❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qarabag largohet me fitore nga Shkupi

Nga Gazeta Si – NjĂ« gol nga 11 metrat iu mjaftoi azerĂ«ve tĂ« arrinin fitoren e tretĂ« rradhazi nĂ« turret paraeleminatore tĂ« UEFA Champions League. NjĂ« gabim nga Webster nĂ« tentativĂ« pĂ«r tĂ« spastruar zonĂ«n e rreptĂ«sisĂ« ndĂ«shkoi ShkĂ«ndijĂ«n me 11 metĂ«rsh tĂ« cilin e ktheu nĂ« gol Toral Bayramov.

Pas minutĂ«s sĂ« 18 gjithcka ishte e barabartĂ« me pĂ«rjashtim tĂ« rezultatit. Rastet pĂ«r shĂ«nim 17-18 pĂ«r miqtĂ«, goditjet nga kĂ«ndi 6-7 dhe madje edhe kartonat e verdhĂ«, 4-3. Ndeshja e kthimit do tĂ« zhvillohet njĂ« javĂ« mĂ« pas nĂ« orĂ«n 18:00 nĂ« “Tofiq Bəhramov adına Respublika stadionu” tĂ« BakusĂ«.

The post Qarabag largohet me fitore nga Shkupi appeared first on Gazeta Si.

Hetimet pĂ«r dosjen ‘Epstein’, Kongresi thĂ«rret nĂ« gjyq Bill dhe Hillary Clinton

Gazeta Si – Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkĂ«shortja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, janĂ« ndĂ«r emrat e njohur qĂ« kanĂ« marrĂ« thirrje zyrtare nga njĂ« komision i Kongresit tĂ« SHBA-ve pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar lidhur me çështjen e financierit tĂ« ndjerĂ« dhe tĂ« dĂ«nuar pĂ«r abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Thirrjet u lëshuan të martën, 5 gusht, nga republikani James Comer, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve. Përveç çiftit Clinton, thirrje janë lëshuar edhe për tetë persona të tjerë.

Komisioni po kërkon të hetojë më tej të kaluarën e Epstein, pas vendimit të administratës së Donald Trump për të mos publikuar dokumente të tjera federale që lidhen me çështjen.

Ky vendim shkaktoi reagime tĂ« forta, si nga mbĂ«shtetĂ«sit e Trump-it ashtu edhe nga disa pĂ«rfaqĂ«sues liberalĂ«, tĂ« cilĂ«t besojnĂ« se nĂ« dosjet e papublikuara mund tĂ« gjendet njĂ« “listĂ« klientĂ«sh” me emra tĂ« njohur tĂ« lidhur me Epstein-in.

Thirrjet për dëshmi përfshijnë figura nga Departamenti i Drejtësisë gjatë administratave Obama, Trump dhe Biden. Vetë departamenti është thirrur gjithashtu për të dorëzuar dokumente që lidhen me Epstein.

Sipas Comerit, një njoftim për dëshmi i është dërguar edhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland, i cili drejtoi Departamentin e Drejtësisë gjatë presidencës së Joe Biden.

Thirrje për dëshmi kanë marrë edhe dy ish-prokurorët e përgjithshëm të administratës Trump: Jeff Sessions dhe William Barr. Gjithashtu, edhe ish-drejtorët e FBI-së, James Comey dhe Robert Mueller, pritet të paraqiten para komisionit.

Nuk është ende e qartë nëse personat e përmendur do të paraqiten për të dëshmuar dhe nëse dëshmitë e tyre do të jenë publike.

Jeffrey Epstein u arrestua në vitin 2019 nën akuzat për trafikim të të miturve dhe vepra të tjera penale gjatë administratës së parë të Trump-it. Ai vdiq në burg po atë vit, në një ngjarje që autoritetet e cilësuan si vetëvrasje, por që u shoqërua me teori të shumta konspirative.

The post Hetimet pĂ«r dosjen ‘Epstein’, Kongresi thĂ«rret nĂ« gjyq Bill dhe Hillary Clinton appeared first on Gazeta Si.

Stuhi vere në Vlorë, reshje intensive dhe erëra të forta. Përmbyten rrugët kryesore

Gazeta Si – Vlora Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga njĂ« stuhi me rrebeshe shiu, trafik dhe kaos pasditen e kĂ«saj tĂ« marte, edhe pse nĂ« kulmin e sezonit veror.

Si pasojë e shndërrimeve të befasishme klimatike teksa turistët e qytetarët ndodheshin në plazh, brenda pak minutash qielli është ngrysur dhe shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë përshkuar qytetin bregdetar.

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët kryesore të qytetit të përmbyten si pasojë e prezencës së lartë të ujit.

Siç shihet nga pamjet, niveli i ujit në rrugë është rritur, ndaj bashkia ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Shiu ka pasur intesitet të lartë, duke krijuar probleme në edhe disa lagje, kryesisht në infrastrukturën rrugore.

NĂ« brendĂ«si tĂ« lagjes ‘PavarĂ«sia’, ‘Skelë’, por dhe pĂ«rgjatĂ« bulevardit kryesor, ka pasur jo vetĂ«m vĂ«shtirĂ«si qarkullimi dhe pamundĂ«si pĂ«r tĂ« lĂ«vizur, por edhe rrĂ«ke uji nĂ«pĂ«r rrugĂ«.

NjĂ« prej rrugĂ«ve dhe zonave mĂ« tĂ« prekura nga pĂ«rmbytjet e shiut tĂ« verĂ«s Ă«shtĂ« edhe ajo “Albano dhe Romina”, ku ka prezencĂ« tĂ« madhe uji dhe vĂ«shtirĂ«si pĂ«r qarkullim.

PĂ«rmbytjes nuk i ka shpĂ«tuar as lagja e vjetĂ«r historike e “Muradies”. Lumenj uji nĂ«pĂ«r rrugĂ« qĂ« kanĂ« kthyer pĂ«rmbys çadra, tavolina dhe karrige lokalesh, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme materiale.

Klientë që kanë lënë porositë nëpër tavolinat jashtë dhe janë larguar për të gjetur strehë, teksa shiu me rrëke përfshinte të gjithë qytetin.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë me pastrimin e pusetave për të ndihmuar në largimin e ujërave dhe rivendosjen e normalitetit.

The post Stuhi vere në Vlorë, reshje intensive dhe erëra të forta. Përmbyten rrugët kryesore appeared first on Gazeta Si.

Hiroshima, bota përkujton 80-vjetorin e bombardimit atomik amerikan

Gazeta Si – Ishte ora 8:15 e mĂ«ngjesit mĂ« 6 gusht 1945, kur njĂ« Boeing B29 i UshtrisĂ« Amerikane hodhi bombĂ«n atomike tĂ« njohur si “Little Boy” mbi qytetin e HiroshimĂ«s, njĂ« port i madh japonez.

Tre ditë më vonë, i njëjti fat i ndodhi edhe Nagasakit aty pranë: mbi 210,000 viktima, kryesisht civilë, përfshirë ata që humbën jetën menjëherë dhe ata që vdiqën në muajt që pasuan për shkak të materialit radioaktiv të mbetur në ajër; më shumë se 150,000 u plagosën.

Të paktën 70% e ndërtesave u shkatërruan. Tetëdhjetë vjet më vonë, Japonia dhe e gjithë bota i kujtojnë dy shpërthimet që ndryshuan historinë përgjithmonë, duke sjellë epokën bërthamore dhe duke demonstruar potencialin e një teknologjie të aftë për të shkatërruar të gjithë njerëzimin.

Vendimi u mor nga presidenti i SHBA-ve, Harry Truman për ta përfunduar më shpejt Luftën e Dytë Botërore. Deri më sot, Japonia mbetet i vetmi komb që ka pësuar një sulm bërthamor gjatë kohës së luftës.

Lajmi!

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte pasur një gabim.

Tokio u përpoq të kontaktonte Hiroshimën. Heshtje. Një oficer i ri mori urdhër të fluturonte atje dhe të hetonte. Njëqind milje larg destinacionit të tij, ai pa një re tymi.

Kur ai dhe piloti i tij arritën në Hiroshima, ata panë shkatërrime të papara më parë: ndërtesa të rrafshuara, një qytet në flakë, tym dhe re të çuditshme në qiell.

Do të duheshin disa orë para se Tokio të zbulonte se çfarë e kishte shkaktuar këtë, por ky ishte kulmi i një historie që kishte filluar katër vjet më parë.

