Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parashikimi i motit, edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, ku edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.

The post Parashikimi i motit, edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C appeared first on iconstyle.al.

Vajza e Joe Biden, Ashley, i jep fund martesës pas 13 vitesh

Ashley Biden, vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden dhe Jill Biden, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, mjeku Howard Krein, pas 13 vitesh martesë. Sipas The Philadelphia Inquirer, 44-vjeçarja dorëzoi dokumentet më 11 gusht në Gjykatën Bashkiake të Filadelfias.

Po atë ditë, Ashley ndau në Instagram një foto duke ecur në park me këngën Freedom të Beyoncé në sfond dhe një citat motivues për fillimet e reja, të cilin e fshiu më vonë.

Çifti u martua më 2 qershor 2012 në Greenville, në një ceremoni me rreth 200 të ftuar, ku Joe Biden e shoqëroi personalisht të bijën drejt altarit. As Ashley dhe as Krein nuk kanë komentuar mbi ndarjen.

The post Vajza e Joe Biden, Ashley, i jep fund martesës pas 13 vitesh appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2025

Dashi (21 mars – 19 prill)

Kjo ditë do t’ju gjejë plot energji dhe dëshirë për veprim të shpejtë. Në punë mund të përballeni me vendime të rëndësishme – veproni, por mos e teproni me nxitimin. Në dashuri, kujdesni fjalët dhe dëgjoni me vëmendje për të shmangur tensionet. Beqarët mund të kenë një rast të mirë për njohje të re, por çelësi është sinqeriteti dhe qasja direkte.

Demi (20 prill – 20 maj)

Qetësia do të jetë aleatja juaj kryesore. Në punë, analizoni me gjakftohtësi çdo propozim, pa u ndikuar nga ngutja. Në dashuri mund të lindin disa tensione, por me durim dhe bisedë të hapur do t’i zgjidhni. Për beqarët, kjo ditë ofron më pak mundësi takimesh, pasi yjet nuk favorizojnë shumë njohjet e reja.

Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Do të keni mendje të kthjellët dhe kreative, duke gjetur zgjidhje jashtë skemave. Në punë, paraqiten mundësi interesante – mos kini frikë të rrezikoni. Marrëdhëniet në çift do të jenë të qeta dhe të favorshme për të sqaruar apo forcuar lidhjet. Nëse prisni diçka, është më mirë ta diskutoni hapur se sa ta mbani për vete.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Do të ndiheni të sinqertë me veten dhe të qëndrueshëm në vendime. Në punë mund të ketë ndonjë situatë të papritur, por do ta menaxhoni mirë nëse ruani qetësinë. Në dashuri, sinqeriteti do të jetë thelbësor për të shmangur keqkuptime. Beqarët mund të përjetojnë një takim me ndjeshmëri të fortë emocionale.

Luani (23 korrik – 23 gusht)

Qielli ju mbështet, ndërsa Venusi dhe Merkuri ju japin shkëlqim dhe karizëm. Çiftet mund të forcojnë lidhjen dhe ta çojnë në një fazë më të pjekur. Beqarët mund të përjetojnë një takim të fuqishëm dhe të papritur, ndoshta falë një situate spontane.

Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator)

Dita është e përshtatshme për të gjetur ekuilibrin e brendshëm dhe për të rikuperuar energjinë e harxhuar ditët e fundit. Tensionet e muajit korrik po lehtësohen. Në punë dhe në dashuri lëvizni me diplomaci, duke shmangur kritikat e tepruara. Edhe emocionalisht kjo ditë do t’ju sjellë pak qetësi.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Do të ndjeni nevojën për të rifituar ekuilibrin, i cili ndonjëherë është i brishtë. Dialogu, nëse nuk e shtyni për më vonë, do të jetë më i lehtë. Krijimtaria është në rritje dhe një ide e mirë mund të kthehet në një projekt konkret, veçanërisht në punë.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Intensiteti juaj karakteristik do të jetë në kulm. Diçka po merr formë ngadalë, por në mënyrë vendimtare. Në punë, vendosmëria ju afron me objektivat, por është e rëndësishme të qëndroni të fokusuar. Në dashuri, mund të lindë ndonjë xhelozi, por sinqeriteti do të jetë mbrojtja juaj më e mirë.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Do të keni dëshirë për aventura dhe për të zbuluar rrugë të reja. Edhe nëse nuk mund të udhëtoni, mund ta ushqeni mendjen me plane dhe ide të reja. Në punë, mund të hapen horizonte të freskëta. Në dashuri, kërkoni bashkëpunim dhe mirëkuptim, jo vetëm praninë e tjetrit. Kujdes me premtimet e mëdha që mund të bëni nën efektin e entuziazmit.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Përqendrimi do të jetë maksimal dhe këmbëngulja do të shpërblehet. Në dashuri, konkretizoni ndjenjat me gjeste të thjeshta, por domethënëse. Nëse ndiheni të larguar ose të mërzitur me dikë, merrni kohë për të qartësuar mendimet dhe për të rikthyer qetësinë tuaj të brendshme.

