❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur i dyshuari mashkull kosovar ka përdorur një armë të tipit AK-47.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari m/k pĂ«r shkak se i njĂ«jti kishte shtĂ«nĂ« me armĂ« nĂ« njĂ« aheng familjar. Nga i dyshuari Ă«shtĂ« sekuestruar njĂ« armĂ« AK47 me 10 fishekĂ« si dhe nĂ« vendin e ngjarjes janĂ« gjetur 4 gĂ«zhoja”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

The post Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person appeared first on Telegrafi.

Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Novobërdë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur është raportuar për një incident familjar.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka marrĂ« trajtim mjekĂ«sor pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimeve tĂ« pĂ«suara,” thuhet nĂ« raportin e PolicisĂ«.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si dhunë në familje./Telegrafi/

The post Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Moti sot, temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK njofton se vranĂ«sirat vende – vende mund tĂ« sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 -20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s. /Telegrafi/

The post Moti sot, temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

29 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive situata mbetet e vështirë në disa qarqe

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 13 prej tyre janë ende aktive, ndërsa 6 të tjera janë në monitorim të vazhdueshëm.

Në Delvinë, flakët në zonën e fshatit Kalasë kanë përfshirë disa banesa. Operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë me angazhimin e forcave tokësore dhe helikopterëve, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të terrenit të vështirë dhe erës.

Zjarre aktive raportohen edhe në qarqet Vlorë, Selenicë, Gjirokastër, Dibër, Mat, Bulqizë, Elbasan, Lezhë, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Berat, Kukës, Tiranë dhe Fier.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër janë djegur mbi 350 hektarë, ndërsa në Mat dhe Selenicë flakët rrezikojnë banesa dhe zona të banuara. Në Gjirokastër, zjarri pranë tunelit të Skërficës vijon të jetë aktiv.

Ndërhyrja në shumë raste bëhet e vështirë për shkak të terreneve malore dhe mungesës së aksesit rrugor./euronewsalbania/

The post 29 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive situata mbetet e vështirë në disa qarqe appeared first on Telegrafi.

Ferizaj, sulmohet roja i kafiterisĂ« me thikĂ« – policia arreston dy persona

Policia e KosovĂ«s ka njoftuar se mĂ« 25 korrik 2025, rreth orĂ«s 20:55, nĂ« rrugĂ«n “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nĂ« Ferizaj, janĂ« arrestuar dy persona tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ«, tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« sulm tĂ« rĂ«ndĂ« fizik.

Sipas njoftimit, tĂ« dyshuarit, sĂ« bashku edhe me dy persona tjerĂ« qĂ« ndodhen nĂ« arrati, kanĂ« sulmuar me mjete tĂ« forta dhe me mjet tĂ« mprehtĂ« – thikĂ«, njĂ« viktimĂ« mashkull kosovar. Viktima ishte duke ushtruar detyrĂ«n si sigurim fizik nĂ« njĂ« kafiteri nĂ« momentin e sulmit.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai fillimisht ka marrë ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, pasi gjendja e tij është konsideruar e rëndë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në rast.

The post Ferizaj, sulmohet roja i kafiterisĂ« me thikĂ« – policia arreston dy persona appeared first on Telegrafi.

Edhe një qytetar tjetër përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit: Për hajne, e ki me dokument

NjĂ« qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-sĂ«, Fitore Pacollin.

Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po pritet të nisë seanca e 53-të konstituive.

Qytetari kishte me vete disa dokumente, për të cilat i thoshte Pacollit që në këto dokumente, del që ajo është një hajdute.

“HajninĂ« e ki me dokument, nuk po tĂ« kĂ«rcĂ«noj, pĂ«r hajne e ki me dokument”, thotĂ« ai, raporton Klankosova.tv.

MegjithĂ«se Pacolli i thoshte se nĂ«se do tĂ« ballafaqohet me tĂ«, le t’i drejtohet organeve kompetente.

“Kur tĂ« duash ballafaqohemi me drejtĂ«sinĂ«, shko te organet kompetente”, i tha Pacolli qytetarit.

E ky qytetar nuk la pa e pĂ«rmendur incidentin e djeshĂ«m, ku edhe njĂ« qytetar tjetĂ«r u ballafaqua me Fitore Pacollin, duke e quajtur “hajne”.

The post Edhe një qytetar tjetër përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit: Për hajne, e ki me dokument appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro , dyshohet se u ndez nga një familjar

Një biznes i pjesëve të veturave është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orĂ«s 11:00, Policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« zjarr nĂ« rrugĂ«n ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojĂ« e njĂ« mosmarrĂ«veshje mes dy familjarĂ«ve, ku njĂ«ri prej tyre ka shkuar nĂ« pllacin e tjetrit, ku ia ka vĂ«nĂ« zjarrin disa makinave qĂ« ishin pĂ«r pjesĂ«. Sipas viktimĂ«s, dĂ«mi Ă«shtĂ« rreth 50 mijĂ« euro”, ka potencuar ai.

Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

The post Zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro , dyshohet se u ndez nga një familjar appeared first on Telegrafi.

Dheu i Bardhë vazhdon të mbetet pika kufitare më e ngarkuar, qytetarët po presin deri në një orë

Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara edhe sot, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në këtë pikë ka kolona si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Pritja për të hyrë në Kosovë arrin deri në një orë, ndërsa për të dalë, qytetarët po presin rreth 30 minuta.

Kolona janë raportuar edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është afërsisht 30 minuta.

Ndërkohë, pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim dhe nuk raportohet për kolona.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi duke klikuar këtu./Telegrafi/

The post Dheu i Bardhë vazhdon të mbetet pika kufitare më e ngarkuar, qytetarët po presin deri në një orë appeared first on Telegrafi.

Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe vizitoi familjen e tij

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i rreshterit policor, Heroit të Kosovës, Afrim Bujnaku, në fshatin Samadrexhë, në Vushtrri.

“Afrim Bunjaku kishte gradĂ«n rreshter nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s, por sot ai ka gradĂ«n Hero i KosovĂ«s. Grada Hero Ă«shtĂ« grada mĂ« e lartĂ« qĂ« mund ta ketĂ« njĂ« qytetar i RepublikĂ«s dhe njĂ« zyrtar i shtetit. NjĂ«kohĂ«sisht Ă«shtĂ« e vetmja gradĂ« nga e cila nuk mund tĂ« degradohesh. Prandaj, Heroi i KosovĂ«s, Afrim Bunjaku, sot kujtohet nga mbarĂ« populli ynĂ«, nga secili zyrtar i shtetit, nĂ« nderim e nĂ« kujtim tĂ« flijimit tĂ« tij pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit”, u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazhe, ai së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Drejtori i Policisë u mirëpritën nga familja Bunjaku në shtëpinë e tyre.

Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, në ballafaqim me grupet paramilitare dhe terroriste të Serbisë, në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë, sigurisë dhe paqes. /Telegrafi/

The post Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe vizitoi familjen e tij appeared first on Telegrafi.

Kurti bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta pranë varrit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, Bacës Adem, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

NĂ« njoftimin e bĂ«rĂ« nga zyra e kryeministrit, thuhet se “gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i pĂ«rndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar pĂ«r paqe, pĂ«rfaqĂ«sues politik i luftĂ«tarĂ«ve tĂ« lirisĂ«, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishĂ«ruar me çështjen kombĂ«tare shqiptare. Ai ishte personalitet unik, nĂ« veprimin dhe me gjuhĂ«n e tij, nĂ« vetĂ«mohimin pĂ«r tĂ« tjerĂ«t./Telegrafi/

The post Kurti bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi appeared first on Telegrafi.

Kush është 55-vjeçari që ndihmoi vajzën të mbyste babanë, dyshohet për lidhje intime

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e së mërkurës fshatin Frashër të Patosit, ku 26-vjeçare Ermalinda Rama dyshohet se mbyti babain e saj, Anesti Rama.

Policia e Fierit njoftoi kĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« se ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga edhe njĂ« tjetĂ«r person tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« krim. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r shtetasin Çlirim Dogani, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar ErmalindĂ«n nĂ« ekzekutimin e tĂ« atit, duke e mbytur me njĂ« tel.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, dyshohet se mes Ermalindës dhe Doganit ka pasur një lidhje intime, e cila nuk miratohej nga babai i saj. Konfliktet e vazhdueshme për këtë marrëdhënie mund të kenë çuar në përshkallëzimin e situatës dhe në kryerjen e krimit.

Ermalinda Rama kishte lĂ«vizur shpesh nĂ« zonĂ«n e Sukut tĂ« Roskovecit, ku punonte sezonalisht nĂ« serat bujqĂ«sore tĂ« fermerĂ«ve vendas. PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, qĂ« pĂ«rfshin fshatrat Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj, dyshohet se ajo Ă«shtĂ« njohur me Çlirim Doganin. Ky i fundit Ă«shtĂ« i martuar dhe baba i disa fĂ«mijĂ«ve.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Dogani ka mohuar çdo përfshirje në krim, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ndodhej në një tjetër fshat. Megjithatë, policia vijon hetimet mbi dinamikën e plotë të krimit dhe po verifikon alibitë e të dyshuarve.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë në drejtimin e Prokurorisë së Fierit./euronewsalbania/

The post Kush është 55-vjeçari që ndihmoi vajzën të mbyste babanë, dyshohet për lidhje intime appeared first on Telegrafi.

​RĂ«ndohet gjendja shĂ«ndetĂ«sore e 42-vjeçarit qĂ« u lĂ«ndua gjatĂ« tentativĂ«s pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« DelvinĂ«

Një tjetër banor i lënduar nga zjarri në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë, është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, banor i Kopaçezës, ishte pjesë e grupit të banorëve që po përpiqeshin të shuanin flakët që kishin përfshirë zonën. Ai ka pësuar djegie të shumta në pjesën e gjoksit dhe shpatullave.