Lufta në Lindjen e Largët

Data 7 dhjetor 1941, shënoi fillimin e një prej kapitujve më tragjikë të Luftës së Dytë Botërore në Lindjen e Largët.

Japonia, me një seri sulmesh rrufe, sulmoi kolonitë britanike në Malajzi, Hong Kong, Singapor, Borneo dhe Burma, si dhe shtete të tjera si Inditë Lindore Hollandeze, Tajlanda dhe Kina. Pushtimet shoqëroheshin me brutalitet ndaj civilëve dhe robërve të luftës.

Objektivi i JaponisĂ« ishte tĂ« siguronte territore dhe burime natyrore, veçanĂ«risht naftĂ«, por kjo e vuri pĂ«rballĂ« pranisĂ« amerikane nĂ« rajon – sidomos nĂ« Filipine.

PĂ«r tĂ« neutralizuar MarinĂ«n Amerikane, Japonia ndĂ«rmori sulmin surprizĂ« mbi bazĂ«n detare nĂ« Pearl Harbor, nĂ« Hawaii. Edhe pse goditja nxori jashtĂ« funksionit disa anije amerikane, aeroplanmbajtĂ«set – asetet mĂ« jetike – mbetĂ«n tĂ« paprekura. Por pasoja mĂ« e madhe ishte se Shtetet e Bashkuara hynĂ« zyrtarisht nĂ« luftĂ«.

NĂ« vend qĂ« tĂ« forconin kontrollin rajonal, Japonia zgjoi gjigantin nĂ« gjumĂ« – industria amerikane filloi me ritme tĂ« jashtĂ«zakonshme ndĂ«rtimin e njĂ« flote tĂ« re.

Në qershor 1942, Japonia pësoi një humbje vendimtare në Atollin Midway, territor strategjik amerikan, ku humbi katër aeroplanmbajtëse, mjete të pazëvendësueshme. Nga ai moment, Japonia nisi rrugën e pashmangshme të rënies.

GjatĂ« viteve qĂ« pasuan, forcat britanike, tĂ« Commonwealth-it, kineze dhe veçanĂ«risht amerikane, filluan tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« PaqĂ«sor, nĂ« njĂ« fushatĂ« tĂ« quajtur “island hopping”. Betejat ishin tĂ« pĂ«rgjakshme: Guadalcanal, Saipan, Iwo Jima dhe Okinawa, sollĂ«n forcat aleate pranĂ« brigjeve tĂ« JaponisĂ«.

Në korrik 1945, Japonia ishte e shteruar nga burimet, ndërsa Aleatët kishin triumfuar në Europë dhe po dërgonin forca drejt Lindjes. Megjithatë, Japonia refuzonte dorëzimin.

AleatĂ«t planifikuan njĂ« pushtim amfib nĂ« Kyushu, mĂ« 1 nĂ«ntor 1945 – njĂ« betejĂ« qĂ« pritej tĂ« sillte miliona viktima.

Plani sekret

Shkenca bĂ«rthamore kishte dĂ«shmuar se energjia e madhe mund tĂ« lirohej pĂ«rmes ndarjes sĂ« atomit. MegjithatĂ«, vetĂ«m projekti amerikan Manhattan, nĂ«n drejtimin e J. Robert Oppenheimer, arriti ta konkretizonte kĂ«tĂ« nĂ« armĂ«. MĂ« 16 korrik 1945, nĂ« shkretĂ«tirĂ«n e New Mexico-s, u testua me sukses arma e parĂ« bĂ«rthamore – Testi Trinity.

MĂ« 26 korrik, presidenti Truman dhe aleatĂ«t lĂ«shuan DeklaratĂ«n e Potsdamit, duke kĂ«rkuar dorĂ«zim tĂ« pakushtĂ«zuar nga Japonia dhe duke paralajmĂ«ruar pĂ«r “shkatĂ«rrim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe tĂ« plotĂ«â€. Japonia e injoroi paralajmĂ«rimin.

6 gusht 1945, mëngjesi i qetë që u shndërrua në ferr!

Qytetarët e Hiroshimës u zgjuan në një mëngjes të ngrohtë e të qetë. Alarmet e natës për sulm ajror ishin rremë. Askush nuk e priste atë që do të ndodhte.

Ora 08:15 – njĂ« top zjarri me temperaturĂ« ylli shpĂ«rtheu nĂ« qiell. Brenda njĂ« sekonde, diametri i shpĂ«rthimit arriti 270 metra. NjerĂ«zit brenda njĂ« gjysmĂ« milje nga epiqendra u avulluan, duke lĂ«nĂ« vetĂ«m hije tĂ« djegura nĂ« tokĂ« e mure. Temperatura nĂ« tokĂ« arriti afro 4,000°C. Rreth 80,000 persona humbĂ«n jetĂ«n menjĂ«herĂ«.

TĂ« tjerĂ«t pĂ«suan djegie tĂ« tmerrshme nga rrezatimi. Kiyoshi Tanimoto, njĂ« pastor metodist, e pĂ«rshkroi: “NjĂ« blic drite preu qiellin
 dukej si njĂ« fletĂ« dielli”.

Valët goditëse udhëtuan me shpejtësi 1,580 km/h. Dritaret u thyen, pluhuri dhe tymi u përhapën. Një foto nga konvoji amerikan tregon renë e kërpudhës, e cila arriti deri në 15 km lartësi.

Koloneli Paul Tibbets, piloti i avionit Enola Gay, tha: “Qyteti qĂ« e pamĂ« qartĂ« nĂ« diell, tani ishte njĂ« njollĂ« e shĂ«mtuar. Zjarre po shpĂ«rthenin kudo”.

NĂ« Tokio, lajmet vinin njĂ«ri pas tjetrit. NjĂ« raport tregonte: “E gjithĂ« Hiroshima u shkatĂ«rrua menjĂ«herĂ« nga njĂ« bombĂ« e vetme.” Po atĂ« mbrĂ«mje, Shtetet e Bashkuara konfirmuan: “BombĂ« e madhe u hodh mbi Hiroshima mĂ« 5 gusht nĂ« orĂ«n 19:15 sipas kohĂ«s sĂ« Uashingtonit”.

Truman, që kishte marrë vendimin pas shumë diskutimesh, e dinte se kjo fuqi duhej demonstruar edhe një herë për të çuar luftën drejt fundit.

PĂ«rshtati: Gazeta “Si”

The post Hiroshima, bota përkujton 80-vjetorin e bombardimit atomik amerikan appeared first on Gazeta Si.

Moldavia dënon politikanen pro-ruse me 7 vjet burg për abuzim të fondeve

Gazeta Si – NjĂ« gjykatĂ« moldave ka dĂ«nuar Evghenia Gutul, guvernatoren pro-ruse tĂ« rajonit autonom tĂ« GagauzisĂ«, me shtatĂ« vjet burg pĂ«r mbledhje dhe pĂ«rdorim mashtrues tĂ« fondeve ruse midis viteve 2019 dhe 2022, kur ajo ishte sekretare e SOR, njĂ« parti euroskeptike dhe populiste me lidhje tĂ« ngushta me RusinĂ«.

Gutul, 38 vjeçe, ka qeverisur Gagauzinë që nga viti 2023. Partia e saj, SOR, u shpall jokushtetuese po atë vit, kur një gjykatë zbuloi se kishte paguar individë për të organizuar protesta dhe trazira kundër qeverisë pro-perëndimore të presidentes Maia Sandu.

Moldavia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian: zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të shtatorit dhe shteti i vogël ka frikë nga ndërhyrje të reja ruse, siç ndodhi gjatë fushatës presidenciale të tetorit 2024.

Moldavia ka qenë e pavarur që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ajo është pa dalje në det dhe kufizohet me Ukrainën në lindje dhe Rumaninë në perëndim.

Përveç rajonit autonom të Gagauzisë, i cili banohet kryesisht nga njerëz që flasin turqisht, ajo përfshin edhe Transnistrinë, një rajon pro-rus që prej kohësh ka pretenduar pavarësi.

The post Moldavia dënon politikanen pro-ruse me 7 vjet burg për abuzim të fondeve appeared first on Gazeta Si.

Tensione mbi pushtimin e Gazës, zyra e Netanjahut: Ushtria do zbatojë vendimet e qeverisë

Gazeta Si – AnĂ«tarĂ« tĂ« qeverisĂ« izraelite dhe drejtues ushtarakĂ«, kanĂ« pasur mosmarrĂ«veshje me kryeministrin Benjamin Netanjahu, i cili po planifikonte njĂ« ofensivĂ« pĂ«r tĂ« pushtuar plotĂ«sisht Rripin e GazĂ«s.

