❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin

✇Albeu
By: M C

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja e 14-vjeçarit, Erald Xhejo janë publikuar.

Siç shihet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekspertë mjeko-ligjorë.

Lokali është rrethuar ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën vdekjen e një të mituri nga bashkëmoshatari i tij.

Ende nuk dihen shkaqet ndërsa bëhet me dije se viktima humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, një bashkëmoshatar me viktimën ndodhet në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga sherri i regjistruar rreth orës 17:50.

Ai gjithashtu është nën mbikëqyrjen e policisë.

The post Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin appeared first on Albeu.com.

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

✇Albeu
By: M C

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi pritet të mbyllë kapitullin e aventurës me Romën. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kumbulla ka pasur oferta nga disa ekipe të ndryshme në Itali dhe Spanjë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Mallorca, ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll duket se ka në plan të përforcojë mbrojtjen dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë një lojtar me përvojë në Seria A dhe Champions League. Kumbulla do të sjellë eksperiencë dhe aftësi mbrojtëse që mund të ndihmojnë skuadrën në stabilizimin e repartit pas një sezoni të vështirë.

Transferimi pritet të përparojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin me padurim konfirmimin zyrtar nga klubi. Afrimi i Kumbullës mund të konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën spanjolle, e cila synon të ketë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për të arritur objektivat e sezonit të ri.

PĂ«r KumbullĂ«n, kjo mund tĂ« jetĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« rikuperuar ritmin e lojĂ«s dhe pĂ«r tĂ« demonstruar cilĂ«sitĂ« e tij nĂ« njĂ« kampionat tĂ« fuqishĂ«m si La Liga, duke kontribuar nĂ« suksesin e Mallorcas dhe duke rritur prezencĂ«n e tij nĂ« futbollin ndĂ«rkombĂ«tar. Transferimi gjithashtu do t’i mundĂ«sojĂ« mbrojtĂ«sit tĂ« luajĂ« pranĂ« bashkĂ«kombĂ«sve dhe tĂ« forcojĂ« marrĂ«dhĂ«niet sportive nĂ« skuadĂ«r, duke krijuar njĂ« ambient tĂ« favorshĂ«m pĂ«r performanca tĂ« mira.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Mallorcas këtë verë dhe pritet të ketë një rol kryesor në strategjinë e skuadrës për sezonin e ri.

The post Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U plagos për vdekje nga bashkëmoshatari, identifikohet 14-vjeçari në Maliq

✇Albeu
By: M C

Erald Xhejo, është 14-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e sotme pas një sherri në Maliq. I mituri nuk ka arritur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg rreth orës 17:50.

Plagosja ka ndodhur pas një konfliktii cili ka agravuar në përdorimin e thikave. Të dy të miturit e përfshirë janë plagosur por Xhejo nuk arriti të mbijetojë. Autori, një 14-vjeçar është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e policisë.

The post EMRI/ U plagos për vdekje nga bashkëmoshatari, identifikohet 14-vjeçari në Maliq appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në qarkun e Beratit, 3 vatra mbeten ende aktive

✇Albeu
By: M C

Situata e zjarreve në qarkun e Beratit vijon të jetë problematike, me tre vatra ende aktive, kryesisht në Poliçan, Berat dhe Skrapar.

Terreni në këto zona është kryesisht malor dhe puna po kryhet me mjete rrethanore, pompa uji shpine, si dhe me ndërhyrjen e avionëve nga ajri. Zjarret kanë shkaktuar dëme kolosale në sipërfaqe pyjore dhe bimësi.

Situata me zjarret në Berat, vatrat aktive deri tani janë:

