Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Festat e fundvitit – periudhë e gabuar për t’u njohur me prindërit e njëri-tjetrit

1 January 2025 at 16:21

Shumë çifte priren që gjatë kësaj periudhe t’i njoftojnë prindërit me partnerët

Por, para se ta merrni partnerin në shtëpi për festa dhe ta prezantoni me familjarët, mendoni një herë mirë.

“Festat e fundvitit janë një periudhë shumë stresuese. Njerëzit mund të mos jenë në disponimin e tyre më të mirë, ose mund të jenë të shpërqendruar. Prandaj, duke e marrë një person të tillë në një ambient familjar, të panjohur për të, kjo mund të jetë recetë për një katastrofë!”, thotë psikologia Kelley Kitley.

Pra, psikologët thonë se ambienti familjar gjatë periudhës së festave të fundvitit mund të mos jetë më i miri për t’u takuar për herë të parë prindërit tuaj me partnerin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nëse veç insistoni t’i njoftoni prindërit me partnerin gjatë muajit dhjetor, atëherë bëjeni këtë në një ditë jo festive.

Organizojeni një takim familjar, një drekë, ku jeni vetëm ju, partneri dhe prindërit tuaj.

Në këtë mënyrë do të keni kohë t’i diskutoni të gjitha gjërat personale e profesionale, ndërsa njëkohësisht nuk do të keni presionin e festave. /Telegrafi/

The post Festat e fundvitit – periudhë e gabuar për t’u njohur me prindërit e njëri-tjetrit appeared first on Telegrafi.

Ministri Hoxha, mesazh urimi për festat: Të angazhuar për një polici të niveleve evropiane

31 December 2024 at 14:13

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, u ka uruar sot festën e “Vitin të Ri” punonjësve të ministrisë që drejton, strukturave të varësisë dhe gjithë shtetasve shqiptarë kudo që ndodhen. Gjithashtu, në këtë mesazh, ministri bën të ditur disa prej synimeve që ka për vitin 2025, për Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera.

“Vitit 2025 i hapim dyert me synimin për të përballur çështje të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal e global. Mbetemi të angazhuar të punojmë bashkërisht për të rritur besimin dhe për ta ngritur Policinë e Shtetit në nivelin e policive partnere europiane,” thekson Hoxha.

Në lidhje me projektet për vitin e ardhshëm, ministri shprehet se: “Projekte të rëndësishme do të nisin vitin që vjen, ndër to veçoj “Smart City”, “Identiteti Digjital” si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira”. Ministri vlerëson punën e bërë nga strukturat policore duke shënuar arritje historike në parametrat e rendit dhe sigurisë publike.

Më poshtë mesazhi i plotë i Ministrit Hoxha:

“Është kënaqësi e veçantë të ndaj disa nga arritjet e përbashkëta të vitit 2024 në fushën e sigurisë, por edhe disa piketa të vizionit tonë për të ardhmen.

2024 ishte një vit që shenjoi suksese, që na bëjnë krenarë, teksa përgatitemi për sfida të reja, që e çojnë vendin drejt standardeve më të larta.

Shqipëria mirëpriti një numër rekord turistësh me zero ngjarje kriminale, duke dëshmuar se jemi vend mikpritës dhe i sigurt. Kjo tregon jo vetëm vlerat, por edhe përkushtimin për të garantuar rendin dhe qetësinë publike në çdo cep të vendit.

Zbatimi për herë të parë i ligjit të ri për Policinë e Shtetit shënon kalimin në një stad tjetër, të strukturave tona të sigurisë.

Përmes një procesi të hapur e transparent, janë përzgjedhur drejtues të përkushtuar e me integritet, duke aplikuar modelin e meritokracisë dhe profesionalizmit, nga të cilët presim shumë.

Vitit 2025 i hapim dyert me synimin për të përballur çështje të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal e global. Mbetemi të angazhuar të punojmë bashkërisht për të rritur besimin dhe për ta ngritur Policinë e Shtetit në nivelin e policive partnere europiane.

Projekte të rëndësishme do të nisin vitin që vjen, ndër to veçoj “Smart City”, “Identiteti Digjital” si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.

Festojmë sot dhe shohim përpara me optimizëm drejt një ardhmeje më të mirë.

Uroj që 2025-a të sjellë shëndet, lumturi dhe suksese familjarisht për çdo punonjës të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe çdo qytetar!

Gëzuar festat!”

/a.f/

The post Ministri Hoxha, mesazh urimi për festat: Të angazhuar për një polici të niveleve evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim për të mirën e përbashkët

31 December 2024 at 13:06

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Policia e Shtetit, në prag të natës së ndërrimit të viteve ka uruar qytetarët shqiptarë përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e Policisë së Shtetit shprehet mirënjohja për të gjithë qytetarët gjatë 2024-ës, ndërsa kërkohet më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët gjatë vitit që vjen.

