Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Pas komenteve në rrjet, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen së bashku!

Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as komentet me nota lozonjare nga ana e reperit në postimet e saj.

Por sot, Don Xhoni ka shtuar dhe më shumë “benzinë në zjarr”, duke postuar një video ku shfaqet së bashku me Loredanën. Shikimi i tij ndaj saj është gjithçka për të cilën po flasin rrjetet…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

The post VIDEO/ Pas komenteve në rrjet, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen së bashku! appeared first on iconstyle.al.

Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë!

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, foli për jetën e saj pas daljes nga formati dhe planet që ka për të ardhmen, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal.

E pyetur nga moderatori nëse mendon të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë, Amber u tregua e sinqertë, duke theksuar se ndonëse nuk e përjashton mundësinë e një bashkëjetese, nuk është gati për të marrë përsipër një përgjegjësi kaq të madhe si rritja e një fëmije vetëm.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: A do të krijosh një familje, të kesh fëmijë?

Amber: Në momentin që unë jam realiste, e marr jetën ashtu si më vjen. Nëse në jetë bëra një ndryshim, kjo nuk do të thotë që të deliroj me mendjen time. Absolutisht nuk mund të rri dot pa një familje, pa një bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi e madhe, nuk mendoj të adoptoj… Më duket shumë e vështirë. Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë e me baba, natyral. Nuk duhet të deliroj në këtë jetë. Në këtë jetë ne nuk do të thotë që t’i bëjmë të gjitha dhe të marrim përsipër gjëra që mund të mos i bëjmë dot dhe që të rrezikojmë për një të tretë, për jetën e një të treti.
Ronaldo: Mendon për pasojat që mund të ketë tek fëmija?

Amber: Absolutisht që po.

Ronaldo: E lidh këtë me mentalitetin shqiptar?

Amber: Jo, sepse nëse unë do të ecja me mentalitetin shqiptar, nuk do të isha kjo që jam. Por ai fëmija, duhet të rritet me një nënë e baba natyral dhe duhet të ketë një jetë të lumtur e të mos ketë trauma.

The post Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë! appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Fier: Abuzohet seksualisht një 13-vjeçare, në kërkim një 30-vjeçar dhe procedohen dy të mitur

Një ngjarje e rëndë me përfshirje të të miturve është zbuluar në Fier, ku një vajzë vetëm 13 vjeçe dyshohet se është abuzuar seksualisht nga tre persona.

Policia e Fierit ka bërë të ditur sot se ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar dhe ka nisur procedimin penal ndaj dy 15-vjeçarëve. Të tre personat dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier: shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./REFORMA

The post E rëndë në Fier: Abuzohet seksualisht një 13-vjeçare, në kërkim një 30-vjeçar dhe procedohen dy të mitur appeared first on iconstyle.al.

8 sekrete nga dasma mbretërore e Princeshës Diana dhe Princit Charles

Kanë kaluar më shumë se 40 vite, por dasma mbretërore e Princeshës Diana me Princin Charles më 29 korrik 1981 mbetet një nga ngjarjet më të komentuara në historinë moderne.

Ja disa nga sekretet më të pazakonta e prekëse që ndodhën në prapaskenat e asaj dite:

1. Diana humbi shumë peshë para dasmës
Nga stresi, Diana ra ndjeshëm në peshë. Stilistja Elizabeth Emanuel tregoi se ajo nga një bel 66-68 cm, përfundoi në 58 cm. Diana e pranoi më vonë se çrregullimi ushqimor nisi pasi Charles i kishte bërë një koment për trupin e saj.

2. Derdhi parfumin mbi fustan
Ndërsa po përgatitej, Diana pa dashje derdhi disa pika parfum mbi fustanin e bardhë. Grimerja e saj i sugjeroi që të mbante dorën mbi njollën, duke bërë sikur po ngrinte fustanin për të mos e shkelur.

3. Fustani i saj i gjatë i vuri në siklet shoqërueset
Pjesa e pasme e fustanit (bishti) ishte shumë i gjatë dhe kërkonte koordinim të kujdesshëm. Shoqërueseve të vogla Diana u tha thjesht: “Bëni më të mirën tuaj”, ndërsa ato përpiqeshin të mos e tërhiqnin shumë dhe të mos prishnin pamjen.

