Reading view

“Desh na bënë hatanë, vari l*shtë bimëve”- Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes trafikantit dhe punonjësit të policisë: Ke gati 22 mijë euro…

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me një grup narkotrafiku që vepronte në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë.

Nga bisedat mes Kristo Qiricit dhe Erdit Hazizajt zbulohen lidhjet që grupi kishte me policinë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi.

Bisedat Sky Ecc

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj

‘Dje, Po leje vari lesht, nuk po dimë më fare ku jemi. Sipas meje del që një nga ata që sjell gjëra o ka vënë gps ose ka çuar haber. Puna që deri te kapja kush na çoi. Ne nuk na njef asnjë vëlla, këtu në Sarandë, Po do e gjej se dhe në Athinë kemi djalin e një shefi të madh. Ata pardje erdhën nga Durrësi, morën makinën në 5 të mëngjesit dhe ikën’.

Aq e fuqishme dhe e mbrojtur ishte kjo organizatë, sa del që Kristo Qirici jo vetëm kishte futur në xhep policinë në Sarandë, por kishte njohje deri lart në policinë e Athinës.

Aty ku merr informacione të sakta se çfarë kanë rrëfyer dy italianët e kapur.

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj.

‘Po na trembën me këto që thonë që do ketë arrestime. Është lajmëruar pala shqiptare. Po halli është çfarë dinë, mos na vijnë neve, si thua. Apo pa prova nuk vijnë, si mendon. Në Athinë kemi një shef të madh. Po i japim 5 mijë euro. Ai e ka bërë dhe kapjen, S’ka as emra, asgjë, vetëm një emër boshnjaku kanë dhënë shoferat’.

Por ndërsa ishte në përgatitje për të dërguar ngarkesën me drogë në Greqi, një ngjarje e pakëndshme duket se ia prish seriozisht humorin Kristo Qiricit.

Ajo e mesit të shkurtit 2020, ku pasi e pyet Erdit Hazizaj; ‘nëse është rruga e lirë për në Gjirokastër, dhe nëse jo të kalojë nga Vlora.’, ai i tregon oficerit të policisë se ndërkohë i janë hapur telashe të reja.

Telashe që kanë të bëjnë me një shtëpi bari, të cilën e ka shkatërruar pasi ka mësuar se Policia në Sarandë do t’i vijë për kontroll.

Bisedë gjatë të cilës lë të kuptohet se për këtë ambient ka pasur edhe mbështetjen nga punonjës të policisë në zonë.

Bisedat në Sky Ecc

Kristo Qirici i shkruan Erdit Hazizaj.

‘Patëm bërë një këtu me 400 llamba. Për 10 ditë ishin gati për prerje. Tani e pastruam që u qetësuam, Se desh na bënë hatanë, vari leshtë bimëve. Kam 30 çuna këtu.

Po do shikojmë se duket dorë e brendshme, se nuk ka mundësi. Nesër ose pasnesër ke djalin aty mos të duhen më shumë se 22?. Ok vëlla natën.’

Vetëm dy ditë nga konsumimi i kësaj bisede Kristo Qirici i shkruan sërish Erdit Hazizajt ku e njofton që shumën e parave prej 22 mijë euro e ka gati.

Por pavarësisht dështimit në ngarkesën e dërguar në Athinë më datë 7 Mars 2020, grupi nuk demoralizohet por vazhdon normalisht punën.

Ndërkohë që nga biseda lihet të kuptohet se më herët janë dërguar edhe shumë ngarkesa të tjera që kanë qenë të suksesshme.

Kjo edhe falë ndihmës së policëve të inkriminuar që dalin edhe në këto komunikime në Sky Ecc, midis Kristo Qiricit dhe Erdit Hazizaj. Biseda të cilat zhvillohen më datë 29 Mars 2020.

Ku Qirici i thotë se kishte nisur edhe një rrugë më parë, por mjeti kishte qenë me targa gjermane dhe për këtë arsye u kishte shpëtuar kontrolleve të autoriteteve të zbatimit të ligjit.

Bisedat Sky Ecc

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj

‘Ata na prisnin me targa italiane, por ne ishim me gjermane dhe shpëtuam. Po në Greqi vëlla po nuk u lidh gjëja, mbyllet cikli, te ai që kapin me presh në dorë’.

Por për të gjithë këtë shërbim që po i bën, Kristo Qirici nuk harron ta shpërblejë mikun e tij të vyer në radhët e policisë.

Që për hir të së vërtetës deri në këtë moment dhe në vazhdim i ka mbyllur shumë punë.

Siç është edhe kjo bisedë midis tyre që i përket shkurtit të vitit 2021, ku Kristo Qirici i kërkon Hazizajt që ta ndihmojë me një të njohurin e tij, sa herë ai ka ndonjë hall apo lëvizje në punën e tij.

Ndërsa Hazizaj jo vetëm tregohet i disponueshëm, por i tregon edhe gradën që mban si komisar policie.

‘Me vrap jepja’, ‘reklamën e di vetë ti’.

‘Hazizaj, komisar’

Biseda gjatë cilave në njërën prej tyre Kristo Qirici njofton Erdit Hazizajn se çunat u nisën për në Spanjë.

Dhe si shpëblim do i falte një automjet, që e kishte në përdorim bashkëshortja e tij.

Grafikë

Bisedat Sky Ecc

12 Shkurt 2021

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj.

‘Vëlla unë i nisa çunat dje për në Spanjë, tani gjej dikë dhe hajde merr BMË-në.

Po ecëm para ta kam fal, por që besoj që do ecim’.

Makinë e markës BMË X5 në pronësi të bashkëshortes së Kristo Qiricit, e cila sipas verfikimeve të kryera nga grupi hetues del se në vitin 2023 ka kaluar në pronësi të bashkëshortes së Erdit Hazizaj.

13 Shkurt 2021

‘Mirë të duket makina”

‘Ok vëlla. E ke nga Zvicra. Nuk lëviz fare na rruga, as për shi, as për gjë’.

‘Ishte full dhe super amortizim’.

Makinë që mesa duket Erdit Hazizaj ‘e meritonte’

Pasi më herët gjatë vitit 2020, ai e kishte mbajtur të informuar Kristo Qiricin edhe në lidhje me informacionet e brendshme të policisë mbi kultivinin e lëndës narkotike në jug të Shqipërisë.

Dhe si funksionin këto informacione.

