❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërndante doza droge të forta/ Pranga 26-vjeçarit në Kamëz

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza droge të forta. Policia ka sekuestruar dozat me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 26-vjer 135ari dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

VIDEO/ Reshjet ekstreme përmbytin sistemin e metrosë në New York

Pjesë të sistemit të metrosë së New York-ut u kthyen në lumenj të vegjël mbrëmjen e së dielës, pasi reshjet e dendura të shiut përmbytën tunelet dhe stacionet, duke i lënë mijëra udhëtarë përballë kaosit dhe vonesave.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë sesi uji vërshon me shpejtësi përmes paneleve dhe shkallëve të metrosë, duke depërtuar deri në zonat ku qëndrojnë pasagjerët. Në disa stacione, niveli i ujit arriti aq lart sa rrjedha përfshiu edhe platformat.

Autoritetet lokale kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje të menjëhershme, duke përfshirë të gjithë zonën metropolitane të qytetit, ndërsa shërbimi i metrosë është ndërprerë pjesërisht dhe në shumë linja ka vonesa të gjata.

Ndërprerja e transportit publik është goditje e rëndë për një qytet që varet nga metroja për jetën e përditshme të banorëve të tij. Për shumë prej tyre, udhëtimi drejt punës ose kthimi në shtëpi u kthye në një odise me pritje të zgjatura dhe rrugë alternative të mbingarkuara.

Ky incident është vetëm një tjetër shenjë alarmi për sistemin e vjetëruar të metrosë, i cili tashmë përballet me sfida serioze nga ndryshimet klimatike. Ngjarje të tilla, që dikur cilësoheshin të rralla, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për modernizimin e infrastrukturës dhe përgatitjen ndaj ekstremeve të motit./abcnews.al

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv/ Zjarrfikësve u bashkohen edhe 30 forca të ushtrisë

30 forca të ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë mëngjesin e kësaj të marte operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është shtrirë në një sipërfaqe të madhe në brendësi të pyllit me pisha.

Aktualisht po punohet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët./abcnews.al

Tjetërsoi tokë në Livadh/ SPAK jep pretencën për Jorgo Goron, 2 vite burg për ish kryebashkiakun

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për Goron, por me gjykim të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj. Ndërkaq, për Vasillaq Strakoshën kërkohet 1 vit e 6 muaj burg, dhe me gjykim të shkurtuar shkon 1 vit burg.

Goro akuzohet për tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Livadh./abcnews.al

Meta planifikon investime prej qindra miliarda dollarësh për ndërtimin e qendrave gjigante të AI në SHBA

Themeluesi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se kompania e tij do të investojë qindra miliarda dollarë për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave të dedikuara për inteligjencën artificiale në Shtetet e Bashkuara.

Zuckerberg bëri të ditur se qendra e parë me kapacitet shumë-gigavat, e quajtur Prometheus, pritet të vihet në funksion në vitin 2026 dhe do të ndërtohet në New Albany, Ohio. Një tjetër qendër, Hyperion, do të ngrihet në Louisiana dhe sipas planit do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2030.

Sipas Zuckerberg, disa nga kĂ«to qendra do tĂ« jenĂ« aq tĂ« mĂ«dha sa do tĂ« mbulojnĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« krahasueshme me ishullin Manhattan nĂ« New York, qĂ« ka njĂ« sipĂ«rfaqe prej 59.1 kilometrash katrorĂ«. “Po ndĂ«rtojmĂ« disa klasterĂ« titanikĂ«. VetĂ«m njĂ« prej tyre zĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« Manhattanit,” shkroi Zuckerberg nĂ« platformĂ«n e tij sociale, Threads.

Meta po pĂ«rgatitet tĂ« fuqizojĂ« zhvillimin e asaj qĂ« e quan “superinteligjencĂ«â€, teknologji qĂ«, sipas kompanisĂ«, mund tĂ« tejkalojĂ« aftĂ«sitĂ« mendore tĂ« njeriut mĂ« tĂ« zgjuar.

Zuckerberg deklaroi se Meta do të ndërtojë disa klasterë shumë-gigavatësh, përfshirë Hyperion, i cili pritet të arrijë deri në pesë gigavat kapacitet gjatë viteve të ardhshme.

“Do tĂ« investojmĂ« qindra miliarda dollarĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar superinteligjencĂ«n,” tha ai, duke shtuar se qendrat po marrin “emra qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« pĂ«rmasat dhe ndikimin e tyre”.

Efekti në treg dhe reagimi i ekspertëve

Sipas analistit Karl Freund nga Cambrian AI Research, kjo strategji tregon se Zuckerberg Ă«shtĂ« i vendosur tĂ« arrijĂ« majat e teknologjisĂ« pĂ«rmes investimeve masive: “Talenti qĂ« po punĂ«son do tĂ« ketĂ« nĂ« dispozicion njĂ« nga pajisjet mĂ« tĂ« fuqishme tĂ« inteligjencĂ«s artificiale nĂ« botĂ«,” tha ai pĂ«r BBC.

