Avokati i Popullit ka publikuar sot opinionin rreth vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%.
Ky opinion vlerëson se vendimi cenon drejtpërdrejt të drejtat themelore të qytetarëve dhe rëndon veçanërisht familjet në nevojë dhe përfituesit e asistencës sociale.
Sipas opinionit, ârritja pĂ«r 16.1% e tarifave pĂ«r energjinĂ« elektrike ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e kostos sĂ« jetesĂ«s, duke rĂ«nduar veçanĂ«risht situatĂ«n e konsumatorĂ«ve nĂ« nevojĂ« dhe tĂ« familjeve qĂ« pĂ«rfitojnĂ« asistencĂ« socialeâ.
Avokati i Popullit shpreh shqetësime serioze për mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe mosrespektimin e Ligjit për Energjinë Elektrike, konkretisht nenit 49, i cili kërkon konsultim me institucionet për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.
NĂ« opinion theksohet se âmungesa e institucioneve tĂ« konstituuara nĂ« kohĂ«n e marrjes sĂ« vendimeve ka pamundĂ«suar njĂ« proces tĂ« balancuar dhe tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«mâ.
âNĂ« pĂ«rgjigje tĂ« shqetĂ«simeve qĂ« ka pranuar nga ankesat e qytetarĂ«ve, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« sektorit privat, Oda Ekonomike e KosovĂ«s dhe avokatĂ« tĂ« palĂ«ve tĂ« prekura, Avokati i Popullit ka vlerĂ«suar se:
⹠Qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim të veprojë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike, në mënyrë që vendimet e tilla të ZRRE, të përcillen me masa përmes të cilave do mbrohen të drejtat e konsumatorëve në nevojë dhe kategoritë e tjera të cenueshme, e po ashtu të ndërmarrin masa konkrete me qëllim të krijimit e kushteve të përballueshme edhe për komunitetin e biznesit, duke krijuar kushte të përshtatshme për liberalizim të tregut me kushte të favorshme, si dhe duke marr masa me qëllim që të shmangët krijimi i monopolit.
⹠Mungesa e institucioneve të konstituuara në kohën e marrjes së vendimeve ka pamundësuar një proces të balancuar dhe të përgjegjshëm.
⹠Vendimet e marra në mungesë të kapaciteteve të plota institucionale mund të sjellin pasoja të pariparueshme për qytetarët dhe nuk i shërbejnë interesit publik. Në këtë kontekst, është e domosdoshme të theksohet përgjegjësia që bie mbi qeverinë dhe institucionet përkatëse, të cilat kanë për detyrë të garantojnë një proces të rregullt, të drejtë dhe transparent në menaxhimin e kësaj çështjeje. Mungesa e transparencës gjatë procesit ka kontribuar në rritjen e mosbesimit publik, ndërsa shqetësimet e ngritura nga qytetarët kanë mbetur pa përgjigje adekuate, duke thelluar ndjenjën e papërgjegjshmërisë institucionale.
âą NĂ«se nuk merren masa tĂ« menjĂ«hershme dhe konkrete pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur detyrimet ligjore ndaj qytetarĂ«ve, situata mund tĂ« marrĂ« pĂ«rmasa shqetĂ«sueseâ, thuhet nĂ« opinion.
Një nga kërkesat kyçe të këtij opinioni është pezullimi i menjëhershëm i vendimeve të ZRRE-së, përkatësisht vendimit V_2697_2025, V_2702_2025 (nr.prot. 252/2025, i datës 29 prill 2025), V_2698_2025 dhe V_2703_2025 (nr.prot. 253/2025, i datës 29 prill 2025).
âNevojitet njĂ« reagim serioz dhe i koordinuar nga ana e qeverisĂ« dhe autoriteteve tĂ« pĂ«rfshira, pĂ«r tĂ« garantuar transparencĂ«, llogaridhĂ«nie dhe zgjidhje tĂ« qĂ«ndrueshmeâ, thuhet nĂ« opinion.
Avokati i Popullit rithekson rëndësinë e garantimit të një procesi të drejtë dhe transparent në vendimmarrje dhe apelon për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
âĂshtĂ« obligim i secilit institucion nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, qĂ« tĂ« angazhohen nĂ« drejtim tĂ« ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve nĂ« tĂ« mirĂ« dhe dobi tĂ« qytetarĂ«veâ, pĂ«rfundon opinioni. /Telegrafi/
The post Rritja prej 16% e tarifave të energjisë, Avokati i Popullit kërkon pezullim të vendimeve të ZRRE-së deri në vlerësim të plotë ligjor appeared first on Telegrafi.