Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

RUSI – Putin pranon një takim me Zelenskyn brenda gushtit

MOSKË, 19 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin i thotë ”po” një takimi dypalësh me Volodymyr Zelenskyn.

Takimi ballë për ballë midis dy rivalëve do të zhvillohet deri në fund të gushtit, në një vend që ende nuk është përcaktuar dhe do të pasohet nga një takim trepalësh me Donald Trump.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar”, tha presidenti amerikan, duke iu referuar samitit midis dy udhëheqësve.

”Ky është një takim historik gjatë të cilit”, pranoi Zelensky, ”do të trajtohet çështja e territoreve”, një temë që nuk u trajtua gjatë ditës së gjatë të takimeve në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht bisedës së Trump për një shkëmbim territoresh për javë të tëra.

Vëmendja e udhëheqësve u përqendrua te garancitë e sigurisë, një pikë mbi të cilën debati i nxehtë do të vazhdojë.

“Ne diskutuam garancitë e sigurisë për Ukrainën, garanci që do të ofrohen nga vende të ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara”, shpjegoi Trump pa hyrë në detaje.

“Ne po vlerësojmë garancitë e tipit të Nenit 5 të NATO-s”, theksoi sekretari i përgjithshëm Mark Rutte në një intervistë me ”Fox News”  duke specifikuar se vendosja e mundshme e trupave amerikane nuk u diskutua.

“Ne do të punojmë në ditët në vijim dhe duhet të diskutojmë më shumë detaje”, shtoi ai.

“Perëndorët do të formalizojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën brenda 10 ditësh”, njoftoi Zelensky, duke nënkuptuar se negociatat do të vazhdojnë në një nivel të lartë.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë presidentin ukrainas, e përshkruan një takim pozitiv dhe konstruktiv në Shtëpinë e Bardhë me Trump.

Bisedimet ishin “intensive”, theksoi kancelari gjerman Friedrich Merz, duke specifikuar se lëshimet territoriale nuk mund t’i imponohen Kievit.

Merz megjithatë shprehu vlerësim për angazhimin amerikan për të ofruar garanci sigurie.

Duke folur për “progresin”, presidenti francez Emmanuel Macron shprehu kujdes, kur tha se ”dyshoj se Putin dëshiron paqe” duke bërë thirrje për “një rritje të sanksioneve” kundër Rusisë nëse negociatat dështojnë.

”Udhëheqësi i Kremlinit nuk është i besueshëm”, vuri në dukje presidenti finlandez Alexander Stubb, duke theksuar se telefonata e Trump me udhëheqësin e Kremlinit gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë ishte një ide e mirë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, theksoi ai, nëse ai do të ketë guximin të ndërmarrë një takim të tillë./  a.jor.

The post RUSI – Putin pranon një takim me Zelenskyn brenda gushtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Zelensky: I gatshëm të takohem me Putinin pa parakushte

UASHINGTON, 19 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha  gazetarëve në Uashington se ishte gati të zhvillonte bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin pa parakushte.

Pas një samiti me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë, Zelensky tha se kërkesa e mëparshme e Moskës për armëpushim vetëm sa kishte shkaktuar kushte të reja.

“Ne jemi gati për çdo lloj formati”, tha Zelensky, duke specifikuar se kjo do të duhej të ishte në nivel udhëheqësish.

Zelensky tha se “çfarëdo që të ndodhë” ai duhet të takohet me Putinin dhe në atë pikë të fillojë të punojë për mënyrën e përfundimit të konfliktit, duke theksuar se parakushtet për bisedime nga Kievi do të përmbushen nga “100 kërkesa” nga Rusia.

Në të njëjtën kohë, ai pranoi se kërkesa për armëpushim si parakusht për negociatat e paqes ishte e justifikuar.

Zelensky më vonë shtoi në platformën e mediave sociale X se Trump “mbështeti një takim në nivelin e udhëheqësve. Një takim i tillë është i nevojshëm për të zgjidhur çështje të ndjeshme”./ a.jor.