Ujori (20 janar – 19 shkurt)

Kreativiteti do të dalë në pah dhe puna do të jetë e hapur për idetë tuaja. Projektet në grup apo bashkëpunimet do të ecin mirë. Në dashuri, lidhjet do të forcohen përmes sinqeritetit dhe mirëkuptimit. Beqarët do të tërheqin vëmendjen, por është mirë të kontrollojnë impulsivitetin.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Do të ndiheni të qetë dhe të orientuar drejt harmonisë. Në punë, instinkti juaj i mirë do t’ju mbrojë nga zgjedhjet e gabuara. Në dashuri, një qasje e butë dhe e sjellshme do të ndihmojë për të kapërcyer çdo keqkuptim. Beqarët do të spikasin për simpati dhe hapje, dikush mund të tregojë interes të sinqertë për ju.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Surpriza luksoze e Machine Gun Kelly për ditëlindjen e vajzës së tij

Musikanti Machine Gun Kelly i bëri një dhuratë të veçantë vajzës së tij Casie për ditëlindjen e 16-të. Gjatë eventit të tij “MGK Day” në Cleveland, Ohio, artisti 35-vjeçar i dhuroi asaj një makinë Acura TLX të zezë, makinën e ëndrrave të saj.

Në një video emocionuese që u përhap shpejt në rrjetet sociale, Casie shfaqet e befasuar dhe menjëherë përqafon babain. Para se të hipte në makinë, Kelly i kujtoi rregullin numër një: “Mos nga si unë,” të cilës ajo iu përgjigj me humor: “Saktë.”

Casie u shpreh se tani i mbetet vetëm të nxjerrë patentën për të mundur të ngasë makinën e re.

The post Surpriza luksoze e Machine Gun Kelly për ditëlindjen e vajzës së tij appeared first on iconstyle.al.

Cheryl Hines reagon për martesën me RFK Jr. dhe skandalet rreth tij

Aktorja Cheryl Hines ka folur hapur për martesën me Robert F. Kennedy Jr. dhe reagimet negative që ka marrë pas qëndrimit pranë tij, veçanërisht pas largimit të tij nga Partia Demokratike dhe afrimit me Donald Trumpin.

Në një intervistë për The Wall Street Journal, Hines shprehu habinë për zemërimin e ish-miqve dhe të panjohurve: “Disa as nuk duan të flasin për këtë.” Ajo gjithashtu pranoi se qëndrimet e saj për vaksinat janë më të afërta me ato të bashkëshortit, duke theksuar se “shkenca ndryshon gjithmonë.”

Intervista nuk preku skandalin e fundit të Kennedy-t me gazetaren Olivia Nuzzi, e cila u pezullua nga puna për shkak të marrëdhënies së tyre personale gjatë fushatës presidenciale.

The post Cheryl Hines reagon për martesën me RFK Jr. dhe skandalet rreth tij appeared first on iconstyle.al.

Gianluigi Donnarumma konfirmon largimin nga Paris Saint-Germain

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund një aventure trevjeçare në klubin francez.

Në një deklaratë publike, Donnarumma shprehu zhgënjimin për vendimin e klubit që të mos e mbajë më në skuadër, por falenderoi tifozët parizienë për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar gjatë kësaj periudhe. “Mbështetja dhe dashuria juaj kanë qenë gjithçka për mua,” tha portieri 25-vjeçar, i cili falënderoi edhe shokët e skuadrës, të cilët i konsideroi si “familja e dytë”.