Por nga zyra e Netanjahut, konfirmohet se “ushtria do tĂ« zbatojĂ« vendimet e qeverisĂ«â€ pavarĂ«sisht gjithçkaje.

Sipas mediave britanike, por edhe ato izraelite, thuhet se njĂ« takim i kabinetit tĂ« sigurisĂ« izraelite, i cili duhej tĂ« diskutonte urdhrin e kryeministrit Benjamin Netanyahu pĂ«r “pushtimin e plotĂ«â€ tĂ« GazĂ«s, ishte planifikuar pĂ«r sot, por Ă«shtĂ« shtyrĂ« pĂ«r shkak tĂ« tensioneve nĂ« rritje mbi realizueshmĂ«rinĂ« e kĂ«tij plani.

Gjithashtu, zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« ushtarakĂ« dhe ish-komandantĂ« tĂ« lartĂ« kanĂ« paralajmĂ«ruar se plani do tĂ« rrezikonte jetĂ«n e pengjeve izraelite qĂ« mbahen ende nga Hamas, dhe se operacioni mund tĂ« shkaktonte izolim mĂ« tĂ« madh ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Izraelin, si dhe do t’i detyronte ushtarĂ«t izraelitĂ« tĂ« pĂ«rballeshin me njĂ« popullatĂ« ku ende do tĂ« ishin tĂ« pranishĂ«m luftĂ«tarĂ« tĂ« Hamasit.

Mes “kundĂ«rshtarĂ«ve” Ă«shtĂ« edhe kreu i ushtrisĂ« (IDF), gjenerali lejtĂ«nant Eyal Zamir.

Burime të ndryshme raportojnë për mediat në fjalë se Zamir është kundër planit të Netanyahu-t dhe mund të japë dorëheqjen ose të detyrohet të japë dorëheqjen nëse plani miratohet.

The post Tensione mbi pushtimin e Gazës, zyra e Netanjahut: Ushtria do zbatojë vendimet e qeverisë appeared first on Gazeta Si.

Kuqezi me kohĂ« tĂ« plotĂ« – Jashari vjen nĂ« mbrĂ«mje nĂ« Milano

Nga Gazeta Si – TĂ« gjithĂ« tĂ« lumtur dhe tĂ« kĂ«naqur, mund tĂ« pĂ«rkufizohet nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« mbyllja e SagĂ«s “Milan-Jashari”.

34 milionĂ« euro (nĂ« 4 kĂ«ste) plus 3 milionĂ« tĂ« tjera bonus si dhe dĂ«shira e palĂȘkundur e futbollistit dardan, bindĂ«n Club Brugge ta lĂ«nĂ« tĂ« lirĂ« drejt Serie A.

Kujtojmë që Jashari ishte objektiv i Igli Tares që ditën e parë si Drejtor Sportiv në Milanello.

Për mesfushorin dardan u interesuan Leverkusen në Bundesliga dhe Neom SC në Saudi Pro League.

Zyrtarizimi i mbërritjes së tij në Milano u bë pak orë pas prezantimit të Luka Modric.

The post Kuqezi me kohĂ« tĂ« plotĂ« – Jashari vjen nĂ« mbrĂ«mje nĂ« Milano appeared first on Gazeta Si.

Gjyqtari serb kërcënim për sigurinë kombëtare, Vjosa Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese

Gazeta Si – Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka tĂ«rhequr kĂ«rkesĂ«n e saj drejtuar GjykatĂ«s Kushtetuese nĂ« lidhje me ngĂ«rçin e Kuvendit pĂ«r shkak se gjyqtar raportues i çështjes ishte caktuar serbi Radomir Llaban.

Sipas Osmanit, institucionet e sigurisë kanë mbledhur informacione për veprimtari të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Llabanit.

Osmani tha se në interesin e vendit, tërheqja e kërkesës është vendim i domosdoshëm pasi rendi kushtetues nuk mund të mbrohet nga persona që sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues.

“Ju njoftoj se sot nĂ« pĂ«rputhje me ligjin pĂ«r GjykatĂ«n Kushtetuese, dhe rregulloren e kĂ«saj GjykatĂ« kam tĂ«rhequr kĂ«rkesĂ«n numĂ«r KO215/25, e paraqitur nĂ« 22 korrik. KĂ«tĂ« e kam bĂ«rĂ« si njĂ« reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m ndaj informatĂ«s tashmĂ« tĂ« konfirmuar, se si gjyqtar raportues nĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« Ă«shtĂ« caktuar gjyqtari Radomir Llaban, pĂ«r veprimtarinĂ« e rrezikshme tĂ« tĂ« cilit nĂ« vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona tĂ« sigurisĂ« kanĂ« dorĂ«zuar informacione tĂ« qarta e zyrtare.

Sipas kĂ«tyre informatave tĂ« cilat nĂ« vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janĂ« ndarĂ« edhe me GjykatĂ«n Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe Ă«shtĂ« i angazhuar nĂ« veprimtari kundĂ«r rendit kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, tha Osmani.

Presidentja e KosovĂ«s tha se zgjedhja e kĂ«tij gjyqtari, Ă«shtĂ« jo vetĂ«m shqetĂ«sues por edhe e rrezikshme, dhe “mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda dhe potencialisht tĂ« pakthyeshme. Kjo cĂ«non besueshmĂ«risĂ« e gjykatĂ«s Kushtetuese dhe krijon rrezikun pĂ«r krijimin e njĂ« precedenti.”

Më tej, Osmani theksoi se kjo nuk lidhet me preferencat e saj personale si presidente për gjyqtarët, por me informacionet zyrtare që institucionet e Kosovës kanë bërë publike ndër vite.

Presidentja Osmani, mĂ« 22 korrik, i kishte kĂ«rkuar GjykatĂ«s Kushtetuese jo vetĂ«m njĂ« pezullim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« afatit 30 ditor, por dhe tĂ« shqyrtojĂ« “konfliktin e kompetencave kushtetuese” nga moskonstituimi dhe pasojat juridike tĂ« kalimit tĂ« kĂ«tij afati.

The post Gjyqtari serb kërcënim për sigurinë kombëtare, Vjosa Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese appeared first on Gazeta Si.

Teksas, republikanët urdhërojnë arrestimin e demokratëve që ikën nga Parlamenti

Gazeta Si – DhjetĂ«ra kongresmenĂ« demokratĂ« tĂ« Teksasit – rreth 57 – u larguan nga shteti i tyre tĂ« dielĂ«n e kaluar, duke gjetur strehim nĂ« Illinois, Boston dhe Albany, New York, pĂ«r dy javĂ«t e ardhshme.

Qëllimi i tyre është të bllokojnë një plan të mbështetur nga Trump për të ruajtur shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve për dy vitet e fundit të mandatit të tij, duke rivizatuar hartën e Kolegjit Zgjedhor.

Kjo është pjesë e një beteje më të gjerë, mbarëkombëtare përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.

Zakonisht, partia që fiton zgjedhjet presidenciale humbet në të paktën një dhomë të Kongresit dhe në nëntor 2026, republikanët kanë frikë për Dhomën e Përfaqësuesve, ku ata mbajnë një shumicë të ngushtë.

Për të shmangur humbjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe për të rrezikuar bllokimin e planit të tij, Donald Trump i ka kërkuar guvernatorit republikan të Teksasit, Greg Abbott, të rivizatojë hartën e Kolegjit Zgjedhor për të siguruar që republikanët të fitojnë pesë vende shtesë (ata aktualisht kontrollojnë 25 nga 38 të shtetit).

Plani parashikon ndryshimin e kufijve të Hjustonit, Dallasit, Austinit dhe disa distrikteve të kontrolluara nga demokratët në kufirin me Meksikën.

Abbott thirri një seancë të posaçme legjislative për të bërë ndryshimet. Për ta parandaluar këtë, duke mos arritur një kuorum prej dy të tretash, anëtarët demokratë të legjislaturës së Teksasit ikën, duke bojkotuar seancën legjislative.

Ata përballen me gjoba prej 500 dollarësh në ditë për braktisjen e vendeve të tyre, një veprim që mund të mos i pëlqejë disa prej zgjedhësve të tyre, pasi mungesa e tyre pengon diskutimin e legjislacionit për të adresuar përmbytjet e fundit.

