❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

NdĂ«rron jetĂ« Avdyl Osmanaj nga Istogu – ishte lĂ«nduar nĂ« vendin e punĂ«s

Kosova është goditur sot nga dy ngjarje të rënda që ndodhën në vendet e punës, ku kanë humbur jetën tre persona.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë Avdyl Osmanaj, rreth 64 vjeç, nga fshati Gurrakoc i Istogut.

Ai nuk arriti t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve tĂ« marra mĂ« 24 qershor, kur kishte rĂ«nĂ« nga kati i tretĂ« i njĂ« objekti nĂ« ndĂ«rtim nĂ« fshatin Zallq tĂ« komunĂ«s sĂ« Istogut, gjatĂ« punĂ«s nĂ« skelĂ«.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:25, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi sot në Gjakovë, ku dy punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Ata kanë rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime fatale.

Rrethanat e këtyre ngjarjeve tragjike janë ende duke u hetuar nga autoritetet, ndërkohë që ngrihen sërish shqetësimet për sigurinë në vendin e punës në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

The post NdĂ«rron jetĂ« Avdyl Osmanaj nga Istogu – ishte lĂ«nduar nĂ« vendin e punĂ«s appeared first on Telegrafi.

Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.

Ai shpjegon se ky trend është rezultat i disa faktorëve, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen apo dietat e paekuilibruara, por edhe i ndërgjegjësimit në rritje të qytetarëve për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

Sipas regjistrit klinik të kancerit në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në fillim të korrikut 2025 janë regjistruar rreth 1.070 raste të reja me kancer.

Të dhënat në nivel kombëtar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë dekadës së fundit, numri i rasteve të reja ka ndjekur një trend pothuajse të pandërprerë rritjeje.

Kurtishi thekson se një pjesë e konsiderueshme e rasteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

Ai përmend disa faktorë shtesë që ndikojnë në përhapjen dhe përparimin e saj:

“Infeksionet me viruse, pĂ«rdorimi i substancave kontraceptive, mungesa e aktivitetit fizik e tĂ« tjera”.
Organet e sistemit tretĂ«s – si zorra e trashĂ« apo stomaku – janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« cenueshmet nga tumoret malinje, siç njihen ndryshe format e kancerit.
Tumoret në gji dhe në organet gjenitale janë, po ashtu, ndër më të përhapurat.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë vitit 2024 llojet më të përhapura të kancerit kanë qenë: kanceri i gjirit me 640 raste (17.6%), pasuar nga kanceret e tjera të lëkurës me 587 raste (13.8%), ai i mushkërive dhe bronkeve me 312 raste (8.6%) dhe kanceri i zorrës së trashë me 193 raste (5.3%).

Në total, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024 u raportuan 3.644 raste të reja me sëmundje malinje.

Sipas statistikave, 51.8% e të prekurve janë gra dhe 48.2% burra, ndërsa grup-mosha më e atakuar është ajo mbi 60 vjeç.

Prevalenca – qĂ« tregon se sa persona jetojnĂ« me kancer nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar – ishte 288.3 raste pĂ«r 100 mijĂ« banorĂ« nĂ« vitin 2024, ndĂ«rsa incidenca – qĂ« mat rastet e reja tĂ« diagnostikuara gjatĂ« vitit – arriti nĂ« 227.4 raste pĂ«r 100 mijĂ« banorĂ«, tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat e IKSHPK-sĂ«.

Sipas këtij instituti, rritja e rasteve me kancer lidhet me faktorë të ngjashëm si në vendet e tjera: ndryshimet demografike, ndotja mjedisore, mënyra e jetesës, përmirësimi i diagnostikimit dhe raportimit, si dhe mungesa e programeve të posaçme për parandalim dhe zbulim të hershëm.

Në pesë vjetët e fundit, trajtimi i pacientëve me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është shtuar dukshëm.

Megjithatë, kapacitetet e Klinikës së Onkologjisë nuk duket se kanë mundur ta përballojnë në mënyrë adekuate këtë rritje.

Kushtet nĂ« kĂ«tĂ« klinikĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« kufizuara – qoftĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«, personel apo pajisje.

