❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një shqiptare në spektaklin e SuperBowl/ Dua Lipa bëhet kandidate për një nga shfaqjet më të mëdha në botë

✇Albeu
By: M C

Një këngëtare shqiptare mund të jetë për herë të parë protagoniste e shfaqjes së pushimit të SuperBowl. Sipas mediave ndërkombëtare, Dua Lipa është një nga kandidatet kryesore për të qenë pjesë e asaj që cilësohet si një nga shfaqjet më të mëdha e rëndësishme muzikore në botë, ku kanë kënduar ikonat më të mëdha të muzikës.

Sipas “BILD”, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« treshe kĂ«ngĂ«taresh qĂ« mund tĂ« kĂ«ndojnĂ« sĂ« bashku nĂ« shfaqjen e SuperBowl 60 qĂ« zhvillohet mĂ« 8 shkurt 2026 nĂ« “Levi’s Stadium”, nĂ« Santa Klara, Kaliforni. PĂ«rkrah 28-vjeçares Dua Lipa, pritet tĂ« jenĂ« edhe Sabrina Karpenter dhe ÇapĂ«ll Roan.


Prej javĂ«sh ka pasur bisedime tĂ« vazhdueshme, me kĂ«tĂ« treshe qĂ« shihet si njĂ« zgjidhje e mundshme pĂ«r shfaqjen e kĂ«tij edicioni. Treshja Ă«shtĂ« favorite, por kompania “Roc Nation” qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se bashkĂ« me sponsorin “Apple Music” pĂ«r shfaqjen ikonike nĂ« pushimin e ndeshjes, po bisedon edhe me artistĂ« tĂ« tjerĂ«.

Për Dua Lipën, kjo do të ishte shfaqja e dytë e madhe sportivë në të cilën merr pjesë, pas asaj të finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2018. Por shfaqja në pushimin e SuperBowl, është në një nivel komplet tjetër dhe për shumë artistë cilësohet ndër kulmet e karrierës së tyre muzikore.

The post Një shqiptare në spektaklin e SuperBowl/ Dua Lipa bëhet kandidate për një nga shfaqjet më të mëdha në botë appeared first on Albeu.com.

Vala e shkarkimeve vjen edhe në Tiranë/ Rama shkarkon Ristanin dhe kupolën drejtuese të bashkisë

✇Albeu
By: M C

Anuela Ristani dhe dy nĂ«nkryetarĂ«t e tjerĂ« tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s priten t’i nĂ«nshtrohen “aksionit” tĂ« dorĂ«heqjeve tĂ« iniciuar nga Edi Rama.

Sipas VNA-së Edi Rama ka përgatitur terrenin në mbledhjen me drejtuesit lokalë dhe deputetët e Tiranës për dorëheqjet dhe zëvendësuesit.

Me gjasë kjo lëvizje pritet të përcaktojë dhe datën e afërt të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj në qeli është personi i vetëm që mund të nënshkruajë dorëheqjet dhe emërimet e reja. Por shefi i madh nuk do që ky proces të kalojë kurrsesi nga kryetari i Bashkisë në detyrë.

Tashmë që ka marrë komandën e drejtimit të Tiranës dhe të gjithë bashkive të vendit, Edi Rama nuk do të ketë më vartës të fuqishëm si Veliaj.

The post Vala e shkarkimeve vjen edhe në Tiranë/ Rama shkarkon Ristanin dhe kupolën drejtuese të bashkisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Skandal në mes të Tiranës. Bregu SHA le qytetarët pa gjumë çdo natë, policia mbyll sytë dhe veshët

✇Albeu
By: M C

Një skandal i vërtetë ndodh çdo natë në mes të Tiranës, më saktë në zonën e 9 katsheve.

Kompania Bregu SHA po ndërton një pallat 27 katësh dhe punimet zgjasin çdo natë deri në orët e para të mëngjesit, duke shpërfillur orarin e lejimit për punë dhe duke lënë qytetarët për rreth pa gjumë pasi kampionat nuk kanë të ndalur.

Videot e mëposhtëme janë zhvilluar ditën e sotme pas orës 12 e 30 të darkës. Pavarësisht se banorët e zonës për rreth janë anukuar disa herë si tek kompania, po ashtu edhe tek policia askush nuk e ka parandaluar këtë që po ndodh.

The post VIDEO/ Skandal në mes të Tiranës. Bregu SHA le qytetarët pa gjumë çdo natë, policia mbyll sytë dhe veshët appeared first on Albeu.com.

