Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjërat të cilat nuk bën assesi t’i flisni për ish-partnerin

20 May 2025 at 21:33

Jeni ndarë? Nuk është me rëndësi se kush është fajtori, mos e përgojo

Nuk është gjithmonë e rëndësishme kush ishte fajtor. Ndoshta ishte ai. Ndoshta ishe ti. Ndoshta thjesht nuk funksionoi.

Por ajo që ka vërtet rëndësi është mënyra si zgjedh të ecësh përpara. Të përgojosh dikë që dikur e ke dashur, nuk tregon forcë – tregon plagë të pa shëruara. Nuk është ndarja ajo që të bën të pjekur, por mënyra si e përballon atë.

Fjalët e këqija nuk do ta ndryshojnë të shkuarën, por do të thonë shumë për ty në sytë e të tjerëve. Ruaj dinjitetin tënd, edhe kur tjetri nuk e ka ruajtur. Heshtja në kohën e duhur është më e fuqishme se çdo hakmarrje.

Përgojimet e zakonshme shpesh pasqyrojnë dinamika sociale, xhelozi të fshehta, zhgënjime ose thjesht nevojën për të shfryrë emocionet.

Ja disa nga temat më të zakonshme të përgojimit:

Seksi ka qenë i tmerrshëm

Pos nëse ka qenë krejtësisht i ngathët dhe statik gjatë marrëdhënieve seksuale, vlerësimi për performancën e tij mund të jetë goxha subjektiv. Madje edhe nëse përfundon derisa keni thënë fjalën seks, ndërkaq paraloja për të është vetëm një fjalë e rëndomtë, mbajini përshtypjet vetëm për veten tuaj.

Ka qenë koprrac

Nëse ish-partneri juaj ka konsideruar se është dashur të shpenzosh shumë më pak sesa ju keni dëshiruar, kjo nuk do të thotë se ka qenë koprrac. Do të kuptoheni si sponsoruese nëse ankoheni për gjendjen e tij financiare.

Të gjitha i bënte në mënyrën e gabuar

Çdo gjë që ka menduar, ka folur dhe ka bërë ka qenë e gabueshme. Edhe pse jeni ndarë, nuk duhet të harroni të gjitha ato momente të bukura të kaluara me të dhe gjërat e mira të cilat i ka bërë ai. Nëse ndokush nga miqtë tuaj kujtohet për momentet e bukura të lidhjes suaj, merrni frymë thellë para se diçka “shpërtheni” me kritikat për ish-partnerin.

Është sjellë si idiot gjatë tërë kohës

Në rregull, mirëpo për ç’arsye atëherë keni qenë me të me muaj të tërë, madje edhe me vite? Është me rëndësi të përkushtoheni nganjëherë dhe të gjeni shenjat e vërejtjeve të cilat nuk i keni përdorur në atë lidhje, transmeton Telegrafi.

Akoma e dashuroni

Të gjithë neve në jetë së paku njëherë në jetë na është thyer zemra dhe të gjithë kemi përjetuar ndarjet e dhembshme. Nëse të tjerëve u flisni se e dashuroni akoma, procesi i shërimit të vuajtjeve do të zgjasë edhe më shumë. Silluni sikur çdo gjë është në rregull, edhe pse nuk është ashtu.

I tregoni gjërat të cilat ju ka treguar duke ju besuar plotësisht

Pa marrë parasysh se si ka përfunduar lidhja juaj, është fakt që me atë person keni qenë në lidhje intime. Shpesh mendojmë që betimi për të heshtur pushon kur edhe lidhja ndërpritet. Mirëpo, mbajini ndjenjat tuaja në mënyrë që të mbroni integritetin tuaj dhe në mënyrë që edhe të tjerët të mund t’ju besojnë.

Ua tregoni të tjerëve gjërat të cilat do ta turpërojnë plotësisht

Nëse jeni të gatshëm të flisni për gjëra që e turpërojnë ish-partnerin, çfarë do të mendoni se do të mendojnë miqtë tuaj apo partneri juaj i ri?