Duke treguar për eksperiencën e tij si oficer policie pranë Drejtorisë së Policisë Berat, gjatë periudhës 28 Mars 2016 deri më 16 Gusht 2017.

Bisedat Sky Ecc

19 Gusht 2020

Erdit Hazizaj këshillon Kristo Qiricin që të shikojë se nga kush agjenci kishte mbërritur informacioni në lidhje me kultivimin e bimëve në ambiente të hapura.

Ai i thotë bashkëfolësit të tij se kur ishte punonjës policie në Berat, shkresat i vinin duke i’u referuar agjencisë që ka pasur informacionin.

‘Se kështu na vinin shkresat ne lart kur isha në Berat…Nga info që komisari ka, filani merret me këtë punë’.

Po kështu gjatë një bisede Kristo Qirici i qan hallin Erdit Hazizaj se goditja që mori me shkatërrimin e shtëpisë së barit me 400 llampa, i ka shkaktuar një dëm prej 250 mijë euro investim.

Që sipas tij nëse do i kishte nxjerrë në treg boçet e pjekura të kanabisit, do kishte fituar 650 mijë euro.

Por për t’u kthyer te episodi i dështuar i muajit mars 2020, i trafikimit të 1.2 ton kanabis, të kapur në Athinë, ndërsa Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj e kishin fjetur mendjen për humbjen e ngarkesës, punët nuk duken se ishin edhe aq të qeta brenda doganës së Qafë Botës, ku kaloi ruloti me drogë.

Aty ku mesa kuptohet po kërkohej llogari se kush e kaloi pa kontrolluar automjetin me kanabis.

Shqetësim të cilin e përcjell te drejtuesit e grupit kriminal vetë Elvis Dërvishi, apo ‘Visi i Doganës’ në bisedën që ai zhvillon me Eldjon Alushajn.

I cili nga ana e tij këtë bisedë ia përcjell Kristo Qiricit.

Ku problem është kthyer një doganier, i quajtur Fadil, që dyshonte te Elvisi dhe dy të tjerë.

The post “Desh na bënë hatanë, vari l*shtë bimëve”- Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes trafikantit dhe punonjësit të policisë: Ke gati 22 mijë euro… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Berisha prezanton kandidatët e 11 majit në Shkodër: Nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë fitues! Kjo është fushatë çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Shkodër kandidatët për deputetë në zgjedhjet ne 11 majit. Në fjalën e tij, kryedemokrati deklaroi se kandidatët e tij nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë kandidatët e fitores.

“Këta nuk janë kandidatë që vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por vijnë nga qytetet, fshatrat. Këta janë kandidatët e fitores. Edi Rama të garantoj se do marrësh atë që thua vetë, atë që meriton. 11 maji është fundi i tyre. Sot në postin e kryeministrit është një njeri që para shkodraneve nuk thotë dot asnjë premtim, sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën për të shembur diktaturën e dytë. “Kjo është fushatë çlirimtare”, tha ai.

Sali BerishaDemokrate e demokratë, të dashur kandidate e kandidatë për deputete e deputetë të ardhshëm, përfaqësues të qytetarëve dhe banorëve të këtij rrethi, një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme për këtë mikpritje të zjarrtë.

Në Shkodër, në Rozafën e lirisë, njeriu ndjehet më i lirë se kudo tjetër në Shqipëri, se kudo tjetër në botë.

Të dshur miq, askush nuk mund të thotë, nuk mund të shkruajë më shumë për Shkodrën se sa ka thënë historia për këtë qytet.

Ajo histori që shkodranët e kanë shkruar vetë me guxim, me mendje të ndritur, me zemër, me dashuri, me djersë dhe gjak për qytetin e tyre të bekuar në ditët më të vështira të tij,

Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.

Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.

Të dashur miq, ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit.

Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje.

Ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare.

Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën.

Por mbi të gjitha, kjo fushatë është çlirimtare për Shkodrën, sepse po të shohësh sot këtë qytet të bekuar, ndjen dhimbje, keqardhje të thellë.

Edi Rama, që i premtoi Edenin Shkodrën, u solli Brajat, Bajrët dhe Brajoviçët.

Edi Rama i solli qytetit vrasje, shpërthime,atentate, masakra, djem të rinj që vriten, qytetarë ët pafajshëm që vdesin nga plumba qorrë.

Shkodra e bukur, Shkodra e kulturës, Shkodra e artit, Shkodra e përjetshëm u shndërrua këto kohë si një qytet sicilian i viteve ’50 sepse Edi Rama u ka dhënë fuqi absolute bandave të narkoshtetit si të vetmen mënyrë që të sundojë Shkodrën e lirë.

The post Berisha prezanton kandidatët e 11 majit në Shkodër: Nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë fitues! Kjo është fushatë çlirimtare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“E marrim një 40 mijëshe”- Si oficeri i policisë Erdit Hazizaj i kërkonte ndere Kristo Qiricit dhe i siguronte rrugë të lira ‘nga shteti’ për transport droge: ‘File’, ndonjë fletë hoteli për çunat…

Në shënjestër/ Më datë 7 Mars 2020, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’ është trafikuar për në Greqi sasia prej 1 144 kg ‘cannabis sativa’ e papërpunuar, 4 kg ‘cannabis’ i përpunuar (çokollatë) dhe 916 gr ‘cannabis” i përpunuar (vaj).

Ku në po këtë datë, rreth orës 14:30, organet e zbatimit të ligjit në Athinë, sekuestruan 949 pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin ‘cannabis’ të papërpunuar, me peshë bruto 1 144 kg, si dhe dy pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin “cannabis” të përpunuar (çokollatë).

Por ndërsa autoritetet greke mundën të kapin këtë ngarkesë me kanabis të ardhur nga Shqipëria dhe të arrestonin dy shtetasit italianë, këta të fundit zgjodhën të mos flasin se kush ishin në të vërtetë porositësit e mallit.

Madje ata ia ngarkuan drogën një shtetasi nga Bosnja, që në fakt nuk ekzistonte. Dhe thanë se e kishin marrë përsipër këtë mision, për shkak të borxheve që kishin në Itali.

Por ndërsa vitet kaluan dhe gjithçka duket se u hodh paq, bisedat në Sky Ecc, zbuluan se porositësit e kësaj ngarkese në fakt ishin Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj.

