Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Liverpool, “mbret” i merkatos/ Kampionët anglezë kanë shpenzuar deri tani 300 milion euro

Liverpul është mbreti i merkatos së verës dhe duket e pamundur që deri në fund të këtij sesioni në tregun e transferimeve, ndonjë klub tjetër të mund ta zbresë nga froni.

Kampionët e Premier Ligës kanë shpenzuar deri tani 300 milion euro për blerjen e katër futbollistëve. I fundit është Hugo Ekitike, sulmuesi francez që transferohet nga Eintracht Frankfurt.
Pasi nuk arriti të merrte Alexander Isak, Liverpul ka paguar 81 milion euro për 23 vjeçarin.

Kësaj shifre i shtohet ajo rekord e Florian Virtz, si blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Për ta marrë talentin gjerman nga Bajer Leverkusen, “The Reds” shpenzuan më shumë se 134 milion euro. Po ashtu, nga “Aspirinat”, kampionët anglezë blenë edhe Jeremi Frimpong.

Për shërbimet e holandezit u paguan 34.7 milion euro. Shpenzimeve të çmendura të Liverpul deri tani në tregun e verës iu shtohen edhe ato për Milos Kerkez. Për mbrojtësin hungarez u paguan te Bournemouth, 46.2 milion euro. Por nuk mbyllet me kaq.

Deri në fund të këtij sesioni të merkatos, kampionët anglezë kanë lënë të hapur mundësinë për të tjera transferime në mënyrë që të vendosin në dispozicion të trajnerit Arne Slot një skuadër me mision mbrojtjen e titullit në Premier Ligë dhe dominuese në Europë./abcnews.al

Detaje të reja për vrasjen e Dobrës/ Katër të dyshuarit, pjesëmarrës në rrëmbim. Dy vëllezërit kaluan kufirin…

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket vrasjes së Renis Dobrës me 8 korrik. Policia ka mundur të konfirmojë me pamje filmike dhe me prova, se të 4 personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Për sa i përket dy vëllezërve në këkrim, rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën, një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim. Ndërkohë edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.

Në Kosovë dhe më pas në Tropojë pak ditë pas ngjarjes ka kaluar edhe Petrit Çakrri i cili u arrestua ne hyrje të Tropojës.

Policia shqiptare është në bashkëpunim me autoritetet e Kosvës për kapjen e tyre.

Ndërkohë policia si pistë kryesore vijon të ketë konfliktet e drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

Kontrolle për ndotjen akustike/ Gjirokastër, më problematike paraqitet zona pranë pazarit

Policia e Gjirokastrës ka shtuar kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave, si pjesë e planit të masave gjatë sezonit turistik veroror.

Sipas të dhënave nga monitorimi në terren zona më problematike është ajo pranë pazarit karakteristik ku ka një numër të lartë ambjentesh akomoduese.

“Telefonata më shumë marrim nga hoteleritë. Kemi shkuar me aparatin, por niveli i zhurmës nuk ka rezultuar mbi normën.”, tha Altin Demiraj,zv/drejtor per sigurine publike.

Të gjitha subjektet që shkaktojnë ndotje akustike do të ndeshkohem me masa administrative.

“Gjoba varion nga 2 deri 4 milione leke te vjetra.”

Sipas uniformave blu të Gjirokastrës vëmendje e shtuar po i kushtohet sigurisë pranë pikave më të frekuentuara nga turistet.

“Janë shtuar patrullat e policisë.”

Gjirokastra është një nga qytetet më të vizituara në vend, ndërsa masat për të menaxhuar pikun e sezonit turistik janë shtuar.

Zgjedhjet, mos hapni më sytë nga Amerika!/ Ndalon diplomatët të japin vlerësime: Mjafton urimi për fituesin

SHBA-të planifikojnë të ndalojnë së komentuari mbi drejtësinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja duke sjellë kështu një ndryshim të madh në praktikat e dekadave të fundit ku promovoheshin zgjedhjet demokratike jashtë vendit.

Një udhëzim i ri për diplomatët amerikan në mbarë botën që mban nënshkrimin e Serketarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, urdhëron që deklaratat mbi zgjedhjet e huaja të përqendrohen në përgëzimin e kandidatit fitues dhe “të shmangin dhënien e mendimeve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”.

