❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dënohet Imamoglu/ Rivali i Erdogan akuzohet për fyerje dhe kërcënime të zyrtarëve

Ish kryenashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u dënua me një vit e 8 muaj burg nga një gjykatë turke, e cila nuk vendosi asnjë kufizim në aktivitetin e tij politik.

Rivali i presidentit turk Recep Tajip Erdogan do tĂ« vuajĂ« njĂ« dĂ«nim njĂ« vit, 5 muaj e 15 ditĂ« burg pĂ«r “fyerje publike tĂ« njĂ« zyrtari publik” dhe dy muaj e 15 ditĂ« pĂ«r “kĂ«rcĂ«nime”.

Megjithatë Gjykata rrëzoi akuzën për shënjestërimin e individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit.

Imamolgu përballej me një dënim maksimal me burgim prej 7 vitesh e katër muajsh.

Hetimi i prokurorisĂ« kundĂ«r tij nĂ« kĂ«tĂ« rast u urdhĂ«rua mĂ« 20 janar pĂ«r deklaratat qĂ« ai bĂ«ri nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive nĂ« lidhje me kreun e ProkurorisĂ« Publike tĂ« Stambollit, Akin GĂŒrlek, dhe familjen e tij.

Gurlek, 43 vjeç, fillimisht si gjyqtar dhe më pas si prokuror, luajti një rol të rëndësishëm në gjyqe të mëdha që përfshinin ndjekje penale të figurave të opozitës, përfshirë dënimin e bashkëkryetarit të Partisë së Drejtësisë Popullore dhe ndjekjet penale të kryetarëve të bashkive të partisë opozitare. Ai më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i drejtësisë.

Imamoglu i ka mohuar akuzat duke e quajtur procesin një ndëshkim dhe jo drejtësi, dhe ka akuzuar gjykatën se vepron nën presionin e qeverisë. / abcnews.al

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit/ Raportuesja për Gazën në OKB: SHBA bashkëpunëtore e Tel Avivit

Teksa palestinezët e dëshpëruar janë në kërkim të ushqimit, thirjet ndërkombëtare për sanksione ndaj Izraelit janë rritur.

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Gazën dhe Bregun Perëndimor Francesca Albanese tha se është koha që kombet në mbarë botën të ndërmarrin veprime konkrete për të ndaluar atë që ajo e quajti gjenocid në Gaza.

Ajo theksoi se ccdo shtet duhet të rishikojë dhe pezullojë menjëherë të gjitha lidhjet me Shtetin e Izraelit, duke filluar nga marrëdhëniet ushtarake, diplomatike dhe ato ekonomike.

Albanese shprehu bindjen e saj se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht bashkëpunëtore në atë që po bën Izraeli, duke furnizuar me armë.

Ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mbështesin sanksione më të ashpra kundër Izraelit për shkak të situatës humanitare në Gaza.

Fajon tha se unioni duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të ushtruar presion mbi Izraelin dhe për të parandaluar vdekjet e civilëve.

Sllovenia ka qenë ndër kritikët më të fortë të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza, duke u bërë thirrje anëtarëve të tjerë të BE të bashkojnë forcat në sanksionet tregtare dhe të vendosin një embargo armësh.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer tha se ishte i tmerruar nga raportet për civilë të vrarë në Gaza, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare.

“Izraeli duhet tĂ« marrĂ« masa qĂ« mbrojnĂ« siç duhet civilĂ«t nĂ« pĂ«rputhje me ligjin ndĂ«rkombĂ«tar. Ne gjithashtu duam tĂ« shohim, njĂ« armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m”, tha Starmer.

Më shumë se 2 milionë palestinezë të Gazës po jetojnë një krizë katastrofike humanitare. Që prej fillimit të luftës 21 mujore, Izraeli ka bombarduar dhe rrethuar Rripin e Gazës, duke e lënë enklavën në prag të urisë.

