Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

Erërat e forta  dhe moti i keq kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit të Shkupit.

Shërbimet kompetente po e ndjekin situatën me kujdes, ndërsa Qendra për Menaxhimin e Krizave është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në terren.

Sipas raportimeve ka dëme materiale dhe zjarre.

Siç informojnë nga ky institucion, Drejtori Muhamed Ali, së bashku me shërbimet e përhershme në QMK, i koordinojnë aktivitetet dhe informojnë të gjitha institucionet kompetente për të siguruar ndërhyrje në kohë për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.

The post Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup appeared first on Albeu.com.

Jorgo Goro u lirua nga burgu, por ja dënimi që mund ta kthejë në qeli ish-bashkiakun e Himarës

Në mesin e muajit Gusht, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, doli nga ambjentet e burgut, pasi përfundoi dënimin e parë me 2 vjet e 20 ditë burgim, lidhur me çështjen e tjetërsimit të pronave në Dhërmi përmes dokumentave të falsifikuara, ku përfitues fundor i tokës ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Goro, doli nga qelia duke u kthyer i lirë në Himarë, por një vendim tjetër dënimi i shkon nga pas, duke u bërë shkak që ish-funksionari i Partisë Socialiste në Himarë, mund të rikthehet përsëri në burg.

Një dënim me 1 vit e 4 muaj burgim, vijon të qëndrojë mbi “kokën” e Jorgo Goros, që nëse do lihet në fuqi dhe në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e çon automatikisht Goron në burg.

Ky është dënimi i dytë ndaj Goros për abuzimet me pronat në bregdet.

Në këtë hetim ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut të Bashkisë së Himarës lidhur me dy procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore, në dëm të mësuesit Irakli Likoka, banues në Bashkinë Himarë.

Gjatë fazës së pretencës prokuroria, kërkoi gjatë konkluzioneve përfundimtare, që veç deklarimit fajtor dhe dënimit të pandehurve, të vendosej dhe kthimi i praktikave të sekuestruara institucioneve përkatëse, ku në raste të tilla enteve publike u lind e drejta të fshijnë regjistrimin e AMTP-së të konstatuar me probleme dhe regjistrimin e saj në pronësisë shtetërore.

Lidhur me këtë kërkim, gjykata ka vendosur që praktikat e sekuestruara enteve përkatëse, të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit, për efekt të procedimit penal të ndarë ndaj të pandehurit Jerasimo Bashi.

The post Jorgo Goro u lirua nga burgu, por ja dënimi që mund ta kthejë në qeli ish-bashkiakun e Himarës appeared first on Albeu.com.

Balliu: Soros s’mund të jetë “Qytetar Nderi i Tiranës”, titulli duhet hequr

PD ka reaguar në lidhje me akuzat që Trump lëshoi ndaj George Soros, si dhe ndikimit të këtij të fundit në politikën shqiptare.

Në një dalje për mediat, deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu tha se “Hetimi i George dhe Alex Soros nuk mund të jetë kurrë i plotë pa hetimin në Tiranë të Edi Ramës, Linda Ramës dhe Delina Ficos”.


DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD, KLEVIS BALLIU:

Partia Demokratike i kërkon këshillit bashkiak të Tiranës që të mblidhet në mënyrë urgjente dhe të heqë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” akorduar George Sorosit nga Edi Rama kur ishte kryebashkiak.

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Trump e ka shpallur George Soros “armik i demokracisë” dhe është e padenjë dhe sfiduese që në Shqipëri ai të jetë ende “nderi” i kryeqytetit.

Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie i dha titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” pikërisht atij personi që sot Presidenti i SHBA kërkon ta hetojë si drejtues të një organizate kriminale.

George Soros dhe djali i tij janë shpallur praktikisht ‘non grata’ nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm kaq, por administrata Trump ka kërkuar që ata të hetohen mbi bazën e Aktit RICO, ligj që përdoret kundër organizatave kriminale.
Si është e mundur që i shpalluri nga Presidenti i aleatit tonë të madh si kreu i një strukture kriminale të gëzojë titullin si nderi i kryeqytetit të Shqipërisë?