4. U përgatitën dy buqeta për nusen
Për të shmangur ndonjë incident si në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth (ku humbi buqeta), për Dianën u përgatitën dy buqeta identike, një për të mbajtur, dhe një rezervë, në rast se ndodhte ndonjë problem.

5. Diana ngatërroi emrin e Charles gjatë betimit
Nga emocionet, ajo gaboi dhe e quajti “Philip Charles” në vend të “Charles Philip”. Me kaq shumë emra mbretërorë, ishte një lapsus njerëzor.

6. Fustani kishte një simbol për fat të mirë
Brenda fustanit ishte fshehur një patkua i vogël prej ari 18 karatësh, zbukuruar me diamante, një simbol klasik për fat në martesë.

7. Kishin përgatitur një çadër të veçantë në rast shiu
Nëse do të binte shi, stilistët kishin krijuar një ombrellë të dekoruar me të njëjtën dantellë si fustani. Për fat të mirë, koha qëndroi e kthjellët.

8. Camilla ishte në listën e të ftuarve
Pavarësisht lidhjes së mëparshme me Charles, Camilla mori pjesë në dasmë, për shkak të rolit zyrtar të burrit të saj në ushtri. Thuhet se Charles kishte shpërthyer në lot natën para ceremonisë,  ende i paqartë mes detyrës dhe ndjenjave për Camillën.

The post 8 sekrete nga dasma mbretërore e Princeshës Diana dhe Princit Charles appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po ndodh me Pamela Anderson dhe Liam Neeson?

Pamela Anderson dhe Liam Neeson kanë ndezur rrjetin me kiminë e tyre gjatë promovimit të filmit të ri komik “The Naked Gun”, duke ngritur pyetjen: A janë thjesht kolegë… apo diçka më shumë?

Neeson ka shpërndarë komplimente të hapura për Andersonin, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht seksi” dhe duke pranuar për People se është “çmendurisht i dashuruar” me të. Nga ana tjetër, Pamela e përshkroi marrëdhënien e tyre si “shumë të sinqertë dhe të dashur”, madje tha për “The Sun” se “do ta ndiqte kudo”.

Dyshja janë parë duke qeshur, shkëmbyer puthje në faqe në tapetin e kuq, madje edhe duke rikrijuar skenën ikonike të Titanikut, duke i bërë fansat të çmenden në komente: “A po takohen? Do të ishin një çift shumë i lezetshëm!”

Edhe nëse janë vetëm miq të mirë që po promovojnë filmin me shumë stil, një gjë është e sigurt: Pamela dhe Liam dinë si të ndezin vëmendjen!

The post Çfarë po ndodh me Pamela Anderson dhe Liam Neeson? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë fsheh çdo shenjë zodiaku kur mbyll sytë natën?

DASHI
Të jetë numri 1. Në gjithçka. Gjithmonë.
(Lidershipi i futet në gjak që në gjumë.)

DEMI
Rehati, siguri, dhe frigorifer plot.
(Jeta pa garanci s’ka shije.)

BINJAKËT
Një aventurë e re çdo ditë.
(S’ka fjetje pa ndonjë ide të çmendur.)

GAFORRJA
Një shtëpi me dashuri dhe… kopsht me trëndafila.
(Mbretëresha e emocioneve)

LUANI
Që të gjithë ta adhurojnë.
(Çfarë është jeta pa pak dramë dhe duartrokitje?)

VIRGJËRESHA
Dashuri që funksionon si orë zvicerane.
(Edhe zemra ka nevojë për rend.)

PESHORJA
Një jetë në ekuilibër… dhe me estetikë perfekte.
(Kur gjithçka rri bukur, edhe fryma del më lehtë.)

AKREPI
Të ketë kontroll total.
(Më mirë të mos e pyesësh “çfarë ke?”)

SHIGJETARI
Të jetë i lirë dhe të ndryshojë botën.
(Nëse s’mund të rrijë ulur, mos ia merr për keq.)

BRICJAPI
Të arrijë majën dhe të admirohet për këtë.
(Ai nuk sheh ëndrra, planifikon!)