1-Vijon aktive dhe me intensitet zjarri mesatar vatra nĂ« ZonĂ«n e Mbrojtur Balloll nĂ« NJA TĂ«rpan nĂ« Poliçan. Zjarri zhvillohet brenda pyllit nĂ« terren tĂ« vĂ«shtire dhe i pamundur pĂ«r ndĂ«rhyje nga forcat tokĂ«sore. Kjo vatĂ«r zhvillohet nĂ« disa drejtime, nĂ« drejtim tĂ« fshatit Plashnik i madh, nĂ« drejtim tĂ« lagjes SelenicĂ«, tĂ« fshatit Çorogjaf, si dhe vetĂ« sipĂ«rfaqen pyjore. Vleresimi i dhĂ«nĂ« nga Frejtuesi i MZSH-sĂ« dhe oficeri i forcave tĂ« ushtrisĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m ndĂ«rhyrja nga ajri. JanĂ« nĂ« vĂ«ndngjarje forcat e ushtrisĂ«, 1 mjet zjarrfikĂ«s dhe 6 zjarrfikĂ«s, 15 forca tĂ« ushtrisĂ« dhe 5 punonjĂ«s tĂ« ADZM-sĂ« Berat po nisen edhe 2 zjarrfikĂ«se nga Poliçani.

2-Vatra e zjarrit në fshatin Velçan, NJA Sinjë në Berat është aktive në një drejtim, në terren të vështirë për ndërhyrje.Forcat zjarrfikëse, me 2 mjete dhe 12 zjarrfikës janë në vatër.

NĂ« lidhje me zjarrin nĂ« fshatin Velçan, flakĂ«t tashmĂ« janĂ« larg nga banesat, banorĂ«t dhe banesat janĂ« tĂ« sigurta. NĂ« vatrĂ«n e zjarrit po operojnĂ« 2 helikopterĂ« dhe mjetet zjarrĂȘfikĂ«se.

3-Vatra e zjarrit në fshatin Orizaj NJA Qendër Skrapar vijon të jetë aktive dhe në terren të vështirë. Për momentin situata është e qetë. Po shkojnë 8 efektivë dhe 2 mjete zjarrfikëse. Mjetet nuk operojnë dot deri në vend.

The post Situata e zjarreve në qarkun e Beratit, 3 vatra mbeten ende aktive appeared first on Albeu.com.

Agravon sherri mes adoleshentëve në një lokal në Maliq, plagoset me thikë 14-vjeçari, i mituri humb jetën në spital

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg. Policia bën e me dije se rreth orës 17:50 një konflikt ka agravuar në perdorimin e thikave ku për pasojë është plagosur një 14-vjeçar.

Fatkeqësisht i mituri nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital. I riu është identifikuar me inicialet E.XH. Autori, një 14-vjeçar është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që sollën këtë ngjarje tragjike.

“Maliq/Informacion paraprak. Rreth orĂ«s 17:30, nĂ« fshatin Pirg, nĂ« ambientet e njĂ« lokali, ka ndodhur njĂ« konflikt dyshohet me mjet prerĂ«s (thikĂ«) mes dy 14-vjeçarĂ«ve.

Si pasojĂ« e plagĂ«ve tĂ« marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« spital. 14-vjeçari tjetĂ«r autori i dyshuar i ngjarjes Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« spital, pĂ«r tĂ« marrĂ« mjekim, dhe Ă«shtĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrjen e PolicisĂ«. Grupi hetimor nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« po punon pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« ngjarjes,” thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

The post Agravon sherri mes adoleshentëve në një lokal në Maliq, plagoset me thikë 14-vjeçari, i mituri humb jetën në spital appeared first on Albeu.com.

Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit!

✇Albeu
By: M C

Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati një konflikt midis një grupi demonstruesish dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe, të cilët u mblodhën para ambienteve të SNS-së për të mbrojtur ndërtesën. Kur demonstruesit arritën në ato ambiente, u qëlluan me mjete piroteknike dhe ndërtesa e selisë së SNS-së u dogj. Përleshje midis policisë dhe demonstruesve ndodhën edhe në Beograd, në disa vende.

Në lidhje me këtë situatë Ministria e Punëve të Brendshme serbe reagoi duke u shprehur se pamjet e shpërndara në mediat sociale janë nxjerrë nga konteksti dhe se policia nuk ka dhunuar demonstrueisit. Sipas ministrisë policia është sulmuar nga protestuesit. Më konkretish në reagim ministtia u ndal tek rasti i një videoje që qarkullon kur policia dhunon një grua.

Sipas njoftimit mbi policët u hodhën blloqe betoni, shishe qelqi dhe sende të tjera, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk do të tolerojë dhunën kundër oficerëve të policisë, as përpjekjet për të portretizuar në mënyrë të rreme punën e tyre me qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre.