Që siç shikohet edhe në këto biseda të shkëputura nga komunikimet midis tyre në Sky Ecc flasin mbi arrestimin e dy italianëve në Greqi dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që grupi kriminal kishte kaluar në këtë vend. Por zbulojnë edhe pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale midis tyre edhe oficerët e policisë që i ndihmonin të kalonin të pashqetësuar tonelatat me drogë.

Një ndër ta edhe Erdit Hazizaj që rezulton se nga periudha 16 Gusht 2017 deri më 5 Nëntor 2021, ka mbajtur pozicionin e oficerit të policisë pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

I cili siç do të shikohet edhe në vazhdim i kërkon ndere të ndryshme Kristo Qiricit deri edhe fletë hoteli për çunat …

‘File, ndonjë fletë hoteli për çunat jep dot’.

Biseda të cilat zhvillohen midis tyre para dhe pas këtij episodi trafiku që zhvillohet përgjatë muajit mars të vitit 2020.

Ndërsa Eldjon Alushaj, sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetues rezulton se bashkërendonte të gjithë punët e aktivitetit kriminal me Kristo Qiricin, nëpërmjet një numri telefoni të cilin e kishte regjistruar në emër të nënës dhe më pas motrës së tij.

Biseda të cilat kanë provuar nëpërmjet sistemit Tims, edhe lëvizjet e shumta që këta dy shtetas kanë kryer jashtë Shqipërisë. Sidomos gjatë vitit 2020.

Koha kur grupi kriminal ka një aktivitet të shtuar përsa i përket trafikimit të lëndës narkotike në Greqi.

Momenti kur në lojë del dhe emri i oficerit të policisë Erdit Hazizaj, por edhe i shumë efektivëve të tjerë që janë vënë në shërbim të plotë të organizatës kriminale.

Siç është edhe ky episod i muajit shkurt, që i paraprin kalimit të 1 ton kanabis në doganën e Qafë Botës.

Ku Erdit Hazizaj kujdeset që rruga të jetë e lirë ‘nga shteti’ për Kristo Qiricin.

Kristo Qirici i kërkon Erdit Hazizaj që të interesohet te shokët e tij në polici, pasi kishte parë shumë lëvizje në zonën e Muzinës/Gjirokastër, rrugë në të cilën dyshohet se do të kalonte për të transportuar lëndën narkotike.

Më pas i thotë se po doli një rrugë marrim na një dyzetë mijshe.

‘Si ku është vendi?’

‘Gjërat janë nga zona, kurse kalimi nga Saranda.

‘Po më tha një i Gjirokastrës, kanë qenë pardje aty’.

‘Po doli një rrugë marrim një 40 mijshe. Gjynah ta lesh’

Por për t’u kthyer te episodi i dështuar i trafikimit të 1.2 ton kanabis, të kapur në Athinë më 7 Mars, ku u arrestuan edhe dy transportuesit italianë, Luca Bruno dhe Denise Carannante, Erdit Hazizaj del se nuk ishte punonjësi i vetëm i rrobës së policisë që ndihmoi Kristo Qiricin dhe organizatën e tij.

Pasi një tjetër shërbëtor i korruptuar që mbante ndërkohë mbi kokë kapelen e policisë së Shtetit ishte edhe Elvis Dërvishi.

Luca Bruno dhe Denise Carannante mësohet se kanë hyrë në Shqipëri më datë 6 Mars 2020, ora 07:50, nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës, me rulotin e tyre me targa FK 595 LV dhe kanë dalë nga Shqipëria nga Pika e Kalimit Kufitar ‘Qafë Bota’, më datë 7 Mars 2020, në orën 13:12.

Ku të dyshuar si të përfshirë në këtë episod të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë, janë Kristo Qirici, Eldjon Alushaj, Benci Toska, dhe oficerët e policisë Erdit Hazizaj dhe Elvis Dërvishi, oficer policie.

Do të ishin pikërisht këta oficerë të policisë por edhe të tjerë që do të zbulohen më poshtë, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre në policinë lokale,

jo vetëm po i krijonin infrastrukturën e duhur kësaj organizate kriminale për të kaluar drogën të pashqetësuar nëpërmjet akseve rrugore apo pikave kufitare, por edhe raportonin te kreu i këtij grupi kriminal edhe për ata që mund të ishin spiunët brenda radhëve të tyre, siç ishte kapja e sasisë së drogës në Greqi.

The post “E marrim një 40 mijëshe”- Si oficeri i policisë Erdit Hazizaj i kërkonte ndere Kristo Qiricit dhe i siguronte rrugë të lira ‘nga shteti’ për transport droge: ‘File’, ndonjë fletë hoteli për çunat… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, zhvillohet protesta paqësore në Shkup, qytetarët bëjnë thirrje për drejtësi

Një protestë paqësore është zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut në ndër të 59 viktimave që humbën jetën në një diskotekë në Koçan, pasi rënies së zjarrit.

Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidalizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa bënë thirrje për drejtësi.

Qytetarët mbajtën 16 minuta heshtje, duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë.

Kujtojmë se ka përfunduar autopsia e 59 viktimave e gjithashtu edhe identifikimi i tyre. Varrimi pritet të bëhet të enjten në Koçan, ku këto varreza do të kenë një vend të veçantë nga varrezat e tjera.

16 marsi, zgjoi Maqedoninë e Veriut nga një tragjedi e madhe, ku si pasojë e djegies së diskotekës në Koçan, mbetën të vdekur 59 persona.

The post Tragjedia me 59 viktima në Koçan, zhvillohet protesta paqësore në Shkup, qytetarët bëjnë thirrje për drejtësi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititi: E shohim veten më shumë si shokë sesa si burrë e grua!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka folur për marrëdhënien e saj me Taika Waititin, duke treguar se lidhja e tyre funksionon për shkak se shpesh ndihen më shumë si miq të ngushtë sesa si burrë e grua.

Duke folur në një intervistë të fundit për revistën “Hunger”, artistja e klasifikuar në krye të top-listave muzikore u shpreh: “Unë dhe Taika jemi në thelb miq më të mirë dhe donim të jetonim në atë element përgjithmonë, besoj”.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në gusht të vitit 2022, në një ceremoni shumë intime në ambient të hapur në Los Angeles.

Rita Ora taika

E vendosur për të mos e kufizuar veten në një fushë të vetme, Rita synon të ndjekë gjurmët e idhullit të saj, Jennifer Lopez, duke bërë gjithçka, nga muzika dhe filmi te televizioni dhe moda.