‘NĂ« kĂ«rkim’ tĂ« sendeve tĂ« ndaluara dhe celularĂ«ve/ TiranĂ«, kontrolle ‘Blic’ nĂ« burgjet 313 dhe 302

Policia e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli në institucionet e vuajtjes së dënimit 313 dhe 302 në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në mënyrë të befasishme (blic), me qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara, përfshirë telefonat celularë, që mund të jenë futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgjeve. / abcnews.al

BE dështon për herë të dytë në miratimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian dështoi për të dytën ditë me radhë në miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa Sllovakia vazhdon të kërkojë garanci të reja lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2027, raportojnë diplomatë të BE-së.

Sipas katër diplomatëve të BE-së, vetoja e Sllovakisë gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare ka bllokuar përkohësisht miratimin e paketës së re të sanksioneve. Dy prej diplomatëve thanë gjithashtu se edhe Malta ka pasur kundërshtime.

Qeveria sllovake, e udhëhequr nga kryeministri Robert Fico, ka deklaruar se nuk do ta miratojë paketën e re pa marrë garanci të qarta që vendi nuk do të preket nga plani paralel i BE-së për të hequr dorë nga gazi rus deri në fund të vitit 2027.

“E konsiderojmĂ« propozimin pĂ«r braktisjen e energjisĂ« ruse si njĂ« formĂ« sanksioni dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye e lidhim atĂ« drejtpĂ«rdrejt me paketĂ«n e 18-tĂ« tĂ« sanksioneve,” shkroi Fico nĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar Presidentes sĂ« Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Fico theksoi se votimi për paketën e re të sanksioneve duhet të ndodhë vetëm pasi të jenë zgjidhur në mënyrë substanciale rreziqet lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2028.

Komisioni Evropian i kishte dërguar një letër Sllovakisë të martën, duke u përpjekur të bindte Bratislavën për tërheqjen e vetos, por përgjigjja e Ficos konfirmoi se nevojiten më shumë bisedime për të qartësuar angazhimet e BE-së ndaj vendit të tij.

Sllovakia vazhdon tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« gazin rus dhe shpesh ka mbajtur qĂ«ndrime pro-ruse nĂ« lidhje me luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«. Sipas qeverisĂ« sllovake, ndĂ«rprerja e menjĂ«hershme e kontratĂ«s ekzistuese me kompaninĂ« ruse Gazprom – e cila Ă«shtĂ« e vlefshme deri nĂ« vitin 2034 – mund tĂ« shkaktonte mungesa tĂ« energjisĂ«, rritje tĂ« çmimeve dhe pasoja financiare pĂ«r shtetin.

Për dallim nga plani për fazën e largimit nga energjia ruse, që mund të miratohet me shumicë të përforcuar në BE, sanksionet kërkojnë unanimitet, duke i dhënë Sllovakisë mundësinë e bllokimit të tyre.

Paketa e 18-të e sanksioneve do të ishte përgjigje ndaj agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, pas pushtimit të vitit 2022, por për momentin ajo mbetet pezull për shkak të kundërshtimeve të brendshme brenda bllokut.

Fillon “ngujimi” i korrikut?/ Si çdo verĂ« Rama mbyllet nĂ« vilĂ«n qeveritare, del me kabinetin e ri

Edi Rama u rikthye sërish Vlorë.

Helikopteri që po transportonte shefin e qeverisë u pa të ulej në ish-fushën e aviacionit të qytetit bregdetar. Burime thonë se kryeministri u drejtua menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kjo e mërkurë shënon edhe vizitën e tretë të Edi Ramës në Vlorë në pak ditë, por ende është e paqartë arsyeja e kësaj ndalese.

Nëse rikthimi në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, problematikat përgjatë këtij sezoni veror, apo Rama do ta shfrytëzojë qëndrimin në vilën qeveritare për të konceptuar riformatimin e skuadrës Rama 4, që në këtë mandat të ri, mban barrën por edhe privilegjin e 83 mandateve.

