❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Djali dhe perlat”, shfaqje baleti nĂ« COD

Qendra pĂ«r Hapje dhe Dialog (COD) mirĂ«priti nĂ« hollin protokollar tĂ« kryeministrisĂ« njĂ« shfaqje tĂ« veçantĂ« nga qendra kulturore “Balet Sprint”, nĂ«n drejtimin e Rezarta Sulejmanit.

Shfaqja me titull simbolik “Djali dhe perlat” nuk ishte thjesht njĂ« performancĂ« baleti, por njĂ« mesazh i fortĂ« pĂ«r t’u rikthyer tek arti, muzika, kĂ«rcimi dhe e bukura. Ajo erdhi si njĂ« ftesĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« rinjtĂ« qĂ« tĂ« lidhen mĂ« shumĂ« me botĂ«n krijuese dhe tĂ« shkĂ«puten, qoftĂ« edhe pĂ«r pak, nga teknologjia.

Me një përvojë 25-vjeçare, prej të cilave 10 vjet në Itali dhe 15 në Shqipëri, Rezarta Sulejmani ka sjellë në skenë breza të tërë fëmijësh të pasionuar pas artit dhe baletit./atsh/KultPlus.com

Skandali i “KissCam” – A ekziston mĂ« privatĂ«sia nĂ« kohĂ«n e rrjeteve sociale

NjĂ« moment nĂ« dukje i padĂ«mshĂ«m gjatĂ« njĂ« koncerti tĂ« Coldplay mori pĂ«rmasa virale, kur “KissCam” kapi njĂ« çift qĂ« u pĂ«rpoq (pa sukses) tĂ« shmangte kamerĂ«n. Brenda pak orĂ«sh, videoja u shpĂ«rnda nĂ« rrjetet sociale me meme, parodi dhe spekulime pĂ«r identitetin e tyre.

Përdoruesit online nuk humbën kohë për të zbuluar se kush ishin. Kompania e teknologjisë Astronomer më vonë konfirmoi se personat në video ishin CEO-ja dhe shefja e burimeve njerëzore të saj. Si pasojë e zbulimit, CEO-ja dha dorëheqjen gjatë fundjavës.

Ngjarja ndezi diskutime të gjera rreth etikës në biznes, përgjegjësisë së drejtuesve dhe pasojave të konflikteve të interesit. Por ajo hapi edhe një debat më të madh: në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur online, a ekziston më privatësia në hapësira publike?

Nga kamerat e sigurisë e deri te telefonat e çdokujt, pamjet e përditshmërisë sonë mund të filmohen dhe shpërndahen në çdo moment. Në ambiente si stadiume apo koncerte, shikuesit janë bërë pjesë e spektaklit. Dhe ndërsa dikur këto momente mbeteshin brenda vendit ku ndodhnin, sot ato përhapen me shpejtësi në internet.

Profesori Ellis Cashmore, autor i librit “Celebrity Culture”, thekson:
“Nuk mund tĂ« flasim mĂ« pĂ«r privatĂ«si nĂ« kuptimin tradicional. NĂ«se je nĂ« njĂ« koncert me qindra njerĂ«z, nuk mund tĂ« presĂ«sh privatĂ«si.”

Pasi videoja shpĂ«rtheu online, ndodhi edhe ajo qĂ« ekspertĂ«t e quajnĂ« “doxing”, identifikimi dhe ekspozimi publik i individĂ«ve nĂ« video. LinkedIn-et e tĂ« dy punonjĂ«sve u mbyllĂ«n dhe media nuk arriti tĂ« kontaktojĂ« asnjĂ«rin pĂ«r koment.

Madje, edhe persona që nuk ishin në video u përfshinë gabimisht. Një grua që ndodhej pranë çiftit u komentuar dhe gjykua, me pretendimin se ishte punonjëse e kompanisë, gjë e cila më vonë u mohua zyrtarisht.

Mary Angela Bock, pedagoge në Universitetin e Teksasit, thotë:
“Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m kamera qĂ« pĂ«rbĂ«n rrezik, por sistemi i shpĂ«rndarjes. NjĂ« moment mund tĂ« bĂ«het viral dhe tĂ« ketĂ« pasoja reale, emocionale dhe profesionale pĂ«r ata qĂ« shfaqen nĂ« tĂ«.”
NdĂ«rsa teknologjia avancon me shpejtĂ«si, shoqĂ«ria duket se nuk ka ecur nĂ« tĂ« njĂ«jtin hap me rregullat etike. EkspertĂ«t ngrenĂ« shqetĂ«simin se, nĂ« pĂ«rpjekjen pĂ«r tĂ« argĂ«tuar veten dhe tĂ« tjerĂ«t online, shpesh harrojmĂ« pasojat pĂ«r individĂ«t qĂ« bĂ«hen “objekte” virale.

“Media sociale ka ndryshuar shumĂ«,” thotĂ« Bock.

“Por ne ende nuk kemi zhvilluar njĂ« kulturĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme pĂ«r ta pĂ«rballuar atĂ«.”

Por derisa të vihen rregulla apo ligje, Bock thotë se të gjithë duhet të senibilizohemi dhe të mendohemi mirë para se të shpërndajmë një video./anabel/

Dy të mitur përdhosin flamurin në Suharekë, Policia: Janë penduar, prokuroria mbylli rastin

Një video e publikuar së fundmi në media shihen se si dy të mitur kanë një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës, ndërsa rasti është trajtuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se të miturit janë identifikuar dhe intervistuar nga policia në prani të prindërve të tyre.

“Me datĂ« 23.07.2025, Policia ka pranuar njĂ« informacion dhe video-regjistrim qĂ« lidhen me njĂ« veprim tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m ndaj flamurit kombĂ«tar nga dy tĂ« mitur nĂ« Studençan, SuharekĂ«. Pas reagimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m, tĂ« miturit janĂ« intervistuar nga policia nĂ« prani tĂ« prindĂ«rve dhe kanĂ« pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanĂ« pasur qĂ«llim nĂ«nçmimi dhe janĂ« penduar”, ka thĂ«nĂ« Bytyqi.

Bytyqi po ashtu theksoi se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes. Rasti është mbyllur me raport njoftues. /Telegrafi/

114 Vjet nga rizbulimi i Machu Picchu: Hiram Bingham zbulon qytetin e lashtë të Inkave

Më 24 korrik 1911, eksploruesi amerikan Hiram Bingham bëri një zbulim historik në Peru: Machu Picchu, qyteti i lashtë inka, që ishte harruar për shekuj me radhë, u rizbulua dhe bëhet një nga atraksionet më të njohura të botës.