Mesazhi i plotë:

“Gëzuar Vitin e Ri 2025! Çdo fundvit, dollia e mijëra punonjësve të Policisë në shërbim në të gjithë vendin është përshëndetja e ngrohtë për qytetarët që festojnë me familjet dhe miqtë, ndërsa dhurata mbetet besimi i tyre te ky angazhim i përditshëm dhe sakrifikues. Ky besim, së bashku me kontributin e tyre, janë dy shtylla të rëndësishme për përmbushjen e misionit tonë.

Momentet përmbyllëse të vitit janë gjithashtu për bilance, zotime dhe urime. Për Policinë e Shtetit, viti 2024 shënoi hapa të rinj në luftën e vështirë kundër krimit, konsolidoi urat ekzistuese të bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët, si dhe ndërtoi ura të reja mundësish, aftësish dhe eksperiencash. Këto arritje përbëjnë bazën e zotimeve tona për rezultate edhe më pozitive, për më shumë rend dhe siguri.

Sfida të tjera të mëdha na presin gjatë vitit 2025, që kërkojnë përkushtim edhe më të madh, aftësi të përmirësuara dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët dhe partnerët tanë. Jemi të vendosur që çdo sfidë ta kthejmë në mundësi për të mirën e qytetarëve dhe sundimit të ligjit. Krijimi i një ambienti sa më të sigurt mbetet prioriteti ynë më i madh.

Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit shpreh mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës sonë, dhe ju uron një vit të ri të mbarë e të begatë për çdo familje.

Gëzuar Vitin e Ri 2025, me më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët!”

/a.f/

The post Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim për të mirën e përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj, mesazh urimi: Shqipëria e së nesërmes kërkon angazhimin e secilit prej nesh

31 December 2024 at 12:54

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përcjellë sot një mesazh urimi në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve. Begaj i bashkohet personaliteteve të tjera të vendit, që kanë uruar publikisht qytetarët për festat e fundvitit.

Në mesazhin e ti, Begaj fillimisht fokusohet tek arritjet e Shqipërisë në vitin 2024, duke kujtuar hapjen e grup kapitujve të negociatave me BE, por edhe çeljen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Po ashtu, ai pati një apel për shqiptarët në emigrim, duke kërkuar që të mos harrojnë vendin dhe gjuhën e bukur shqipe.  Begaj vlerësoi dhe vendimin e parlamentit për ti hapur rrugë votës së diasporës, teksa vuri theksin tek zgjedhjet e vitit 2025, të cilat i cilësoi si një test për të treguar se vendi ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Begaj ka dhe një thirrje për të rinjtë, teksa i fton të përqafojnë risitë dhe të lidhen fort me trashëgiminë e popullit tonë

Mesazhi i plotë i presidentit Begaj:

“Të dashur bashkëkombës,

Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë. Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes.

Festa e Vitit të Ri na kthen tek ajo çka është njerëzore, shpirtërore, dhe te vlerat tona më të rëndësishme, si: familja, atdhedashuria dhe mikpritja.

Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira: Për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane. Për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që edhe këtë mbrëmje mbrojnë, kujdesen, ndihmojnë dhe sigurojnë vazhdimësinë e jetës së vendit. Për të gjithë ata që jetojnë në emigracion, ata që studiojnë apo ata që shërbejnë në misione ushtarake e shtetërore në vende të ndryshme të botës.

Sot dëshiroj të përshëndes dhe t’u uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombësve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, kudo ku ata ndodhen.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ndryshimi i viteve është moment bilanci dhe reflektimi, të cilin e bëjmë individualisht, si familje, si shoqëri, si shtet e si komb. Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj. Ky vit ishte i pasur me arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike. Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritëse e miliona turistëve.

Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Ndonëse dëshirat tona mund të ndryshojnë, të gjithë ndajmë të njëjtën shpresë e vizion. Reformat që do të përgatisin Shqipërinë e së nesërmes kërkojnë përpjekje dhe angazhim nga secili prej nesh. Shqipëria ka nevojë për një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse. Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme për ngushtimin e hendekut social midis brezave, zonave dhe shtresave shoqërore.

Mbi të gjitha, kemi nevojë për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Një mesazh të veçantë kam sot për brezin e ri:

Përqafoni risitë, por lidhuni fort me trashëgiminë e popullit tuaj dhe, mbi të gjitha, duajeni, mësojeni e mbrojeni mirë shqipen e bukur të trojeve tona. Studioni, punoni e jetoni ku vlerësoni se arrini objektivat tuaja, por mos i shkëpusni asnjëherë lidhjet me vendin tuaj, vendin e prindërve, gjyshërve, familjarëve tuaj, Shqipërinë krenare, Shqipërinë bujare, Shqipërinë e bukur.

Të dashura motra dhe vëllezër,

Të gjithë ne e duam Shqipërinë të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane. Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë të shohim përpara. Kemi mundësitë dhe kapacitetet. Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona. Si President, prind, bashkëshort dhe familjar, bashkohem sonte me urimet më të përzemërta për ju, familjet tuaja, miqtë, për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!”