Pas njoftimit, aksionet e kompanisë Meta u rritën me 1%, sipas Reuters. Që nga fillimi i vitit, vlera e aksioneve është rritur me më shumë se 20%.

Në vitin 2024, Meta gjeneroi mbi 160 miliardë dollarë të ardhura, kryesisht nga reklamat online.

Kosto të mëdha për mjedisin

Sot ekzistojnë mbi 10,000 qendra të të dhënave në mbarë botën që mbështesin funksionimin e cloud-it (serverëve të largët që ruajnë informacion digjital), shumica prej të cilave ndodhen në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Qendrat e të dhënave që mbështesin inteligjencën artificiale kanë kërkesa shumë të larta për energji dhe ujë. Një studim vlerëson se deri në vitin 2027, ato mund të konsumojnë deri në 1.7 trilionë gallonë ujë në nivel global. Vetëm një kërkesë e vetme e bazuar në AI, si një pyetje për ChatGPT mund të konsumojë sasi të ngjashme me një shishe të vogël uji./abcnews.al

E mitura tentoi vetëvrasjen/ Vlorë, në pranga i ati, procedohet gjyshi i saj

Policia e VlorĂ«s ka arrestuar Saimir Hysaj, babanĂ« e 17-vjeçares, e cila tentoi vetĂ«vrasjen, ngjarje e ndodhur tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« lagjen “Kushtrimi”.

Në gjendje të lirë, është proceduar gjyshi i saj.

Babai i sĂ« miturĂ«s akuzohet pĂ«r veprat penale “Dhuna nĂ« familje” dhe “Shkaktimi i vetĂ«vrasjes”.

NdĂ«rsa gjyshi i tĂ« miturĂ«s, akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se posedonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme armĂ«n e zjarrit me tĂ« cilĂ«n ka tentuar tĂ« vetĂ«vritet mbesa e tij.

Shtetasja e mitur ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

“MĂ« kanĂ« shkatĂ«rruar jetĂ«n”, Saviano shpĂ«rthen nĂ« lot pas dĂ«nimit tĂ« bos-it tĂ« CamorrĂ«s qĂ« e kĂ«rcĂ«noi me vdekje

Ishte njĂ« nga momentet mĂ« emocionalĂ« tĂ« jetĂ«s sĂ« tij. Roberto Saviano, shkrimtari i njohur italian dhe autori i romanit “Gomorra”, nuk mbajti dot lotĂ«t nĂ« sallĂ«n e GjykatĂ«s sĂ« Apelit nĂ« RomĂ«, ku u konfirmua dĂ«nimi ndaj Francesco Bidognetti, bos i klanit tĂ« Casalesit, i njohur me nofkĂ«n “Cicciotto ’e Mezzanotte”.

Saviano shpĂ«rtheu nĂ« tĂ« qara tĂ« dĂ«shpĂ«ruara, tĂ« krahasueshme vetĂ«m me dhimbjen qĂ« kishte ndier nĂ« funeralin e shkrimtares Michela Murgia, mĂ« 13 gusht tĂ« dy viteve mĂ« parĂ«. “Po, Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. Nuk kam qarĂ« kĂ«shtu prej asaj dite,” pranoi ai, ndĂ«rsa largohej nga godina nĂ«n shoqĂ«rimin e makinave tĂ« blinduara tĂ« mbrojtjes.

I pĂ«rqafuar me avokatin e tij Antonio Nobile, Saviano pĂ«rsĂ«riste: “MĂ« kanĂ« vjedhur jetĂ«n. MĂ« kanĂ« shkatĂ«rruar.” Rreth tij, ndjekĂ«s tĂ« ardhur nga qytete tĂ« ndryshme si Torino, Bolonja e PĂ©saro, e pĂ«rshĂ«ndetĂ«n mes duartrokitjesh vendimin e gjykatĂ«s.

Bidognetti, një emër që i ngjall tmerr

Për Savianon, rikthimi i figurës së Bidognetti-t përmes lidhjes me videokonferencë nga burgu i Operas, ku ai vuan dënimin me regjim të ashpër (41-bis), ishte një përballje me ankthin që e ndjek prej vitit 2008.

AtĂ« vit, gjatĂ« procesit gjyqĂ«sor “Spartacus”, avokati i Bidognetti-t lexoi nĂ« sallĂ«n e gjyqit njĂ« “proklamatĂ«â€ qĂ«, sipas gjykatĂ«s, pĂ«rbĂ«nte njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r jetĂ«n e Savianos dhe gazetares sĂ« gazetĂ«s Il Mattino, Rosaria Capacchione.

“Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« ai nuk ka munguar nĂ« asnjĂ« seancĂ«. Prej mĂ« shumĂ« se 30 vitesh Ă«shtĂ« nĂ« 41-bis dhe kĂ«to seanca janĂ« si ‘ore ajrimi’ pĂ«r tĂ«,” komentoi Saviano duke treguar nga ekrani.

Dy dekada nën mbrojtje, një çmim i rëndë

Prej vitit 2006, kur publikoi Gomorra, qĂ« u shit nĂ« mbi 10 milionĂ« kopje, Saviano jeton nĂ«n mbrojtje tĂ« rreptĂ«. “MĂ« kanĂ« shkatĂ«rruar jetĂ«n dhe unĂ« nuk kam ditur si ta pĂ«rballoj. Tani, trupi im duhet tĂ« ruhet çdo ditĂ«. PĂ«r vite mĂ« thanĂ« qĂ« mbrojtja ishte luks, por unĂ« Ă«ndĂ«rroj vetĂ«m njĂ« shĂ«titje, njĂ« udhĂ«tim me motor
”, rrĂ«feu ai i lodhur emocionalisht. NjĂ« vajzĂ« nga publiku, Claudia, i tha: “Ta blej unĂ« motorin, Roberto”.

Ai kujtoi edhe momentin kur u detyrua tĂ« largohej fshehurazi nga Campania: “Ishte 18 marsi i vitit 2008, katĂ«r ditĂ« pas kĂ«rcĂ«nimit. Kisha tashmĂ« dy truproja, kur papritur shoferi ndryshoi itinerarin dhe mĂ« çuan nĂ« njĂ« ishull, pa bagazh, sepse prokuroria vlerĂ«soi rrezikun si tĂ« menjĂ«hershĂ«m. Po mĂ« kĂ«rkonte Giuseppe Setola, ‘o Cecato, njĂ« vrasĂ«s i njohur, autor i masakrĂ«s sĂ« emigrantĂ«ve ganezĂ«â€.

“AsnjĂ« politikan nĂ« sallĂ«â€

Saviano e quajti vendimin e djeshĂ«m “mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmin e jetĂ«s”, pasi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« drejtĂ«sia pranoi se kĂ«rcĂ«nimet ndaj tij ishin njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« goditur gazetarinĂ«, jo politikĂ«n. Ai shprehu keqardhje pĂ«r mungesĂ«n e reagimit institucional:

“E patĂ« ndonjĂ« politikan sot nĂ« sallĂ«? UnĂ« nuk pashĂ« asnjĂ«â€Šâ€/abcnews.al

Tentoi të vriste një person/ Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi, pritet ekstradimi

Si rezultat i bashkĂ«punimit tĂ« strukturave tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit me homologĂ«t nĂ« Greqi, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “The Wanted”, pĂ«r sigurimin dhe shkĂ«mbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, u mundĂ«sua lokalizimi nĂ« Greqi, kapja dhe arrestimi me qĂ«llim ekstradimin nĂ« ShqipĂ«ri, i shtetasit:

Deni Mecolli alias Denis Mecolli, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Korçë, me vendimin e datĂ«s 09.02.2025, i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasja me dashje”, mbetur nĂ« tentativĂ«.

Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).

Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Gjykata e Lartë i hap rrugë planit të Trump për shkarkime masive në Departamentin e Arsimit

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të hënën që presidenti Donald Trump mund të vazhdojë me planin e tij për të shkarkuar në masë punonjësit e Departamentit të Arsimit, duke i dhënë një tjetër fitore administratës së tij në një gjykatë me shumicë konservatore.

Me një urdhër të panënshkruar, Gjykata pezulloi përkohësisht vendimin e një gjykate më të ulët, e cila e kishte bllokuar për një kohë të pacaktuar këtë plan. Kjo do të thotë se masa e mëparshme është ngrirë, derisa të përfundojë beteja ligjore. Tre nga gjykatësit liberalë votuan kundër kësaj vendimi.

NĂ« njĂ« kundĂ«rshtim tĂ« fortĂ«, gjykatĂ«sja Sonia Sotomayor mĂ« e vjetra ndĂ«r anĂ«tarĂ«t liberalĂ« tĂ« GjykatĂ«s, e cilĂ«soi vendimin si “tĂ« pambrojtshĂ«m”, duke argumentuar se lejimi i Trump pĂ«r tĂ« çmontuar njĂ« agjenci qeveritare qĂ« mund tĂ« shfuqizohet vetĂ«m nga Kongresi, pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz ndaj ndarjes sĂ« pushteteve.

“Shumica ose mbyll sytĂ« me vetĂ«dije ndaj pasojave tĂ« kĂ«tij vendimi, ose Ă«shtĂ« naive. NĂ« tĂ« dy rastet, rreziku pĂ«r ndarjen e pushteteve, siç pĂ«rcaktohet nĂ« KushtetutĂ«n tonĂ«, Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«. Nuk mund tĂ« pranoj kĂ«tĂ« abuzim me rolin tonĂ« si trupĂ« gjyqĂ«sore nĂ« raste urgjente, ndaj jam nĂ« mosmarrĂ«veshje me respekt”, shkroi ajo.