Bingham, i cili udhëhoqi një ekspeditë nga Universiteti i Yale-së, e gjeti Machu Picchun të fshehur mes maleve të Perusë, duke ofruar një pasqyrë të rëndësishme të qytetërimit inka dhe historisë së tij të pabesueshme. Ky zbulim i dha botës një mundësi të jashtëzakonshme për të studiuar dhe kuptuar më mirë jetesën dhe arritjet e inkasve, transmeton KultPlus.

Machu Picchu është një nga vendet më të njohura dhe më të vizituara në botë, dhe konsiderohet një nga 7 Mrekullitë e Botës Moderne, një dëshmi e jashtëzakonshme e mjeshtërive arkitektonike dhe inxhinierike të qytetërimit Inka./KultPlus.com

Presidentja Osmani priti nĂ« takim lamtumirĂ«s ambasadoren e SllovenisĂ«, Minca Benedejčič

Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, priti sot nĂ« takim lamtumirĂ«s ambasadoren e RepublikĂ«s sĂ« SllovenisĂ« nĂ« KosovĂ«, znj. Minca Benedejčič, me rastin e pĂ«rfundimit tĂ« mandatit tĂ« saj diplomatik nĂ« vendin tonĂ«.

Presidentja Osmani shprehu mirĂ«njohjen mĂ« tĂ« thellĂ« pĂ«r kontributin e çmuar tĂ« ambasadores Benedejčič nĂ« forcimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SllovenisĂ«, si dhe pĂ«r pĂ«rkushtimin e saj nĂ« thellimin e bashkĂ«punimit bilateral nĂ« fusha tĂ« ndryshme.

GjatĂ« mandatit tĂ« Ambasadore Benedejčič, janĂ« realizuar vizita tĂ« shumta tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« ndĂ«rmjet dy shteteve, tĂ« cilat kanĂ« forcuar mĂ« tej raportet ndĂ«rshtetĂ«rore, duke reflektuar miqĂ«sinĂ« dhe solidaritetin e ndĂ«rsjellĂ« qĂ« karakterizon marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet popullit tĂ« KosovĂ«s dhe atij slloven.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani vlerësoi rolin e Sllovenisë në mbështetje të Kosovës, që nga periudhat më të vështira historike e deri sot përmes mbështetjes në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Duke e falĂ«nderuar pĂ«r bashkĂ«punimin e shkĂ«lqyer gjatĂ« mandatit tĂ« saj, Presidentja Osmani i uroi znj. Benedejčič suksese nĂ« angazhimet e mĂ«tejme./KultPlus.com

Parku i vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun, tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj

Parku i vetëm detar kombëtar i Shqipërisë, Sazan-Karaburun, po shijon një sezon turistik të suksesshëm, duke tërhequr një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj. Udhëtimi me anije drejt këtij parku natyror ofron mundësinë për të kaluar një ditë të paharrueshme në gjirin e Vlorës, duke eksploruar bukuritë e natyrës dhe atraksionet e veçanta të këtij vendi unik.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se për muajin qershor, 8876 turistë vizituan parkun Sazan-Karaburun, dhe numri i vizitorëve vijon të rritet edhe gjatë muajit korrik. Vizitorët vijnë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës, duke bërë që ky park të jetë një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë eksperienca të veçanta natyrore dhe kulturore, transmeton atsh

Në portin e Vlorës operojnë 12 anije turistike të licencuara për të kryer udhëtime në këtë park. Sazan-Karaburuni është një atraksion kryesor për ata që duan të shijojnë peizazhe mahnitëse detare dhe të zbulojnë monumentet natyrore të këtij parku, i cili shtrihet në një sipërfaqe detare prej rreth 1,9 km.

Një nga atraksionet më të vizituara është Shpella e Haxhi Aliut, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe historinë që fshihet brenda saj. Po ashtu, Gjiri i Gramës, i njohur si skaji më i largët jugor i parkut detar, ofron një përvojë të paharrueshme për vizitorët që kërkojnë relaks dhe qetësi. Ishulli i Sazanit, një tjetër atraksion i njohur, është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët që kërkojnë të zbulojnë bukuri të veçanta natyrore.

Parku ofron gjithashtu një eksperiencë të jashtëzakonshme natyrore në brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit dhe Gjirit të Djallit, duke ofruar mundësi për peshkim dhe relaks në një ambient natyror unikal.
Një tjetër arsye për të vizituar këtë park është biodiversiteti i tij i pasur. Breshka e detit, foka e Mesdheut, delfinët, dhe peshkaqenët janë disa nga speciet që e bëjnë këtë park të rëndësishëm për ruajtjen e ekosistemit detar.

Sazan-Karaburuni, si parku detar më i rëndësishëm i Shqipërisë, vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për turistët, duke ofruar një përvojë të pasur dhe të veçantë në natyrën shqiptare./KultPlus.com

‘GratĂ« kurrĂ« nuk janĂ« mĂ« tĂ« forta se sa pas mposhtjes’

Thënie nga Alexander Dumas

“UnĂ« nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia mendoj qĂ« vĂ«rbon mĂ« shumĂ« se krenaria.”

“TĂ« gjitha pĂ«rgjithĂ«simet janĂ« tĂ« rrezikshme, madje edhe ky.”

“GratĂ« kurrĂ« nuk janĂ« mĂ« tĂ« forta se sa pas mposhtjes.”

“Dashuria e vĂ«rtetĂ«, njĂ« burrĂ« gjithmonĂ« e bĂ«nĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, pavarĂ«sisht se cila grua e inspiron atĂ«.”

“Dashuria Ă«shtĂ« mĂ« vetiakja nga tĂ« gjitha pasionet.”

“UnĂ« jam i fortĂ« ndaj çdo gjĂ«je, pĂ«rveç ndaj vdekjes sĂ« atyre qĂ« i dua. Ai qĂ« vdes fiton; ai qĂ« i sheh tĂ« tjerĂ«t duke vdekur humbet.”

“Dashuria e pastĂ«r dhe dyshimi nuk mund tĂ« rrojnĂ« bashkĂ«; pĂ«rmes derĂ«s qĂ« e dyta hyn, e para del.”

