Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Policia ndalon punën e News 24: Godina e saj do të jepet për fabrikë armësh

Televizioneve News 24 dhe Panorama iu ndërpre sot sinjali i transmetimit ndërsa policia ndaloi gazetarët e tyre të hyjnë në zyra me arsyetimin se ishin urdhëruar të lironin godinën. Organizatat e medias dhe shoqërisë civile e dënuan rastin si pengim të punës së gazetarëve dhe cenim të lirisë së shprehjes.

Policia ndalon punën e gazetarëve

Në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit, policia rrethoi selinë e televizioneve News 24, Panorama dhe mediave të tjera të lidhura me to. Gazetarë, operatorë dhe teknikë u nxorën jashtë dhe u ndaluan të hyjnë, më pas godinës iu ndërpre energjia dhe sinjali i transmetimit.

Në godinën që dikur ka qene “Uzina e Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve” në Shkozë kanë zyrat edhe “BallkanWeb”, “Panorama”, “Panorama Sport” dhe “Gazeta Shqiptare”, pjesë të “Media Focus Group” dhe “Panorama Group” të familjes Hysenbelliu.

Lajmi u bë publik nga vetë gazetarët në rrjetet sociale. Osman Stafa shkroi në Facebook se askush nga stafi nuk u lejua të hynte në vendin e punës apo të transmetonte ngjarjen.

“Kam ardhur për të nisur lajmet dhe gjeta një dyzinë policësh që na penguan të punojmë”, tha përmes një videoje postimi gazetari Klevin Muka.

Drejtoresha e Përgjithshme e News 24, Anila Jole e konsideroi aksionin policor një “sulmi brutal i paprecedentë”. Ajo tha se gazetarët “u trajtuan si kriminelë”.

Konteksti ligjor dhe reagimi i organizatave

Një vendim i qeverisë i datës 12 mars 2025 i kaloi godinën e ish-Uzinës kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve KAYO, e cila drejtohet nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Objekti ku ndodhet “News 24” dhe mediat e tjera duket se do të shndërrohet në fabrikë mjetesh dhe logjistike ushtarake. Por procedura e kalimit të pronësisë ka qenë jo-transparente dhe për pretendimet e tyre, palët u janë drejtuar gjykatave.

Televizioni ka qenë qiramarrës prej vitit 2003 në këtë hapësirë, e cila deri në mars 2025 ishte në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Aksioni policor i ndërmarrë sot u dënua nga opozita dhe organizatat e medias. Në deklarata të ndryshme përfaqësues të opozitës e konsideruan atë një sulm.

Ndërkohë, “SafeJournalist Albania” paralajmëroi se ky veprim rrezikon lirinë dhe pavarësinë e medias.

“Ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksi dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Ne po e ndjekim nga afër situatën dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet,” deklaroi SafeJournalist Albania.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) kërkoi ndërprerjen e veprimeve policore që pengojnë gazetarët.

“Institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare,” u tha në deklaratën e Unionit.

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) theksoi se policia nuk paralajmëroi mediat, duke i lënë pa kohë për të marrë masa. AGSH kërkoi negociata urgjente që të garantojnë një tranzicion të butë pa ndërprerë punën e rreth 200 punonjësve të medias.

Organizata “Qëndresa Qytetare” kërkoi transparencë mbi operacionin dhe paralajmëroi se liria e medias në vend është në rënie të ndjeshme, kjo e reflektuar prej disa vitesh edhe nga raportet ndërkombëtare.

“Një vend që cenon lirinë e medias është gati të bëjë kurban lirinë e qytetarit”, paralajmëroi ndër të tjera organizata.

Lexo gjithashtu:

The post Policia ndalon punën e News 24: Godina e saj do të jepet për fabrikë armësh appeared first on Citizens.al.

Nga 22 deri me 24 gusht “Vajzë FEST”. Me 23 nga Amantia drejt Olimpit- Një spektakël i ideuar nga Fidel Ylli

Në fund të çdo gushti, Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani shndërrohet në një qendër pulsuese të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, në “Vajzë Fest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor. Kjo festë sjell në Vajzë artistë të njohur, kineastë, piktorë, muzikantë e figura publike që i…

Source

Gjergj Luca i përgjigjet me fakte akuzave, një mbrojtje publike për Rozafën dhe një betejë për transparencën

Nga Albert Vataj Kësaj radhe, Gjergj Luca, themeluesi dhe fryma e sipërmarrjes “Rozafa”, nuk ka qëndruar në heshtje përballë akuzave që kanë qarkulluar në disa portale dhe rrjete sociale. Me një qëndrim të kthjellët dhe një gjuhë të çlirët, ai ka zgjedhur të mos replikojë në mënyrë të nxituar ndaj sulmeve, por të japë një dëshmi publike të një përvoje, një transparencë të merituar për…

Source

Çmimet MTV, Lady Gaga kryeson me 12 nominime, ndiqet nga Bruno Mars dhe Kendrick Lamar

Me 7 shtator pritet të mbahet spektakli i muzikës, MTV, Video Music Awards dhe tashmë nominimet janë shpallur.

Lady Gaga, kryeson me 12 nominime, dhe fal albumit të saj të fundit, “Mayhem”, dhe duetit me Bruno Mars ‘’Die with a smile’’ ajo është në  garë  për bashkëpunimin me të mirë, muzikën pop, regjine, drejtimin artistik, kinematografinë, montazhin, koreografinë dhe efektet vizuale. 