Guvernatori tha se do tĂ« kĂ«rkonte tĂ« largonte anĂ«tarĂ«t nĂ«se nuk do tĂ« ktheheshin nĂ« vendet e tyre deri nĂ« orĂ«n 3 tĂ« pasdites dje, duke deklaruar se ata do tĂ« kryenin “njĂ« krim”, nĂ«se do tĂ« pĂ«rpiqeshin tĂ« mblidhnin fonde pĂ«r tĂ« paguar gjobat qĂ« lidhen me mungesĂ«n e tyre.

“DemokratĂ«t e Teksasit”, deklaroi guvernatori, “kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« detyrĂ«n e tyre. Duke u larguar nga Teksasi, ata po mbajnĂ« peng njĂ« ligj kyç pĂ«r tĂ« ndihmuar viktimat e pĂ«rmbytjeve dhe pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara masat fiskale”.

Sipas mediave amerikane, një votim u zhvillua gjatë natësi: Dhoma e Përfaqësuesve të Teksasit miratoi, me 85 vota pro dhe 6 kundër, urdhër-arrestin për demokratët që po iknin.

Abbott urdhĂ«roi forcat e rendit tĂ« Teksasit tĂ« “gjejnĂ«, arrestojnĂ« dhe sjellin pĂ«rsĂ«ri nĂ« sallĂ«n e DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« detyrĂ«n e tyre ndaj teksanĂ«ve”.

KĂ«rkesa Ă«shtĂ« nĂ« thelb simbolike, vĂ«ren “Texas Tribune”, sepse “urdhĂ«r-arresti” Ă«shtĂ« i zbatueshĂ«m vetĂ«m brenda kufijve tĂ« shtetit.

Dhe demokratët që po iknin, kishin pritur të qëndronin larg për dy javë, deri në fund të seancës së posaçme legjislative të verës.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« kombĂ«tare e paprecedentĂ«, me PartinĂ« Republikane qĂ« po shqyrton gjithashtu manipulimin e zgjedhjeve nĂ« shtete tĂ« tjera “tĂ« kuqe” si Ohio, Indiana dhe Missouri.

Ngjarja ka shkaktuar njĂ« reagim tĂ« ashpĂ«r nga guvernatorĂ«t nĂ« shtetet “blu” si Kalifornia, Illinois, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, tĂ« cilĂ«t po kĂ«rcĂ«nojnĂ« me masa simetrike (megjithĂ«se opsionet e tyre janĂ« tĂ« kufizuara).

“Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« bllof”, tha Guvernatori i KalifornisĂ«, Gavin Newsom, tĂ« premten e kaluar, duke e pĂ«rshkruar atĂ« si njĂ« betejĂ« “ekzistenciale” pas takimit me disa nga kongresmenĂ«t “e dĂ«buar” tĂ« Teksasit.

Ndërkohë, ish-guvernatori republikan, Arnold Schwarzenegger ka mbajtur anën e Newsom, duke thënë se është gati të bëjë fushatë kundër planit të manipulimit të zgjedhjeve në shtetin e tij.

“Ai mendon se rindarja e distrikteve Ă«shtĂ« e keqe”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i aktorit, Daniel Ketchell. “Ai Ă«shtĂ« kundĂ«r asaj qĂ« po bĂ«n Teksasi dhe mendon se Ă«shtĂ« gabim qĂ« Kalifornia tĂ« ndjekĂ« shembullin”.

PĂ«rshtati: Gazeta “Si”

The post Teksas, republikanët urdhërojnë arrestimin e demokratëve që ikën nga Parlamenti appeared first on Gazeta Si.

Fatos Lubonja, kandidat pĂ«r çmimin prestigjioz letrar ‘Angelus 2025’ nĂ« Poloni

Nga Gazeta “SI”– Vepra “RidĂ«nimi” e autorit tĂ« njohur shqiptar Fatos Lubonja Ă«shtĂ« pĂ«rzgjedhur mes 14 titujve tĂ« nominuar pĂ«r çmimin letrar “Angelus” 2025, njĂ« nga çmimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r LetĂ«rsinĂ« e EuropĂ«s Qendrore, qĂ« vlerĂ«son prozĂ«n e pĂ«rkthyer nĂ« gjuhĂ«n polake.

Botuar nĂ« Poloni me titullin “Drugi wyrok”, libri Ă«shtĂ« pĂ«rkthyer nga Dorota Horodyska dhe Ă«shtĂ« publikuar nga shtĂ«pia botuese “Pogranicze”. PĂ«rkthimi i tij Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga Qendra KombĂ«tare e Librit dhe Leximit (QKLL), pĂ«rmes Fondit tĂ« PĂ«rkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe nĂ« GjuhĂ« tĂ« Huaj, njĂ« nismĂ« e pĂ«rvitshme qĂ« synon promovimin e letĂ«rsisĂ« shqipe nĂ« botĂ«.

“RidĂ«nimi” i pĂ«rket gjinisĂ« sĂ« kujtimeve dhe konsiderohet njĂ« nga veprat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« letĂ«rsisĂ« sĂ« kujtesĂ«s, ku Lubonja sjell dĂ«shminĂ« e jetĂ«s sĂ« tij nĂ« burgjet e diktaturĂ«s komuniste.

Lista pĂ«rfundimtare me shtatĂ« finalistĂ«t e çmimit “Angelus” 2025 pritet tĂ« publikohet nĂ« muajin shtator, ndĂ«rsa vepra e LubonjĂ«s vijon tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e kritikĂ«s dhe lexuesit polak.

Çmimi letrar “Angelus” jepet çdo vit nĂ« Poloni pĂ«r veprat mĂ« tĂ« mira tĂ« autorĂ«ve nga Europa Qendrore qĂ« trajtojnĂ« temat historike dhe shoqĂ«rore tĂ« rajonit. Ai Ă«shtĂ« themeluar nĂ« vitin 2006 nĂ« qytetin e WrocƂaw dhe konsiderohet njĂ« nga çmimet mĂ« prestigjioze pĂ«r prozĂ«n e pĂ«rkthyer nĂ« gjuhĂ«n polake.

Fituesi shpërblehet me një shumë të konsiderueshme monetare, ndërsa përkthyesi i veprës së shpërblyer gjithashtu nderohet me një çmim të veçantë. Ky çmim ofron një platformë të rëndësishme për autorët nga Europa Qendrore për të prezantuar letërsinë e tyre në arenën ndërkombëtare.

The post Fatos Lubonja, kandidat pĂ«r çmimin prestigjioz letrar ‘Angelus 2025’ nĂ« Poloni appeared first on Gazeta Si.

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinĂ« se po fshihet pas njĂ« krize tĂ« thellĂ« nĂ« sektorin e turizmit, duke e cilĂ«suar zhvlerĂ«simin e euros si “toksinĂ«n e vĂ«rtetĂ« tĂ« ekonomisĂ« shqiptare”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pavarësisht propagandës për 10 milionë turistë, Shqipëria këtë vit po përjeton një rënie dramatike të vizitorëve në plazhe, liqene dhe destinacione turistike.

Ai akuzoi qeverinĂ« dhe mediat pranĂ« saj pĂ«r “heshtje mafioze” dhe pĂ«r fshehje tĂ« shkakut tĂ« vĂ«rtetĂ« qĂ«, sipas tij, Ă«shtĂ« forcimi artificial i lekut nga paraja e ardhur nga trafiku i drogĂ«s.

“Shkaku madhor i kĂ«saj rĂ«nie dramatike Ă«shtĂ« narko-euroja! Narko-euro Ă«shtĂ« toksina e vĂ«rtetĂ« e ekonomisĂ« dhe turizmit shqiptar. Turisti qĂ« mĂ« parĂ« me 100 euro blinte njĂ« shĂ«rbim, sot i duhen 135 euro pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, zhvlerĂ«simi me 35% i euros dhe dollarit nĂ« ShqipĂ«ri ka rritur çmimet pĂ«r turistĂ«t e huaj, duke e bĂ«rĂ« vendin mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« se disa vende tĂ« Bashkimit Europian. Ai e cilĂ«soi kĂ«tĂ« njĂ« “krim tĂ« heshtur” dhe akuzoi operatorĂ«t turistikĂ« dhe ekspertĂ«t pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« kĂ«tĂ« fshehje.

“TĂ« fshehĂ«sh kĂ«tĂ« fakt, bĂ«hesh bashkĂ«fajtor nĂ« njĂ« krim. Po dĂ«mtohet njĂ« nga sektorĂ«t mĂ« strategjikĂ« tĂ« vendit,” theksoi Berisha.

