Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Manjani: Nuk pashë askund asnjë demokrat që të shajë Sali Berishën, i cili ka mbrojtur Veliajn

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar mbrojtjen që Sali Berisha i bëri sot Erion Veliajn, duke thënë se nuk po sheh asnjë demokrat që të shajë kreun e PD-së. ”Unë nuk e kam mbrojtur aq shumë Erion Velinë (për të mos thënë që se kam mbrojtur fare) kur thashë se “prokurori i çështjes është sjellë pa etikë dhe me ngarkesa personale në sallën e gjyqit”. Se kundër arrestit jo…

Source

FOTO/ Rama bën humor me lokalin që ka zaptuar trotuarin në Londër: Po këtë shqipot e kanë?

Në vend vijon puna për lirimin e hapësirave publike, dhe kryeministri Edi Rama e ka çtensionuar situatën përmes një postimi në Facebook. Kreu i qeverisë ka publikuar foton e një lokali në Londër të Britanisë, ku duken shtesat që kanë bllokuar trotuarin. “Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”…

Source

Humb jetën turistja në Himarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. Një turiste 23-vjeçare humbi jetën këtë të mërkurë në plazhin e Filikurit. Ajo rrëshqiti aksidentalisht teksa ishte duke zbritur në plazh përmes një terreni të thepisur shkëmbor. E lënduar ka mbetur edhe një 18-vjeçare. …

Source

Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën

Aktivistja Greta Thunberg, për herë të parë ndodhet në Tiranë dhe protestoi në sheshin ”Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli. Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Ndonëse numri i të pranishmëve në këtë protestë nuk duket aq i lartë, pjesëmarrësit mbronin fort për kauzën e tyre…

Source

Sherri për mandatin, Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Shkatërruam çdo gjë për 1 javë

Sherret për një mandat ka sjellë pasoja. Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Për të ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që i votuan dhe që me votën e tyre i ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. “Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte…

Source

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt: SPAK i dorëzoi hetimin, klienti ynë i mohon akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar në Instagram pasi SPAK i komunikoi Veliajt përfundimin e hetimit dhe ngritjen ndaj tij të akuzave “korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së mosdeklarimit të pasurisë” dhe “futje e sendeve të ndaluara në burg”. “Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj…

Source

Dosja “Veliaj”, merret e pandehur deputetja e PS-së, Klotilda Bushka

Hetimi i SPAK-ut për dosjen “Veliaj” pritet të çojë një total prej gati 30 të pandehurish, persona fizikë dhe shoqëri tregtare. SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS-së, Klotilda Bushka për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e sa vërtetës”. Të pandehur janë edhe Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, dy të fundit familjarë të Ajola Xoxas.

Source

Hashim Thaçi nga Haga rikthehet në Rubikon, me intervistën ndër më të rëndësishmet në jetën e tij

Hashim Thaçi nga Haga rikthehet në Rubikon, me intervistën ndër më të rëndësishmet në jetën e tij. Në një intervistë shumë të gjatë, me shumë peshë, jo vetëm për shkak të pozicionit prej nga jepet qelia e paraburgimit, por edhe për shkak të thellësisë, ndjeshmërisë dhe sinqeritetit që e përshkon. Ish-Presidenti dhe ish-kryeministri flet hapur dhe në hollësi për të gjitha temat: – Si i ka parë…

Source

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ambasada e Amerikës në Tiranë, informon se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm. Në konferencën përmbyllëse të projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e…

Source

Apeli vë vulën, dënohet “Rrumi i Shijakut”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e shpallur fajtor për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë. Laho u dënua me 3 vite burg, por përfitoi ulje prej 1/3 për gjykim të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg.

Source

FOTO/ Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në provincën e Brescias janë publikuar në mediat sociale. Aksidenti ku mbetën të vdekur mes flakëve çifti nga Milano Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano u regjistrua mëngjesin e djeshëm dhe mrekullisht shpëtoi nga përplasja një 56-vjeçar, i cili udhëtonte me automjetin e…

Source

Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim me homologun turk. Flitet për forcim të bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş. Ky i fundit e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë…

Source

Rradhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë, merret një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e mjeteve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025. Masat janë ndërmarrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të…

Source

Endri Shabani: Lapaj u ankua për dajën tim, por mandatin ia kalo motrës së tij!

Sherreve me akuza të forta mes Lapajt dhe Shabanit, zgjidhjen e dha sot KQZ, ku mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” mori në zgjedhjet e 11 Majit, ia kaloi partisë së Adriatik Lapajt. Endri Shabani në një reagim, thotë se Lapaj u ankua për dajën e tij, por që mandatit ia kaloi ”motrës” (vajzës së tezes). Postimi i plotë U mbars mali dhe…Njëmijë akuza. Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt…

Source

”Regjimi Tango”, Kadilli: Të çlirojmë opozitën nga modeli identik me të pushtetit

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një miku të çmuar, mbështetës i zëshëm i Berishës dhe PD-së berishiste dhe pastaj, si profanë të mjeshtërisë së nderuar të arkiteturës dhe urbanistikës, u kthyem tek ato që dimë më mirë, punët e politikës. Miku im, si shumica fataliste e opozitës, kur nuk ka më asnjë…

Source

Kreshnik Çollaku: Ilir Alimehmeti me 19 mijë vota nuk hyn në Parlament, kandidati PSD me 2500 vota, PO!

Këtë të mërkurë KQZ i dha dritën jeshile rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit për qarkun Tiranë dhe ndarjes së mandateve. Kreshnik Çollaku në një reagim shpreh vendosmërinë e tij për atë që e quan farsë elektorale. Për të, Ilir Alimehmeti me 19 mijë vota nuk hyn në Parlament, kurse kandidati PSD me 2500 vota futet në Kuvend. ”Shikoni me çfarë Kodi Zgjedhor u zhvilluan këto zgjedhje.

Source

BE hap tjetër kapitull, Spiropali: Intensifikojmë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. Sakaq edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ka përshëndetur këtë vendim. Ajo shkruan se Kuvendi do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”. Postimi i plotë Ftesa e Presidencës Daneze…

Source

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon

Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës Gjykatë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga…

Source

Presidenti Begaj në Berat: Kuvendi i Sinjës, ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë Berat, Ervin Ceca me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale. Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve…

Source

❌