Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Macron: Shkëmbimi territorial në Ukrainë nuk mund të vendoset midis Trump dhe Putin

Çdo shkëmbim territorial në Ukrainë “duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën,” deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron pas një bisede telefonike mes liderëve evropianë dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Macron foli për gazetarët në jug të Francës, së bashku me Antonio Costa, presidentin e Këshillit Evropian, shkruan CNN.

“Qëllimi i amerikanëve është të arrijnë një armëpushim”, tha lideri francez, duke shtuar se “biseda me presidentin Trump i mundësoi të shprehte synimet e tij për takimin më 15 gusht dhe na lejoi neve të shpjegonim shumë qartë pritshmëritë tona”.

Macron tha se ishte një “gjë e mirë” që po flasin Rusia dhe SHBA-ja, por shtoi se është e rëndësishme që Evropa të “dëgjohet” kur bëhet fjalë për çështje që prekin kontinentin, siç është lufta në Ukrainë.

Të dy liderët theksuan nevojën për të ruajtur status quo-në evropiane të mbështetjes për Ukrainën dhe presionit të vazhdueshëm ndaj Moskës.

Samiti në Alaskën (ruse)/ Historia, shteti amerikan ishte territor rus deri në 1867

Kur Donald Trump tha të hënën se do të takonte Vlaidimir Putin në Rusi, në fakt përtej një gafe u duk se kreu i Shtëpisë së Bardhë ngatërroi gjeografinë me Historinë. Nëse Donald Trump do të kishte thënë se ai do të takonte Vladimir Putin në Alaksa të Rusisë nje shekulli e gjysme me parë, dicka e tillë do të kishte qenë e vërtet.Alaska, shteti I 49 I Shteteve të Bashkuara të Amerikës dikur I përkiste perandorisë Ruse, por iu shit Shteteve të Bashkuara në vitin 1867.

Prania ruse në Alaska nisi në shekullin XVIII, jo me ushtri, por me tregtarë dhe aventurierë që kishin fitimet e mëdha nga lëkurat e vidrës së detit. Në vitin 1780, Katerina e Madhe autorizoi krijimin e Kompanisë Ruso-Amerikane, e cila kishte monopolin e tregtisë dhe administrimit.

Megjithatë, pas disfatës në Luftën e Krimesë dhe përballë vështirësive financiare, Rusia filloi të shihte Alaskën si barrë. Në vitin 1867, ajo pranoi ta shiste territorin për 7,2 milionë dollarë – një shumë që u kritikua si tepër e ulët në Shën Petersburg, ndërsa në SHBA shumëkush e talli si një “shkretëtirë të ngrirë pa vlerë”. Sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward, u përball me tallje për “blerjen e kotë”, por zbulimi i arit dhe naftës e shndërroi marrëveshjen në një nga blerjet më fitimprurëse në historinë amerikane.

Në këtë tokë që dikur ishte territor Rus, Predienti Amerikan Donald Trump dhe homologu i tij Vladimir Putin do të diskutojnë fundin e luftës në Ukrainë, në atë që do të jetë takimi i parë mes dy krerëve të shteteve që prej vitit 2019. Shtëpia e Bardhë deklaroi  se takimi mes Donald Trump dhe Preisidentit Rus Vladimir Putin do të zhvillohet në qytetin Anchorage (ej- nkerexh), ndërsa mediat Amerikane zbuluan se takimi I të premtes në Alaska pritet të mbahet në një bazë ushtarake të këtij qyteti.

Mes deklaratave dhe pretendimeve  të  shumta që thonë se Presidenti Amerikand Donald Trump pritet të bëjë lëshime territoriale ndaj Vladimir Putin, reagoi këtë të mërkurë Sekretari Amerikan I Shtetit Marco Rubio I cili tha se takimi I të premtes nuk është një fitore për Kremlinin, por një takim ku do të sqarohen një sere çështjesh./abcnews.al

Duplantis “fluturon” sërish/ Atleti suedez vendos një tjetër rekord në kërcimin me shkop

Nuk ka rëndësi sa lart është e gritur steka. Armand Duplantis i mjafton një shkop për ta kaluar dhe për të vendosur një tjetër rekord.