Në intervistën për Hunger, ajo tha: “Më pëlqen të bëj shumë gjëra. Më bën të ndihem gjallë. Më mbush me entuziazëm. Më sfidon. Ne jemi individë dhe kemi të drejtën të zgjedhim si dhe kur duam të jemi vetvetja…

 Është diçka natyrale, e dini, jemi rritur duke i emërtuar dhe etiketuar gjërat, si ‘kjo është një mollë’, ‘kjo është një dardhë’ apo çfarëdo tjetër. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të ekzistoj thjesht brenda artit dhe argëtimit”.

rita ora (4)rita ora (5)rita oraRita Ora (6)Rita Ora (1)

 Rita Ora dhe Taika Waititi
Rita Ora dhe Taika Waititi

rita ora1rita orarita oraritaorarita ora taika waititi1rita orarita ora (10)rita ora (12)rita-ora-beachrita ora1rita ora3rita ora, taika waititi (9)rita ora (6)

The post Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititi: E shohim veten më shumë si shokë sesa si burrë e grua! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Ju ndihmojnë të ulni kolesterolin, ja tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme.

Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë pjatash, nga supat dhe sallatat tek salcat dhe pjatat anësore, dhe sigurisht si pjatë kryesore, ndaj nutricionistët zbulojnë pse duhet t’i hamë më shpesh.

Konsumimi i rregullt i fasuleve dhe thjerrëzave është i dobishëm për uljen e kolesterolit, ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit të zorrës së trashë, stabilizon nivelet e glukozës dhe ndihmon në parandalimin e diabetit, ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe siguron një konsum më të lartë të fibrave, hekurit dhe kalciumit.

Cilat bishtajore duhet të përfshijmë në dietën tonë?

Çdo lloj fasule ka vlera dhe shije unike ushqyese, duke e bërë atë një shtesë të shkëlqyer në dietën tuaj të përditshme. Pavarësisht nëse jemi në kërkim të një burimi proteinash, fibrash apo vitaminash, secili lloj sjell përfitimet e veta. Këtu janë disa nga zgjedhjet dhe këshillat më të mira për t’i përfshirë ato në vaktet tuaja:

Thjerrëzat

Gjysmë filxhani me thjerrëza të gatuara përmban 8 gram fibra, 9 gram proteina dhe është e pasur me vitamina B, hekur dhe magnez. Shtoni në sallata, supa, kari, hamburgerë ose si zëvendësues i mishit në salcën Bolognese.

Fasule të zeza

Gjysmë filxhani fasule të zeza të konservuara ka 6 gram fibra dhe proteina, si dhe hekur, folate dhe tiaminë. Mund ta përdorni në sallata, tortilla, pjekje ose hamburgerë.

Qiqra

Gjysmë filxhani qiqra përmban 6 gram fibra dhe 7,5 gram proteina dhe është e pasur me hekur, magnez, fosfor, acid folik dhe mangan. Qiqrat e konservuara mund të përdoren në mënyra të ndryshme – shtoni ato në një sallatë, grijini ato në një sanduiç ose piqni ato dhe spërkatini me çokollatë të zezë nëse dëshironi një ëmbëlsirë.

The post Ju ndihmojnë të ulni kolesterolin, ja tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Bundestagu gjerman miraton një paketë historike për mbrojtjen dhe infrastrukturën, Merz: Është një luftë kundër…

Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu më në fund miratoi me dy të tretat e votave një ndryshim kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane. Me këtë vendim, frena buxhetore nuk do të kufizojë më shpenzimet për ushtrinë. Për ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë votuan pro 513 deputetë, ndërsa 207 votuan kundër; nuk pati asnjë abstenim.

Pjesë e këtij vendimi historik ishte edhe miratimi i një fondi special prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë dhe klimë, të cilat do të shtrihen në 12 vitet e ardhshme. Investimet synojnë modernizimin e rrugëve, sistemeve energjetike, por edhe shkollave.

Merz: “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë”
Friedrich Merz, kandidati për kancelar nga CDU dhe arkitekti kryesor i kësaj pakete, e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë,” paralajmëroi Merz.

Merz këmbënguli se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një epokë të re sfidash globale. “Tani duhet ta rindërtojmë aftësinë tonë mbrojtëse thuajse nga e para, me strategji të reja, me armatim të teknologjisë së lartë, me sisteme të automatizuara dhe me mbikëqyrje të pavarur satelitore evropiane, me kontrata të besueshme dhe të planifikueshme që u jepen mundësisht prodhuesve evropianë” tha ai.

Pistorius: “Kjo është një epokë e re për Evropën dhe Gjermaninë”
Në një fjalim që synonte të qetësonte skeptikët, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), theksoi se ky vendim nuk bëhet për të militarizuar vendin, por për ta mbajtur atë të sigurt. SPD, e cila mund të jetë partnere në qeverinë e ardhshme, kishte kërkuar që krahas borxheve për mbrojtjen, të miratohej edhe borxhi për infrastrukturën. “Po hyjmë në një epokë të re për Evropën, për Gjermaninë, për NATO-n dhe për brezat e ardhshëm. Sot bëhet fjalë mbi të gjitha për sigurinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Prandaj po propozojmë një paketë të plotë financimi. Kjo siguron që aftësia jonë mbrojtëse të forcohet, pa rrezikuar kohezionin tonë shoqëror,” tha Pistorius.

AfD kritikon ashpër legjitimitetin e vendimit
Shumë deputetë, shumica nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u përpoqën ta ndalonin këtë vendim me kërkesa urgjente në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Bundestagu i mëparshëm po përdorej për të cementuar pushtetin e qeverisë së ardhshme. Bundestagu i ri do të konstitutohet të martën e ardhshme, më 25 mars 2025 dhe një e treta e deputetëve të tij përbëhet nga AfD dhe E majta. Këto dy parti e kundërshtojnë fuqimisht këtë paketë, secila për arsye të ndryshme.

Kryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, kritikoi vendimin me tone të ashpra: “Bundestagu i 20-të i zgjedhur më parë po përdoret për të forcuar qeverinë e ardhshme federale, sepse vetëm këtu ata kanë shumicën. Edhe pse shumica e deputetëve të rinj janë të pranishëm sot, ky proces mund të ishte bërë me ta,” tha ai. Chrupalla vuri në pyetje legjitimitetin e vendimit. “Dhe ne duhet të pyesim: Ku është Olaf Scholz? Ai ende drejton qeverinë sipas Kushtetutës. A nuk është kjo një farsë?”