“Zoti Ă«shtĂ« plotĂ« mĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ai fillimisht Ă«shtĂ« njĂ« baba para se tĂ« bĂ«het njĂ« gjykatĂ«s.”

“ZinxhirĂ«t e martesĂ«s janĂ« aq tĂ« rĂ«ndĂ« sa qĂ« nevojiten dy persona pĂ«r ti bartuar ata. NdonjĂ«herĂ« edhe tre.”

“KurrĂ« mos i besoni njĂ« armiku qĂ« ju bĂ«n dhurata.”./ KultPlus.com

Presidenti i UNI- Universum, Alejtin Berisha, i ftuar nĂ« CNN Turk – “Kosova, destinacion i sigurt dhe cilĂ«sor pĂ«r studime universitare”

NĂ« njĂ« paraqitje tĂ« veçantĂ« nĂ« emisionin “Tercih Zamanı” nĂ« CNN TĂŒrk, Alejtin Berisha, Kryetar i Bordit të UNI Universum International College, prezantoi mundĂ«sitĂ« qĂ« ky institucion ofron pĂ«r studentĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, me fokus tĂ« veçantĂ« tek ata nga Turqia.

Ai theksoi se Kosova po kthehet në një destinacion atraktiv për studime universitare, falë sigurisë, mikpritjes dhe kostos së përballueshme të jetesës. Ndërkohë, Universiteti Universum është lider në ndërkombëtarizim dhe cilësi akademike, duke ofruar:

  •  Statusin e institucionit #1 nĂ« KosovĂ« pĂ«r projekte Erasmus+
  •  Diploma tĂ« dyfishta me partnerĂ« nga Gjermania dhe SHBA
  •  200+ partneritete pĂ«r mobilitet ndĂ«rkombĂ«tar
  •  MijĂ«ra studentĂ« nga rajoni dhe 1200+ studentĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«

Universum ofron një përvojë gjithëpërfshirëse akademike dhe kulturore, duke kombinuar arsim cilësor, eksperiencë globale dhe mbështetje të plotë për studentët, përfshirë bursa deri në 50%.

Në fund të intervistës, Berisha u bëri thirrje prindërve dhe maturantëve që të mbështesin fëmijët në ndjekjen e pasioneve të tyre, duke zgjedhur një ambient modern dhe ndërkombëtar si Universum.

🎓 Krijo suksesin tĂ«nd me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University – universiteti mĂ« i madh publik nĂ« SHBA.

đŸ“Č Apliko tani nĂ«: +383 44 144 062 

APLIKO: https://universum-ks.org/apliko/
📧 info@universum-ks.org
🌐 Ndiqni UNI në Facebook & Instagram

NjĂ« Dritare Ndaj KujtesĂ«s – Ekspozita: “Shot / Reverse Shot” – Barry Lewis

NĂ« GalerinĂ« e Artit BashkĂ«kohor GOCAT, ekspozita “Shot / Reverse Shot” sjell mĂ« shumĂ« sesa njĂ« pĂ«rzgjedhje fotografish, ajo ndĂ«rton njĂ« dialog tĂ« thellĂ« vizual mes tĂ« kaluarĂ«s dhe tĂ« tashmes, njĂ« pĂ«rballje intime me kujtesĂ«n kolektive tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Kjo ekspozitĂ« hap njĂ« fushĂ« reflektimi ku imazhi bĂ«het formĂ« rrĂ«fimi dhe rikujtimi, e ku historia e afĂ«rt merr formĂ« pĂ«rmes dritĂ«s dhe hijes.

NĂ« qendĂ«r tĂ« ekspozitĂ«s janĂ« fotografitĂ« arkivore tĂ« artistit britanik Barry Lewis, tĂ« realizuara nĂ« vitet 1990 dhe1991, nĂ« njĂ« ShqipĂ«ri tĂ« izoluar dhe periudhĂ« tranzicioni. KĂ«to nuk janĂ« vetĂ«m dokumente tĂ« njĂ« realiteti tĂ« vĂ«shtirĂ«, por sinjale tĂ« mbushura me tension, pasiguri dhe ndjeshmĂ«ri. PĂ«rballĂ« tyre qĂ«ndrojnĂ« veprat e disa artistĂ«ve shqiptarĂ« bashkĂ«kohorĂ«, sikurse Koloreto Cukalli,Kristanja Çene, Roland Tasho dhe Ervin BĂ«rxolli,  tĂ« cilĂ«t poashtu dialogojnĂ« me tĂ« shkuarĂ«n pĂ«rmes gjuhĂ«s sĂ« artit.

Elton Koritari dhe Burim Myftiu, kuratorë të ekspozitës, e shohin fotografinë si një medium unik që kapërcen kohën dhe bëhet gjithmonë aktual. Puna klasike që bëhet, me kalimin e kohës merr edhe dimension bashkëkohor sepse fotografia si medium është një nga format më të përhapura.

VetĂ« Barry Lewis, i cili u rikthye nĂ« ShqipĂ«ri pas mĂ« shumĂ« se tri dekadash, shpreh habinĂ« e tij pĂ«r ndryshimet, por edhe pĂ«r vazhdimĂ«sinĂ« emocionale qĂ« vendi mban me tĂ« kaluarĂ«n. “MĂ« shumĂ« se 30 vjet mĂ« vonĂ« dhe isha thjesht i mrekulluar. NjerĂ«zit gjithmonĂ« kanĂ« qenĂ« mikpritĂ«s, por nĂ« vitin 1990 ishte njĂ« tjetĂ«r realitet,” kujton ai.

“Shot / Reverse Shotâ€Â Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar fijet e kujtesĂ«s ndĂ«rbrezore dhe pĂ«r tĂ« ofruar njĂ« reflektim tĂ« ri mbi njĂ« periudhĂ« qĂ«, edhe pse historike, Ă«shtĂ« ende thellĂ«sisht e pranishme. Ajo fton vizitorin tĂ« mendojĂ« jo vetĂ«m pĂ«r atĂ« çfarĂ« kemi qenĂ«, por edhe pĂ«r atĂ« çfarĂ« jemi sot dhe mund tĂ« bĂ«hemi nesĂ«r.

Ekspozita është organizuar nga GOCAT, me mbështetjen e Fondacionit MANE, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbështetur artin, dialogun dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. E hapur për publikun deri më 7 shtator, hyrja është pa pagesë./KultPlus.com

Frika e Princ Harry: A do ta shpallĂ« William “non grata” kur tĂ« bĂ«het mbret?