Policia e Kosovës kontrolle në drejtorinë e Arkivave dhe Kadastrës/ Arrestohen katër zyrtarë, akuzohen për shpërdorim detyre

Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë  e Arkivave dhe atë Kadastrale ne Kosove

Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bastisjet përveç Prishtinës janë kryer edhe në komunen e Ferizaj dhe Shtimes.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e nisi kete aksion mëngjesin e së mërkurës, aksion i cili eshte konfirmuar nga Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ« nĂ« koordinim dhe bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, sipas urdhĂ«resĂ«s nga gjykata, ka ndermarre nje aksion pĂ«r bastisje dhe kontroll nĂ« institucionin e ArkivĂ«s dhe atĂ« kadastral tĂ« KosovĂ«s pĂ«r veprĂ«n penale ‘KeqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar’”, ka thĂ«nĂ« ajo. / abcnews.al

“Kurti, ndĂ«rhyrje e papranueshme ndaj sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€/ Gjykata Supreme nĂ« PrishtinĂ« i pĂ«rgjigjet “qeverisĂ« nĂ« detyrĂ«â€

Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, firmosur nga ministri ne detyre I Ekonomise Hekuran Murati,

Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë po bene jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit.

Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të tilla, duhet të tregojnë përkushtim në zbatimin e këtij parimi.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje autoritetin e GjykatĂ«s dhe legjitimitetin e vendimeve tĂ« saj, pĂ«rmes deklaratave politike, cenon pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit dhe dĂ«mton besimin e qytetarĂ«ve nĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ«. Gjykata Supreme pret, nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, qĂ« institucionet shtetĂ«rore tĂ« tregojnĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r zbatimin e vendimeve gjyqĂ«sore, si kusht i funksionimit tĂ« shtetit ligjor. Gjykata Supreme do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ushtrojĂ« funksionin e saj nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe tĂ« pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit,” thuhet mĂ« tej nĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media.

Qeveria në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, e ka cilësuar atë si arbitrar dhe si një interpretim të njëanshëm të dispozitave ligjore.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme thuhet se ministrat, të cilët janë edhe deputetë, nuk mund të nxjerrin akte nënligjore, pasi kjo bie ndesh me dispozitat kushtetuese, nderkohe qe qeveria Kurti sillet ende si nje ekzekutiv me pushtet te plote, edhe pse ka siguraruar vetem 48 deputete nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

“Dielli do tĂ« lind pĂ«rsĂ«ri”/ LumĂ« kritikash ndaj vendimit tĂ« HagĂ«s

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Gjykata Speciale sot humbi një mundësi për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

 “ÇlirimtarĂ«t, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i KosovĂ«s nuk kemi kĂ«rkuar favore, por vetĂ«m drejtĂ«si. DrejtĂ«si qĂ« nuk ndikohet nga paragjykimet. QĂ« nuk e ngatĂ«rron lirinĂ« me fajin. Sepse liria nuk Ă«shtĂ« faj. KurrĂ« s’ka qenĂ«. KurrĂ« s’do tĂ« jetĂ«â€, shtoi ai.

Krasniqi tha se “historia nuk guxon dhe nuk mund tĂ« shkruhet nĂ« sallat e heshtura tĂ« gjykatave, sepse Ă«shtĂ« shkruar nĂ« sakrificat e popullit tonĂ« pĂ«r liri”.

“DrejtĂ«sia mund tĂ« vonohet, por e vĂ«rteta nuk do tĂ« ndryshojĂ« asnjĂ«herĂ«. Ata janĂ« tĂ« pafajshĂ«m. Ata janĂ« çlirimtarĂ«. Prandaj, e presim me padurim vendimin final pĂ«r lirinĂ« e tyre. Dielli do tĂ« lind pĂ«rsĂ«ri – pĂ«r çlirimtarĂ«t, pĂ«r KosovĂ«n dhe pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n”, shkroi ai.