Departamenti i Shtetit duhet të bëjë deklarata publike në lidhje me zgjedhjet e huaja vetëm nëse “ekziston një interes i qartë dhe bindës i politikës së jashtme të SHBA-së për ta bërë këtë”, sipas memorandumit, i cili përmendte “theksimin e administratës mbi sovranitetin kombëtar.

Qëllimi I ketij urdheri te ri sipas draftit qe  Sekretari Amerikan Marco Rubio iu ka derguar diplomatëve , të paktën pjesërisht, është të sinjalizojë se SHBA-të janë më pak të interesuara të bëjnë presion mbi qeveritë e huaja për të bërë reforma të brendshme, të tilla si lejimi i zgjedhjeve konkurruese, gjë që ka qenë një shenjë dalluese e politikës së jashtme të SHBA-së nën të dyja partitë që nga Lufta e Ftohtë. Trump ka kritikuar ndërhyrjen e SHBA-së jashtë vendit, duke argumentuar për një qasje më pragmatike që minimizon atë që ai e përshkruan si përpjekje të dështuara për të përhapur vlerat e SHBA-së në vendet e tjera.

Në një deklaratë në lidhje me urdhrin e Rubios, Departamenti i Shtetit tha: “Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen fort vlerave të tyre demokratike dhe do t’i festojnë ato vlera kur vendet e tjera të zgjedhin një rrugë të ngjashme.” Departamenti shtoi se “Presidenti e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin partneritete me vendet ku përputhen interesat tona strategjike.”

/ abcnews.al

Kryenin punime ndërtimi pa leje/ Tiranë, arrestohen dy shtetas. Në kërkim pronari, procedim penal për babain e tij

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.

Për këtë rast: u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;

-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I.. / abcnews.al

Koreja e Jugut e pushtuar nga shirat/ Evakuuohen 1.300 banorë, përmbytjet masive lënë 4 viktima

Koreja e Jugut është përfshirë nga rreshje të furishme që kanë evakuuar më shumë se 1.300 banorë. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjet, rrugët janë përmbytur dhe uji i rrëmbyeshëm nuk ka kursyer banesat dhe makinat që lundrojnë në lumin ‘rrugor’. Për fat të keq, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre dy të moshuar që po përpiqeshin të largonin ujin nga bodrumi i shtëpisë. Një viktimë tjetër u regjistrua pas shembjes së murit mbi makinën e tij, ndërkohë që një i katërt humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Qyteti më i prekur ka qenë Seosan, ku reshjet kanë arritur deri në 400mm brenda gjysmë dite, një ngjarje që meteorologët e kanë përshkruar si të pazakontë.

Qeveria e Koresë së Jugut ka ngritur alarmin për katastrofat natyrore në nivelin më të lartë dhe ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të papritura. Nëpër qytete, si Gëangju, bizneset janë mbyllur dhe banorët janë këshilluar të shmangin zonat me rrezik të lartë, si brigjet e lumenjve dhe kodrat.

Meteorologët shpjegojnë se reshjet janë shkaktuar nga përzierja e ajrit të thatë nga veriu dhe ajrit të ngrohtë dhe të lagësht nga jugu, duke formuar kushte për shirat e dendur.

USAID dhe VOA drejt mbylljes/ Plani i Trump për reduktimin e shpenzimeve merr miratimin final

Dhoma e Përfaqësuesve  ne Shtete e Bashkuara te Amerikes e dominuar nga republikanët miratoi mengjesin e kesaj të së premtene planin e presidentit Donald Trump për të anuluar 9 miliardë dollarë në fonde për ndihmë ndërkombëtare dhe transmetime publike, duke i dhene miratimin final keshtu reduktimit te shpenzimeve qeveritare. Paketa prej 9 miliarde dollaresh preku punen e USAID , Agjencise Amerikane per Zhvillim nderkombetar ndersa tek mediat solli mbylljen perfundimtare te Zerit te Amerikes.

Ne seancen e votimit pati 216 persona qe votuan pro shkurtimit te shpenzimeve dbe 213 vota kunder. Ne mesin e votave kunder ishin edhe dy republikan , Brian Fitzpatrick nga Pennsylvania dhe Mike Turner nga Ohio . Vendimi i aministrates Trump  ishte miratuar pak ditë më parë edhe në Senat me 51 vota pro dhe 48 kunder.