Ndërsa në SHBA Sorosi konsiderohet një kartel dhune dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, në vendin me popullin më pro-amerikan në botë ai ka instaluar qeverinë e tij personale. Sot, praktikisht, kemi një qeveri që bashkëpunon hapur me armiqtë e shpallur të SHBA-së.

Është e domosdoshme që ky nder i pamerituar t’i hiqet menjëherë. Titulli “Qytetar Nderi i Tiranës” duhet t’u rezervohet vetëm personaliteteve që mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vlerat universale dhe ato të kombit tonë.

Ky titull korruptiv është arsyeja më e vogël se pse FBI duhet të shtrijë hetimet ne Shqipëri, ku provat e krimeve të kartelit woke dhe anti-demokratik Soros janë të pafundme.

The post Balliu: Soros s’mund të jetë “Qytetar Nderi i Tiranës”, titulli duhet hequr appeared first on Albeu.com.

Makina aksidenton një këmbësor në Rrugën e Kombit, i pl*gosuri në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit në Mirditë. Sipas informacioneve zyrtare policore, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në ‘Rrugën e Kombit’, në afërsi të Repsit, shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. N.

Shtetasi A. N. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Makina aksidenton një këmbësor në Rrugën e Kombit, i pl*gosuri në gjendje të rëndë te spitali i Traumës appeared first on Albeu.com.

Prishja e ndërtimeve pa leje, Manja: Betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot, se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e Shqipërisë, nuk është një tekë e Kryeministrit Edi Rama, por një betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane.

Ministri Manja, në një postim në rrjetet sociale u shpreh se “sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Evropën”.

Sipas Manjës, “kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik”.

Sipsa Manjës, “në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit”.

Deklarata e plotë:

Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!

Që në momentin kur nisi prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, shumëkush mendoi se kjo ishte një tekë vere e Edi Ramës. Një lojë politike, një manovër për të tërhequr vëmendjen e publikut nga temat e ditës apo aktualiteti politik.

Por koha po tregon, dhe do të tregojë deri në fund, se nuk është as kështu e as ashtu. Kjo është një betejë vizioni. Një betejë që lidhet drejtpërdrejt me horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

Sepse është fare e thjeshtë. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinë shqiptarët që jetojnë e punojnë prej dekadash në vendet e BE-së: në Europë nuk hyhet me ndërtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zaptojnë hapësirën publike, që bllokojnë hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuarë, me tarraca pallatesh të kthyer në bahçe apo pemtore të paligjshme, me ndërtues që shesin tre herë të njëjtin apartament, me kasapë që therin bagëti pas dyqanit në mes të qytetit, me varreza makinash, me karburante të braktisura buzë çdo rruge kombëtare, me plehra që hidhen sa andej e këtej në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur fare për ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji.

Prandaj të gjithë ata “vajtues publikë” që përpiqen ta paraqesin këtë operacion si një konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe drejtësisë, apo si hakmarrje politike ndaj individëve e bizneseve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse helmojnë publikun. Në fakt, ata janë tregtarët e paligjshmërisë, që duan të mbajnë gjallë kaosin, sepse vetëm aty gjejnë oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E vërteta është krejt tjetër: në territor sot po ndeshen dy palë dhe vetëm dy — interesi publik dhe paligjshmëria e kthyer në mentalitet.

Në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit.

Si mundet, pra, që dikush që ngrihet në krah të ligjit të akuzohet si intimidues? Si mund të quhet cenim i drejtësisë kur thua thjesht: mos na pengoni të pastrojmë vendin nga ndërtimet pa leje dhe nga çdolloj paligjshmërie tjetër?

Që nga Roma e lashtë kemi trashëguar një postulat të hekurt: “Ex iniuria ius non oritur” – nga padrejtësia nuk lind e drejta. Dhe ky është thelbi: një gjë e paligjshme, një pronë e grabitur, një ndërtim pa leje, nuk mund të bëhet kurrë e ligjshme, kurrë jotja.