Fillimisht, Zhupa mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Sarandës, ndërsa më pas u dërgua me ambulancë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transmeton Tch.

Autoritetet vendore kanë konfirmuar se ky është personi i dytë që ka pësuar djegie serioze nga zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës në ditët e fundit.

The post ​RĂ«ndohet gjendja shĂ«ndetĂ«sore e 42-vjeçarit qĂ« u lĂ«ndua gjatĂ« tentativĂ«s pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« DelvinĂ« appeared first on Telegrafi.

​Seanca e 53-tĂ«, Baraliu: Pritet tĂ« arrihet marrĂ«veshje, Ă«shtĂ« momenti i fundit

Në prag të mbajtjes së seancës së 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, profesori universitar dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, shpreh shpresë se kjo seancë mund të sjellë një zhvillim ndryshe nga dështimet e deritanishme.

Baraliu vlerĂ«son se sot mund tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje mes partive politike pĂ«r konstituimin e Kuvendit, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si shansin e fundit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund bllokadĂ«s institucionale dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur obligimet kushtetuese tĂ« deputetĂ«ve.

Në një intervistë për KosovaPress, profesori universitar, Mazllum Baraliu tha se pret që sot të ketë një marrëveshje për Kuvendin, dhe ndoshta edhe për Qeverinë, sipas tij.

Nëse kjo nuk ndodhë, sipas Baraliut, vendi rrezikon të futet në një situatë të paqartë dhe të rrezikshme, që cenon jo vetëm sigurinë, por edhe vetë funksionimin dhe ndërtimin e shtetit.

“Pritet Ă«shtĂ« momenti i fundit. FatkeqĂ«sisht ne jemi mĂ«suar qĂ« momentet e fundit t’i zgjidhim çështjet dhe jo me kohĂ«. Parashikoj qĂ« duhet tĂ« ketĂ« njĂ« vendim. Duhet tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje dhe duhet tĂ« ketĂ« mbase njĂ« marrĂ«veshje edhe pĂ«r kuvend edhe pĂ«r qeveri. Por,tĂ« paktĂ«n pĂ«r kuvend Ă«shtĂ« e domosdoshme. NĂ«se kjo nuk ndodhĂ«, deputetĂ«t e kĂ«saj legjislature tĂ« nĂ«ntĂ« tĂ« kuvendit do tĂ« duhej tĂ« vetĂ«dijesohen dhe t’i kthehen arsyjes dhe detyrave e pĂ«rgjegjĂ«sive qĂ« kanĂ«. Dhe detyrave e pĂ«rgjegjĂ«sive edhe morale, jo vetĂ«m politike, e etike qĂ« kanĂ« marrĂ« me vetĂ« faktin se kanĂ« marrĂ« besimin e sovranit tĂ« popullit, tĂ« qytetarit qĂ« i ka votuar, pa marrĂ« parasysh nga qĂ«ndrimet e subjekteve tĂ« tyre politike ta bĂ«jnĂ« shumicĂ«n, ta votojnĂ« kryetarin e kuvendit, cili do qoftĂ« ai kandidat. Jemi nĂ« rrezik dhe futemi nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ«, nĂ« njĂ« labirinth ta pa paraparĂ« dhe tĂ« paparĂ« tĂ« rreziqeve edhe nĂ« aspektin e sigurisĂ« edhe tĂ« shtetekzistmit dhe shtet ndĂ«rtimit”, tha Baraliu.

Baraliu potencoi se sot minimalisht duhet të finalizohet marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

Ai theksoi se është absurde që një proces që mund të zgjidhet për pesë minuta të mbetet i bllokuar.

Sipas tij, nĂ«se Kuvendi nuk konstituohet dhe nuk votohen kryetari dhe nĂ«nkryetarĂ«t, vendi futet nĂ« njĂ« “zonĂ« gri”, qĂ« rrezikon seriozisht ekzistencĂ«n e shtetit dhe funksionimin e republikĂ«s.

“Ajo qĂ« Ă«shtĂ« minimumi i minimumit do tĂ« duhej tĂ« ishte marrĂ«veshja e finalizuar tashmĂ«. Sepse nuk ka kuptim, Ă«shtĂ« absurde
Diçka qĂ« bĂ«het pĂ«r pesĂ« minuta, duhet ta bĂ«jnĂ«. NĂ«se kjo jo, duhet tĂ« ketĂ« votim tĂ« kujtdo qoftĂ«, çfarĂ«do qoftĂ« propozimi, modeli, duhet tĂ« votohet kandidati apo kandidatja qĂ« propozohet nga shumica ose ndonjĂ« kompromis. NĂ«se jo kompromis, nĂ«se jo marrĂ«veshje politike pĂ«r kuvend apo qeveri, domosdoshmĂ«risht deputetĂ«t, e kanĂ« pĂ«r detyrĂ«, madje edhe Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e mĂ«hershĂ«m, pjesĂ« e tĂ« cilit Ă«shtĂ« edhe vendimi i djeshĂ«m, si sqarim i kĂ«tij akgjykimi. Do tĂ« duhej ta konstituoni kuvendin, ta votonin kryetarin dhe nĂ«n kryetarĂ«t e tĂ« gjitha partive, gjithĂ« atyre qĂ« iu takojnĂ« dhe tĂ« hapet rruga mĂ« tutje pĂ«r themelim tĂ« qeverisĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« dispozitave tĂ« nenit 95 tĂ« kushteutes
NĂ«se jo, ne hymĂ« nĂ« njĂ« zonĂ« gri e cila Ă«shtĂ« mjegulluar po aq sa ne ta rrezikojmĂ« qenien tonĂ« shtetĂ«rore, qenien e republikĂ«n dhe ekzistencĂ«n e shtetit. KĂ«tĂ« nuk i lejohet asnjĂ« deputeti ta bĂ«jĂ«â€, potencoi Baraliu.