Zelenskyy: Raundi i radhës i bisedimeve me Rusinë do të mbahet në Turqi të mërkurën

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar sonte se bisedimet e ardhshme të paqes midis Kievit dhe Moskës do të mbahen të mërkurën në Turqi.

Dy takime të tjera midis dy palëve i kishin paraprirë kësaj në Stamboll, pa ndonjë rezultat të rëndësishëm në drejtim të përfundimit të luftës.

“Diskutova me Rustem Umerov (sekretarin e KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« sĂ« UkrainĂ«s) pĂ«rgatitjen e njĂ« takimi tĂ« ri nĂ« Turqi me palĂ«n ruse. Umerov tha se takimi Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« zhvillohet tĂ« mĂ«rkurĂ«n”, tha Zelenskyy nĂ« fjalimin e tij tĂ« pĂ«rditshĂ«m.

Ai shtoi se do të japë më shumë detaje për këtë takim ditën e nesërme. Umerov ishte kreu i delegacionit ukrainas në dy raundet e mëparshme të bisedimeve me Rusinë.

The post Zelenskyy: Raundi i radhës i bisedimeve me Rusinë do të mbahet në Turqi të mërkurën appeared first on Albeu.com.

Fiken vatrat e zjarrit nĂ« bashkinĂ« e Belshit, Italia dĂ«rgon trupa dhe dy avionĂ« “Canadair” pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se të gjitha vatrat e zjarrit në bashkinë e Belshit janë fikur dhe gjithashtu u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara. Në operacionin për fikjen e flakëve morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri.

Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

NdĂ«rkohĂ«, ministria njofton se pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pranĂ« Mekanizmit tĂ« Mbrojtjes Civile tĂ« Bashkimit Europian, Italia ka dĂ«rguar trupa dhe dy avionĂ« zjarrfikĂ«s “Canadair”, tĂ« cilĂ«t po operojnĂ« nĂ« zonĂ«n e quajtur “Liqeni i Luleve”, nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s, ku flakĂ«t vijojnĂ« ende.

Nga ana tjetër, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair për fikjen e vatrës së zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.

Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

NdĂ«rkohĂ«, pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pranĂ« Mekanizmit tĂ« Mbrojtjes Civile tĂ« Bashkimit Europian, Italia ka ardhur nĂ« ndihmĂ« me trupa dhe dy avionĂ« zjarrfikĂ«s tĂ« tipit Canadair, tĂ« cilĂ«t po operojnĂ« nĂ« zonĂ«n e quajtur “Liqeni i Luleve”, nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s. Kjo ndĂ«rhyrje synon tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« shuarjen e vatrave aktive nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« lartĂ« natyrore.

Po përmes Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.

Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

The post Fiken vatrat e zjarrit nĂ« bashkinĂ« e Belshit, Italia dĂ«rgon trupa dhe dy avionĂ« “Canadair” pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s appeared first on Albeu.com.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, nuk ka të lënduar

✇Albeu
By: M C

NjĂ« bombol gazi ka shpĂ«rthyer nĂ« njĂ« banesĂ« nĂ« lagjen “1 Maji” nĂ« Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë qe policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja ka alarmuar edhe komshinjtë të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore.

The post Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, nuk ka të lënduar appeared first on Albeu.com.

U kthehet sĂ«rish ndĂ«rtimit tĂ« kateve pa leje, Rama: Do tĂ« konfiskohen tĂ« gjithĂ« godinat dhe do t’i kalojnĂ« shtetit

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama, në takimin me deputetët socialistë të Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor të kryeqytetit, ka paralajmëruar se do të konfiskohen të gjitha ndërtesat që kanë kate pa leje.

Rama e cilësoi ndërtimin pa leje të kateve si një shkelje ligji me vetëdije, ndersa shtoi se nuk do ketë konfiskim të pjesshëm të këtyre godinave, por të plotë. Ai theksoi se këto ndërtesa do kalojnë në duart e shtetit dhe do përdoren për strehim, për njerëzit në nevojë.

Rama: Kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimi, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur tejkalon dhe shkelet do të provokojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme. Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit. Do të mbrohen blerësit dhe do përdoret pjesa tjetër për strehim, për njerëzit në nevojë.

The post U kthehet sĂ«rish ndĂ«rtimit tĂ« kateve pa leje, Rama: Do tĂ« konfiskohen tĂ« gjithĂ« godinat dhe do t’i kalojnĂ« shtetit appeared first on Albeu.com.

“AsgjĂ« godinĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pas 2020 nuk legalizohet”, Rama: Masa drastike pĂ«r ata qĂ« shesin apartamentet disa herĂ«

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit.