The post Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit! appeared first on Albeu.com.

23 vatra aktive në gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca të emergjencave dhe ushtrisë në terren, edhe zonat problematike janë nën kontroll

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes bën një përditësim të situatës nga zjarret në vend, deri në orën 17:00, datë 15 Gusht, dhe thotë se janë aktive 23 vatra. Sipas institucionit, pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike.

Aktualisht po punohet në këto zona:

* Syri i KaltĂ«r (DelvinĂ«) – Vazhdon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit nĂ« lartĂ«sitĂ« e Malit tĂ« Sopotit. NĂ« terren janĂ« 67 forca zjarrfikĂ«se me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivĂ« tĂ« FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbĂ«shtetĂ«se. NĂ« mbĂ«shtetje edhe avioni italian “Canadair”.

* PecĂ«, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet nĂ« vĂ«zhgim nga strukturat vendore.

* Kuç (HimarĂ«) – Zjarr nĂ« sipĂ«rfaqe pyjore, nĂ« operim forcat zjarrfikĂ«se.

* Brataj (SelenicĂ«) – Zjarr nĂ« shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikĂ«se nĂ« terren.

* Mali me Gropa, Val (BulqizĂ«) – Dy vatra nĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur, terren i thyer; po monitorohet nga punonjĂ«s tĂ« AdZM dhe forca vullnetare.

* TĂ«rnovĂ« (BulqizĂ«) – Zjarr nĂ« pyje tĂ« dendura, nĂ« operacion 8 zjarrfikĂ«s, forca pyjore, bashkiake dhe FA, me mbĂ«shtetje nga njĂ« helikopter.

* ZhapokikĂ«, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me pĂ«rhapje tĂ« shpejtĂ«, dje u evakuuan 20 banorĂ«. NĂ« terren po operojnĂ« zjarrfikĂ«s, punonjĂ«s tĂ« AdZM, forca ushtarake dhe 3 helikopterĂ« (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).

* Velçan (Berat) – Pas angazhimit qĂ« nĂ« mesditĂ«, me ndĂ«rhyrje nga toka dhe nga ajri, Ă«shtĂ« arritur tĂ« shmanget rreziku pĂ«r banesat nĂ« Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranĂ« nga AKMC, teksa 20 efektivĂ« shtesĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura dhe 2 helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore do vazhdojnĂ« tĂ« operojnĂ« deri nĂ« neutralizimin e plotĂ« tĂ« vatrĂ«s.

* Orizaj (Skrapar) – Zjarr nĂ« shkurre, pa rrezik pĂ«r banesat, nĂ«n monitorim.

* VokopolĂ« (Poliçan) – Vatra me intensitet tĂ« ulĂ«t, nĂ«n monitorim.

* Mbrakull (Poliçan) – SituatĂ« e qetĂ« dhe nĂ«n kontroll.

* IbĂ« (TiranĂ«) – Zjarr i vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, u shmang rreziku pĂ«r banesat.

* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (TiranĂ«) – Vatra e vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, pa rrezik pĂ«r banesat.

* Ferraj dhe Zall-Herr (TiranĂ«) – Vatra Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, pas njĂ« pune mjaft tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r shkak tĂ« terrenit.

* Spanesh, Kazie (RrogozhinĂ«) – Zjarr i izoluar, nĂ«n vĂ«zhgim.

* Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull) – Zjarr i vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, situata e qetĂ«.

* HormovĂ« (TepelenĂ«) – Zjarr nĂ« lartĂ«sitĂ« e MajĂ«s sĂ« Golikut; njĂ« vatĂ«r tjetĂ«r pranĂ« antenave tĂ« RTSH, po mbahet nĂ«n monitorim.

* Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Gramsh) – ËshtĂ« ndĂ«rprerĂ« pĂ«rhapja drejt fshatit NartĂ«, pas punĂ«s sĂ« forcave. NĂ« terren zjarrfikĂ«s, forca bashkiake, FA dhe vullnetarĂ«.

* Mukaj, Sojnik (Gramsh) – Zjarr nĂ« shkurre e ferra, nuk rrezikohen banesat; nĂ« terren forca zjarrfikĂ«se, FA dhe vullnetarĂ«.