Berisha pĂ«rmendi gjithashtu periudhĂ«n 2005–2012 si kohĂ« tĂ« njĂ« rritjeje tĂ« fortĂ« tĂ« turizmit falĂ« infrastrukturĂ«s, ndĂ«rsa sipas tij, rritja e viteve tĂ« fundit Ă«shtĂ« artificiale dhe manipulim statistikor qĂ« pĂ«rfshin pasagjerĂ«t e linjave ajrore dhe jo vizitorĂ« realĂ«.

The post Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës, dyshohet se autori e qëlloi nga afër dhe u largua me motor

Gazeta Si – NjĂ« hasmĂ«ri e vjetĂ«r me dy familje tĂ« tjera, njĂ«ra nga Puka, dyshohet tĂ« jetĂ« pista kryesore e hetimit nĂ« lidhje me vrasjen e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj nĂ« Vaun e DejĂ«s.

Burime paraprake nga Policia e Shkodrës, thonë se janë shoqëruar në komisariat 12 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, çka shton dyshimet se autori ka bashkëpunuar me persona të tjerë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një banese pranë vendit të ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Gjithashtu, dyshohet se autori Ă«shtĂ« larguar me motoçikletĂ«, duke pĂ«rfituar nga errĂ«sira pĂ«r t’u zhdukur me shpejtĂ«si nga vendi i krimit.

GjithnjĂ« sipas burimeve policore, hasmĂ«ria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve tĂ« tjera ka prodhuar qĂ« nga fillim tĂ« viteve ’90 pesĂ« viktima deri mĂ« tani.

Frrok Lleshaj Ă«shtĂ« i treti qĂ« vritet pas djalit dhe vĂ«llait tĂ« tij nĂ« fillim tĂ« viteve ’90, ndĂ«rsa tĂ« vrarĂ« janĂ« edhe kushĂ«riri i tij, DodĂ« Lleshaj, me tĂ« cilin nisi konflikti, si dhe njĂ« shtetas tjetĂ«r nga Puka.

Ngjarja e parë ndodhi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. Asokohe u tha se i riu ishte vrarë nga policia greke në rrethana të paqarta, por familja e Frrok Lleshajt dyshonte se pas ngjarjes fshiheshin kushërinjtë e tij.

Disa vite më vonë, dyshohet se Frrok Lleshaj mori gjakun e djalit të tij, duke vrarë kushëririn Dodë Lleshaj. Megjithatë, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, për të cilin e pranoi autorësinë në gjykatë dhe u dënua me 25 vite burg. Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i 65-vjeçarit.

Frrok Lleshaj kishte dalë nga burgu në vitin 2023, por ishte braktisur nga familja, gruaja dhe fëmijët. Ai jetonte i vetëm në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori.

Vrasja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ai po ecte në rrugët e fshatit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Grupi hetimor po verifikon gjithashtu edhe veprimtarinë e 65-vjeçarit pas daljes nga burgu, për konflikte të mundshme që mund të ketë pasur me persona të tjerë. Por deri më tani, nuk është zbuluar asnjë gjurmë që mund të çonte në zbardhjen e ngjarjes.

The post Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës, dyshohet se autori e qëlloi nga afër dhe u largua me motor appeared first on Gazeta Si.

Dyshohen pĂ«r evazion fiskal, vijon nĂ« Apel seanca pĂ«r 10 zyrtarĂ«t e ‘Bankers Petroleum’

Gazeta Si – Prej orĂ«s 11:00 tĂ« mĂ«ngjesit, vijon nĂ« GjykatĂ«n e Apelit nĂ« TiranĂ« seanca pĂ«r masat e sigurisĂ« ndaj 10 tĂ« arrestuarve pĂ«r evazionin fiskal tĂ« kompanisĂ« sĂ« naftĂ«s “Bankers Petroleum” me qendĂ«r nĂ« Fier. TĂ« arrestuarit kanĂ« apeluar masat e sigurisĂ« qĂ« janĂ« dhĂ«nĂ« nga Gjykata e Fierit mĂ« 5 korrik.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Bankers, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanĂ« masĂ« sigurie “arrest nĂ« burg”.

PesĂ« persona tĂ« tjerĂ« janĂ« lĂ«nĂ« nĂ« “arrest shtĂ«pie”, ndĂ«rsa 3 tĂ« tjerĂ« nĂ« detyrim paraqitje dhe ndalim tĂ« daljes jashtĂ« vendit.

Më herët, përfaqësues të ambasadës kineze në Tiranë nuk u lejuan të ndjekin nga afër seancën në gjykatë.

Seanca ka nisur paradite dhe pritet të zgjasë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve që kanë apeluar masën e sigurisë.

Të akuzuarit pretendojnë se nuk kanë lidhje me akuzat dhe kërkojnë masa më të buta sigurie.

DhjetĂ« zyrtarĂ«t e kompanisĂ«, akuzohen si tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« skemĂ«n e mashtrimit fiskal tĂ« “Bankers Petroleum”, e cila dyshohet se pĂ«r 20 vite me radhĂ« ka kryer evazion fiskal duke deklaruar vetĂ«m humbje, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kishte nxjerrĂ« miliarda euro fitim nga shitja e naftĂ«s brenda dhe jashtĂ« vendit.

Hetimet për Bankers janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.

Prokuroria e Fierit i akuzon tĂ« arrestuarit dhe tĂ« shpallurit nĂ« kĂ«rkim pĂ«r veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar”, “Fshehja e tĂ« ardhurave”, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

The post Dyshohen pĂ«r evazion fiskal, vijon nĂ« Apel seanca pĂ«r 10 zyrtarĂ«t e ‘Bankers Petroleum’ appeared first on Gazeta Si.

Reklama e xhinseve tĂ« aktores sĂ« famshme ‘trazon’ AmerikĂ«n: Naziste!

Kompania amerikane e xhinseve, American Eagle synonte të godiste me reklamën e re ku shfaqej aktorja Sydney Sweeney. Reklama përmbante gjuhë provokuese që padyshim do të nxiste debat. Qëllimi u arrit, por debati nuk është ai që kompania do të dëshironte.

Me titullin “Sydney Sweeney ka xhinse (jeans qĂ« nĂ« anglisht tingĂ«llon njĂ«soj si genes, gjene) tĂ« mrekullueshme”, fushata nisi nĂ« debat mbi rracizmin dhe standardet perĂ«ndimore tĂ« bukurisĂ« duke nervozuar fanatikĂ«t e kulturĂ«s “woke” nĂ« AmerikĂ«. Problemi nĂ« reklamĂ« ishte se “gjenet” e Sydney janĂ« flokĂ«t bjonde, lĂ«kura e bardhĂ« dhe sytĂ« blu – njĂ« rikthim nĂ« narrativĂ«n naziste.

Ekspertët e shohin lojën e fjalëve gjene dhe xhinse si diçka e pamenduar, dhe shtojnë se kritikët nuk do të kishin zë nëse reklama do të përfshinte dhe personazhe të tjerë nga rraca të tjera.

“Mund tĂ« ketĂ« ndodhur nga injoranca, pĂ«rtacia ose me qĂ«llim”, thotĂ« profesori i marketingut, Marcus Collins. “NĂ« asnjĂ« nga tre rastet, nuk Ă«shtĂ« gjĂ« e mirĂ«â€.

Ajo qĂ« shqetĂ«son mĂ« shumĂ« kritikĂ«t Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« nĂ« video kur Sydney thotĂ« se “gjenet (xhinset) trashĂ«gohen njĂ«soj si sytĂ«. TĂ« miat janĂ« blu (edhe sytĂ« edhe xhinset).”

TĂ« paturit gjene tĂ« mira Ă«shtĂ« njĂ« kompliment por nĂ« kĂ«tĂ« rast ka njĂ« antitezĂ« djallĂ«zore. Superioriteti i gjeneve ishte politikĂ« e Adolf Hitler, i cili kishte njĂ« plan pĂ«r tĂ« vendosur nĂ« krye rracĂ«n Ariane – bjondĂ«t.

Shalini Shankar, njĂ« antropologe kulturore dhe gjuhĂ«sore nĂ« Universitetin NorthĂ«estern nĂ« Evanston, Illinois, tha se kishte probleme me “gjenet” e American Eagle kundrejt “xhinseve” sepse pĂ«rkeqĂ«son njĂ« koncept tĂ« kufizuar tĂ« bukurisĂ«.