Edi Rama: SĂ« pari kemi diskutuar pĂ«r procesin e legalizimit, terminologji abuzive nga individĂ« qĂ« fillojnĂ« zaptimin e hapĂ«sirĂ«s publike dhe bĂ«jnĂ« vetĂ«deklarimin si individ nĂ« proces legalizimit. AsgjĂ« e ndĂ«rtuar pas 2020 nuk legalizohet. ËshtĂ« lejuar tĂ« bĂ«hen vetĂ«deklarimin pĂ«r ti dhĂ«nĂ« mundĂ«si tĂ« bĂ«jnĂ« vetĂ«deklarimin kur nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ« afat, por jo ndĂ«rto pas 2020 dhe kur ka nevojĂ« pĂ«r ndĂ«rhyje dalin e thonĂ« jemi nĂ« proces. TĂ« pavlefshme tĂ« gjithĂ« deklarimet pĂ«r godinat me qĂ«llim fitimi. Nuk jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« diskutuar shtĂ«pitĂ«, e familjeve qĂ« kanĂ« futur kokĂ«n. Por pĂ«r gjithĂ« kĂ«tĂ« mashtrim tĂ« madh pĂ«rpara tĂ« cilit janĂ« mbyllur sytĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«. Dhe interesi publik duhet tĂ« prevalojĂ«, askush nuk duhet tĂ« nxjerri njĂ« copĂ« letĂ«r jam nĂ« proces.

E dyta do miratohet me ligj lista e zezë e ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin ligjin. Kush futet në listë humbet lejen për ndërtimin. Do marrim masat për disa kategori ndërtuesish shumë problematikë si mashtruesit te zona ku ishin së bashku me ministrin e Drejtësisë ku nuk linin banorët të futeshin në pallat, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve në rrugë pa dokumenta hipotekore. Masat do jenë drastike dhe bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin pa dalë akti normativ, do i gjejë një bela, do e kenë të vështirë .

The post “AsgjĂ« godinĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pas 2020 nuk legalizohet”, Rama: Masa drastike pĂ«r ata qĂ« shesin apartamentet disa herĂ« appeared first on Albeu.com.

“ArkitektĂ«t lokalĂ« dhe tĂ« huaj kanĂ« filluar punĂ«n pĂ«r ndĂ«rhyrjet nĂ« lagje”, Edi Rama: Do rishikohet ligji pĂ«r territorin, ndryshimet do jenĂ« me impakt

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot pasdite në mbledhje deputetët e Tiranës të Partisë Socialiste dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit.

Edi Rama: 60 arkitektë lokalë dhe një numër të huajsh që kanë filluar të punojnë për prototipet dhe modelet e ndërhyrjeve në lagjet ku njerëzit kanë nevoja për hapësirë. Nuk është vetëm hapësirë por edhe ndërhyrje të tjera në bashkinë e Tiranës. Një grup tjetër, ku edhe unë marr pjesë po merret me atë Paketën e re të reformës së territorit.

Do ketë 2 faza, një fazë imediate, ku qeveria do ndërhyjë me një numër aktesh dhe që besoj është një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe do të ketë një fazë të dytë pak më mbrapa ku do rishikohet ligjet që kanë të bëjnë me territorin. Nga ligji për ndërtimin, një ligj shumë i vjetër, jashtë kohe. Jemi diskutuar një sërë ndërhyrjesh shumë të domosdoshme, por me një impakt të nevojshëm.

The post “ArkitektĂ«t lokalĂ« dhe tĂ« huaj kanĂ« filluar punĂ«n pĂ«r ndĂ«rhyrjet nĂ« lagje”, Edi Rama: Do rishikohet ligji pĂ«r territorin, ndryshimet do jenĂ« me impakt appeared first on Albeu.com.

Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar strukturë e re organizative për Tiranën

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

Reagimi i Ramës:

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre

APLIKONI me kurajo dhe besim

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

The post Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar strukturë e re organizative për Tiranën appeared first on Albeu.com.

‘Hajde se br*kĂ«t
’/ Nita Latifi ironizon performancĂ«n e Egli Takos

✇Albeu
By: M C

Egli Tako ka ngjallur debat nĂ« rrjete sociale pas interpretimit tĂ« kĂ«ngĂ«s ikonike “Mora fjalĂ«â€ tĂ« Shkurte FejzĂ«s, gjatĂ« njĂ« koncerti sĂ« fundmi. Edhe pse kĂ«nga mban njĂ« peshĂ« tĂ« veçantĂ« patriotike pĂ«r publikun shqiptar, ajo qĂ« tĂ«rhoqi mĂ« shumĂ« vĂ«mendje ishte veshja e kĂ«ngĂ«tares, e konsideruar nga shumĂ« si e papĂ«rshtatshme pĂ«r kontekstin.