UJORI
Të shpikë diçka që askush tjetër s’e kupton… akoma.
(Do të jetë gjithmonë “para kohe”.)

PESHQIT
Të jetojë ëndrrën më të çmendur që i kalon nëpër mend.
(Nëse s’është magjike, s’ia vlen.)

The post Çfarë fsheh çdo shenjë zodiaku kur mbyll sytë natën? appeared first on iconstyle.al.

Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën

Kur temperaturat kapin majat dhe çdo ditë duket si ditë pushimi, një gotë verë mund të mos duket ideja më e mirë… por në fakt, është e gjitha çështje zgjedhjeje të duhur. Ja si ta shijoni verën edhe në ditët më të nxehta të korrikut apo gushtit:

1. Zgjidh verëra me më pak alkool
Në vapë, verërat e forta lodhin dhe dehin më shpejt. Prandaj kërko shishe që kanë më pak se 13% alkool – janë më të lehta, më freskuese dhe më të këndshme për ditët e nxehta.

2. Mos e nënvlerëso verën pa alkool
Verërat pa alkool nuk janë më tabu. Në të nxehtin përvëlues, një gotë pa alkool mund të të freskojë më mirë se çdo gjë tjetër, sidomos nëse je në makinë apo pranë detit.

3. Verërat e bardha janë kampione të verës
Të lehta, të ftohta dhe pa taninë, verërat e bardha janë ideale për verë. Thjesht ftoji mirë në frigorifer dhe shërbeji në gota të vogla për freski maksimale.

4. E do verën e kuqe? Mos u shqetëso!
Nëse nuk i ndahesh të kuqes, zgjidh varietete të lehta dhe frutore, si Pinot Noir apo Limnio. Fute pak në frigorifer para se ta shërbesh, të kuqet e ftohta janë më të këndshme në verë sesa mendon!

5. Mos e lini verën të prishet në makinë
Edhe vera më e mirë shkatërrohet në pak minuta nën diell. Nëse po udhëton, përdor çanta termike ose akull për ta mbajtur të freskët. Kujdesi gjatë transportit bën diferencën.

The post Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë para se të përfundojë turneun botëror. Këngëtari 44-vjeçar u kritikua ashpër për performanca të cilësuara si “të lodhura”, “minimaliste” dhe “pa energji”.

Në rrjetet sociale, shumë fansa janë shprehur të zhgënjyer duke thënë se Timberlake “vështirë se këndon” dhe se sjellja e tij në skenë është “dembelë dhe pa përkushtim”. “Imagjino të paguash 600 dollarë për një karaoke të ftohtë,” shkruan një komentues i irrituar. Të tjerë e akuzuan se performanca e tij po trajtohet si “një punë anësore”.

Pamje nga koncertet e fundit tregojnë Timberlake duke ecur i përhumbur në skenë, me syze dhe kapelë, duke shmangur kontaktin me publikun dhe duke kënduar vetëm disa fjalë nga çdo këngë. Në Dublin, ai u pa duke lëshuar mikrofonin dhe duke qëndruar pasiv gjatë gjithë shfaqjes, larg lëvizjeve energjike që e bënë të famshëm.

Burime pranë këngëtarit thonë për Daily Mail se ai është i bllokuar në një rutinë të lodhshme dhe ka nevojë për ndryshim. Madje, thuhet se bashkëshortja e tij, Jessica Biel, po e inkurajon të tërhiqet nga skena pas reagimeve të ashpra.

  

The post Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë appeared first on iconstyle.al.

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard zyrtarisht të divorcuar pas gati tre vitesh

Pas një procesi që zgjati pothuajse tre vite, Emily Ratajkowski dhe ish-bashkëshorti i saj, aktori Sebastian Bear-McClard, janë tani ligjërisht të divorcuar. Dokumentet zyrtare konfirmojnë se vendimi u dha më 22 korrik nga Gjykata Supreme e New Yorkut.

Në të njëjtën ditë u paraqit edhe një urdhër lidhur me sigurimin shëndetësor të djalit të tyre, Sylvester Apollo Bear. Megjithatë, për shkak të ligjeve të privatësisë në shtetin e New Yorkut, detajet specifike të marrëveshjes mbeten konfidenciale.

