Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bisedime në Alaska, sulme në Ukrainë/ Rusia vijon ofensivën, sulme me dronë gjatë natës

Rusia ka vazhduar sulmet e saj të natës në disa rajone të Ukrainës, duke shkaktuar dëme materiale dhe zjarre, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Në rajonin Sumy, në verilindje të vendit, një stacion karburanti u godit nga një sulm ajror rus gjatë natës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e dëmit dhe ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të emergjencës për të shuar flakët.

Ndërkohë, në rajonin e Dnipropetrovskut, në lindje të Ukrainës, një dron rus u rrëzua nga mbrojtja ajrore ukrainase. Zyrtarët lokalë raportojnë gjithashtu se qyteti i Nikopolit, në juglindje të vendit, u godit disa herë nga sulmet ruse.

Sulmet ajrore të natës janë kthyer në një praktikë të rregullt të ushtrisë ruse gjatë këtij konflikti, duke mbajtur të lartë tensionin dhe pasigurinë për civilët ukrainas.

Sakaq, ditën e sotme në Alaska do të mbahet takimi mes presidentëve amerikan dhe rus sa i takon një armëpushimi të mundshëm në frontin e luftës. Analistët e shohin me skepticizëm arritjen e një marrëveshjeje, ndërkohë që Zelensky vazhdon stoik ndaj bindjeve të tij se Ukraina nuk do t’i jap asnjë tokë pushtuesve. / abcnews.al /

Takimi Trump-Putin në Alaska, zbardhet axhenda/ Bisedimet pritet të zgjasin shtatë orë

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar oraret kryesore për udhëtimin dhe takimin e presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Anchorage të Alaskës, ndërsa diskutimet do të fokusohen në luftën në Ukrainë.

Presidenti Trump do të niset nga Shtëpia e Bardhë në orën 06:45 të mëngjesit me orën lokale të Uashingtonit (11:45 BST) për të udhëtuar drejt Alaskës.

Takimi me Putinin do të nisë rreth në orën 11:00 me orën lokale të Anchorage (20:00 BST), pas një udhëtimi prej rreth nëntë orësh.

Bisedimet pritet të zgjasin gati shtatë orë, me Trump që planifikon të largohet nga Anchorage në orën 17:45 (02:45 BST të nesërmen).

Ndërkohë, takimi po ngjall kritika në Uashington. Kongresmeni Mike Quigley, bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për Ukrainën, tha se Trump “po përpiqet të blejë kohë” me këtë takim.

“Pse nuk është Zelenskyy aty tani? Pse presidenti ka lejuar të kalojnë gjashtë afate pa veprim?” – pyeti ai gjatë një interviste me prezantuesin Mark Austin.

Sipas Quigley, Trump “ka kapitulluar përballë Putinit” dhe po shpreson që “diçka magjike” të ndodhë nga ky takim, ndërsa Rusia vazhdon të fitojë terren në Ukrainë.

/ abcnews.al /

Horoskopi, 15 Gusht 2025

Dashi

Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi.

Demi

Pasioni do shtohet mjaft ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë serish vështirësi për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe here pas here mund te bien ne melankoli. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm dhe mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë.

Binjaket

Gjerat nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar sot ne jetën tuaj ne çift dhe mërzitja do e pushtoje gjithë këtë dite. Nuk do përjetoni aspak emocionet qe keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te vrapojnë me sy mbyllur drejt dashurisë sepse mund te pengohen dhe te lëndohen. Financat fillimisht duhet t’i riorganizoni nëse doni qe situata te filloje te përmirësohet.

Gaforrja

Dite e paqëndrueshme dhe shpeshherë delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret do kenë mundësi te mira për te gjetur një person qe do iu përshtatet ne çdo sektor. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira te cilat nuk mund te kalohen pa ndihmën apo këshillat e specialisteve.

Luani

Yjet do iu bekojnë sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje te se kaluarës. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Merrini gjerat shtruar sepse nuk keni çfarë te bëni tjetër. Merkuri do iu ndihmoje ne planin financiar dhe do iu gjeni zgjidhje problemeve.

Virgjeresha

Priten ndryshime shume te mëdha sot ne jetën tuaj sentimentale. Partneri do jete i gatshëm edhe për ndonjë çmenduri dhe do iu surprizoje pa mase. Beqaret do ëndërrojnë me kot për princin e kaltër sepse mundësitë gjate kësaj dite nuk do jene aspak te mira. Financat nuk do jene aspak ne një gjendje te qëndrueshme. Duhet shume maturi dhe kujdes për t’ia dale mbanë.