Ndërkaq, lidhur me vendimin e 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese, Baraliu tha se është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse sipas tij vjen në një moment kritik dhe u tregon qartë deputetëve dhe partive politike se çfarë duhet të bëjnë dhe brenda cilave afate.

Ai sqaroi se Gjykata ka dhënë afat deri më 27 korrik për konstituimin e Kuvendit. Nëse kjo nuk ndodhë nga 27 korriku deri më 8 gusht, siç e shpjegoi edhe Baraliu, aktivizohet masa e sigurisë dhe Gjykata do të nisë shqyrtimin e të gjitha kërkesave dhe dokumenteve të paraqitura nga dy partitë politike.

“Vendimi i GjykatĂ«s Kushtetuese Ă«shtĂ« precizim i aktgjykimit tĂ« mĂ«hershĂ«m dhe pĂ«rgjigje nĂ« dy parashtresat e dy subjekteve politike qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ«, PDK-ja dhe LDK-ja lidhur me procesin e bllokimit tĂ« konstituimit tĂ« kuvendit. E shoh si njĂ« akt jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« momentin mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe kritik pĂ«r tĂ« vetĂ«dijesuar dhe pĂ«r trasuar nĂ« mĂ«nyrĂ« rekomanduese kardinale rrugĂ«n e deputetĂ«ve dhe tĂ« partive politike dhe çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jnĂ« dhe deri kur janĂ« afatet e caktuara pĂ«r tĂ« vepruar. Pra, iu ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« fillimisht deri mĂ« 27 tĂ« bĂ«het kuvendi, nĂ«se bĂ«ht çdo gjĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rregull. NĂ«se jo, atĂ«herĂ« nga 27 korrikut deri mĂ« 8 gusht fillon dhe zbatohet masa e sigurisĂ« dhe pastaj fillon punĂ«n gjykata nĂ« pĂ«rpunimin e tĂ« gjitha kĂ«rkesave, tĂ« dhĂ«nave, elementeve tĂ« atyre dy parashtresave tĂ« dy subjekteve politike”, tregoi Baraliu.

Gjykata Kushtetuese ka kthyer të premten më 24 korrik, përgjigje ndaj kërkesave të PDK-së dhe LDK-së mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë të seancës së mbajtur më 29 qershor 2025.

Kushtetuesja ka caktuar masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor, dhe se nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër nga 27 korriku deri më 8 gusht.

The post ​Seanca e 53-tĂ«, Baraliu: Pritet tĂ« arrihet marrĂ«veshje, Ă«shtĂ« momenti i fundit appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Delvinë vijon të jetë aktiv, mbi 2 mijë banorë të evakuuar

Zjarri që përfshiu fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në Njësinë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, vijon të jetë aktiv. Vatra kryesore ndodhet aktualisht në kodrën përballë fshatit Palavli, si dhe në zonën sipër baxhos në fshatin Kopaçëz, ku dyshohet se flakët mund të jenë përhapur edhe në malin mbi Borsh.

Si masë sigurie, rreth 2.000 banorë nga gjashtë fshatrat e prekur janë evakuuar një ditë më parë, për të shmangur rrezikun ndaj jetës dhe pronës.

Sipas të dhënave paraprake, janë djegur 11 banesa, si dhe kisha e fshatit Senicë, Shën Dhimitri. Dëmet materiale përfshijnë gjithashtu sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, pemëtari, ullishte dhe blegtori.

Tre persona kanë pësuar djegie si pasojë e përhapjes së flakëve, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të mbajtur nën kontroll vatrat aktive të zjarrit./euronewsalbania/

The post Zjarri në Delvinë vijon të jetë aktiv, mbi 2 mijë banorë të evakuuar appeared first on Telegrafi.

Maliqi thotĂ« se nĂ«se Kuvendi nuk konstituohet deri mĂ« 26 korrik, presidentja duhet t’i shpall zgjedhjet e reja

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për herë të 53-të me radhë në përpjekje për ta konstituar Kuvendin.

Seanca për ditën e sotme u thirri pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.