Pamja provokuese nĂ« skenĂ« solli reagime tĂ« shumta, mes tyre edhe nga Nita Latifi, e cila shkroi: “Hajde brekĂ«t jemi mĂ«suar t’i shohim, ama pse nuk Ă«shtĂ« duke e kĂ«nduar kĂ«ngĂ«n?”

The post ‘Hajde se br*kĂ«t
’/ Nita Latifi ironizon performancĂ«n e Egli Takos appeared first on Albeu.com.

‘Paya’ po vjen tĂ« pushtojĂ« verĂ«n/ Ylli Limani bashkohet me SidartĂ«n pĂ«r njĂ« super hit!

✇Albeu
By: M C

ArtistĂ«t e njohur Yll Limani dhe Sidarta kanĂ« publikuar sot kĂ«ngĂ«n e tyre tĂ« re, tĂ« shumĂ«pritur nga fansat – “Paya”.

Muzika dhe tekstet janĂ« njĂ« kombinim mes dy artistĂ«ve, nĂ« bashkĂ«punim me Tonic & Denk, ndĂ«rsa produksioni mban firmĂ«n e Fatjon Miftarit. “PAYA” sjell njĂ« mix tĂ« stilit karakteristik tĂ« Yllit, me vibra latine dhe urbanĂ« qĂ« vijnĂ« pĂ«rmes SidartĂ«s – duke krijuar njĂ« atmosferĂ« tĂ« gjallĂ«, ndjesore dhe plot ritĂ«m.

Kënga shoqërohet edhe me videoklip, që tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Me “Paya”, Yll Limani dhe Sidarta sjellin njĂ« tjetĂ«r sukses qĂ« pritet tĂ« dominojĂ« playlistat dhe klubet gjatĂ« gjithĂ« sezonit!

The post ‘Paya’ po vjen tĂ« pushtojĂ« verĂ«n/ Ylli Limani bashkohet me SidartĂ«n pĂ«r njĂ« super hit! appeared first on Albeu.com.

Kush e filmoi CEO-n? Ja kush qĂ« ‘fundosi’ shefin nĂ« koncertin e Coldplay

✇Albeu
By: M C

Videoja virale e CEO-s Andy Byron dhe shefes sĂ« Burimeve NjerĂ«zore, Kristin Cabot, gjatĂ« koncertit tĂ« “Coldplay”, Ă«shtĂ« filmuar nga Grace Springer, njĂ« fansĂ« 28-vjeçare nga New Jersey.

Pamjet, ku dy zyrtarĂ«t e kompanisĂ« “Astronomer” shihen tĂ« pĂ«rqafuar, u bĂ«nĂ« shkas pĂ«r reagime tĂ« ashpra, sidomos pasi Byron, i martuar dhe me dy fĂ«mijĂ«, tentoi tĂ« fshihej sapo e kapi kamera.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “The Sun”, Grace u shpreh: “NjĂ« pjesĂ« e imja ndihet keq
 por kur luan lojĂ«ra budallaqe, fiton çmime budallaqe”.

Videoja ka kapur mbi 46 milionĂ« shikime dhe ka kthyer jetĂ«n e protagonistĂ«ve pĂ«rmbys. Grace shton se shpreson qĂ« pĂ«r bashkĂ«shorten e CEO-s, kjo tĂ« jetĂ« njĂ« “bekim i maskuar”.

The post Kush e filmoi CEO-n? Ja kush qĂ« ‘fundosi’ shefin nĂ« koncertin e Coldplay appeared first on Albeu.com.

ShqipĂ«ria pĂ«rgatitet pĂ«r ditĂ«t mĂ« tĂ« nxehta ditĂ«t e ardhshme, temperaturat kapin ‘rekord’

✇Albeu
By: M C

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme. Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.

Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Vërehet gjithashtu një rritje e ekstremeve absolute, si të temperaturave maksimale ashtu edhe të temperave minimale. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.

Anomalitë më të theksuara në vitet e fundit i kanë shënuar vlerat e temperaturave maksimale të ajrit. Në figurën Nr. 2, janë paraqitur devijimeve që kanë shënuar vlerat mesatare të temperaturave maksimale të ajrit përgjatë 8 viteve të fundit, ku qartë dallohen viti 2024 me një anomali prej +5.8°C.