Atleti suedez kaloi një tjetër limit në kërcimin me shkop, duke shënuar lartësinë 6 metra dhe 29 centimetra në turneun e Budapestit.

Duplantis përmirësoi me 1 centimetër rekordin e vendosur nga vetë ai vetëm dy muaj më parë në Stokholm. Për të kuptuar se sa mbreslënës është ky rezultat, mjafton të shohësh renditjen përfundimtare të garës, ku me një diferencë prej 27 centimetrash, në vendin e dytë u rendit greku Emmanouil Karalis, ndërsa në vendin e tretë australiani Kurtis Marschall me 5,82 metra.

Për 25 vjeçarin, të pagëzuar si “njeriu fluturues” ky ishte rekordi i 13 radhazi në disiplinën e tij.

Vetëm një legjendë si Sergey Bubka ka më shumë rekorde në karrierën e tij, plot 35 në turnetë e hapur dhe ata në salla të mbyllura.

Kampion I padiskutuar bote dhe olimpik në kërcimin me shkop, Armand Duplantis nuk I vendos limite vetes.

Për shkak edhe të moshës së tij të re, atleti suedez pretendon të përmirësojë akoma më shumë rekordin personal për të vendosur një tjetër limit përpara Lojrave Olimpike që do të zhvillohen në Los Angeles në verën e vitit 2028./abcnews.al

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona.

Shifrat e viktimave janë më të lartat e regjistruara brenda një jave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pothuajse është në vitin e dytë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përsëriti një ide që palestinezët duhet të largohen nga Gaza.

“Ata nuk po dëbohen, do t’u lejohet të ikin”, tha ai për kanalin izraelit të televizionit i24NEWS. “Të gjithë ata që shqetësohen për palestinezët dhe thonë se duan t’i ndihmojnë, duhet të hapin dyert e tyre dhe të mos na japin ne leksione”.

Arabët dhe shumë udhëheqës botërorë janë kundër idesë për zhvendosjen e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh. Ndërkaq, palestinezët thonë se një zhvendosje e tillë do të ishte sikurse një tjetër Nakba (katastrofë), kur qindra mijëra palestinezë u larguan apo u dëbuan gjatë luftës më 1948.

“I treguam Trump kushtet tona”/ Zelensky: Synimi i Putin është pushtimi i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se synimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është pushtimi i Ukrainës.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp në Berlin me kancelarin Friedrich Merz, Zelensky u shpreh se në takimin virtual që patën me presidentin amerikan, Donald Trump, i tregoi kushtet e Ukrainës për marrëveshje.

“Diskutova pozicionin tonë të përbashkët me presidentin Donald Trump. Ramë dakord për 5 principe. Dua të falenderoj Merz për këto principe. Ukraina duhet të jetë e ulur aty. Duhet armëpushi, duhet garanci sigurie. Amerika është e gatshme të mna suportojë në diçka të tillë. Rusia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.  Nëse Rusia nuk bie dakord për një armëpushim, tregon se Putin nuk e do paqen. Putin nuk do paqe, Putin do që të pushtojë vendin tonë. Nga takimi i Alaskës presim marrëveshje për armëpushim”, theksoi ai./abcnews.al

Shkëndija, lamtumirë Champions/ Skuadra nga Tetova u mund 5-1 nga Qarabag në raundin e tretë

Shkëndija e Tetovës i thotë lamtumirë Champions, ndërsa do të vijojë në Europa League aventurën e saj në futbollin kontinental.

Skuadra kuqezi u mund 5-1 nga Qarabag në ndeshjen e kthimit për raundin e tretë të turneut, ndërsa kishte humbur 1-0 edhe sfidën e parë të luajtur në shtëpi.

Shkëndija ndezi përkohësisht shpresat për një përmbysje pas golit të epërsisë të shënuar nga Tamba në minutën e 10-të.

Por ëndrra e skuadrës tetovare u shua që në pjesën e parë.

Regimi i vendasve ishte I fortë, ndërsa me katër gola ata vulosën kualifikimin që në pjesën e parë.