Aty janë gjithsej 110 shtretër për pacientët që marrin kimioterapi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se ky trajtim ofrohet shpesh edhe në salla të improvizuara.

Gjithashtu, pacientĂ«t pĂ«rballen shpesh me pritje tĂ« gjata, nĂ« mungesĂ« tĂ« kapaciteteve – qoftĂ« në mjekĂ«, apo barna.

Stafi mjekësor thekson vazhdimisht nevojën për investime më të mëdha, të cilat edhe bëhen, por shpesh nuk mjaftojnë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e trajtimit apo për të zbutur fluksin në rritje të pacientëve.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar vitin e kaluar, rreth 1 në 5 persona zhvillon kancer gjatë jetës dhe afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Kurtishi thekson rëndësinë e kontrolleve sa më të rregullta, duke vlerësuar se diagnostikimi i hershëm i çdo sëmundjeje rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm./REL

The post Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK

NĂ« Spitalin Pediatrik “Sheika Fatima” nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« inauguruar njĂ« laborator i ri modern, si rezultat i bashkĂ«punimit mes PresidencĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe fondacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Khalifa Foundation”.

Sipas njĂ« postimi nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook tĂ« presidencĂ«s bĂ«het e ditur se ky laborator do t’i mundĂ«sojĂ« kĂ«tij institucioni publik shĂ«ndetĂ«sor tĂ« realizojĂ« shumicĂ«n e analizave, brenda vetĂ« spitalit pediatrik

“FalĂ« angazhimit tĂ« Presidentes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, dhe pĂ«rkrahjes sĂ« vazhdueshme tĂ« donatorit tonĂ« tĂ« rregullt, ‘Khalifa Foundation’, dje nĂ« Spitalin ‘Sheika Fatima’, Ă«shtĂ« inauguruar laboratori i ri. I pajisur me teknologji bashkĂ«kohore, ky laborator do t’i mundĂ«sojĂ« kĂ«tij institucioni publik shĂ«ndetĂ«sor tĂ« realizojĂ« shumicĂ«n e analizave, brenda vetĂ« spitalit pediatrik. Kjo do tĂ« ndikojĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit, cilĂ«sisĂ« dhe qasjes sĂ« qytetarĂ«ve nĂ« shĂ«rbime mĂ« tĂ« avancuara laboratorike, me theks tĂ« veçantĂ« tek fĂ«mijĂ«t, tĂ« cilĂ«t janĂ« pĂ«rfituesit mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m dhe mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kĂ«tyre investimeve”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r popullin e Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe dhe, nĂ« veçanti, pĂ«r LartmadhĂ«rinĂ« e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, pĂ«r kontributin e çmuar dhe bashkĂ«punimin e vazhdueshĂ«m nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e sistemit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« KosovĂ«â€, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK appeared first on Telegrafi.

“FjalĂ« japin, punĂ« s’po kryejnĂ«â€ – NesĂ«r, afati i premtuar punĂ«torĂ«ve tĂ« QKUK pĂ«r zgjidhje

PunĂ«torĂ«t e sigurimit fizik nĂ« QKUK, tĂ« zhgĂ«njyer e me gjendje tĂ« rĂ«nduar financiare po e vazhdojnĂ« grevĂ«n derisa presin t’iu ofrohet zgjidhje nĂ« afatin e premtuar e qĂ« Ă«shtĂ« nesĂ«r.

Në ndërkohë, organizatat monitoruese thonë se një kjo mund të arrihet nëse kontrata është njëburimore por lidhur me këtë, nuk është deklaruar SHSKUK.

Kësaj radhe janë më të pakët në numër, pasi shumica e tyre nuk kanë kushte financiare për të udhëtuar.

Punëtorët e sigurimit fizik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë mbetur në mëshirën e menaxhmentit, në pritje të një kontrate të re.

Dy ditë më parë në takimin e mbajtur me drejtorin, punëtorëve u është premtuar se një zgjidhje do arrihet deri të premten.

Por një ditë para këtij afati, ata nuk shprehen optimist.

