Shfaqen pamje tronditëse: Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm
MotoGP ka publikuar pamje tronditëse nga një incident i ndodhur gjatë kualifikimeve të Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një operator kamere për pak sa nuk u godit nga motori i Pedro Acostas, pasi ai doli nga pista.
Ky moment dramatik ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në pistën Balaton Park, e cila këtë fundjavë priti për herë të parë një garë MotoGP që nga viti 1992.
Megjithëse janë ndërmarrë masa të reja sigurie për rikthimin e këtij eventi prestigjioz, incidenti i Acostas ka nxjerrë në pah problemet në kthesën me shpejtësi të lartë, ku ndodhën disa aksidente gjatë kualifikimeve.
Sipas 7 News, pikërisht kjo kthesë mbetet një pikë e nxehtë për debat, pasi shumë pilotë humbën kontrollin në atë pjesë të pistës, përfshirë edhe Acostan.
Races in Hungary nearly ended in tragedy — a motorcyclist almost ran over a cameraman
At the Hungarian Grand Prix during the qualifying session of the 14th MotoGP stage, Spanish rider Pedro Acosta’s bike almost killed a cameraman who was standing more than 50 meters away. pic.twitter.com/DoGyfY04Tk
— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2025
Në videon e publikuar nga MotoGP, shihet se probleme me gomën e përparme të motorit bënë që piloti 21-vjeçar spanjoll të humbiste kontrollin dhe të përfundonte në zonën me zhavorr.
Fatmirësisht, ai arriti të shkëputej nga motori përpara se të përplasej, ndërsa motori i tij goditi barrierat dhe fluturoi në ajër, duke kaluar shumë pranë operatorit të kamerës.
Ky incident i shpëtuar për një fije i ka shtuar thirrjet për rishikim të mëtejshëm të standardeve të sigurisë në këtë pistë të rikonstruktuar. MotoGP pritet të japë një vlerësim zyrtar pas fundjavës së garës./Telegrafi/
The post Shfaqen pamje tronditëse: Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm appeared first on Telegrafi.