Trump kishte urdhëruar shkarkimet në fillim të vitit, duke reduktuar me më shumë se gjysmën fuqinë punëtore të Departamentit të Arsimit. Megjithatë, gjykatat më të ulëta e kishin bllokuar këtë veprim, duke theksuar se departamenti ishte krijuar me ligj nga Kongresi dhe nuk mund të shfuqizohej me urdhër ekzekutiv.

GjykatĂ«si federal Myong Joun, i emĂ«ruar nga presidenti Joe Biden, kishte ndaluar pĂ«rfundimisht zbatimin e planit, duke urdhĂ«ruar rikthimin nĂ« punĂ« tĂ« rreth 1.400 punonjĂ«sve tĂ« larguar. Vendimi i tij pasonte njĂ« padi tĂ« ngritur nga njĂ« sindikatĂ« mĂ«suesish, distrikte shkollore, shtete dhe organizata tĂ« arsimit. NĂ« vendim, Joun shkruante se “departamenti nuk mund tĂ« mbyllet pa miratimin e Kongresit” dhe se shkarkimet e propozuara “do ta paralizonin atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive”. Ai shtonte se “dokumentet tregojnĂ« qartĂ« se qĂ«llimi i vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« çmontimi i departamentit pa njĂ« bazĂ« ligjore”.

Gjykata e Apelit e Qarkut të Parë, me seli në Boston, kishte refuzuar në mënyrë unanime kërkesën e Trump për të rrëzuar këtë vendim në fillim të qershorit, duke e shtyrë çështjen drejt Gjykatës së Lartë.

NĂ« apelimin e tij, ekipi ligjor i Trump argumentoi se ndĂ«rhyrja nĂ« Departamentin e Arsimit ka tĂ« bĂ«jĂ« me “vendime tĂ« brendshme menaxheriale” dhe me “eliminimin e funksioneve diskrecionale qĂ«, sipas administratĂ«s, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« t’u kalojnĂ« shteteve”.

Edhe pse Trump ka premtuar publikisht në fushatën elektorale se do ta mbyllë plotësisht këtë departament, avokatët e tij sqaruan në dokumentet zyrtare se ky nuk është rasti. Sipas tyre, departamenti do të vijojë të ushtrojë funksionet ligjore, por me një staf shumë më të reduktuar.

Departamenti i Arsimit u krijua gjatë administratës së presidentit Jimmy Carter dhe është përgjegjës për shpërndarjen e fondeve federale për shkollat, për menaxhimin e ndihmës studentore dhe për zbatimin e ligjeve të të drejtave civile, përfshirë mbështetjen për studentët me aftësi të kufizuara. Megjithatë, pjesa më e madhe e politikave të arsimit publik në SHBA është kompetencë e shteteve./abcnews.al

Trump: Jam i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është i zhgënjyer, por nuk ka mbaruar punë me Vladimir Putinin, në një telefonatë ekskluzive me BBC-në.

Donald Trump  u pyet nĂ«se i beson udhĂ«heqĂ«sit rus dhe u pĂ«rgjigj: “Nuk i besoj pothuajse askujt”.

Trump foli disa orë pasi njoftoi planet për të dërguar armë në Ukrainë dhe paralajmëroi për tarifa të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk do të kishte marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh.

Në një intervistë të gjerë nga Zyra Ovale, presidenti amerikan gjithashtu mbështeti NATO-n, pasi e kishte përshkruar dikur si të vjetëruar, dhe pohoi mbështetjen e tij për parimin e mbrojtjes së përbashkët të organizatës.

Pasi u takua me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti kaloi një pjesë të konsiderueshme të intervistës duke folur gjerësisht për zhgënjimin e tij me udhëheqësin rus.

Trump tha se kishte menduar se një marrëveshje ishte në plan me Rusinë katër herë të ndryshme.

Dhe kur u pyet nga BBC nĂ«se kishte mbaruar me Putinin, presidenti u pĂ«rgjigj: “Jam i zhgĂ«njyer me tĂ«, por nuk kam mbaruar me tĂ«. Por jam i zhgĂ«njyer me tĂ«â€.

NdĂ«rsa i pyetur se si Trump do ta bĂ«nte Putinin tĂ« “ndalonte gjakderdhjen”, presidenti amerikan tha: “Po punojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€./abcnews.al

Zelensky emëron ish-kryeministrin si ministër të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi sot që kryeministri Denys Shmyhal të emërohet ministër i Mbrojtjes, si pjesë e një riorganizimi të kabinetit që ende ka nevojë për miratim parlamentar.