Drama nĂ« familjen mbretĂ«rore britanike nuk ndalet, dhe sĂ«rish nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes Ă«shtĂ« princi Harry. Sipas raportimeve nga mediat britanike, burime pranĂ« pallatit thonĂ« se Harry Ă«shtĂ« thellĂ«sisht i shqetĂ«suar pĂ«r tĂ« ardhmen e tij nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, posaçërisht nĂ« rastin kur princi William tĂ« bĂ«het mbret. Fjala qĂ« pĂ«rshkruan frikĂ«n e tij: “banish”, qĂ« nĂ«nkupton pĂ«rjashtim tĂ« plotĂ« nga vendi dhe oborri mbretĂ«ror.

Biografi mbretëror Tom Bower i tha gazetës The Mirror se Harry ka frikë se William do ta shpallë persona non grata, duke e larguar përfundimisht nga jeta publike britanike:
“Harry Ă«shtĂ« i dĂ«shpĂ«ruar. Ai ka frikĂ« reale se nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« asnjĂ« rol kur Charles tĂ« mos jetĂ« mĂ« nĂ« fron.”

Përpjekje të fshehta për pajtim me Mbretin
Për të shmangur një të ardhme të tillë, Harry po përpiqet të rindërtojë marrëdhëniet me babanë e tij, Mbretin Charles. Një takim jozyrtar dhe i mbajtur në fshehtësi është zhvilluar së fundmi në Londër, në ambientet e klubit Royal Over-Seas League, mes përfaqësuesve të Harry-t dhe ekipit të ngushtë të mbretit. Mediat e përshkruajnë si një përpjekje të vogël për pajtim.

Megjithatë, jo të gjithë në pallat janë entuziastë. Burime mbretërore kanë shprehur shqetësimin se çdo kontakt me mbretin mund të përdoret nga Harry për përfitime mediatike. Dyshimi mbizotëron dhe besimi mungon.

William dhe Kate qëndrojnë larg
Princi William dhe Princesha Kate nuk ishin pjesĂ« e kĂ«tij takimi “sekret”, as nuk dĂ«rguan ndonjĂ« pĂ«rfaqĂ«sues. Sipas burimeve nga Daily Mail, mungesa e tyre nuk ishte e rastĂ«sishme dhe fakti qĂ« takimi u bĂ« publik konsiderohet si dĂ«shmi e mungesĂ«s sĂ« besimit tĂ« plotĂ«:

“Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« nuk ishin tĂ« pĂ«rfshirĂ«. Publikimi i takimit flet vetĂ«.”

Kjo tregon se, ndërsa mbreti Charles mund të jetë i gatshëm për një farë afrimi, William dhe Kate preferojnë të mbeten jashtë çdo përpjekjeje që zhvillohet nën vëmendjen e publikut.

Reagimi i ashpër i ekipit të Harry-t
Pas shpërndarjes së lajmit për frikën e Harry-t nga përjashtimi, ekipi i tij komunikues reagoi menjëherë duke mohuar zërat për panik apo ndjesi paranoje:

“ËshtĂ« qesharake se si mĂ« shumĂ« flasin ata qĂ« dinĂ« mĂ« pak.”

Pavarësisht mohimeve, zërat për tensionet nuk po shuajnë. Klima në oborrin mbretëror mbetet e trazuar dhe e mbushur me mosbesim.

ÇfarĂ« pritet mĂ« tej?
Ngjarja madhore Invictus Games që do të mbahet në Birmingham në vitin 2027, shihet si një mundësi e re për bashkim. Harry thuhet se dëshiron të ftojë publikisht të atin dhe vëllain. Por, deri më tani, nuk ka asnjë sinjal që William do të pranojë.

Deri atĂ«herĂ«, pyetja mbetet: a Ă«shtĂ« ky fundi i dramĂ«s mbretĂ«rore apo vetĂ«m njĂ« kapitull tjetĂ«r nĂ« njĂ« sagĂ« qĂ« s’ka ndĂ«rmend tĂ« mbarojĂ«? NĂ« Buckingham, njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e sigurt asgjĂ« nuk ndodh rastĂ«sisht./vizionplus

Andrra e Jetës (Trina)

Molla t’kputuna nji deget,
dy qershia lidhĂ« n’nji rrfanĂ«,
ku fillojnĂ« kufijt’ e Geget,
rrijnë dy çika me nji nanë.

Kreskë e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me çetinë,
plepa t’but’ e qiparisa
mbĂ«lojnĂ« e veshin at’ ledinĂ«.
S’ushton mali prej baktie,
s’fryn murrlani me duhi;
paq i kthelltë prej perendie,
paq prej njerit e qeti.

Gurra e lugut veç ushtonte
si lahutë me kangë kreshnike;
e ndër pemë bylbyli këndonte
valle dasmet e fisnike.

Ngreh, bylbyl, n’at’ hije valle,
ushto, gurrĂ« trimneshĂ«, n’shkambije;
bulk i natës kungallë, qi talle
nëpër gemba e për lamie,

këndoni, këndoni. Veç prej stanit
t’ardhmen Trina mbramje n’shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t’deles nanĂ« keni me ndi.

Veç prej plehut gjel-kokoti
me njat za qĂ« s’nd’rron kurr-herĂ«,
ka me gjegjë se a tue ndërrue moti
se a tue çue nji tjetër erë.

II

U ndie nji za te shtegu;
Cice! del se erdh murgjina,
e mbrapa po vjen Trina
me ‘j qingj tĂ« sykĂ«s ngryk.

E duel me mjelcë te burgu
Lokja, nxuer viçin jashtë,
e Shega, e lehtë si kashtë
tue kcyemun u bërlyk.

Iu suell oborrit rrotull
tu’ u hjedhĂ« me bisht pĂ«rpjetĂ«;
derisa plaka vetë
rrshanë tu murgjina e çoj.

Moli tue këndue, lopën,
tue pritur viçin prorë;
e tambli, bardh si borë
përmbrenda mjelcës gufoj.

Mandej muer kijin pezull
e u vu me sykĂ«n n’sanĂ«,
sa çote tamblin anë
Zoga me nxe do pak.

Muer edhe krande e cokla,
e Trinkën muer për bri:
ish lodhĂ«: i dhimbte nd’ijĂ«,
e kishte mollzat gjak.

Vuni do krande n’votĂ«r
e fryni n’zjerm qi ish ndalĂ«;
thej pshesh me tambël valë,
e mbushi kupat plot.