Emily kishte dorëzuar kërkesën për divorc në shtator të vitit 2022, pas katër vitesh martesë. Shkak për ndarjen, sipas burimeve, ishin tradhtitë e përsëritura nga ana e Sebastianit. “Isha shumë e pakënaqur. Pesha ime ra ndjeshëm pas lindjes dhe nuk isha mirë emocionalisht,” ka rrëfyer modelja në një intervistë.

Çifti ka një djalë të vogël, i cili jeton me Emily-n, ndërsa takon babain disa herë në javë. Ndërkohë që Emily vazhdon të jetë aktive në media dhe është shprehur se po mendon të shkruajë një libër për përvojën e saj me divorcin, Sebastian ka zgjedhur të largohet nga vëmendja publike, veçanërisht pas akuzave serioze për abuzim nga dy vajza adoleshente.

Divorci i tyre shënon përfundimin e një kapitulli të vështirë për modelen, e cila tashmë duket e fokusuar te rritja e djalit dhe projekte të reja personale.

The post Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard zyrtarisht të divorcuar pas gati tre vitesh appeared first on iconstyle.al.

Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Itali, dy viktima dhe dhjetëra të infektuar

Autoritetet italiane kanë njoftuar se këtë vit janë regjistruar 32 raste të virusit të Nilit Perëndimor, dy prej të cilëve kanë përfunduar me vdekje. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin konfirmuar vetëm 13 raste dhe asnjë viktimë, shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, shumica e rasteve janë raportuar në rajonin e Lacios, veçanërisht në provincën e Latinës. 23 prej tyre janë raste neuroinvazive, forma më e rëndë e virusit që prek sistemin nervor qendror, ndërsa një rast është identifikuar te një dhurues gjaku pa simptoma.

Drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Italisë, Anna Teresa Palamara, tha se virusi është tashmë endemik në vend dhe këshilloi qytetarët të mbrohen nga pickimet e mushkonjave, të cilat janë bartëset kryesore të virusit.

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet përmes mushkonjave që infektohen nga zogjtë, dhe në raste të rralla mund të transmetohet edhe nëpërmjet transfuzioneve të gjakut apo transplantimeve. Rreth 80% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% zhvillojnë ethe apo shenja të lehta. Megjithatë, në një përqindje të vogël, virusi mund të shkaktojë encefalit ose meningjit.

Ndërkohë, në SHBA janë konfirmuar 49 raste të virusit në 15 shtete gjatë këtij viti, ku mbi gjysma janë klasifikuar si raste neuroinvazive.

Ekspertët rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë muajve të verës, veçanërisht në zonat me popullatë të madhe mushkonjash.

The post Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Itali, dy viktima dhe dhjetëra të infektuar appeared first on iconstyle.al.

Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen

Pas tre vitesh në Adelaide Cottage në Windsor, Princi William dhe Princesha Kate Middleton po shqyrtojnë mundësinë e një zhvendosjeje në një rezidencë të re mbretërore. Sipas burimeve pranë çiftit, Adelaide Cottage është bërë e vogël për nevojat e familjes së tyre dhe ata janë në kërkim të një shtëpie që ofron më shumë hapësirë dhe privatësi.

Një nga opsionet që po konsiderohet është Fort Belvedere, një rezidencë historike nga shekulli i 18-të, e ndodhur në një zonë të izoluar të Parkut Windsor. E njohur për stilin e saj gotik dhe historinë mbretërore, Fort Belvedere ka qenë dikur në pronësi të Mbretit Edward VIII. Ajo përfshin ambiente si një pishinë e jashtme, fushë tenisi, serë, dy pellgje dhe tre shtëpi për stafin.

Më herët, u përfol për një zhvendosje të mundshme në Lozhën Mbretërore, por kjo nuk ndodhi pasi Princi Andrew nuk pranoi të largohej. Një tjetër mundësi ishte edhe një nga krahët e Kështjellës Windsor, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Aktualisht, William dhe Kate jetojnë me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, në Adelaide Cottage, në pronën e Windsor-it.

The post Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen appeared first on iconstyle.al.