The post SHBA – Zelensky: I gatshëm të takohem me Putinin pa parakushte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump dhe Putin bien dakord për negociata të drejtpërdrejta ruso-ukrainase

UASHINGTON, 19 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump diskutuan në telefon idenë e ngritjes së negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në një nivel më të lartë, tha këshilltari diplomatik i presidentit rus Yuri Ushakov.

“Vladimir Putin dhe Donald Trump shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e negociatave të drejtpërdrejta midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës. Në këtë drejtim, në veçanti, u diskutua ideja se do të ishte e nevojshme të studiohej mundësia e ngritjes së përfaqësimit të Ukrainës dhe Rusisë në një nivel më të lartë”, tha ai.

Negociata të tilla, në një nivel më të ulët, deri më tani janë përqendruar vetëm në shkëmbimet e të burgosurve.

“Të dy presidentët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për çështjen ukrainase, dhe Putin vlerësoi rëndësinë e përpjekjeve personale të Donald Trump për të gjetur zgjidhje që çojnë në një zgjidhje afatgjatë në Ukrainë”, shtoi Ushakov.

Donald Trump njoftoi të hënën, pas një takimi “shumë të mirë” me Volodymyr Zelensky dhe disa udhëheqës evropianë, se do të “fillonte përgatitjet” për një takim midis presidentit ukrainas dhe Vladimir Putin.

Sipas një burimi pranë diskutimeve, presidenti rus shprehu gatishmërinë e tij për t’u takuar me kreun e shtetit ukrainas gjatë një telefonate me homologun e tij amerikan./ a.jor.

The post SHBA – Trump dhe Putin bien dakord për negociata të drejtpërdrejta ruso-ukrainase appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Përfundon takimi midis Trump dhe udhëheqësve evropianë

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë sot në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar – ndërsa bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura, sipas BBC.

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar, apo nëse do të dalë ndonjë njoftim thelbësor.

Sipas burimeve, disa nga udhëheqësit evropianë, mund të zhvillojnë konferenca për shtyp për mediet e tyre vendase.

Ndërsa bota pret të dëgjojë më shumë rreth takimit shumëpalësh, presidenti Trump dhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky ndodhen ende në ndërtesë për bisedime të mëtejshme – ndoshta në një format tjetër.

Burimet thanë gjithashtu se intervista e planifikuar më herët e presidentit ukrainas Zelensky për “Fox News” është anuluar. //a.i/.

 

 

The post SHBA – Përfundon takimi midis Trump dhe udhëheqësve evropianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Çfarë tha secili prej udhëheqësve evropianë përpara takimit me dyer të mbyllura

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, sipas BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po bisedon me dyer të mbyllura me udhëheqësit evropianë.

Ja çfarë tha secili prej këtyre udhëheqësve evropianë përpara se të fillonte takimi:

• Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e sotme kishin qenë “konstruktive” dhe se ishin diskutuar çështje të ndjeshme, duke përfshirë garancitë e sigurisë.

• Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se garancitë e sigurisë dhe takimi tripalësh me Rusinë, Ukrainën dhe SHBA-në do të ishin një hap “historik” përpara.

• Kancelari gjerman, Friedrich Merz theksoi nevojën për një armëpushim para çdo takimi me Rusinë, duke i thënë Trump: “Le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”.

• Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri jehonë thirrjeve të Merz për armëpushim dhe i përshkroi bisedimet – si një çështje sigurie për të gjithë Evropën.

• Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nevojitej garanci që kjo luftë nuk do të ndodhte përsëri, që do të ishte një parakusht i çdo lloj paqeje.

• Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se aleatët duhet të bënin përpjekje për t’i dhënë fund shënjestrimit të infrastrukturës së Ukrainës.

• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje që kthimi i fëmijëve të rrëmbyer ukrainas të ishte një përparësi kryesore, duke shtuar: “Si nënë dhe gjyshe, çdo fëmijë duhet të kthehet në familjen e vet”.

