❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegĂ« e politikanĂ« shprehin ngushĂ«llimet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« gazetarit Artur Zheji

✇Albeu
By: M C

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik. Zheji, pësoi arrest kardiak teksa ishte me pushime me familjen e tij në qytetin e Sarandës.

Kolegët gazetarë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë kanë reaguar në rrjete sociale duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit.

Gazetari Blendi Fevziu, deputeti Tritan Sheu, gazetarja Ola Bruko, deputeti Belind Këlliçi, Ministri Taulant Balla, Flamur Noka, pastori Akil Pano, Niko Peleshi dhe Vangjel Tavo janë disa nga figurat publike që kanë bërë reagime prekëse për ndarjen nga jeta të Zhejit.

Më poshtë, do të gjeni statuset e tyre në rrjete sociale

Gazetari Blendi Fevziu: Artur Zheji u nda nga kjo bote sot krejt papritur. Ne moshe ende te re dhe ne kulm te energjive dhe te angazhimit publik. Bashke me te iku edhe nje ze i rendesishem dhe autoritar i mediave e mbi te gjitja nje intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 – te dhe duke bashkepunuar per thuaj 25 vjet me te mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh ne paqe Tur!

Deputeti Tritan Sheu: Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit! Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij. Miqesor e tolerant! Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve! Do ta kujtojme si nje model!

Gazetarja Ola Bruko: Une pata fatin dhe nderin te merrja prej teje leksionet me te vyera te gazetarise. Ti u ktheve per mua ne nje mik te jashtezakonshem sic une isha gjithashtu per ty. Nuk mundem ende ta besoj kete lajmin te hidhur qe me derguan! Nuk mundem ende ta besoj se sdo komunikoj me me ty e sdo marr prej teje keshillat qe aq shume i vleresoja
..

Deputeti Belind KĂ«lliçi: MĂ« pak se 1 vit mĂ« parĂ«, Artur Zheji “parashikoi” mes rreshtash tragjedinĂ« qĂ« do ti ndodhte kĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« gushti! Qofsh i ParajsĂ«s Artur Zheji! RIP

Gazetari Çim Peka: Cfare trishtimi. RIP!

Ministri Taulant Balla: Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!

Deputeti Flamur Noka: U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate! Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik. Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime. I përjetshëm kujtimi i tij!

Pastori Akil Pano: Debati ishte fisnik me ty mik. Kur mĂ« telefonoje dĂ«gjoja: ‘pastor i madh’, menjĂ«herĂ« ta ktheja: ‘Zheji i madh.’ Ishte mĂ«nyra jonĂ© t’i kujtonim njĂ«ri-tjetrit sa tĂ« vegjĂ«l ishim. Largimi yt i beftĂ« ndal hapin e njeriut qĂ« dashuron jetĂ«n dhe e fton tĂ« heshtĂ«. Mbase tĂ« mendojĂ« pĂ«r thelbin, jetĂ«n, familjen
 A Ă«shtĂ« njeriu njĂ« Ă«ndĂ«rr apo diçka mĂ« shumĂ«!? Disa grimca tĂ« parĂ«ndĂ«sishme nĂ« universin e pamatshĂ«m, apo esencĂ« qĂ« nuk zhbĂ«het?
Psalmisti kishte tĂ« drejtĂ« kur pyeti: “Kur mendoj qiejtĂ« e tu, qĂ« janĂ« vepĂ«r e gishtĂ«rinjve tĂ« tu, hĂ«nĂ«n dhe yjet qĂ« ti ke vendosur, çfarĂ« Ă«shtĂ« njeriu, qĂ« ta mbash mend, dhe biri i njeriut, qĂ« ta vizitosh?”

Jobi kishte tĂ« drejtĂ© kur shkroi: “Njeriu i lindur nga njĂ« grua jeton pak ditĂ« dhe Ă«shtĂ« plot shqetĂ«sime. Mbin si njĂ« lule, pastaj pritet; ikĂ«n me vrap si njĂ« hije dhe nuk e ka tĂ« gjatĂ«.

NĂ« qoftĂ« se njeriu vdes, a mund tĂ« kthehet pĂ«rsĂ«ri nĂ« jetĂ«? Do tĂ« prisja çdo ditĂ« tĂ« shĂ«rbimit tim tĂ« rĂ«ndĂ«, deri sa tĂ« arrinte ora e ndryshimit tim. Do tĂ« mĂ« thĂ«rrisje dhe unĂ« do tĂ« tĂ« pĂ«rgjigjesha; ti do tĂ« kishe njĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« madhe pĂ«r veprĂ«n e duarve tĂ« tua.”

(Jobi 14:1-2, 14-15)
Qofsh me Krishtin tĂ« cilit i besove o mik. VĂ«shtro bukuritĂ« e patregueshme dhe shijo atĂ« qĂ« materia s’mund tĂ« tĂ« jepte. Do tĂ« na mungosh nga kjo anĂ« e krijimit. Zoti bekoftĂ« familjen dhe i dhĂ«ntĂ« bujarisht ngushĂ«llim dhe paqe.

Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit: Lajm i hidhur i ndarjes nga jeta tĂ« gazetarit, publicistit dhe analistit tĂ« njohur Artur Zheji (1961–2025)! Zheji u shqua pĂ«r kontributin e tij nĂ« fushĂ«n e medias dhe publicistikĂ«s, si dhe nĂ« artin skenik, ku ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« si regjisor dhe autor i veprave artistike. TrashĂ«gimia e tij profesionale mbetet pjesĂ« e historisĂ« sĂ« gazetarisĂ« dhe kulturĂ«s shqiptare. NgushĂ«llime familjes, kolegĂ«ve dhe komunitetit mediak!

Deputeti Niko Peleshi: I trishtueshëm lajmi i ndarjes së papritur dhe të padrejtë nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Një mendje e mprehtë, një zë i guximshëm dhe një figurë e respektuar e medias shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo: Lamtumirë Zheji! Më trishtoi pa masë ndarja nga jeta e Artur Zhejit. Kjo është një humbje e madhe për shoqërinë shqiptare, miqtë, dhe veçanërisht familjarët e tij. Zheji, siç të gjithë e thërrisnin, ishte një figurë e rëndësishme e mjedisit intelektual shqiptar.

Analist i hollë politik dhe njohës i ngjarjeve ndërkombëtare, ai ishte një zë i fuqishëm përmes mendimit dhe ideve të tij, në median e shkruar dhe atë vizive.

Ndarja e parakohshme nga jeta, mĂ« trishton edhe mĂ« shumĂ«, pasi kam pasur fatin ta njoh nga afĂ«r. Kam ndarĂ« me tĂ« ide e mendime tĂ« cilat pĂ«rherĂ« i kam çmuar fort. Nga sot, shoqĂ«risĂ« sonĂ« do t’i mungojĂ« njĂ« mendje e mprehtĂ« dhe e guximshme.

NdĂ«rsa NE, miqve dhe familjarĂ«ve do t’i mungojĂ« njĂ« njeri i mirĂ« dhe i shtrenjtĂ«.
Të prehesh në paqe mik i mirë!

The post “Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegĂ« e politikanĂ« shprehin ngushĂ«llimet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Aksident nĂ« aksin “ShkodĂ«r-Koplik”, plagosen 3 persona, tĂ« gjithĂ« familjarĂ«

✇Albeu
By: M C

Aksident me tre tĂ« plagosur nĂ« aksin “ShkodĂ«r-Koplik”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 19:00, nĂ« aksin rrugor “ShkodĂ«r – Koplik”, tek Ura e VrakĂ«s, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojĂ« automjeti ka dalĂ« nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident nĂ« aksin “ShkodĂ«r-Koplik”, plagosen 3 persona, tĂ« gjithĂ« familjarĂ« appeared first on Albeu.com.

Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës

✇Albeu
By: M C

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji, së fundmi, janë bërë prindër të një djali të quajtur Daskan, një ngjarje që ka sjellë shumë gëzim në jetën e tyre.

Pas njĂ« periudhe tĂ« shkurtĂ«r pushimi pĂ«r t’u pĂ«rkushtuar familjes, kĂ«ngĂ«tarja ka vendosur tĂ« rikthehet nĂ« skenĂ«n publike, duke e shijuar jetĂ«n e natĂ«s me pasion. Ky rikthim Ă«shtĂ« pritur me shumĂ« interes nga fansat e saj.

Një natë e veçantë e kaloi Dafina në një nga diskotekat më të njohura të vendit, ku atmosfera ishte elektrizuese. Ajo duket se po e shijonte çdo moment, duke u kthyer në qendër të vëmendjes.

Me Kreshnikun pranë, ata shfaqnin një harmoni të veçantë, duke u relaksuar dhe duke kaluar momente të paharrueshme së bashku. Ky moment i bukur tregon se ata janë të lumtur si prindër dhe si çift.

Rikthimi i Dafina Zeqirit në jetën e natës është një dëshmi e forcës së saj si artiste, e cila nuk ka frikë të shprehë veten edhe pas një periudhe të rëndësishme siç është lindja e fëmijës. Ajo vazhdon të frymëzojë shumë të rinj.

Rikthimi i saj në skenë pas lindjes është një mesazh i fortë për të gjitha nënat, duke treguar se pas çdo sfide, ka mundësi për të shkëlqyer. Dafina është një simbol i forcës dhe pasionit, dhe fansat e saj mezi presin të shohin se çfarë do të sjellë ajo në të ardhmen.

The post Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës appeared first on Albeu.com.

Askush nuk e priste/ Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi

✇Albeu
By: M C

Mozzik sjell surprizĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« kĂ«tij viti – njĂ« biznes qĂ« askush nuk e priste.

Reperi i njohur ka vendosur tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« hap tĂ« guximshĂ«m jashtĂ« botĂ«s sĂ« muzikĂ«s, duke hapur njĂ« çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e cila Ă«shtĂ« frymĂ«zuar nga vajza e tij, Hana. Ky projekt i ri Ă«shtĂ« njĂ« shembull i pĂ«rkushtimit tĂ« tij ndaj edukimit dhe mirĂ«qenies sĂ« fĂ«mijĂ«ve.