“PĂ«rvoja e gjerĂ« e Denys Shmyhal padyshim do tĂ« jetĂ« e dobishme pĂ«r tĂ« si ministĂ«r i Mbrojtjes i UkrainĂ«s”, tha Zelensky nĂ« njĂ« fjalim sonte, duke shtuar se planifikonte tĂ« emĂ«ronte Ministren e EkonomisĂ«, Yulia Sviridenko si kryeministre.

Denis Shmyhal, i cili u emërua kryeministër në vitin 2020, drejtoi qeverinë gjatë pandemisë së koronavirusit, përpara se të fillonte pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022. Ministri aktual i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të bëhet ambasador në Shtetet e Bashkuara, tha presidenti ukrainas javën e kaluar.

Riorganizimi më i gjerë që nga fillimi i pushtimit rus vjen pas muajsh pengesash për forcat ukrainase në vijat e frontit, dhe një përshkallëzimi të sulmeve ajrore ruse në qytete në të gjithë vendin.

Emërimi i Denys Shmyhal do të duhet të miratohet nga parlamenti, i cili mbështeti me shumicë dërrmuese Zelensky pas pushtimit rus dhe pritet ta bëjë këtë përsëri.

Horoskopi 15 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi

Marrëdhënia me atë që keni në krah do jetë shumë e paqëndrueshme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do debatoni ashpër me të. Beqarët do jenë të parezistueshëm dhe do marrin propozime pa fund. Në planin financiar nuk do keni dëshirë të ulni shpenzimet dhe kjo mund ta përkeqësojë gjendjen në të cilën ndodheni.

Demi

Kjo ditĂ« do jetĂ« mjaft e pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« disa rregullime nĂ« jetĂ«n tuaj nĂ« çift ose pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime pĂ«r tĂ« ardhmen. TĂ« dy do jeni realistĂ« dhe tĂ« qartĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« doni tĂ« bĂ«ni. BeqarĂ«t jo vetĂ«m qĂ« do kenĂ« takime, por mund tĂ« fillojnĂ« edhe histori dashurie pasionante. NĂ« planin financiar merrini gjĂ«rat shtruar edhe sikur t’ju dalin vĂ«shtirĂ«si.

Binjakët

Kjo ditë do jetë mjaft romaneske për të dashuruarit. Gjithçka do ndodhë si me magji dhe herë pas here do ju duket vetja sikur jeni vërtet në një ëndërr të bukur. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të dalë e për të njohur persona të rinj. Për një buxhet të qëndrueshëm shpenzoni aq sa ua mban xhepi, jo më tepër. Vetëm disa mund të përfitojnë ndonjë shpërblim nga puna.

Gaforrja

Dita do fillojë mjaft mirë sot, por me kalimin e orëve situata do ju dalë jashtë kontrollit. Mos lejoni që problemet në punë apo në familje të ndikojnë në lidhjen tuaj. Beqarët duhet të reflektojnë shumë herë para se të pranojnë ndonjë takim me persona që sapo i kanë njohur. Të ardhurat do jenë në të njëjtën gjendje si disa ditë më parë. Nuk keni pse të shqetësoheni.

Luani

Do jetë dita më e favorshme sot për të zgjidhur të gjitha debatet dhe problemet në çift. Do toleroni më shumë se kurdoherë tjetër. Beqarët do jenë në kërkim të princit të kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë as gjatë kësaj dite. Buxhetit do i bëni një riorganizim të përgjithshëm sepse kohët e fundit e kishit lënë goxha pas dore. Dëgjojini edhe këshillat e disa të afërmve.

Virgjëresha

Ata që janë në një lidhje do jenë më të ndjeshëm dhe më romantikë gjatë kësaj dite. Priten çaste të mrekullueshme pranë atij që dashuroni. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni asgjë me ngut ose me inat. Financat do kërkojnë më tepër vëmendje. Po i kaluat limitet e shpenzimeve do keni vështirësi të mëdha.

Peshorja

Do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë probleme serioze në lidhjen që keni ndërtuar. Mos e teproni nëse nuk doni ta humbni atë që keni në krah. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Edhe pse do e keni të vështirë të kurseni, duhet medoemos ta bëni këtë që të mos keni vështirësi financiare.

Akrepi

DitĂ« shumĂ« e mirĂ« kjo e sotmja pĂ«r ata qĂ« janĂ« nĂ« njĂ« lidhje. Do ndiheni tĂ« sigurt dhe tĂ« lumtur pranĂ« atij qĂ« keni nĂ« krah dhe do dĂ«shironi qĂ« t’i bĂ«ni gjĂ«rat mĂ« serioze. BeqarĂ«t nuk do jenĂ« nĂ« humorin e duhur pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar dikĂ«. Financat do jenĂ« goxha tĂ« paqĂ«ndrueshme. Shmangni çdo lloj shpenzimi tĂ« tepruar dhe çdo lloj huaje. Nuk Ă«shtĂ« ende momenti pĂ«r ta lĂ«nĂ« veten tĂ« lirĂ«.

