, Raddy Ovouka.

Në mesfushë luajnë, Albert Dabiqaj, Vesel Limaj dhe Ilir Mustafa, ndërsa sulmi përbëhet nga Veton Tusha, Almir Ajzeraj dhe Arb Manaj.


Differdange: Felipe, D’Anzico, Brusco, Bedouret, Franzoni, Rafa Pinto, Borges, Jokobi, Lamperuer, Hadji, Buch.

Drita: Malokun, Krasniqi, Bejtullahi, Sheji, Ovouka, Dabiqaj, Limaj dhe Mustafa, Tusha, Ajzeraj dhe Manaj.


/Telegrafi/ 

The post Drita përballë Differdange për histori – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Rrugëtimi i Dritës në Evropë – gjilanasit drejt historisë

28 August 2025 at 17:58

Sezoni evropian për Dritën nisi me shumë shpresë dhe një mision të qartë: të arrijë për herë të parë në fazën e grupeve të një gare evropiane.

Rruga nuk ka qenë aspak e lehtë, por klubi gjilanas ka treguar forcë dhe karakter, duke kaluar disa sfida të mëdha për të mbërritur deri në play-offin e Ligës së Konferencës.

Starti në Ligën e Kampionëve

Drita e nisi aventurën në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Differdange nga Luksemburgu.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, bardhekaltrit fituan minimalisht 1-0. Në takimin e kthimit, në Luksemburg, skuadra e Zekirija Ramadanit tregoi karakter dhe triumfoi sërish 3-2, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Kjo fitore ishte e veçantë sepse për herë të parë një klub nga Kosova kaloi një raund në Ligën e Kampionëve.

Pengesa e madhe – gjiganti danez, Copenhagen

Në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, shorti solli përballë një gjigant të futbollit nordik: FC Copenhagen.

Drita rezistoi, por diferenca në cilësi ishte e dukshme. Klubi danez fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-0, duke i dhënë fund ëndrrës së gjilanasve në këtë kompeticion.

Përvoja në Ligën e Evropës

Pas eliminimit nga Championsi, Drita vazhdoi rrugën në Ligën e Evropës, ku u përball me kampionin e Rumanisë, FCSB.

Në Bukuresht, gjilanasit befasuan duke kaluar në epërsi 2-0, por në fund humbën 3-2. Në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, rumunët u treguan më të fortë dhe fituan 3-1, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Shansi i artë në Ligën e Konferencës

Pavarësisht eliminimit, Drita mori një tjetër mundësi – play-offin e Ligës së Konferencës. Ky duel do të vendosë gjithçka: a do të arrijë klubi gjilanas të shkruajë historinë dhe të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të garave evropiane?

Ky rrugëtim tregon se, pavarësisht pengesave dhe rivalëve të mëdhenj, Drita ka përfaqësuar denjësisht futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Një kualifikim eventual në fazën e grupeve do të ishte jo vetëm arritja më e madhe në historinë e klubit, por edhe një hap i madh për futbollin e Kosovës në përgjithësi. Ballkani e ka arritur, madje dy herë. Tani është radha e Dritës. /Telegrafi/ 

The post Rrugëtimi i Dritës në Evropë – gjilanasit drejt historisë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Andin Rashica bashkohet me klubin Buyukçekmece në Turqi

28 August 2025 at 17:37

Trajneri i basketbollit, Andin Rashica, ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij profesionale, duke nënshkruar me klubin turk ONVO Buyukçekmece, që garon në elitën e basketbollit turk.

Pas një periudhe të suksesshme në krye të Kosovës U20, ku arriti një rezultat historik duke e kualifikuar ekipin në TOP 8 të Evropës, Rashica do të marrë rolin e trajnerit asistent në skuadrën e njohur turke.

Ky angazhim i ri shihet si një hap i rëndësishëm për karrierën e tij, pasi liga turke e basketbollit konsiderohet ndër më të fortat dhe më konkurrueset në Evropë, duke prodhuar lojtarë e trajnerë në nivelet më të larta të sportit.

Në sezonin e kaluar, Rashica ishte pjesë e stafit teknik të skuadrës Manisa, por për shkak të disa problemeve me dokumentacion u detyrua të rikthehej në Kosovë në muajin janar.

Megjithatë, puna dhe përvoja e tij e fituar në Turqi dhe me përfaqësuesen e Kosovës kanë qenë referencë e fortë për marrëveshjen e re.