Lajmi u bĂ« publik nga vetĂ« Mozzik, i cili shprehu emocionet e tij me fjalĂ«t: “HanaKids po hap dyert sot! Nga e hĂ«na, mĂ« 25 Gusht, fillojmĂ« punĂ«n me dashuri dhe pĂ«rkushtim pĂ«r mĂ« tĂ« vegjlit tanĂ«.” Kjo njoftim tregon angazhimin e tij pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« zhvillimin e brezit tĂ« ri.

Ky projekt nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« investim financiar, por njĂ« mesazh i fortĂ« nga Mozzik si baba. Ai thekson se: “FĂ«mijĂ«t janĂ« e ardhmja jonĂ« – ata nuk kanĂ« nevojĂ« vetĂ«m pĂ«r kujdes, por pĂ«r dashuri, siguri dhe njĂ« ambient qĂ« i rrit me buzĂ«qeshje e dituri.” Kjo qasje tregon njĂ« ndjeshmĂ«ri tĂ« thellĂ« pĂ«r nevojat e fĂ«mijĂ«ve.

HanaKids, që mban emrin e vajzës së tij, është një dedikim i ndjerë dhe një investim që e dallon reperin nga shumë të tjerë në estradë. Ai shpreh bindjen se çdo fëmijë meriton më të mirën, duke e bërë këtë projekt një simbol të përkushtimit të tij ndaj edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Me hapjen e HanaKids, Mozzik po i jep një shembull të shkëlqyer të tjerëve në industrinë e muzikës dhe biznesit. Ai tregon se si pasioni për fëmijët dhe edukimin mund të shndërrohet në një mundësi për të kontribuar në shoqëri. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve.

NĂ« pĂ«rmbyllje, Mozzik thekson: “Sepse çdo fĂ«mijĂ« meriton mĂ« tĂ« mirĂ«n!”. Ky mesazh Ă«shtĂ« njĂ« thirrje pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne qĂ« tĂ« mbĂ«shtesim iniciativat qĂ« promovojnĂ« mirĂ«qenien e fĂ«mijĂ«ve dhe edukimin e tyre. HanaKids Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt njĂ« tĂ« ardhmeje mĂ« tĂ« ndritur pĂ«r brezin e ri.

The post Askush nuk e priste/ Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet

✇Albeu
By: M C

Pylli i Sodës në Vlorë është rrezikuar të digjet pasditen e kësaj të shtune pasi një automjet u përfshi nga flakët.

Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur djegien e pyllit.

Aktualisht situata është nën kontroll ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet appeared first on Albeu.com.

“Gruan e vrava se mĂ« tradhtonte”, çfarĂ« deklaroi Nakoleci pasi u arrestua nga policia!

✇Albeu
By: M C

Pamjet që shikoni është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij një ditë më parë në Greqi.

Mësohet se ai ishte fshehur pranë një parkingu, 200 metra larg vendit ku vrau gruan e tij 36-vjeçare. Mësohet se shqiptari mbante veshur disa rroba që i gjeti në një kosh mbeturinash.

Nakoleci nuk i bëri rezistencë policisë ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për të zbuluar të tjera detaje, materiale apo sende që e përfshijnë atë në krim. Sipas raportimeve, Nakoleci ka deklaruar se e vrau gruan e tij pasi ajo e tradhtonte.

Autori dhe bashkëshortja e tij kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin që prej mëngjesit të ditës së djeshme. Teksa ajo ka tentuar të largohet nga shtëpia, autori e ka ndjekur pas me një mjet të mprehtë në dorë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Kanë qenë fëmijët e çiftit të cilët kanë lajmëruar policinë duke thënë se babai u ka therur nënën.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç.

Autori ka të shkuar kriminale si i përfshirë në trafikun e drogës në vitin 2019, ndërsa gjithashtu është shtruar dhe në një klinikë psikiatrike pas tentativës për vetëvrasje.

The post “Gruan e vrava se mĂ« tradhtonte”, çfarĂ« deklaroi Nakoleci pasi u arrestua nga policia! appeared first on Albeu.com.

Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital

✇Albeu
By: M C

Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Uniformat blu bĂ«jnĂ« me dije se sot, rreth orĂ«s 16:10, nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrugĂ«s “Butrinti”, Artur Zheji, dyshohet se ka shfaqur probleme shĂ«ndetĂ«sore gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« njĂ« restorant dhe gjatĂ« transportit drejt spitalit me autoambulancĂ«, ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Njoftimi i Policisë Sarandë/Infomacion paraprak

Sot, rreth orĂ«s 16:10, nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrugĂ«s “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, dyshohet se ka shfaqur probleme shĂ«ndetĂ«sore gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« njĂ« restorant dhe gjatĂ« transportit drejt spitalit me autoambulancĂ«, ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital appeared first on Albeu.com.

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

✇Albeu
By: M C

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit të jetës, pranë Zhejit ndodheshin familjarët, gruaja dhe djali i tij teksa po drekonin në Sarandë kur ai pësoi arrest kardiak.

Askush nuk e priste, por zemra ‘nuk e fali’ Zhejin. MenjĂ«herĂ« ai u dĂ«rgua nga familjarĂ«t nĂ« Spitalin e SarandĂ«s, por nuk ia doli.

