Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?
Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Radunoviq më 24 korrik tha se mund të organizohet një referendum për qytetarët e Bokas lidhur me këtë çështje.
Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike.
Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.
âDo tĂ« bĂ«jmĂ« çfarĂ« duhet. Perla do tĂ« mbetet perlĂ«â, tha kreu i Kotorit, Vladimir Jokiq.
ĂfarĂ« e motivoi ministrin tĂ« propozojĂ« referendumin?
Deklarata e Radunoviqit erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në korrik në Paris, ku u vlerësua se ka pasur përkeqësim serioz të ruajtjes së zonës natyrore dhe historiko-kulturore të këtij qyteti.
U hap gjithashtu mundësia që Kotori të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.
Malit të Zi iu kërkua vendosja e një moratoriumi mbi projektet ndërtimore në zonën e mbrojtur, që përfshin pjesë të komunave Kotor, Tivat, Herceg Novi dhe Cetinje.
âDuhet tĂ« mendojmĂ« nĂ«se na sjell mĂ« shumĂ« dobi tĂ« jemi nĂ« UNESCO apo mĂ« shumĂ« pĂ«rfitim nĂ«se mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ«. KĂ«to janĂ« dĂ«me tĂ« mĂ«dhaâ, tha Radunoviq.
Ai shtoi se duhet hapur një debat publik mbi statusin e Kotorit.
âDhe tĂ« shpallet njĂ« referendum pĂ«r qytetarĂ«t e Bokas qĂ« tĂ« shihet çfarĂ« do tĂ« bĂ«het mĂ« tej dhe nĂ«se duhet ende tĂ« jemi nĂ« UNESCOâ, shtoi ai.
Statusi i trashëgimisë botërore në rrezik?
Sipas raportit të UNESCO-s, është theksuar se Mali i Zi nuk ka përmbushur rekomandimet kyçe që janë përsëritur për vite me radhë.
Pikat problematike përfshijnë mungesën e ekspertëve, mungesën e një Studimi për Zonën e Mbrojtur, ligje të pakoordinuara dhe mungesë transparence në planifikim.
PĂ«r kĂ«tĂ« arsye UNESCO kĂ«rkon ndalim urgjent tĂ« lĂ«shimit tĂ« lejeve tĂ« ndĂ«rtimit, ndryshime tĂ« ligjeve qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me mbrojtjen e trashĂ«gimisĂ« kulturore, ndalim tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« burimeve natyrore nĂ« zonĂ«n e mbrojturâŠ
Nevojitet gjithashtu njĂ« rishikim i planeve tĂ« zhvillimit urban pĂ«r tâu pĂ«rputhur me parimet e ruajtjes sĂ« vlerave tĂ« jashtĂ«zakonshme universale, forcimi i institucioneve dhe krijimi i njĂ« sistemi transparent tĂ« menaxhimit.
Afati për zbatimin e masave përfundon në shkurt të vitit 2026.
Ministria e Kulturës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për koment mbi nismën e Radunoviqit, si dhe për pasojat nëse Mali i Zi nuk zbaton rekomandimet e UNESCO-s.
âJemi tĂ« barabartĂ« me njĂ« fatkeqĂ«si natyroreâ
Kryetari i Komunës së Kotorit, Vladimir Jokiq, e hodhi poshtë idenë për referendum, duke theksuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrim civilizues.
âRuajtja e vlerave tĂ« jashtĂ«zakonshme universale nuk mund tĂ« jetĂ« objekt referendumi. As qeveria, as komuna, as qytetarĂ«t nuk duan tĂ« shkĂ«puten nga qytetĂ«rimiâ, tha Jokiq.
Ish-ministrja e Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq, vlerësoi se deklarata e Radunoviqit për një referendum të mundshëm përfaqëson një qëllim të rrezikshëm të qeverisë për të shkatërruar Boka Kotorskën dhe për ta fshirë atë nga harta e trashëgimisë botërore.
âPropozimi Ă«shtĂ« absurd, jashtĂ«zakonisht i papĂ«rgjegjshĂ«m dhe tregon njĂ« mosnjohje themelore tĂ« fakteve dhe standardeve ndĂ«rkombĂ«tareâ, u shpreh Novakoviq Gjuroviq.
Edhe dega e Kotorit e LĂ«vizjes âEvropa Taniâ, e kryeministrit Milojko Spajiq, deklaroi se janĂ« kundĂ«r idesĂ« pĂ«r organizimin e çfarĂ«do referendumi.
âĂĂ«shtjet zhvillimore dhe infrastrukturore tĂ« Kotorit dhe Boka Kotorska janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe kĂ«rkojnĂ« qasje serioze, por zgjidhjet duhet tĂ« kĂ«rkohen brenda kornizĂ«s qĂ« nĂ«nkupton ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« kulturore dhe historikeâ, thanĂ« nga LĂ«vizja âEvropa Taniâ.
Arkitektja Biljana Gligoriq tha se Kotori mund të përfshihet së shpejti në listën e kuqe të UNESCO-s.
âKa qenĂ« njĂ« herĂ« mĂ« parĂ« nĂ« atĂ« listĂ«. Pas tĂ«rmetit. Ja si kemi kujdesur pĂ«r tĂ«. Jemi tĂ« barabartĂ« me njĂ« fatkeqĂ«si natyrore pĂ«r kĂ«tĂ« perlĂ« tĂ« planetitâ, tha Gligoriq.
âStatusi i UNESCO-s Ă«shtĂ« njohje, jo pengesĂ«â
NĂ«se Mali i Zi nuk i pĂ«rmbush rekomandimet deri mĂ« 1 shkurt tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, Kotori mund tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« ListĂ«n e TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore nĂ« Rrezik â njĂ« regjistĂ«r ndĂ«rkombĂ«tar i vendeve qĂ« pĂ«rballen me kĂ«rcĂ«nime serioze ndaj vlerave universale.
Statusi i trashëgimisë botërore që gëzon Kotori nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson njohje për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, thuhet në deklaratën e 65 organizatave joqeveritare.
âHumbja e kĂ«tij statusi do tĂ« sillte pasoja afatgjata â rĂ«nie tĂ« besimit, ulje tĂ« investimeve, humbje tĂ« interesit nga partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe dĂ«mtim tĂ« reputacionit tĂ« shtetitâ, deklaruan organizatat joqeveritare.
Heqja dorë nga statusi i UNESCO-s do të nënkuptonte lënien e hapësirës vetëm në dorën e logjikës së tregut, duke anashkaluar interesin publik dhe identitetin kulturor, u shpreh sektori civil.
Shembuj të humbjes së statusit të UNESCO-s
Në raste ekstreme, një lokacion mund të hiqet plotësisht nga lista e UNESCO-s, siç ndodhi me Luginën e Elbës në Dresden të Gjermanisë dhe me portin e Liverpulit.
Lugina e lumit Elba pranë Dresdenit ishte vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që u hoq nga lista e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.
Dresdeni është një nga qytetet e rralla në Gjermani që ka ruajtur pamjen e tij prej 250 vitesh.
U hoq nga lista sepse autoritetet vendosën të ndërtojnë një urë moderne me katër korsi mbi lumin.
Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, ndërtimi i urës nuk e ruante vlerën universale të jashtëzakonshme të luginës së lumit Elba.
Më parë, në vitin 2007, UNESCO kishte fshirë nga lista Rezervatin e oriksit arab (një lloj i rrallë antilope) në Oman, pasi autoritetet vendase e zvogëluan zonën e mbrojtur me 90 për qind, duke shkatërruar vlerën universale të jashtëzakonshme të asaj zone./rel