Njëkohësisht edhe temperaturat mesatare të vlerave minimale gjatë muajit korrik janë karakterizuar me anomali pozitive (paraqitur në figurën Nr. 3), të cilat mesatarisht kanë qenë në nivelin e +2.0°C, ku viti i fundit shënon edhe anomalinë më të lartë me +3.0°C.

etĂ«m dy javĂ« mĂ« parĂ« Evropa Jugore dhe Ballkani, pĂ«rfshirĂ« rajonet pĂ«rreth ShqipĂ«risĂ«, regjistruan vlera tĂ« “stresit tĂ« nxehtĂ«sisĂ«â€ shumĂ« tĂ« fortĂ«, me ndjesi termike qĂ« tejkaluan 38°C. ShqipĂ«ria u prek ndjeshĂ«m nga ky fenomen ekstrem. Temperaturat maksimale ditore nĂ« shumĂ« qytete, si Tirana, DurrĂ«si, Elbasani dhe Gjirokastra, gjatĂ« kĂ«saj vale tejkaluan vlerat 39–40°C, duke kulmuar mĂ« 7 korrik, qĂ« rezultoi dita mĂ« e nxehtĂ«.

Frekuenca e goditjeve nga valĂ«t e tĂ« nxehtit ka ndryshuar ndjeshĂ«m. NĂ«se i referohemi periudhĂ«s para 20 vitesh, ne pĂ«rballeshim vetĂ«m njĂ« valĂ« tĂ« nxehti gjatĂ« muajit korrik. ValĂ« e tĂ« nxehtit konsiderohet kur temperaturat shumĂ« tĂ« larta – mbi 35 gradĂ« ditĂ«n dhe 20 gradĂ« natĂ«n – godasin vendin pĂ«r njĂ« periudhĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ« se 3 deri nĂ« 5 ditĂ« tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme. KohĂ«t e fundit vĂ«rehet se kjo frekuencĂ« ka ndryshuar dramatikisht. NdĂ«rsa mĂ« parĂ« goditeshim vetĂ«m nga njĂ« valĂ« e tĂ« nxehtit pĂ«r tĂ« gjithĂ« sezonin veror, aktualisht po pĂ«rballemi tashmĂ« me valĂ«n e tretĂ« tĂ« tĂ« nxehtit pĂ«r verĂ«n meteorologjike 2025.ThotĂ« Ing. Anira GJONI eksperte nĂ« Departamentin e MeteorologjisĂ« – IGEO
Ndikimet priten të jenë të rëndësishme:

Rritja e rrezikut për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.
Presion mbi rrjetet e energjisë për shkak të kërkesës së shtuar për ftohje.
Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me rrezik të shtuar të zjarreve.
Pemët punojnë në heshtje për planetin
Por sa ndryshim bĂ«jnĂ« pemĂ«t? Studimet tregojnĂ« se temperatura nĂ« zonat urbane mund tĂ« ndryshojĂ« nga 8-11° midis lagjeve mĂ« tĂ« nxehta dhe mĂ« tĂ« ftohta dhe shumica e kĂ«tij ndryshimi Ă«shtĂ« pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve nĂ« mbulesĂ«n e pemĂ«ve dhe hapĂ«sirĂ«n e gjelbĂ«r. NdĂ«rsa valĂ«t e tĂ« nxehtit bĂ«hen mĂ« tĂ« shpeshta dhe intensive, njĂ« rritje prej 8° mund tĂ« jetĂ« ndryshimi midis jetĂ«s dhe vdekjes. SĂ«mundjet e lidhura me nxehtĂ«sinĂ« si goditja e nxehtĂ«sisĂ« dhe dehidrimi paraqesin njĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r popullatat e cenueshme si tĂ« moshuarit dhe fĂ«mijĂ«t.

Natyra mund tĂ« jetĂ« aleati ynĂ« pĂ«r t’i ndihmuar njerĂ«zit tĂ« pĂ«rshtaten me njĂ« klimĂ« gjithnjĂ« e mĂ« jomikpritĂ«se. Ne duhet tĂ« rimendojmĂ« se si i zhvillojmĂ« qytetet tona dhe mjedisin e ku kemi ndĂ«rtuar. Kjo nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me mbjelljen e mĂ« shumĂ« pemĂ«ve, por me integrimin e zgjidhjeve tĂ« bazuara nĂ« natyrĂ« nĂ« planifikimin tonĂ« urban.