Mësohet se gazetari është shprehur se nuk ndjehej mirë teksa drekonte me familjen në qytetin bregdetar ku kishte zgjedhur të pushonte disa ditë. Menjëherë u telefonua ambulanca, por Zheji mbërriti në duart e mjekëve pa shenja jete.

Artur Zheji, djali i gjuhĂ«tarit dhe pĂ«rkthyesit tĂ« shquar, Petro Zheji dhe i aktores Besa Imami, ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« median shqiptare. PĂ«rgjatĂ« karrierĂ«s sĂ« tij televizive, Zheji njihet kryesisht pĂ«r drejtimin e programit analitik “360 GradĂ«â€ i shfaqur nĂ« ekran qĂ« prej vitit 2017.

Ndër të tjera, gazetari ka mbajtur dhe poste drejtuese, përmendim këtu Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si dhe ka qenë në krye të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Zheji lindi më 29 Gusht 1961, por sot mbylli sytë përgjithmonë. Ajo që do të mbetet pas është krijimtaria dhe kontributi i tij në median shqiptare.

Veprimtaria e gjatë e Zhejit përfshin analiza politike, editoriale dhe drejtimin e disa programeve televizive. Ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit ka sjellë trishtim tek familjarët, miqtë si dhe në komunitetin mediatik shqiptar.

The post Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

✇Albeu
By: M C

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.

Mësohet se gazetari Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorte dhe djalin ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

MĂ« pas Ă«shtĂ« transportuar me autoambulancĂ« drejt urgjencĂ«s sĂ« spitalit “Petro Nako” tĂ« SarandĂ«s, por pa jetĂ«.

The post Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

✇Albeu
By: M C

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë përsëri vetë. Këtë pasdite, Serie A nis zyrtarisht, duke prerë shiritin e javës së parë të ndeshjeve të sezonit 2025-2026. Ndër ndeshjet e planifikuara nga liga e parë italiane për këtë rast, një nga ndeshjet më interesante është padyshim Interi kundër Torinos.

Të hënën, më 25 shtator, në orën 20:45, djemtë e trajnuar nga Cristian Chivu do të presin ata të menaxhuar nga Marco Baroni. Vendi, pa dyshim, është Stadio Giuseppe Meazza në San Siro.

Dy ekipe, zikaltrit dhe Granata, iu nĂ«nshtruan njĂ« riorganizimi tĂ« madh tĂ« skuadrave tĂ« tyre pĂ«rkatĂ«se kĂ«tĂ« verĂ«, duke filluar – natyrisht – me dy trajnerĂ«t qĂ« do tĂ« marrin pĂ«rsipĂ«r detyrĂ«n pas pak mĂ« shumĂ« se 48 orĂ«sh.

Megjithatë, duke folur për lajme dhe marrëveshje, drejtuesit e Milanos dhe Savoy sapo kanë përfunduar një takim tjetër. Këtë javë, klubi i Beppe Marottas dhe klubi i Urbano Cairos zyrtarizuan transferimin e Kristjan Asllanit nga brigjet e Naviglit në ato të lumit Po.

Mesfushori shqiptar Ă«shtĂ« transferuar nĂ« Torino me njĂ« marrĂ«veshje huazimi tĂ« caktuar pĂ«r 1.5 milion euro, me njĂ« opsion pĂ«r ta blerĂ« atĂ« pĂ«r rreth 11 milion euro. Lojtari i lindur nĂ« vitin 2002 u ndal tashmĂ« nĂ« Torino tĂ« enjten e kaluar, ku – siç ishte planifikuar – iu nĂ«nshtrua (dhe kaloi) vizitave mjekĂ«sore tĂ« zakonshme me Granatan.

Shkurt, ironikisht, Asllani, nĂ« paraqitjen e tij tĂ« parĂ« pĂ«r Torinon, mund tĂ« pĂ«rballet me ish-ekipin e tij. Po, “mundet”, sepse edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast, kushtĂ«zimi dĂ«shmon tĂ« jetĂ« njĂ« aleat besnik. Deri mĂ« tani, transferimi i lojtarit nĂ« Torino nuk Ă«shtĂ« konfirmuar ende zyrtarisht, kĂ«shtu qĂ« shanset pĂ«r ta parĂ« atĂ« nĂ« fushĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n duken tĂ« pakta.

NĂ« fakt, siç raportohet nga portali ToroZone kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, klubi i LombardisĂ« ende nuk u ka dĂ«rguar homologĂ«ve tĂ« tyre tĂ« Torinos dokumentet e nevojshme pĂ«r tĂ« regjistruar lojtarin. PĂ«r tĂ« shmangur çdo keqkuptim, do tĂ« duhet tĂ« presim edhe disa orĂ« pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« siguri – nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r. Pastaj, vetĂ«m fusha do tĂ« flasĂ« vetĂ«, dhe pastaj do tĂ« jetĂ« radha e Inter – Torinos.

The post Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon appeared first on Albeu.com.

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundĂ«r protestave tĂ« studentĂ«ve, nxjerr administratĂ«n nĂ« anti-protesta

✇Albeu
By: M C

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe pasi metodat e para nuk i kanë ecur, tashmë Vuçiç ka urdhëruar administratën që të dalë në anti-protesta kundër studentëve.