Reagimet nuk kane munduar as nga rradhet e tjera te PDK.
Vlora Çitaku, nenkryetare e PDK shkruan se ndaj ish krereve te UCK po behet padrejtesi.

“Kur Paneli Gjykues bĂ«het njĂ«sh me ProkurorinĂ«, aty nuk ka drejtĂ«si.

Ka vetĂ«m njĂ« padrejtĂ«si special” shkruan Citaku ne llogarine e saj ne facebook.

Rrjeti eshte i mbushur me reagime kunder vendimit te Hages.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. / abcnews.al

 

TregtarĂ«t ‘nĂ« garë’ pĂ«r tĂ« sjellĂ« kafe braziliane nĂ« SHBA para vendosjes sĂ« tarifĂ«s 50% tĂ« Trumpit

Tregtarët e kafesë po garojnë për të importuar sasi sa më të mëdha të kafesë braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se të hyjë në fuqi tarifa e re prej 50% ndaj produkteve braziliane, e vendosur nga administrata presidentit Donald Trump.

Tarifa, e cila do të zbatohet nga data 1 gusht, ka shkaktuar një valë të madhe kërkese nga importuesit amerikanë që po përpiqen të shmangin rritjen e kostove. Brazili është furnizuesi më i madh i kafesë për SHBA-në, dhe ky zhvillim pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në treg.

Sipas të dhënave më të fundit, çmimet për konsumatorët amerikanë u rritën në muajin qershor, pjesërisht për shkak të ndikimit të tarifave të mëparshme të vendosura nga administrata Trump. Konsumatorët tashmë po ndiejnë efektin, përfshirë edhe në çmimin e një filxhani kafeje.

Analistët paralajmërojnë se pas hyrjes në fuqi të tarifës, çmimi i kafesë në SHBA mund të rritet ndjeshëm, duke goditur direkt konsumatorët dhe industrinë e restoranteve dhe kafeneve.

/ abcnews.al

Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një shtesë buxhetore prej 9.8 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe sektorin e mbrojtjes, në përpjekje për të përballuar vazhdimin e luftës me Rusinë, e cila po zgjat më shumë se dy vjet pa shenja përfundimi.

Sipas njoftimit të ligjvënësve dhe Ministrisë së Financave, ndryshimet e reja në buxhet rrisin shpenzimet totale të mbrojtjes për vitin 2025 në 2.2 trilionë hryvnia (rreth 53.2 miliardë dollarë) një nivel rekord për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.

Shtesa prej 412 miliardë hryvnash synon të mbulojë nevojat urgjente për armatim, pajisje ushtarake dhe mbështetje logjistike për forcat e armatosura në vijën e frontit.

Qeveria ukrainase është përballur me presion në rritje për të siguruar më shumë burime financiare për ushtrinë, teksa luftimet në lindje dhe jug të vendit vazhdojnë me intensitet të lartë dhe ndihma perëndimore shpesh vonohet.

Amendamentet pritet tĂ« kalojnĂ« edhe nĂ« leximin e dytĂ« nĂ« javĂ«t e ardhshme pĂ«r t’u bĂ«rĂ« zyrtarisht pjesĂ« e buxhetit tĂ« shtetit. / abcnews.al

Izraeli sulmon Damaskun mes përshkallëzimit të luftimeve në jug të Sirisë

Sulme të fuqishme ajrore tronditën kryeqytetin sirian Damask në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke pasur si objektiv Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Izraeli paralajmëroi veprime të forta kundër forcave qeveritare siriane që po kryejnë sulme ndaj komuniteteve druze në jug të vendit.

Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve, avionë luftarakë izraelitë fluturuan në lartësi të ulët mbi Damask dhe realizuan një seri goditjesh intensive në zonën qendrore të qytetit. Një sërë shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan në afërsi të ndërtesave qeveritare, ndërsa një re e dendur tymi u ngrit nga zona ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që forcat e Presidentit Bashar al-Assad të vazhdojnë ofensivën kundër pakicës druze dhe kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave siriane nga jugu i vendit.

Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh në rritje përgjatë kufirit siriano-izraelit, ku përplasjet mes grupeve lokale, forcave qeveritare dhe interesave rajonale kanë krijuar një situatë të ndërlikuar dhe të rrezikshme.

“Pastrohen” bashkitĂ«/ Nga veriu nĂ« jug largohen nga detyra dhjetĂ«ra drejtues, reforma s’e prek Pustecin

SHQIPËRI- Harta e dorĂ«heqjeve tĂ« drejtuesve vendorĂ« Ă«shtĂ« zgjeruar kĂ«tĂ« tĂ« martĂ«. NĂ« BashkinĂ« Belsh, janĂ« larguar njĂ« sĂ«rĂ« administratorĂ«sh dhe drejtorĂ«sh lokale, duke i hapur rrugĂ« njĂ« faze tĂ« re, tĂ« pĂ«rzgjedhjes sĂ« drejtuesve tĂ« rinj mbi bazĂ«n e meritĂ«s dhe performancĂ«s.

Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.

Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.

Largime ka edhe në qarkun e Beratit.

Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kuçovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.

Administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq e Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

4 nga 6 administratorët e njësive në bashkinë e Maliqit janë dorëhequr të martën ndërkohë që 2 administratorë kanë mbushur moshën e pensionit. Deri në këto momente asnjë lëvizje nuk është kryer në Bashkinë e Pogradecit.

Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen.

Në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.

Përjashtim nga e gjithë reforma e vetëpastrimit bën bashkia e Pustecit, aty ku jeton minoriteti maqedonas. Për shkak të numrit të vogël të banorëve dhe numrit të kufizuar të personelit në bashki, nuk ka as administratorë dhe as drejtorë/abcnews.al

‘RrĂ«mbimin e MetĂ«s do ta çojmĂ« deri nĂ« Strasburg ‘, Blushi: TĂ«rhiqem nga politika nĂ«se nĂ« dosjen e tij ka shkelje penale

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i PL Tedi Blushi i ftuar ne ‘Real Story’ tha se drejtĂ«sia e re Ă«shtĂ« mĂ« e korruptuar se mĂ« parĂ«. MĂ« tej, ai tha se pĂ«r mbrojtjen e Metes po ecet nĂ« dy shina. Blushi theksoi se gjendja e MetĂ«s nĂ« burg Ă«shtĂ« shumĂ« e mirĂ« dhe se me kĂ«tĂ« cĂ«shtje do tĂ« shkojnĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n e Strasburgut.

“Gjykatat vendosin afĂ«rmendsh cfarĂ« kĂ«rkon SPAK. SPAK ka tĂ« drejtĂ« tĂ« pĂ«rgjojĂ« tĂ« gjithĂ« gjyqtarĂ«t, ata janĂ« nĂ« kushte presioni, a mund tĂ« presĂ«sh njĂ« gjyqtart qĂ« ka pĂ«rgjime tĂ« marrĂ« njĂ« vendim? Tani drejtĂ«sia Ă«shtĂ« mĂ« tepĂ«r e korruptuar.

PĂ«r mbrojtjen e MetĂ«s po ecim nĂ« dy shina paralele, e para nĂ« studio televizive pĂ«r akuzat politike dhe shkalla e fundit do tĂ« jetĂ« Gjykata e Strasburgut ku kjo ceshtje do te fitohet dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« njollĂ«. Meta nuk ka asnjĂ« shqetĂ«sim, gjendja e tij Ă«shtĂ« e shkĂ«lqyer. Ka qenĂ« dy javĂ« mĂ« parĂ« kampion i ping pongut atje dhe asnjĂ« shqetĂ«sim pĂ« tĂ«, nuk e lejojnĂ« deri mĂ« tani tĂ« ushtrojĂ« asnjĂ« sport.” / abcnews.al

Meta në qeli/ Blushi: Kërkojmë shfuqizim të masës! Retorika e Metës ndaj SPAK, e ashpër sepse


Sekretari i PĂ«rgjithshmĂ« i PL Tedi Blushi tha pĂ«r ‘Real Story’ se kĂ«rkojnĂ« shfuqizim tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« sĂ« MetĂ«s pasi janĂ« shkelur ligjet dhe Konventa pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut.