Shigjetari

DitĂ« shumĂ« e zakonshme dhe pa asgjĂ« tĂ« veçantĂ« kjo e sotmja. Merrini gjĂ«rat si t’ju vijnĂ« pa e vrarĂ« shumĂ« mendjen se ç’do ndodhĂ« mĂ« tej. BeqarĂ«t duhet tĂ« gjejnĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur pĂ«r tĂ« joshur personin qĂ« pĂ«lqejnĂ« dhe do ia arrijnĂ« qĂ«llimit. TĂ« ardhurat nuk do jenĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ata qĂ« kanĂ« pasur probleme do e kenĂ« sĂ«rish tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« kryejnĂ« ndonjĂ« shpenzim mĂ« tepĂ«r.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mrekullueshme sot. Do flisni më hapur për gjithçka dhe nuk do mbani mëri për të kaluarën. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan sepse mundësitë për takime dhe për aventura do jenë të shumta. Financat do jenë më delikate se disa ditë më parë, prandaj duhen marrë sa më shpejt masa strikte.

Ujori

Do jeni shumĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r ato qĂ« doni tĂ« bĂ«ni nĂ« jetĂ«n tuaj nĂ« çift sot dhe marrĂ«dhĂ«nia me partnerin do ketĂ« ndryshime. NĂ«se jeni lodhur nga rutina e kohĂ«ve tĂ« fundit mund tĂ« merrni vendime drastike. BeqarĂ«t nuk do jenĂ« nĂ« humorin e duhur pĂ«r tĂ« dalĂ« e pĂ«r t’u njohur me persona tĂ« rinj. NĂ« planin financiar do jenĂ« disa tĂ« afĂ«rm qĂ« do ju ndihmojnĂ« ta stabilizoni situatĂ«n.

Peshqit

Do jeni gjithë kohës me nerva sot dhe shpesh do ia nxirrni gjithçka atij që keni në krah. Kujdes mos e teproni sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqarët do jenë pa fat, kështu që edhe sikur të kërkojnë gjithë kohës nuk do e gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar do jeni me fat. Do shpenzoni për gjithçka që doni dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

Modriç ‘zbarkon’ nĂ« Milano/ Milan merr pĂ«rforcimin e madh pĂ«r sezonin e ardhshĂ«m

Mbërriti thjesht, por pritet të bëjë mrekulli.

Luka Modriç zbriti në aeroportin Malpensa të Milanos, dhe mori rrugën për në qendrën e Milanelos, ndërsa nisi aventura e tij si lojtar i ri i Milanit.

Ylli më i madh i futbollit të Kroacisë për të gjitha kohët përshëndeti tifozët dhe gazetarët duke deklaruar se ishte i lumtur, dhe është një nga përforcimet e para të arritur nga drejtori i ri sportiv, Igli Tare, dhe u kërkuar e pëlqyer nga trajneri Masimiliano Alegri.

Më pas, veterani 39-vjeçar iu nënshtrua vizitave mjekësore në klinikën Madonina, të cilat i përfundoi me sukses, e më pas erdhi firmosja e kontratës.

Klubi kuqezi njofton se akordi Ă«shtĂ« njĂ«vjeçar, deri nĂ« 30 qershor 2026, me mundĂ«si pĂ«r t’u zgjatur edhe pĂ«r njĂ« sezon tjetĂ«r.

Ai do të mbajë fanelën me numrin 14, ashtu si tek Totenhemi, ndërsa për 8 sezone tek Reali pati numrin 10.

Modriç vërtet është pranë fundit të karrierës, por pritet ta ndihmojë Milanin me përvojën e tij të jashtëzakonshme, dhe me mentalitetin tepër fitues.

Jo më kot ai u bë lojtari me më shumë trofe në historinë e Realit të Madridit, me 27 tituj, ndër të cilat 6 Champions, 4 La Liga, 5 Superkupa të Europës e gjashtë Kupa të Botës për Klubet.

Milani ka nisur fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Alegri, dhe Modriç pritet të bashkohet pasi të kalojë disa ditë pushim për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klubet.

Synimi është kualifikimi të paktën për në Champions, ndërsa dëshira tjetër e madhe është shqiptari nga Kosova, ylli i ri i Zvicrës, Ardon Jashari./abcnews.al

Ndërtimet pa leje në Theth, Mahmutaj: Rama po rregullon me ligj kaosin e nxitur nga politika

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar nĂ« emisionin “Ora e Fundit” nĂ« Abc News, ka komentuar situatĂ«n me ndĂ«rtimet pa leje nĂ« zonĂ«n turistike tĂ« Thethit, duke e cilĂ«suar si njĂ« “katrahurĂ«â€ tĂ« ndĂ«rtuar mbi mungesĂ«n e zbatimit tĂ« ligjit dhe pĂ«rfitimin nga fushatat zgjedhore.