Thashethemet s’ndalen: Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një lidhje të fshehtë?

Prej kohësh në media qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie dhe së fundmi, spekulimet janë shtuar ndjeshëm.

Dy yjet e Hollywood-it, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të filmit The Tourist në vitin 2010, thuhet se janë rikthyer në kontakt të ngushtë dhe po takohen fshehurazi mes Londrës dhe Los Angeles-it.

Sipas burimeve të huaja, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.

Një burim i afërt me çiftin dyshon se marrëdhënia është ende në fazat e para, por shton se Johnny ka pasur ndjenja për Angelinën prej vitesh dhe është i hapur për një lidhje serioze.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht, por fansat janë në pritje… a do të kemi çiftin më të papritur të vitit?

The post Thashethemet s’ndalen: Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një lidhje të fshehtë? appeared first on iconstyle.al.

Masakër në Zaporizhzhia: Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse

Një nga sulmet më të rënda të muajve të fundit goditi natën rajonin e Zaporizhzhias në Ukrainë, ku si pasojë e bombardimeve ruse humbën jetën të paktën 16 persona dhe mbi 35 u plagosën në një qendër paraburgimi.

Godina u shkatërrua plotësisht, ndërsa dhjetëra banesa u dëmtuan rëndë, konfirmon guvernatori lokal Ivan Fedorov.

Sulme të ngjashme u raportuan edhe në Dnipropetrovsk, ku mbetën të vdekur katër civilë. Rusia kreu gjithsej tetë sulme ajrore në Zaporizhzhia, duke përdorur bomba të fuqishme që shkaktuan shkatërrime të mëdha.

Që nga nisja e pushtimit në vitin 2022, ky rajon është ndër më të goditurit nga agresioni rus.

The post Masakër në Zaporizhzhia: Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse appeared first on iconstyle.al.

Pilula kontraceptive për meshkuj kalon me sukses provën e parë te njerëzit!

Një pilulë e re për kontrollin e lindjeve te meshkujt po jep rezultate premtuese dhe pjesa më e mirë? Nuk ndikon fare në hormonet!

Quhet YCT-529 dhe është zhvilluar nga YourChoice Therapeutics. Kjo pilulë sapo ka kaluar me sukses testin e parë të sigurisë te njerëzit. Në vend që të ndryshojë nivelin e testosteronit, ajo synon një proteinë kyçe për prodhimin e spermës (retinoic acid receptor alpha).

Testuar më parë te minjtë dhe primatët, ajo shkakton infertilitet të përkohshëm brenda disa javësh dhe ishte 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë.

Për shkak se nuk prek hormonet, pritet të ketë shumë më pak efekte anësore krahasuar me alternativat e mëparshme. Ky mund të jetë game-changer-i që është pritur prej kohësh.

The post Pilula kontraceptive për meshkuj kalon me sukses provën e parë te njerëzit! appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit, sa do të shkojnë temperaturat sot?

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Që prej orëve të para të mesnatës, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar, dhe do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë paradites dhe deri në pasdite, reshjet do të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të dobët. Pasdite reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore në veri të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina priten rritje të përkohshme të intensitetit deri në 10 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët – forcë 1 deri 2 ballë.

The post Parashikimi i motit, sa do të shkojnë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e martë 29 korrik 2025

Dashi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke qenë më e mirë në raport me ato që keni lënë pas, kur jeni përballur me jo pak vështirësi. Mundohuni që të jeni më optimist, sidomos në dashuri, pasi shumë shpejt ju pret një fazë pozitive. Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm edhe në sferën profesionale, ndonëse do ju duhet të prisni pak.

Demi

Kjo e martë do ju gjejë nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ketë ngadalësime dhe do të përballeni me disa pengesa. Mundohuni që të mos dekurajoheni, pasi bëhet fjalë për një periudhë kalimtare. Fundi i vitit do ju gjejë triumfatorë dhe do arrini që të merrni rezultatet e shpresuara në sferën profesionale.

Binjakët

Kjo periudhë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të kenë mundësi që të zgjidhin problemet dhe ti përballojnë me buzëqeshje. Mundohuni që ti zgjidhni gjërat e mbetura pezull brenda muajit.

