Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionit dhe sektorëve kryesorë të tjerë të vendit të shkatërruar nga lufta.
Mbretëria e pasur me naftë në Gjirin Persik është një nga mbështetëset kryesore të Qeverisë e re siriane, e cila mori pushtetin pas një ofensive të udhëhequr nga islamistët që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin e komtshëm të Sirisë, Bashar al-Assad, në dhjetor.
Duke folur në Forumit të Investimeve Siri-Arabi Saudite të mbajtur në pallatin presidencial në Damask, ministri saudit i Investimeve, Khalid Al-Falih, njoftoi për “nënshkrimin e 47 marrëveshjeve dhe memorandumeve mirëkuptimi… me një vlerë totale prej gati 6.4 miliardë dollarëve”.
Me praninë e presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe zyrtarëve të tjerë, ministri sirian i Ekonomisë, Mohammed al-Shaar, e quajti këtë forum “një hap të madh në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve tona vëllazërore”.
Falih tha se 2.9 miliardë dollarë do të dedikohen për infrastrukturë dhe do të ndërtohen tri fabrika të çimentos.
Kompanitë saudite të telekomunikacionit do të investojnë rreth 1.07 miliardë dollarë “me qëllim zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike”, shtoi ai.