Peshorja

Pozicioni i Hënës ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë ndikim mjaft pozitiv tel lidhja qe keni. Do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do tërhiqen tej mase nga një person i cili nuk do i beje aspak te lumtur madje mund t’iu krijoje edhe ankth. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje te qëndrueshme. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes.

Akrepi

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete e tendosur sot dhe here pas here mund te keni edhe debate te forta. Te dy do kërkoni te dale e juaja dhe nuk do hapni rruge aspak. Beqaret me ne fund do kenë takime te rëndësishme dhe mund te fillojnë lidhje serioze. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë. Jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por mund te ketë edhe përmirësime.

Shigjetari

Ambienti do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do e keni me te thjeshte për te folur hapur. Beqaret mund te zbulojnë me ne fund personin e ëndrrave. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ta duke filluar qe sot. Financat do jete aq te mira sa mund te përfitoni për te hequr edhe disa para mënjanë.

Bricjapi

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë sot jetës suaj ne çift dhe nuk duhet absolutisht ta lini pas dore atë qe keni ne krah. Ka disa persona qe iu vrojtojnë nga larg dhe mund te përfitojnë për t’ua rrëmbyer. Beqaret vetëm ne mbrëmje mund te realizojnë ndonjë takim interesant. Financat nuk do jene shume te mira kështu qe tregohuni te kujdesshëm.

Ujori

Shprehjani partnerit tuaj sot gjithçka qe ndjeni dhe mendoni dhe mos u mbyllni ne vetvete. Ne këtë mënyrë do i zgjidhni edhe problemet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm për te gjetur një person, por serish do jene pa fat. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju te tregoheni te organizuar dhe te shpenzoni me kujdes.

Peshqit

Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar dhe serish emocionet nuk do ekzistojnë. Beqaret do jene ende pa fat dhe nuk do e gjejnë ende personin e tyre te ëndrrave. Me financat nuk duhet te bëni çmenduri sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do jete e vështirë te rivendoset ekuilibri.

 

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore. Në mesditë deri pasdite, vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë.

 

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e stacionit të trenit në Novi Sad.

Edhe mbrëmjen e së enjtes pati përplasje mes demonstruesve dhe policisë, e cila hodhi gaz lotësjellës për të shpëndarë turmën.

Nga ana tjetër, qytetarët e mbledhur në rrugët e kryeqytetit serb hodhën fishekzjarrë dhe borhoritën parulla për drejtësi.

Edhe në Novi Sad pati tensione të shumta, ku protestuesit thyen dritaret dhe shkatërruan zyrat e Partisë Progresive Serbe të Aleksandër Vuccicc.

Veçse me policinë, protestuesit u përplasën edhe me mbështetës të partisë në pushtet, duke hedhur sende ndaj njëri tjetrit.

Nga përplasjet disa persona mbetën të plagosur, mes tyre policë dhe protestues, teksa forcat e rendit arrestuan gati 50 persona.

Protestat e udhëhequra nga studentët në Serbi filluan për herë të parë në nëntor pasi një tendë stacioni treni u shemb në Novi Sad, duke vrarë 16 persona. Pas kësaj pasuan akuza të shumta për korrupsion në projektet shtetërore të infrastrukturës.

Gjatë nëntë muajve të fundit, janë mbajtur mijëra demonstrata kryesisht paqësore, të udhëhequra nga studentët, disa prej të cilave kanë tërhequr qindra mijëra pjesëmarrës. Megjithatë, dhuna e kësaj jave shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm dhe tregon presionin në rritje mbi qeverinë e Vuçiç./abcnews.al

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një qytet pranë zonës ku ushtria e Moskës bëri së fundi një përparim të shpejtë, teksa forcat ruse po shtojnë presionin para samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Ne filluam evakuimin e detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga qyteti Druzhkivka”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, Vadym Filashkin, duke shtuar se katër fshatra të tjerë pranë qytetit u urdhëruan po ashtu që të evakuohen.

Ai shtoi se 1.879 fëmijë janë ende në këto vendbanime.