/a.f/

The post Presidenti Begaj, mesazh urimi: Shqipëria e së nesërmes kërkon angazhimin e secilit prej nesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Rritja e çmimeve në prag të festave, a po abuzojnë tregtarët me shtrenjtimin e produkteve?

31 December 2024 at 10:32

Ngritja e çmimeve në prag të festave për fundvit është bërë e zakonshme nga tregtarët në vendin tonë.

Familjet në Kosovë rrisin ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo ndikon në shtrenjtim të produkteve ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve për shitjet e përditshme me ofertat e tyre me zbritje.

Rritja e çmimeve po ndikon edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që vijnë në atdhe për të kaluar festat me të afërmit e tyre.

Qytetarët ankohen se ka ngritje dhe manipulime me çmimet këtë vit, kryesisht në tregjet e gjelbra si dhe në dyqanet e produkteve ushqimore.

Qytetari Avni Selimi ka vërejtur se ka shtrenjtim të produkteve në prag të Vitit të Ri.

Ai thekson për KosovaPress se në bazë të kushteve socio-ekonomike për qytetarët e vendit, këto çmime janë tejet të larta, siç tha ai si “si në Gjermani”.

“Janë çmime të rritura, në bazë të standardeve janë tepër të rritura, standardet e ulëta janë, këta janë shkuar me standarde të Gjermanisë në shumicën e këtyre çmimeve”, është shprehur Selimi.

Qytetari tjetër i pensionuar, Kadri Gashi ka shtuar se para disa ditësh çmimet ishin më të lira, ndërsa me afrimin e festës, sipas tij janë ngritur 30 për qind.

“Shumë të larta, unë i ndiej se jam edhe pensionist, shumë për neve janë të mëdha, të pa tolerueshme. Kanë qenë para tre katër ditësh pak më lirë, tash po them 30 për qind kanë lëvizur”, ka shtuar Gashi.

Ndërsa, sipas kryetarit të Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku ka abuzime me çmimet e produkteve. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për të parandaluar siç thotë ai mashtrimin e tregtarëve.

Ai ka folur edhe për ofertat me zbritje në dyqane për festa, për çka thotë se këto ulje janë kryesisht “joreale, mashtruese e indinjuese”.

“Edhe ngritja e çmimeve është mashtrim edhe ulja nën vlerën prodhuese, e dëmton dhe e rrezikon tregun. Nga ngritja e çmimeve ka ‘leverdi’ edhe pushteti, sepse kështu rritet edhe buxheti konsumues i shtetit, pra në kurriz të xhepit të qytetarit konsumator. Këto zbritje janë kryesisht jo reale, mashtruese, indinjuese. Shumica e këtyre zbritjeve ‘janë me bisht’. Sistemi i drejtësisë duhet të merret me këtë çështje dhe të na mbrojë, nëse këto të parat nuk dinë, nuk duan ose nuk mund të mbrojnë”, ka thënë Kaçaniku në një përgjigje me shkrim.

E eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija, ka bërë apel për qytetarët që të shikojnë këto “zbritje”, pasi që në këtë mënyrë po manipulohet me konsumatorët.

Avdija ka theksuar se ka raste kur ka çmim prej dy eurosh pak para festave, dhe pastaj sipas tij, bëhet tre euro me zbritje dhe kështu del më i lartë sesa që ka qenë çmimi paraprak.

“Problematikat kryesore me të cilat përballen qytetarët nuk janë ngritja e çmimeve, sa është ngritja në mënyrë manipuluese e tyre dhe mungesa e ndërgjegjësimit, që kjo ‘zbritje’ po them kushtimisht po ju kushton më shumë sesa një çmim normal para festave. Ajo çka duhet të kenë shumë kujdes është të verifikojnë shumë mirë barkodet dhe çmimet, për shkak se ka shumë produkte që dalin në kampanja promocionale në festa… Shpeshherë, ato zbritje që proklamohen nëpër produkte në kampanja të caktuara kur shkojnë tek arka, nuk iu aplikohet zbritja fare, kjo është një prej problemeve kryesore që qytetarët nuk janë shumë të vëmendshëm iu ikë.. Kemi raste, kur kemi çmim prej dy euro që ka qenë më herët pak para festave, e bënë 3 euro me zbritje dhe del 2 euro 20 cent apo e 50 pak më i lartë sesa që ka qenë çmimi paraprak”, ka theksuar Avdija.

Ai ka bërë thirrje qytetarët e vendit që të raportojnë rastet në Inspektoratin e Tregut për çdo parregullsi që hasin në treg dhe nëpër dyqane.