Hapi i fundit: Këshilli Federal
Pas miratimit në Bundestag, paketa ligjore duhet të kalojë me dy të tretat e votave edhe në Këshillin Federal, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet për miratim miratohet të premten e ardhshme, më 21 mars 2025./DW

The post Bundestagu gjerman miraton një paketë historike për mbrojtjen dhe infrastrukturën, Merz: Është një luftë kundër… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Silvinjo nuk e bën pjesë të listës së Shqipërisë, Kristian Shpendi nderohet me çmim në Itali nga Xhanluka Di Marzio

Kristian Shpendi po pret ende një ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit, por trajnerin Silvinjo deri tani nuk e ka marrë në konsideratë djaloshin shqiptar ndonëse ka bërë mirë në dy sezonet e fundit në Serinë C dhe atë B italiane.

Por ndërsa vlerësimi me një ftesë për Kombëtaren nuk po vjen nga Shqipëria, në Itali sulmuesi shqiptar vazhdon të vlerësohet maksimalisht dhe gjatë ditës së djeshme është nderuar me çmimin prestigjioz “Gianni Di Marzio”.

Çmimi për sulmuesin shqiptar është dhënë duke vlerësuar punën dhe progresin e tij në këto dy vite, që e kanë kthyer në një nga emrat më të lakuar në futbollin italian falë paraqitjeve dhe golave me Çezenën. Sulmuesi ka marrë trofeun nga gazetari i njohur italian, Xhanluka Di Marzio, i cili ka dorëzuar trofeun që është vendosur në kujtim të babait të tij gjatë natës festive “”Gran Galà dello Sport”.

“Jam i nderuar që marr këtë çmim, pasi i njoh vlerat e personit të cilit i kushtohet ai. Xhani Di Marzio është pjesë e historisë së futbollit italian dhe për vlerat që e kanë shquar në karrierën e tij, për mua përfaqëson padyshim një shembull nga i cili të frymëzohem”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar pasi mori çmimin që mban emrin e ish-trajnerit të njohur. Në një mbrëmje ku nderoheshin disa figura të futbollit italian, ndër të cilat edhe Çezare Prandeli.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post Silvinjo nuk e bën pjesë të listës së Shqipërisë, Kristian Shpendi nderohet me çmim në Itali nga Xhanluka Di Marzio appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

I dha telefonin e tij Erion Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Apelin e GJKKO, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve: E bëra nga frika…

Ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë.

Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.

Veliaj, është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

DESHMIA E VELIAJT NE APELIN E GJKKO

Gjatë seancës kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë “çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen”.

Sipas të dhënave, mësohet se nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë intervistat në media.

“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, – mësohet se është shprehur Erion Veliaj.

Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”.

Arrestimi 

Erion Veliaj u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.

Në “detyrim paraqitje” janë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.

Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur disa akuza, ku sipas materialit të gjykatës, mësohet se janë fiksuar disa episode që implikojnë edhe kreun e Bashkisë së Tiranës.

The post I dha telefonin e tij Erion Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Apelin e GJKKO, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve: E bëra nga frika… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Nevojë për paqe dhe armëpushim”- Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga biseda Trump-Putin: Negociatat duhet të fillojnë menjëherë! Ja ku do të zhvillohen

Shtëpia e Bardhë ka zbardhur detaje  nga biseda telefonike mes Presidentit Trump dhe Presidentit Putin.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt thotë se të dy  liderët “folën për nevojën për paqe dhe një armëpushim në luftën në Ukrainë”.

Udhëheqësit ranë dakord që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim të energjisë dhe infrastrukturës.

Ata ranë dakord gjithashtu për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme.

“Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme,” shton Shtëpia e Bardhë.

The post “Nevojë për paqe dhe armëpushim”- Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga biseda Trump-Putin: Negociatat duhet të fillojnë menjëherë! Ja ku do të zhvillohen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Specialja” nuk i dha leje Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait, Rama: Gjykatë turpëruese, e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, për të mos i dhënë leje ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi këtë si një vendim të turpshëm, që siç shprehet ai “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”.

“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm”, shkruan Rama në X.

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait

The post “Specialja” nuk i dha leje Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait, Rama: Gjykatë turpëruese, e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Lista e PS me të rinj, por pa logjikë politike”- Analisti Sulo: Rama do të duket i ri dhe i pakorruptuar pas 12 vitesh në pushtet

Analisti Arion Sulo analizoi listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Sulo e cilësoi listën e PS-së si një listë me të rinj, por pa një logjikë të qartë politike.

Ai theksoi se Kryeministri Edi Rama ka bërë një pastrim të qëllimshëm të Partisë Socialiste, duke futur emra të rinj në listë për t’u dukur më i freskët dhe i pakorruptuar, pavarësisht faktit se ai ka qenë në pushtet për 12 vjet.

Sulo shtoi se ky proces është një formë e propagandës. Sipas tij, sa më shumë të rinj dhe emra të panjohur të futen në listën e PS-së, aq më shumë Rama mund të duket si një lider i ri dhe i korruptuar. Ai përmendi gjithashtu një podcast që Rama ka realizuar me të rinjtë, duke kaluar 9 orë duke diskutuar me ta, që sipas Sulos, është një tjetër hap për të shfrytëzuar strategjinë propagandistike.

“Edi Rama e ka spastruar qëllimisht PS-në. Lista e PS është me të rinj, por pa logjikë politike. Lista e PD është shpërblyese, por ka një logjikë, ka politikanë. Rama do të duket i ri dhe i pakorruptuar pas 12 vitesh. Pra, Rama do sa më shumë të rinj e njerëz të panjohur. Është propagandë dhe efikase. Edi Rama dje ka bërë 9 orë Podcast me këta të rinj”, tha Sulo.

The post “Lista e PS me të rinj, por pa logjikë politike”- Analisti Sulo: Rama do të duket i ri dhe i pakorruptuar pas 12 vitesh në pushtet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale, ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur indinjatën dhe revoltën ndaj këtij vendimi.