“Familja e ONVO Büyükçekmece i uron mirëseardhje Andin Rashicës dhe i dëshiron shumë suksese në detyrën e tij të re”, thuhet në njoftimin e klubit turk. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Andin Rashica bashkohet me klubin Buyukçekmece në Turqi appeared first on Telegrafi.

Supersticioni i Ruben Amorim, në qendër të kritikave pas eliminimit turpërues të Man United

28 August 2025 at 17:29

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, është vënë në qendër të kritikave pas eliminimit turpërues të skuadrës së tij nga Kupa EFL kundër Grimsby Town, ekip i kategorisë së katërt të futbollit anglez.

Portugezi ka një zakon të pazakontë: gjatë serive të penalltive vendimtare, ai nuk i shikon gjuajtjet dhe i kthen shpinën fushës, duke u mbështetur tek supersticioni.

Ky ritual, që deri tani shihej si një sjellje personale e trajnerit, ka marrë më shumë vëmendje për shkak të krizës së Man United në realizimin e penalltive.

 

Ruben Amorim’s post-match reaction.

— Manchester United (@ManUtd) August 27, 2025

Ndeshja e djeshme përfundoi 2-2 pas 90 minutash. Grimsby kaloi në epërsi me golat e Charles Vernam (22’) dhe Tyrell Warren (30’), ndërsa “Djajtë e Kuq” u rikthyen në lojë me golin e Bryan Mbeumo (75’) dhe barazimin dramatik nga Harry Maguire (89’).

Në vazhdim, gjithçka u vendos nga penalltitë, ku Grimsby fitoi me shifrat e pabesueshme 12-11, duke shkaktuar një nga eliminimet më të turpshme të viteve të fundit për Djajtë e Kuq.

Supersticioni i Amorimit, në një moment kaq kritik, vetëm sa ka shtuar pakënaqësinë e tifozëve, të cilët po kërkojnë që trajneri të fokusohet më shumë tek gjetja e zgjidhjeve konkrete sesa tek ritualet personale.

 

New Amorim meme unlocked 😭😭😭 pic.twitter.com/uABdYDzqeF

— 𝐑𝐲𝐲🃏(fan) (@AFC_Ryyy) August 27, 2025

Për Man United, presioni është gjithnjë e më i madh: jo vetëm për rezultatet zhgënjyese, por edhe për mënyrën sesi trajneri i tyre po perceptohet jashtë fushe. /Telegrafi/

The post Supersticioni i Ruben Amorim, në qendër të kritikave pas eliminimit turpërues të Man United appeared first on Telegrafi.

EuroBasket 2025 startoi me spektakël dhe yje të NBA-së në parket – të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme

27 August 2025 at 23:46

Turneu i madh i basketbollit evropian u hap me një ditë të mbushur me duele emocionuese dhe paraqitje të jashtëzakonshme.

Lituania e nisi me fitore të lehtë ndaj Britanisë së Madhe, Portugalia u rikthye pas 18 vitesh duke befasuar Çekinë nën udhëheqjen e Neemias Queta, ndërsa Gjermania përmbysi Malin e Zi me një shpërthim në çerekun e tretë.

Turqia tronditi Letoninë vendase, ndërsa Finlanda fitoi me dramë ndaj Suedisë, e Serbia tregoi forcë absolute kundër Estonisë.

Lituania 94–70 Britania e Madhe

Në ndeshjen hapëse të Grupit B (Tampere, Finlandë), Jonas Valančiūnas shënoi 18 pikë dhe mori 9 kërcime, duke udhëhequr Lituaninë drejt një triumfi të sigurt.

Portugalia 62–50 Çekia

Pas një mungese prej 18 vitesh, Portugalia u kthye në mënyrë madhështore. Neemias Queta ishte thjesht i papërmbajtshëm me 23 pikë, 18 kërcime, 4 bllokime dhe 2 vjedhje. Rafael Lisboa shtoi 15 pikë, ndërsa çekët u mbështetën vetëm te Vit Krejci me 10 pikë.

Gjermania 106–76 Mali i Zi

Gjermanët shpërthyen në pjesën e dytë, duke marrë një fitore të thellë. Franz Wagner realizoi 22 pikë, kurse kapiteni Dennis Schröder kontribuoi me 21.