• “Mund të vij nga një vend i vogël, por kemi një kufi të gjatë me Rusinë – dhe mendoj se ka pasur më shumë progres në Ukrainë brenda dy javësh sesa në tre vitet e fundit”, tha presidenti finlandez, Alexander Stubb. //a.i/

The post UASHINGTON – Çfarë tha secili prej udhëheqësve evropianë përpara takimit me dyer të mbyllura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Trump parashikon lirimin e mbi 1 000 ukrainasve nga Rusia

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se priste që presidenti rus Vladimir Putin të lironte mbi 1 000 të burgosur ukrainas menjëherë pas një takimi trepalësh me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas “Reuters”.

“Mendoj se do të shihni se presidenti Putin me të vërtetë do të donte të bënte diçka gjithashtu”, tha Trump në takimin me Zelensky dhe shtatë udhëheqës evropianë, duke parashikuar disa “lëvizje vërtet pozitive” pasi u ra dakord për një takim trepalësh.

“E di që ka mbi 1 000 të burgosur dhe e di që do t’i lirojnë. Ndoshta do t’i lirojnë shumë shpejt, menjëherë, gjë që mendoj se është shumë mirë”, tha Trump. /Ad.Ab/

 

The post UASHINGTON – Trump parashikon lirimin e mbi 1 000 ukrainasve nga Rusia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Bisedimet Trump-Zelensky-BE vazhdojnë me dyer të mbyllura

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, sipas BBC.

Media botërore është larguar nga salla, por Trump dhe udhëheqësit evropianë të mbledhur janë ende të ulur rreth tryezës në Shtëpinë e Bardhë dhe po vazhdojnë bisedimet me dyer të mbyllura.

Trump, e hapi takimin duke prezantuar udhëheqësit evropianë.

“Kemi pasur një ditë shumë të suksesshme deri më tani. Jemi vërtet të nderuar që ju erdhët këtu”, tha Trump.

Trump tha se palët duhet të diskutonin shkëmbimet e mundshme të territorit.

“Ne gjithashtu duhet të diskutojmë shkëmbimet e mundshme të territorit, duke marrë në konsideratë vijën aktuale të kontaktit midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha presidenti amerikan.

Trump ka sugjeruar në të kaluarën se Ukraina do të duhet t’ia lëshojë zyrtarisht territorin Rusisë, përfshirë rajonin e Krimesë.

“Në një hap shumë të rëndësishëm, Putini ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën”, tha Trump.

Gjithashtu presidenti i SHBA-së, tha se garancitë e sigurisë do të ishin një temë diskutimi në takimin shumëpalësh.

“Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës”, tha Trump. //a.i/

The post UASHINGTON – Bisedimet Trump-Zelensky-BE vazhdojnë me dyer të mbyllura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Starmer: Mund të ketë progres të vërtetë në garancitë e sigurisë për Ukrainën

UASHINGTON, 19 gusht /ATSH/ Kryeministri britanik Keir Starmer dhe udhëheqësit e tjerë evropianë kanë vazhduar të kërkojnë marrëveshje më të forta sigurie për Ukrainën – si pjesë e një pakti për përfundimin e luftës, sipas “Reuters”.

“Mendoj se mund të bëjmë një hap shumë të rëndësishëm përpara sot, një hap historik, në lidhje me sigurinë e Ukrainës dhe sigurinë në Evropë”, tha Starmer.

Forma që këto garanci do të marrin mbetet ende një temë diskutimi.

Gjithashtu, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se takimet duhet të vazhdonin – pasi diskutimet për garancitë e sigurisë përfshinin sigurinë e gjithë kontinentit evropian. /Ad.Ab./

The post UASHINGTON – Starmer: Mund të ketë progres të vërtetë në garancitë e sigurisë për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Olena Zelenska i shpreh mirënjohje Melania Trump në një letër të dorëzuar nga Zelensky

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/ – Në një shfaqje diplomacie bashkëshortore, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i dorëzoi sot zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, një letër të shkruar nga bashkëshortja e tij, zonja e parë Olena Zelenska, për të shprehur mirënjohjen e saj për përpjekjet e saj për të sjellë në shtëpi fëmijët ukrainas të mbajtur në Rusi, sipas “The Times”

“Nuk është për ty, është për bashkëshorten tënde”, i tha me të qeshur Zelensky presidentit Donald Trump.