Bruno Mars, në garën e 7 shtatorit të MTV, vjen me 11 nominime, ndërsa Kendrik Lamar me  10.   Beyoncé dhe Taylor Swift garojnë vetëm në kategorinë e artistit të vitit, dhe fituesi i kësaj kategorie do të njihet si ylli i muzikës Pop me e vlerësuara në histori.

Ne spektaklin e MTV në muajin shtator janë edhe dy kategori të reja, artisti më i mire kauntri dhe artisti më i mirë i Pop.

Lady Gaga dhe Bruno Mars kryesojnë në nominimet për MTV Video Music Awards 2025

Lady Gaga, Bruno Mars dhe Kendrick Lamar janë artistët me më shumë nominime për edicionin e sivjetshëm të çmimeve MTV Video Music Awards (VMAs).

Ndër artistët më të nominuar janë gjithashtu edhe Sabrina Carpenter dhe Ariana Grande, të cilat kanë pasur një vit të suksesshëm në muzikën pop.

Dy ikonat e muzikës Beyoncé dhe Taylor Swift, që ndajnë rekordin për më shumë çmime VMA të fituara ndonjëherë (nga 30 secila), këtë vit janë nominuar vetëm në një kategori, artistja e vitit. Edhe pse asnjëra nuk ka publikuar album gjatë vitit të fundit, të dyja kanë zhvilluar turne të mëdha dhe të suksesshme.

Taylor Swift mban rekordin si artistja me më shumë trofe “Moonman” si soliste, ndërsa shumë prej çmimeve të Beyoncé përfshijnë bashkëpunime. Kujtojmë se vitin e kaluar Swift ishte fituesja më e madhe e mbrëmjes, duke marrë shtatë çmime, përfshirë dy më kryesoret: artistja e vitit dhe videoja e vitit.

Për vitin 2025, Lady Gaga udhëheq me 12 nominime, Bruno Mars me 11, ndërsa reperi Kendrick Lamar ndjek me 10. Këngëtarja e hitit “Espresso”, Sabrina Carpenter, është nominuar në tetë kategori.

Ndër nominimet e Lady Gaga përfshihen artistja e vitit dhe albumi më i mirë për projektin e saj “Mayhem”. Artistja 39-vjeçare është aktualisht në një turne në SHBA.

Kënga Die With A Smile, një bashkëpunim mes Lady Gaga dhe Bruno Mars (edhe ai 39 vjeç), është nominuar për këngën e vitit. Dy artistët janë gjithashtu në garë për kategoritë bashkëpunimi më i mirë, kënga më e mirë pop, dhe videoja e vitit.

Këtë vit, ceremonia e VMA-ve sjell dy kategori të reja: artisti më i mirë country dhe artisti më i mirë pop.

Shfaqja do të zhvillohet më 7 shtator në UBS Arena në New York.

Nga ana tjetër, deri më tani nuk janë shpallur plane për edicionin e MTV Europe Music Awards për vitin 2025, me raportime që tregojnë se eventi është përkohësisht në pauzë./BBC/KultPlus.com

Gjergj Luca mbërrin në Fier me një megaprojekt, i lutet Kryeministrit Rama ta ndihmojë: Nuk do të zhgënjej!

Nga Albert Vataj Në një kohë kur zhvillimi shpeshherë ngatërrohet me betonimin, dhe përparimi me zëvendësimin e natyrës nga betoni, Gjergj Luca zgjodhi të ndalojë në Fier për të ngjizur jo një projekt për të pasurit, por një vizion për të gjithë. Agroturizmi “Rozafa” është më shumë se një investim, është një lutje publike për t’i dhënë vendit një tjetër mundësi, një tjetër rrugë…

Source

Daku i lumtur për dopietën me Rubin Kazan: Kur shënon dy gola, e fiton duelin me mbrojtjen!

Mirlind Daku ishte heroi i Rubin Kazan në fitoren 2-1 ndaj Sochit, duke realizuar të dy golat për skuadrën e tij dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni. Pas përfundimit të takimit, sulmuesi i kombëtares shqiptare komentoi sfidën dhe ndau emocionet e tij. “E nisëm mirë ndeshjen, por Sochi u rrit me kalimin e minutave. Në pushim folëm qartë: nuk mund të humbnim përqendrimin…

Source

Ëndrra e Bremer: Do ishte bukur të kishim Neymar te Juventusi

Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Gleison Bremer, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane La Gazzetta dello Sport, ku është ndalur në shumë tema që lidhen me skuadrën bardhezi, trajnerin e ri Igor Tudor dhe të ardhmen e disa prej lojtarëve kyç. Nuk ka munguar as një ftesë për bashkëkombësin e tij, Neymar, që dëshiron ta shohë te Juventusi. “Po flasim për një trajner që ka veshur këtë…

Source

Granit Xhaka si Lorik Cana, konfirmohet si kapiten te skuadra e Sunderland

Granit Xhaka ka befasuar në këtë merkato vere me një lëvizje të papritur, duke u larguar nga Bayer Leverkusen pas një sezoni të suksesshëm dhe duke u rikthyer në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare ka firmosur me Sunderland, skuadër që sapo është ngjitur në elitën e futbollit anglez. Debutimi i Xhakës erdhi në një ndeshje miqësore ndaj Real Betis, ku vëmendjen e mori një detaj i…

Source

❌