Gaforrja

Ju pret një ditë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të Saturnit, i cili vijon të ndihet. Këshillohet që të shmangni konfliktet, sidomos me të lindurit e shenjës së virgjëreshës dhe peshqve. Mund të keni dëshirë që të rishikoni disa aspekte të jetës suaj, përfshi edhe lidhur me ndjenjat.

Luani

Kjo e martë do ju gjejë disi të acaruar dhe konfliktual, gjatë së cilës do të doni të reagoni, pasi mendoni se po bëhen padrejtësi. Mundohuni që të mos e teproni me reagimet tuaja. Duhet të mundoheni që të sistemoni disa situata, të cilat janë ende pezull. Për këtë ditë, këshillohet që të jeni të qetë.

Virgjëresha

Do të jeni disi nervoz në sferën familjare, ndoshta për shkak të disa ndryshimeve me të cilat nuk po arrini të bini dakord. Megjithatë, nuk do ju mungojë dëshira që të shihni anët e mira, ndaj bëni kujdes.

Peshorja
Kjo ditë do të jetë tejet pozitive dhe gjatë saj do të ketë rikuperim sa i takon marrëdhënieve ndërpersonale. Do të keni mundësi që të jetoni emocione të reja pozitive. Parashikohet një periudhë e bukur me afrimin e fundit të muajit, periudhë në të cilën Hëna do të hyjë në shenjën tuaj.

Akrepi

Ju pret një e martë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës mund ta teproni me reagimet tuaja, veçse rrezikoni që të pendoheni. Duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Është mirë që të mos e teproni për shkak të ndonjë diskutimi që keni pasur së fundmi.

Shigjetari

Do të gjeni më shumë hapësirë për dashurinë dhe ndjenjat gjatë kësaj dite. Mundohuni që të gjeni kohën e duhur për njerëzit që doni dhe për të bërë më shumë gjëra bashkë si dhe për të programuar diçka të pazakontë, në mënyrë që të përjetoni emocione të bukura.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite bëni mirë që të jeni të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që bëni, por kryesisht në gjithçka që shkakton përdorimi i parave. Bëni kujdes me shpenzimet. Duhet t’iu përkushtoheni projekteve për të ardhmen, të cilët do të dalin në pah shumë shpejtë.

Ujori

E marta do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj mund të ketë një sërë konfliktesh dhe diskutimesh. Mundohuni që të mos e teproni dhe të mos reagoni ndaj provokimeve, shkruan noa.al. Po ashtu duhet të menaxhoni më mirë raportet me të tjerët. Nga ana tjetër mund të ndjeni lodhje fizike.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ndjenjave dhe raporteve me të tjerët. Mundohuni vetëm që të jini të matur ndaj asaj që do të thoni dhe mbi të gjitha, se si do e thoni. Bëhet fjalë për një fazë kalimtare, e cila do të përmirësohet gjatë fundit të muajit.

The post Horoskopi ditor, e martë 29 korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje

Bay T ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj Drilon Ramës, duke adresuar komentet dhe zhvillimet që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale së fundmi.

Në një postim në Instagram, Bay T shprehet se nuk është tipi që merret me drama publike, por është ndjerë e detyruar të ndërhyjë pas shumë mesazheve që ka marrë nga ndjekësit.

Ajo rrëfen se gjatë kohës së marrëdhënies me Drilonin ka qëndruar në heshtje edhe kur ka mësuar për tradhtinë apo lidhjet paralele të tij. “Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo ‘pëlqim’ tëndin… edhe kur mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht, nuk reagova”, shkruan ajo.

Por çfarë e bëri të ndryshojë qëndrim? Sipas Bay T, komentet publike të Drilonit dhe tentativa për ta “ulur” publikisht si femër ishin pika e fundit. “Keqpërdore mirësinë time – por unë kurrë s’kam me e ul veten në nivelin tënd”, thekson ajo, duke shtuar se jeton me kokën lart dhe zemrën e pastër.

The post Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje appeared first on iconstyle.al.