Sipas OVL UÇK-së, refuzimi i Gjykatës Speciale për të lejuar Thaçin të japë lamtumirën e fundit babait të tij, është një veprim i padrejtë dhe ç’njerëzor, i cili bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Në reagimin e saj, OVL UÇK-ja ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të reagojnë ndaj këtij vendimi, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten.

Mësohet se varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 18 mars, në orën 15:00, ndërsa familja tashmë ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të shkojnë për ngushëllime, në Burojë të Skederajt.

The post Gjykata Speciale refuzon kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Jemi më afër se kurrë paqes në Ukrainë”/ Shtëpia e Bardhë: Donald Trump, i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse…

“Ne jemi më afër se kurrë paqes në Ukrainë, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Carolyn Levitt gjatë një konference për shtyp të hënën.

Siç raporton Independent, ndonëse nuk donte të hynte në detaje rreth telefonatës së planifikuar mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin të martën, ajo përcolli një “valë optimizmi” për ecurinë e negociatave të paqes me Rusinë , si dhe për afërsinë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër një marrëveshjeje paqeje sesa jemi tani dhe Presidenti, siç e dini, është i vendosur për ta arritur atë,” tha Levitt.

Duke komentuar gatishmërinë e Trump për të vendosur sanksione ndaj Rusisë  – nëse bisedimet nuk shkojnë siç pritej – ajo përsëriti se ky mbetet një opsion që presidenti amerikan kishte sugjeruar më parë.

“Sigurisht, ai është i gatshëm ta bëjë këtë (të vendosë sanksione) nëse është e nevojshme,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Vihet re se Donald Trump njoftoi më herët sot se synon të flasë me Putinin më 18 mars për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

The post “Jemi më afër se kurrë paqes në Ukrainë”/ Shtëpia e Bardhë: Donald Trump, i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Në listat e PS, ministra e zv.ministra, hipokrizi të thuash që janë të rinj”- Besart Xhaferri: PD nuk ka luksin të bëjë eksperimente, lista jonë fituese

Kreu i Forumit Rinor të PD, Besart Xhaferri komentoi të rinjtë në listat e PD dhe të PS, por sipas tij është hipokrizi të thuash që në Partinë Socialiste ka të rinj, duke qenë se ka ministra, zv. ministra dhe drejtorë.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Xhaferri deklaroi se PD duke qenë se është në opozita nuk ka luksin të bëjë eksperimente.

Ai theksoi se lista e Partisë Demokratike është fituese dhe do të sjellë rotacionin politik në Shqipëria.

“Numërova 5 emra ministrash, 2-3 zv ministrash dhe 7-8 emra drejtorësh të përgjithshëm, të thuash është një listë e re duket pak hipokrite nga ana e PS. Nuk janë aq emra të rinj,

Nga ana jonë janë 9 emra të rinj, 8 janë nga aleati, 18-19 janë drejtues politik dhe pastaj pjesa tjetër ka ardhur nga primaret. Kjo ka qenë skema jonë, mendojmë se do jetë lista fituese dhe do sjellë rotacionin politik në Shqipëri.

PD duke qenë në opozitë nuk ka luksin të bëjë eksperimente. Vetëm 19 deputetë të PD që janë në parlament sot janë në lista të mbyllura”, u shpreh Xhaferri.

The post “Në listat e PS, ministra e zv.ministra, hipokrizi të thuash që janë të rinj”- Besart Xhaferri: PD nuk ka luksin të bëjë eksperimente, lista jonë fituese appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Kryeministri grek, bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joan! Mitsotakis: Kisha e Shqipërisë, pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joan, për ta uruar për përzgjedhjen e tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përmes një postimi në “X”, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan kryeministri grek.

“Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.

Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, ka bërë më dije Mitsotakis.

Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan u bë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, 16 mars, që për besimtarët ortodoksë përkon me të dielën e dytë të Kreshmës.

Hirësi Joani u prit me një ceremoni të veçantë dhe hyri në Katedralen “Ngjalla e Krishtit”, ndërsa kambanat e saj dhe ato të të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri, ranë njëkohësisht në nder të këtij momenti historik.

Pas shpalljes së emrit të tij, Kryepeshkopi i ri mbajti një fjalë të shkurtër, që u prit nga dhjetëra besimtarë të pranishëm me duartrokitje dhe thirrjet “i denjë”.

“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor, pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e Kishës. I vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Krishtit të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim,” u shpreh Imzot Joani.

The post Kryeministri grek, bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joan! Mitsotakis: Kisha e Shqipërisë, pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Do të përballet me gjigandët e Arabisë Saudite, Jasir Asani mëson kundërshtarët në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve

Jasir Asanit do t’i duhet të bëjë mrekulli të tjera me të majtën e tij për të siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve të Azisë, pasi shorti i çerekfinaleve ka vënë Guangju të futbollistit shqiptar përballë një prej pretendentëve për trofeun.

Në fazën finale që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, Guangju do të duhet të përballet në ndeshje me eliminim direkt me gjigandët sauditë të Al Hilal.

Kjo skuadër është kampione në fuqi e Arabisë Saudite dhe ka në gjirin e saj emra shumë të njohur të futbollit botëror.

Jasin Bunu, Kalidu Kulibali, Ruben Nevesh, Zhoao Kanselo, Sergei Milinkoviç-Saviç, Malkom e Aleksandar Mitroviç janë disa nga yjet e kësaj skuadre që drejtohet nga i mirënjohuri Zhorge Zhezus.

Padyshim do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar dhe do të duhet një mrekulli, por Guangju në debutimin e tij në këtë turne, ka treguar se mund të bëjë të tilla, sidomos nëse Asani vazhdon magjitë me të majtën e tij.

PANORAMASPORT.AL

The post Do të përballet me gjigandët e Arabisë Saudite, Jasir Asani mëson kundërshtarët në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Italiani prej 8 muajsh në gjendje të rëndë pas ndërhyrjes në “Brianza Dent”! Kolegia rrëzon pretendimet e mjekut Luan Mavriqi! Dr. Dushaj: Marjuana? S’kanë lidhje! Disa persona nuk i zë anestezia, por…

Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37 vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri nga mjeku Luan Mavriqi dhe pësoi 4 atakë kardiake.

Gazetarët e “TakFak”, folën me mjekun Luan Mavriqi, i cili pohoi se mund te behej heqja e 20 dhëmbëve brenda një seance. Por ne rastin e Simeones, tha se ky i fundit kishte bërë dy gabime të rënda.

“Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT! Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marijuanë” tha mjeku Luan Mavriqi për TakFak.

Ndërkohë që një tjetër eksperte e intervistuar nga “Takfak”, pohohen se edhe në rast se behet dush pas anestezisë, nuk ka ndonjë studim që pohon se mund të ketë pasoja negative.

 Biseda me  Dr. Enisa Dushaj

Gazetarja e TakFak: A ka efekt bërja e dushit pas anestezisë?

Dr.Enisa Dushaj: Deri tani nuk është se ka dalë ndonjë hipotezë e caktuar, që thotë se duhet bërë dush apo jo.

Gazetarja e TakFak: Por të bërit dush nuk ka lidhje?

Dr.Enisa Dushaj: Jo nuk ka lidhje..

Gazetarja e TakFak: Konsumimi i marijuanës ka efekt anësor, pas anestezisë

Dr.Enisa Dushaj: Ndodh që mund të ketë persona që nuk i zë anestezia….


GJENDJA E 37-VJECARIT

Historia e Simones ka sjellë edhe reagimin e eurodeputeit Michele Picaro, i cili ka kërkuar ndryshimin e ligjit, dhe mbrojtjen e shtetasve të Bashkimit Evropian nga turizmi dentar edhe në vende si Shqipëria. Të cilat nuk aderojnë në vendet e BE…

Ndërkaq nena e Simones mes lotësh rrëfen gjendjen e rëndë të të birit: “Përgjegjësi i repartit tha që Simone nuk mund të rrijë këtu, jemi të detyruar…dhe kishte të drejtë… ani ai është një skelet, i dobët, pa lëkurë, pa muskuj…Ajo që më vjen keq është sepse unë nuk e kujtoj se si ishte djali im më parë… Nuk e kujtoj më djalin tim…. U bënë 8 muaj që djali im ndodhet në shtrat…Dhe vuan.. Nuk po ia dalim dot më, as ne, as ai…”

The post Italiani prej 8 muajsh në gjendje të rëndë pas ndërhyrjes në “Brianza Dent”! Kolegia rrëzon pretendimet e mjekut Luan Mavriqi! Dr. Dushaj: Marjuana? S’kanë lidhje! Disa persona nuk i zë anestezia, por… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

“Konsumoi marijuanë dhe bëri dush!”- Reagon për “TakFak” vëllai i 37-vjecarit, Del Vechio: Dr. Mavriqi mos thotë idiotësi! Simone s’ka tymosur asgjë! Ai i ka shkatërruar jetën! Gjendja e tij po rëndohet

Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37 vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri nga mjeku Luan Mavriqi dhe pësoi 4 atakë kardiake.

Gazetarët e “TakFak”, folën me mjekun Luan Mavriqi, i cili pohoi se mund te behej heqja e 20 dhëmbëve brenda një seance. Por ne rastin e Simeones, tha se ky i fundit kishte bërë dy gabime të rënda.

“Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT! Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marijuanë” tha mjeku Luan Mavriqi per TakFak.

Ndërkohë që vëllai i Simonës, Marco Del Vechios ka reaguar për emisionin “TakFak”. Ai është njohur me pohimin e mjekut Luan Mavriqi, i cili prentendon se vëllai i tij ka konsumuar marijuanë dhe ka bërë dush pas ndërhyrjes ku iu hoqën 20 dhëmbë.

KOMUNIKIMI ME FAMILJEN DEL VECHIO

Gazetarja e TakFak, Rovena Cerka:

“Përshëndetje Marco!  Fillimisht uroj më të mirën për ju. Jam Rovena, gazetarja me të cilën kemi biseduar edhe më herët. Për dijeninë tënde, jemi duke ndjekur në Shqipëri, në mënyrë të pavarur, rastin e vëllait tuaj Simone.Kemi folur ndërkohë me klinikën dentare ku ai është kuruar.

Ku dentisti na tha që Simone nuk ka pasur probleme shëndetësore për faktin që i janë hequr 20 dhëmbë, por sepse pas ndërhyrjes ai ka bërë dush dhe ka tymosur marijuanë. Si familje keni një përgjigje, ose një reagim? Kjo është gjithçka që duam të dimë nga familja juaj. Faleminderit dhe ndjesë për shqetësimin, Rovena”!

 Marco Del Vechio: Mirëdita! Fillimisht do ia dërgoj komunikimin tuaj, avokatit të familjes, që po merret me çështjen, për të ditur se si do të procedojmë. Sepse kjo që dentisti thotë është gënjeshtra më e madhe në botë. Vëllai im nuk ka tymosur asgjë. Por e përsëris që këto janë gjëra delikate që duhet t’i zgjidh me avokatin tim, me të cilin jam në kontakt që kur kjo ngjarje ka ndodhur.

Unë jam shumë i zënë edhe për faktin që gjendja shëndetësore e vëllait tim është rënduar dhe po provojmë ta transferojmë në një strukturë tjetër në veri të Italisë ose në Austri .Gjithmonë duke paguar nga xhepi ynë. Përsëris, ju lutem flisni me avokatin tonë, sepse ndryshe nga nervozizmi unë mund të shpërthej, për shkak të pohimeve të rreme të dentistit.

Marco Del Vecchio: Unë dua të di si kanë arritur ata të kenë një certifikim të tillë? Kanë ndonjë regjistrim video? Si kanë arritur të certifikojnë përdorimin e marijuanës? Mbi cilat kritere mjeko-ligjore arsyetoni në Shqipëri? Shikoj vetëm çmenduri në këto që po më thoni. Nëse nuk kanë prova të vërteta, atëherë këto pohime janë të rënda. Në Shqipëri, Konsullata Italiane është në dijeni të rastit.

Zoti Mavriqi të mos thotë idiotësira, sepse ndihet i sigurtë në një shtet që mbron qytetarët e tij nga gjërat e çmendura të paligjshme që bëjnë… Do të kthehem sepse kam shumë zemërim brenda trupit tim dhe mund të shpërthej shumë lehtësisht…Ai i ka shkatërruar jetën e vëllait tim dhe të familjes sime”.