Largimi i tij pritet të nxisë një merkato të nxehtë në lidhje me të ardhmen e tij, ndërsa mediat europiane përmendin Manchester City si një nga klubet që po e ndjek me interes për të zëvendësuar Edersonin në portë.

The post Gianluigi Donnarumma konfirmon largimin nga Paris Saint-Germain appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Romë! 26-vjeçari i arratisur përdhunon dhe grabit një grua 80-vjeçare

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur një komunë në veri të Romës, ku një person i cili ndodhej në arrest shtëpie, u arratis dhe kreu një sulm brutal ndaj një gruaje të moshuar.

Sipas hetimeve, mes natës së 2 dhe 3 gushtit, 26-vjeçari hyri në banesën e gruas 80-vjeçare, e cila jeton vetëm. Ai e kërcënoi me thikë për të marrë para, bizhuteri dhe sende me vlerë. Kur viktima refuzoi, duke i thënë se nuk kishte as para e as ar në shtëpi, sulmuesi e hodhi në dysheme dhe e përdhunoi.

Pas këtij akti makabër, ai e detyroi gruan të shoqërohej me të në një bankomat, ku e nxori me forcë të tërhiqte 500 euro. Më pas, 26-vjeçari u largua në këmbë, duke kërcënuar viktimën se do ta vriste nëse ajo do të denonconte ngjarjen.

Falë analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë dhe zbardhjes së sendeve të lëna në vendngjarje, autoritetet arritën të identifikojnë dhe arrestojnë sulmuesin. Ai është dërguar në burg, ku përballet me akuza për sulm seksual të rëndë dhe grabitje.

The post E rëndë në Romë! 26-vjeçari i arratisur përdhunon dhe grabit një grua 80-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Ç’ndodhi? Angelina Jolie planifikon të shesë vilën në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-së

Aktorja e njohur Angelina Jolie po planifikon të shesë vilën luksoze në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat amerikane. Lajmi vjen ndërsa Jolie po shqyrton disa destinacione të mundshme për zhvendosjen e saj, e cila pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, pas mbushjes së 18-vjetorit të binjakëve të saj, Knox dhe Vivienne.

Burime pranë aktorës tregojnë se Jolie kurrë nuk kishte dëshiruar të jetonte përgjithmonë në Los Angeles, por e kishte bërë këtë për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë me ish-bashkëshortin Brad Pitt. Ajo pritet të jetë shumë e lumtur kur të largohen nga qyteti, sipas burimeve.

Vila ku jeton prej vitit 2017 u ble për 24.5 milionë dollarë dhe më parë ishte pronë e legjendarit Cecil B. DeMille. Banesa ka gjashtë dhoma gjumi, 10 banjo, një kopsht të madh me pishinë, palestër dhe shumë ambiente të tjera luksoze.

The post Ç’ndodhi? Angelina Jolie planifikon të shesë vilën në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-së appeared first on iconstyle.al.

Nga WhatsApp-i në gjykatë: divorci i pazakontë

Një burrë në Arabinë Saudite vendosi të divorcohej vetëm tre muaj pas martesës, pasi gruaja e tij e bllokoi në WhatsApp pas një grindjeje. Ai pretendoi se ajo kalonte shumë kohë në telefon, duke neglizhuar detyrimet ndaj shtëpisë dhe fëmijës së tyre.

Pas bllokimit në aplikacion, burri i dha gruas një ultimatum: ose të kthehej pranë tij, ose të kthente pajën dhe arin që i kishte dhuruar. Gjykata dha vendimin në favor të burrit, duke shpallur zyrtarisht divorcin dhe urdhëruar gruan të kthejë dhuratat e pajës.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen për ndikimin e komunikimit në marrëdhëniet bashkëshortore dhe rëndësinë e respektit në komunikim.

The post Nga WhatsApp-i në gjykatë: divorci i pazakontë appeared first on iconstyle.al.

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë private buzë detit.

Vip Magazine ka siguruar foto ekskluzive nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi. Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.

Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.

The post Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta appeared first on iconstyle.al.

Yjet dhe timoni: shenjat e horoskopit që drejtojnë më mirë makinën

Një studim i ri astrologjik ka nxjerrë në pah se disa shenja horoskopi dallohen për aftësitë e tyre të veçanta në drejtimin e makinës, duke fituar epitetin “nona e timonit” në rrugët e qyteteve.

Shenjat që shkëlqejnë më shumë në drejtimin e automjeteve janë Dashi, Luani dhe Bricjapi.