Karakteristikat pozitive të cilat i keni dashuruar te ish-partneri

Nga ana tjetër, disa persona duan të flasin për karakteristikat e mira, të cilat i posedojnë ish-partnerët: lidhur me atë se si kanë qenë mjeshtër të vërtetë për disa gjëra, se si ju kanë bërë dhurata të shumta, se si ju kanë bërë që të ndiheni të veçantë, etj. Nëse dëshironi të mirën vetes apo lidhjes të cilën pikërisht jeni duke e ndërtuar, më mirë është të mos flisni për gjëra të tilla. /Telegrafi/

The post Gjërat të cilat nuk bën assesi t’i flisni për ish-partnerin appeared first on Telegrafi.

Shumë e rezervuar për jetën private, zbulohet partneri i Beatriçes së Shkodrës Elektronike (FOTO)

By: V K
15 May 2025 at 10:57

Edhe pse Beatriçe nuk flet shumë për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment të rrallë emocional që s’mund t’i shpëtonte syrit të kamerave, një puthje e ndjerë me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, në zemër të arenës ku qëndronte ekipi shqiptar.

Shqipëria u kualifikua me meritë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës elektrizuese të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i etnos shqiptarit me elektronikën moderne që ka rrëmbyer audiencën evropiane.

Por pas shpalljes së kualifikimit, ndërsa publiku festonte, Beatriçe festoi gëzimin me një puthje pasionante, që zgjoi reagime në rrjet dhe emocionoi ndjekësit.

Pak është folur më parë për lidhjen e tyre, ndonëse ai është parë shpesh pranë saj në evente muzikore.

Ky moment i çiltër, në zemër të një gare kaq të rëndësishme, duket se ishte “shenja” që publiku po priste!

 

The post Shumë e rezervuar për jetën private, zbulohet partneri i Beatriçes së Shkodrës Elektronike (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Personat pa partnerë emocionalë janë të prirë për zhvillim të sëmundjeve dhe shfaqje të depresionit!

4 May 2025 at 20:59

Sipas fjalëve të psikologut Erik Erikson, zhvillimi dhe ndarja e emocioneve me të tjerët është çelës i suksesit

Erikson është psikolog i shekullit të 20-të, i cili zhvillimin e njeriut e ka ndarë në tetë faza.

Secila fazë njësoj është e rëndësishme dhe i kontribuon zhvillimit të personalitetit. Për t’u zhvilluar njeriu dhe për të formuar personalitetin, secilën fazë duhet patjetër ta kalojë me sukses.

Faza e gjashtë, sipas radhës, sipas fjalëve të tij, janë intimiteti dhe zhvillimi i marrëdhënieve dashurore, që ndoshta është faza edhe më e rëndësishme për zhvillim.

Kjo fazë u ndihmon personave që të avancojnë tutje dhe është e lidhur ngushtë me sukseset e ardhshme apo dështimet. Në këtë fazë ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe të plotësuara është sukses. Mossukses konsiderohen izolimi dhe ndjenja e vetmisë.

Sipas tij, intimitet është marrëdhënia dashurore e cilitdo lloj i cili kërkon ndarjen e vetes dhe emocioneve të sinqerta me të tjerët.

Erikson me siguri ka besuar që kjo fazë e zhvillimit ndodh midis moshës 19 dhe 40 vjeç kur shumica e njerëzve kërkojnë partnerin dashuror, transmeton Telegrafi.

Izolimi është gjendje në të cilën personi përpiqet të shmangë intimitetin. Kjo ndodh kur shfaqet ndjenja e frikës nga përkushtimi, lidhja apo thjesht kur personi nuk dëshiron ato dhe intimisht ta hapë veten dhe të tregojë mangësitë dhe vlerat.

Izolimi mund t’ju pengojë të zhvilloni lidhje të shëndetshme, ndërkaq kjo më vonë do të ndikojë negativisht në vetë zhvillimin, madje edhe në shëndet.

Shmangia e hapjes ndaj të tjerëve, si revansh mund të shkaktojë vetminë, madje edhe izolimin eventual shoqëror dhe depresionin.

Erikson ka besuar që çdo person me sukses mund të kapërcejë të gjitha fazat në mënyrë që të mos stagnojë. Për përfundim të suksesshëm të kësaj faze është kryesore të mësohet se si emocionet të ndahen dhe të krijohet afërsia me njerëzit e tjerë, në mënyrë që të zhvilloni dhe të mbani marrëdhënie të shëndetshme.

Izolimi shpesh është rezultat i frikës nga refuzimi, ndërkaq pikërisht kjo frikë çon drejt shmangies së plotë të hapjes emocionale ndaj të tjerëve.