Prandaj, nëse ka përplasje sot, ajo nuk është Rama kundër drejtësisë, as Rama kundër qytetarëve, por e mira kundër së keqes. Dhe në këtë betejë, mandati i katërt është zotimi për të vendosur kontroll mbi territorin me çdo mjet ligjor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes — jo vetëm në hapësirat publike, por edhe në mentalitetin e atyre që ende mendojnë se janë mbi ligjin.

Është e thjeshtë krejt!

Dhe sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Europën. Kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik.

The post Prishja e ndërtimeve pa leje, Manja: Betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane appeared first on Albeu.com.

IGJEUM njoftim për motin e keq: Ja cilat qarqe do të përballen me reshje intensive shiu, temperaturat shënojnë rënie

Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e motit të keq që ka mbërthyer të gjithë vendin.

Në njoftim thuhet se sot dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarkun e Shkdorës, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Bëhet me dije më tej se në qarkun e Kukësit dhe Fierit priten reshje të mesme, ndërsa në të gjitha qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Ndërkohë temperaturat do të shënojnë rënie.

POSTIMI I PLOTË:

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

The post IGJEUM njoftim për motin e keq: Ja cilat qarqe do të përballen me reshje intensive shiu, temperaturat shënojnë rënie appeared first on Albeu.com.

Partner në jetë dhe në biznes, Dua Lipa dhe Callum Turner themelojnë kompani për prodhimin e filmave dhe programeve televizive

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner kanë vendosur të hyjnë së bashku në botën e biznesit. Çifti, i cili u fejua disa muaj më parë, ka themeluar së fundmi TwentyTwo Films Limited. Kompania synon prodhimin e filmave dhe programeve televizive, me yllin 30-vjeçar të muzikës pop dhe aktorin 35-vjeçar që kanë aksione të barabarta.

Një burim pranë çiftit që foli për The Sun theksoi: “Dua dhe Callum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për sipërmarrje që duan të bëjnë së bashku.

Ajo është përpjekur tashmë të përfshihet në kinema në të kaluarën. Por nëse ajo kalon në projekte të reja, ajo dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.” I njëjti burim shtoi: “Ajo dhe Callum kanë shumë ide që mendojnë se do të funksionojnë. Është ende shumë herët, por motorët po ecin përpara.”

Sipërmarrja e re e çiftit sjell në kujtesë rrugën e ndjekur nga Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj, producenti Tom Ackerley, të cilët themeluan labelin e tyre LuckyChap, i cili ka prodhuar hite të tilla si “I, Tonya”, “Saltburn” dhe “Barbie”, ku merrte pjesë edhe Dua Lipa.

The post Partner në jetë dhe në biznes, Dua Lipa dhe Callum Turner themelojnë kompani për prodhimin e filmave dhe programeve televizive appeared first on Albeu.com.

Kosovë/ U pl*gos me a*më në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë

Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi  është plagosur me armë zjarri në një poligon.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë.

“Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.

The post Kosovë/ U pl*gos me a*më në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret e ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të Natos në Kuçovë.

Zjarri, që u shkaktua nga shkëputja e kabujve të energjisë elektrike, rrezikoi edhe banesat e vilat përreth Aviacionit.

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në Bazën Ushtarake të NATO-s në qytetin e Kuçovës. Era e fuqishme ka këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete të Repartit tē MZSH-së Berat.

Në një kohë të shkurtër,zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që për fikjen e plotë të zjarrit ka ndihmuar edhe shiu që ra me furi për pak minuta.

The post Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë appeared first on Albeu.com.

Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq u mundua ta blinte mbështetjen e Macronit, por dështoi – tani synon Trumpin përmes Izraelit

Zdravko Ponosh, udhëheqës dhe kryetar i lëvizjes SRCE, deklaroi se blerja e aeroplanëve francezë, Rafale është përpjekje e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një mbrojtës të ri politik në Evropë pas largimit të ish-kancelares gjermane, Angela Merkelit.