Pikat e forta të tyre në rrugë:
•Dashi njihet për reflekset e shpejta dhe guximin, që i bëjnë të reagojnë menjëherë ndaj çdo situate të paparashikuar. Ata nuk hezitojnë të nisin lëvizje të guximshme, duke ruajtur kontrollin edhe në momentet e presionit.

•Luani është kampion i vendosmërisë në rrugë; parakalimet dhe manovrat e tyre janë të sigurta dhe të planifikuara, ndërkohë që natyra e tyre udhëheqëse i bën të dominojnë qetësisht trafikun.

•Bricjapi është shembulli i durimit dhe disiplinës, duke pritur momentin e duhur për të vepruar dhe duke respektuar rregullat e trafikut në mënyrë shembullore.

The post Yjet dhe timoni: shenjat e horoskopit që drejtojnë më mirë makinën appeared first on iconstyle.al.

Gaza nën zjarr: 89 të vrarë në 24 orë, mes tyre dhe njerëz që prisnin ushqim

Të paktën 89 palestinezë u vranë brenda një dite nga bombardimet izraelite në Gaza, përfshirë 15 persona që prisnin ndihma ushqimore, sipas autoriteteve vendase. Sulmet u intensifikuan pas vendimit të qeverisë së Netanyahut për zgjerimin e ofensivës.

Pesë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën nga uria, ndërsa ministrat e jashtëm të 24 vendeve paralajmëruan për “vuajtje të paimagjinueshme” dhe kërkuan hyrjen e menjëhershme të ndihmave.

Në veri, bombardimet goditën kalimin Zikim, ndërsa në jug, sulmet prekën Khan Younis dhe kampin me tenda në Mawasi. Numri i viktimave nga uria që nga tetori ka arritur në 227, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sulmet kanë vrarë gjithashtu edhe gazetarin e Al Jazeera, Anas al-Sharif, bashkë me katër kolegë, duke nxitur reagime të forta ndërkombëtare. Që nga 7 tetori 2023, ofensiva izraelite ka vrarë mbi 61 mijë palestinezë.

The post Gaza nën zjarr: 89 të vrarë në 24 orë, mes tyre dhe njerëz që prisnin ushqim appeared first on iconstyle.al.

Greqia në alarm nga zjarret, kërkon sërish ndihmë nga BE

Për herë të dytë brenda një muaji, Greqia ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuar katër avionë zjarrfikës për të përballuar situatën alarmante të orëve të fundit.

Vetëm sot, në vend janë regjistruar 63 nga gjithsej 106 vatra zjarri aktive, me përqendrim kryesisht në Kefaloni, Vonicë, Zakinthos, Arta, Prevezë, Hios, Mesinia dhe Aitoliko. Forcat tokësore dhe ajrore po luftojnë me flakët, ndërsa erërat e forta po e përkeqësojnë situatën.

Një zjarr masiv në Ahaia, pranë Patras, është përhapur në shtëpi dhe fshatra, duke detyruar Mbrojtjen Civile të dërgojë mesazh urgjent për evakuim përmes numrit 112. Ekspertët paralajmërojnë se erërat e fuqishme të kombinuara me lagështinë e ulët nga thatësira e zgjatur krijojnë kushte ideale për shpërthimin e vatrave të reja.

Harta e Rrezikut për nesër tregon nivel shumë të lartë në Athinë, Peloponez, Greqinë Perëndimore e Qendrore, Ishujt e Detit Jon dhe disa zona të Greqisë Veriore. Sipas të dhënave të BE-së nga programi satelitor Copernicus, vetëm deri më 29 korrik janë djegur mbi 55 mijë hektarë pyje dhe toka bujqësore në të gjithë vendin.

The post Greqia në alarm nga zjarret, kërkon sërish ndihmë nga BE appeared first on iconstyle.al.

Romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër pranë një prej djemve të pranishëm ka mjaftuar për të ndezur rrjetin.

Pamjet, të publikuara nga të tjerë pjesëmarrës, tregojnë një afërsi të çastit mes tyre, që disa ndjekës e kanë interpretuar si shenjë romancë. Ky episod vjen vetëm pak ditë pasi ajo deklaroi publikisht se është beqare.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një moment të rastësishëm, mbetet e paqartë. Pamjet kanë nxitur debat dhe hamendësime mes fansave.