Republikanet e pershkruan kete hap si nje hap drejt arsyeshmerise Fiskale, ndersa lideri i pakices Hakeem Jeffries, paralajmeroi se shkurtimi I ketij financimi do te kete ndikim negative tek siguria dhe roli nderkombetar I Shteteve te Bashkuara ne mbare boten, duke e kritikuar masen si goditje per informacionin emergjent qe shperdnahet ne zonat rurale.

Shkurtimet e financimit nga Administrata e Donald Trump perfshijne rreth 8 miliarde dollare per programe te ndihmes nderkombetare permes USAID dhe organizatave si OKB dhe OBSH si dhe 1,1 miliarde dollare per Korporaten e Transmetimeve Publike qe perfshin financimin per Zerin e Amerikes.

Pas votimit në Dhomën e Perfaqesuesve , projektligji u dërgua për nënshkrim tek Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë .

Demokratët e konsideruan këtë “ditë të errët” për amerikanët që mbështeten te transmetimet publike në raste emergjencash natyrore. Kritika është shprehur se veprimi bie ndesh me procesin dypartiak të miratimit të buxhetit. Nga ana tjetër, republikanët pritet të hasin rezistencë në Senat për miratimin e financimit të ardhshëm, pasi nevojiten 60 vota për të vazhduar funksionimin e qeverisë pas shtatorit ./abcnews.al

Aksident i dyfishtë në Fushë Krujë/ Tre të plagosur, nisen drejt kryeqytetit

Aksident i rende ne, Fushe Kruje, dy autovetura perplasen me njera tjetren, tre te plagosur.

Ngjarja ka ndodhur prane fshatit Arrameras,  nga sa mesohet njera nga autoveturat ka prere rrugen per tu futur ne nje nga bizneset prane dhe ka perfunduar ne kanal. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise se qaekullimit rrugor te Fushe Krujes, duke dhene ndihme te plagosurve, te cilet jane derguar per mjekim me te specializuar ne kryeqytet.

Grupi hetimor po punon ne zbardhjen e plote te ketij aksidenti. / abcnews.al

Sulmet kibernetike të Iranit/ Kryeministri Rama: Përballemi çdo ditë me rrezikun kibernetik

Kryeministri Edi Rama thotë se ndaj institucioneve shtetërore ka çdo ditë sulme kibernetike nga Irani.

Nga Berati, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama u shpreh se nuk mund të lejohen që të sulmohen banka apo spitale private.

“Ne jemi në luftë, kemi çdo ditë sulme sistematike. Ishte jashtë sistemit të mbrojtjes, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, spital, mund të përbëjë problem të madh. Si të ndërtojmë një sistem, ku nga një anë t’i vendosim detyrim institucioneve, që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat, të shohim që investimi të jetë i zbritshëm nga taksat.”, theksoi Rama./abcnews.al

Pas presionit në rritje/ Trump urdhëron zyrtarët të ‘prodhojnë’ më shumë dokumente për Epstein

Donald Trump thotë se i ka urdhëruar departamentit të drejtësisë të prodhojë dokumente shtesë në lidhje me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

“Bazuar në sasinë qesharake të publicitetit që i është dhënë Jeffrey Epstein, i kam kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqesë çdo dëshmi përkatëse të Jurisë së Madhe, në varësi të miratimit të Gjykatës”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse Trump po autorizon publikimin e këtyre dokumenteve. Një veprim i tillë zakonisht do të kërkonte miratimin e një gjykate.

Kjo ndodhi menjëherë pasi Trump tha se do të padiste The Ëall Street Journal për një artikull që pretendonte se një urim “i pahijshëm” për ditëlindje që mbante emrin e Trump iu dërgua Epstein në vitin 2003, përpara se financieri i ndjerë të akuzohej për krime seksuale. Letra, të cilën gazeta pretendon se është dërguar në 50-vjetorin e lindjes së Epstein, është cilësuar nga Trump si “e rreme”.