Autogoli i Cake në të 16-ën barazoi shifrat, ndërsa deri në minutën e 35-të, Qarabag gjeti edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.

Pas pushimit, të zotët e shtëpisë vranë garën me brazilianit Andrade që shënoi edhe golin e pestë.

Me këtë fitore, skuadra nga Azerbajxhani siguron biletën për në play-off e Champions League.

Në një nivel më poshte të futbollit në kontinentin e vjetër zbret Shkëndija e Tetovës, që do të luajë në play off e Europa League, ku do të gjëjë kampionët e Bullgarisë, Ludogorets./abcnews.al

Alonso zbulon Realin e “ri”/ Madrilenët fitojnë 4-0 miqësoren e fundit para nisjes së La Liga

Real Madrid mbyll me fitore fazën përgatitore, në vigjilje të sezonit të ri në La Liga që nis këtë fundjavë.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso shkëlqeu në suksesin 4-0 në miqësoren e luajtur në Austri kundër Tirol.

Gjithçka e lehtë për madrilenët, që dhanë sinjale të rëndësishme por edhe projektime për skemat dhe lojën për edicionin e ardhshëm.

Arda Guler duket në qendër të manovrave të Real, ndërsa edhe Mbappe pret në një formë të shkëlqyer sezonin e ri.

Ishte sulmuesi francez që shënoi golin e dytë për “los blancos”, ndërsa epërsia e tyre ishte sigluar në minutën e 10-të nga Eder Militao.

Kaq për pjesën e parë, ndërsa në të dytën Kilian Mbappe gjeti sërish rrugën e rrjetës, për të thelluar në 3-0 epërsinë e spanjollëve në rezultat.

Fitorja e Real Madrid u vulos nga Rodrigo.

Sulmuesi brazilian plotësoi “pokerin” e golave, ndërsa në fundin e sfidës shuajti përfundimisht zërat e merkatos për një largim të mundshëm.

Fitorja në këtë miqësore edhe pse ndaj një rivali ndjeshëm më inferior, është një mesazh i rëndësishëm nga Real Madrid që kërkon të kthehet fitues në Spanjë dhe Europës pas sezonit të fundit zhgënjyes./abcnews.al

Të huajt pëlqejnë Shkodrën/ Turistë nga shumë vende vizitojnë qytetin e traditave

Gushti  ka shtuar numrin e turistëve në Shkodër.  Kjo reflektohet nga të dhënat e  agjencive turistike, hoteleve e   muzeve.

Natyra,  kultura,  historia dhe mikëpritja janë ato që I tërheqin më tepër të huajt që e vizitojnë.

“Shkodra ka histori dhe kulturë shumë të këndshme.Të gjithë janë shumë të ngrohtë.E shoh Shqipërinë si një vend shumë të dashur, të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Është shumë këndshëm të vish këtu”.

“Po, është hera jonë e parë në Shqipëri dhe në Shkodër.Tani të vizitosh Shqipërinë është shumë trend, shumë popullore.Gjithashtu kemi pjesëtarë familjeje që jetojnë në Tiranë.”

“Jam nga Franca.Shqipëria është ende një vend jo shumë i njohur nga turistët, kështu që erdhëm ta zbulojmë.Jemi këtu prej dy ditësh dhe është mirë.Na pëlqejnë rrugët, liqeni.  Më pas do të shkojmë të shikojmë kalanë”.

Të afërmit jua kanë sygjeruar  atyre ndërsa ata vetë thotë se do tjua rekomandojnë miqve.

“Jam nga Zelanda e Re.Jam këtu prej disa javësh, rreth një muaji, por është hera e parë që vij.Kam ardhur për të bërë hiking nga Valbona në Theth.E zgjodha sepse një shoqe është zhvendosur nga Zelanda e Re këtu dhe më tha se është shumë këndshëm.Po, ka alternativa të mira, është lirë, hiking i mirë dhe shumë shëtitje.”

“Jam nga Australia.Më pëlqen Shqipëria shumë.Malet janë shumë të bukura, ushqimi shumë i mirë. E rekomandoj.”