Erikson ka besuar që mosplotësimi i kësaj faze të zhvillimit paraqet probleme në të ardhmen.

Izolimi afatgjatë dhe shmangia nga krijimi i afërsisë me partnerin mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor dhe fizik.

Hulumtimi ka treguar që personat të cilët nuk janë në gjendje që emocionet e veta t’i ndajnë dhe t’i zhvillojnë shkathtësitë intime kanë rrezik më të madh që të sëmuren nga sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/

The post Personat pa partnerë emocionalë janë të prirë për zhvillim të sëmundjeve dhe shfaqje të depresionit! appeared first on Telegrafi.

E ke vënë re? Ish-at e tu janë të gjithë njësoj – dhe ja pse!”

14 April 2025 at 20:49

Shumë herë ne kthejmë kokën pas dhe kuptojmë, edhe pas një kohe të gjatë, se marrëdhëniet tona kanë një gjë të përbashkët: ish-partnerët tanë janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin në karakter dhe sjellje

Mund të mendoni se është rastësi, por jo. Një psikologe shpjegon arsyet e kësaj ngjashmërie dhe thekson se si përvojat emocionale nga fëmijëria jonë luajnë një rol vendimtar në partnerët “e njëjtë” që zgjedhim.

Sipas Dr. Shefali Tsabary, partnerët jo domosdoshmërisht duken si prindërit tanë, pasi realiteti është më i ndërlikuar.

Nëse, duke u rritur, ndjenim se nuk po merrnim dashuri nga disa anëtarë të familjes sonë ose se ata nuk na jepnin shumë rëndësi, duke na shkaktuar një pasiguri konstante, ka shumë të ngjarë që pikërisht këto sjellje të na tërheq në mënyrë të pandërgjegjshme drejt një partneri të ardhshëm romantik.

Ne e dimë dhe e kuptojmë neglizhencën e partnerit, por edhe nëse dyshojmë se ajo që kërkojmë nga ai apo standardet që kemi nga një lidhje romantike janë të ulëta, sërish duket se “ngecemi” gjithmonë në një rreth vicioz.

Nëse kemi pasur eksperienca të pakëndshme në fëmijëri, atëherë nuk besojmë se ka mënyra të ndryshme për t’u lidhur apo ndërtuar raporte me të tjerët, duke pasur gjithmonë të njëjtin model marrëdhënieje në mendje.

Ky cikël i mundimshëm mund të marrë fund vetëm nëse shërojmë problemet me të cilat përballet ende fëmija brenda nesh, në të kundërt jemi “të dënuar” të dashurohemi me njerëz të tillë, në dukje krejt të njëjtë: shkaktojnë pasiguri te ne, por sërish mendojmë se janë i duhuri.

Është e vështirë të përballemi me këtë të vërtetë dhe të përpiqemi të pranojmë faktin që jemi lënduar shumë herë, duke e menaxhuar traumën në një mënyrë që na lejon të mësojmë prej saj, shkruan Marie Claire.

Sipas ekspertëve në “Charlie Health”, një organizatë që merret gjerësisht me çështjet e shëndetit mendor, hapi i parë për të transformuar veten në një version më të mirë është të pranojmë traumat tona të fëmijërisë.

Ne duhet t’i drejtohemi fëmijës brenda nesh sikur të ishte një person tjetër dhe t’i flasim me dashamirësi, duke i treguar se ne me të vërtetë kujdesemi për të. Është një metodë e mirë për të kapërcyer frikën dhe për të vlerësuar veten.

Më pas, ne mund të kuptojmë dhe kujtojmë mënyrat apo episodet se si jemi trajtuar në fëmijëri nga të rriturit, pastaj të punojmë për t’u shëruar, citon Anabel.

Pasi të përfundojë kjo fazë, ne do të jemi në gjendje të krijojmë menjëherë lidhjet midis njerëzve dhe situatave që do të hedhin dritë se kush është fajtor dhe pse. Zakonisht indiferenca emocionale e të tjerëve çon në indiferencën tonë emocionale, kryesisht ndaj vetvetes.

Të gjitha këto ndjenja duhet të përpunohen dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të shmangim përsëritjen e gabimeve të së kaluarës në marrëdhëniet tona të ardhshme. /Telegrafi/

The post E ke vënë re? Ish-at e tu janë të gjithë njësoj – dhe ja pse!” appeared first on Telegrafi.

Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të vi*gjër

By: M C
23 March 2025 at 21:57

Gjatë një bisede të bukur me Eglin, Danja ka vendosur mbrëmë që të tregojë një histori të saj personale. Banorja ka folur për një marrëdhënie të saj me një djalë që ajo e konsideroi toksik.

“Unë jam 32 vjeçe sot. E kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe, në mendjen time shumë të madhe. Ajo ishte ajo toksikja. Në atë kohë ajo më dukej e madhe. Isha e çmendur, e çmendur”, tha Danja, e cila më pas shton:

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë për respekt të babait tim, se gocë veriore dhe unë nuk e di babi marrëdhënien time”.

Banorja u shpreh se babi i saj do jetë shokuar aq shumë e ka përmendur Redin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

“Edhe kjo e Redit, e ka shokuar që e kemi përmendur kaq shumë po me këtë do merrem pasi të dal nga këtu se nuk e njeh. E kanë marr vesh 3 fiset e mia, fisi i mamit, i babit dhe i Vites”, tha ajo.

Duke iu rikthyer lidhjes së saj të mëparshme, Danja vijoi duke thënë se për herë të parë dikush u largua nga ajo, pasi ai kishte zgjedhur që të ikte. Më pas ajo kishte marrë vesh se ish-partneri ishte fejuar me një vajzë të virgjër.

“Në atë kohë ishte uau, por ishte më toksikja. E kur unë u zgjova nga gjumi kisha të bëja me një njeri që pa vetëm interesat e veta dhe iku. Iku ai, ka qenë hera e parë në jetë që iku dikush nga unë. Zgjodhi ai të ikte për arsyet e veta. Për momentin nuk rashë dakord me ato arsye, po kam bërë një luftë 3 vjet me veten. Afrohej dhe largohej dhe unë i mbushja mendjen vetes se mbase nuk është kështu, mbase është ashtu. Mora vesh se u fejua me një vajzë të virgjër”, tregoi Danja.

Banorja e përfundoi rrëfimin e saj duke thënë se i është dashur një javë që të marrte veten, e kjo falë mbështetjes dhe këshillave të motrës së saj, Ertila.

The post Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të vi*gjër appeared first on Albeu.com.

Del FOTO-ja/ Vrasja e 24-vjeçares nga partneri, momenti kur çifti palestinez mbërrin në Rinas

By: Oldi
28 February 2025 at 10:50

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes në kryeqytet, ku një 24-vjeçare e huaj u gjet e vdekur në një apartament në Tiranë, e cila dyshohet se është vrarë nga partneri i saj. Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, Ryyan Alwan dhe partneri i saj, Fadi Alwan mbërrijnë në Rinas më […]

The post Del FOTO-ja/ Vrasja e 24-vjeçares nga partneri, momenti kur çifti palestinez mbërrin në Rinas appeared first on BoldNews.al.

Çifti fliste gjermanisht e arabisht, gruaja ishte e mbuluar/ Çfarë dihet deri më tani për vrasjen në Tiranë

27 February 2025 at 15:39

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e regjistruar në Tiranë, ku një grua rreth të 30-ave u gjet e vrarë brenda një banese të marrë me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave. Burime bëjnë me dije se viktima është një shtetase gjermane, e cila kishte mbërritur në Shqipëri pak kohë më […]

The post Çifti fliste gjermanisht e arabisht, gruaja ishte e mbuluar/ Çfarë dihet deri më tani për vrasjen në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Pas 13 vitesh bashkëjetesë me partnerin e saj, Rozana “hap zemrën”: Dua që ai të krijojë familje me dikë tjetër

By: M C
21 February 2025 at 20:01

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, përveçse debateve të forta, ka momente ku banorët heqin “petkun” e lojës dhe tregojnë momente nga jeta e tyre personale.

Këtë gjë e ka bërë dhe Rozana Radi, e cila duke biseduar me Loredanën “hap zemrën” duke shprehur detaje nga jeta me partnerin e saj.

Ajo ka thënë fjalët më të mira për të, pasi sipas saj ai është mbështetja e saj më e madhe, por ndihet keq që nuk kanë një fëmijë së bashku.

Ndër të tjera, këngëtarja ka thënë se është duke luftuar për t’u bërë nënë dhe se partnerin e saj e lë të lirë për të krijuar një jetë tjetër, që të ketë mundësinë e krijimit e një familjeje.