* KunorĂ« DardhĂ« – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (FushĂ« ArrĂ«z) – Situata e rĂ«nduar, zjarri po pĂ«rparon nĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ« drejt zonave malore. NĂ« operacion janĂ« mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivĂ« tĂ« FA.

* GĂ«rmenj (KolonjĂ«) – Zjarr nĂ« pyje pishe, nĂ« operim nga forcat zjarrfikĂ«se.

* VelĂ«s (MirditĂ«) – Zjarri nĂ« pyll pishe, nĂ« terren forca zjarrfikĂ«se, bashkiake, pyjore dhe vullnetare, me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shkak tĂ« dendĂ«sisĂ« sĂ« bimĂ«sisĂ«.

The post 23 vatra aktive në gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca të emergjencave dhe ushtrisë në terren, edhe zonat problematike janë nën kontroll appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin

✇Albeu
By: M C

Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ky zhvillim vjen në prag të samitit të shumëpritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, që pritet të mbahet në Alaskë.

Sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« RusisĂ«, “84 ushtarakĂ« rusĂ« janĂ« kthyer nga territoret nĂ«n kontrollin e regjimit tĂ« Kievit. NĂ« kĂ«mbim, forcat e armatosura ukrainase morĂ«n 84 tĂ« burgosur lufte.”

Presidenti Zelensky, nga ana e tij, bëri me dije se mes të liruarve janë edhe civilë që ishin mbajtur nga autoritetet ruse për pothuajse një dekadë.

“NdĂ«r civilĂ«t e liruar sot janĂ« persona tĂ« arrestuar qĂ« nga viti 2014, 2016 dhe 2017,” shkroi ai nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social X (ish-Twitter). Ai shtoi gjithashtu se “mes ushtarakĂ«ve tĂ« liruar janĂ« mbrojtĂ«sit e Mariupolit.”

Shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë mbetet një nga të paktat fusha ku Moska dhe Kievi vazhdojnë bashkëpunimin, më shumë se 3.5 vite pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

The post Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin appeared first on Albeu.com.

Trump optimist për një marrëveshje me Putinin: Ka vetëm 25% mundësi që takimi të dështojë

✇Albeu
By: M C

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox News Radio, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i bindur se homologu rus Vladimir Putin do tĂ« shfaqĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje. Sipas tij, kĂ«rcĂ«nimi pĂ«r vendosjen e sanksioneve tĂ« reja ndaj RusisĂ« ka qenĂ« njĂ« faktor vendimtar pĂ«r organizimin e takimit. Trump theksoi se incentivat ekonomike dhe sanksionet janĂ« “mjete shumĂ« tĂ« fuqishme” nĂ« negociata.

Presidenti sqaroi se takimi i nesërm do të shërbejë si përgatitje për një takim të dytë, i cili, sipas tij, do të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Megjithatë, Trump shmangu dhënien e detajeve mbi përmbajtjen e mundshme të një marrëveshjeje apo mbi natyrën e incentiva­ve dhe sanksioneve që mund të diskutohen.

Ai shtoi se ekziston një mundësi prej 25% që ky takim të mos sjellë rezultate.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, Trump deklaroi se duhet tĂ« ndodhĂ« njĂ« “shkĂ«mbim kufijsh” mes Kievit dhe MoskĂ«s, pa dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« shpjegime pĂ«r kĂ«tĂ« propozim.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka në plan të komunikojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me liderë evropianë pas përfundimit të samitit, por sqaroi se nuk do të ketë ftesa për palët e tjera nëse bisedimet me Putinin nuk shkojnë siç pritet.

I pyetur nëse do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin rus, Trump u tregua i rezervuar, duke thënë se ende nuk është e sigurt nëse do të ketë një dalje të përbashkët për mediat. Megjithatë, ai premtoi se do të bëjë deklarata menjëherë pas takimit, pavarësisht rezultatit.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar më herët se pas samitit do të mbahej një konferencë e përbashkët mes dy liderëve, çka lë të kuptohet se mund të ketë mospërputhje qëndrimesh brenda vetë administratës amerikane.

The post Trump optimist për një marrëveshje me Putinin: Ka vetëm 25% mundësi që takimi të dështojë appeared first on Albeu.com.