The post Romancë e re për Egli Takon? appeared first on iconstyle.al.

Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka goditur, ishte një fëmijë që po luante

Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku pretendohej se këngëtarja Anxhela Peristeri ishte goditur në fytyrë me një kanaçe, vetë artistja ka reaguar për të hedhur poshtë lajmet.

Në një postim në Instagram, Peristeri ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se situata është interpretuar gabimisht. “Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar,” shkroi ajo.

Incidenti i përfolur ndodhi më 8 gusht, gjatë mbrëmjes festive në Përmet, ku Peristeri ishte një nga artistet pjesëmarrëse në festivalin kushtuar gjysheve shqiptare. Pamje nga momenti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke shkaktuar reagime të ndryshme.

Organizatori i festivalit, Bled Mane, reagoi menjëherë nga skena, duke u kërkuar prindërve që të largonin fëmijët nga shkallët dhe paralajmëroi se koncerti do të ndërpritej nëse situata do të përsëritej.

Megjithatë, vetë Peristeri ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe se nuk është goditur, por ka ndërhyrë për të shmangur një incident të mundshëm.

@vlore1240

Goditet ne skene

♬ original sound – vlore

The post Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka goditur, ishte një fëmijë që po luante appeared first on iconstyle.al.

Vera kap kulmin – Termometri shënon 43.6°C

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ky është deri më tani temperaturatura më e lartë e regjistruar këtë sezon.

Edhe kryeqyteti nuk ka qenë përjashtim nga vala përvëluese. Në Tiranë, termometri ka shënuar deri në 43°C, duke krijuar kushte të vështira për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Sipas parashikimeve, pritet që ditët në vijim të sjellin një rënie graduale të temperaturave, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i tejskajshëm që ka mbërthyer vendin. Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të hidratojnë vazhdimisht.

The post Vera kap kulmin – Termometri shënon 43.6°C appeared first on iconstyle.al.

Zjarret përfshijnë fshatrat e Gramshit, evakuohen banorët, raportohet 1 viktimë

Fshatrat e Gramshit janë goditur nga zjarre të fuqishme që kanë përfshirë zona të mëdha, duke detyruar evakuimin urgjent të banorëve. Ministria e Mbrojtjes është angazhuar intensivisht për të shpëtuar jetët dhe ka nisur procesin e evakuimit në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët të bashkëpunojnë me ta për të mundësuar një evakuim të sigurt dhe efikas.

Tragedia e parë është raportuar në fshatin Kullollas, ku një i moshuar, rreth 80 vjeç, ka humbur jetën. Dyshohet se një zjarr që shpërtheu në kopshtin e shtëpisë së tij ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar asfiksimin e tij.

Ndërkohë, teqeja e Shemberdhenjes është djegur, dhe fati i një personi që ka mbetur i bllokuar brenda mbetet i pasigurt. Situata në fshatin Bulçar është po ashtu dramatike, ku një grua dhe dy fëmijët e saj janë bllokuar në fermë dhe kërkojnë ndihmën e menjëhershme të autoriteteve.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe flakëve të mëdha që rrezikojnë jetën e njerëzve, ndërhyrja e ekipeve të emergjencës dhe forcave zjarrfikëse është shumë e vështirë.

The post Zjarret përfshijnë fshatrat e Gramshit, evakuohen banorët, raportohet 1 viktimë appeared first on iconstyle.al.

Vëllezërit Gallagher paralajmërohen të shmangin komentet për Trump për të ruajtur turneun e Oasis në SHBA

Liam dhe Noel Gallagher, vëllezërit e njohur të grupit Oasis, janë këshilluar nga figura të rëndësishme të industrisë muzikore që të shmangin komentet publike për presidentin amerikan Donald Trump. Kjo masë ka si qëllim që të mos rrezikohet suksesi i turneut të ribashkimit të grupit, i cili pritet të nisë në SHBA pas koncertit të parë në Toronto më 24 gusht.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë politike në SHBA, artistëve u është rekomanduar të përqendrohen vetëm tek muzika, duke qëndruar larg debatit politik, për të shmangur çdo ndikim negativ në marrëdhëniet me fansat dhe autoritetet amerikane. Ky paralajmërim vjen pas incidenteve të tjera ku artistëve u është mohuar hyrja në SHBA për shkak të qëndrimeve të tyre politike, veçanërisht ndaj Trump.