Për situatën e krijuar, një reagim e ka bërë edhe analisti politik Shkëlzen Maliqi.

“NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, ai ka shkruar se, nĂ«se Kuvendi nuk konstituohet deri mĂ« 26 korrik, presidentja duhet tĂ« shpallĂ« zgjedhje tĂ« reja.

“NĂ«se Kuvendi nuk konstituohet deri me 26 korrik, presidentja si kujdestare e funksionalitetit tĂ« institucioneve tĂ« republikĂ«s e konstaton gjendjen e vetĂ«shkarkimit tĂ« kuvendit dhe i shpall zgjedhjet e reja”, tha ai.

Ndryshe, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa kryesuesi po ashtu ka vënë si pikë të rendit të ditës formimin e një Komisioni që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Në anën tjetër, partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa po ashtu çështja e Komisionit zgjedhor nuk po arrihet në mungesë kuorumi.

Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ka mbetur pa formuar institucione të reja./Telegrafi/

The post Maliqi thotĂ« se nĂ«se Kuvendi nuk konstituohet deri mĂ« 26 korrik, presidentja duhet t’i shpall zgjedhjet e reja appeared first on Telegrafi.

Zjarri përfshin disa vatra në fshatin Pakashticë të Podujevës

Zjarri ka përfshirë sot disa vatra në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha.

“NĂ« orĂ«t e pasdites jemi ballafaquar me disa vatra zjarri nĂ« fshatin PakashticĂ«, ku pĂ«r fat tĂ« keq Ă«shtĂ« djegur njĂ« sipĂ«rfaqe e konsiderueshme me pisha. Brigada e zjarrfikĂ«sve sĂ« bashku me PolicinĂ« e KosovĂ«s janĂ« nĂ« terren dhe po angazhohen me kapacitet tĂ« plotĂ« pĂ«r lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka pohuar Bulliqi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Tutje, ai ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

“Ndaj personave qĂ« shkaktojnĂ« zjarrvĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme do tĂ« ndĂ«rmerren masa ligjore dhe do tĂ« gjobiten konform ligjit”./Telegrafi/

The post Zjarri përfshin disa vatra në fshatin Pakashticë të Podujevës appeared first on Telegrafi.

Zyrtari policor dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugë Prishtinë-Mitrovicë, ku humbi jetën një këmbësor

NjĂ« kĂ«mbĂ«sor Ă«shtĂ« goditur sot pĂ«r vdekje nĂ« rrugĂ«n nacionale PrishtinĂ« – MitrovicĂ«.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe me veturën e tij private.

“Hetuesit e IPK-sĂ« janĂ« njoftuar sot nĂ« orĂ«t e mbrĂ«mjes nga Policia e KosovĂ«s pĂ«r njĂ« aksident trafiku. Aksidenti raportohet se ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n Nacionale PrishtinĂ«-MitrovicĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« fshatin LlazarevĂ«, ku njĂ« zyrtar policor jashtĂ« detyrĂ«s zyrtare duke qarkulluar me veturĂ«n private ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojĂ« e aksidentit fatkeqĂ«sisht ka vdekur qytetari L.S (staf civil nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s)”, ka njoftuar Inspektorati Policor.

Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Lidhur me kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« iniciuar rast penal lidhur me veprĂ«n penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari (zyrtari policor) Ă«shtĂ« arrestuar dhe i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit pĂ«r 48 orĂ«.

Ndryshe, aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orĂ«s 18:30 policia ka pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n magjistrale “PrishtinĂ« – MitrovicĂ«â€ respektivisht nĂ« fshatin LlazarevĂ«, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me fatalitet. MbĂ«shtetur nĂ« informacionet fillestare, nĂ« aksident kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«, njĂ« kĂ«mbĂ«sor dhe njĂ« automjet dhe si pasojĂ«, kĂ«mbĂ«sori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetĂ«n”, tha Borovci./Telegrafi/

 

 

 

 

The post Zyrtari policor dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugë Prishtinë-Mitrovicë, ku humbi jetën një këmbësor appeared first on Telegrafi.

I mbijetuari i dhunës seksuale: Kam pas maltretime edhe në zorrë të trashë edhe me bajonetë

Një i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka ndarë rrëfimin e tij të dhimbshëm, duke përshkruar vështirësitë fizike dhe shpirtërore që e kanë shoqëruar për më shumë se dy dekada.

Gjatë rrëfimit të tij ai ka treguar se fillimisht për përjetimin e tij kishte folur vetëm me bashkëshorten.

“HistorinĂ« e parĂ« me bashkĂ«shorten, se kam qenĂ« nĂ« gjendje shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, edhe fĂ«mija, ishte puna qĂ« u pake. Se isha i maltretum, isha i “asit” edhe u dijshin, vetĂ«m pĂ«r punĂ«n e testikujve nuk e kanĂ« ditĂ« se kĂ«to tjerat e kanĂ« ditĂ«. E shoqja e ka ditĂ«â€, rrĂ«fen ai.

