Ădo qytetar me vendbanim apo vendqĂ«ndrim nĂ« ShqipĂ«ri, do tĂ« ketĂ« detyrimin tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«deklarimin e adresĂ«s sĂ« banimit nĂ«pĂ«rmjet e-Albania.
Por me qëllim vërtetimin që qytetari banon në adresën e deklaruar, do të ketë detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit, apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë në qira.
E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.
MĂ«nyra e paraqitjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r deklarimin e adresĂ«s sĂ« banimit apo ndryshimit tĂ« saj, pĂ«rcaktohen nĂ« vendimin âPĂ«r pĂ«rcaktimin e mĂ«nyrĂ«s sĂ« paraqitjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s, tĂ« dokumentacionit tĂ« nevojshĂ«m, tĂ« rregullave pĂ«r deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose tĂ« vendqĂ«ndrimit tĂ« shtetasve, si dhe pĂ«r shtetasit nĂ« institucionet shĂ«ndetĂ«sore dhe nĂ« institucionet e ekzekutimit tĂ« vendimeve penaleâ.
Vendimi hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
âShtetasit me vendbanim ose vendqĂ«ndrim nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« kryejnĂ« deklarimin, ndryshimin ose saktĂ«simin e vendbanimit apo tĂ« vendqĂ«ndrimit nĂ« rrugĂ« elektronike (on-line), nĂ« portalin qeveritar âe-Albaniaâ, duke ngarkuar dokumentin e pronĂ«sisĂ« sĂ« banesĂ«s, kontratĂ«n e qiramarrjes, tĂ« huadhĂ«nies, tĂ« pĂ«rdorimit ose çdo dokument tjetĂ«r tĂ« ligjshĂ«m, qĂ« provon vendbanimin ose vendqĂ«ndrimin e tyre nĂ« adresĂ«n e deklaruarâ, theksohet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« vendim.
Zyrat e gjendjes civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda 3 ditëve.
Vendimi po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.
Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari.
Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes, kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik.
Vendimi po ashtu, përcakton se institucionet shëndetësore dhe ato të ekzekutimit të vendimeve penale, kur mbajnë shtetas për më shumë se tre muaj, kanë detyrimin të raportojnë automatikisht pranë gjendjes civile për vendqëndrimin e tyre.
Pas daljes nga këto institucione, njoftimi për përditësim të adresës duhet të bëhet brenda 5 ditëve.
Vendimi i plotë:
Shtetasit me vendbanim ose vendqĂ«ndrim nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« kryejnĂ« deklarimin, ndryshimin ose saktĂ«simin e vendbanimit apo tĂ« vendqĂ«ndrimit nĂ« rrugĂ« elektronike (on-line), nĂ« portalin qeveritar âe-Albaniaâ, duke ngarkuar dokumentin e pronĂ«sisĂ« sĂ« banesĂ«s, kontratĂ«n e qiramarrjes, tĂ« huadhĂ«nies, tĂ« pĂ«rdorimit ose çdo dokument tjetĂ«r tĂ« ligjshĂ«m, qĂ« provon vendbanimin ose vendqĂ«ndrimin e tyre nĂ« adresĂ«n e deklaruar.
Shtetasi, i cili kĂ«rkon tĂ« banojĂ« nĂ« njĂ« familje ekzistuese, paraqet kĂ«rkesĂ«n nĂ« rrugĂ« elektronike (on-line), nĂ«pĂ«rmjet portalit qeveritar âe-Albaniaâ.
Kjo kĂ«rkesĂ« duhet tĂ« konfirmohet nga kryefamiljari i familjes pritĂ«se nĂ« portalin qeveritar âe-Albaniaâ, duke respektuar standardet e banimit, tĂ« miratuara nga legjislacioni nĂ« fuqi.
Dokumentet e ngarkuara nga shtetasi nĂ« shĂ«rbimin elektronik nĂ« portalin qeveritar âeAlbaniaâ ruhen nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave tĂ« Regjistrit KombĂ«tar tĂ« Gjendjes Civile.
Deklarimi, ndryshimi ose saktësimi i vendbanimit, me kërkesë të kryefamiljarit, pasqyrohet njëkohësisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
Anëtari madhor i familjes, i cili kërkon të ndryshojë vendbanimin, më parë duhet të kryejë procedurën e veçimit nga familja.
Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.
Shtetasi ka detyrimin të deklarojë vendqëndrimin e tij, përveç rasteve të parashikuara në pikën 8 të këtij vendimi.
Për shtetasit, që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor afatgjatë dhe kur qëndrimi në këto institucione zgjat më shumë se 3 (tre) muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga plotësimi i afatit të mësipërm, pranë zyrës së gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial institucionin përkatës, listën emërore të tyre, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
Kur përfundon qëndrimi i shtetasve në një nga institucionet e përcaktuara në pikën 8 të këtij vendimi, institucioni përkatës njofton zyrën e gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial lidhur me këtë fakt, brenda 5 (pesë) ditëve.
Shkëmbimi i të dhënave, sipas pikave 8 dhe 9 të këtij vendimi, kryhet me ndërveprim nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit.
Në rastet kur konstatohet se anëtarët e së njëjtës familje kanë adresë vendbanimi të ndryshme nga njëri-tjetri, nëpunësi duhet të kryejë saktësimin e të dhënave të vendbanimit.
Me ndryshimin e vendbanimit të shtetasve, nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative kryhen përditësimet e përbërësve të tjerë të gjendjes civile, si elementet e adresës së vendbanimit dhe numri i votimit.
Zyrat e gjendjes civile nĂ« bashki/njĂ«si administrative, nĂ« rastin kur konstatojnĂ« se ka mangĂ«si nĂ« dokumentacion pĂ«r deklarimin, ndryshimin ose saktĂ«simin e vendbanimit apo tĂ« vendqĂ«ndrimit, njoftojnĂ« brenda 24 (njĂ«zet e katĂ«r) orĂ«ve shtetasit pĂ«r plotĂ«simin e dokumentacionit nĂ«pĂ«rmjet portalit qeveritar âe-Albaniaâ.
Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar nga zyra e gjendjes civile bëhet nga shtetasit brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi.
Zyrat e gjendjes civile nĂ« bashki/njĂ«si administrative, nĂ« rastin kur konstatojnĂ« se adresa e shtetasit nuk pĂ«rmban tĂ« gjitha elementet e adresĂ«s, sipas dispozitave tĂ« parashikuara nga legjislacioni pĂ«r sistemin e adresave nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, njoftojnĂ«, brenda 24 (njĂ«zet e katĂ«r) orĂ«ve, shtetasit pĂ«r plotĂ«simin e dokumentacionit nĂ«pĂ«rmjet portalit qeveritar âe-Albaniaâ. PlotĂ«simi i dokumentacionit tĂ« kĂ«rkuar nga zyra e gjendjes civile bĂ«het nga shtetasit brenda 3 (tri) ditĂ«ve nga njoftimi.
Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, kur konstatojnë element të pasaktë të adresës, që mund të rregullohet prej tyre, e saktësojnë këtë element kryesisht, pa qenë nevoja për aplikim nga ana e shtetasit. 16.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo zyra që mbulon shtetësinë dhe refugjatët njofton shërbimin e gjendjes civile për çdo akt që krijon, shuan apo ndryshon të drejta lidhur me vendqëndrimin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi, të shtetasve të huaj që kanë fituar statusin e refugjatit ose të mbrojtjes plotësuese, si dhe të personave pa shtetësi.
Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pas marrjes së dokumentacionit dhe të kërkesës nga shtetasit apo nga institucionet që e kanë këtë detyrim ligjor, bën deklarimin ose ndryshimin e adresës së shtetasit të huaj në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes civile, sipas rregullave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për të huajt.
Vendimi nr. 1243, datĂ« 11.12.2009, i KĂ«shillit tĂ« Ministrave, âPĂ«r pĂ«rcaktimin e dokumenteve, qĂ« duhen tĂ« paraqesin shtetasit, e tĂ« procedurave qĂ« duhet tĂ« kryejnĂ« zyrat e gjendjes civile, nĂ« bashki/ njĂ«si administrative dhe institucionet shtetĂ«rore tĂ« posaçme, pĂ«r ndryshimet e vendbanimit/adresĂ«s sĂ« shtetasveâ, tĂ« ndryshuar, shfuqizohet.
Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./ Monitor
The post Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm, ja si do të funksionojë appeared first on Albeu.com.