“ShtirĂ« u bo pĂ«r neve, ton ditĂ«n e lume nĂ« pllaka po rrimĂ« kĂ«tu. ShtirĂ« Ă«shtĂ« boll po krejt kemi dalĂ« pĂ«r njĂ« kafshatĂ« bukĂ«s me majt familje. E dini qĂ« ka plot sene te shtĂ«pia. ËshtĂ« rryma, bĂ«rllogu, uji, nuk po mundemi me ia dal. Kemi kredi, s’kemi kah t’ia mbajmĂ« se bankat po thĂ«rrasin çdo ditĂ« Shpresat s’po i hupim, thonĂ« me hup shpresĂ«n, e humb jetĂ«n po tu shpresu jemi. FjalĂ« po na japin po punĂ« s’po kryejnĂ«, njĂ« muj ditĂ«. Na kanĂ« thanĂ« qĂ« pĂ«r dy ditĂ« zgjidhet kjo çështje. Kurgjo s’po zgjidhet”, ka thĂ«nĂ« Hajriz Qeriqi, ish-punĂ«tor i sigurimit nĂ« QKUK.

Gjatë së mërkures, me drejtorin e QKUK-së është takuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, por jo edhe me punëtorët por këta të fundit, kërkesën e njëjtë e kanë edhe për të.

“
 KĂ«rkojmĂ« nga Ministri kthimin nĂ« punĂ«. NĂ«se na thotĂ« edhe njĂ« muaj, edhe dy, 280 punĂ«tor rrini qysh jeni se kthehni nĂ« punĂ«, ne s’bĂ«jmĂ« grevĂ«, mbijetojmĂ« ata muaj dhe kthehemi”, ka thĂ«nĂ« Hakif Sylejmani, pĂ«rfaqĂ«sues i punĂ«torĂ«ve grevist.

Rruga tek njĂ« kontratĂ« e shpejtĂ«, sipas njohĂ«ve tĂ« fushĂ«s sĂ« prokurimit, ekziston – pĂ«rmes njĂ« prej formave qĂ« sĂ« voni Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« thumb tĂ« kritikave, pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« shpeshtĂ«.

“KohĂ«zgjatja pĂ«r lidhjen e njĂ« kontratĂ« te re nga koha e inicimit varet nga procedura qĂ« pĂ«rdor autoriteti kontraktues, nĂ« kĂ«tĂ« rast ShSKUK-ja. NĂ« qoftĂ« se ky autoritet, vendos tĂ« pĂ«rdor procedurĂ«n e negociuar pa publikim tĂ« njoftimit pĂ«r kontratĂ«, qĂ« njihet edhe si kontrata njĂ« burimore, atĂ«herĂ« i gjithĂ« procesi mund tĂ« pĂ«rshpejtohet pĂ«r disa ditĂ«, pasi autoriteti kontraktues mund tĂ« nĂ«nshkruaj kontratĂ«n pa kaluar periudhat kohore tĂ« ankesave, qĂ« janĂ« ankesat nĂ« shkallĂ« tĂ« parĂ« qĂ« parashihen 5 ditĂ« kohĂ« dhe ankesat potenciale nĂ« Organin Shqyrtues tĂ« Prokurimit, pĂ«r tĂ« cilat ligji parasheh njĂ« dritare prej 10 ditĂ«ve pĂ«r parashtrim pas refuzimit tĂ« ankesĂ«s nĂ« shkallĂ«n e parĂ«. Pra, koha e lidhjes sĂ« njĂ« kontrate tĂ« re, varion varĂ«sisht nga procedura qĂ« ndjek autoriteti kontraktues, por ekziston mundĂ«sia nĂ« raste tĂ« emergjencave tĂ« jashtĂ«zakonshme, qĂ« nuk janĂ« krijuar si rezultat i veprimeve neglizhente ose tĂ« qĂ«llimta, apo lĂ«shimeve tĂ« autoritetit kontraktues qĂ« tĂ« pĂ«rdoret kontrata njĂ« burimore”, ka thĂ«nĂ« Ardit Dragusha, nga “Demokracia Plus”.