Sipas tij, shumë qytetarë kanë zgjedhur rrugën e shkurtër për të ndërtuar ilegalisht, duke përfituar nga periudha e qetësisë institucionale gjatë zgjedhjeve. Mahmutaj thekson se qeveria, përmes nismave të rilindjes urbane, po përpiqet të legalizojë këtë realitet me mjete ligjore, një rrugë që ai e cilëson të vështirë, por të domosdoshme në funksion të integrimit europian dhe reformimit të administratës lokale.

“NdĂ«rtimet pa leje nĂ« Theth, Rama po rregullon me ligj parregullsitĂ«. NjerĂ«zit zgjodhĂ«n rrugĂ«n e shkurtĂ«r duke bĂ«rĂ« ndĂ«rtime pa leje. NjerĂ«zit pĂ«rfituan nga fushata zgjedhore, duke e ditur qĂ« gjatĂ« fushatĂ«n nuk bĂ«hen lĂ«vizje, dhe marrĂ« shkas nga kjo kanĂ« ndĂ«rtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme, nĂ« formĂ«n e njĂ« katrahurĂ«. Kemi ShqipĂ«rinĂ« e viteve tĂ« fundit qĂ« ka pasur njĂ« bum turizmi dhe pse mos tĂ« investojmĂ« nĂ« formĂ«n e duhur, tĂ« ligjshme. Rilindja urbane, Rama ka zgjedhur njĂ« rrugĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, nuk po them qĂ« Ă«shtĂ« e padrejtĂ«. Ai po kĂ«rkon njĂ« frymĂ« tĂ« re.

Rruga qĂ« ka zgjedhur qĂ« Rama Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ«, por mendoj qĂ« pas shtatorit do tĂ« kemi zhvillime tĂ« reja dhe ShqipĂ«ria ka aspirata pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« BE. E mira Ă«shtĂ« qĂ« rinovohet gjithçka, populli thotĂ« qĂ« uji qĂ« qĂ«ndron qelbet, pra le tĂ« rrjedhe dhe le tĂ« qarkullojnĂ« funksionarĂ«t qĂ« nga niveli qendror dhe nga niveli lokal. Deri tani kishim qoka, nuk kishim as votime dhe as emĂ«rime nĂ«pĂ«r bashki dhe komuna, tĂ« cila ulnin performancĂ«n nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« mundshĂ«m. Berisha ka dashur gjithmonĂ« pĂ«rçarje tĂ« ShqiptarĂ«ve, kĂ«tĂ« ka dashur gjithmonĂ«. BerishĂ«s i ka ikur koha, nuk duhet marrĂ« nĂ« konsideratĂ«â€, tha gazetari./abcnews.al

Milot-Balldre, anulohet tenderi/ MIE: Asnjë ofertë nuk plotësonte kushtet e kërkuara

Anullohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre . Ministria e Infrastrukturës argumenton ne njoftimin e anulimit se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk është vlerësuar e përshtatshme pasi nuk plotësonte kushtet e kërkuara.

Koncesioni për ndërtimin dhe operimin e autostradës Milot Balldre ka një vlerë prej 364.7 milionë lekësh dhe është me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Gjurma e propozuar e rrugĂ«s “Milot-Balldre” ka njĂ« gjatĂ«si prej 17 km dhe fillon nĂ« nyjĂ«n e Milotit, ku do tĂ« lidhet me segmentin Milot-ThumanĂ«-Kashar-Lekaj dhe me RrugĂ«n e Kombit, dhe do tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« rrugĂ«n ekzistuese TiranĂ« –ShkodĂ«r, nĂ« Balldre./abcnews.al

Dorëheqje masive/ Nga veriu në jug, largohen dhjetëra drejtues nga detyra

Ultimatumi i Edi Ramës nisi nga zbatimi.

Tre ditë pasi kryeministri kërkoi shkarkim të zyrtarëve lokalë socialistë, kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Elbasanit dhe bashkinë e Librazhdit i kanë paraqitur dorëheqjen kryetarëve respektive.

Në Lushnje, drejtuesja politike Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e 13 administratorëve dhe të drejtorëve. Puna e tyre do ti nënshtrohet vlerësimit të një komisioni të posaçëm, i cili do vendosë nëse do qëndrojnë në detyre apo do largohen.

Në Fier kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratoret e njësive, drejtore të bashkisë dhe drejtorive rajonale.

Në Durrës, nga detyra janë larguar administratorët e pesë njësive administrative së bashku me administratorët e gjashtë rajoneve.

Në Shkodër bashkia konfirmoi dorëheqjen e të gjithë administratorëve, te e 10 njësive administrative.