Më tej, Blushi tha se SPAK ka dashur të krijojë një narrativë në publik duke dhënë opsionin që Meta do të arratisej përpara se ai të arrestohej. Sipas Blushit, kjo ka qenë një prej arsyeve të Metës dhe retorikës së tij të ashpër ndaj SPAK.

“Ne kĂ«rkojmĂ« shfuqizim tĂ« masĂ«s arrest me burg sepse janĂ« shkelur ligjet dhe konventa europiane e tĂ« drejtave tĂ« njeriut. Meta nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r hetimeve, por t’i kushtĂ«zosh lirinĂ« pa pasur asnjĂ« provĂ«. Meta ka shkuar nĂ« SPAK sa herĂ« e kanĂ« thirrur.

Meta është shprehur kundër mënyrës autokrate. Retorika e Metës ndaj SPAK ka qenë e ashpër sepse jo më pak se dy vite para momentit të rrëmbimit të tij ka pasur një fushatë mediatike të sponsorizuar nga SPAK duke nxjerrë disa elementë të dosjes duke nxjerrë që Meta është fajtor.

SPAK ka dashur tĂ« krijojĂ« njĂ« narrativĂ« nĂ« publik duke i dhĂ«nĂ« dhe opsionin e arrastisjes, Meta madje e ka denoncuar. Meta ka qenĂ« gati pĂ«r ccdo skenarĂ«, i pĂ«rgatitur.” / abcnews.al

Meta në qeli/ Mërtiri: Politikanët ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Analisti Ergys MĂ«rtiri komentoi pĂ«r ‘Real Story’ qĂ«ndrimin e MetĂ«s nĂ« qelinĂ« e paraburgimit dhe masat shtrenguese qĂ« janĂ« marrĂ« pĂ«r tĂ«. Sipas burimeve, MetĂ«s nuk i Ă«shtĂ« lejuar takimi me familjarĂ«t, avokatin e tij si dhe me deputetĂ«t. MĂ«rtiri tha se ky vendimi nga ana e institucioneve mund tĂ« jetĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« i dyshuari tĂ« mos ushtrojĂ« presion ndaj drejtĂ«sisĂ«. MĂ« tej, ai tha se tĂ« gjithĂ« personazhet e rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« janĂ« pas hekurave janĂ« shantazhues ndaj drejtĂ«sisĂ«.

” Kjo kategori njerĂ«zish qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« fuqishĂ«m ndeshen me njĂ« institucion Ă« tĂ« fut nĂ« burg, Ă«shtĂ« shokuese pĂ«r ta. NjĂ« nga arsyet qĂ« ata zgjedhin kĂ«tĂ« masĂ« Ă«shtĂ« qĂ« mund tĂ« ushtrojnĂ« presion mbi drejtĂ«sinĂ«, ndaj kĂ«tĂ« masĂ« e marrin. Mund ta ketĂ« nivelin  e presionit shumĂ« tĂ« madh. Berisha e ka nivelin e presionit tĂ« lartĂ« sa dorĂ«zohen dhe institucionet.