Pshesha me kollomoqe,
t’mirĂ« edhe pĂ«r zotni,
kur don për rob e shpi,
me i fal’ i madhi zot.

E hangri Zoga shishëm,
por Tringa s’hangri gja,
as Lokja, qi ishte vra
mbas çikës, nuk hangri dot.

Por tirte ndejë te votra,
tue kqyrĂ« me zemĂ«r t’plasun,
tue nduk’ at’ shllugĂ« tĂ« rrasun
iu mbushnin sytë me lot.

Kur nji mbas nji pranë zjermit
u mblodhën gjumit fëmija,
u çue, e t’dy, si kija,
mbi t’shtruemen i vendoj.

E tirte prap te votra;
penj tirte për xhubleta,
e i dukej se tu këneta,
se n’shpella me dragoj,

tirshin dhe shtojzovallet
tue luejtë pa mejun gishtat;
siellshin me pleq ferishtat
ndoshta edhe fĂ«min’ e vet?

E shloj me pa tue pritun
dritën e pishës me dorë;
ngrykas, si dy qiellorë,
me krahë pa pupla i gjet.

III

Cice, shka ka sot Trinka
qi po priton m’u çue?
Zgjoje me dalë me mue,
me lĂ«shue bag’tin’ e vet.

Bij’, mos e prek, se njomja
tash a tue folë me Zojën;
len zan’ e mos çil gojĂ«n
se e lumja ZojĂ« t’bĂ«rtet.

Qe prifti, nanë, qe dajat
mbas tij, me qiri n’dorĂ«;
katundca me malcorë
sa shpia nuk i xe.

Rri, bij’ se sonte Trinka
po shkon me bujtë te Zoja;
merri këto lule e çoja
së lumës dhunti për të.

Rihanna rrĂ«fen si i rrit fĂ«mijĂ«t: “Duhet tĂ« jenĂ« jashtĂ«, jo para ekranit”

Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Rihanna ka ndarë më shumë mbi përvojën e saj si nënë, duke theksuar ndikimin që ka pasur babai i saj, Ronald Fenty, në stilin e saj të prindërimit. Ajo ka dy djem, RZA (3 vjeç) dhe Riot (1 vjeç), dhe është aktualisht shtatzënë me fëmijën e tretë.

Sipas këngëtares, babai i saj ishte gjithmonë një shembull i fuqishëm për të si prind, duke i mësuar asaj dashurinë për natyrën dhe aventurat jashtë. Rihanna ka përshkruar se babai e kishte përgatitur për të rritur fëmijët e saj në një ambient ku ata do të ishin të lirë, duke u angazhuar jashtë dhe duke e shmangur teknologjinë. Ajo ka theksuar se dëshiron që fëmijët e saj të mos rriten si fëmijë të varur nga tabletët, por të kenë mundësi të kalojnë kohë të çmuar jashtë dhe të zhvillohen në mënyrë të natyrshme.

“GjithmonĂ« kam Ă«ndĂ«rruar se çfarĂ« lloj gjyshi do tĂ« ishte pĂ«r ta, dhe mĂ« pĂ«rgatiti pĂ«r kĂ«tĂ« rol,” tha Rihanna, duke shtuar se babai i saj ishte gjithashtu pjesa mĂ« argĂ«tuese e fĂ«mijĂ«risĂ« sĂ« saj, qĂ« pĂ«rfshinte aktivitete si vrapimi zbathur nĂ« natyrĂ« dhe tĂ« tjera qĂ« i jepnin njĂ« ndjenjĂ« lirie.

Përkundër mesazhit të saj pozitive dhe të shëndetshëm, komentet e Rihanna kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Disa prindër kanë shfaqur kundërshtime ndaj qasjes së saj dhe e kanë akuzuar për gjykim, duke theksuar se është e lehtë për një miliardere si Rihanna të flasë për prindërimin kur ka staf dhe mundësi të pakufizuara. Disa përdorues në Reddit shprehën shqetësimin se komente të tilla mund të nënvlerësojnë vështirësitë e prindërve të zakonshëm, të cilët nuk mund të përballojnë angazhimin e plotë ndaj fëmijëve siç bën Rihanna.

Një përdorues shkruajti:
“Rihanna Ă«shtĂ« miliardere. Nuk dua tĂ« mĂ« japĂ« leksione pĂ«r prindĂ«rimin dikush qĂ« ndoshta ka njĂ« dhomĂ« lodrash nĂ« njĂ« vilĂ« me staf qĂ« i shikon fĂ«mijĂ«t tek vrapojnĂ« ‘tĂ« lirë’, ndoshta nĂ« njĂ« plazh privat.”

Megjithatë, shumë përdorues e përkrahën Rihanna-n dhe shprehën mbështetje për mënyrën si ajo po rrit fëmijët e saj. Disa komentues ndanë përvojat e tyre dhe theksuan rëndësinë e aktivitetet jashtë dhe zhvillimit të natyrshëm të fëmijëve, përmes të cilëve ata mësojnë durimin, zgjidhjen e problemeve, dhe ndërveprimin social.

Një përdorues komentoi:
“FĂ«mijĂ«t kanĂ« nevojĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« durimin, zgjidhjen e problemeve dhe ndĂ«rveprimin me tĂ« tjerĂ«t. Kjo humbet tek ata qĂ« pĂ«rdorin tableta pa kufij.”

Përkundër kritikave, Rihanna ka mbetur besnike ndaj filozofisë së saj të prindërimit dhe ka shprehur se është e gatshme të vazhdojë me këtë qasje natyrale dhe të balancuar për fëmijët e saj./KultPlus.com

Një foto e Geraldinës në kopshtin zoologjik të Stokholmit në 1939

Nga Aurenc Bebja

“Ce soir” ka botuar, tĂ« hĂ«nĂ«n e 24 korrikut 1939, nĂ« faqen n°8, fotografinĂ« e rrallĂ« tĂ« mbretĂ«reshĂ«s GeraldinĂ« dhe motrave tĂ« mbretit Zog nĂ« kopshtin zoologjik tĂ« Stokholmit.

