Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Marrëveshje historike/ Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht si një shtet i ri, por do të mbetet sërish pjesë e Republikës Franceze.

Arritja e marrëveshjes u publikua sot (12 korrik) , pas përfundimit të bisedimeve 10-ditore në Paris, që synonin zgjidhjen e krizës politike dhe etnike në këtë territor të trazuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirje më herët për dialog gjithëpërfshirës me aktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë të Kaledonisë së Re, pas valës së dhunës separatiste që goditi vendin vitin e kaluar, ku humbën jetën 14 persona dhe u shkaktuan dëme ekonomike në vlerën e rreth 2 miliardë eurosh, duke ulur PBB-në e territorit me 10%.

Sipas marrëveshjes së re, territori do të quhet “Shteti i Kaledonisë së Re”, duke ruajtur një status të veçantë brenda Francës dhe me qytetarët që do të vazhdojnë të kenë nënshtetësi franceze.

“Nuk do të ketë më referendume për pavarësinë, përveç atij që do të konfirmojë këtë marrëveshje të re,” tha Nicolas Metzdorf, deputet dhe përfaqësues i krahut Anti-Pavarësi, në një deklaratë për agjencinë AFP.

Marrëveshja synon të zbusë tensionet e thella midis komuniteteve kanake autoktone, shumë prej të cilëve kërkojnë pavarësi të plotë, dhe popullsisë pro-franceze, që mbështet ruajtjen e lidhjeve me Parisin.

Tashmë, dokumenti do të kalojë për miratim në parlamentin francez dhe më pas në një referendum, që do të konfirmojë statusin e ri të territorit.

Kryeministri Franccois Bayrou e quajti këtë zhvillim një hap me “dimensione historike”, duke theksuar rëndësinë e pajtimit dhe rikuperimit ekonomik pas trazirave.

Kaledonia e Re, me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh, ndodhet në Oqeanin Paqësor, rreth 17,000 kilometra nga Parisi, dhe ka qenë nën sundimin francez që prej shekullit XIX.

Megjithatë, tensionet rreth statusit të saj politik kanë qenë të vazhdueshme, me përplasje të herëpashershme midis kanakëve pro-pavarësisë dhe forcave besnike ndaj Francës.

Kombësi e re dhe status i dyfishtë

Marrëveshja 13-faqëshe e shpallur të shtunën përfshin krijimin e një kombësie të veçantë të Kaledonisë së Re, me mundësinë që banorët të mbajnë njëkohësisht edhe kombësinë franceze.

Kryeministri François Bayrou e quajti marrëveshjen e së shtunës një akt me “dimensione historike”, edhe pse ajo kërkon ende miratim parlamentar dhe votë popullore me referendum, që pritet të mbahet në vitin 2026.

Kosto e lartë e dhunës dhe përparësitë ekonomike

Pas trazirave që shpërthyen në maj 2024 – kur Parisi planifikoi t’u jepte të drejtën e votës mijëra banorëve jo-autoktonë me banim afatgjatë – situata u përkeqësua ndjeshëm. Kanakët vendas e panë këtë si kërcënim për të ardhmen e tyre politike dhe si pengesë për pavarësinë. Si pasojë, shpërthyen dhuna që la 14 të vdekur dhe 2 miliardë euro dëme ekonomike (rreth 10% e PBB-së së territorit).

Në marrëveshje parashikohet që, në të ardhmen, vetëm personat që kanë jetuar për të paktën 10 vjet në arkipelag do të kenë të drejtë vote.

E kaluara dhe rruga drejt një statusi të ri

Referendumi i fundit për pavarësinë u mbajt në vitin 2021, por u bojkotua nga grupet pro-pavarësi për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19 në popullatën Kanake. Ky ishte referendumi i tretë që nga viti 2018, dhe të gjithë i kanë refuzuar pavarësinë.

Pas referendumit të vitit 2021, situata politike në arkipelag mbeti e bllokuar. Në qershor 2025, Macron deklaroi se dëshironte një “projekt të ri” për Kaledoninë e Re.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një pakt për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare, me fokus në industrinë e përpunimit të nikelit, një sektor kyç për ekonominë lokale.

Të dy dhomat e Parlamentit francez do të mblidhen në tremujorin e katërt të vitit për të miratuar marrëveshjen, e cila më pas do t’i paraqitet popullsisë së Kaledonisë së Re në një referendum në vitin 2026.