Në nëntor, rritja e çmimeve mesatare tek produktet ushqimore arriti në 0,7 për qind, krahasuar me muajin nëntor 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te kafja, çaji dhe kakao me 11,8 për qind, shërbimet financiare 9,1 për qind, vajrat dhe yndyrat 6,9 për qind, biletat e fluturimeve 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6,2 për qind, pijet alkoolike 5,3 për qind. Po ashtu ngritje të çmimit pati edhe për qumësht, djathë dhe vezë 4,2 për qind, mishi 2,9 për qind, buka dhe drithërat 1,8 për qind dhe energjia elektrike 1,6 për qind. /KP/

The post ​Rritja e çmimeve në prag të festave, a po abuzojnë tregtarët me shtrenjtimin e produkteve? appeared first on Telegrafi.

Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë

30 December 2024 at 18:57

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se çdo punonjës i Policisë së Shtetit në rol zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh, si pjesë e shpërblimeve për festat e fundvitit. Ky vendim ka për qëllim të vlerësojë kontributin e Policisë në sigurimin e një sezoni turistik të qetë dhe në garantimin e sigurisë.

Ministri Hoxha theksoi se investimet në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë do të vazhdojnë për të përmirësuar standardet e shërbimit ndaj qytetarëve, duke shtuar se ky shpërblim është një nxitje për të përballuar sfidat e ardhshme, si organizimi i zgjedhjeve të lira dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2024 dhe vjen si pjesë e vizionit “SHQIPËRIA 2030”, që ka në fokus zhvillimin e sigurisë dhe standardeve të shërbimit publik.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë:

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit. Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA 2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.

Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë. Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend.

The post Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Policia e Tiranës: 42 të arrestuar, 300 leje drejtimi të hequra gjatë dhjetorit

30 December 2024 at 20:09

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ka njoftuar sot me rastin e ndërrimit të viteve, se “Policia e Tiranës me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarëve, parandalimin e ngjarjeve kriminale, ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve për fundvitin”.

Sipas deklaratës, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash dhe shërbime shtesë, ndërsa do të jetë e pozicionuar në sheshe dhe në vende ku do të kryhen aktivitete festive.

“Nisur nga evidentimi i një fluksi të lart të drejtuesve të mjetit në gjendje të dehur ku vetëm përgjatë këtij muaji janë arrestuar 42 shtetas si dhe tërhequr 300 leje drejtimi. Me qëllim shmangien e aksidenteve, apelojmë të gjithë drejtueseve të mos drejtojnë mjetin nën ndikim e alkoolit, por të përdorim mjetet e transportit publik. Kontrolle të shtuara janë bërë edhe subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike kur përgjatë kësaj periudhe janë proceduar gjashtë pronarë subjektesh si dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike”, thuhet në deklaratë.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin përdorimin e lëndëve piroteknike, pasi përdorimi i tyre do të organizohet nga institucionet përkatëse.

/r.e//a.f/

The post Policia e Tiranës: 42 të arrestuar, 300 leje drejtimi të hequra gjatë dhjetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizja për festat e fundvitit, krijohen radhë të gjata në doganën e Qafë-Thanës

By: Besnik
30 December 2024 at 19:36

Mbrëmjen e së hënës në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve.

Dhjetëra shtetas po hynë drejt Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje të cilat shkojnë deri në një orë.

Për të përballuar situatën e krijuar, Policia Shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut po punojnë me orare të zgjatura. Ndërkohe që gjatë gjithë këtyre ditëve po punohet me 4 sportele në hyrje dhe dalje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lëvizja për festat e fundvitit, krijohen radhë të gjata në doganën e Qafë-Thanës appeared first on Euronews Albania.

Festat e fundvitit, qindra turistë vendas dhe të huaj vizitojnë Gjirokastrën

By: A M
29 December 2024 at 16:46

Qindra turistë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Gjirokastrën për të kaluar festat e fundvitit. Ata shprehen se atmosfera në qytetin e gurtë është mjaft festive dhe se është këndshëm të kalojnë pushimet dimërore në Shqipëri.

Vlerave historike, ndërtimore, traditave të pasura i është shtuar dhe dekori shumëngjyrësh duke e bërë qytetin më tërheqës.

“Unë e dua Shqipërinë, është hera e dytë që ndodhem në vendin tuaj dhe vendosëm të vizitonim në këtë periudhë Gjirokastrën sepse në verë ka shumë turistë, mendoj se këtu gjithçka është e bukur”, thotë një turist i huaj.

“Më pëlqen Shqipëria, vendosëm të vinim këtu dhe ta vizitonim këtë qytet edhe si një surprizë për festat e fundvitit, jemi duke shijuar ditën e parë të turit tonë dhe le të zbulojmë gjërat e bukura që na presin”, thotë një vajzë e huaj.

“Mendoj së është vërtet këndshëm të kalojmë pushimet dimërore në Shqipëri, në këtë qytet dhjetori është plot ndriçim dhe drita, festimi i fundvitit është mjaft i bukur në Gjirokastër”, thotë turistja.