Ish-sovranët e Shqipërisë kishin nisur një udhëtim të gjatë në Evropë. Gjatë qëndrimit të tyre në Suedi, Mbretëresha Geraldinë dhe motrat e Mbretit Zog përfituan të bënin një vizitë të gjatë në kopshtin zoologjik të Stokholmit./ KultPlus.com

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-vizita-e-mbretereshes-geraldine-dhe-motrave-te-mbretit-zog-ne-kopshtin-zoologjik-te-stokholmit-foto-ekskluzive/

Pasuria e lĂ«nĂ« pas nga “Princi i ErrĂ«sirĂ«s”, Ozzy Osbourne

Ozzy Osbourne, ikona e skenës së heavy metal dhe protagonisti i kulturës globale pop, vdiq më 22 korrik 2025, në moshën 76 vjeç, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Vdekja e tij u konfirmua nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r gazetĂ«n The Sun: “Me trishtim tĂ« patreguar njoftojmĂ« se Ozzy ynĂ« i dashur ndĂ«rroi jetĂ« kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, i rrethuar nga familja e tij. KĂ«rkojmĂ« qĂ« privatĂ«sia jonĂ« tĂ« respektohet.”

Trashëgimia e Osbourne, si kulturore ashtu edhe financiare, është e pamatshme. Pasuria e tij vlerësohet në 220 milionë dollarë, fryt i një karriere që zgjati pesë dekada dhe që ndikoi jo vetëm në muzikë, por edhe në televizion dhe në prodhimet live.

Karriera e tij filloi me Black Sabbath dhe vazhdoi me një karrierë të suksesshme solo, duke shitur miliona disqe. Ozzfest , turneu muzikor që ai themeloi në vitin 1996, fitoi mbi 100 milionë dollarë dhe shiti pesë milionë bileta.

Televizioni e katapultoi atĂ« edhe mĂ« lart. Reality show “The Osbournes” (MTV, 2002) ndryshoi peizazhin televiziv dhe i dha atij njĂ« brez tĂ« ri fansash. Familja fitoi 800,000 dollarĂ« nĂ« sezonin e parĂ« dhe 5 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r anĂ«tar nĂ« tĂ« dytin.

Gruaja e tij Sharon, fëmijët Jack dhe Kelly, si dhe marrëveshjet e tij për miratim, reklamim dhe botim kontribuan në një perandori biznesi me vlerë 251 milionë dollarë. Pavarësisht shëndetit të tij në përkeqësim, Ozzy ruajti një ndikim global deri në fund./KultPlus.com

Alexandre Dumas, shkrimtari që na magjepsi me romanet aventureske dhe historike

Nga Albert Vataj

Ka autorë që nuk lexohen thjesht: ata përthithen, mbeten në lëkurë dhe në gjak, bëhen pjesë e rritjes dhe e ëndrrës sonë të hershme. Për shumë prej nesh, Alexandre Dumas është kjo trashëgimi e papërsëritshme: orë të gjata leximi të fshehtë pas mureve të fëmijërisë, aventura që frymojnë edhe sot, emocione të paharrueshme që na ndezën pasionin për letërsinë. Nuk është çudi që presidenti francez Jacques Chirac, në vitin 2002, kur eshtrat e tij u zhvendosën në Panteon, aty ku prehen korifejt e Francës, e përmblodhi kështu këtë ndjesi universale:

“Me ty Ă«shtĂ« fĂ«mijĂ«ria, orĂ«t e leximit tĂ« shijuar nĂ« fshehtĂ«si, emocionet, pasioni, aventura dhe ndjesia qĂ« hyjnĂ« nĂ« Panteon. Me ty Ă«ndĂ«rruam. Me ty ende Ă«ndĂ«rrojmĂ«.”

Një jetë e gdhendur në fjalë dhe në aventura
Alexandre Dumas, shkrimtari legjendar i romaneve historike dhe aventureske, mbetet njĂ« nga autorĂ«t mĂ« tĂ« lexuar e mĂ« tĂ« pĂ«rkthyer tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave. I lindur mĂ« 24 korrik 1802 nĂ« Villers-CotterĂȘts, FrancĂ«, ai u pagĂ«zua me emrin Alexandre Dumas Davy de la Pailleterie. Babai i tij, gjenerali Thomas-Alexandre Davy de la Pailleterie, njĂ« figurĂ« e jashtĂ«zakonshme me origjinĂ« nga Haiti, kishte marrĂ« mbiemrin Dumas nĂ« nder tĂ« sĂ« Ă«mĂ«s, Marie-CĂ©sette Dumas, njĂ« grua e skllavĂ«ruar qĂ« mbartte nĂ« gjak njĂ« histori tjetĂ«r bote. KĂ«shtu, nĂ« damarĂ«t e shkrimtarit do tĂ« rridhnin bashkĂ« gjaku aristokrat dhe kujtesa e njĂ« populli tĂ« robĂ«ruar. Gjenerali Thomas-Alexandre, qĂ« do tĂ« quhej nga bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t “Djalli i Zi”, i pĂ«rcolli tĂ« birit historitĂ« e trimĂ«risĂ« dhe idealet qĂ« e shoqĂ«ruan gjithĂ« jetĂ«n. Por ai vdiq kur Alexandre ishte vetĂ«m katĂ«r vjeç, duke lĂ«nĂ« familjen nĂ« varfĂ«ri dhe pa mbĂ«shtetje.

Nga leximi i fshehtë te gjuha e artit
Dumas u rrit me një uri të pashuar për libra. Ai lexonte gjithçka që i binte në dorë dhe, me një vullnet të jashtëzakonshëm autodidakt, mësoi edhe spanjisht. Kjo etje për dije dhe tregime do ta çonte drejt një karriere që nisi me drama, por që do të gjente shpërthimin e madh në romanet e serializuara. Në bashkëpunim me Auguste Maquet dhe të tjerë, ai krijoi vepra që e kthyen në një fenomen kulturor.
Një univers i pandërprerë aventuresk

NĂ« rrĂ«fimet e tij gĂ«rshetohen heroizmi, intriga, skandali dhe romantizmi. TetĂ« vĂ«llimet me ese mbi raste tĂ« famshme historike – nga Lucrezia dhe Cesare Borgia te Karl Ludwig Sand – tregojnĂ« njĂ« mendje kureshtare dhe tĂ« paepur. Por fama e tij do tĂ« merrte dritĂ« tĂ« pakonkurueshme me romanet “Tre MusketierĂ«t”, “Konti i Monte Kristo” dhe kapitujt e paharruar mbi “Njeriun me maskĂ« tĂ« hekurt”. PĂ«rmes tyre, Dumas nuk thjesht krijoi personazhe, por ndĂ«rtoi mite qĂ« i rezistuan kohĂ«s.