Turqia 93–73 Letonia

Para tifozëve vendas në Riga, Letonia u befasua nga Turqia. Alperen Şengün u shqua me 16 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Adem Bona dha energji të madhe në mbrojtje. Te Turqi spikati edhe Kenan Spahiu.

Finlanda 93–90 Suedia

Një derbi nordik që u vendos në sekondat e fundit. Lauri Markkanen shkëlqeu me 28 pikë e 6 kërcime, duke i dhënë fitoren Finlandës. Te Finlanda u paraqit, basketbollisti shqiptar Edon Maxhuni.

Serbia 98–64 Estonia

Nikola Jokiç, ishte afër triple-double me 11 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime, ne fitoren e Serbisë./Telegrafi/

The post EuroBasket 2025 startoi me spektakël dhe yje të NBA-së në parket – të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Isak nuk po luan me ekipin e tij, përzgjedhësi Tomasson tregon arsyen pse e ftoi sulmuesin për ndeshjen ndaj Kosovës

27 August 2025 at 21:44

Suedia i hap kualifikueset me një vizitë në Slloveni më 5 shtator, dhe tre ditë më vonë do të luajë në Prishtinë ndaj Kosovës. 

Edhe pse aktualisht është jashtë fushave për shkak të një mosmarrëveshjeje me drejtuesit e Newcastle United , sulmuesi Alexander Isak është në listën e lojtarëve të kombëtares suedeze për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. 

Edhe pse ka një kontratë me Newcastle United deri në vitin 2028, Isak po përpiqet të largohet nga “St James Park” dhe të vazhdojë karrierën e tij te Liverpool, por klubet ende nuk kanë rënë dakord.  

Sulmuesi suedez aktualisht po stërvitet veçmas nga ekipi i parë i ‘Larsakave’ dhe së fundmi publikoi një mesazh ku thuhej se ka humbur besimin te drejtuesit e klubit për shkak të premtimeve të pambajtura. 

“Jam shumë i lumtur që Isak dëshiron të jetë pjesë e ekipit, ai është një lojtar i shkëlqyer”.  

“Situata e tij nuk është perfekte dhe ai nuk është stërvitur me ekipin e tij. Por ai është një lojtar që mund të jetë i vendosur dhe dëshiron të jetë pjesë e ekipit tonë. Kupa e Botës është e rëndësishme për Alexander Isak”, ka thënë përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson. 

Suedia do të luftojë për Kupën e Botës në Grupin B së bashku me ekipet kombëtare të Zvicrës, Kosovës dhe  Sllovenisë. /Telegrafi/  

The post Isak nuk po luan me ekipin e tij, përzgjedhësi Tomasson tregon arsyen pse e ftoi sulmuesin për ndeshjen ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Arabia Saudite vazhdon të “tërheq” yjet evropianë: 10 transferime më të mëdha të profilit të lartë gjatë verës

27 August 2025 at 19:54

Gjatë kësaj vere, futbollistë nga klubet më të njohura evropiane si Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Barcelona dhe Milan kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën e tyre në Arabinë Saudite.

Kampionati saudit po bëhet një destinacion mjaft tërheqës, me investime të mëdha dhe kontrata të jashtëzakonshme.

Vetëm klubi i ri, Neom ka shpenzuar 89 milionë euro, duke ofruar portierin Marcin Bulka, mbrojtësin Nathan Zeze, mesfushorët Amadou Kone, Said Benrahma, dhe Simon Bouabré. Alexandre Lacazette erdhi falas nga Lyon.

Më poshtë, dhjetë yjet që lanë klubet me emër për të vazhduar në tokën e premtuar saudite.

 1. Darwin Nunez – Liverpool → Al-Hilal (53 milionë euro)

Uruguaini shënoi 40 gola në tre sezone në Ligën Premier dhe fitoi kampionatin anglez. Në moshën 26-vjeçare, ai vendosi të nënshkruajë një kontratë trevjeçare në Arabinë Saudite.

Në Al-Hilal, ai do të garojë në sulm me Marcos Leonardo dhe do të sjellë përvojën e tij angleze në kampionatin saudit.

2. Theo Hernandez – Milan → Al-Hilal (25 milionë euro)

Mbrojtësi francez ka luajtur gjashtë sezone në Serie A dhe ka pasur mbi 260 paraqitje për Milanin.