Zemra që shpëtoi jetë/ Ukrainë, transplant mes bombardimeve ruse

Mbrëmjen e 9 korrikut, qyteti i Kievit po përballej me një valë sulmesh të ashpra ajrore nga forcat ruse, të cilat përfshinin mbi 400 dronë dhe disa raketa balistike. Në këto kushte të jashtëzakonshme, kirurgu i njohur Ukrainas Dr. Borys Todurov, drejtori i Institutit të Zemrës në Kiev, u angazhua në një mision të rëndësishëm humanitar për të shpëtuar jetën e një fëmije.

Një vajzë 4 vjeçare kishte humbur jetën në anën perëndimore të Kryeqytetit Ukrainas dhe mamaja e saj, një punonjëvse në sektorin e shëndetësisë kishte rënë dakord që organet e sa të dhuroheshin.

Pas përfundimit të një operacioni urgjent në Institutin e Zemrës, Dr. Todurov u nis personalisht drejt spitalit Okhmatdyt për të marrë zemrën. Udhëtimi përshkoi rrugët e qeta për shkak të orës së vonë, por shumë të rrezikshme për shkak të sulmeve ajrore. Gjatë kalimit të urës mbi lumin Dnipro, zona më e rrezikshme e qytetit për shkak të mbrojtjes ajrore që qëllonte raketat në ajër, ambulanca kaloi me kujdes maksimal.

Një video e regjistruar gjatë këtij transporti tregon flakë pranë rrugës, ndërsa Dr. Todurov dëgjohet të thotë: “Po transportojmë një zemër.”

Pasi mbërriti në Institutin e Zemrës, zemra u transplantua menjëherë tek pacientja, një vajzë e vogël me një sëmundje të rëndë të zemrës. Operacioni u krye me sukses dhe pacientja aktualisht ndodhet në gjendje stabile, me funksion normal të zemrës së re. Përveç zemrës, dy organe të tjera të donatores – veshkat dhe mëlçia – iu transplantuan dy pacientëve të tjerë që ndodheshin në spitalin Okhmatdyt. Një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare, të dy në gjendje kritike, morën këto organe dhe falë tyre fituan shansin për jetë më të gjatë.

Qendra Ukrainase për Koordinimin e Transplantimeve falënderoi familjen e donatores për vendimin e tyre të vështirë, por jetik, duke theksuar rëndësinë e dhurimit të organeve edhe në kohë lufte. / abcnews.al

Shpërthen bombula e gazit/ Shkodër, plagoset pronari i banesës

Një shpërthim bombule gazi ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:55 në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetë pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

” Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka  shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia. / abcnews.al 

Suedia merr me qira burgje në Estoni mes krizës penale dhe mbipopullimit

Suedia po përballet me një krizë serioze në sistemin e saj të burgjeve, për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të të burgosurve. Si zgjidhje të përkohshme, autoritetet suedeze kanë njoftuar se do të marrin me qira deri në 600 vende në burgjet e Estonisë, përmes një marrëveshjeje që pritet të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026, pas miratimit parlamentar.

Ky zhvillim vjen në kuadër të një ndryshimi rrënjësor të politikës penale në Suedi, e cila po largohet nga modeli tradicional rehabilitues dhe po i afrohet një qasjeje më ndëshkuese, nën ndikimin e qeverisë qendër-djathtas dhe partisë së ekstremit të djathtë Sëeden Democrats.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Suedez i Burgjeve (Kriminalvården), numri i të burgosurve mund të rritet nga 7,800 në vitin 2024 në rreth 41,000 deri në vitin 2034. Aktualisht, burgjet janë të tejmbushura dhe sistemi ndodhet në gjendje krize, sipas kreut të shërbimit, Joakim Righammar.

Ndër masat më të debatueshme janë:

  • Dënimi i të miturve 15-vjeçarë me deri në 10 vjet burg,
  • Propozimi për uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 14 vjeç (me kërkesa për ulje deri në 13 vjeç),
  • Zëvendësimi i qendrave rinore me burgje për të rinj nga viti i ardhshëm.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, ka mbrojtur marrëveshjen me Estoninë si të domosdoshme për të ulur presionin mbi sistemin vendas, ndërsa kritikët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së një modeli amerikan të burgosjes masive.

Ekspertja Emelí Lönnqvist dhe prifti Olle Jonasson theksojnë se po braktiset qasja humane ndaj të dënuarve, ndërsa të rinjtë shpesh përfundojnë në burgje si viktima të manipulimit nga bandat, jo si kriminelë profesionistë.