Sipas ish-gjeneralit serb, “Vuçiqi nuk e mori mbështetjen e pritur nga Macron, edhe pse pagoi 2.7 miliardë euro për aeroplanët”.

Tani, ai po kërkon mbështetje përmes Izraelit për t’u afruar me administratën Trump – jo për interesat e Serbisë, por për të ruajtur pushtetin e tij, raporton N1.

Ponosh paralajmëron se qytetarët do t’i paguajnë shtrenjtë këto lojëra politike – rreth 5.5 miliardë euro për Rafalet, pajisjet izraelite Elbit dhe pajisje shtesë – që është më shumë se dyfishi i buxhetit vjetor ushtarak të Serbisë.

Ai thekson se modernizimi i ushtrisë është i nevojshëm, por shtrohet pyetja nëse vendi mund ta përballojë këtë shpenzim dhe sa nga këto para përfundojnë në xhepa privatë, për shkak të mungesës së transparencës.

Në fund, Ponosh thekson se problemi kryesor i Ushtrisë së Serbisë nuk është vetëm pajisja, por gjendja e dobët e personelit dhe mungesa e besimit të qytetarëve, çka nuk mund të zgjidhet vetëm me blerje armësh.

The post Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq u mundua ta blinte mbështetjen e Macronit, por dështoi – tani synon Trumpin përmes Izraelit appeared first on Albeu.com.

Gëzuar Ditëlindjen, Bebe Rexha: sa vjeçe bën artistja?

Bebe Rexha, e lindur në Brooklyn, New York më 30 gusht 1989, është një nga artistet më të suksesshme dhe të dashur të muzikës moderne e cila sot feston 36 vjetorin e lindjes!

Me origjinë shqiptare, Bebe ka rritur një karrierë të jashtëzakonshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe angazhimit të palëkundur në muzikë.

Pas fillimit të saj në muzikën e pop-it dhe rrethin e muzikës alternative, Bebe bëri një hapa të mëdha në vitin 2013, kur shkroi dhe mori pjesë në bashkëpunimin për hitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna, që e çoi atë në njohje globale. Pas këtij suksesi, Bebe vazhdoi të pushtojë listat e muzikës me këngë të tilla si “Meant to Be”, e cila arriti kulmin e suksesit në Billboard Hot 100 dhe që bëri xhiron e botës.

Ajo është gjithashtu një artiste që ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur në industrinë muzikore, duke përfshirë Nicki Minaj, David Guetta, dhe G-Eazy. Çdo album dhe këngë e saj është një dëshmi e talentit të papërmbajtshëm dhe aftësisë për të kapur emocione dhe ndjenja të thella.

Përveç suksesit në muzikë, Bebe ka qenë gjithashtu një aktiviste e njohur për të drejtat e grave dhe mbështetjen e diversitetit, duke qenë një model për shumë të rinj në industrinë e muzikës dhe jashtë saj.

Sot, Bebe Rexha vazhdon të shkëlqejë si një ikonë muzikore, një ambasadore e ndryshimit dhe një frymëzim për miliona fansa. Gëzuar ditëlindjen, Bebe!

The post Gëzuar Ditëlindjen, Bebe Rexha: sa vjeçe bën artistja? appeared first on Albeu.com.

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në fund të verës, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga kjo periudhë relaksi.

Në fotografitë e postuara në Instagram, Nora shihet në një ambient luksoz dhe të freskët, ku duket komode dhe e relaksuar.

Me një palë bikini të thjeshta por elegante, ajo pozon pranë një tavoline të shtruar me pije freskuese, duke shfaqur një stil të përkryer veror dhe një trup në formë.

Në një tjetër foto, ajo shfaqet duke ecur në një rrugë të rrethuar nga natyra e gjelbëruar, me diellin që ndriçon qiellin e kthjellët, duke krijuar një atmosferë perfekte për pushime relaksuese.