The post Vëllezërit Gallagher paralajmërohen të shmangin komentet për Trump për të ruajtur turneun e Oasis në SHBA appeared first on iconstyle.al.

Fryrja e guaskës së detit: A mund të përmirësojë ky zakon i lashtë gjumin tuaj?

Një zakon i lashtë jogjik, i njohur për shekuj në kulturat aziatike, po tërheq vëmendjen e studiuesve për përfitimet e tij të mundshme shëndetësore. Fryrja e guaskës së detit, një praktikë shpirtërore dhe fizike e përdorur tradicionalisht në rituale fetare dhe meditative, mund të ofrojë më shumë sesa një kuptim simbolik.

Sipas një studimi të ri, ky ushtrim i veçantë ndihmon në përmirësimin e niveleve të oksigjenit në gjak dhe mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek personat që vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit — një gjendje që shkakton ndërprerje të frymëmarrjes gjatë natës dhe lidhet me lodhje kronike, rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertët theksojnë se fryrja e guaskës kërkon kontroll të thellë të frymëmarrjes dhe forcim të muskujve të frymëmarrjes, gjë që mund të ketë efekte pozitive në sistemin respirator. Edhe pse nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këto përfitime, rezultatet e para tregojnë se një zakon i thjeshtë dhe i lashtë mund të bëhet një mjet natyral për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien.

Ky zbulim po hap diskutime të reja për mënyrat alternative dhe natyrore të trajtimit të çrregullimeve të gjumit, duke kombinuar traditën me shkencën moderne.

The post Fryrja e guaskës së detit: A mund të përmirësojë ky zakon i lashtë gjumin tuaj? appeared first on iconstyle.al.

“Po luani politikë?”/ Elon Musk akuzon Apple për favorizim të OpenAI

Elon Musk, pronar i SpaceX, Tesla dhe X, ka deklaruar se planifikon të padisë Apple për mos përfshirjen e X dhe aplikacionit të tij të inteligjencës artificiale (AI) Grok në listën e aplikacioneve më të rekomanduara në App Store.

Musk publikoi komentet në platformën X të hënën në mbrëmje, duke shkruar:

“Hej @Apple App Store, pse refuzoni të vendosni X ose Grok në seksionin tuaj ‘Must Have’, kur X është aplikacioni #1 i lajmeve në botë dhe Grok renditet i pesti në të gjitha aplikacionet? Po bëni lojëra politike? Çfarë po ndodh? Mendjet kurioze duan të dinë.”

Grok është në pronësi të kompanisë xAI, startup-i i Musk për inteligjencë artificiale.

Musk shtoi se “Apple po sillet në një mënyrë që e bën të pamundur për çdo kompani AI, përveç OpenAI, të arrijë vendin e parë në App Store, gjë që përbën shkelje të qartë të ligjit antitrust. xAI do të ndërmarrë menjëherë veprime ligjore.”

Apple nuk ka dhënë asnjë koment të menjëhershëm mbi akuzat, por kompania është përballur me disa akuza për shkelje të ligjeve antitrust vitet e fundit.

Një gjykatës federal kohët e fundit vendosi se Apple ka shkelur një urdhër gjykate në një çështje antitrust të ngritur nga kompania e lojërave Fortnite, Epic Games.

Në prill, rregullatorët e Bashkimit Europian gjobitën Apple me 500 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës duke ndaluar zhvilluesit e aplikacioneve t’u ofrojnë përdoruesve opsione më të lira jashtë App Store.

Vitin e kaluar, BE gjobiti Apple me gati 2 miliardë dollarë (1.8 miliardë euro) për favorizim të padrejtë të shërbimit të saj të transmetimit muzikor, duke ndaluar rivalët si Spotify t’u tregonin përdoruesve se si të abonoheshin më lirë jashtë aplikacioneve të iPhone.

Ndërkohë, në korrik, autoriteti rregullator i Spanjës deklaroi se po thellonte hetimin mbi Apple për shqetësime se kompania kishte vendosur kushte “të padrejta” për zhvilluesit që kërkojnë të publikojnë aplikacionet e tyre në App Store.

The post “Po luani politikë?”/ Elon Musk akuzon Apple për favorizim të OpenAI appeared first on iconstyle.al.

❌