Kur u pyet se si e kishte treguar për këtë pjesë të rëndë, i mbijetuari shpjegoi:

“Nuk kisha se qysh me i tregu se, mjeku qĂ« me kqyrke. Ai ardhke te shtĂ«pija edhe ******* qĂ« i pijsha, ma ndihmojke edhe ajo. Kur kisha me ly me trup e me
 pĂ«r dhimbje u pake qĂ«â€Šâ€, rrĂ«fen ai.

Sa i pĂ«rket fĂ«mijĂ«ve, ai tha se nuk kishte pasur forcĂ« t’ua tregonte vetĂ«.

“FĂ«mijĂ«ve i ka tregu nana e vet. UnĂ« skam mujt me i kallxu, as sot nuk mundem me i kallxu”, thotĂ« ai.

I mbijetuari shprehu edhe shqetësimin se për shkak të fëmijëve nuk kishte guxuar të fliste publikisht.

“ShumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« e kam me fol me to se shumĂ« me thirrin napĂ«r emisione, nuk kam mujt me shku pĂ«r shkak tĂ« fĂ«mijĂ«ve se jam i flaktĂ« me dal publikisht me kallxu”, thotĂ« ai.

Ai kujton se rrëfimin e parë e kishte dhënë në vitin 2000, me dokumente dhe fotografi.

“E rrĂ«fimin e parĂ« qĂ« e kam dhanĂ« nĂ« tĂ« 2000-tĂ«n, i kam pas me fotografi, komplet. me krejt i kam pas, me atĂ« letren qĂ« ma ka dhanĂ« **********, datĂ«n e lĂ«shimit edhe nja e kam pas por janĂ« kanĂ« tre vet, qĂ« mĂ« kanĂ« marr nĂ« pyetje”, ka treguar ai.

Në vazhdim, ai përmend se kishte pasur takime edhe me aktivisten ******, ndërsa theksoi se dokumentet zyrtare që ai kishte dorëzuar ishin zhdukur dhe se institucionet nuk i kishin gjetur.

“Edhe nuk ka shans tha me i gjetĂ« ato dokumente, kanĂ« humb. Se e patĂ«m njĂ« mbjedhje frik, qĂ« dul ai ******** e patĂ«m e tha duhet me i gjetĂ«. Thash organet e rendit duhet me i gjetĂ«, unĂ« nuk mundem me i gjetĂ«. Qysh mundem me i gjetĂ« unĂ« kur i kam dorĂ«zu”, rrĂ«fen ai.

Në fund të rrëfimit, ai shton se i mban mend emrat e personave që e kishin marrë në pyetje, por sipas tij, dokumentet mund të jenë marrë nga një shtetase e huaj, e përmendur me emrin ******.

“UnĂ« emrat i mbaj por po thojnĂ« qĂ« i ka marr *********, i ka marr ajo italianka. Ia ka marr ajo, ne vec jemi kanĂ«â€, thotĂ« ai.

Ky rrëfim tronditës hedh dritë mbi plagët ende të hapura të dhunës së pashprehur gjatë luftës dhe nevojën urgjente për drejtësi, dokumentim dhe mbështetje institucionale për viktimat e mbijetuara të dhunës seksuale.

 

The post I mbijetuari i dhunës seksuale: Kam pas maltretime edhe në zorrë të trashë edhe me bajonetë appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi i burrit që u mbajt 21 ditë nën tortura nga serbët

NĂ« rrĂ«fimin e ditĂ«s sĂ« sotme nĂ« kuadĂ«r tĂ« “Heshtja qĂ« vret – Klithma e vĂ«rtetĂ« e lꭒftĂ«s”, rrĂ«fehet njĂ« burrĂ« i cili nĂ« dorĂ« tĂ« serbĂ«ve kishte rĂ«nĂ« rrugĂ«s ku po shkonte tĂ« ndihmonte njĂ« ushtar tĂ« UÇK-sĂ«.

Ai në Debat Plus me Ermal Pandurin tregoi se forcat serbe e ndanë nga shoku i tij e pjesa tjetër pastaj ishte histori që i la përjetë shenja emocionale e fizike.

I mbijetuari: E premte ka qenë, jam arrestu me një ushtar, me një kushëri timin.

Panduri: Ai ka qenĂ« ushtar i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s?

I mbijetuari: Unë kam qenë duke e përcjell deri me një fshat tjetër.

Panduri: Duke e përcjell për me ju bashkëngjitë?

I mbijetuari: Ai ka qenë duke e çu postën, ka qenë postier. Unë kam shku me të edhe kemi rënë në pritë. Kishin qenë duke e minu rrugën. Kish qenë edhe ushtarë edhe paramilitarë. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit, aty na kanë gjujtë por fati, neve nuk na kanë rrokë. Kerri u bë shoshë por kryesorja neve dyve jo. Të armatosur kemi qenë.

Panduri: Të armatosur keni qenë?