Më herët gjatë së enjtes, forcat ruse pretenduan se kanë marrë nën kontroll fshatin Iskra dhe qytezën Shçerbinivka në rajonin e Donjeckut.

Rusia pretendon se në shtator të vitit 2022 e ka aneksuar rajonin e Donjeckut, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Ndërkaq, të martën forcat ruse përparuan me shpejtësi pranë qyteteve Dobropillia dhe Druzhkivka, që gjenden në vijën e frontit.

Antibiotikë “inteligjentë”/ Dy ilaçe të reja, sukses në testet laboratorike

Inteligjenca artificiale ka bërë një arritje mbresëlënëse, duke krijuar dy antibiotikë që mund të vrasin gonorrenë dhe stafilokokun rezistentë ndaj ilaçeve.

Studiuesit nga Instituti I Teknologjisë në Masaçusets, thanë se ilaçet u projektuan atom pas atomi nga Inteligjenca artificiale dhe i vranë superbakteret në testet laboratorike dhe në kafshë.

Të dyja përbërjet ende kanë nevojë për vite rafinimi dhe provash klinike përpara se të mund të jepet aprovimi për t’u përdorur te njerëëzit, por sipas studiuesve, kjo mund të fillojë epokën e dytë të artë të zbulimit të antibiotikëve.

Shkencëtarët e trajnuan inteligjencën artificiale duke I dhënë strukturën kimike të kompnimeve të njohura dhe të dhënat nëse ato ngadalësojnë rritjen e llojeve të ndryshme të baktereve.

Më pas inteligjenca artificiale mëson se si bakteret preken nga struktura të ndryshme molekulare, të ndërtuara nga atome si karboni, oksigjeni, hidrogjeni dhe azoti.

Pasi u prodhuan, modelet kryesore u testuan në baktere në laborator dhe në minj të infektuar, duke rezultuar në dy ilaçe të reja potenciale.

Megjithatë, ato nuk janë gati për prova klinike dhe ilaçet do të kërkojnë rafinim, që vlerësohet se do të zgjasë edhe një deri në dy vjet , përpara se të fillojë procesi i gjatë i testimit të tyre te njerëzit.

Antibiotikët vrasin bakteret, por infeksionet që i rezistojnë trajtimit tani po shkaktojnë më shumë se një milion vdekje në vit.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve ka ndihmuar bakteret të evoluojnë për të shmangur efektet e ilaçeve, dhe ka pasur mungesë të antibiotikëve të rinj për dekada të tëra.

Hulumtuesit kanë përdorur më parë inteligjencën artificiale për të shqyrtuar mijëra kimikate të njohura në një përpjekje për të identifikuar ato me potencial për t’u bërë antibiotikë të rinj./abcnews.al

Me armë gjahu në dorë/ Çfarë postonte 14 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq

“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq postonte në rrjetet sociale.

E. Guri, autori i vrasjes së E. Xhejo, postonte në Tik Tok edhe foto me armë gjahu.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën E. Xhejo, teksa mbeti i plagosur E. Guri.

Mësohet se ata ishin konfliktuar një ditë më parë.

Autori i mitur është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Në prag të takimit në Alaskë/ Trump: Putin nuk do të luajë me mua

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në zyrën Ovale nga gazetarët, nëse homologu rus, Vladimir Putin ka një armë të fortë për takimin e së premtes në Alaskë.

“Epo, ai erdhi në vendin tonë,” u përgjigj Trump, shkruan Sky News.

Ai u tha gazetarëve se mendon që Putini “do të donte të shihte një marrëveshje”.

“Mendoj se nëse nuk do të isha president, ai do të merrte kontrollin e të gjithë Ukrainës, është një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nëse unë nuk do të isha president, sipas mendimit tim, ai do të preferonte shumë më tepër të merrte kontrollin e të gjithë Ukrainës, por unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua.”, shtoi ai.

Trump gjithashtu propozoi Alaskën si mikpritëse për takimin e dytë, të cilin ai thotë se do të donte të ndodhte “shumë shpejt”.

Bisedimet në Alaskë ndodhin në një moment kyç, me Trumpin gjithnjë e më të zemëruar me Putinin dhe presidentin rus që nuk tregon shenja se do të heqë dorë nga kërkesat maksimaliste të Kremlinit.

Trump dhe Putin kanë zhvilluar gjashtë biseda telefonike, dhe i dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar Moskën të paktën tri herë.