Ky proces përfshin disa hapa të dukshëm, si krijimi i më shumë parqeve dhe kopshteve të komunitetit, por gjithashtu përfshin metoda novatore si çatitë dhe muret e gjelbërta. Këto struktura, të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me bimësi, ofrojnë disa përfitime: ndihmojnë në filtrimin e ndotësve, përmirësojnë izolimin e ndërtesave, ulin kostot e energjisë.

The post ShqipĂ«ria pĂ«rgatitet pĂ«r ditĂ«t mĂ« tĂ« nxehta ditĂ«t e ardhshme, temperaturat kapin ‘rekord’ appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Dukat/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

✇Albeu
By: M C

Tre zjarrfikës të cilët po punonin për shuarjen e vatrës së zjarrit në Dukat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë për shkak të asfiksimit. Bëhet me dije se zjarrfikësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohe vatra e zjarrit në malin e Dukatit vijon aktive prej tre ditësh, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe pyjore.

Zjarri vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë për venien nën kontroll të situatës.

The post Zjarri në Dukat/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore appeared first on Albeu.com.

Riaktivizohen flakët në pikën kufitare të Kapshticës, kërkohet ndihmë nga ajri nga pala greke

✇Albeu
By: M C

Gjatë orëve të para të mëngjesit zjarret në pikën kufitare të Kapshticës ishin izoluar, por për shkak të temperaturave të larta ato janë riaktivizuar përsëri .

Terreni malor po e vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj punonjësit e shërbimit zjarrfikës, në bashkëpunim me forcat e shërbimit pyjor dhe policisë kufitare, po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine për të izoluar flakët.

Mësohet se pala shqiptare ka kërkuar ndihmë nga pala greke për ndërhyrje nga ajri, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje pozitive.

The post Riaktivizohen flakët në pikën kufitare të Kapshticës, kërkohet ndihmë nga ajri nga pala greke appeared first on Albeu.com.

”KĂ«rcĂ«nimi i Beogradit Ă«shtĂ« real”, Kurti nĂ« konferencĂ«: Serbia po pĂ«rhap gjuhĂ«n e urrejtjes dhe tensioneve

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka reaguar ashpër mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb Ă«shtĂ« shprehur se Serbia do tĂ« “pĂ«rgjigjet ashpĂ«r” ndaj arrestimit tĂ« Igor Popoviq, i cili e ka quajtur UKÇ-nĂ« “organizatĂ« terroriste”.

Kuriti i ka cilësuar këto deklarata si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova është një shtet demokratik dhe ligjor, ku drejtësia vepron pa dallime etnike apo politike.

“Republika e KosovĂ«s Ă«shtĂ« demokratike dhe ligjore me pushtete tĂ« ndara, institucione tĂ« konsoliduara e zbatim tĂ« barabartĂ« tĂ« ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisĂ«, pozitĂ«s apo ndikimit politik,” deklaroi Kurti. Sipas tij, arrestimi i Popoviq lidhet me vepra penale pĂ«r nxitje tĂ« urrejtjes dhe pĂ«rçarjes etnike, dhe po trajtohet nga institucionet pĂ«rkatĂ«se nĂ« pĂ«rputhje me standardet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

Gjithashtu ai ka shtuar se retorika e Vuçiçit nuk është qëndrim individual, por politikë shtetërore që synon të minojë drejtësinë dhe paqen në rajon

“Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbĂ«shtet drejtĂ«sinĂ«, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe pĂ«rhapjen e gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes,” tha Kurti.