I mbijetuari: Ushtari po, unë jo. Ai ka pas edhe armë edhe bombë por fati që i ka pas në bagazh të veturës. Armen me veti, automatikun e ka pas në bagazh. Qaty na kanë nxënë, jemi dorëzu. Nuk kemi pas mundësi nga me ikë se ka qenë tenka përpara edhe policia, por fati i mirë që i kam njoftë.

Panduri: I ke njoftë?

I mbijetuari: Se kanĂ« qenĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« komunĂ«s time. Policia, ushtrinĂ« nuk i kam njoftĂ«. Ata policĂ« qĂ« na kanĂ« nxĂ«nĂ« nĂ« atĂ« moment i kam njoftĂ« katĂ«r”, ka rrĂ«fyer ai.

Fillimisht të mbijetuarin e dhunës seksuale e quan në një vend bashkë me shokun e tij ushtar, aty pati maltretime vetëm fizike, madje edhe paratë që kishte me vete ia morri një udhëheqës serb aty.

“Fizikisht, atij ushtarit ia thyen kĂ«mbĂ«n, mua ma thyen edhe mua kĂ«mben e majtĂ« kĂ«tu, aty nĂ« vend tĂ« ngjarjes, edhe na kanĂ« çu nĂ« ******* edhe aty na kanĂ« mbajnĂ« njĂ« orĂ«, njĂ« ore e gjysmĂ«. Aty zv.komandanti i tyre mĂ« tha pse i ke gjithĂ« kĂ«to pare. I thash: KĂ«to pare i kam tĂ« juajat, thash i kam marr prej juve. Tha, si prej neve, tha ti a je bashkĂ«punĂ«tor i joni a. Thash jo bashkĂ«punĂ«tor por thash kam dĂ«shmitarin, thash ******, tha, qysh?. Thash kur ka dal ky aty, mĂ« nxuni, tha qato dinarĂ« me mi bĂ« marka se kam punu me deviza, pas viteve tĂ« 90-ta kam punuar gjashtĂ« vite. Thash mi ka dhĂ«nĂ« ai, ia kam bĂ« edhe i ka thirr ata se kujtoi mos po e gĂ«njejĂ«, e ka thirr atĂ« dhe tha, po e vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ«, ia kam dhĂ«nĂ«. Ani tha, le kĂ«tĂ« deri sa ta bĂ«jmĂ« verifikimin, juve tha nuk guxoj me ju liru. Po halli? Tha duhet me ju çu pĂ«r ***** tha a po i lenĂ« paratĂ« kĂ«tu, qe kur tĂ« kthehesh i merr. UnĂ« e dita qĂ«llimin qĂ« paratĂ« me u kthy ato jo dhe i thash nuk po kthehem me i marr por po ti lĂ« ty. Thash nĂ«se ke mundĂ«si, tĂ« na lirojnĂ«. Tha me ju liru nuk mundem por besĂ«n po ta jap qĂ« do tĂ« ju dĂ«rgoj nĂ« ***** me njĂ« vend ku janĂ« veç gra. Tha nuk keni me pas maltretime. Edhe na kanĂ« dĂ«rgu nĂ« ***** Ă«shtĂ« para hotelit ****** Na kanĂ« çu aty edhe aty kishin qenĂ« tĂ« gjitha femra. Si na kanĂ« dĂ«rgu aty, Ă«shtĂ« ardh njĂ«ri edhe na ka parĂ«, tha ty jam duke tĂ« kĂ«rku”, rrĂ«fen ai.

Tek ky vendi ku e dërguan për herë të dytë e ndanë nga shoku i tij, ndodhi ajo që nuk e kishte menduar asnjëherë.

Në bodrume të kafeneve e mbanë për 21 ditë ku përjetoi maltretimet më të ashpra.

 

The post Rrëfimi i burrit që u mbajt 21 ditë nën tortura nga serbët appeared first on Telegrafi.

Reagon deputetja Pacolli: Sulmi nuk ishte spontan, video është incizuar nga gruaja ose vajza e tij

Deputetja e VetĂ«vendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pasi sot derisa ishte duke qĂ«ndruar nĂ« njĂ« lokal, njĂ« qytetar i afrohet dhe e ofendon duke e akuzuar se Ă«shtĂ« “hajneshĂ«â€.

Deputetja thotë e sulmi nuk ishte spontan, dhe se video e cila po qarkullon në rrjetet sociale është incizuar nga gruaja ose vajza e tij, të cilat sipas saj, ishin në vendngjarje, transmeton Telegrafi.

“Sot, nĂ« ambientet e lokalit “Home”, u pĂ«rballa me njĂ« akt tĂ« rĂ«ndĂ« kĂ«rcĂ«nimi dhe sulmi verbal nga njĂ« person i quajtur Agim Pllashniku. Ky individ njihet nĂ« publik dhe nga autoritetet pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n e tij tĂ« dhunshme. Ky sulm nuk ishte aspak spontan, ishte i organizuar dhe i mirĂ«koordinuar. Videoja qĂ« po qarkullon nĂ« rrjetet sociale Ă«shtĂ« incizuar nga gruaja ose vajza e tij, tĂ« cilat ishin tĂ« pranishme nĂ« vendngjarje. Gruaja Ă«shtĂ« e punĂ«suar nĂ« institucionin e Avokatit tĂ« Popullit, ndĂ«rsa vajza pritet tĂ« jetĂ« kandidate pĂ«r AsamblenĂ« Komunale nga radhĂ«t e PSD-sĂ«â€, thotĂ« Pacolli.