Puthja që çoi në konflikt: Ish-CEO i Astronomer planifikon të padisë Coldplay

Andy Byron, ish-drejtori ekzekutiv i Astronomer, thuhet se po shqyrton mundësinë e paditjes së Coldplay për akuzën se e ka kapur me të dashurën e tij Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore të kompanisë, gjatë një sesioni puthjeje me kamera në koncertin e tyre. Sipas burimeve pranë menaxherit të cituara nga New York Post , padia kundër grupit dhe organizatorëve të eventit bazohet në akuzat për “shkelje të privatësisë” dhe “shqetësim emocional” për shkak të sikletit që përjetoi. Tabloidi i New York-ut shpjegon se Byron, përveç “mosdhënies së pëlqimit për t’u filmuar”, ndihet “viktimë e poshtërimit publik pa pëlqim”, gjë që e ka “shndërruar atë në një meme”.

Ekspertët ligjorë të konsultuar nga gazeta besojnë se shanset e padisë për sukses janë të pakta.

Coldplay nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht padisë së mundshme të Byron. Megjithatë, kolumnisti i njohur i thashethemeve, Rob Shuter, duke cituar burime, pohon se Chris Martin “qeshi me të madhe” me idenë e përfshirjes në veprime ligjore pas incidentit me kamerën e puthjes. Ekspertët ligjorë, siç u përmendën, janë skeptikë në lidhje me shanset e suksesit të padisë.

Pas dorëheqjes së Byron si CEO e Astronomer, shpërthyen polemika të forta sepse Cabot kishte mbetur në kompani. Por pak më shumë se një javë pas kamerës famëkeqe me puthje, ajo vendosi gjithashtu të linte rolin e saj. Pas jehonës globale të videos, kompania e teknologjisë njoftoi se kishte nisur një hetim të brendshëm për këtë çështje, i cili çoi në emërimin e bashkëthemeluesit dhe drejtorit kryesor të produktit Pete DeJoy si CEO të përkohshëm.

The post Puthja që çoi në konflikt: Ish-CEO i Astronomer planifikon të padisë Coldplay appeared first on iconstyle.al.

Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment me djalin e saj, duke treguar dy kërkesat e sinqerta që ai i ka bërë.

“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.

Modelja shtoi se, pavarësisht se e respekton vendimin e atyre që zgjedhin të futen në reality show, për veten e saj nuk e sheh të përshtatshëm: “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”

E pyetur më tej se si do të reagonte nëse partneri i saj hipotetik do të merrte pjesë në “Big Brother”, ajo u përgjigj prerë: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

The post Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në… appeared first on iconstyle.al.

Skandal për Sydney Sweeney: Përballet me akuza për përfshirje në propagandë naziste

Fushata e re reklamuese e Sydney Sweeney ka shkaktuar reagime të ashpra, me shumë njerëz në mediat sociale që akuzojnë aktoren dhe kompaninë për promovimin e “propagandës naziste” dhe “aluzioneve raciste”.

Fushata titullohet “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera”. Loja me fjalët gjene dhe xhinse është fokusi kryesor i fushatës, por kjo qasje ka shkaktuar një valë zemërimi.

Në njërën nga reklamat, 27-vjeçarja shihet e veshur tërësisht me xhinse ndërsa ecën drejt një billboardi gjigant me foton e saj. Atje, ajo fshin fjalën Gjene me bojë të bardhë dhe e zëvendëson atë me Xhinse. Në një video tjetër, ajo shihet duke i mbyllur xhinset, ndërsa një zë shpjegon se si gjenet ndikojnë në tipare të tilla si ngjyra e flokëve, personaliteti dhe ngjyra e syve.

Sydney, e cila ka sy blu, më në fund shikon në kamera dhe thotë: “Xhinset/gjenet e mia janë blu”. Nuk është e qartë se cilën nga dy fjalët po përdor, pasi shqiptohen njësoj. Kjo shprehje u pa si problematike nga shumë në TikTok, të cilët argumentuan se fushata nënkuptonte që tiparet gjenetike si flokët bjonde dhe sytë blu konsideroheshin superiore ndaj të tjerëve, një motiv që historikisht është shoqëruar me ideologjinë e supremacisë racore.

The post Skandal për Sydney Sweeney: Përballet me akuza për përfshirje në propagandë naziste appeared first on iconstyle.al.

❌