Korçë, bashkia në krah të sektorit privat për turizëm cilësor dhe gjithëvjetor
TIRANĂ, 17 korrik/ATSH/ U zhvillua sot nĂ« bashkinĂ« e Korçës njĂ« takim me Komitetin pĂ«r Zhvillimin Turistik, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bizneseve dhe aktorĂ« tĂ« tjerĂ« lokalĂ«, ku nĂ« qendĂ«r ishte analiza e potencialeve tĂ« turizmit dhe forcimi i rolit tĂ« tij nĂ« ekonominĂ« e kĂ«tij qyteti.
Ky takim u ndërtua si një proces bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, me qëllim prezantimin e ecurisë së deritanishme të zhvillimit turistik në Korçë.
Gjatë takimit u diskutua hapur mbi sfidat dhe mundësitë e sektorit, u analizuan në thellësi drejtimet strategjike përmes metodologjisë SWOT. Një tjetër qëllim i takimit ishte hartimi i një plani konkret veprimi për një turizëm të qëndrueshëm.
Pjesëmarrësit vunë theksin tek një angazhim i përbashkët për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të Korçës, nëpërmjet një turizmi cilësor, gjithëvjetor dhe të bazuar në identitetin unik kulturor, natyror dhe historik të Korçës.
Bashkia Korçë bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë krah komunitetit dhe sektorit privat, në çdo hap të këtij procesi. /j.p/
Â
The post Korçë, bashkia në krah të sektorit privat për turizëm cilësor dhe gjithëvjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.