Tentoi të hipte në avion me thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

✇Albeu
By: M C

Një 39-vjeçar shqiptar, është denoncuar nga oficerët e Stacionit të Policisë së Comisos për mbajtje të armëve jashtë banesës pa leje.

Shqiptari ishte nisur për në Tiranë nga Aeroporti i Comisos dhe kishte fshehur një thikë me teh 7.5 cm si dhe një sfungjer metalik brenda valixhes së tij. Sendet u zbuluan gjatë kontrolleve të sigurisë, të kryera nga personeli i kompanisë SAC, nën mbikëqyrjen e oficerëve të Policisë së Shtetit në detyrë në aeroport.

Mjetet e gjetura u sekuestruan, ndërsa 39-vjeçari u denoncua në gjendje të lirë në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Raguzës.

The post Tentoi të hipte në avion me thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve

✇Albeu
By: M C

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%. Sipas ekspertëve të këmbimit valuator, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektet sezonale të lidhura me turizmin. Muajt e verës shoqërohen me ofertë të shtuar valutore, për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj.

Oferta e lartë valutore në treg vazhdon të zhvendosë kursin e Euros në rënie, pavarësisht madje edhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit, Banka Qendrore ka rifilluar blerjet e valutës për të frenuar mbiccmimin e monedhës vendase. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionëeuro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të jetë një faktor me ndikim në nivelete ulëta të inflacionit të ulët të importuar në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë evidenton se inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i Lekut vazhdon të ndikojë negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve, duke filluar nga turizmi, që po bëhet gjithnjë e më shumë sektor themelor për ekonominë shqiptare./ Monitor

The post Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, makina përplaset me furgonin, përfundon në spital një person

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në segmentin Lushnjë-Berat, pranë Karbunarës, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Audi ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës, në një moment kur një minifurgon po kryente parakalimin. Nga përplasja, minifurgoni ka përfunduar në anën tjetër të rrugës dhe një person është dërguar në spitalin e Lushnjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po menaxhon qarkullimin. Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

The post Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, makina përplaset me furgonin, përfundon në spital një person appeared first on Albeu.com.

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Tiranës liroi Eduart Lamin, i arrestuar në fillim të vitit menjëherë pas vrasjes së Lulzim Vishës.

Pavarësisht versioneve jo zyrtare dhe shkaqeve reale se përse policia shkoi në banesë për të kryer kontrolle, teksa ishte vendosur në kërkim të autorëve të këtij krimi, autoritetet nuk gjetën indicie dhe prova për ta lidhur Eduart Lamin me ekzekutimin e Vishës.

Ai u gjet fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për këtë ishte dënuar me gjykim të shkurtuar me dhjetë muaj burgim, që gjatë seancës u konstatua se i kishte shlyer me kohën e paraburgimit. Për këtë arsye, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 37-vjecarit, i cili u prangos nga policia e Tiranës në banesën që i përkiste kushëririt të tij, Ervis Lami dhe ku u bllokua një automatik me silenciator, fishekë dhe këllëf pistolete, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në 24 janar, Lulzim Visha, i cili punonte si postier u gjet i vrarë brenda një makinë në fshatin Zall Mner. Një nga pistat që hetoi policia është ajo e vrasjes pas një konflikti për tokat, por nuk u përjashtua edhe pista e vrasjes për hakmarrje pasi i vëllai i viktimës gjatë 1997 kishte vrarë shtetasin Refik Domi.

Për këtë krim, autori kishte shlyer dënimin dhe familja e autorit nuk ka patur probleme në vijim. Gjithsesi, megjithë veprimet hetimore për ta zbardhur vrasjen e Lulzim Vishës, autori ende nuk është zbuluar.