Siç thuhet nĂ« njĂ« mesazh qĂ« qarkullon nĂ« rrjetet sociale dhe grupet nĂ« Viber, “qytetarĂ«t qĂ« kundĂ«rshtojnĂ« bllokadat” do tĂ« mblidhen nĂ« tĂ« gjitha qeveritĂ« lokale nĂ« VojvodinĂ« (pĂ«rveç Novi Sadit). Ata njoftuan tubime nĂ« 29 vende tĂ« tjera nĂ« Serbi. Anti-protestat pritet qĂ« tĂ« fillojnĂ« pasditĂ«n e sotme nĂ« orĂ«n 6:30.

Tubimet e para të tilla u mbajtën të mërkurën, më 20 gusht, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç njoftoi se ato do të zhvilloheshin edhe të shtunën. Ato janë organizuar zyrtarisht nga Qendra për Stabilitet Social dhe zyrtarët më të lartë të SNS-së kanë ftuar qytetarët në to.

Sipas Danas, zyrtarët nga partnerët e koalicionit të Aleancës Progresive ishin gjithashtu të detyruar të paraqiteshin. Gjithashtu, ditët e fundit, në kutitë postare të banorëve të Novi Sadit janë shfaqur fletushka me mesazhe kundër bllokadave.

The post Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundĂ«r protestave tĂ« studentĂ«ve, nxjerr administratĂ«n nĂ« anti-protesta appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

✇Albeu
By: M C

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.

MĂ«sohet se dy 16-vjeçaret ishin nxĂ«nĂ«se nĂ« ShkollĂ«n e Mesme tĂ« MuzikĂ«s “Drita”. Dy tĂ« miturat u aksidentuan me motoçikletĂ« ndĂ«rsa fatkeqĂ«sisht nuk i mbijetuan plagĂ«ve tĂ« marra.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik ndërsa ka reaguar edhe shkolla për ngjarjen e rëndë.

“Me dhimbje tĂ« thellĂ« dhe zemra tĂ« tronditura morĂ«m lajmin pĂ«r ndarjen tragjike nga jeta tĂ« dy nxĂ«nĂ«seve tona tĂ« dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Humbja e tyre ka prekur thellĂ« çdo kĂ«nd nĂ« shkollĂ«n tonĂ« dhe ka lĂ«nĂ« pas njĂ« boshllĂ«k tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m. NĂ« kĂ«to çaste tĂ« rĂ«nda, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit e SHMK ‘Drita’ shprehim ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjet, tĂ« afĂ«rmit dhe miqtĂ« e tyre.

QoftĂ« kujtimi i ErionĂ«s dhe AlbinĂ«s i pĂ«rjetshĂ«m! U prehshin nĂ« paqe!”, thuhet nĂ« reagim.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor vazhdojnë punën për të zbardhur detaje.

The post Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm appeared first on Albeu.com.

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

✇Albeu
By: M C

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona të qytetit janë përfshirë nga stuhi të shoqëruara me erë të fortë dhe breshër.

Stuhia ka zgjatur rreth 20-30 minuta, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në disa segmente të rrugëve. Po ashtu, reshjet e dendura kanë çuar në krijimin e përmbytjeve të menjëhershme, pasi sistemi i kolektorëve të ujërave nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të shiut.

Era e fortë ka shkaktuar dëmtim të pemëve përgjatë rrugëve kryesore, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.