Franca njofton marrëveshjen historike për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht si një shtet i ri, por do të mbetet sërish pjesë e Republikës Franceze. Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri francez François Bayrou dhe zyrtarë të lartë në ceremoninë e hapjes së një samiti mbi Kaledoninë e Re në Paris më 2 korrik 2025.

Source

Modric është zyrtarisht lojtar i Milanit, të hënën kryen vizitat mjekësore

Mesfushori kroat Luka Modrić është lojtari më i ri i Milanit, pasi ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, me një pagë prej 3.5 milionë euro në vit. Edhe pse ende mungon njoftimi zyrtar nga klubi, Modrić ka përfunduar të gjitha detajet e marrëveshjes dhe pritet të mbërrijë në Milano më 14 korrik për të kryer vizitat mjekësore përpara se të nisë pushimet…

Source

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri, Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Werner Daum, ish-ambasadori i parë gjerman në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme për vendin dhe kombin shqiptar. Lajmi është përkujtuar me vlerësime të larta edhe nga figura politike shqiptare. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Daum si një “Ambasador i Lirisë” për shqiptarët, duke theksuar rolin e tij të…

Source

Presidentja Osmani: Do t’i drejtohem sërish Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, nëse Kuvendi i ri nuk arrin të konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, që skadon më 26 korrik. Gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh se paqartësitë kushtetuese rreth pasojave ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati, e detyrojnë atë të…

Source

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, lëndohet një person

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Partizani”. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:55 në banesën e shtetasit me iniciale A.J., i cili ka mbetur i lënduar si pasojë e ngjarjes. Njoftimi: Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J.

Source

Vuçiç mohon akuzat për kërcënime ndaj Kosovës: Nuk kemi nisur asnjë përshkallëzim!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim të situatës së sigurisë në Kosovë. Në një deklaratë për mediat më 12 korrik, Vuçiç theksoi se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ushtarak dhe mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. “Nuk kemi angazhuar asnjë ushtar…

Source

BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri

Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Bashkë me zotin Shehu, BE lavderon edhe SPAK me drejtues Altin Dumanin, të cilët po bëjnë një punë titanike kundër korrupsionit. Arben Shehu njihet si zyrtar korrekt dhe profesionist, i cili e ka kthyer institucionin e kontrollit në një organizëm…

Source

Wimbledon/ 6-0, 6-0. Polakja Swiatek fitore historike ndaj Anisimova-s në finale

Kalvari i gjatë i Iga Swiatek duket se ka marrë fund. Pas një periudhe sfiduese, ish-numri një i botës në tenis, rikthehet fuqishëm në skenën ndërkombëtare duke fituar turneun prestigjioz të femrave në Wimbledon 2025. Tenistja polake dominoi plotësisht finalen ndaj amerikanes Amanda Anisimova, duke fituar me rezultatin 6-0, 6-0 në më pak se një orë lojë, vetëm 57 minuta.

Source

Modele që futen në takimet “speciale” në burgjet e sigurisë së lartë, dy drejtues shkarkohen

Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti. Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”…

Source

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste. Kontratë pune afatgjatë. Për pagën dhe kushtet e punës, kontaktoni në: 📞 +355 69 424 7033       ℹ️ Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste appeared first on Saranda Web.

Swiatek triumfon në Wimbledon

Nga Gazeta Si – Iga Swiatek mundi në dy sete Amanda Anisimova-n dhe fitoi të parin Grand Slam në Wimbledon dhe të 6 në karrierë. Tenistja polake ka fituar 4 herë në “Roland Garros” (2020, 2022, 2023 dhe 2024) dhe 1 herë në “US Open” (2022) dhe suksesi i këtij viti në Wimbledon konfirmoi se ajo është një fituese e lindur. Nëse shkon në Finale, atëherë e fiton atë dhe si për ta konfirmuar, 24 vjecarja e bëri këtë në 57 minuta. Ishte hera e parë prej vitit 1911 që një teniste femër fitonte Finalen në Wimbledon pa humbur asnjë game. Numri 8 në klasifikimin botëror përsëriti kohën prej 25 minutash për mbylljen e setit të parë.