The post U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin ose tërhiqeni nga dikush i ri që zgjon ndjenja të veçanta. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni admirimin e kolegëve, por shmangni keqkuptimet me eprorët. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht ndaj lodhjes së tepërt ose dhimbjeve të muskujve. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme për të ruajtur ekuilibrin.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Sot nĂ« marrĂ«dhĂ«nie mund tĂ« ndjeni nevojĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« ose qartĂ«si, ndĂ«rsa beqarĂ«t mund tĂ« takojnĂ« dikĂ« interesant nĂ« njĂ« mjedis tĂ« papritur. NĂ« aspektin profesional, njĂ« projekt i ri do t’ju frymĂ«zojĂ«, por kĂ«rkohet pĂ«rqendrim dhe vĂ«mendje ndaj detajeve. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, megjithatĂ« mos e teproni me aktivitetet fizike. NĂ« financa, njĂ« pagesĂ« e vonuar mund tĂ« vijĂ« sot, duke pĂ«rmirĂ«suar situatĂ«n tuaj.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Dashuria sot mbart energji pozitive, me mundĂ«si pĂ«r biseda tĂ« thella dhe zgjidhje tĂ« keqkuptimeve tĂ« kaluara. NĂ« punĂ«, njĂ« koleg mund t’ju kĂ«rkojĂ« ndihmĂ«, duke forcuar bashkĂ«punimin dhe harmoninĂ« nĂ« ekip. Kujdes me dietĂ«n, pasi mund tĂ« tundoheni nga ushqime tĂ« pashĂ«ndetshme. NĂ« aspektin financiar, Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« plane afatgjata dhe pĂ«r tĂ« kursyer.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
NĂ« marrĂ«dhĂ«niet personale, sot mund tĂ« dalin nĂ« pah ndjenja tĂ« pathĂ«na; tregohuni tĂ« hapur dhe tĂ« sinqertĂ« me partnerin. NĂ« punĂ«, pritet njĂ« ditĂ« dinamike me sfida tĂ« vogla, por me vendosmĂ«ri do t’i tejkaloni lehtĂ«. ShĂ«ndeti kĂ«rkon pak mĂ« shumĂ« kujdes, sidomos pĂ«r ata qĂ« vuajnĂ« nga alergjitĂ«. NĂ« anĂ«n financiare, shmangni investimet e rrezikshme dhe fokusohuni nĂ« stabilitet.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot ndjeni dĂ«shirĂ« pĂ«r aventura nĂ« dashuri, por kini kujdes tĂ« mos lĂ«ndoni ndjenjat e dikujt tjetĂ«r. NĂ« punĂ«, idetĂ« tuaja tĂ« reja do tĂ« vlerĂ«sohen nga shefat, ndaj mos hezitoni t’i shprehni. NĂ« aspektin shĂ«ndetĂ«sor, prireni tĂ« jeni energjik, por mos harroni tĂ« pushoni mjaftueshĂ«m. Financat janĂ« nĂ« rritje, por njĂ« shpenzim i papritur mund tĂ« kĂ«rkojĂ« rishikim tĂ« buxhetit.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
Dashuria sot kërkon më shumë vëmendje dhe ndoshta një bisedë të sinqertë për të zgjidhur një çështje të vogël. Në punë, pritet një takim i rëndësishëm që mund të sjellë mundësi të reja ose përgjegjësi shtesë. Kujdesuni për shëndetin mendor, duke gjetur kohë për relaks dhe reflektim. Në aspektin financiar, është mirë të mos merrni vendime të nxituara sot.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhëniet sot janë të mbushura me harmoni dhe ndjenja të thella, duke ju sjellë kënaqësi dhe siguri emocionale. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një avancim ose vlerësim. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të balancuara, por është momenti ideal për të bërë një planifikim të ri.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Sot në dashuri mund të ndiheni të pasigurt ose të hutuar; komunikimi i hapur do të ndihmojë në qartësimin e situatës. Në aspektin profesional, një detyrë e re mund të kërkojë më shumë përkushtim, por do të arrini rezultate të mira nëse punoni me kujdes. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje, veçanërisht ndaj stresit. Financat janë të qëndrueshme, megjithatë shmangni blerjet impulsive.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Në marrëdhënie, sot do të ndjeni përkrahje dhe dashuri të sinqertë nga partneri ose miqtë e ngushtë. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni kreativitetin tuaj dhe të fitoni besimin e atyre që ju rrethojnë. Shëndeti është i mirë, por kujdes me ndryshimet e motit që mund të ndikojnë në humorin tuaj. Financat janë të mira, por është këshillueshme të shmangni huatë ose borxhet.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot dashuria kërkon më shumë durim dhe mirëkuptim, sidomos nëse keni pasur mosmarrëveshje të vogla kohët e fundit. Në aspektin profesional, një koleg mund të ofrojë mbështetje për një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është stabil, por kini kujdes me ushtrimet fizike të rënda. Financat janë të qëndrueshme, por një shpenzim i papritur mund të kërkojë vëmendje.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, sot ndiheni më të lirë për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja, duke forcuar lidhjen me partnerin ose duke krijuar një njohje të re. Në punë, pritet një ditë produktive me mundësi për të mësuar diçka të re. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me orët e gjata të punës. Në aspektin financiar, është mirë të ruani kursimet dhe të shmangni rreziqet.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet romantike sot janë të mbushura me pasion dhe surpriza të këndshme, duke ju dhënë një ndjenjë të re të afërsisë. Në punë, një sfidë do të jetë motivim për të treguar aftësitë tuaja dhe për të fituar respektin e të tjerëve. Kujdes me shëndetin, sidomos për çështje të vogla që mund të injorohen lehtësisht. Financat janë të balancuara, por është mirë të planifikoni për të ardhmen.