The post ”KĂ«rcĂ«nimi i Beogradit Ă«shtĂ« real”, Kurti nĂ« konferencĂ«: Serbia po pĂ«rhap gjuhĂ«n e urrejtjes dhe tensioneve appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 21 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot mund të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj dhe një bisedë e sinqertë do të sjellë afërsi më të madhe. Në punë, pritet një projekt i ri që do të kërkojë vëmendje të veçantë nga ana juaj, ndaj tregohuni të përqendruar. Kujdesuni për shëndetin, pasi lodhja mendore mund të ndikojë në energjinë tuaj; relaksohuni pasdite. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme sot.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet romantike mund të jenë paksa të tensionuara, ndaj tregohuni të durueshëm dhe të hapur ndaj dialogut. Në aspektin profesional, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja në një takim të rëndësishëm. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Priten përmirësime të vogla në situatën financiare, por investoni me kujdes.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Dita është e favorshme për të njohur njerëz të rinj ose për të forcuar lidhjet ekzistuese në dashuri. Në punë, do të ketë zhvillime pozitive dhe mund të merrni një propozim interesant. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje ndaj ushqimit dhe pushimit. Financat do të kenë rritje të vogël, por mos e teproni me shpenzimet.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, një surprizë e këndshme nga partneri do ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Në vendin e punës, përqendrohuni te detyrat kryesore dhe shmangni konfliktet me kolegët. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të hidratoheni mjaftueshëm gjatë ditës. Financat janë të balancuara, por këshillohet të kurseni për të ardhmen.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot mund tĂ« keni njĂ« bisedĂ« tĂ« thellĂ« me partnerin qĂ« do tĂ« sqarojĂ« disa keqkuptime tĂ« mĂ«parshme. NĂ« aspektin profesional, njĂ« koleg mund t’ju kĂ«rkojĂ« ndihmĂ«, dhe bashkĂ«punimi do tĂ« sjellĂ« rezultate tĂ« mira. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« mirĂ«, por kushtojini vĂ«mendje ushqyerjes sĂ« shĂ«ndetshme. Financat janĂ« nĂ« nivel tĂ« kĂ«naqshĂ«m, por mos merrni vendime tĂ« nxituara pĂ«r investime.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
Në jetën sentimentale, ndjeni nevojë për më shumë vëmendje nga partneri, ndaj mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë, një detyrë e re kërkon krijimtari dhe përkushtim të plotë. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur stresin e tepërt dhe duke bërë aktivitete relaksuese. Financat paraqiten stabël, por është mirë të planifikoni buxhetin me kujdes.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Dashuria merr një drejtim të ri, sidomos për ata që janë të lirë, ndërsa të lidhurit do të ndjejnë ngrohtësi të veçantë në marrëdhënie. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me një avancim ose bonus. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin mjaftueshëm. Financat janë në përmirësim, por mos i shpërdoroni të ardhurat.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Marrëdhëniet romantike janë të qeta, por kërkohet më shumë komunikim për të shmangur keqkuptimet. Në fushën profesionale, sot do të ndiheni të motivuar dhe do të arrini të përfundoni me sukses detyra të rëndësishme. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me punën. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti i duhur për të menduar për kursime afatgjata.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Sot do të përjetoni emocione të bukura në dashuri, veçanërisht nëse planifikoni një takim të veçantë. Në punë, do të keni mundësi të prezantoni idetë tuaja dhe të fitoni respektin e kolegëve. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Financat janë në gjendje të mirë, por bëni kujdes me shpenzimet impulsive.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në jetën në çift, mund të lindin disa mosmarrëveshje të vogla, por dialogu i hapur do të ndihmojë në zgjidhjen e tyre. Në aspektin profesional, pritet një sfidë që do të kërkojë përqendrim maksimal. Shëndeti është i mirë, megjithatë mos harroni të bëni një pauzë gjatë ditës. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni blerje të mëdha pa menduar mirë.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të ndjeni mbështetjen e partnerit dhe do të kaloni momente të bukura së bashku. Në punë, një detyrë e përfunduar me sukses do ju sjellë vlerësime nga eprorët. Shëndeti është pozitiv, por kushtojuni rëndësi aktivitetit fizik. Financat janë të sigurta, por një shpenzim i paparashikuar mund të shfaqet në fund të ditës.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, dita është e mbushur me pasion dhe mirëkuptim, sidomos për ata që janë në një lidhje të gjatë. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen dhe mund të merrni një ofertë interesante për bashkëpunim. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin dhe hidratimin. Financat janë në balancë, por shmangni huazimet apo kreditë e panevojshme.

The post Horoskopi 21 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Dy anët e kundërta të Qipros/ Grekët vajtojnë, turqit festojnë përvjetorin e pushtimit që ndau ishullin

✇Albeu
By: M C

Qipriotët grekë dhe turq shënuan të dielën 51-vjetorin e pushtimit të Qipros nga Turqia në vitin 1974, një ngjarje që ndau ishullin dhe mbetet një burim tensioni midis partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në pjesët jugore të Qipros, të populluara nga grekët qipriotë, në orën 5:30 të mëngjesit, koha e saktë kur trupat turke zbarkuan në bregdetin verior në një ndërhyrje ushtarake të shkaktuar nga një grusht shteti i shkurtër i frymëzuar nga Greqia.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, pritej të merrte pjesë në festimet në Qipron veriore, një shtet i shkëputur i njohur vetëm nga Ankaraja.

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, mori pjesë në një shërbim përkujtimor në jug për të përkujtuar më shumë se 3,000 njerëzit që vdiqën në pushtimin turk, i cili gjithashtu dëboi dhjetëra mijëra qipriotë grekë nga shtëpitë e tyre.