Ai firmosi për tre vite në Al-Hilal dhe do të bëhet pjesë e një mbrojtjeje të fortë, duke kombinuar eksperiencën evropiane me ambicien saudite.

3. Joao Felix – Chelsea → Al-Nassr (30 milionë euro)

Portugalezi nuk arriti të imponojë veten në Chelsea dhe iu bashkua Al-Nassr për dy vite.

Ai do të bashkëpunojë me trajnerin Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldon, duke sjellë kreativitet dhe eksperiencë në sulmin e skuadrës.

4. Kingsley Coman – Bayern Munich→ Al-Nassr (25 milionë euro)

Francezi fitoi Bundesligën në nëntë raste me Bayern Munich dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare me Al-Nassr.

Ai do të luajë në sulm përkrah Ronaldos, Felix dhe Otavio, duke sjellë shpejtësi dhe përvojë nga futbolli gjerman.

5. Inigo Martinez – Barcelona → Al-Nassr (falas)

Spanjolli fitoi tre trofe me Barçën dhe u largua për të ndihmuar Al-Nassr.

Ai do të përforcojë mbrojtjen dhe do të transmetojë eksperiencën e tij nga futbolli evropian, duke sjellë stabilitet dhe siguri në linjën e pasme.

6. Mateo Retegui – Atalanta → Al-Qadisiya (68.25 milionë euro)

Sulmuesi argjentinas ishte golashënuesi kryesor i Serie A dhe u transferua për një shifër rekord.

Ai do të zëvendësojë Pierre-Emerick Aubameyang dhe konsiderohet një investim i madh për të ardhmen e klubit saudit.

7. Christopher Baah – Genk → Al-Qadisiya (17 milionë euro)

Anësori i ri ganez ka fituar përvojë në Belgjikë dhe Norvegji dhe tani do të sfidojë në Arabinë Saudite. Ai shihet si një talent premtues që mund të kontribuojë menjëherë në skuadër.

8. Gabriel Carvalho – Internacional → Al-Qadisiya (15.6 milionë euro)

Sulmuesi i djathtë sapo mbushi 18 vjeç dhe përfaqëson një investim afatgjatë. Klubi shpreson që ai të zhvillohet dhe të kontribuojë në sulm gjatë viteve të ardhshme.

9. Enzo Millot – Stuttgart → Al Ahly (28 milionë euro)

Mesfushori francez ka spikatur në Ligën e Kampionëve dhe në Bundesliga. Ai u transferua për 16 herë më shumë se çmimi i blerjes së tij, duke sjellë kreativitet dhe stabilitet në mesfushën e Al Ahly.

10. Ondrej Duda – Verona → Al-Ittifaq (falas)

Mesfushori çek ndihmoi Veronën të shmangte rënien nga Serie A dhe tani do të luajë për Al-Ittifaq. Ai sjell eksperiencën evropiane dhe do të kontribuojë në mesfushë për të ndërtuar lojën e ekipit.

/Telegrafi/ 

The post Arabia Saudite vazhdon të “tërheq” yjet evropianë: 10 transferime më të mëdha të profilit të lartë gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Bryan Pereira, futbollisti 10 vjeçar brazilian që shquhet me “tatutë” indigjene dhe është kthyer në hit në rrjetet sociale

27 August 2025 at 19:25

Bryan Pereira, një lojtar U-10 i ekipit Craques Do Futuro në Brazil, ka tërhequr vëmendjen e botës jo vetëm me aftësitë e tij në fushë, por edhe me tatuazhet e tij të veçanta.

Tatuazhet, të dukshme në fytyrë dhe trup, janë pjesë e traditës së komunitetit të tij indigjen Tupinikët, dhe kanë një kuptim simbolik të thellë.

Ky komunitet indigjen ka origjinë nga Amazonia dhe është përhapur në bregdetin verior të Brazilit. Ata ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, të bazuar në bujqësi, peshkim dhe gjueti, dhe kanë lënë gjurmë të dukshme edhe gjatë kohës së pushtimit portugez.

Tatuazhet e Bryanit nuk janë thjesht dekorative; ato përfaqësojnë zëra të paraardhësve dhe elementë të natyrës, duke shërbyer gjithashtu si mbrojtje shpirtërore. Bryan i kombinon këto tradita me pasionin për futbollin, duke shprehur identitetin e tij dhe duke nderuar rrënjët kulturore.