The post Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
NĂ« marrĂ«dhĂ«nie sot mund tĂ« ndiheni tĂ« pasigurt, por njĂ« bisedĂ« e sinqertĂ« me partnerin do t’ju ndihmojĂ« tĂ« sqaroni ndjenjat. NĂ« punĂ«, do tĂ« shfaqen mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r bashkĂ«punim qĂ« kĂ«rkojnĂ« vĂ«mendje ndaj detajeve. Energjia juaj fizike Ă«shtĂ« e mirĂ«, por shmangni stresin pĂ«rmes aktivitetit fizik. NĂ« aspektin financiar, Ă«shtĂ« koha tĂ« rishikoni buxhetin dhe tĂ« shmangni shpenzimet impulsive.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Sot marrëdhëniet romantike janë të qeta dhe të mbushura me mirëkuptim, por ruani durimin nëse lind ndonjë keqkuptim i vogël. Në punë, do të vlerësohet përkushtimi juaj, ndaj mos hezitoni të merrni iniciativa të reja. Shëndeti është në nivel të kënaqshëm, por kujdesuni për pushim të mjaftueshëm. Financat kërkojnë kujdes, ndaj mos bëni blerje të panevojshme.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Dita sjell flirte dhe surpriza nĂ« dashuri, ndaj jini tĂ« hapur pĂ«r biseda tĂ« reja. NĂ« punĂ«, kreativiteti juaj do tĂ« jetĂ« nĂ« kulm, duke ju ndihmuar tĂ« zgjidhni çështje tĂ« vjetra. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por njĂ« shĂ«titje nĂ« natyrĂ« do t’ju ndihmojĂ« tĂ« rifitoni energjinĂ«. Financat janĂ« stabile, por mos u nxitoni tĂ« investoni pa analizuar mirĂ« situatĂ«n.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në marrëdhënie mund të ndiheni të mbingarkuar, por një gjest i vogël dashurie do të ndryshojë atmosferën. Në sferën profesionale pritet të hasni ndonjë sfidë, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Në aspektin financiar, është mirë të jeni të kujdesshëm me shpenzimet e papritura.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Dita është e favorshme për të forcuar lidhjen me partnerin ose për të bërë njohje të reja interesante. Në punë do të ndjeni motivim të lartë dhe mund të përfundoni detyra të rëndësishme. Energjia është e mirë, por mos e teproni me lodhjen fizike. Në aspektin ekonomik, mund të merrni një lajm të mirë për të ardhurat.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri mund të ndiheni të pavendosur, por një bisedë e hapur do të qartësojë situatën. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja organizative dhe të fitoni vlerësimin e kolegëve. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj dietës, ndaj shmangni ushqimet e rënda. Financat janë të qëndrueshme, por mos u përfshini në shpenzime të mëdha.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot do të ndjeni më shumë harmoni në marrëdhëniet personale, ndërkohë që do të keni dëshirë të ndihmoni të tjerët. Në punë, një projekt i rëndësishëm merr hov dhe talenti juaj do të vihet re. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për balancën mendore. Financat kërkojnë planifikim më të mirë për të shmangur vonesat në pagesa.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
NĂ« dashuri mund tĂ« lindin tensione tĂ« vogla pĂ«r shkak tĂ« xhelozisĂ«, por njĂ« qasje e matur do tĂ« ndihmojĂ« situatĂ«n. NĂ« punĂ«, mund tĂ« pĂ«rballeni me sfida, por njĂ« koleg do t’ju ofrojĂ« ndihmĂ« tĂ« vlefshme. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m, por kushtojini vĂ«mendje pushimit. NĂ« aspektin financiar, shmangni huazimet ose shpenzimet e panevojshme.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Dita është e favorshme për të afruar më shumë me partnerin, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë interesant. Në punë do të ndiheni të frymëzuar dhe do të merrni vlerësime për idetë tuaja. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të hidratoheni mjaftueshëm gjatë ditës. Financat janë në rritje, por është mirë të kurseni për projektet e ardhshme.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Marrëdhëniet personale do të jenë në fokus sot, ku dialogu i hapur sjell zgjidhje për keqkuptime të vogla. Në punë, përpiquni të organizoni më mirë detyrat për të shmangur vonesat dhe ngarkesën. Shëndeti është i mirë, por një aktivitet sportiv do të përmirësonte gjendjen tuaj. Financat janë të balancuara, por mos rrezikoni me investime të paqarta.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri do të ndjeni një afrim të veçantë me partnerin, ndërsa beqarët mund të marrin një ftesë interesante. Në punë, është koha të shfaqni idetë tuaja dhe të merrni përgjegjësi të reja. Shëndeti është i mirë, por shmangni ushqimet me shumë sheqer. Financat do të stabilizohen, por mbani nën kontroll shpenzimet e vogla.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet në marrëdhënie dhe është momenti i duhur për të shprehur ndjenjat. Në aspektin profesional, pritet një ditë e qetë por produktive, ku mund të përfundoni projekte të rëndësishme. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje relaksit mendor. Financat janë të mira, por mos u tundoni nga ofertat e shpejta.

The post Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e saj lidhur me debatet e fundit politike në Kosovë.

“Kush do ta besonte qĂ« do tĂ« arrijnĂ« nĂ« pikĂ«n ku do ta fyejnĂ« Jusuf GĂ«rvallĂ«n? Definitivisht duan t’i pĂ«rmbysin vlerat”, shkroi artistja, duke kujtuar figurĂ«n e veprimtarit dhe patriotit tĂ« madh, i cili u flijua pĂ«r çështjen kombĂ«tare.

Reagimi i Ismailit vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur vajza e tĂ« ndjerit Jusuf GĂ«rvalla, Donika GĂ«rvalla-Schwarz, aktualisht Ministre e PunĂ«ve tĂ« Jashtme nĂ« detyrĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« debat tĂ« ashpĂ«r publik. NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ajo nuk arriti tĂ« sigurojĂ« votat e mjaftueshme pĂ«r t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Situata u bë edhe më e ndjeshme pasi bashkëpartiakja e saj, Shqipe Mehmeti Selimi, refuzoi ta votonte, duke u bazuar në disa deklarata të Gërvallës të bëra në vitin 2020 për bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin.

Përmes reagimit të saj, Adelina Ismaili i është bashkuar atyre zërave që e shohin këtë zhvillim si cenim të trashëgimisë dhe vlerave që përfaqëson emri i Jusuf Gërvallës.

The post Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën? appeared first on Albeu.com.

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

✇Albeu
By: M C

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir Keir Starmer, duke reflektuar një valë në rritje të mbërritjeve me varka të vogla përtej Kanalit La Manche. Shifra, e cila i përket periudhës deri në qershor 2025, është 14% më e lartë krahasuar me një vit më parë (97,107 aplikime) dhe pothuajse dyfishi i nivelit të vitit 2021.