“PavarĂ«sisht atyre qĂ« duan qĂ« ne tĂ« harrojmĂ«, ne nuk do tĂ« harrojmĂ« kurrĂ« dhe as nuk do tĂ« lĂ«shojmĂ« asnjĂ« pĂ«llĂ«mbĂ« tokĂ«â€, tha Christodoulides, duke i quajtur festimet nĂ« veri “tĂ« turpshme”.

Përpjekjet për të ribashkuar Qipron si një federatë bizonale dhe bikomunale kanë dështuar vazhdimisht për shkak të mosbesimit të thellë dhe vizioneve konkurruese për të ardhmen e ishullit.

PĂ«rpara pushtimit, pĂ«rplasjet midis qipriotĂ«ve turq dhe grekĂ« bĂ«nĂ« qĂ« qipriotĂ«t turq tĂ« tĂ«rhiqeshin nga njĂ« qeveri me ndarje pushteti dhe nxitĂ«n vendosjen e paqeruajtĂ«sve tĂ« OKB-sĂ« nĂ« vitin 1964. UdhĂ«heqĂ«si turk qipriot, Ersin Tatar, tha se pushtimi kishte sjellĂ« “paqe dhe qetĂ«si” nĂ« ishull pas “viteve mĂ« tĂ« errĂ«ta” pĂ«r turqit qipriotĂ«.

“QĂ«llimi i tyre (i grekoqipriotĂ«ve) ishte tĂ« shkatĂ«rronin qipriotĂ«t turq”, tha ai nĂ« njĂ« video-adresim tĂ« postuar nĂ« X. Konflikti qĂ« po zien ndĂ«rlikon ambiciet e TurqisĂ« pĂ«r tĂ« nxitur lidhje mĂ« tĂ« ngushta me Bashkimin Evropian, anĂ«tare tĂ« tĂ« cilit janĂ«, si Qiproja, ashtu edhe Greqia.

The post Dy anët e kundërta të Qipros/ Grekët vajtojnë, turqit festojnë përvjetorin e pushtimit që ndau ishullin appeared first on Albeu.com.

A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet

✇Albeu
By: M C

Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar. Por gjithnjë e më shumë studime tregojnë se, nëse neglizhohet, ankthi mund të ketë pasoja afatgjata mbi shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Sipas kërkimeve të fundit, veçanërisht në rastet e ankthit kronik, ai mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e demencës në moshë të thyer.

Nuk bëhet fjalë për një dënim të pashmangshëm: ndërhyrja e hershme ndaj ankthit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve që ai mund të shkaktojë në të ardhmen. Shkencëtarët dyshojnë se ankthi ndikon negativisht te shëndeti kardiovaskular, një faktor tashmë i njohur që rrit rrezikun për demencë. Po ashtu, kortizoli, hormoni i stresit, mund të dëmtojë pjesë të trurit që lidhen me kujtesën dhe aftësitë njohëse.

Gjendjet e ankthit shpesh bashkëjetojnë me probleme të tjera si depresioni apo çrregullimet e gjumit, të gjitha të njohura për ndikimin e tyre në rënien e funksioneve njohëse. Kjo e bën të vështirë ndarjen e një faktori të vetëm shkaktar, por përforcon idenë e një efekti të kombinuar nga disa probleme fizike dhe mendore që veprojnë së bashku.

Në disa raste, ankthi mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një procesi neurodegjenerativ që ka nisur. Prandaj, nëse konfirmohet lidhja e ankthit me demencën, kjo mund të hapë rrugën për strategji të reja parandaluese, ku shëndeti mendor të marrë një rol qendror në luftën kundër sëmundjeve neurodegjenerative.

Sipas ekspertĂ«ve, ‘screening’-u i ankthit rreth moshĂ«s 40 vjeç mund tĂ« ndihmojĂ« pĂ«r tĂ« identifikuar individĂ«t mĂ« tĂ« rrezikuar. Trajtimi i ankthit pĂ«rfshin shpesh njĂ« qasje tĂ« kombinuar: terapi psikologjike (si terapia konjitive-biheviorale), medikamente dhe ndryshime tĂ« stilit tĂ« jetesĂ«s. NdĂ«r ndĂ«rhyrjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« aktiviteti fizik, meditimi dhe pĂ«rfshirja mĂ« e madhe nĂ« jetĂ«n sociale.

Të kujdesesh për ankthin sot, do të thotë të investosh në shëndetin e trurit për të ardhmen.

The post A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet appeared first on Albeu.com.

❌