Kjo korrespondencë u shkëmbye gjatë takimit historik mes Zelensky dhe Trump, vetëm disa ditë pas samitit të presidentit amerikan me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Alaskë – lidhur me negociatat për armëpushim në Ukrainë, të cilat përfunduan pa një marrëveshje për të siguruar paqen.

Melania Trump i shkroi një letër presidentit Putin, duke ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve ukrainas që janë rrëmbyer ose prekur nga pushtimi rus. /Ad.Ab./

The post UASHINGTON – Olena Zelenska i shpreh mirënjohje Melania Trump në një letër të dorëzuar nga Zelensky appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Merz: Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm Rusi-Ukrainë të zhvillohet pa armëpushim

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se të gjithë udhëheqësit në takim do të donin të shihnin një armëpushim në Ukrainë.

“Rruga është e hapur për negociata të ndërlikuara. Dhe për të qenë i sinqertë, të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim”, tha Merz.

“Për sa i përket takimit të ardhshëm, nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm të zhvillohet pa një armëpushim, kështu që le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”, shtoi ai.

Trump u përgjigj duke sugjeruar që Zelensky dhe Putini do të flisnin dhe do të shihnin se si do të funksionojë kjo.

“Në gjashtë luftërat që kam zgjidhur, nuk kam pasur një armëpushim … Pra, nëse mund ta bëjmë armëpushimin, shkëlqyeshëm, dhe nëse nuk bëjmë një armëpushim, sepse na u dhanë shumë pika të tjera, na u dhanë shumë pika të shkëlqyera”, tha presidenti Trump.

Rusia është kundër një armëpushimi të përkohshëm dhe Trump mbajti të njëjtin qëndrim pas samitit të tij të fundit me Putinin, në Alaskë. //a.i/

The post SHBA – Merz: Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm Rusi-Ukrainë të zhvillohet pa armëpushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Garancitë e sigurisë temë diskutimi në takimin shumëpalësh

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.

“Në një hap shumë të rëndësishëm, Putini ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën”, tha Trump.

“Gjithashtu presidenti i SHBA-së, tha se garancitë e sigurisë do të ishin një temë diskutimi në takimin shumëpalësh.

“Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës”, tha Trump.

Zelensky tha gjithashtu se ata do të fokusoheshin më shumë në garancitë e sigurisë. //a.i/

The post SHBA – Trump: Garancitë e sigurisë temë diskutimi në takimin shumëpalësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Moska hedh poshtë dislokimin e trupave nga vendet e NATO-s në Ukrainë

MOSKË, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia ka hedhur poshtë sërish  në mënyrë kategorike mundësinë e dislokimit të trupave nga vendet e NATO-s në Ukrainë, mes përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës.

Britania e Madhe ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur mundësinë që trupa të huaja të dërgohen në Ukrainë pasi të arrihet paqja.

Por zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, tha në Moskë se Britania po vazhdon të kërkojë atë që ajo e quajti “një përshkallëzim” të konfliktit me skenarë të tillë dhe po i shtyn vendet anëtare të NATO-s drejt një kufiri të rrezikshëm, nga i cili nuk do të ishte larg një konflikt i madh global.

Ajo reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili tha se ishte i përgatitur të dislokonte trupa të tilla. Ukraina është pro kësaj si një garanci sigurie.

“Ne përsërisim qëndrimin tonë të shprehur vazhdimisht se i mohojmë çdo skenar që parashikon dislokimin e një kontingjenti ushtarak në Ukrainë me pjesëmarrjen e shteteve të NATO-s, gjë që mund të çojë në një përshkallëzim të pakontrollueshëm të konfliktit me pasoja të paparashikueshme,” shtoi Zaharova.

Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi deklaroi, gjatë dhe pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Alaskë javën e kaluar, se dëshiron t’i japë fund luftës.

Megjithatë, ai ka paraqitur vazhdimisht një sërë kërkesash për armëpushim dhe paqe në Ukrainë, të cilat ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve gjatë takimit mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. /Ad.Ab./

The post RUSI – Moska hedh poshtë dislokimin e trupave nga vendet e NATO-s në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali “Solar Fest” i zhvilluar në qytetin e Sarandës.

“Super energjia e Solar Fest në Sarandë”, shkroi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Solar Music Festival”, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali ka një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë.

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Takimi shumëpalësh i Trump me udhëheqësit evropianë nis para kohe

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.

Trump, e hapi takimin duke prezantuar udhëheqësit evropianë.

“Kemi pasur një ditë shumë të suksesshme deri më tani. Jemi vërtet të nderuar që ju erdhët këtu”, tha Trump.

Trump tha se palët duhet të diskutonin shkëmbimet e mundshme të territorit.

“Ne gjithashtu duhet të diskutojmë shkëmbimet e mundshme të territorit, duke marrë në konsideratë vijën aktuale të kontaktit midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha presidenti amerikan.

Trump ka sugjeruar në të kaluarën se Ukraina do të duhet t’ia lëshojë zyrtarisht territorin Rusisë, përfshirë rajonin e Krimesë. //a.i/

 

The post SHBA – Takimi shumëpalësh i Trump me udhëheqësit evropianë nis para kohe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Zelensky: Na duhet gjithçka nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me presidentin Trump, Zelensky tha se po kërkonte garanci sigurie nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje.

I pyetur se çfarë i duhej nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës, trupa, inteligjencë, pajisje, Zelensky u përgjigj: “Gjithçka. Së pari, ka nevojë për një ushtri të fortë ukrainase. Bëhet fjalë për armë, njerëz, misione trajnimi, inteligjencë”, tha ai përkrah Trump.

“Dhe së dyti, do të diskutojmë me partnerët tanë. Varet nga vendet e mëdha, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga miqtë tanë”, tha Zelensky. //a.i/

 

 

The post UASHINGTON – Zelensky: Na duhet gjithçka nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dokumentin, i cili ka në fokus programin e strehimit social, ku janë paraqitur edhe kriteret se si mund të bëhesh një përfitues i këtij programi.

Agjenica për Media dhe Informim tha në një postim në rrjetet sociale se “kjo është një nismë e rëndësishme e qeverisë shqiptare, për të qenë sa më pranë shtresave më vulnerabël të shoqërisë dhe jo vetëm, të cilat mund të përfitojnë nga ky program strehimi”.

Lista e plotë e kritereve të përfitimit ndahet në katër grupe. Si fillim, të jesh përfitues duhet të përmbushësh kriterin e kushteve të strehimit, nga ku në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që nuk disponojnë një banesë në pronësi, banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje, banojnë në banesa të mbipopulluara, rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore, familjet ose individët që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor, banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.

Së dyti, kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna, të moshuarit pa kujdes institucional, familje me më shumë se katër fëmijë, çfte me moshë të kombinuar deri në 60 vjeç.

Së treti janë kushtet sociale, ku në bazë të të cilave përfitues me përparësi janë personat me aftësi të kufizuara, individët me statusin e jetimit, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë dhe të repartit RENEA,  punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, viktimat e dhunës në familje dhe të trafikimit, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, vajzat nëna etj.

Dhe së katërti, kriter mbeten kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave të përcaktuara në ligj.

1 nga 3

The post Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Zelensky i hapur për zgjedhje në Ukrainë, nëse ka siguri

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha sot se ishte i hapur për të mbajtur zgjedhje në rrethana të sigurta nëse lufta me Rusinë merr fund, sipas Reuters.