“Është një qytet i bukur me njerëz të cilët festojnë këndshëm plot gëzim, mendoj se atmosfera e këtushme të jep një ndjesi të këndshme”, thotë një turiste tjetër.

Përgjatë këtij viti qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat u vizituan nga rreth 700 mijë turistë, 80% e të cilëve të huaj, duke e bërë turizmin promotorin e zhvillimit të ekonomisë lokale.

Nisma “Dhuro një lodër”, Manastirliu: Shembull solidariteti për nxënësit me aftësi të kufizuara në dëgjim

29 December 2024 at 12:41

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje një nismë të veçantë të ndërmarrë nga nxënësit e shkollave në kryeqytet, që edhe këtë vit kanë treguar me shembuj solidariteti se në ditët festive janë më pranë atyre që kanë nevojë.

Nismës “Dhuro një lodër”, i janë bashkuar këtë herë, nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë që “kanë treguar një shembull solidariteti dhe dashurie me dhuratat për bashkëmoshatarët e tyre me aftësi të kufizuara në dëgjim, duke përcjellë gëzimin e festave”.

“Festat e fundvitit bëhen më të bukura kur ndihmojmë njëri-tjetrin”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

The post Nisma “Dhuro një lodër”, Manastirliu: Shembull solidariteti për nxënësit me aftësi të kufizuara në dëgjim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Saranda – magjike edhe në dimër, Rama ndan pamjet

29 December 2024 at 13:20

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga qyteti bregdetar i Sarandës, që këto ditë të fundit të dhjetorit është “pushtuar” nga atmosfera festive, dritat, muzika, ndërsa vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, po shijojnë këto ditë plot aktivitete dhe argëtim, në prag të natës së ndërrimit të viteve.

“Saranda magjike”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Fëmijë dhe qytetarë të shumtë mblidhen çdo natë në sheshin qendror të qytetit bregdetar, ku ndodhet pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime.

Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe risitë mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet në çdo periudhë të vitit.

/r.e/

The post Saranda – magjike edhe në dimër, Rama ndan pamjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa “të ngrohta” në shtëpi/ Ruhet atmosfera e së shkuarës e tryezave të mëdha familjare

By: lia rda
28 December 2024 at 13:45

Vjollca Bala dhe familja e saj ndërrimin e viteve do ta festojnë në shtëpinë e tyre në Tiranë, duke zgjedhur të mos ndryshojnë traditën e dikurshme të kësaj feste.

“Ne nusen, djalin, fëmijët do të jemi të gjithë bashkë”.

Përgatitjet për të festuar kanë nisur, që tryezës së festës të mos i mungojnë produktet tradicionale.

“Do bëjmë gjelin, bakllavane do ta bëj vetëm. Me ato që kemi do festojmë”.  

Ndonëse do të festojnë së bashku në ngrohtësinë familjare me dfëmijët dhe nipërit e mbesat, Vjollcës i mungon atmosfera e dikurshme e Vitit të Ri, ku shtëpia mblidhte edhe të afërm.

“Shumë mungon”.

Ndërrimi i viteve është një nga festat më të dashura për shqiptaret. Mbremja e 31 dhjetorit mbledh bashke te gjithe familjen rreth tryezes, duke shijuar gatimet tradicionale dhe trokitur gotat per nje vit te ri me te mire se ai qe iken. E ndersa festa po afron shqiptaret kane bere tashme zgjedhjet e tyre sesi do te presin 2025.

Shumë shqiptarët preferojnë ta presin Vitin e ri jashtë kufijve. Sipas operatorëve turistikë, destinacionet kryesore mbetet vendet e rajonit dhe qytetet e mëdha europiane.

“Preferohen vendet e ftohta që atmosfera të kalohet në borë. Brezovica në kosovë, kodra e diellit. Edhe qytetet e tjera europiane”.

Këtë vit kërkesat kanë qenë të shumta edhe për fshatin e babagjyshit në Lapland të Finlandës, ndërsa më pak prenotime ka për vendet e largëta.

“Fshati i babagjyshit ka kërkesa, edhe pse nuk kemi linja direkte me finlandën. Këtë vit ka më pak kërkesa për Dubain për shkak se çmimet atje në këtë periudhë janë pak të larta”.

Ndërkohë, destinacionert më të kërkuara brenda vendit mbeten Tirana, Korca dhe Shkodra.

“Hotelet janë të gjitha të rezervuara, kemi kërkes apor është e pamundur për t’i akomoduar”.

Prenotimet për festat e fundvitit nisin shumë herët. Ndërkohë që lëvizja e shqiptarëve vitet e fundit është rritur sipas opertatorëve turistikë për shkak të linjave me tarifa të lira, duke lehtësuar shpenzimet e qytetarëve për udhëtime./abcnews.al

Dyndje në kufi për festat, në Morinë janë të shumtë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe që shkojnë në Kosovë

28 December 2024 at 12:38

Këto ditë të fundvitit pika e kalimit kufitarë në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizje.

Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë shtetas. Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9573 shtetas me 3719 automjete.

Ndërsa në dalje 15495 shtetas me 4,787 automjete. Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar.

Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinit.

Shumë qytetarë si nga Kosova, por edhe nga Shqipëria zgjedhin që pushimet e festave t’i kalojnë duke vizituar vendet turistike.

Lëvizja gjatë festave rritet edhe për arsye se shumë emigrantë vijnë nga vendet e Evropës ku edhe punojnë për të kaluar pushimet në vendlindje me të afërmit. /tch/

The post Dyndje në kufi për festat, në Morinë janë të shumtë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe që shkojnë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Festat e fundvitit, Vlora një destinacion i preferuar për turistët e huaj

28 December 2024 at 10:37

Vlora është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Për festat e fundvitit qyteti bregdetar mbetet i preferuari për vizitorët e huaj.

Turistë nga Spanja, Ukraina, por edhe Itali kanë preferuar të festojnë në Shqipëri, pikërisht në Vlorë ditët e fundit të 2024.

Duke e cilësuar si vend që të ofron shumë mundësi për t’u argëtuar. Turistët që vijnë për herë të parë kanë rrëfyer se janë mahnitur dhe se nuk e përjashtojnë mundësinë që ta vizitojnë Shqipërinë sërish. Ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur që të udhëtojnë me biçikletë për të shijuar edhe pamjet që të ofron Vlora. Vlora mbetet një destinacion i preferuar jo vetën gjatë verës, por edhe në periudha të tjera të vitit.

Spiropali mesazh për festat e fundvitit: Mirëkuptimi mes palëve në Kuvend të jetë një proces i përhershëm

27 December 2024 at 18:18

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka përcjellë sot përmes rrjeteve një mesazh urimi për festat e fundvitit.

Spiropali ka renditur edhe të gjitha angazhimet e saj politike dhe profesionale, në krye të këtij institucioni që prej marrjes së detyrës, ndërsa ka bërë thirrje që palët politike në Kuvend të jenë në një proces mirëkuptimi të vazhdueshëm dhe të përhershëm.

Mesazhi i plotë i kryeparlamentares, Elisa Spiropali:

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë! Po arrijmë në fund të një viti, i cili kishte për Shqipërinë plot sfida, por edhe lajme të mira. Gjatë dy sesioneve parlamentare, të gjashtë dhe të shtatë, kaluam mjaft situata konfliktuale e të vështira, por për fat të mirë, mirëkuptimi midis mazhorancës dhe opozitës hapi rrugën për një proces normal e produktiv parlamentar.Secili prej nesh në sallën e Kuvendit, ka bindjet e veta dhe le t’i ruajë ato, por secili ka edhe përgjegjësitë e veta para Republikës dhe qytetarëve dhe duhet t’i ushtrojë ato.

Më i bukuri lajm i këtij viti ishte ecja jonë e pandalshme drejt familjes evropiane, çka u konfirmua nga mbajtja e dy konferencave ndërqeveritare në tetor dhe dhjetor, dhe çelja e negociatave për grup-kapitullin 1-Themelorët, dhe 6-Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes. Shqipëria është sot vendi kandidat që ecën më shpejt drejt familjes evropiane. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vizion e vendosmëri këtë proces, duke e bërë atë sa më legjitim, demokratik e gjithëpërfshirës.

Gjatë vitit të kaluar zhvilluam 45 seanca plenare, ndër të cilat 42 të zakonshme, dy të posaçme dhe një sesion të jashtëzakonshëm. Miratuam 129 akte ligjore, ndër të cilat 25 akte parësore, 45 akte ndryshuese, 52 marrëveshje dhe 7 akte normative. Miratuam ligje që mbështesin sektorë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit, fushat e ekonomisë, drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes  e sigurisë kibernetike, arsimit, shkencës, mbrojtjes shoqërore, shëndetësisë, kulturës, zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit etj.

Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për motrat e vëllezërit tanë në Diasporë krijuam mundësinë që në zgjedhjet parlamentare të votojnë nga vendet ku jetojnë. Me miratimin e ligjit më të rëndësishëm të vitit, për buxhetin e shtetit të vitit 2025, bëmë më të mirën për t’i dhënë vendit një buxhet që mbështet zhvillimin, mirëqenien dhe një shoqëri më të drejtë, më solidare. Gjatë këtij viti ngritëm dy komisione hetimore, të cilët i paraqitën Kuvendit raportet përkatëse. Ngritëm gjithashtu dy komisione të posaçme, të cilët do të vijojnë punën edhe gjatë vitit që vjen, me qëllim thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, antikorrupsionin, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, dhe për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Me drejtuesit e institucioneve të pavarura, rektorët e universiteteve dhe shoqërinë civile diskutuam përgjegjësitë e përbashkëta për avancimin e reformave, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe rritjen e transparencës. Zhvilluam një diplomaci parlamentare intensive, forcuam partneritetin dhe mbështetjen parlamentare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nga Parlamenti Evropian, Dhoma e Deputetëve dhe Senati i Italisë, Parlamenti i Francës, Bundestagu Gjerman, Parlamenti i Polonisë, i Republikës Çeke dhe mjaft parlamente të tjera të vendeve anëtare.