Vendimi për t’u takuar me Putinin – diçka që paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, refuzoi ta bënte pas pushtimit të Ukrainë – pasqyron besimin e presidentit Trump se raporti i tij me liderin rus do të sjellë një marrëveshje paqeje të qëndrueshme./abcnews.al

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit

Për mbi 1 vit e gjysmë, Hashim Thaçi është nën regjim vizitash në paraburgim.

Kufizimi i takimeve me familjen e ngushtë, apo lejimi i vetëm 5 takime në muaj me miq e të afërm tjerë, nuk po i mjafton Prokurorisë. Madje as përgjimi 24/7 me përkthyes shqiptar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish presidentit t’i ndalohen krejtësisht vizitat me tre vëllezërit, Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi.

Siç mëson Klan Kosova, këta janë përfshirë në një listë me 14 emra që po synohen t’i zhduken përkohësisht nga jeta e Thaçit, deri në përfundim të gjykimeve, edhe për krime lufte edhe për pengim të drejtësisë.

“Edhe pse janë vendosur masa të caktuara për ta minimizuar rrezikun e pengimit, ZPS ka mësuar përmes burimeve publike se disa vizitorë që përbëjnë shqetësim, vazhdojnë ta vizitojnë Thaçin në Qendrën e Paraburgimit. Për të qenë të sigurt, rreziku që Thaçi të përcjellë mesazhe të palejuara dhe udhëzime gjatë vizitave jo të privilegjuara nuk mund të eliminohet kurrë krejtësisht, as në Qendrën e Paraburgimit. Kjo është vërtetuar përmes shfaqjes së Hashim Thaçit në një thirrje me video te një i akuzuar tjetër, në shkurt 2025” – thuhet në kërkesën e ZPS që e ka parë Klan Kosova.

Fakti që prokurorisë i ka rënë në mend tek tash për videolidhjen ku Thaçi shihet me Haxhi Shalën, dhe nuk ka kërkuar më herët masa, sipas mbrojtjes, është krejt e paarsyeshme.

Avokatja Sophie Menegon, nuk ka gjetur në kërkesën e prokurorisë asnjë fakt të ri apo shkelje të klientit të saj ndryshe nga masat e vendosura në nëntor 2023. E veçon faktin se vetëm 5 nga 14 emrat e listës, përfshirë vëllezërit, e kanë vizituar Thaçin pas vendosjes së këtyre masave.
Njëri nga dy tjerët, në Sheveningen diskuton gjëra të përgjithshme.

“[E redaktuar] është mik i familjes. Ai e ka vizituar Z. Thaçi pas nëntorit 2023. Meqë Z. Thaçi lejohet t’i ketë vetëm 5 vizita jo të privilegjuara në muaj, takimet me miq të ngushtë si [E redaktuar] ia mundësojnë atij mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.”

Emri i pestë ndërkaq që ka zhvilluar vizita në Qendrën e Paraburgimit që kur është në fuqi regjimi, është anëtar i ekipit mbrojtës.

“[E redaktuar] është konsulent në ekipin mbrojtës të Z. Thaçi në rastin për krime lufte. Në këtë cilësi, ai është i autorizuar që të shkëmbejë informacione konfidenciale me Z. Thaçi. Që nga nëntori 2023, ai e ka vizituar Z. Thaçi si pjesë e vizitave të privilegjuara të Mbrojtjes dhe nuk ka zhvilluar asnjë vizitë jo të priviliegjuar. Pra nuk ka asnjë bazë që të vendosen kufizime tjera në vizitat e tij.”, transmeton Klankosova.tv

Gjyqtarja e procedurës paraprake, po e konfirmon këtë individ, për të cilin ka kërkuar të dhëna shtesë nga Mbrojtja, para se të merr vendim për kërkesën e ZPS me 14 emra.

Në listë janë edhe Artan Behrami e Vllaznim Kryeziu që përmenden në aktakuzën e dytë të Hashim Thaçit për tentim-pengimi të drejtësisë./Klankosova.tv

Vrau 14-vjeçarin/ Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

E. Guri, autori i vrasjes së E. Xhejo në Maliq, ka lënë spitalin dhe është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në ambientet e policisë, Guri do të merret në pyetje nga prokurori.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën E. Xhejo, teksa mbeti i plagosur E. Guri.