Rritje e kërkesave, por edhe përshpejtim i procesimit

Megjithëse kërkesat për azil janë në nivele rekord, të dhënat e Home Office tregojnë se qeveria Laburiste ka arritur të redukojë stokun e pazgjidhur me një të katërtën, falë riorientimit të mbi 1,000 punonjësve civilë nga skema e dështuar për transferimin e emigrantëve në Ruandë drejt shqyrtimit të kërkesave. Kjo ka bërë që, për herë të parë në vite, ritmi i procesimit të tejkalojë rritjen e aplikimeve.

Debati mbi hotelet dhe reagimi i komuniteteve

Numri i azilkërkuesve të strehuar në hotele arriti në 32,059 në qershor 2025, një rritje me 8% nga një vit më parë, por në rënie nga kulmi prej mbi 56,000 në vitin 2023. Përdorimi i hoteleve si strehim mbetet një çështje e ndezur politike. Këtë javë, një këshill në Essex fitoi një vendim në Gjykatën e Lartë për të ndaluar përdorimin e një hoteli lokal për azilkërkues, duke nxitur këshille të tjera të shqyrtojnë veprime të ngjashme ligjore.

Organizata Refugee Council e vlerĂ«soi pĂ«rshpejtimin e vendimeve, por paralajmĂ«roi se “hotelet nuk janĂ« zgjidhja e duhur” dhe se prioritet duhet tĂ« mbetet “marrja e vendimeve tĂ« sakta qĂ« refugjatĂ«t tĂ« mund tĂ« fillojnĂ« ndĂ«rtimin e jetĂ«s sĂ« tyre nĂ« siguri”.

Shpenzimet publike dhe kriza e akomodimit

Të dhënat financiare tregojnë një ulje të kostos së azilit me 12% në vitin e fundit, duke rënë në 4.76 miliardë paund. Shpenzimet për akomodimin në hotele ishin 2.1 miliardë paund, ose rreth 5.8 milionë paund në ditë, në rënie me një të tretën krahasuar me vitin paraardhës. Megjithatë, kërkesa për strehim mbetet e lartë: mbi 106 mijë persona ndodheshin në akomodime të financuara nga shteti në qershor.

Rritje e kalimeve të parregullta dhe fëmijëve të pashoqëruar

Mbërritjet me gomone përbëjnë tashmë pjesën më të madhe të hyrjeve të parregullta në vend, me një rritje 38% krahasuar me vitin paraardhës. Ndër emigrantët ishin mbi 5,000 fëmijë, më shumë se gjysma e tyre të pashoqëruar. Organizatat humanitare paralajmërojnë se mungesa e rrugëve ligjore për bashkim familjar po i shtyn shumë prej tyre drejt trafikantëve dhe rrezikut të shfrytëzimit.

Deportime dhe largime vullnetare

Qeveria raportoi gjithashtu një rritje me 25% të deportimeve të detyruara, që arritën në 9,072 persona, shumica prej tyre rumunë dhe shqiptarë. Në të njëjtën periudhë, 26,761 persona u larguan vullnetarisht, kryesisht shtetas indianë, brazilianë dhe shqiptarë.

Shqiptarët në qendër të statistikave të azilit britanik

Fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar një transformim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Nga një prani e lartë në mbërritjet e parregullta, shqiptarët sot përfaqësojnë një pjesë më të vogël të kërkesave për azil, por mbeten ende në qendër të vëmendjes përsa i përket kthimeve dhe marrëveshjeve bilaterale mes dy vendeve. Ky zhvillim pasqyron ndikimin e politikave të reja migratore dhe bashkëpunimit ndërmjet Londrës dhe Tiranës.

Në vitin që përfundoi në qershor 2025, shtetasit shqiptarë përfaqësonin vetëm 2% të totalit të kërkesave për azil. Kjo tregon një ulje të ndjeshme nga periudha e mbërritjeve me gomone në 2022, kur shqiptarët përbënin pjesë të madhe të azilkërkuesve.

Në vitin që përfundoi në qershor 2025, numri i rikthimeve të detyruara (enforced returns) për shtetas shqiptarë ra me 9% krahasuar me vitin paraardhës.

Gjithashtu, shqiptarët përbënin 32% të rikthimeve të lidhura me azilin (kombinimi i rikthimeve të detyruara dhe atyre vullnetare lidhur me azil), me 3,369 shqiptarë të rikthyer nga ky grup.

PĂ«rsa i pĂ«rket rikthimeve vullnetare (“voluntary returns”), shqiptarĂ«t (2,198 persona) pĂ«rbĂ«nin rreth 55% tĂ« largimeve vullnetare nga India, Brazili dhe ShqipĂ«ria sĂ« bashku. Kjo shifĂ«r reflekton njĂ« ulje prej 41% krahasuar me vitin e mĂ«parshĂ«m.

NdĂ«rsa kryeministri Starmer ka premtuar tĂ« “shkatĂ«rrojĂ« bandat” qĂ« organizojnĂ« kalimet e rrezikshme nĂ«pĂ«r Kanalin La Manche, shifrat tregojnĂ« njĂ« sfidĂ« tĂ« dyfishtĂ«: menaxhimin e kĂ«rkesave rekord dhe gjetjen e zgjidhjeve tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r strehimin e azilkĂ«rkuesve.