I riu, i lindur në Aracruz dhe me origjinë nga fshati Pau, është bërë një personazh i famshëm në klubin e tij.

Craques Do Futuro, si dhe mediat RisingBallers dhe gazetari Fabrizio Romano, kanë shkruar për historinë e tij, duke e bërë të njohur talentin dhe identitetin e tij unik.

Bryan nuk luan vetëm futboll; ai përfaqëson një komunitet të tërë dhe kultivon me krenari identitetin e tij. /Telegrafi/ 

 

The post Bryan Pereira, futbollisti 10 vjeçar brazilian që shquhet me “tatutë” indigjene dhe është kthyer në hit në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

“Zvicra viktimë, do ta ndihmoja që lojtarët të mos zgjedhin Kosovën” – Blerim Xhemaili me deklaratë skandaloze

27 August 2025 at 17:28

Vendimi i Leon Avdullahut për të zgjedhur Kosovën, pasi kishte avancuar në radhët e ekipeve zinxhir të Zvicrës, erdhi vetëm pak ditë pas atij të Eman Kospos, i cili vendosi të përfaqësojë Bosnjën në vend të helvetikëve. Këto vendime i ka komentuar ish mesfushori i helvetikëve, Blerim Xhemaili, i cili e sheh Zvicrën si viktimë, në rastin e ikjes së talentëve.

Leon Avdullahu, shihet si një prej talentëve më premtues, i cili u largua nga Zvicra, për të përqafuar rrënjët e tij – një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm gjatë viteve të fundit.

Shembuj të ngjashëm nga e kaluara janë Mladen Petric dhe Ivan Rakitic, që kishin lënë Zvicrën për të kaluar te Kroacia.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, e sheh situatën si një sfidë të vazhdueshme për federatën zvicerane, ndërsa ka ofruar ndihmën e tij që lojtarët me prejardhje shqiptare të mos zgjedhin Kosovën dhe Shqipërinë.

“Federata duhet të ndihmohet më shumë, ndoshta duke përfshirë ish-lojtarë si ne, të cilët kanë kaluar nëpër të njëjtat zgjedhje dhe në fund kanë zgjedhur Zvicrën”, deklaroi Xhemiali.

Në pyetjen nëse Zvicra është viktimë apo bashkëpunëtore në këto raste, duke mos i vlerësuar talentët, Xhemaili u përgjigj qartë, duk i dal në krah federatës.

“Mendoj se është më shumë viktimë. Shpesh këta janë lojtarë që nuk do të kishin shumë hapësirë këtu ose përballen me konkurrencë të madhe. Por ndonjëherë është edhe çështje zemre. Të dyja janë të kuptueshme”, ka thënë Xhemaili.

Megjithatë, ai shkoi edhe më larg, duke i paralajmëruar lojtarët si Avdullahu dhe Kospos se një vendim i tillë, largimi nga Zvicra, mund të ndikojë në karrierën e tyre.

“Është një humbje, duhet të kishim luftuar më shumë për ta mbajtur (te Zvicra). Unë për shembull, nëse nuk do të kisha luajtur me Zvicrën, nuk e di nëse do ta kisha pasur të njëjtën karrierë”, përfundoi Xhemaili intevistën e tij për RSI.

Mesfushori bëri karrierë te  Zurich, Bologna, Montreal, Galatasaray, Napoli, Torino, Parma dhe Bolton. /Telegrafi/ 

The post “Zvicra viktimë, do ta ndihmoja që lojtarët të mos zgjedhin Kosovën” – Blerim Xhemaili me deklaratë skandaloze appeared first on Telegrafi.

Portieri me vlerë 200 mijë euro, heroi i sensacionit – ai kishte tre penallti të pritura ndaj Celtic

26 August 2025 at 23:59

Futbollistët e Kairat Almaty kanë shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit të gjigantit skocez, Celtic, në raundin e play-offit.

Pas dy ndeshjeve të mbyllura pa gola, ekipi nga Kazakistani triumfoi 3-2 pas ekzekutimit të penalltive, duke u bërë skuadra më lindore që ka arritur ndonjëherë këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane.

Heroi i mbrëmjes ishte portieri 22-vjeçar Temirlan Anarbekov, i cili shkëlqeu si gjatë lojës, ashtu edhe në gjuajtjet e penalltive. Ai realizoi pesë pritje vendimtare gjatë 120 minutave dhe më pas ndali tre penallti radhazi, duke i mohuar golin Adam Idahos, Luke McCowan dhe Daizen Maedes.