Ai gjithashtu botoi cikle tĂ« tjera madhĂ«shtore, si romanet e Marie Antoinette, seria Valois, dhe pĂ«rfshiu edhe fantazinĂ« nĂ« romanin “The Wolf Leader”, njĂ« pararendĂ«s i temave mbi ujqĂ«rit e mitit dhe natyrĂ«s sĂ« egĂ«r. KĂ«to krijime u pĂ«rhapĂ«n nĂ« tĂ« gjithĂ« EuropĂ«n dhe pĂ«rtej saj, duke e bĂ«rĂ« emrin e Dumas njĂ« sinonim tĂ« aventurĂ«s dhe tĂ« imagjinatĂ«s.

Mes shkëlqimit dhe rrëzimit
Me tĂ« ardhurat e mĂ«dha qĂ« fitoi, Dumas bleu dhe ndĂ«rtoi ChĂąteau de Monte Cristo nĂ« Port-Marly – njĂ« strehĂ« e krijimit dhe mikpritjes, e mbushur me festa dhe net tĂ« gjata rrĂ«fimesh. Por shpenzimet marramendĂ«se dhe njĂ« jetĂ« e shpenguar e çuan nĂ« borxhe tĂ« rĂ«nda. PĂ«r t’i shpĂ«tuar kreditorĂ«ve, ai u largua nĂ« BelgjikĂ« dhe mĂ« pas nĂ« Rusi, ku vazhdoi tĂ« botojĂ«, tĂ« udhĂ«tojĂ« dhe tĂ« krijojĂ«.

Nga varri në Panteon
Dumas u nda nga jeta mĂ« 5 dhjetor 1870 nĂ« Puys, nĂ« shtĂ«pinĂ« e tĂ« birit, Alexandre Dumas (i biri), gjithashtu shkrimtar i njohur. Fillimisht u varros nĂ« qytetin e lindjes, por historia do t’i rezervonte njĂ« nderim tĂ« vonuar: nĂ« vitin 2002, eshtrat e tij u zhvendosĂ«n nĂ« Panteonin e Parisit, aty ku prehen figurat mĂ« tĂ« ndritura tĂ« kulturĂ«s franceze – mes tyre Victor Hugo, Émile Zola dhe Jean-Jacques Rousseau. “Alexandre Dumas mĂ« nĂ« fund do tĂ« zĂ«rĂ« vendin e tij pranĂ« Victor Hugo, Émile Zola dhe vĂ«llezĂ«rve tĂ« tij nĂ« letĂ«rsi,” u shpreh atĂ« ditĂ« Jacques Chirac.

Një trashëgimi që nuk shuhet
Dumas mbetet njĂ« autor qĂ« lexuesit e ndjejnĂ« si tĂ« tyrin, pavarĂ«sisht brezit. Veprat e tij janĂ« pĂ«rkthyer nĂ« rreth 100 gjuhĂ« dhe kanĂ« frymĂ«zuar mbi 200 filma, duke e kthyer atĂ« nĂ« njĂ« prej shkrimtarĂ«ve mĂ« tĂ« dashur tĂ« shekullit XIX dhe mĂ« gjerĂ«. Edhe sot, dorĂ«shkrime tĂ« pabotuara – si “KalorĂ«si i fundit”, i botuar nĂ« vitin 2008 – na kujtojnĂ« se zĂ«ri i tij ende ka rrĂ«fime pĂ«r tĂ« ndarĂ«.

Inspektorati Sanitar mbyll pishinën e Gërmisë pasi IKSHPK njoftoi se uji nuk i plotëson standardet

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur Pishinën e Gërmisë në Prishtinë, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se uji nuk plotëson standartet për pishinë.

Inspektorët tashmë kanë vendosur shenjën ku tregohet për mbylljen e pishinës, pikërisht në dyert e kësaj pishine.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Inspektoratin Sanitar të Shëndetësisë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./ KultPlus.com

Clive Christian Imperial Majesty: Parfumi që kushton sa një apartament luksoz

Në botën e luksit dhe ekskluzivitetit, Clive Christian ka hedhur një hap tjetër përpara me krijimin e Imperial Majesty No.1, një parfum që ka një çmim të jashtëzakonshëm, duke e bërë atë një prej produkteve më të shtrenjta në botë. Ky parfum mund të merret për mbi 400,000 euro për një shishe gjysmë litri, një shumë që mund të blinte një apartament luksoz në disa nga qytetet më të shtrenjta të botës.

Detaje të jashtëzakonshme:

Shishja: Prej kristali Baccarat, e punuar me dorë për të ofruar një estetikë të jashtëzakonshme dhe të veçantë.

Qafa e shishes: E zbukuruar me ari 18 karatësh, duke theksuar gjithashtu pasurinë dhe traditën e këtij produkti.

Diamanti: Në vend të një tufe zakonshme, shishja ka një diamant 5 karatësh, duke i shtuar një element të jashtëzakonshëm luksit.

Prodhimi: VetĂ«m 10 shishe janĂ« prodhuar nĂ« botĂ«, dhe shumica e tyre janĂ« dorĂ«zuar me Bentley privat, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« parfum edhe mĂ« tĂ« ekskluzivizuar dhe tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u gjetur.

Tradita Historike:
Clive Christian ka lidhje tĂ« ngushta me familjen mbretĂ«rore britanike, pasi shtĂ«pia e parfumeve ka marrĂ« lejen nga MbretĂ«resha Viktoria pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur kurorĂ«n mbretĂ«rore nĂ« produktet e saj. Kjo traditĂ« u trashĂ«gua dhe vazhdoi me njĂ« nga krijimet mĂ« tĂ« njohura tĂ« markĂ«s: Imperial Majesty – njĂ« edicion special i parfumit tĂ« njohur No.1.

Aroma:
Imperial Majesty ka njĂ« aromĂ« tĂ« pasur dhe aristokratike, qĂ« pĂ«rmban nota tĂ« bergamotit, mandarinĂ«s siciliane, vaniljes, sandalit dhe vetiverit. Ky parfum Ă«shtĂ« i pĂ«rshkruar si “parfumi i zemrĂ«s sĂ« Clive Christian”, njĂ« kompozim qĂ« sjell elegancĂ« dhe rafinim tĂ« papĂ«rshkrueshĂ«m.
Ky parfum është një simbol i luksit të pakufizuar, një mundësi për ata që mund të përballojnë shpenzime të jashtëzakonshme dhe që kërkojnë diçka të veçantë, që shkon përtej aromës së zakonshme dhe bëhet një investim në artin e parfumerisë./KultPlus.com

E pazakontë: Bizoni shfaqet rrugëve të një fshati të Prishtinës (VIDEO)

Në një ngjarje të pazakontë për vendin tonë, raportohet se është parë një bizon që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rrjeteve sociale.