Mësohet se ata ishin konfliktuar një ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Dhanë dhe po vazhdojnë të japin gjithçka

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Çitaku tha se Thaçin e pyeti për shokët dhe si gjithmonë, sipas saj, e njëjta histori “kokën lart, shpirtin e pathyer, sytë që nuk i shmangen askujt dhe asgjëje”.

“Për mua, kjo nuk është as habi e as surprizë. Sepse ata nuk janë të rëndomtë. Të rëndomtit nuk e kalojnë kufirin në këmbë me vetëm një çantë mbi supe dhe një ideal në zemër. Të rëndomtit nuk e nisin luftën kur e dinë se përballë kanë një makineri lufte shumëfish më të madhe. Të rëndomtit nuk ndërtojnë shtet nga hiçi, duke i dhënë popullit të vet lirinë dhe një të ardhme të sigurt”.

“Dhe jo, kjo nuk është punë fati. Fatin e tyre nuk ua dhuroi askush, ata e shkruan vetë, me zgjedhje të guximshme, të rënda si plumbi, por të drejta e të bardha si drita”.

“Edhe këtu, në Hagë, asnjëri prej tyre nuk sillet me mentalitetin e viktimës. Përkundrazi, qëndrojnë si burrat që janë: me vetëdije të pastër dhe krenarë, duke u përballur me sfidën e fundit po aq dinjitetshëm sa me betejat e para”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo shkroi se për ish-krerët e UÇK-së, liria nuk ishte fjalë, por gjak, nuk ishte privilegj, por detyrë dhe për të, sipas saj, ata dhanë gjithçka.

“Po vazhdojnë të japin, duke mos mundur t’u hedhin as një grusht dhe mbi varret e prindërve që i patën mallë gjithë jetën”.

“Ata sot janë në paraburgim, por nuk janë të robëruar. Sepse muret nuk e ndalin dot frymën e lirë. Sepse e vërteta ecën më shpejt se çdo vendim gjykate. Dhe sepse liria, si dielli, nuk ndalet nga retë, ajo gjithmonë gjen çarjen për të shpërthyer në dritë. Andaj PO, Dielli do të lind përsëri”, shkroi ajo.

Raportohet për të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 17 persona u vranë të enjten nga sulmet ajrore izraelite, teksa ushtria ka intensifikuar bombardimet në Qytetin e Gazës.

Në mesin e viktimave ishin gjashtë civilë që po prisnin të merrnin ndihma humanitare, tha zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal.

“Forcat izraelite po intensifikojnë sulmet në zonën Zeitun” në Qytetin e Gazës, tha ai.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto pretendime.

“Për të katërtën ditë me radhë, zona është goditur nga ushtria, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Shumë njerëz nuk mund të largohen nga zona për shkak të luftimeve”, theksoi Bassal.

Një ditë më parë, kreu i ushtrisë izraelite miratoi planin e ri për operacione në Rripin e Gazës, që synojnë lirimin e të gjitha pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Trump: Udhëheqësit evropianë të marrin pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

Donald Trump është pyetur në lidhje me takimin e tij me Vladimir Putin nesër dhe nëse është i përgatitur t’i ofrojë Putinit qasje në minerale të rralla për ta nxitur atë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë, do të kemi një takim të madh”, thotë ai, shkruan Sky News.

“Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për Rusinë dhe do të jetë shumë e rëndësishme për ne që do të shpëtojmë shumë jetë.”, shtoi presidenti.

Trump përsërit se do të takohet me Putinin “për të shpëtuar mijëra ushtarë në javë”.

Duke iu referuar takimit të nesërm, ai thotë: “Mendoj se do të jetë mirë”.

“Por takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do të zhvillojmë, do të zhvillojmë një takim me Presidentin Putin, Presidentin Zelenskyy, mua dhe ndoshta do të sjellim disa nga udhëheqësit evropianë, ndoshta jo.”

Trump u tha gazetarëve se mendon që Putini dhe Zelensky “do të bëjnë paqe”./abcnews.al

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë, u takuan në lokal për t’u sqaruar

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën Erald Xhejo, teksa mbeti i plagosur Eneido Guri.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg.

Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Vrasja me thikë, pas një konflikti/ Maliq, identifikohen viktima dhe i plagosuri (EMRAT)

Erald Xhejo është 14-vjeçari i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Maliq.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari.

Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër, Enedio Guri, autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

❌