Pjesë nga deklarata e saj:

“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim. 13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkesë të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë. Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them, Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë. Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar. Mua Shpëtimi nuk më ka bërë asgjë përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë. Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind. Këtë e kam bërë për Shpëtimin dhe jo për vete”.

The post Pas 13 vitesh bashkëjetesë me partnerin e saj, Rozana “hap zemrën”: Dua që ai të krijojë familje me dikë tjetër appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Zbulohet partneri që Danja e ‘Big Brother VIP’ ka jashtë shtëpisë

By: M C
3 February 2025 at 21:40

Një foto e publikuar nga vetë Redin Xheli në story ne Instagram ka ngritur dyshime mbi identitetin e partnerit të Danja Kokës, e cila aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në imazhin që po qarkullon, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar pushimet, çka ka shtuar aludimet se ai mund të jetë personi që ajo ka përmendur si partnerin që e pret jashtë.

Danja vetë ka pohuar brenda shtëpisë së “BBVIP” se ka dikë që e pret jashte, por a bëhet fjalë për Redinin apo për një tjetër person?

Kjo mbetet ende e paqartë, ndërsa fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Tifozët e reality show-t po presin me kureshtje nëse ajo do të japë një shpjegim për këtë pas daljes nga formati.
Jetët personale të konkurrentëve në reality show-t zakonisht kthehen në temë diskutimi mes ndjekësve. Duka pasur parasysh që Danja ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë tashmë, ky zhvillim i fundit vetëm sa e thellon intrigën rreth saj.

Pjesëmarrësit e tjerë në BBVIP gjithashtu kanë treguar interesim dhe kuriozitet për identitetin e këtij misteri të ri dashurie, duke shtuar edhe më shumë tensionin në shtëpi.

The post FOTO/ Zbulohet partneri që Danja e ‘Big Brother VIP’ ka jashtë shtëpisë appeared first on Albeu.com.

“Nëse nuk do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin”, Bernardi surprizohet live nga partneri në studio

31 January 2025 at 20:55

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bernardi i cili deklaroi publikisht se ishte Gay është surprizuar publikisht nga partneri i tij Enamin. I ftuar në studion e “Breaking”, Bernardi ndëra rrëfente për emocionet dhe rrugëtimin në BBVA, Enami partneri i tij e ka surprizuar duke u shfaqur papritur. “Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit […]

The post “Nëse nuk do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin”, Bernardi surprizohet live nga partneri në studio appeared first on BoldNews.al.

Partneri ideal! Cristiano zgjedh fjalët më të bukura të dashurisë për Georginën

By: D Marku
27 January 2025 at 19:34

Cristiano Ronaldo ka shprehur të gjithë dashurinë për partneren e tij.

Sot Georgina Rodriguez feston ditëlindjen dhe s’kishte si të mungonte një urim me fjalë unike nga futbollisti.

“Për nënën, partneren, shoqen, gruan time… Gëzuar ditëlindjen, dashuri. Ti je dritë që ndriçon e na dhuron dashuri”, ka shkruar Ronaldo krahas një fotografie në llogarinë e tij në Instagram.

The post Partneri ideal! Cristiano zgjedh fjalët më të bukura të dashurisë për Georginën appeared first on Albeu.com.

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

16 January 2025 at 01:07

Zonja dhe zonjusha, dëgjoni. Nëse jeni duke kërkuar për një njeri që mund t’ju ofrojë siguri, mos u kënaqni me një burrë “ëndërrimtar”

Burrat dhe gratë kanë preferenca të ndryshme kur zgjedhin partnerin e jetës. Nëse dëshironi që njeriu juaj të jetë i pasur dhe i suksesshëm, më mirë kini parasysh një veçori unike për ata që janë të aftë të fitojnë pasuri në të ardhmen.

Si të kuptoni nëse burri juaj është i aftë të jetë ‘i pasur’

Disa gra mund të dëshirojnë të lidhen me dikë që është në gjendje të kujdeset për to dhe familjen, dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. Por si ta gjeni një partner të tillë?

Psikologia klinike Sadia Khan thotë se burrat që kanë një shans më të madh për të qenë të pasur, punojnë drejt kësaj, ndryshe nga “ëndërrimtarët”, të cilët besojnë pak si shumë në vetvete.