Me Kuvendin e Kosovës vijuam bashkëpunimin për koordinimin e agjendës kombëtare, mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës dhe rritjen e rolit të shteteve tona në integrimet rajonale. Këtij qëllimi i shërbeu edhe organizimi i mbledhjes së përbashkët të të dy Kuvendeve, në 20 dhjetor, në Prishtinë. Me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po bashkëpunojmë për mbrojtjen e të drejtave të pakthyeshme të shqiptarëve në këtë vend fqinj e mik dhe nxitjen e rolit të faktorit shqiptar në procesin e integrimit evropian, zhvillimin dhe demokratizimin e vendit. Deri në mbyllje të kësaj legjislature dhe gjatë vitit që vjen, thirrja ime është që mirëkuptimi mes palëve në Kuvend të jetë një proces i vijueshëm dhe i përhershëm, çka do të rriste përgjegjshmërinë, produktivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e Kuvendit para publikut dhe qytetarëve.

Të dashura motra e vëllezër! Në mbyllje të viti 2024 shpreh urimet më të mira për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, këtu dhe në Diasporë. Uroj më të mirën për fëmijët tanë, që të rritën të shëndetshëm, më përkujdesje dhe shkollim cilësor; Për mësueset e mësuesit e përkushtuar ndaj misionit të tyre si edukatorë; Për studentet e studentët, pedagoget e pedagogët e universiteteve tona në betejat për dijen; Për mjekët dhe infermierët e palodhur në shërbim të shëndetit; Për fermerët dhe të gjithë punonjësit e bujqësisë; Për punëtoret e punëtorët që me djersën e tyre mbajnë familjet dhe ndryshojnë Shqipërinë; Për punonjëset dhe punonjësit e administratës shtetërore, shërbimi dhe pasioni i të cilëve është aset i Shqipërisë evropiane; Për sipërmarrësit në sektorin privat, motorin e ekonomisë shqiptare. Një urim të veçantë për të gjitha gratë dhe burrat e shërbimeve jetike për popullsinë, që edhe në këto ditë punojnë për t’u shërbyer qytetarëve që festojnë.

Të gjithëve u uroj nga thellësia e zemrës: Gëzuar, shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”

The post Spiropali mesazh për festat e fundvitit: Mirëkuptimi mes palëve në Kuvend të jetë një proces i përhershëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dietologu Ndoni: Ja si të tregojmë kujdes me ushqimin gjatë festave

By: Ela
27 December 2024 at 09:20

Dietologu Nikola Ndoni ka ndarë këshilla të rëndësishme mbi ushqimet që duhen shmangur gjatë festave të fundvitit në News24 në rubrikën “Koha për t’u zgjuar”. Sipas tij, shmangia e karbohidrateve të përpunuara dhe reduktimi i konsumit të sheqerit janë hapat e parë për të mbrojtur shëndetin gjatë periudhës festive. “Nëse shmangim sheqerin, kemi bërë gjysmën […]

The post Dietologu Ndoni: Ja si të tregojmë kujdes me ushqimin gjatë festave appeared first on BoldNews.al.

Fluksi i emigrantëve vijon edhe pas Krishtlindjes, 23 000 persona kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit

By: Ela
27 December 2024 at 09:03

Fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit ka njohur një rritje të madhe gjatë ditëve të fundit. Numri i shqiptarëve që vijnë kryesisht nga Greqia dhe Italia, vijon të mbetet i lartë edhe pas Krishtlindjes. Kapshtica, Kakavija, Porti i Durrësit dhe Vlorës, janë 4 pikat kufitaret që po përballin me […]

The post Fluksi i emigrantëve vijon edhe pas Krishtlindjes, 23 000 persona kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit appeared first on BoldNews.al.

ISHP: Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit

26 December 2024 at 18:43

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit mund të jenë një kohë veçanërisht sfiduese për të ruajtur qëllimet tona, për të mos konsumuar alkool. Mund të shtohet stresi që përjetojmë për shkak të eventeve familjare dhe shoqërore ku konsumohet alkool dhe një pritshmëri (joreale) që gjithçka të shkojë sipas planit.

Ndonjëherë ka edhe një motiv për të mos qenë strikt: janë ditë pushimesh dhe duam të ndihemi mirë në shoqërinë e dikujt.

Pavarësisht faktorëve që e kanë krijuar, zakoni i të pirit gjatë festave mund të jetë i vështirë për ta ndryshuar. Por, me mbështetjen e duhur dhe praktikë, ne mund të mësojmë të përballemi me situata sfiduese pa qenë nevoja për të pirë alkool dhe të gjejmë mënyra të reja për të shijuar në mënyrë të qenësishme festat e fundvitit.