Opozita konservatore dhe partia Reform akuzojnë qeverinë se numri i personave në hotele është rritur që prej ardhjes së Laburistëve në pushtet, ndërsa qeveria thekson se përshpejtimi i procesimit ka shmangur një krizë edhe më të thellë në akomodim.

Mbretëria e Bashkuar përballet me një sistem azili më të shpejtë, por gjithsesi të mbingarkuar. Rritja e flukseve, debati mbi hotelet dhe tensionet mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale tregojnë se kriza mbetet larg zgjidhjes. /MONITOR

The post Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Zjarr i “fuqishĂ«m” nĂ« Dukat, rrezikon banesat aty pranĂ«

✇Albeu
By: M C

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata paraqitet alarmante, pasi flakët po përhapen me shpejtësi dhe po rrezikojnë banesat e zonës.

Sipas informacioneve, në vendngjarje deri pak më parë ndodhej vetëm një makinë policie dhe disa kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në një kodër pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë. Terreni i vështirë dhe era e fortë po e bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi.

The post Zjarr i “fuqishĂ«m” nĂ« Dukat, rrezikon banesat aty pranĂ« appeared first on Albeu.com.

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

✇Albeu
By: M C

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Muzikës në Vlore, ku si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën në vend.

Kjo ngjarje vjen pasi pak më parë një fëmijë ka rënë nga lartësia në zonën e Lungomares dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares.

Sipas raportimeve, një fëmijë ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e fëmijës ende nuk bëhet me dije ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

✇Albeu
By: M C

Serbia e ka dĂ«nuar “fuqishĂ«m” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor tĂ« KosovĂ«s pĂ«r moscertifikimin e partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, Lista Serbe, pĂ«r zgjedhjet lokale tĂ« 12 tetorit, tha ministri i JashtĂ«m i SerbisĂ«, Marko Gjuriq.

Në një mbledhje të mbajtur të enjten pasdite, anëtarët e komisionit zgjedhor nuk votuan për certifikimin e saj pas ankesave të dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

NjĂ«ri nga anĂ«tarĂ«t, Sami Kurteshi, tha se mbi “90 pĂ«r qind tĂ« personave qĂ« janĂ« nĂ« listat e kandidatĂ«ve tĂ« ListĂ«s Serbe janĂ« tĂ« anĂ«tarĂ«suar nĂ« institucione paralele serbe nĂ« KosovĂ«â€.

Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.

NĂ« njĂ« shkrim nĂ« Facebook, Gjuriq tha se Serbia i bĂ«n thirrje bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« reagojĂ« nĂ« “mĂ«nyrĂ« vendimtare” ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«.

“Heshtja pĂ«rballĂ« njĂ« shtypjeje tĂ« tillĂ« do tĂ« barazohej me bashkĂ«fajĂ«si”, shkroi ai.

Ai e cilĂ«soi vendimin e KQZ-sĂ« si “shembull flagrant i inxhinierisĂ« politike qĂ« synon pĂ«rjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.

“Duke refuzuar kandidaturat e dorĂ«zuara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt, tĂ« cilat plotĂ«sojnĂ« tĂ« gjitha kĂ«rkesat ligjore, autoritetet nĂ« PrishtinĂ« edhe njĂ« herĂ« kanĂ« shkelur sundimin e ligjit dhe kanĂ« zbuluar synimin e tyre tĂ« vĂ«rtetĂ« – tĂ« heshtin zĂ«rin legjitim tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« dhe Metohi”, shkroi ai.

Vendimi u pĂ«rshendet nga ministrja nĂ« detyrĂ« e DrejtĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ«, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lista Serbe “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur ka vepruar kundĂ«r parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.

PZAP e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së muaj me parë për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në votime.

NĂ« prag tĂ« mbledhjes sĂ« KQZ-sĂ«, e ngarkuara me punĂ« nĂ« AmbasadĂ«n amerikane nĂ« PrishtinĂ«, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, shqetĂ«simin e Shteteve tĂ« Bashkuara nga çdo pĂ«rpjekje pĂ«r t’ua kufizuar partive serbe pjesĂ«marrjen nĂ« zgjedhjet lokale tĂ« tetorit.

Prattipati nĂ«nvizoi se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« serbĂ«t e KosovĂ«s tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« zgjedhje, duke shtuar se “jemi tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r çdo pĂ«rpjekje qĂ« ua kufizon kĂ«tĂ« mundĂ«si.

“Fola pĂ«r kĂ«to çështje me kryeministrin nĂ« detyrĂ« dhe i theksova vĂ«mendjen e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, theksoi ajo.

Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar atë fillimisht.

Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

NĂ«se certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrĂ« tĂ« gjitha katĂ«r komunat veriore: MitrovicĂ« e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lista Serbe ishte nĂ« pushtet nĂ« tĂ« dhjetĂ« komunat me shumicĂ« serbe nĂ« KosovĂ« deri nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, kur mori vendim pĂ«r t’u larguar nga institucionet nĂ« veri, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« kĂ«rkese tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r t’i zĂ«vendĂ«suar targat serbe tĂ« makinave me ato tĂ« KosovĂ«s./REL

The post Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale appeared first on Albeu.com.

❌