Në një postim, Trump tha se gazeta dhe pronari Rupert Murdoch “ishin paralajmëruar drejtpërdrejt” se do të paditeshin nëse do ta botonin historinë, duke e përshkruar atë si “të rreme, keqdashëse dhe shpifëse”.

Sipas The Ëall Street Journal, një letër që mbante emrin e Trump “përmbante disa rreshta teksti të shkruar me makinë shkrimi të përshtatur nga skica e një gruaje të zhveshur, e cila duket se është vizatuar me dorë me një shënues të rëndë”.

“Brenda skicës së gruas së zhveshur ishte një shënim i shkruar me makinë shkrimi i stiluar si një bisedë imagjinare midis Trump dhe Epstein, e shkruar në vetën e tretë”, raportoi gazeta.

Letra, sipas The Ëall Street Journal, thuhet se përfundon me fjalët: “Një mik është një gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen – dhe çdo ditë qoftë një tjetër sekret i mrekullueshëm”.

“Këto nuk janë fjalët e mia. Gjithashtu, unë nuk vizatoj”, tha Trump në mediat sociale në përgjigje të historisë.

Sipas gazetës, letra ishte pjesë e një përmbledhjeje urimesh për ditëlindje që u përgatit nga bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxëell. Maxëell u dënua në vitin 2021 për ndihmën e Epstein për trafikimin seksual të fëmijëve dhe u dënua me 20 vjet burg.

Direktiva e Trump për të publikuar më shumë dokumente vjen pas ditësh presioni të vazhdueshëm nga disa prej mbështetësve më besnikë të Trump që kërkonin zbulime të mëtejshme në rastin Epstein.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi postoi disa minuta pas presidentit: “Jemi gati t’i drejtohemi gjykatës për të hapur transkriptet e jurisë së madhe.”

Një juri e madhe është një grup qytetarësh i ngritur nga një prokuror për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza. Në terma ligjorë, ajo përcakton nëse ekziston shkak i mundshëm për të besuar se është kryer një krim.

Vendimet e jurisë së madhe duhet të testohen para një jurie normale në gjykatë, në mënyrë që një i dyshuar të dënohet për një krim.

Nuk është e qartë nëse postimi i presidentit kishte të bënte me dëshminë e jurisë së madhe nga grupi i parë i çështjeve që kishin të bënin me Epstein në fillim të viteve 2000, apo nëse buronte nga akuzat federale të ngritura në vitin 2019. BBC ka pyetur Shtëpinë e Bardhë.

Disa dokumente të jurisë së madhe janë publikuar tashmë në lidhje me çështjen në Florida në vitin 2006 që çoi në akuzimin e tij për nxitje të një prostitute. Çështja u kritikua ashpër për mungesën e akuzave serioze dhe ashpërsinë e dëshmisë së dhënë nga viktimat, të cilat përfshinin shumë të mitur.

Ndërsa bënte fushatë vitin e kaluar, Trump premtoi të publikonte dosjet që lidhen me financierin Epstein.

Megjithatë, Bondi javën e kaluar njoftoi se departamenti i drejtësisë i SHBA-së nuk besonte se Epstein kishte një të ashtuquajtur listë klientësh që mund të implikonte bashkëpunëtorë të profilit të lartë dhe se ai i mori jetën vetes – pavarësisht komploteve për vdekjen e tij.

Kjo ndodhi pasi Bondi kishte deklaruar se ishte gati të njoftonte zbulime të mëdha rreth çështjes, duke përfshirë “shumë emra” dhe “shumë regjistra fluturimi” – një përshëndetje për ata që udhëtuan me financierin ose që vizituan ishujt e tij privatë ku thuhet se kanë ndodhur shumë nga krimet e tij të supozuara.

Kthimi i saj shkaktoi reagim të furishëm nga shumë mbështetës të zjarrtë të Trump, të cilët kanë bërë thirrje që Bondi të japë dorëheqjen pasi nuk arriti të paraqiste listën, të cilën zyrtarët e Trump kishin pretenduar më parë se e kishin në zotërim.

Komentatori konservator Charlie Kirk, i cili ishte kritik ndaj trajtimit të dosjeve nga administrata në ditët e fundit, vlerësoi veprimin e Trump.

“Kjo është masive, kjo është diçka për të cilën kemi folur për një kohë të gjatë dhe me të vërtetë një fuqi për bazën,” tha ai.

Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual. Vdekja e tij ndërsa ishte në burg ndodhi më shumë se një dekadë pas dënimit të tij për nxitje prostitucioni nga një i mitur, për të cilin ai ishte regjistruar si shkelës seksual.

“Të pavarur në shërbimet digjitale”/ Rama: Progres në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

Kryeministri Edi Rama, nga Berati, në takim me përfaqësues të teknologjisë, deklaroi se sektori publik ka shënuar progres në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, por diçka e tillë nuk ka ndodhur në sektorin privat.

Rama u shpreh se tashmë sektori publik, është i pavarur në shërbimet digjitale.

“Unë jam shumë krenar që kemi bërë progres. kemi Cloud tonë në shërbimet tona digjitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat. Ndërkohë që po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të kemi një ofertë për sektorin privat. Ajo që do ju kërkoja, është që të jeni totalisht të hapur. Ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur. Ju e keni edhe lirinë të thoni atë që doni, që mendoni, nuk keni varësi nga ne. Mendoj që ia vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi 1 herë në vit, për të diskutuar mbi çështjen dhe mbi të rejat, qofshin për mirë, qofshin të keq”, theksoi ai./abcnews.al

Berat/ Rama në takim me përfaqësues të teknologjisë: Kemi nevojë për instrument të rinj financiar në këtë sektor

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat në një takim të veccantë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve për të folur më tepër lidhur me problematikat dhe përmirësimet në këtë sektor. Rama theksoi se qeveria do të jetë partnerë i drejtpërdrejtë me këtë sektor dhe do të jenë partner dhe në sensing financiar. Rama vijoi më tej duke thënë se do të ketë nevojë për krijimin e instrumenteve të rinj financiar për të mbështetur nismat.

“Nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi mund të krijojmë më shumë hapësirë dhe brum për të pjekur në këtë furrë. I kam kërkuar ministres për sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, të kemi një ditë si kjo dhe të trajtojmë në një mënyrë sa më shteruese problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë duke folur për kapitalin njerëz, transformiin digjital dhe segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurues.

Duke folur për integrimin ndërkombëtar, gatishmërinë për eksport dhe duke u përpjekur të kuptojmë sesi këtë ndërveprim  ta ngremë në një nivel konstant dhe mos t’i mbetet rastësisë mundësia për të shprehur ide.

Ne kemi filluar të kuptojmë sesi mund të bëhemi partner të drejtpërdrejtë me ju, në funksion të interesave që përpiqemi të mbrojmë, dhe partner në sensin e financimit. Financim jo vetëm nga buxheti, por krijim të instrumentave të tjerë për financimin tuaj. Kemi nevojë për hapje të sistemit dhe besoj që ju keni cfarë të na mësoni.” / abcnews.al

VIDEO/ Tritoli në Tiranë, pamjet brenda lokalit. Dëmet që shkaktoi lënda plasëse

ABC News ka siguruar pamje nga lokali në Rrugën e Durrësit, ku në orët e para të mëngjesit u vendos një sasi lëndë plasëse.

Nga pamjet shihet se janë shkaktuar dëme materiale, teksa është dëmtuar xhami i portës hyrëse në lokal.

Ndërkaq, pronari i lokalit, Arbër Sinani ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vënë tritolin dhe shtoi se nuk ka konflikte me askënd.

Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.

Kamerat e sigurisë në lokal nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera në zonë./abcnews.al

Plagosja në Sarandë, pas një sherri/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim 4 persona

Zbardhjet ngjarja në Sarandë, ku dy persona u plagosën mbrëmjen e së enjtes.

Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Mësoht se plagosja u bë pas një sherri mes tyre.

Ndërkaq, një prej të plagosurve u arrestua, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë./abcnews.al

Tritoli në Tiranë, pronari i lokalit: Nuk kam dijeni se kush mund ta ketë bërë, s’kam konflikte

Një lokali në Tiranë i është vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit. Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan për gazetaren e ABC News, Bleona Sari se pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte.

Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.

Kamerat e sigurisë në lokal nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera në zonë.

Lëvizte me armë zjarri, pranga 28-vjeçarit në Vaun e Dejës

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”.

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

❌