Të gjithë ndihemi të stresuar herë pas here gjatë sezonit të festave – ka presion për të marrë pjesë në evente sociale, për të dhënë dhurata, për të shpeshtuar udhëtimet, që mund të ndikojnë në shëndetin mendor të dikujt.

Më poshtë Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla për një mbarëvajtje të shëndetit mendor në periudhën e festave të fundvitit:

  1. Bëni gjumë të qetë;
  2. Çlodhuni, shmangni stresin dhe zemërimin;
  3. Bëni kujdes me sasinë e ushqimit dhe pijeve;
  4. Qëndroni të lidhur me të dashurit tuaj;
  5. Kryeni një akt mirësie.

The post ISHP: Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festat e fundvitit në kryeqytet, Bislimi: I kemi ndërmarrë masat, qytetarët të festojnë me zemër jo me armë

26 December 2024 at 19:25

Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa më të sigurt dhe të ruhet rendi dhe prona publike dhe ajo private. Kështu është shprehur Bekim Bislimi, drejtor i Drejtorisë së Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

“Si zakonisht festat e fundvitit reflektojnë me një prezencë të shtuar të qytetarëve në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare, ku reflekton natyrshëm edhe numri i bashkatdhetarëve që vijnë për festa. Në këtë kontekst Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, duke iu referuar një urdhri operativ nga Drejtoria e Përgjithshme ka përpiluar një plan operativ për festat e fundvitit. Konform kësaj kemi të angazhuar njësi të mjaftueshme për ruajtjen e rendit, qetësisë publike, jetës dhe pronës publike dhe asaj private”, tha Bislimi, për RTK.

Ai ka thënë se fatmirësisht ka zvogëlim të rasteve me lëndime nga viti në vit, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e armëve të zjarrit, si dhe të marrin udhëzimet e nevojshme për përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Fatmirësisht kemi rënie të numrit të personave të lënduar nga përdorimi i fishekzjarrëve pa udhëzime të mjaftueshme, njëkohësisht në rënie e sipër është edhe numri i personave nga përdorimi i armëve të zjarrit. Megjithatë nuk duhet të ndihemi komfort, pasi referuar një statistike të vitit të kaluar kemi pasur 10 raste të raportuara të përdorimit të armëve dhe si rezultat që është dëmtuar prona private, e fatkeqësisht kemi pasur edhe një lëndim trupor. Prandaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje qytetarëve që të festohet me zemër, e jo me armë”, tha ai.

Bislimi ka thënë se përdorimi i mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve duhet të bëhet sipas udhëzimeve, e të cilat, sipas tij, qytetarët mund t’i marrin në çdo kohë nëse i kërkojnë. Ai ka thënë se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm edhe ku i përdorin ato, pasi sipas rregullores është i ndaluar përdorimi në vende publike, aty ku ka qarkullim të madh të njerëzve, afër  çerdheve, në shesh, te pompat e derivateve etj.

Ai ka thënë se për shkelësit e rregullores ka gjoba, e të cilat nuk janë të vogla.

“Gjobat për personat fizik janë nga 200 deri në 500 euro, ndërsa për ata juridik prej 1 mijë deri në 5 mijë euro varësisht prej kundërvajtjeve që shkakton”, shtoi ai.

Sipas Bislimit përdorimi i armëve nuk e justifikon aspak festën dhe ka bërë thirrje që ato të shmangen nga të gjithë qytetarët.

The post Festat e fundvitit në kryeqytet, Bislimi: I kemi ndërmarrë masat, qytetarët të festojnë me zemër jo me armë appeared first on Telegrafi.

Festat e fundvitit/ Policia shton kontrollet për drejtuesit e mjeteve

By: user 4
24 December 2024 at 16:26

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, Policia e Shtetit, prej mëngjesit të datës 24.12.2024 deri më datë 03.01.2025, do të jetë në gatishmëri të përforcuar.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të fundit të këtij viti dhe ditëve të para të vitit 2025, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive, për të parandaluar incidentet apo ngjarjet kriminale, për të lehtësuar lëvizjen e shtuar të automjeteve dhe fluksin në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe për të parandaluar tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike.

Masat shtesë parashikojnë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë, kontroll të plotë të territorit, kontroll ndaj shtetasve me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje/dalje, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashkëpunohet me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë inteligjentë, alkooltestues dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për netët festive të Krishtlindjes dhe të ndërrimit të viteve, si dhe për ditët e para të vitit 2025, që përkojnë me pushime zyrtare, do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Shërbimet e Policisë do të jenë në gatishmëri të plotë duke bashkëpunuar me strukturat vendore për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.

The post Festat e fundvitit/ Policia shton kontrollet për drejtuesit e mjeteve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