Kontratë njëburimore QKUK kishte pasur edhe me kompaninë paraprake pjestarë të cilës ishin këta punëtorë në mars të këtij viti por që u shfuqizua nga OSHP në qershor të këtij viti

Megjithatë, SHSKUK nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit rreth formës që po zhvillohet procedura dhe në çfarë faze mbetet ajo, raporton RTVDukagjini.

The post “FjalĂ« japin, punĂ« s’po kryejnĂ«â€ – NesĂ«r, afati i premtuar punĂ«torĂ«ve tĂ« QKUK pĂ«r zgjidhje appeared first on Telegrafi.

Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri

Një person është plagosur sonte në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Pllana ka treguar se personi i lënduar ka marrë trajtim fillestar në emergjencë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

“Sot rreth orĂ«s 20:59 nga urgjenca e VushtrrisĂ« Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« person tĂ« lĂ«nduar e qĂ« dyshohet nga arma e zjarrit. Personi nĂ« fjalĂ«, pas marrjes sĂ« tretmanit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« QKUK pĂ«r trajtime tĂ« mĂ«tutjeshme”, tha ajo.

Ajo ka treguar se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes.

The post Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

​Klinika e KirurgjisĂ« Torakale nĂ« QKUK avancon me teknologji tĂ« nivelit ndĂ«rkombĂ«tar

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shndërrohet në një qendër moderne kirurgjikale, ku inovacioni bashkohet me përkushtimin për kujdesin ndaj pacientit. Me teknologji të përparuara, metoda moderne operative dhe ekip mjekësor të specializuar, kjo klinikë po vendos standarde të reja në trajtimin e sëmundjeve të kraharorit dhe mushkërive në Kosovë.

Që nga viti i kaluar, kanë filluar tri intervenime të reja në Torakale, PECTUS, operacioni me Sentinel-Node dhe fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme e investime në VATS të ri.

Ndërsa numri më i madh i pacientëve është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Vetëm përgjatë periudhës janar-qershor janë bërë gjithsej 329 intervenime në gji.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci thotë për KosovaPress tregon për operacionet që realizojnë.

“NĂ« KirurgjinĂ« Torakale, numri mĂ« i madh i pacientĂ«ve qĂ« vijnĂ« tek ne Ă«shtĂ« me sĂ«mundjen e kancerit tĂ« gjirit dhe sĂ«mundjet me pragmatikĂ«n e gjirit. Intervenime nĂ« gji janĂ« gjithsej 329. Kemi punuar struma, rreth 11 operacione dhe PECTUS, qĂ« janĂ« bĂ« shtatĂ« operacione. Vitin e kaluar kemi filluar si operacione tĂ« para me kĂ«tĂ« metodĂ« qĂ« domethĂ«nĂ« se kemi arritur qĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s nga Buxheti i KosovĂ«s tĂ« mos i jepet pĂ«r pacientĂ« qĂ« janĂ« trajtuar jashtĂ« shtetit”, thotĂ« Kolgeci.

Me operacionin Sentinel-Node, është bërë e mundur që rreth 40 pacientë të ruajnë gjirin dhe nyjën limfatike. Ky intervenim, siç thotë Kolgeci bëhet vetëm në QKUK e në Greqi.

“KĂ«tĂ« vit kemi filluar edhe me operacion me Sentinel-Node. Sentinel-Node Ă«shtĂ« njĂ« intervenim kirurgjik qĂ« realizohet tek kanceri i gjirit dhe qĂ« Ă«shtĂ« si gjurmuesi nĂ« nyje limfatike, tĂ« cilat janĂ« tĂ« infiltruara me kancer. Tani me kĂ«tĂ« metodĂ« te disa pacientĂ«, ne e kursejmĂ« edhe gjirin, por kursejmĂ« edhe nyjĂ«n limfatike. KĂ«to intervenime kirurgjike janĂ« njĂ« e arritur mjaft e madhe, pĂ«r arsye se si informacione qĂ« kemi, vetĂ«m nĂ« Greqi bĂ«hen kĂ«to intervenime dhe nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s. Prej vitit tĂ« kaluar qĂ« jemi lidhur me kĂ«tĂ« metodĂ« e deri tani, Ă«shtĂ« diku rreth tridhjetĂ« e pesĂ« ose katĂ«rdhjetĂ« pacientĂ« qĂ« i kemi realizuar me metodĂ«n Sentinel-i
 Vitin e kaluar po ashtu kemi filluar edhe me njĂ« intervenim tjetĂ«r kirurgjik, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« fiksimi i brinjĂ«ve tek trauma tĂ« ndryshme”, tregon ai.