“American Eagle, mendoj, dĂ«shiron tĂ« riemĂ«rtohet pĂ«r njĂ« lloj tĂ« veçantĂ« amerikani tĂ« bardhĂ« tĂ« privilegjuar,” tha Shankar. “Dhe ky Ă«shtĂ« lloji i imazhit qĂ« ata duan tĂ« qarkullojnĂ« pĂ«r njerĂ«zit qĂ« duan tĂ« veshin xhinsin e tyre.”

NĂ« debatin e xhinseve dhe gjeneve tĂ« Sweeney-t Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe Donald Trump. Ai nuk komentoi kritikat, por tha se “nĂ«se Sydney Ă«shtĂ« republikane, reklama e saj Ă«shtĂ« fantastike” dhe dĂ«noi politikat “woke”.

Sipërmarrës dhe ekspertë të fushës, raportojnë një rritje të imazheve të vajzave të bardha në reklama, që prej rikthimit të Trump në qeveri dhe goditjes së politikave DEI.

The post Reklama e xhinseve tĂ« aktores sĂ« famshme ‘trazon’ AmerikĂ«n: Naziste! appeared first on Gazeta Si.

Ministri serb pëson sulm në tru gjatë intervistës live (VIDEO)

Nga Gazeta ‘Si’- Ministri serb pĂ«r Investime Publike, Darko Glishiç ka shfaqur probleme tĂ« rĂ«nda shĂ«ndetĂ«sore gjatĂ« njĂ« interviste televizive nĂ« mĂ«ngjes nĂ« njĂ« televizion serb.

Siç shihet edhe në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit.

UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Gliơić se ơlogirao u sred emisije?!

Ministru za javna ulaganja Darku GliĆĄiću naglo je pozlilo uĆŸivo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP

— Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025

Sipas mediave serbe, dyshohet se ai ka pësuar një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ministri u dërgua me urgjencë në spital. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shkoi menjëherë në spital pasi mësoi se çfarë i kishte ndodhur ministrit. Ai i dërgoi një mesazh të shkurtër mbështetjeje në Instagram:

– Guxoni, duroni! AsnjĂ« dorĂ«zim! – ka shkruar Vuçiç nĂ« Instagram.

Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Vuçiçit dhe ministër që nga maji 2024.

The post Ministri serb pëson sulm në tru gjatë intervistës live (VIDEO) appeared first on Gazeta Si.

Kolumbianët më të suksesshëm në Bundesliga

Tani që Luis Díaz është zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich, është koha të njihemi me 5 kolumbianët më të suksesshëm në Bundesliga.

– James Rodriguez (Bayern Munich, 2017-19)
Ai shĂ«noi 7 gola dhe shĂ«rbeu pĂ«r 11 tĂ« tjerĂ« nĂ« titullin e 27 nĂ« Bundesliga dhe ndihmoi Bayern-in tĂ« mbĂ«rrinte nĂ« œ finalet e “UEFA Champions League” ku u eleminuan nga Real Madrid.
Në total, sulmuesi kolumbian shënoi 15 gola e dha 20 asists në 67 ndeshje në të gjitha kompeticionet me plurikampionët e Gjermanisë.

– Rafael BorrĂ© (Eintracht Frankfurt, 2021-2024)
27 vjeçari fitoi “UEFA Europa League” nĂ« tĂ« parin sezon me “Eagles”, ku mbĂ«rriti si lojtar i lirĂ« pas 56 golave nĂ« 189 ndeshje pĂ«r River Plate.
BorrĂ© shĂ«noi 1 gol e dha 2 asists nĂ« Finalen e “DFB Cup” qĂ« Frankfurt humbi ndaj Leipzig nĂ« vitin 2023.

– Faryd Mondragon (Koln, 2008-11)
Mondragon shkroi historinë si portieri i parë jugamerikan në Bundesliga dhe kontribuoi për ngjitjen e Koln nga Bundesliga 2 në Bundesliga në vitin 2007.
Sezoni i fundit ishte më i miri për të pasi vetëm Manuel Neuer e ruajti portën të paparekur në 15 raste, 3 më shumë se heroi nga Koln (12 në sezonin 2009/10).

– Jhon Cordoba (Mainz, Koln, Hertha Berlin: 2015-2021)
Sulmuesi shtatlartë shënoi 30 gola në 119 ndeshje në 5 sezonë me 3 klube të ndryshme në Bundesliga.
Gjithashtu Cordoba shënoi 20 gola në Bundesliga 2 duke ndihmuar Koln të vinte mes më të mirëve si Kampion i inferiorëve në sezonin 2018/19.

– Adrian Ramos (Hertha Berlin, 2009-14, Borussia Dortmund, 2014-17)
Luajti pĂ«r tĂ« 8 vite nĂ« Gjerman nĂ« rradhĂ«t e Hertha Berlin dhe Borussia Dortmund qĂ« pĂ«rfituan nga talenti i tij. Sulmuesi dinami qĂ«ndroi 5 sezone nĂ« “Olympiastadion” duke shĂ«nuar 58 gola nĂ« 157 ndeshje pĂ«r Hertha-n.
Shifra qĂ« e ndihmuan tĂ« transferohej nĂ« Dortmund si pasues i talismanit, Robert Lewandowski qĂ« u largua drejt Bayern. Ishte pikĂ«risht starti shpĂ«rthyes i Ramos qĂ« ndihmoi verdhezinjtĂ« tĂ« fitonin SuperkupĂ«n, 2-0 ndaj Bayern nĂ« “Signal Iduna Park”.

The post Kolumbianët më të suksesshëm në Bundesliga appeared first on Gazeta Si.

Pse Bashkimi Europian ‘po mungon’ nĂ« Gaza

Nga Gazeta ‘Si’- Nicolas Schmit, i cili ishte anĂ«tar i Komisionit Europian pas sulmeve tĂ« 7 tetorit nga Hamasi, thotĂ« se qĂ«ndrimi i ngatĂ«rruar i bllokut ndaj luftĂ«s nĂ« Gaza buron nga diçka mĂ« e thellĂ« se mosmarrĂ«veshja: inercia institucionale dhe kontrolli presidencial.

Në një intervistë ekskluzive me The Capitals, socialisti i Luksemburgut tha se Komisioni nuk zhvilloi debat të duhur rreth marrëdhënies së Europës me Izraelin gjatë 13 muajve që ai ishte në detyrë pas fillimit të luftës.

«Nuk kemi pasur kurrë një diskutim të vërtetë strategjik mbi çështjen e Lindjes së Mesme nga këndvështrime të ndryshme», tha ai. «Duhet të kishim debatuar për marrëdhënien me Izraelin, por nuk e bëmë».

Kjo mungesë, argumentoi Schmit, ishte pjesërisht sepse Presidentja Ursula von der Leyen ishte në linjë me Berlinin dhe Uashingtonin, duke lënë pak hapësirë për pikëpamje të ndryshme midis komisionerëve të tjerë.

Mandati i Schmit si komisioner pĂ«r vendet e punĂ«s dhe tĂ« drejtat sociale pĂ«rfundoi nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar. Komentet e tij vijnĂ« pasi “miku i tij shumĂ« i mirĂ«â€ dhe ish-kolegu i tij Josep Borrell, ish-diplomati mĂ« i lartĂ« i bllokut, akuzoi udhĂ«heqjen e BE-sĂ« se Ă«shtĂ« “bashkĂ«punĂ«tore” nĂ« krimet e luftĂ«s tĂ« kryera nga Izraeli nĂ« një artikull që tĂ« habit , tĂ« botuar nĂ« mediat britanike, franceze, italiane , spanjolle dhe belge.

QĂ« Borrell, njĂ« spanjoll, do tĂ« mbante njĂ« qĂ«ndrim tĂ« tillĂ« ndoshta nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur – Spanja Ă«shtĂ« shfaqur si njĂ« nga kritikĂ«t mĂ« tĂ« zĂ«shĂ«m tĂ« bllokut ndaj Izraelit nĂ« muajt e fundit. VetĂ«m javĂ«n e kaluar, nĂ« njĂ« qortim tĂ« rrallĂ« publik ndaj kolegĂ«ve tĂ« saj, Teresa Ribera, njĂ« nga nĂ«nkryetaret mĂ« tĂ« larta tĂ« Komisionit, tha në radion kombĂ«tare spanjolle se ajo e ka shtyrĂ« von der Leyen tĂ« pĂ«rgjigjet mĂ« me forcĂ«.