The post “Konsumoi marijuanë dhe bëri dush!”- Reagon për “TakFak” vëllai i 37-vjecarit, Del Vechio: Dr. Mavriqi mos thotë idiotësi! Simone s’ka tymosur asgjë! Ai i ka shkatërruar jetën! Gjendja e tij po rëndohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Investigimi i “TakFak”, Mjeku Luan Mavriqi i hoqi 20 dhëmbë në një seancë, italiani pëson 4 atake kardiake! Kirurgu: S’ka asnjë efekt anësor! I riu ka bërë dy gabime, bëri dush dhe ka pirë mariuhanë

Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37 vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri nga mjeku Luan Mavriqi dhe pësoi 4 atakë kardiake.

Gazetarët e “TakFak”, folën me mjekun Luan Mavriqi, i cili pohoi se mund te behej heqja e 20 dhembeve brenda një seance. Por ne rastin e Simeones, tha se ky i fundit kishte bërë dy gabime të rënda.

“Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT! Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marihuanë” tha mjeku Luan Mavriqi per TakFak.

Nga ana tjetër, Nena e Simone Del Vechio ka rrëfyer për mediat italiane momentin kur mori vesh qe operacioni i te birit nuk shkoi mire.  “Kur isha jashtë (klinikes) dëgjova që ai ulëriti.. Dhe kjo gjë më shqetësoi pa masë! Pastaj pashë këtë doktorin që doli, hoqi dorezat, i hodhi në kosh, dhe mbështeti kokën pas murit. Aty thashë,-‘Nëna ime, çfarë po ndodh këtu?’”, ka treguar nena e 37-vjecarit.

Ajo me tej tregon tmerrin: “Pastaj pas xhamit të sallës së operacionit, ishte prej xham akulli, pashë hije që vraponin dhe mendova që po i bëjnë një anestezi tjetër… Shkova më pas në sallën ku pihej duhan dhe ai nuk ndodhej. Pastaj aty ishte një sallë, unë u rrotullova dhe pashë një grumbull njerëzish, që ishin mbledhur dhe në këmbët e këtyre njerëzve vura re pizhamet e djalit tim që ishin në tokë. Aty ishte një djalë, një i ri, një doktor besoj, që po i jepte ndihmën e parë, i cili po e rianimonte..”.

 INVESTIGIMI i “TAKFAK”

Takimi i parë me doktor Luan Mavriqin në recepsionin e klinikës dentare ‘Brianza Dent’

Gazetarja e TakFak: Si kaluat? Jam Rovena Gazetare e News 24! Ka mundësi të flasim privatisht?

Luan Mavriqi:  Patjetër.

Gazetarja e TakFak: Kam një informacion për një pacient që ka ardhur dhe është trajtuar në klinikën tuaj, Simone Del Vecchio

(Doktor Luani i kthehet operatorit)

Luan Mavriqi:  Djali nuk mund të …dil jashtë…

Gazetarja e TakFak: Bëhet fjalë për pacientin Simone Del Vecchio

Luan Mavriqi: Me ligj nuk lejohet të jap..

Gazetarja e TakFak: Çfarë të veçante ka ky Simone Del Vecchio…

Luan Mavriqi: Ky pacienti ka pësuar një arrest kardiak, sipas familjarëve dhe sipas avokatit

Gazetarja e TakFak: Ka kaluar një atak këtu në klinikën tuaj, është trajtuar nga ju më datë 14 mars dhe më pas është dërguar në QSUNT…

Luan Mavriqi: Pasi është trajtuar disa ditë në QSUNT..

Gazetarja e TakFak: Po

Luan Mavriqi: Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT! Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…

Gazetarja e TakFak: Dmth?

Luan Mavriqi: Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marihuanë…

Gazetarja e TakFak: A hiqen 20 dhëmbë brenda një dite të vetme?

 Luan Mavriqi: Po nuk ka lidhje kjo tashi, është e kotë

Gazetarja e TakFak: A ka një protokoll?

Luan Mavriqi: Po ku e di ti cili është protokolli?

Gazetarja e TakFak: Po të pyes ty..

Luan Mavriqi: Po më beso mua, nuk e di protokollin…

Gazetarja e TakFak: Në cilësinë e ekspertit po ju pyes..

Luan Mavriqi: Atëherë po mund të hiqen…Normalisht që mund të hiqen…Sigurisht që mund të hiqen…

(Luan Mavriqi- kameramanit te TAKFAK: Dëgjo djali hiqe kamerën. Nuk më duket e drejtë)

Luan Mavriqi: Tani është e kotë të bëj këtë diskutim me ty. A ka hequr 20 apo 12 dhëmbë…

(Pikërisht në këtë moment dy zonja e kthyen këtë bisedë nga konstruktive në destruktive, duke e shpërtuar doktorin nga kamera e Tak-Fak-ut)

Luan Mavriqi: Po nuk ka lidhje tani është e kotë….

(Futen zonjat të “shpëtojnë” doktorin)

 Përfaqësuesja e BrianzaDent: E para si hyni njëherë pa lajmërim dhe s’keni të drejtë fare të vini këtu?

Gazetarja e TakFak: Unë nuk e mora me dhunë doktorin. Kërkova një bisedë dhe u ula.Doktori më tha ulu

Përfaqësuesja e BrianzaDent: Keni bërë një shkresë?

Gazetarja e TakFak: Nuk kam pse të bëj një shkresë, unë erdha për të folur

Përfaqësuesja e BrianzaDent: Mirë pra, për një informacion më të plotë mund ta gjeni në recepsion…

Gazetarja e TakFak: Tani nga ana mjekësore

Luan Mavriqi: Po më beso mua…

Gazetarja e TakFak: Është normale që t’i hiqen 20 dhëmbë në një ditë

Luan Mavriqi: Absolutisht që po…Dhe nuk ka asnjë lloj efekti anësor! Mund të shkosh

Gazetarja e TakFak: Doktor po të kërkon një pacient

Luan Mavriqi: Ok. Po shkoj te shërbimi…

Gazetarja e TakFak: Doktor, a ka mundësi të vazhdojmë këtë bisedë…

Përfaqësuesja e BrianzaDent: Atëherë do flasim bashkë, jam përfaqësuesja e kompanisë dhe Nisida është drejtoresha. Në çdo rast, nëse ju duhet një informacion më i plotë, ju mund të dërgoni një shkresë…

The post Investigimi i “TakFak”, Mjeku Luan Mavriqi i hoqi 20 dhëmbë në një seancë, italiani pëson 4 atake kardiake! Kirurgu: S’ka asnjë efekt anësor! I riu ka bërë dy gabime, bëri dush dhe ka pirë mariuhanë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  
❌