TĂ« gjithĂ« personazhet janĂ« shantazhues ndaj drejtĂ«sisĂ«. Kjo Ă«shtĂ« drejtĂ«si e re dhe jemi tĂ« bindur, por diskutojmĂ« çfarĂ« niveli palĂ«kundshmĂ«rie ka. Ne duhet dhe ta mbrojmĂ« dhe kĂ«tĂ« gjĂ« qĂ« kemi nisur.” / abcnews.al

Iliri në qeli
pa liri/ Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova

Sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i PartisĂ« sĂ« LirisĂ« Tedi Blushi i ftuar nĂ« ‘Real Story’ zbuloi fakte tĂ« reja nga qĂ«ndrimi i MetĂ«s nĂ« qelinĂ« e paraburgimit, ku tha se prej njĂ« muaji nuk po komunikon me MetĂ«n. Blushi shtoi mĂ« tej se masat represive janĂ« ndĂ«rmarrĂ« edhe pĂ«r takimet me familjarĂ«t, avokatĂ«t dhe deputetĂ«t e tjerĂ«. Gjithashtu, Blushi tha se MetĂ«s i Ă«shtĂ« privuar liria pa fakte.

” Prej njĂ« muaji nuk takoj MetĂ«n edhe pse kam lejen. PĂ«r arsye qĂ« ende nuk i di, ndĂ«rkohĂ« qĂ« unĂ« kam leje nga SPAK, u bĂ« mĂ« shumĂ« se 1 muaj qĂ« nuk e takoj pa arsye. Dhe bisedat telefonike janĂ« ndĂ«rprerĂ«. Jemi nĂ« njĂ« terr komunikimi, masat represive janĂ« shtuar. Dhe familjarĂ«t janĂ« ndaluar tĂ« takohen prej 2 javĂ«sh, edhe avokatit i Ă«shtĂ« kufizuar takimi.

Meta ndodhet nĂ« kushte izolimi. Ka njĂ« arsye, duan t’i mbyllin gojĂ«n pĂ«r tĂ« vĂ«rtetat nĂ« kĂ«tĂ« proces farsĂ« politikĂ«. Nuk ka asnjĂ« arsye tjetĂ«r.

Edhe deputetĂ«ve i Ă«shtĂ« ndaluar takimi. Shkak Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« komunikimi i MetĂ«s me dy gazetarĂ«, qĂ« janĂ« marrĂ« masat represive. Nuk ka njĂ« rregullore qĂ« i ndĂ«rpretĂ« tĂ« drejtĂ«n e fjalĂ«s.  KanĂ« kufizuar lirinĂ« fizike pa fakte dhe prova.”, tha Blushi. / abcnews.al

Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce/ Hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit, para koncertit në Atlanta

Kengetarja BeyoncĂ© ka rĂ«nĂ« pre e njĂ« grabitje, pasi pak ditĂ« para ndalesĂ«s se saj katerditore ne Atlanta me turneun e saj “Cowboy Carter”, disa hajdute kane vjedhur nje nje automjet I stafit te saj disa USB qe permbanin kenge te papublikuara te artistes.

Ne mesin e sendeve te vjedhura jane edhe planet e shfaqjeve dhe listat me këngë për koncertet e kaluara dhe ato të ardhshme u morën nga një makinë me qira, e cila përdorej nga koreografisti i këngëtares dhe një prej balerinëve të saj.

Vjedhja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë përpara performancës së parë të Beyoncé në Atlanta. Policia e Atlanta-s thotë se është lëshuar një urdhër arrest, por emri i dyshuarit nuk është bërë publik.

Sipas raportit të policisë, koreografisti Christopher Grant dhe balerini Diandre Blue parkuan automjetin dhe hynë në një supermarket. Pasi u kthyen, panë dritaren e pasme të thyer dhe dy çanta u mungonin.

Ata raportuan se në çanta ndodheshin pesë drive USB me këngë të papublikuara, planet e skenarëve për shfaqje të kaluara dhe të ardhshme, dhe lista të tjera këngësh, sipas policisë.

Më tej, u mor edhe një laptop, rroba dhe kufje Apple AirPods. Autoritetet përdorën gjurmimin nepermjet ketye paisjeve teknologjike per te identifikuar hajdutet, per te cilet nuk ka detaje nese jane arrestuar. / abcnews.al

❌