The post Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

✇Albeu
By: M C

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiç.

Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë vendin.

Një nga vendet e protestës është Novi Beogradi, ku është pezulluar qarkullimi i trafikut, ndërsa në Novi Sad po mbahet një marsh protestues, në të cilin, siç raportoi N1, marrin pjesë shumë qytetarë.

Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordon policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit. Ndërkohë, Vuçiç po i drejtohet mbështetësve të tij në rrugën Kneza Milosh.

Në Novi Sad nga ambientet e SNS-së janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa demonstruesit kanë thyer dritaret e zyrave të kësaj partie. Policia pak minuta më vonë ka formuar një kordon mes ambienteve të SNS-së dhe demonstruesve.

Gjithashtu, edhe në qytetet e tjera ku po mbahen protesta, situata është e tensionuar mes demonstruesve, mbështetësve të pushtetit dhe policisë. Protestat e mbrëmjes janë reagim ndaj përleshjeve të djeshme mes kundërshtarëve të pushtetit dhe mbështetësve të tij.

Në mbarë Serbinë, që prej nëntë muajsh po mbahen protesta të organizuara nga studentët, si reagim ndaj shembjes së çatisë së rikonstruktuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

The post Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

✇Albeu
By: M C

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh. Në një postim në rrjetet sociale, ai shpjegoi se arsyeja e largimit të përkohshëm nga projektet lidhet me një problem personal.

“Edi jom zhduk kĂ«to ditĂ« pĂ«r arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumĂ« shpejt besoj qĂ« kryhet ky problem edhe kom me kon pranĂ« juve, si gjith me dek sistemin,”- shkroi ai.

Gjesti theksoi se po përballet me një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara, duke preferuar të mos zbulojë detaje:

“Jon do sene qĂ« unĂ« s’po du mi nda nĂ« media se nuk ja vlen
 Po pĂ«r juve ni sqarim t’vogĂ«l: deri sa tĂ« pĂ«rfundojĂ« ni padrejtĂ«si qĂ« mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.”

The post FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi appeared first on Albeu.com.

Aksident nĂ« aksin Fier–Levan, pĂ«rplasen “kokĂ« mĂ« kokĂ«â€ dy automjete

✇Albeu
By: M C

MbrĂ«mjen e sotme, rreth orĂ«s 21:30, nĂ« aksin Fier–Levan.

Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku janë përplasur dy automjete, një tip Mercedes dhe një tip Citrown.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

The post Aksident nĂ« aksin Fier–Levan, pĂ«rplasen “kokĂ« mĂ« kokĂ«â€ dy automjete appeared first on Albeu.com.

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

✇Albeu
By: M C

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po përjapet me shpejtësi duke rrezikuar banesat. Banorët kanë kërkuar ndihmë urgjente që flakët të izolohen në kohë pa iu afruar pranë banesave.

Edhe pse autoritetet janë njoftuar menjëherë, terreni i vështirë ka qenë në favor të flakëve të cilat janë përhapur shpejt duke djegur bimësinë në zonë. Në Gramsh zjarret kanë pushuar vendin prej ditësh ndërsa banorë të shumtë janë në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë djegur.