Vetëm 3 muaj më e re se kundërshtarja, amerikania Anisimova u duk nën presion dhe bëri shumë gabime në shërbimin e parë me të cilin ajo fitoi vetëm 9 pikë. Pavarësisht simpatisë së “Centre Court”, fati i ndeshjes nuk ndryshoi as në setin e dytë për numrin 13. Me një total prej 28 gabimesh të paforcuara, plus 5 gabime të dyfishta, Anisimova u detyrua të dorëzohej. Swiatek që në “Australian Open” nuk ka shkuar më larg se gjysëmfinalja, pas triumfit në Wimbledon, numëron 100 fitore në konkurimin tek në turnetë Grand Slam.

Kampionet e Wimbledon ndër vite janë këto: 
9 – Martina Navratilova (SHBA)
8 – Helen Wills Moody (SHBA)
7 – Dorothea Lambert Chambers (GBR), Steffi Graf (GER), Serena Williams (SHBA)
6Blanche Bingley (GBR), Suzanne Lenglen (FRA), Billie Jean King (USA)
5Charlotte Cooper Sterry (GBR), Lottie Dod (GBR), Venus Williams (USA)
4Louise Brough (USA)
3Maureen Connolly (USA), Maria Bueno (BRA), Margaret Court (AUS), Chris Evert (USA)
2Althea Gibson (USA), Dorothy Round (GBR), Kathleen McKane Godfree (GBR), May Sutton (USA), Maud Watson (GBR), Evonne Goolagong (AUS), Petra Kvitová (CZE)
1 – Iga SWIATEK (POL)

The post Swiatek triumfon në Wimbledon appeared first on Gazeta Si.

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker në pritje të fëmijës së dytë: “Round two!”

Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, ylli i bejsbollit Cole Tucker, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se po bëhen prindër për herë të dytë!

Aktorja 36-vjeçare postoi një seri fotosh elegante në Instagram më 12 korrik, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa pozon në natyrë përkrah Tucker-it, 29 vjeç, që i buzëqesh kamerës dhe i drejton gishtin barkut të Vanessës. Të veshur me të bardha, çifti duket i sinkronizuar dhe plot dashuri në pritje të bebit të dytë.

Në përshkrimin e postimit, Hudgens shkroi thjesht: “Round two!!!!”, një lajm që u përshëndet menjëherë nga miqtë e famshëm.

The post Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker në pritje të fëmijës së dytë: “Round two!” appeared first on iconstyle.al.

E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan!

Nëse nuk je martuar deri në moshën 30 vjeç, shanset që të martohesh ndonjëherë bien në vetëm 50%.

Sipas statistikave më të fundit, 30-ta është një kthesë e madhe, sidomos për martesën dhe prindërimin.

Nëse je ende duke ndjekur karrierën, duke pritur “personin e duhur” apo thjesht je i/e pasigurt për kohën e duhur, ky është momenti për të reflektuar.

Shifrat janë të qarta: zgjedhjet që bëjmë para të 30-ave ndikojnë drejtpërdrejt të ardhmen.

Nuk është fundi i botës. Por është koha kur çdo vendim fillon të ketë peshë më të madhe.

Kush mendon se koha është me bollëk… duhet ta lexojë këtë dy herë.

The post E kalove të 30-ën? Shanset për martesë u përgjysmuan! appeared first on iconstyle.al.

Një shtëpi buzë oqeanit + 90,000$ për ta rinovuar? Vetëm në Irlandë

Irlanda do të të paguajë deri në 90,000 dollarë për të nisur nga e para në një ishull të qetë!

Në kuadër të programit “Our Living Islands”, qeveria irlandeze ofron deri në 84,000 euro (rreth 90,000 dollarë) për ata që duan të rikonstruktojnë një shtëpi të braktisur në njërin nga 23 ishujt e saj të largët, siç është edhe Inis Mór.

Kush përfiton?
•Kushdo që zotëron një shtëpi të ndërtuar para vitit 2008
•Që ka qenë e pabanuar për të paktën 2 vite
•Dhe që do ta përdorë si banesë të përhershme ose qira afatgjatë

Nuk është bonus për zhvendosje, por grant vetëm për rinovim. Aplikantët jashtë BE-së duhet të merren vetë me dokumentacionin për vizën.

Megjithëse jeta në ishull mund të jetë më e thjeshtë dhe pa shumë komoditete moderne, shumë njerëz e shohin si një mundësi të rrallë për një fillim të ri në qetësi absolute.

The post Një shtëpi buzë oqeanit + 90,000$ për ta rinovuar? Vetëm në Irlandë appeared first on iconstyle.al.

❌