Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të regjistruara nga ora 09:00 deri në 19:30 të datës 26 gusht 2025. Prej tyre, 8 vatra janë shuar plotësisht, 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 1 tjetër është në monitorim të vazhdueshëm.
Një nga situatat më problematike paraqitet në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, ku një vatër zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë me pyll pishe dhe bimësi të përzier. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë depërtuar edhe në pyllin e mbrojtur të Pishë-Poros.
Njoftimi i ministrise se Mbrojtjes
Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 , janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim.
DitĂ«n e djeshme datĂ« 25.08.2025, rreth orĂ«s 15:00, nĂ« fshatin Delisuf, njĂ«sia administrative NovoselĂ«, bashkia VlorĂ«, Ă«shtĂ« aktivizuar njĂ« vatĂ«r zjarri nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe pyjore me pishĂ« dhe bimĂ«si tĂ« pĂ«rzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erĂ«s ka marrĂ« njĂ« shtrirje tĂ« madhe duke depĂ«rtuar nĂ« pyllin e PishĂ«-Poros. Me gjithĂ« punĂ«n e bĂ«rĂ« nga forcat nĂ« terren dhe ndĂ«rhyrja nga ajri nga helikopterĂ«t e ForcĂ«s Ajrore dhe tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatĂ« natĂ«s ka zgjeruar perimetĂ«r nĂ« gjatĂ«si dhe gjerĂ«si. Sot nĂ« terren janĂ« tĂ« angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, â 3 automjete dhe 18 efektivĂ« nga MZSH VlorĂ«, â 6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sĂ«rish 2 helikopterĂ«t e Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterĂ«t e ForcĂ«s Ajrore. TĂ« gjitha forcat po punojnĂ« pĂ«r tĂ« penguar kalimin e vatrĂ«s sĂ« zjarrit nĂ« kanalin e hidrovorit.
Ditën e djeshme datë 25.08.2025 rreth orës 16:30, në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Ditën e sotme vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura. Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha. Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.
Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vashdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.
Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.
ĂshtĂ« bĂ«rĂ« izolimi i plotĂ« dhe shuarja e zjarreve nĂ«:
1. Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë
2. NĂ« rrugĂ«n âBilal Troksiâ, zona âFushĂ« FarkĂ«â, njĂ«sia administrative Dajt, bashkia TiranĂ«
3. NĂ« fshatin Stajke, njĂ«sia administrative Bushat, bashkia Vau â DejĂ«s
4. Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër
5. Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier
6. Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë
7. Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër
8. Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër
The post Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 4 prej tyre aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka appeared first on Albeu.com.