Po ashtu, përpara kryetarëve të tyre, dorëheqjen e kanë paraqitur edhe 6 administratore të Bashkisë së Korçës dhe 3 të Bashkisë së Kolonjës dhe 4 të Devollit.

Ata do të qëndrojnë në detyrë deri kur të zëvendësohen ndërkohë që burime për ABC Neës konfirmojnë se nuk do të ketë largime të nënkryetareve.

Në ditët në vijim mësohet se kryeministri Edi Rama do të vizitojë qarkun e Korçës.    Dorëheqjen e kanë dhënë edhe 7 administratorë në Bashkinë e Gjirokastrës.

Në Kukës, dy nënkryetarët e Bashkisë dhe 14 drejtuesit e njësive administrative u shkarkuan nga kryebashkiaku Albert Halilaj.

Kjo valë dorëheqjesh vjen pas një procesi të gjerë riorganizimi dhe vetëpastrimi të administratës vendore, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Kjo do ti hapë rrugë emërimeve të reja, që siç ka deklaruar kryeministri, do të kryhen mbi bazën e meritokracisë dhe integritetit profesional.

Në takimin me kryebashkiakët të premten, Rama paralajmëroi se do të punësojë specialiste si dhe do të emërojë në postë drejtuese edhe demokratë./abcnews.al

 

 

BE: Ndihma për Gazën e kufizuar, pavarësisht marrëveshjes me Izraelin

Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm në terren, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, përpara një takimi me zyrtarë të lartë të Lindjes së Mesme dhe BE-së, në Bruksel.

“Situata nĂ« terren, nĂ« GazĂ« Ă«shtĂ« serioze. ËshtĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« nĂ«nshkruash marrĂ«veshje nĂ« letĂ«r dhe njĂ« tjetĂ«r t’i zbatosh ato”, tha Kallas.

BE-ja arriti një marrëveshje me Izraelin javën e kaluar për të përmirësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë rritjen numrit të kamionëve me ndihma dhe hapjen e pikave të kalimit dhe rrugëve të caktuara të ndihmës.

“MĂ« kĂ«rkuan tĂ« hartoja njĂ« listĂ« me sanksione, tani u takon 27 vendeve tĂ« vendosin se çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jnĂ«â€, tha Kallas duke iu referuar masave te mundshme kundĂ«r Izraelit pĂ«r shkelje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

Në qershor të vitit 2025, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kërkuan pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

Suedia gjithashtu i ka kërkuar Këshillit Evropian të miratojë sanksione kundër ministrave izraelitë që promovojnë aktivitete të paligjshme të vendbanimeve dhe punojnë në mënyrë aktive kundër një zgjidhjeje të negociuar me dy shtete.

Në përputhje me rrethanat, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas ka propozuar një listë të sanksioneve ndaj Izraelit, të cilat do të diskutohen në Këshillin e ardhshëm të BE-së.

Zbulohet hepatiti A në fruta të ngrira të malit nga Serbia në tregun gjerman

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e virusit të hepatitit A, thuhet në faqen zyrtare të Sistemit Evropian për Alarme të Shpejta për Ushqimin (RASFF).
Paralajmërimi është lëshuar më 10 korrik, ndërsa mostrat janë marrë më 15 maj të këtij viti.
Rreziku Ă«shtĂ« vlerĂ«suar si “serioz”. Hepatiti A Ă«shtĂ« inflamacion i mĂ«lçisĂ« i shkaktuar nga virusi i hepatitit.

Ky virusi përhapet kryesisht kur një person i painfektuar (dhe i pavaksinuar) konsumon ushqim ose ujë të ndotur me jashtëqitje të një personi të infektuar. Sëmundja është ngushtësisht e lidhur me ujë ose ushqim të pasigurt, kushte të pamjaftueshme sanitare dhe higjienë të dobët personale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndryshe nga hepatiti B dhe C, hepatiti A nuk shkakton sëmundje kronike të mëlçisë, por mund të shkaktojë simptoma nga të lehta deri në të rënda dhe rrallëherë hepatit fulminant (dështim akut i mëlçisë), i cili shpesh është fatal.

Aksident në Elbasan/ Makina merr para biçikletën, lëndohet rëndë 60-vjeçari

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur mbrĂ«mjen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne, rreth orĂ«s 20:40, nĂ« aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, nĂ« afĂ«rsi tĂ« vendit tĂ« njohur si “Ish qendra tregtare”. Sipas burimeve nga vendngjarja, njĂ« automjet ka pĂ«rplasur njĂ« person rreth 60 vjeç, i cili po lĂ«vizte me biçikletĂ«. PĂ«rplasja ka qenĂ« e fortĂ«, duke i shkaktuar drejtuesit tĂ« biçikletĂ«s dĂ«mtime nĂ« kokĂ«.

Për shkak të goditjes  së rëndë, i plagosuri është  nisur nga Elbasani me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit./abcnews.al

❌