The post Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

✇Albeu
By: M C

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« “Facebook”, ambasada shpreh solidaritet me ShqipĂ«rinĂ«, teksa thekson se janĂ« duke monitoruar situatĂ«n me frontin e gjerĂ« tĂ« zjarreve nĂ« vend..

MĂ« tej shtojnĂ« se nĂ« kuadrin e kapaciteteve dhe mundĂ«sive, vendi fqinj ‘kontribuon nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikĂ«se, si nĂ« kuadĂ«r tĂ« Mekanizmit Evropian tĂ« Mbrojtjes Civile, ashtu edhe nĂ« kontekstin e bashkĂ«punimit dypalĂ«sh’.

Postimi i plotë i Ambasadës së Greqisë:

Ambasada e Greqisë në Shqipëri shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta vendit mik dhe fqinj, Shqipërisë, dhe monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend.

Në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, Greqia, brenda kuadrit të kapaciteteve të saj, kontribuon në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh.

The post Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën appeared first on Albeu.com.

“Qeveria mori masa pĂ«r tĂ« ndĂ«shkuar zyrtarĂ«t qĂ« kryen shkelje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut”, raporti i DASH pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«: Paraburgimi i zgjatur mbetet problem

✇Albeu
By: M C

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2024, në lidhje me të drejtat e njeriut, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sa i përket vendit tonë, në raport theksohet nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit.

Sipas raportit, qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut.

Por më tej theksohet se sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza.

Sipas raportit, evidentohet se Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social kanë evidentuar se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm.

“Ligji dhe kushtetuta ndalonin arrestimin dhe ndalimin arbitrar dhe parashikonin tĂ« drejtĂ«n e çdo personi pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar ligjshmĂ«rinĂ« e arrestimit ose ndalimit tĂ« tij nĂ« gjykatĂ«. Qeveria nĂ« pĂ«rgjithĂ«si i respektoi kĂ«to kĂ«rkesa. Ligji kĂ«rkon qĂ« shumica e hetimeve paraprake tĂ« pĂ«rfundojnĂ« brenda tre muajsh, por prokurori ka tĂ« drejtĂ« tĂ« zgjasĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«. Paraburgimi nuk duhet tĂ« zgjasĂ« mĂ« shumĂ« se tre vjet. Sipas MinistrisĂ« sĂ« Brendshme dhe DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve (DPB), nuk Ă«shtĂ« raportuar asnjĂ« rast ku personat tĂ« jenĂ« mbajtur pĂ«rtej afateve tĂ« parashikuara me ligj.

Mungesa e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve vonoi procedurat penale. Burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapĂ«sirĂ«s, menaxhimi i dobĂ«t i kalendarit gjyqĂ«sor, stafi i pamjaftueshĂ«m dhe mosparaqitja e avokatĂ«ve dhe dĂ«shmitarĂ«ve gjithashtu e penguan sistemin gjyqĂ«sor tĂ« gjykonte çështjet nĂ« kohĂ«n e duhur. Sipas DPB-sĂ«, procesi i verifikimit tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« e pĂ«rkeqĂ«soi situatĂ«n dhe çoi nĂ« vende tĂ« lira nĂ« gjykata dhe prokurori”, thuhet nĂ« raport.
Sa i përket mbrojtjes së refugjatëve, raporti i DASH shprehet: Qeveria bashkëpunoi me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe organizata të tjera humanitare në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për refugjatët, refugjatët e kthyer ose azilkërkuesit, si dhe persona të tjerë të shqetësuar. UNHCR, nëpërmjet partnerit të saj, Shërbimeve Shqiptare për Refugjatët dhe Migrantët, monitoroi intervistat personale me azilkërkuesit gjatë procesit të përcaktimit të statusit të refugjatit dhe mbështeti integrimin e tyre.

The post “Qeveria mori masa pĂ«r tĂ« ndĂ«shkuar zyrtarĂ«t qĂ« kryen shkelje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut”, raporti i DASH pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«: Paraburgimi i zgjatur mbetet problem appeared first on Albeu.com.

❌