Nora nuk është vetëm në këtë udhëtim; në një tjetër imazh ajo është shoqëruar nga një mikeshë e saj me të cilën shijojnë mëngjesin në një ambient modern dhe të qetë.

The post Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Kuqe kishte si objektiv atë.

“Nuk është e vërtetë ajo që po thuhet. Organet shtetërore kanë dhënë një deklaratë të qartë se ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të kenë qenë pjesë e saj. Ju detyrohem t’ju sqaroj se e vërteta nuk qëndron kështu. Faleminderit për secilin nga ju që më ka shprehur shqetësim me mesazhe”, tha ai në një video të publikuar në InstaStory.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se vijojnë hetimet për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit në fshatin Gurëz. Sipas të dhënave zyrtare, një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar artizanale, shpërtheu në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D., alias M. B.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të lehta materiale në portën e banesës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit gjetën gjithashtu disa gëzhoja të vjetra në afërsi, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

The post Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër appeared first on Albeu.com.

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Në një letër drejtuar Kurtit më 8 gusht 2025, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav, ka theksuar se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke u thirrur në nenin kushtetues që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ministrore dhe parlamentare.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional. Vizitorët e nivelit të lartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare përkohësisht do të përmbahen nga takimet brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të formohet një qeveri e re,” thuhet në letrën e Ovalit

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij vendimi është shmangia e pasigurive dhe keqinterpretimeve, siç kishte ndodhur gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë, BE-ja thekson se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Kosovës dhe se bashkëpunimi me homologët përkatës në fusha kyçe do të vazhdojë.

“Shpresojmë që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të tjera, në mënyrë që të rifillojmë bashkëpunimin e plotë dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike,” përfundon letra e BE-së.

Letra është shpërndarë edhe te zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Emilija Redžepi, si dhe te ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

The post BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme appeared first on Albeu.com.

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për Bloomberg Originals, Dukesha e Sussex-it, hapur për periudhën kur ndjehej jo autentike.

Nëna e dy fëmijëve, e cila jeton në një vilë luksoze prej 12 milionë paundësh në Montecito dhe mbrëmjeve mëson frëngjisht në Duolingo, u pyet nëse e ka të vështirë të duket e afërt me publikun.

Nuk e kam të vështirë, unë thjesht jam vetvetja. Besoj se ishte ndryshe disa vite më parë, kur nuk mund të isha kaq e zëshme dhe më duhej të vishja gjithmonë çorape ngjyrë lëkure. Të jem e sinqertë, kjo nuk është aspak në stilin tim. Nuk kisha parë çorape të tilla që nga filmat e viteve ’80.

E di që është një shembull i thjeshtë, por është tregues i asaj që do të thotë të ndihesh rehat me veten, të vishesh siç dëshiron, të thuash të vërtetën dhe të shfaqesh në hapësira ku mund të jesh vërtet autentike”, tha ajo.

Meghan shtoi se tani nuk ndjen më nevojën për të provuar asgjë ndaj askujt.

“Mendoj se karakteri ynë, ajo çfarë jemi në thelb, nuk ndryshon. Por sjelljet, zakonet dhe rolet që marrim në jetë mund të nxjerrin në pah më të mirën ose më të keqen tek njerëzit. Unë jam thjesht vetja”, u shpreh Meghan Markle.

The post I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…” appeared first on Albeu.com.

“Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale me postimin e fundit ku shfaqet përkrah vajzës së saj.

Me flokët e lidhura gërshet dhe  të veshura sportive, Eni dhe e vogla e saj u shfaqën duke kaluar momente plot dashuri në natyrë edhe pse destinacioni nuk është i qartë.

“Ne të dyja” – ka shkruar këngëtarja krahas postimit në Instagram.

Kujtojmë që Eni është bërë nënë për herë të parë tre vite më parë, teksa solli në jetë Edean, frut i dashurisë së saj me këngëtarin Genc Prevlukaj.

The post “Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë appeared first on Albeu.com.