Ndërsa  emigrantët shqiptarë që kthehen pas shumë vitesh në Shkodër  ndjejnë kënaqësi kur shohin ndryshimet pozitive në qytet.

Të huaj e vendas  thotë se  kushdo që vjen në Shqipëri të mos largohet pa shijuar plazhet, malet, liqene dhe trashgiminë kulturore të vendit./abcnews.al

“Identifikohen autorë të zjarrvënieve”/ Rama: 10 prej tyre janë arrestuar, 4 të proceduar penalisht

Kryeministri Edi Rama thotë se në 24 orët e fundit, policia ka identitifikuar 14 autorë të zjarrvënieve në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se 10 prej tyre janë arrestuar.

Ndërkaq, 4 të tjerët janë proceduar penalisht.

“Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve

10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht

Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan Rama./abcnews.al

Zjarret në vend, amabsada e SHBA: Po ndjekim nga afër situatën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me zjarret në vend.

Përmes një njoftimi, ambasada thotë se po vazhdon të ndjekë nga afër disa zjarre në zona të ndryshme të vendit.

Ndër të tjera, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po vazhdon të ndjekë nga afër disa zjarre në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Për më shumë informacion, vizitoni https://al.usembassy.gov/alert-emergency-message-for-u-s…/”, thuhet në njoftim.

Zjarret në Delvinë/ Ndërhyrja e zjarrfikësve ndalon avancimin e flakëve drejt banesave

Delvina vijon të jetë në situatë kritike lidhur me flakët.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipet zjarrfikëse kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve e banesave.

“Ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve e banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetin, mjetet zjarrëfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri, dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.”, thuhet në njoftim.

Titullar me “valixhet” gati/ Kristjan Asllani luan me Inter në miqësore, por pritet të largohet

Kristjan Asllani u kthye të luajë titullar me Inter, por kjo nuk e ndryshon të ardhmen e mesfushorit shqiptar që është larg skuadrës zikaltër.

Për habi të të gjithëve, futbollisti kuqezi zbriti në fushë nga minuta e parë në miqësoren kundër Monza, të fituar nga interistët vetëm pas goditjes së 11-metërshave, ndërsa koha e rregullt u mbyll në barazim  2-2.

Kristjan Asllani luajti për 84 minuta, duke I lënë vendin Bove kur skuadra e tij ishte në epërsi 2-1, ndërsa paraqitja e tij e përgjithshme ishte mbi mesataren.

Pavarësisht kësaj, mesfushori shqiptar nuk do të ketë vend në sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, ai ka bërë gati valixhet duke pritur skuadrën e re.

Sa i përket sfidës, Monza gjeti epërsinë me Çurria në minutën e 32-të.

Vetëm në shtesën e pjesës së parë, interistët barazuan falë autogolit të Birindelit.

Pas pushimit, prekja e klasit të Espozito përmbysi shifrat në favor të skuadrës së drejtuar nga Kristian Kivu.

Gjithsesi, në limitet e kohës së rregullt, vendasit surprizuan me Axi, duke bërë që sfida të vendosej vetëm nga goditjet e penalltive. Zikaltërit u treguan më të saktë, duke fituar miqësoren italiane.

Inter ka në program edhe një sfidë tjetër të shtunën kundër Olimpiakos, e fundit përpara nisjes së sezonit të ri të Serie A./abcnews.al

Zjarret, Rama: Mobilizim i të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara

Kryeministri Edi Rama thotë se janë mobilizuar të gjitha strukturat shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë”, shkruan Rama./abcnews.al

Turizëm historik në Vlorë/ Të huajt vizitojnë qendrën historike të qytetit

Përveç bregdetit, në Vlorë turistët po I tërheq dhe kultura e historia. Në zonën historike të qytetit vizitorët  janë të shumtë.  Ata vijnë nga shtete të ndryshme.

“Vij nga Portugalia, Vlora ka kulturë interesante.”

“Vij nga Franca,  është hera e parë në Shqipëri. Është këndshëm.”