Deputetja po ashtu ka deklaruar se video nuk është e plotë.

“Kjo video nuk Ă«shtĂ« e plotĂ«. Ajo Ă«shtĂ« prerĂ« dhe manipuluar pĂ«r tĂ« fshehur sulmin e tij ndaj meje si dhe momentin kur agresori e sulmon fizikisht asistentin tim, si dhe çastin kur tenton tĂ« fusĂ« dorĂ«n nĂ« çantĂ«n qĂ« mbante nĂ« krah, njĂ« çantĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n dyshohet se mund tĂ« ketĂ« pasur armĂ«â€, shtoi deputetja.

Pacolli theksoi se “Agim Pllashniku u afrua me tonĂ« e mĂ«nyrĂ« kĂ«rcĂ«nuese pranĂ« tavolinĂ«s ku isha ulur, duke shfaqur qartazi qĂ«llime agresive dhe provokuese.”.

“DĂ«shmitarĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« kĂ«tij incidenti ishin pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« institucionit tĂ« Avokatit tĂ« Popullit, pĂ«rfshirĂ« edhe vetĂ« Avokatin e Popullit, si dhe zyrtarĂ« policorĂ« nĂ« uniformĂ«, tĂ« cilĂ«t ndodheshin nĂ« lokal nĂ« momentin e ngjarjes. Disa portale, “gazetarĂ«â€ dhe “analistĂ«â€, tĂ« financuar nga oligarkĂ« dhe interesa tĂ« tyre tĂ« errĂ«ta, po e portretizojnĂ« kĂ«tĂ« sulm tĂ« rrezikshĂ«m si njĂ« akt “heroik”, duke mbrojtur agresorin dhe duke tentuar ta paraqesin dhunuesin si viktimĂ«.

KĂ«to portale nuk kanĂ« pĂ«r qĂ«llim informimin e publikut. Ato janĂ« kthyer nĂ« instrumente tĂ« dhunĂ«s sĂ« organizuar dhe sistematike kundĂ«r meje, duke pĂ«rhapur qĂ«llimisht urrejtje, kĂ«rcĂ«nime, shpifje, thirrje pĂ«r sulme verbale e fizike, si dhe dhunĂ« politike e psikologjike, me qĂ«llimin e vetĂ«m pĂ«r tĂ« mĂ« detyruar tĂ« tĂ«rhiqem nga angazhimi im politik”,vijon reagimi.

Ajo thotë se këto veprime tashmë përbëjnë përgjegjësi penale.

“UnĂ« nuk do tĂ« frikĂ«sohem. Nuk do tĂ« hesht. Nuk do tĂ« tĂ«rhiqem. Do tĂ« vazhdoj, sypatrembur dhe e palĂ«kundur, rrugĂ«n time tĂ« drejtĂ«. Dhe nuk do tĂ« lejoj qĂ« e vĂ«rteta tĂ« deformohet nga ata qĂ« pĂ«rkrahin dhunĂ«n dhe krimin”, deklaroi deputetja.

Ndryshe,dDeputetja e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Fitore Pacolli, Ă«shtĂ« pĂ«rballur sot me njĂ« situatĂ« jo tĂ« kĂ«ndshme ndĂ«rsa ishte nĂ« njĂ« lokal. Ku njĂ« qytetar i afrohet nĂ« tavolinĂ« dhe e akuzon duke e quajtur “hajneshĂ«â€.

Lidhur me rastin, Policia tashmë ka intervistuar personin e dyshuar.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« pĂ«r rajonin e PrishtinĂ«s, ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin, se ndaj tij Ă«shtĂ« iniciuar njĂ« hetim nĂ« drejtim tĂ« veprĂ«s penale ‘’Kanosja’’

“Referuar kĂ«tij rasti, i dyshuari Ă«shtĂ« ftuar pĂ«r intervistim nga ana e policisĂ« dhe me rekomandimin e prokurorit tĂ« shtetit ndaj tij Ă«shtĂ« iniciuar njĂ« hetim nĂ« drejtim tĂ« veprĂ«s penale ‘’Kanosja’’ dhe i njĂ«jti mĂ« pas Ă«shtĂ« proceduar i lirĂ«â€, tha Borovci.

Ndryshe, Pacolli ishte e shoqëruar nga një person në lokal, gjatë kohës sa qytetari iu afrua duke e akuzuar për hajni./Telegrafi/

The post Reagon deputetja Pacolli: Sulmi nuk ishte spontan, video është incizuar nga gruaja ose vajza e tij appeared first on Telegrafi.

❌