Kairat Almaty v Celtic – penalty shoot-out
byu/4gjdtokurwa insoccer

Kush është Temirlan Anarbekov?

Anarbekov, i lindur më 14 tetor 2003, është produkt i akademisë së futbollit të Kairat. I gjatë 189 cm, ai njihet për refleksin dhe qetësinë e tij mes shtyllave.

Në ndeshjen e parë në Glasgow nuk ishte titullar, por u aktivizua në minutën e 75-të pasi portieri i parë, Aleksandr Zarutskiy, u dëmtua në kokë. Në ndeshjen e kthimit në Almaty luajti të gjitha 120 minutat duke qenë vendimtar në kualifikim.

Deri para këtij suksesi, Anarbekov kishte regjistruar 32 paraqitje me ekipin e parë në gara të ndryshme. Në sezonin aktual të Ligës Premier së Kazakistanit ka luajtur gjashtë ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur në tre prej tyre.

Sezonin e kaluar ishte huazuar te FK Zhenys në Astana, ku zhvilloi 18 paraqitje, pësoi 20 gola dhe ruajti katër herë portën e paprekur. Ai ka qenë pjesë e moshave të Kazakistanit (nga U-17 deri te U-21) dhe është thirrur tri herë në Kombëtaren A, megjithëse ende nuk ka debutuar.

Aktualisht, sipas Transfermarkt, ai vlerësohet me 200,000 euro. /Telegrafi/ 

The post Portieri me vlerë 200 mijë euro, heroi i sensacionit – ai kishte tre penallti të pritura ndaj Celtic appeared first on Telegrafi.

“Nëse shkon me pushime me një grua më të madhe, sigurohu që ajo është nëna jote’ – Adu i jep Yamalit këshilla për karrierën

26 August 2025 at 22:24

Një nga talentet më të mëdha të futbollit të dekadës së fundit, Freddy Adu, ka dhënë këshilla për yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, lidhur me mënyrën se si të përballojë famën dhe presionin që e shoqëron një futbollist të tillë.

“Këshilla ime do të ishte të përqendrohesh, të stërvitesh dhe të fokusohesh te arti yt, sepse do të ketë shumë shpërqendrime. Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani”, u shpreh Adu.

Ish-futbollisti amerikan ka komentuar gjithashtu edhe rreth jetës private të Yamalit, duke e paralajmëruar se çdo veprim i tij do të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.

“Pashë në gazeta se ai ishte me pushime me një grua shumë më të madhe se ai, dhe të gjithë po flisnin për këtë. Në këtë moshë, gjithçka që bën do të diskutohet. Nëse shkon me pushime me një grua më të madhe, sigurohu që ajo të jetë vetëm nëna jote, sepse përndryshe do të kthehet në lajm”, deklaroi Adu me humor, duke nënvizuar presionin publik mbi lojtarët e rinj.

Një karrierë e ndalur për shkak të vendimeve të gabuara

Freddy Adu ishte konsideruar si premtimi më i madh i futbollit amerikan. Ai debutoi me kombëtaren e SHBA-ve në moshën 16 vjeçare dhe ishte lojtari më i ri në historinë e MLS, duke debutuar vetëm 14 vjeç. Për pak vite u bë lojtari më i paguar i Ligës dhe nënshkroi kontratë milionëshe me Nike.

Megjithatë, kalimi në Evropë nuk i solli suksesin e pritur. Ai nuk arriti të bindte trajnerë si Alex Ferguson, edhe pse provoi me Manchester United.

Pas një karriere me 14 klube të ndryshme, Adu mbeti pa ekip në moshën 33-vjeçare dhe vendosi të tërhiqej pas një aventure të fundit në futbollin suedez.

“Kur isha më i ri, bëra shumë gabime. Dilja me miq, më bënin foto në festa dhe kjo kthehej në lajm të madh. Narrativa bëhej sikur nuk isha i përqendruar te futbolli. Gabimet më kushtuan shumë”, deklaroi amerikani.

Identifikimi me Yamal

Adu e sheh veten te Lamine Yamal dhe sfidat që ky i fundit përjeton si një supertalent.