Schmit mĂ« parĂ« shĂ«rbeu si ministĂ«r i punĂ«s nĂ« Luksemburg – njĂ« tjetĂ«r komb europian qĂ« ka qenĂ« i zĂ«shĂ«m nĂ« kritikat e tij ndaj Izraelit.

MegjithatĂ«, ai u distancua nga fjalĂ«t e Borrell-it – “nuk Ă«shtĂ« bashkĂ«fajĂ«si, Ă«shtĂ« thjesht dobĂ«si”, duke shtuar, “ka pĂ«rçarje nĂ« Bashkimin Europian, padyshim, dhe Borrell duhet t’i dijĂ« ato mĂ« mirĂ« se unĂ«â€.

Javën e kaluar, shtetet anëtare debatuan propozimin e Komisionit për të pezulluar pjesërisht Izraelin nga programi kryesor i kërkimit të BE-së, Horizon Europe, në atë që mund të bëhet sanksioni i parë zyrtar i bllokut kundër Izraelit që nga 7 tetori. Por nuk u arrit asnjë shumicë e kualifikuar.

Rreth 10 vende, pĂ«rfshirĂ« FrancĂ«n, SpanjĂ«n, IrlandĂ«n, HolandĂ«n dhe BelgjikĂ«n, e mbĂ«shtetĂ«n kĂ«tĂ« veprim, por Hungaria, Austria dhe Republika Çeke e kundĂ«rshtuan me vendosmĂ«ri. Gjermania dhe Italia, dy nga vendet mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« mund tĂ« ndryshonin peshoren, thanĂ« se kishin nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r analizĂ«.

Ndërsa kriza humanitare në Gaza përkeqësohet, Schmit beson se shkatërrimi po i afrohet një pragu që BE-ja nuk mund ta injorojë.

“Ajo qĂ« po i bĂ«het tani popullit tĂ« GazĂ«s Ă«shtĂ« thjesht e papranueshme. Nuk dua tĂ« hyj nĂ« kĂ«tĂ« debat ligjor nĂ«se Ă«shtĂ« apo jo gjenocid, por nĂ«se nuk Ă«shtĂ«, Ă«shtĂ« shumĂ« afĂ«r gjenocidit”, tha ai.

Sipas pikĂ«pamjes sĂ« Schmit, masa tĂ« tilla si pezullimi i Izraelit nga programi Horizon Europe ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« kenĂ« pak ndikim tek kryeministri Benjamin Netanyahu. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ai sugjeroi pezullimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Asociimit BE-Izrael, duke e pĂ«rshkruar kĂ«tĂ« veprim si “armĂ«n e vetme” tĂ« EuropĂ«s.

Kritika e tij se Von der Leyen e ka keqmenaxhuar Komisionin duke mos lejuar mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r debate politike mbi tema tĂ« diskutueshme nuk Ă«shtĂ« e re; ai gjithashtu kritikoi ish-shefen e tij gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore, kur ai kandidoi kundĂ«r saj nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« pafat pĂ«r t’u bĂ«rĂ« presidente e Komisionit vitin e kaluar.

Nuk është e pazakontë që politikanët të zbulojnë bindjet e tyre pasi barrën e detyrës e kanë lënë pas. Schmit dhe Borrell, si shumë të tjerë para tyre, tani duket se janë të vendosur të rreshtohen me atë që shpresojnë të jetë ana e drejtë e historisë.

Por lufta ka evoluar gjithashtu në mënyrë drastike që kur ata u larguan nga Komisioni, gjë që mund të shpjegojë gjithashtu pse u desh deri në korrik 2025 që organi ekzekutiv të propozonte sanksione zyrtare kundër Izraelit.

NdĂ«rsa numri i tĂ« vdekurve rritet, Von der Leyen e ka ashpĂ«rsuar me vonesĂ« retorikĂ«n e saj nĂ« muajt e fundit, duke i bĂ«rĂ« thirrje Izraelit tĂ« lejojĂ« ndihmĂ«n humanitare nĂ« Gaza dhe duke i denoncuar imazhet qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« internet tĂ« viktimave civile si “tĂ« padurueshme”.

Kritika e Schmit-it ndaj shefes sĂ« Komisionit shtrihet pĂ«rtej luftĂ«s. Ai paralajmĂ«roi se nĂ«n udhĂ«heqjen e saj, komisionerĂ«t “shumĂ« rrallĂ«â€ debatonin nĂ« mbledhjet e Kolegjit.

«Nëse keni këtë organizim vertikal të pushtetit», tha ai, «komisionerët janë vetëm sekretarët e presidentit. Ata janë nëpunës të lartë civilë».

Burimi: Euractive/Përshtati Gazeta Si

The post Pse Bashkimi Europian ‘po mungon’ nĂ« Gaza appeared first on Gazeta Si.

‘DitĂ«t e Shqiptarit’- Festivali qĂ« e kthen GjakovĂ«n nĂ« njĂ« ‘sofĂ«r’ qĂ« pret mysafirĂ«

Nga Gazeta “Si”– Pas çlirimit tĂ« KosovĂ«s, arti dhe kultura janĂ« shndĂ«rruar nĂ« ura lidhĂ«se mes sĂ« kaluarĂ«s dhe sĂ« tashmes, si pĂ«rpjekje e vazhdueshme pĂ«r tĂ« ruajtur dhe promovuar trashĂ«giminĂ« e pasur kulturore shqiptare. NdĂ«r fushat ku shoqĂ«ria kosovare Ă«shtĂ« rilidhur mĂ« sĂ« shumti me vetveten  si nĂ« aspektin tradicional, ashtu edhe atĂ« modern Ă«shtĂ« arti cilĂ«sor i cili ka zĂ«nĂ« njĂ« vend tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, i mbĂ«shtetur vazhdimisht nga artistĂ« tĂ« pavarur dhe institucione kulturore.

NjĂ« ndĂ«r ngjarjet mĂ« tĂ« veçanta qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« traditĂ« Ă«shtĂ« festivali kulturor “DitĂ«t e Shqiptarit”, i cili organizohet çdo verĂ« nĂ« qytetin e GjakovĂ«s, nga korriku deri nĂ« gusht. Ky festival ka tejkaluar pĂ«rmasat lokale, duke u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« ngjarje mbarĂ«kombĂ«tare qĂ« mbledh artistĂ«, intelektualĂ« dhe vizitorĂ« nga tĂ« gjitha trevat shqiptare dhe mĂ« gjerĂ«.

Me pjesĂ«marrjen e emrave tĂ« njohur si Ermonela Jaho, Elina Duni, Vlashent Sata, Jericho, Lorik Cana apo shkrimtarit Kim Mehmeti, “DitĂ«t e Shqiptarit” kthejnĂ« GjakovĂ«n pĂ«r disa fundjava me radhĂ« nĂ« epiqendrĂ«n e artit, kulturĂ«s dhe dialogut ndĂ«rshqiptar. Por festivali nuk kufizohet vetĂ«m nĂ« artin skenik. Aktivitetet pĂ«rfshijnĂ« kolonitĂ« e piktorĂ«ve, teatrin e rrugĂ«s, kulinarinĂ« tradicionale, ekspozita, sporte dhe kĂ«rcime ikonike nga Ura e Fshajt mbi kanionin e Drinit , gjithçka nĂ« funksion tĂ« njĂ« pĂ«rvoje tĂ« thellĂ« kulturore, tĂ« rrĂ«njosur nĂ« autenticitetin shqiptar.

Organizatori dhe një nga themeluesit e këtij festivali, Ermal Hasimja, rrëfen për Gazetasi.al se Gjakova është një nga qytetet më artdashëse, dhe si i tillë e mbështet dhe e ndjek artin me interes. Sipas Hasimes, aktivitetet kulturore në Gjakovë synojnë të shtrihen përgjatë gjithë vitit.

“DitĂ«t e Shqiptarit” janĂ« pjesĂ« e aktiviteteve tĂ« organizuara nga Fondacioni pĂ«r GjakovĂ«n. TingĂ«llon emĂ«r i madh, por nĂ« fakt fondacioni Ă«shtĂ« thjesht njĂ« grup vullnetarĂ«sh gjakovarĂ« qĂ« po pĂ«rpiqen tĂ« nxjerrin nĂ« pah vlerat kulturore tĂ« qytetit. Aktivitete tĂ« ngjashme organizohen edhe nĂ« nĂ«ntor, pranĂ« festĂ«s sĂ« flamurit, ose nĂ« kohĂ« tĂ« tjera gjatĂ« vitit. Synimi afatgjatĂ« Ă«shtĂ« qĂ« aktivitetet tĂ« shtrihen pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vitit.