Kjo kafshë e egër, që zakonisht gjendet në zona më të largëta të Evropës, ka bërë shfaqjen e saj të papritur në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.

Derisa nuk ka ende konfirmime zyrtare, sipas komentuesve, kafsha është parë në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.

Ndryshe, bizoni, i njohur si një prej kafshëve më të mëdha të egra në Evropë, ka qenë i zhdukur në shumë pjesë të kontinentit, por në vitet e fundit ka pasur përpjekje për ringjalljen e popullatave të tij në rezervate natyrore. /Telegrafi/

@qwerty.uup

#tiktok #fyp #fyp Bizoni ne kosov. Prit veq te nxajm niher burr 😂🐼

♬ Trojet e mija – Rifat Berisha

Një natë, katër shfaqje në Prizren Fest

Mbrëmja e 23 korrikut në kuadër të Prizren Fest 2025, solli një përvojë të veçantë kulturore, ku katër shfaqje të ndryshme u shpalosën si një mozaik emocionesh të thella, ngjyrash artistike dhe zërash që sfidojnë kohën. Nga përrallat mitologjike, te humori edukativ, nga heshtjet e dhimbshme të abuzimit, tek hakmarrja e përgjakshme e tragjedisë antike.

MbrĂ«mja nisi me njĂ« magji vizuale nga kompania turke “Ucaneller Kuklaevi”, e cila pĂ«rmes kukullave  solli histori mitologjike.PĂ«rmes personazheve tĂ« njohura si PerĂ«ndĂ«sha e DashurisĂ« dhe BukurisĂ« AfĂ«rdita, kutia e pandorĂ«s dhe fija e AriadĂ«s krijuan njĂ« atmosferĂ« shprese dhe Ă«ndĂ«rrimtare qĂ« preku imagjinatĂ«n e tĂ« rriturve po aq sa tĂ« fĂ«mijĂ«ve.

Pas saj, nĂ« njĂ« tjetĂ«r skenĂ«, “Libri Magjik”  e cila dhuroi humor, energji dhe njĂ« mesazh edukativ mbi rĂ«ndĂ«sinĂ« e librit.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« teatrin “Bekim Fehmiu”, zĂ«ri i artit mori njĂ« ton mĂ« tĂ« errĂ«t, mĂ« tĂ« thellĂ«, heshtja fliste me pesĂ« fytyra tĂ« ndryshme , njĂ« dramĂ« rrĂ«nqethĂ«se nga ShqipĂ«ria qĂ« tronditi publikun, me tĂ« vĂ«rtetĂ«n e dhimbshme pĂ«r dhunĂ«n nĂ« familje dhe trashĂ«giminĂ« e saj psikologjike.

NĂ« fundin e kĂ«saj mbrĂ«mje, publiku u zhvendos nĂ« Katedralen Katolike, ku tragjedia antike “Elektra” e Sofokliut u kthye nĂ« jetĂ« pĂ«rmes njĂ« regjie tĂ« fuqishme dhe interpretimesh tronditĂ«se. – “Elektra” e Sofokliut na kujtoi se tragjedia nuk plaket kurrĂ«, dhe se hakmarrja mbetet njĂ« plagĂ« e hapur qĂ« pikon gjak edhe nĂ« heshtje!

PRIZREN FEST do të vazhdoj deri më 28.07.2025 me shumë shfaqje tjera./ KultPlus.com

Filmi biografik pĂ«r Michael Jackson “Michael” shtyhet pĂ«r nĂ« 24 Prill 2026

Filmi biografik i shumĂ«pritur i Michael Jacksonit, “Michael”, do tĂ« zhvendoset pĂ«r njĂ« shfaqje botĂ«rore mĂ« 24 prill, si nĂ« kinematĂ« e rregullta ashtu edhe nĂ« Imax, duke hequr dorĂ« nga data e mĂ«parshme e tetorit.

Lionsgate ka marrĂ« pĂ«rsipĂ«r shpĂ«rndarjen nĂ« Shtetet e Bashkuara, ndĂ«rsa Universal do tĂ« shpĂ«rndajĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n – me pĂ«rjashtim tĂ« JaponisĂ«. Kino Films Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se nĂ« Japoni. Filmi Ă«shtĂ« drejtuar nga Antoine Fuqua, ndĂ«rsa skenari Ă«shtĂ« nga John Logan. Roli i Jackson luhet nga Jafar Jackson, nipi i Mbretit tĂ« Popit. Graham King, i cili fitoi njĂ« Oscar pĂ«r The Departed, Ă«shtĂ« producent.

Sipas sinopsisit zyrtar tĂ« filmit: “Michael” kronikon udhĂ«timin e superyllit global pĂ«r t’u bĂ«rĂ« i njohur nĂ« botĂ« si Mbreti i Popit, duke ofruar njĂ« vĂ«shtrim intim nĂ« jetĂ«n dhe trashĂ«giminĂ« e qĂ«ndrueshme tĂ« njĂ«rit prej artistĂ«ve mĂ« me ndikim dhe mĂ« tĂ« shquar qĂ« njerĂ«zimi ka njohur ndonjĂ«herĂ« .”

NĂ« maj, CEO i Lionsgate, John Feltheimer, kishte deklaruar se filmi “ka tĂ« ngjarĂ«â€ tĂ« zhvendosej nĂ« vitin 2026. Edhe pse xhirimet pĂ«rfunduan nĂ« maj 2024, projekti kaloi nĂ«pĂ«r rixhirime dhe montazhi fillestar ishte i gjatĂ«. Madje kishte mendime pĂ«r ta ndarĂ« atĂ« nĂ« dy pjesĂ«. Informacionet e fundit sipas raportimeve tĂ« mediave ndĂ«rkombĂ«tare, buxheti i prodhimit Ă«shtĂ« 155 milionĂ« dollarĂ«. Filmi do tĂ« publikohet nga FX nĂ« DitĂ«n e ShĂ«n Valentinit 2026.

❌