Ajo mendon se burrat me shumë “besim në vetvete” priren të bëjnë premtime boshe, sepse ata janë mjaft ëndërrimtarë dhe besojnë se gjithçka është e arritshme për sa kohë që ata mbështeten tek vetvetja.

Por këta janë ata që nuk arrijnë lartësi të mëdha në jetë sepse janë “delirantë” dhe u mungon një tipar me të cilin krenohen meshkujt më të suksesshëm, shkruan The focus.

Një burrë që nuk e ka problem të punojë nën një epror të caktuar dhe është i hapur ndaj kritikave konstruktive, punon shumë drejt arritjes së një suksesi pavarësisht sfidave dhe vështirësive, ka të ngjarë të “bëhet i suksesshëm” dhe të sigurojë familjen e tij.

Një gabim që bëjnë njerëzit e pasur

Ndërsa një burrë i suksesshëm dhe i pasur është i aftë të sigurojë familjen e tij, ata janë gjithashtu të prirur të bëjnë një gabim të zakonshëm.

Sadia argumenton se burrat e pasur mendojnë se një grua do të ishte besnike ndaj tyre për sa kohë që ai plotëson nevojat e saj. Por, problem qëndron se një grua “që dëshiron një jetë të mirë nuk kërkon intimitet emocional”.

Sado e diskutueshme të duket, psikologia beson se gratë që nuk janë të lidhura emocionalisht me partnerin e tyre kanë shumë më shumë gjasa të tradhtojnë, citon Anabel.

Pra, burrat që llastojnë gratë e tyre janë ata që janë në rrezik më të madh për t’u tradhtuar nga partneret e tyre. Ndërsa femrat që kërkojnë intimitet emocional presin me padurim të kalojnë më shumë kohë me partnerin e tyre, gjë që shumica e meshkujve të suksesshëm nuk mund ta ofrojnë dhe ata kanë më pak gjasa të përfundojnë së bashku. /Telegrafi/

The post Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti appeared first on Telegrafi.

Cili është arketipi juaj në dashuri? Zbuloni veten dhe partnerin tuaj!

14 January 2025 at 18:57

Në botën e marrëdhënieve romantike, çdo individ sjell një mozaik unik personaliteti dhe përvojash

Sipas antropologes së njohur Helen Fisher, ekzistojnë katër arketipe kryesore që ndikojnë në mënyrën se si lidhemi dhe ndërveprojmë me partnerët tanë: eksploruesi, ndërtuesi, drejtuesi dhe negociatori.

Këto arketipe bazohen në dominimin e neurotransmetuesve dhe hormoneve specifike në trurin tonë, të cilat formësojnë sjelljet dhe preferencat tona në dashuri.

1. Eksploruesi – I udhëhequr nga dopamina

Eksploruesit janë individë që kërkojnë vazhdimisht përvoja të reja dhe emocionuese. Të udhëhequr nga dopamina, neurotransmetuesi i lidhur me shpërblimin dhe motivimin, ata janë të prirur drejt aventurës dhe risisë.

Këta persona janë kuriozë, optimistë dhe shpesh tërhiqen nga partnerë që ndajnë pasionin e tyre për jetën. Megjithatë, prirja e tyre për kërkimin e risive mund t’i bëjë ata të ndihen të shqetësuar në marrëdhënie që bëhen rutinë, shkruan Psychology Today.

2. Ndërtuesi – I udhëhequr nga serotonina

Ndërtuesit janë individë që vlerësojnë stabilitetin, besnikërinë dhe traditat. Me nivele të larta të serotoninës, ata janë të organizuar, të besueshëm dhe preferojnë një qasje të strukturuar ndaj jetës dhe marrëdhënieve.

Në dashuri, ata kërkojnë siguri dhe janë të prirur të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme. Megjithatë, ndonjëherë mund të jenë rezistentë ndaj ndryshimeve dhe preferojnë të qëndrojnë brenda zonës së tyre të rehatisë.

3. Drejtuesi – I udhëhequr nga testosteroni

Drejtuesit janë individë analitikë, të vendosur dhe të fokusuar në arritjen e qëllimeve. Nivelet e larta të testosteronit i bëjnë ata të jenë logjikë, të drejtpërdrejtë dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.

Në marrëdhënie, ata vlerësojnë pavarësinë dhe janë tërhequr nga partnerë që sfidojnë intelektin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë mund të perceptohen si të ftohtë ose të distancuar për shkak të fokusit të tyre në logjikë mbi emocionet.