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Ishte vetë G Bani që ka publikuar video dhe foto nga ky ‘koncert’, teksa shfaqet në krahë të përfaqësuesve të institucionit, si dhe mikeshës së tij që e njohur në shtëpinë e BBV, Valbona Mhilli.

Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që deporton në burg të Shqipërisë për të performuar!”. Fjalët e drejtorit të Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fushë Krujë dhe pritja dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Kujdesit Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, punonjësit e Sigurisë dhe Rendit, administrata e IVEP por mbi të gjitha nga vetë të burgosurit, më ka lënë me mbresat më të mira sot.

Me gjithë se “shkoi shumë bukur” emocionet në të tilla raste janë të përziera sepse kur “prifti” të “mbyllë meshën” në fund, me mesazhin e shejtë “shpërndahuni në paqe”, disa shkojnë në shtëpi e shumë mbesin në qeli. Jam i sigurtë sa kaq se u kam dhënë disa minuta “arratisje” nga e përditshmja e realitetit të zymtë të burgut.”,shkruan ai krahas këtij postimi.

The post Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona appeared first on Albeu.com.

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të blejnë dy ulëse kur zgjedhin avionët e tyre për udhëtime.

Deri më tani, udhëtarët që nuk mund të futeshin midis mbështetëseve të krahëve të vendeve të tyre kishin dy mundësi: ose të blinin një vend të dytë paraprakisht dhe të kërkonin rimbursim më vonë, ose të kërkonin një vend të dytë falas direkt në aeroport.

Megjithatë, nga 27 janari 2026, kjo politikë do të ndryshojë rrënjësisht pasi pasagjerët do të duhet të rezervojnë dhe të paguajnë për një vend shtesë paraprakisht.

Rimbursimet nuk do të garantohen më, por do të varen nga fakti nëse ka pasur të paktën një vend bosh në fluturim dhe nëse rezervimi është bërë në të njëjtën klasë. Në të njëjtën kohë, kërkesa për rimbursim duhet të dorëzohet brenda 90 ditëve.

Klientët që nuk kanë hapësirën e nevojshme në vend do të duhet të blejnë një vend shtesë dhe të paguajnë tarifat përkatëse“, tha kompania në një deklaratë.

Vendimi i gjigantit amerikan ka shkaktuar reagime të forta nga komuniteti i udhëtarëve mbipeshë. Jason Vaughn, një agjent udhëtimesh dhe krijues i faqes së internetit Fat Travel Tested, tha se politika aktuale e Southwest kishte kontribuar në një përvojë më të rehatshme për ta, duke siguruar hapësirë për të gjithë pasagjerët.

Mendoj se ky ndryshim do ta bëjë përvojën e fluturimit më të keqe për të gjithë“, tha ai.

Me këtë vendim, Southwest bëhet linja ajrore e parë e madhe amerikane që e bën të detyrueshme blerjen e një vendi të dytë për ata që nuk mund të futen në një të tillë, duke aplikuar një rregull të ri dhe të diskutueshëm, për të cilin pritet të debatohet ashpër në muajt në vijim.

The post Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate appeared first on Albeu.com.

Dh*nohet live në TikTok “Diamanti Blu”, reagon Kozaku: Mirë ia kanë bërë… (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok, i njohur si Diamanti Blu, është dhunuar.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë përdorimi i fjalëve fyese ndaj familjarëve të një personi tjetër, çka më pas ka sjellë përplasje edhe jashtë rrjetit.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në TikTok dhe Instagram. Një ndër reagimet më të komentuara ishte ai i Kozakut, i cili tha se “mirë ia kanë bërë” duke iu referuar sharjeve që, sipas tij, janë të pajustifikueshme sidomos kur drejtohen ndaj fëmijëve.

Kujtojmë që edhe Kozaku vetë është përfshirë më herët në një incident të ngjashëm gjatë një transmetimi “live”, pasi kishte përdorur fjalë fyese ndaj të tjerëve.

 

The post Dh*nohet live në TikTok “Diamanti Blu”, reagon Kozaku: Mirë ia kanë bërë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