“Vij nga Siçilia, Vlora është e bukur, kemi vetëm një ditë këtu, kemi ende për të parë. Qendra historike më duket si një vend përrallash.”

Produktet tradicionale e veshjet popullore i ngjallin interes. Pasi shkrepin një foto nuk largohen pa marrë me vete dhe një kujtim nga Vlora.

Vitet e fundit Vlora po njeh rritje të numrit të turistëve sipas operatorëve turistik jo vetëm për detin, por dhe për   historinë e kulturën e saj./abcnews.al

Lezhë, dyfishohen çmimet e apartamenteve/ Ndikon rritja e kërkesave dhe e standarteve të ndërtimit

Shumë pushues në Lezhë shfrytëzojnë  vizitën në bregdet edhe për të prenotuar apo blerë një apartament.

Sipas specialistëve vera është një  sezon I nxehtë dhe për tregun e pasurive të paluajtshme.

Qytetarët e Kosovës mbetën blerësit kryesor.   Por kohët e fundit edhe çekët e polakët e shohin bregdetin e Lezhës si një mundësi të mirë investimi.

Kërkesa e lartë,  standardet e reja të banesave dhe kostot e ndërtimit kanë ndikuar dhe  në dyfishimin e çmimit të apartamenteve.

Në bregdetin e Lezhës çmimet nisin me  1200 euro m2 nga 600 qe ishte para 5 vitesh, ndersa tek Rana e Hedhun arrijne deri ne 2000 euro m2.

Përveç Shëngjinit, ku ndërtimet me arkitekturë moderne po shtohen, edhe zona e Tales po njeh rritje të ndjeshme të kërkesës për apartamente pranë detit./abcnews.al

“Situata me zjarret, kritike”/ Minxhozi: Të ashpërsohen masat. Fondi për emergjencat civile duhet të rritet

Analisti Skënder Minxhozi e cilëson kritike situatën e zjarreve në vend.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se duhet të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve.

Ndër të tjera, Minxhozi shtoi se fondi për emergjencat civile duhet të rritet.

“Situata aktuale nuk i ngjan atij normaliteti që kemi jetuar në verëra, dekadat e fundit. Kjo krijon situata thatësire, për përhapjen e zjarreve. Të gjitha emergjencat e kësaj forme, janë sa shtetërore, isntitucionale, aq edhe politike. Kemi hyrë në një botë më të ngrohte, dhe zjarret do i kemi bashkëudhëtarë. Me krijimin e infrastrukturave dhe lëvizshmërisë, edhe problematikat rriten. Di raste në Tiranë, ku djegie barërash në Erzen, ka dalë në Pezë. Kjo është një dramë. Ne duhet të marrim masa dhe të jetojmë si shtet, që në buxhetin e emergjencave civile, nuk mund të alokojmë 56 milionë euro. Duhen më shumë para. Dëmet janë kolosale. Dëmet që sot po i ndodhin masiveve pyjore, bagëtitë, pronën, por edhe jetën njerëzore që kemi të humbur, këto dëme shkojnë qindra milionë euro brenda një vere. Shteti të tregojë dhëmbët në mënyrë më rigoroze me këta njerëz.”, theksoi ai./abcnews.al

Meta mbetet në burg/ Minxhozi: Vendimi ishte i pritshëm, ka akuza për korrupsion

Analisti Skënder Minxhozi thotë se ishte i pritshëm vendimi i gjykatës, që la në burg ish presidentin Ilir Meta.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se për Metën, ka akuza për korrupsion.

Minxhzoi shtoi se mund të kishte një masë sigurie më të lehtë për Metën, pasi hetimet ndaj tij kanë përfunduar.

“Absolutisht që po, është dukur një trend, sistemi i drejtësisë krijon edhe pritshmëritë e veta. Në dosje ka akuza për korrupsion. Meta hynte te ajo tipologji politikanësh që po goditet dhe do goditet fort, e prisja vendimin. Në një fazë kur hetimet kanë mbaruar dhe dosja është në gjykatë, besoj se do të ishte më njerëzore të kishte masa më çliruese.”, theksoi ndër të tjera Minxhozi./abcnews.al

❌