“Ne duhet të punojmë në parlament sepse gjatë luftës nuk mund të kesh zgjedhje, duhet të jetë e mundur që njerëzit të kenë zgjedhje demokratike, të hapura dhe të ligjshme”,  tha Zelensky gjatë takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Zyrën Ovale,

Zgjedhjet në Ukrainë janë aktualisht të pezulluara për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. /Ad.Ab./

The post UASHINGTON – Zelensky i hapur për zgjedhje në Ukrainë, nëse ka siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Trump: Negociatat për marrëveshjen e paqes mund të zhvillohen ndërsa Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se negociatat për një marrëveshje paqeje mund të zhvillohen “ndërsa ata luftojnë”.

Trump përsëriti se nuk mendonte se duhej të kishte një armëpushim në luftën që po vazhdonte.

“Ne mund të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar”, tha Trump në Zyrën Ovale.

“Ata duhet të luftojnë, do të doja që të ndalonin, por strategjikisht kjo do të ishte një disavantazh për njërën palë ose tjetrën”, shtoi ai.

Trump për javë të tëra – në prag të takimit me Putinin – shprehu nevojën për një armëpushim urgjent.

Por, pas takimit të tij me udhëheqësin rus, ai ka sinjalizuar gjithnjë e më shumë nevojën për të shkuar direkt në një Marrëveshje Paqeje. //a.i/

The post UASHINGTON – Trump: Negociatat për marrëveshjen e paqes mund të zhvillohen ndërsa Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Do ta telefonoj Putinin menjëherë pas takimeve të sotme

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se do të telefononte Putinin direkt pas takimeve të tij me Zelensky dhe udhëheqësi e tjerë evropianë.

“Sapo fola me presidentin Putin në mënyrë indirekte dhe do të zhvillojmë një telefonatë menjëherë pas këtyre takimeve sot”, tha Trump në Zyrën Ovale.

“Nëse kjo do të çojë në një takim tripalësh midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, atëherë ekziston një shans i mirë që ndoshta lufta të përfundojë”, tha presidenti Trump.

“Nëse jo, atëherë luftimet vazhdojnë”, shtoi ai.

“Por, presidenti Putin pret telefonatën time kur të mbarojmë me takimet”, tha Trump. //a.i/

The post SHBA – Trump: Do ta telefonoj Putinin menjëherë pas takimeve të sotme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – Hamasi pranon propozimin e ri për armëpushim

GAZË, 18 gusht /ATSH-ANSA/- Hamasi ka pranuar propozimin e ri për armëpushim në Gazë të paraqitur nga ndërmjetësit, raportoi një burim i “Al Jazeera”

“Ne i informuam ndërmjetësit për marrëveshjen tonë mbi propozimin e paraqitur dje”, tha Hamasi.

Propozimi për armëpushim përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjallë dhe 18 të vdekurve, shpërndarjen e ndihmës në Gazë përmes organizatave humanitare, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kombeve të Bashkuara, dhe një armëpushim 60-ditor.

Negociatat për t’i dhënë fund luftës do të fillojnë sapo të fillojë armëpushimi.

“Do ta shohim kthimin e pengjeve të mbetura vetëm kur Hamasi të përballet dhe të shkatërrohet.Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më të mëdha janë shanset për sukses”, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale.

Mbani mend, isha unë ai që negocioi dhe siguroi lirimin e qindra pengjeve dhe hyrjen e tyre në Izrael. Isha unë ai që i dha fund gjashtë luftërave në vetëm gjashtë muaj. Isha unë ai që shkatërroi objektet bërthamore të Iranit”,tha Trump.

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eyal Zamir ka miratuar planin për të pushtuar Qytetin e Gazës dhe do t’ia paraqesë nesër ministrit të Mbrojtjes.

Ai shtoi se në bisedimet me dyer të mbyllura gjatë ditëve të fundit, Zamir deklaroi se evakuimi i planifikuar i popullsisë do të zgjaste më pak se dy muaj, pas të cilit qyteti do të rrethohej dhe do të pushtohej.

“Ne do të përpiqemi të minimizojmë përdorimin e forcave rezervë”, tha shefi i IDF-së. //a.i/

 

The post GAZË – Hamasi pranon propozimin e ri për armëpushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