4. Negociatori – I udhëhequr nga estrogjeni

Negociatorët janë individë empatikë, intuitivë dhe të aftë në ndërtimin e lidhjeve ndërpersonale. Me nivele të larta të estrogjenit, ata janë të prirur të jenë të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe të fokusuar në mirëqenien e të tjerëve. Në dashuri, ata kërkojnë lidhje të thella emocionale dhe janë tërhequr nga partnerë që ndajnë vlerat e tyre. Megjithatë, ndonjëherë mund të jenë tepër të ndjeshëm dhe të prirur të sakrifikojnë nevojat e tyre për hir të të tjerëve.

Është e rëndësishme të theksohet se këto arketipe nuk janë kategori të ngurta; çdo individ mund të shfaqë një kombinim të këtyre tipareve në shkallë të ndryshme. Njohja e arketipit tuaj dominues dhe atij të partnerit mund të ndihmojë në ndërtimin e një marrëdhënieje më të mirëkuptueshme dhe harmonike. /Telegrafi/

The post Cili është arketipi juaj në dashuri? Zbuloni veten dhe partnerin tuaj! appeared first on Telegrafi.

‘Jam grua e martuar’, Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin e saj

11 January 2025 at 18:40

Rozana Radi, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private shumë të rezervuar.

Megjithatë, gjatë një debati në “Big Brother”, ajo ka zbuluar se është martuar me partnerin e saj, Shpëtim Karakushi, i cili preferon të mbetet larg mediave dhe nuk dëshiron të bëhet publik. Këngëtarja ka folur për marrëdhënien e saj që ka zgjatur mbi 10 vjet dhe ka zbuluar se Shpëtimi punon në Prokurori, por nuk është prokuror.

Në një moment tjetër, Rozana tregoi se kishte pasur një keqkuptim me gazetat, kur ato raportuan për një ndarje të saj me të dashurin, duke e futur në një sherr të pavërtetë me të. Rozana gjithashtu ka theksuar se partneri i saj ka një sens humori të ngjashëm me atë të babait të saj, dhe është fotografuar me të në shumë ngjarje publike.

 

The post ‘Jam grua e martuar’, Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin e saj appeared first on Sot News | Lajme.

Martesa sekrete/ Zbulohet EMRI i partnerit të Rozana Radit, romanca me oficerin e policisë gjyqësore

11 January 2025 at 16:07

Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj, që preferon mos të jetë pjesë e shtypit rozë. Megjithatë, çifti duket se nuk ka vetëm një lidhje të konsoliduar, por e kanë kurorëzuar dashurinë edhe në martesë. Një fakt të […]

The post Martesa sekrete/ Zbulohet EMRI i partnerit të Rozana Radit, romanca me oficerin e policisë gjyqësore appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit – periudhë e gabuar për t’u njohur me prindërit e njëri-tjetrit

1 January 2025 at 16:21

Shumë çifte priren që gjatë kësaj periudhe t’i njoftojnë prindërit me partnerët

Por, para se ta merrni partnerin në shtëpi për festa dhe ta prezantoni me familjarët, mendoni një herë mirë.

“Festat e fundvitit janë një periudhë shumë stresuese. Njerëzit mund të mos jenë në disponimin e tyre më të mirë, ose mund të jenë të shpërqendruar. Prandaj, duke e marrë një person të tillë në një ambient familjar, të panjohur për të, kjo mund të jetë recetë për një katastrofë!”, thotë psikologia Kelley Kitley.

Pra, psikologët thonë se ambienti familjar gjatë periudhës së festave të fundvitit mund të mos jetë më i miri për t’u takuar për herë të parë prindërit tuaj me partnerin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nëse veç insistoni t’i njoftoni prindërit me partnerin gjatë muajit dhjetor, atëherë bëjeni këtë në një ditë jo festive.

Organizojeni një takim familjar, një drekë, ku jeni vetëm ju, partneri dhe prindërit tuaj.

Në këtë mënyrë do të keni kohë t’i diskutoni të gjitha gjërat personale e profesionale, ndërsa njëkohësisht nuk do të keni presionin e festave. /Telegrafi/

The post Festat e fundvitit – periudhë e gabuar për t’u njohur me prindërit e njëri-tjetrit appeared first on Telegrafi.