“DitĂ«t e Shqiptarit” janĂ« pritur shumĂ« mirĂ«. ËshtĂ« njĂ« qytet qĂ« e vlerĂ«son artin e kulturĂ«n. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, gjatĂ« festivalit Gjakova Ă«shtĂ« plot me vizitorĂ« nga ShqipĂ«ria, Maqedonia e Veriut e vende tĂ« tjera. Festivali fokusohet te autentikja shqiptare. Nuk ka tallava apo zhanre tĂ« tjera tĂ« hiperkomercializuara. Muzika e vjetĂ«r qytetare Ă«shtĂ« thelbĂ«sore, sepse qyteti jeton me muzikĂ«n, por festivali pĂ«rfshin edhe kuzhinĂ«n tradicionale, koloni piktorĂ«sh, teatĂ«r rruge, kĂ«rcimet e famshme nga Ura e Fshajt mbi kanionin e Drinit, panele diskutimi me intelektualĂ«, etj.

QĂ« nga Ermonela Jaho, grupi muzikor Jericho dhe deri te Kim Mehmeti, “DitĂ«t e Shqiptarit” duket sikur duan dhe kĂ«rkojnĂ« tĂ« pĂ«rfshijnĂ« tĂ« gjithĂ«. Por pĂ«rtej pasionit dhe punĂ«s pĂ«r tĂ« realizuar kĂ«to evente, ka edhe njĂ« kriter pĂ«rzgjedhjeje pĂ«r tĂ« ftuarit nĂ« “DitĂ«t e Shqiptarit”.

“PĂ«r kĂ«to aktivitete punohet gjithĂ« vitin. Secili nga grupi Ă«shtĂ« i angazhuar maksimalisht sipas profilit tĂ« vet. Disa nga anĂ«tarĂ«t e Fondacionit kontribuojnĂ« edhe financiarisht pĂ«r financimin e aktiviteteve. Kriteri i vetĂ«m i pĂ«rzgjedhjes Ă«shtĂ« i thjeshtĂ«: ne afrojmĂ« kulturĂ«n autentike shqiptare. Prandaj tĂ« gjithĂ« koncertet janĂ« shqip, kuzhina Ă«shtĂ« gjakovare, tĂ« ftuarit artistĂ« ose intelektualĂ« janĂ« shqiptarĂ« dhe diskutojnĂ« tema shqiptare e kĂ«shtu me radhĂ«.

Ne synojmĂ« ta kthejmĂ« GjakovĂ«n nĂ« qendrĂ«n e trashĂ«gimisĂ« kulturore shqiptare dhe natyrisht edhe nĂ« qendĂ«r tĂ« turizmit tĂ« pĂ«rvojĂ«s shqiptare.”

Ermal Hasimja, i njohur si politolog, pedagog dhe së fundmi edhe si shkrimtar në Shqipëri, na tregon edhe lidhjen e tij të ngushtë me Gjakovën.

Ermal Hasimja

“Origjina ime Ă«shtĂ« nga Gjakova. Jam rritur qĂ« i vogĂ«l me dashurinĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« qytet. Dikujt nga jashtĂ« mund t’i duket e çuditshme, por kjo ka qenĂ« element thelbĂ«sor i identitetit tim vetjak e familjar. Nuk jam rast i veçantĂ«. Çdo gjakovar, kudo ku Ă«shtĂ«, ka njĂ« lidhje tĂ« fortĂ« me qytetin dhe me kĂ«tĂ« ushqehet qĂ« i vogĂ«l prej familjes. NĂ« fakt, i gjithĂ« qyteti Ă«shtĂ« njĂ« familje e madhe.”

Ai thekson se “DitĂ«t e Shqiptarit” janĂ« konceptuar si sofĂ«r gjakovare qĂ« pret mysafirĂ« nga e gjithĂ« Shqiptaria, me synimin pĂ«r t’i njohur me mikpritjen dhe shpirtin artistik tĂ« gjakovarĂ«ve.

“‘DitĂ«t e Shqiptarit’ nuk Ă«shtĂ« festĂ« vendore. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« sofĂ«r gjakovare qĂ« pret mysafirĂ« nga gjithĂ« trojet shqiptare si dhe tĂ« huaj. MirĂ«po, kush erdhi nĂ« GjakovĂ« e u ndje i huaj?! GjakovarĂ«t janĂ« mikpritĂ«s me nam, tĂ« dashur, me njĂ« sens humori qĂ« e konkuron vetĂ«m Shkodra, dhe e duan shqiptarĂ«sinĂ« siç duan familjen e tyre.

Ne duam qĂ« kĂ«to vlera t’i rikthejmĂ« nĂ« vĂ«mendje. Nuk jemi tĂ« vetmit, sepse komuna po bĂ«n njĂ« punĂ« tĂ« mirĂ« dhe na mbĂ«shtet edhe neve, bizneset po rigjallĂ«rohen dhe i gjithĂ« qyteti po rizgjohet pĂ«r tĂ« dalĂ« natyrshĂ«m nĂ« rolin e tij karakteristik kulturor.”

Hasimja në fund thotë se skena kulturore në Kosovë po gjallërohet dhe kjo falë edhe festivaleve të tilla si ky.

“VĂ«shtirĂ« tĂ« bĂ«het krahasimi, sepse kjo varet edhe nga natyra e cilĂ«sia e festivaleve. ËshtĂ« e sigurt qĂ« skena kulturore po gjallĂ«rohet. Por festivale si ‘DitĂ«t e Shqiptarit’, me karakter kulturor e identitar, janĂ« tĂ« njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« veçantĂ« nĂ« epokĂ«n globaliste ku jetojmĂ«.”

NĂ« njĂ« kohĂ« kur komercializimi dhe arti sipĂ«rfaqĂ«sor shpesh mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« hapĂ«sirat kulturore, “DitĂ«t e Shqiptarit” nĂ« GjakovĂ« vijnĂ« si njĂ« rikthim te thelbi, te rrĂ«njĂ«t, te dija dhe ndjeshmĂ«ria shqiptare.

 Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore por një ftesë  për të festuar identitetin dhe vlerat e përbashkëta. Dhe Gjakova, me mikpritjen e saj të rrallë duket se ka gjetur formulën për të qenë jo vetëm qyteti i artit, por edhe zemra e kulturës shqiptare.

The post ‘DitĂ«t e Shqiptarit’- Festivali qĂ« e kthen GjakovĂ«n nĂ« njĂ« ‘sofĂ«r’ qĂ« pret mysafirĂ« appeared first on Gazeta Si.

Holanda, vendi i parë i NATO-s që blen armë amerikane për Ukrainën për 500 mln $

Gazeta Si – Holanda ka njoftuar se do tĂ« blejĂ« armĂ« dhe pajisje ushtarake me vlerĂ« 500 milionĂ« euro nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r UkrainĂ«n.

NĂ« javĂ«t e fundit, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se do t’i ofrojĂ« UkrainĂ«s armĂ« tĂ« reja dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«suara pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« pushtimit rus, me kusht qĂ« kostot e tyre tĂ« rimbursohen nga vendet individuale tĂ« NATO-s, aleanca ushtarake e krijuar pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore qĂ« pĂ«rfshin si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« vendeve evropiane.

Holanda është vendi i parë që blen armë nga Shtetet e Bashkuara sipas këtij mekanizmi.

Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, specifikoi se armĂ«t qĂ« po dĂ«rgohen nĂ« UkrainĂ« pĂ«rfshijnĂ« raketa “Patriot”, ndĂ«r sistemet mĂ« tĂ« sofistikuara tĂ« mbrojtjes ajrore nĂ« dispozicion tĂ« PerĂ«ndimit.

Kjo është e rëndësishme në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore në qytetet ukrainase.

PĂ«rfaqĂ«suesi i SHBA-ve nĂ« NATO, MattheĂ« Ëhitaker, tha se pret qĂ« shumĂ« vende tĂ« tjera perĂ«ndimore tĂ« ndjekin shembullin e HolandĂ«s nĂ« javĂ«t e ardhshme.

The post Holanda, vendi i parë i NATO-s që blen armë amerikane për Ukrainën për 500 mln $ appeared first on Gazeta Si.

❌