“Të gjithë sytë janë mbi të gjatë gjithë kohës, dhe kjo është e vështirë. Unë nuk mund të isha një djalë normal, edhe pse luaja në SHBA, ku futbolli as nuk është sporti më i madh. Për Yamal, në Spanjë, presioni është shumëfish më i madh. Për një lojtar të ri është jashtëzakonisht e vështirë të përballosh këtë situatë”, përfundoi Adu. /Telegrafi/

The post “Nëse shkon me pushime me një grua më të madhe, sigurohu që ajo është nëna jote’ – Adu i jep Yamalit këshilla për karrierën appeared first on Telegrafi.

Mrekulli në Kazakistan: Kairat eliminon Celticun dhe hyn në Ligën e Kampionëve për herë të parë

26 August 2025 at 22:12

Kampioni kazak, Kairat Almaty, bëri historinë e klubit duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Celtic në play-off në dy ndeshjet.

Kazakët nuk u frikësuan nga Celticu i famshëm dhe i favorizuar. Ata fillimisht arritën një barazim 0-0 jashtë fushe në Skoci, dhe nuk pati gola në ndeshjen e kthimit.

Pasuan koha shtesë dhe 30 minuta shtesë, po ashtu nuk pati as gola. Në total, ndeshja dyshe zgjati 210 minuta në lojë aktive, por nuk pamë gol, por kjo është më pak e rëndësishme për të dyja ekipet.

Ajo që është e rëndësishme është se Kairat mundi Celtic 3-2 me një performancë mbresëlënëse në gjuajtjet e penalltive dhe në fund kaloi tutje.

 

🇰🇿 Kazakistan ekibi tarih yazdı: Kairat 4 eleme turu geçerek Şampiyonlar Ligi’nde! pic.twitter.com/BaXoFF7Cup

— TRT Spor (@trtspor) August 26, 2025

Për Kairat, kjo është pjesëmarrja e parë në Ligën e Kampionëve në histori, por jo e para për futbollin kazak, pasi Astana më parë ka marrë pjesë në garën më elitare të futbollit në Evropë. /Telegrafi/ 

The post Mrekulli në Kazakistan: Kairat eliminon Celticun dhe hyn në Ligën e Kampionëve për herë të parë appeared first on Telegrafi.

Dikur kishte lënë Zvicrën për Kroacinë, Petric i del në mbrojtje Avdullahut

26 August 2025 at 20:58

Leon Avdullahu ka marrë vendimin për të veshur fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës. Ka disa arsye që mund të çojnë një lojtar të ndërron ekipin e përfaqësimit, një temë që mediumi Blue Sport e diskutoi me sulmuesin Mladen Petric, i cili kishte bërë njëjtë.

Futbollisti, i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat e Zvicrës nga U15 deri në U21 dhe ishte në listën për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, tani mund të debutojë për Kosovën më 5 shtator kundër Zvicrës.

Për Federatën Zvicerane, kjo është humbja e dytë e një talenti të madh brenda pak ditësh, pas mbrojtësit Eman Kospo, i cili vendosi të luajë për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Petric shpjegon se vendime të tilla nuk janë të rralla në Zvicër, me sulmuesin që kishte kaluar te Kroacia në atë kohë.

“Mund të ketë arsye të ndryshme për secilin lojtar. Disa lojtarë zgjedhin të ndërrojnë sepse shohin perspektiva më të mira për të luajtur. Ka edhe ata që besojnë se mund të kenë sukses më të madh me ekipin kombëtar të vendlindjes së tyre”, ka thënë ish-lojtari kroat për Blue Sport.

Megjithatë, për Avdullahun, perspektiva e pjesëmarrjes në turne të mëdha ndërkombëtare nuk është e njëjtë si me Zvicrën.

“Aktualisht është e pamundur që ai të luajë në një turne të madh me Kosovën në një kohë të afërt”, thotë Petriç, duke theksuar se Kosova po ngjitet ngadalë në renditjen botërore.

Një faktor tjetër mund të jetë ndikimi i familjes dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës.

“Është vendimi i tij dhe ai duhet të jetojë me të. Ka shumë arsye që nuk i dimë, dhe sigurisht është një humbje për futbollin zviceran, por në fund, është zgjedhja e lojtarit”, deklaroi Petric. /Telegrafi/

The post Dikur kishte lënë Zvicrën për Kroacinë, Petric i del në mbrojtje Avdullahut appeared first on Telegrafi.

❌
❌