Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Treni që ”fluturon” mbi shina me 600 km/h

Kina ka prezantuar një projekt ambicioz që mund të ndryshojë rrënjësisht transportin e shpejtë në botë. Kompania shtetërore CRRC zbuloi trenin e saj më të ri me levitacion magnetik (maglev), nuk prek hekurudhën, i cili pritet të arrijë shpejtësinë prej 600 km/h, duke u bërë një nga trenat më të shpejtë në botë dhe më i shpejti në Kinë. Ky model inovativ përdor rrota gome deri në 150 km/h…

Source

Kryeprokurori Çela kundër Kodit të ri Penal: Ashpërsimi me burg jo zgjidhje, rrit potencialin e kriminalizimit të individit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka reaguar lidhur me draftin e prezantuar nga qeveria për ndryshimet në Kodin Penal. Çela shprehet se para se të diskutohej mbi draftin e prezantuar, do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror. Në reagim zyrtar, thuhet se ashpërsimi me burg nuk është zgjidhja e vetme, pasi rritet potencialin e kriminalizimit…

Source

Kosova pa Kuvend, Çejku: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë zgjidhja e vetme

Ish-ambasadori Arben Çejku flet për situatën ku pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve prej muajsh, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Për të roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjidhja e krizave politike, por interpretimi i Kushtetutës, ndërsa theksoi se vendimet politike kërkojnë vullnet dhe përgjegjësi nga liderët. ”Le të përballen në zgjedhje. Nëse Kurti fiton sërish…

Source

Spiropali në Gjenevë: Konferenca botërore e kryetarëve të Parlamenteve do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka ndarë pamje nga vizita në Gjenevë të Zvicrës. Sipas Spiropalit, konferenca botërore e kryetarëve të Parlamenteve do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve. ”Pritja në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar, punimet e së cilës do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të…

Source

Drafti i Kodit Penal, prokurori Olsian Çela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë, sjell konfuzion e paqartësi

Pak ditë më parë u prezantua drafti i Kodit të ri Penal, por aty mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Për të zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi ”për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë”. E njëjta situatë kishte përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, kryetari i së cilës Sokol Sadushi, e bëri të qartë në takim pakënaqësinë e…

Source

Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit, ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, i cili ishte zhdukur dy ditë më parë. FSK bën të ditur se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. “Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet mes të tjerash në…

Source

Rama poston foto nga Divjaka: Ura e re e Kularit dhe Sulzotajt

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga ura e re e Kularit dhe Sulzotajt që ndodhet në Divjakë. Një investim ky që do ti shërbejë zonës dhe do të lehtësojë lëvizjen në këtë zonë, e cila shërben për të vizituar Divjakën dhe plazhet përreth zonës. Me përfundimin e këtij projekti, përmirësohet transporti i përditshëm, rritet qasja në shërbimet publike dhe lehtësohet lëvizja për raste emergjente.

Source

Mbi 26 mijë hektarë me pyje të djegura nga zjarret, dëmi shkon mbi 161 milionë euro

Zjarret që kanë rënë ane mbarë vendit, këtë muaj kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit. Në krahasim me 2023-shin në total, zjarret në 7 muaj të këtij viti kanë djegur gati 5-fish më shumë sipërfaqe. Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve…

Source

Koncerti i parë në Prishtinë, Gjesti shihet i përlotur: Kam luftuar shumë për këtë ditë

Që pas daljes nga Big Brother, Gjesti mbrëmë mbajti koncertin e parë në Prishtinë, në Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku. Ai u shfaq shumë i prekur dhe me sytë e lotuar. Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun. ”Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë.

Source

Çollaku: Berisha sjell 300-400 mijë vota. Mund të bllokohen mandatet, grupi të mbajë qëndrim për 11 Majin

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike. Për të vetëm Sali Berisha e ka dashur realisht bashkimin dhe kërkoi një ”Foltore të madhe” për të gjithë demokratët. Sakaq theksoi se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë dhe dështimi ishte i parashikuar. Çollaku shton edhe PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor.

Source

Kryemadhi: Mamanë e quajtën pastruese. E ëma: Direktivat u dhanë në Kongresin e PS-së!

Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha se nënën e saj, Fatime Kryemadhi, SPAK e ka përfshirë si të pandehur në dosje, sepse ka ndihmuar atë për të pastruar veprën penale të fshehjes së pasurisë. ”E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me…

Source

Nga janari në qershor, ulet numri i aksidenteve rrugore

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve…

Source

Neda Balluku: Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti. Kam parë që Egli po ecën, po rritet

Opinionistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Neda Balluku, ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë. E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të…

Source

BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme. Këto janë përfundimet kryesore pas arritjes së marrëveshjes për një kornizë tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, në Skoci, më 27 korrik. Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë…

Source

VIDEO e plotë e ngjarjes me kamarierin 18-vjeçar në Vlorë. Ja si vazhdoi sherri më pas në lokal

Pas bujës së madhe dhe reagimit qytetar, këtë mbrëmje kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun e tij, dhunuan një kamarier 18-vjeçar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Momenti i konfliktit dhe njerëzit që largohen me vrap nga njësia hoteliere, në kushtet e panikut.

Source

💾

Prefektura e Korçës: Të gjitha vatrat janë shuar, strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren

Situata në Parkun Kombëtar Prespës, Bashkia Pustec paraqitet e qetë, ndërsa aktualisht nuk ka vatra aktive zjarri. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren për të garantuar stabilitetit dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm. Sipas Prefekturës së Qarkut Korçë të gjitha vatrat e zjarrit në zona të tjera të qarkut janë shuar. ”Vijon monitorimi i vazhdueshëm nga strukturat…

Source

Ministrja Denaj: Qendër kombëtare për Teknologjitë Bujqësore, qasje efikase për kërkimin shkencor

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Institutin Tony Blair dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka konceptuar një model të ri funksional për Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shqipëri, në kuadër të vizionit strategjik “Bujqësia 2030”. Qendrat në Fushë-Krujë, Lushnjë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër do të bashkërendohen për herë të parë në një strukturë të…

Source

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit të një Kuvendi të ngrirë

Deri më 8 gusht Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar legjislaturën e nëntë. Njohësit e çështjeve kushtetuese shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të sjellë jo vetëm një vendim të shpejtë, por edhe të qartë, ndryshe rrezikohet një krizë e rëndë. ”Përtej diskursit politik, besoj që Kosova ka hyrë në një krizë e cila…

Source

Trump hedh kritika për kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë punë të tmerrshme

Presidenti i Amerikës, Donald Trump e quajti kryebashkiakun e Londrës “një person të keq” gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Starmer. Po ashtu Trump po fliste në një konferencë për shtyp në Skoci, ku ndodhet në një vizitë katër-ditore joformale verore. Ai shtoi se kryebashkiaku i Londrës ”ka bërë një punë të tmerrshme”, por se “me siguri” do ta vizitonte Londrën.

Source

Ministri Mazniku zhvillon një takim pune: Ristrukturimi vendor për t’i dhënë energji të re Vlorës

Në Vlorë u zhvillua një takim pune me grupin e ngritur për ristrukturimin e qeverisjes vendore, nën drejtimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Mazniku deklaroi se ristrukturimi vendor është një domosdoshmëri për t’i dhënë energji të re Vlorës, për të garantuar standarde të reja europiane në administrim dhe për të…

Source

❌