Puthje poshtë pemës së Krishtlindjeve! Futbollisti i Serisë A publikon foton me partnerin

By: Ardit
25 December 2024 at 14:35

Futbollisti i Serisë A, Jakub Jankto, ka surprizuar ndjekësit e tij në Instagram mbrëmjen e vigjiljes së Krishtlindjes, duke postuar foton e tij të parë me të dashurin në rrjete sociale. Më të dashuruar se kurrë çifti shfaqet duke u puthur poshtë pemës së Krishtlindjes. Kujtojmë se një vit më parë futbollisti foli haptas për […]

The post Puthje poshtë pemës së Krishtlindjeve! Futbollisti i Serisë A publikon foton me partnerin appeared first on BoldNews.al.

“Nëse nuk vjen partneri…”/ Tayna: Nuk kam qenë e dashuruar kurrë

By: D Marku
20 December 2024 at 10:53

Tayna ka ndarë mendimet e saj rreth ndjenjave dhe përkushtimit. Në intervistën me Arbana Osmanin, ajo ka theksuar se, sipas saj, nuk ka qenë kurrë e dashuruar, duke sqaruar se ka pasur ndjenja për dikë, por jo një dashuri të thellë dhe të përhershme. Këngëtarja ka shtuar se, edhe pse është ende e re, fokusi i saj kryesor është te vetvetja, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kohën dhe energjinë që i kushton vetes me kalimin e viteve.

Sipas Taynas, ajo nuk është e gatshme të investojë kohë dhe mund në një marrëdhënie që nuk i sjell ndonjë vlerë apo përfitim.
“Unë mendoj se nuk kam qenë e dashuruar kurrë. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tëndë, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep dicka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shnosh mirë jena”

The post “Nëse nuk vjen partneri…”/ Tayna: Nuk kam qenë e dashuruar kurrë appeared first on Albeu.com.

E pazakontë/ Nëna e mbajti të bijën në sirtar për 3 vite, e fshehu nga partneri

By: lia rda
27 November 2024 at 11:17

Një nënë që e fshehu vajzën e saj në një sirtar për ta mbajtur të fshehtë nga partneri dhe fëmijët e tjerë për tre vjet, është dënuar me burg.

Vajza e vogël “nuk kishte parë kurrë dritën e ditës apo ajër të pastër” derisa u gjet disa javë para ditëlindjes së saj të tretë duke qarë në një shtrat.

Sipas Daily Mail, nëna, emri i së cilës nuk mund të përmendet për të mbrojtur identitetin e fëmijëve të saj, fshehu praninë e foshnjës nga vëllezërit e motrat e saj duke e fshehur në sirtarin e shtratit dhe e mbajti të fshehtë nga partneri i saj, i cili shpesh rrinte në shtëpi.

Vogëlushja, e cila po ushqehej me një lloj drithërash përmes një shiringe, ishte aq e kequshqyer saqë dukej si një foshnjë shtatë muajshe.

Fëmija u gjet gjithashtu me flokë të mat, deformime, skuqje dhe probleme të tjera mjekësore për të cilat nëna e tij nuk kishte kërkuar këshilla apo kujdes mjekësor./abcnews.al

Si u njohën me njëri-tjetrin? Zendaya zbulon detaje rreth takimit me partnerin

By: D Marku
14 November 2024 at 13:30

Zendaya ka ndarë detaje të reja rreth takimit të saj me Tom Holland, duke zbuluar se ata u njohën për herë të parë gjatë një leximi për filmin “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2017.

Aktorja 28-vjeçare, e cila është në një lidhje me Holland që nga viti 2021, theksoi se ka ndjerë një lidhje natyrale me të që nga momenti i parë.
Ajo përshkroi punën me të si të lehtë dhe të rehatshme, duke shtuar se përvojat e përbashkëta në punë kanë forcuar lidhjen e tyre.
Kjo është hera e dytë që Zendaya flet për marrëdhënien e saj me Hollandin, pasi edhe në një intervistë të muajit prill me “British Vogue”, ajo foli për mënyrën se si ata u rritën së bashku profesionalisht dhe personalisht, duke e vlerësuar atë për mënyrën se si ka menaxhuar ndryshimet e mëdha në jetën e tij.

The post Si u njohën me njëri-tjetrin? Zendaya zbulon detaje rreth takimit me partnerin appeared first on Albeu.com.

❌
❌