Kolgeci është shprehur se ka pasur investime edhe në pajisje medicinale, me PECTUS, në VATS të ri një aparaturë që përmes kamerave operojnë në torakal, aparaturë e fjalës së fundit.

Gjithashtu, Kolgeci ka thënë se ka pasur investime edhe në sallat e operacionit, e salla e dytë është në pritje për tu kompletuar me tavolinë e drita.

“KĂ«to vitet e fundit janĂ« bĂ«rĂ« investime nĂ« pajisje medicinale, me PECTUS qĂ« ka qenĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« investime nĂ« VATS tĂ« ri, ngaqĂ« ne e kemi pasur njĂ« VATS, njĂ« aparaturĂ« qĂ« pĂ«rmes kamerave qĂ« operojnĂ« nĂ« torakal, aparatura qĂ« e kemi na Ă«shtĂ« mjaft moderne, ndoshta Ă«shtĂ« e fjalĂ«s sĂ« fundit.

Gjithashtu janĂ« bĂ« investime edhe nĂ« sallat e operacionit. NdĂ«rsa sallĂ«n e dytĂ« jemi duke e prit pĂ«r arsye se kjo sallĂ« Ă«shtĂ« komplet e rinovuar, mirĂ«po akoma nuk e kemi tĂ« pajisur me aparaturĂ«n shtesĂ«, me tavolinĂ«n, dritat dhe gjĂ«rat tjera qĂ« i duhet pĂ«r sallĂ«n e operacionit, po kjo Ă«shtĂ« nĂ« pritje jetĂ« qĂ« shumĂ« shpejt”, Ă«shtĂ« shprehur Kolgeci.

E për listën e pritjes për ndërhyrje kirurgjike, Kolgeci thotë se mbetet relativisht e shkurtër, aq sa është e nevojshme që pacienti të përgatitet me analiza e ekzaminime të tjera.

“Lista e pritjes tek ne pĂ«r kancerin e gjirit, pĂ«r kancerin e mushkĂ«risĂ« ose kancerin e gushĂ«s dhe tumorit malinj qĂ« janĂ« nĂ« regjionin torakal Ă«shtĂ« shumĂ« e shkurtĂ«r aq sa Ă«shtĂ« e nevojshme njĂ« pacient tĂ« pĂ«rgatitet pĂ«r sallĂ« operacionale. Por, kjo listĂ«, kjo pritje Ă«shtĂ« diku nĂ« tri javĂ« deri nĂ« pesĂ« javĂ«, por kjo Ă«shtĂ« kohĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n pacienti duhet tĂ« pĂ«rgatitet vetĂ« me analiza dhe me ekzaminime tĂ« tjera shtesĂ«â€, thekson ai.

Operacioni më i vështirë që kryhet në Kirurgjinë e Torakales, është restrikcioni i mushkërive.

The post ​Klinika e KirurgjisĂ« Torakale nĂ« QKUK avancon me teknologji tĂ« nivelit ndĂ«rkombĂ«tar appeared first on Telegrafi.

Shkoi për trajtim, vajza 10-vjeçare sulmohet nga qentë endacakë në QKUK

Një vajzë 10-vjeçare u sulmua nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, duke pësuar lëndime dhe traumë. Babai i saj, Avni Gashi, fajëson institucionet për mungesë sigurie dhe reagimi, dhe kërkon përgjegjësi dhe masa për mbrojtjen e qytetarëve. Komuna dhe QKUK nuk kanë komentuar për rastin.

Kafshim, gërvishtje e edhe një përvojë traumatike.

Këtë e përjetoi vajza 10-vjeçare e Avni Gashit kur u sulmua një ditë më parë nga qentë endacakë para klinikës ku po merrte trajtim, atë të Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit.

Një ditë më pas, gjersa trajtimin po e vazhdon në Klinikën e Kirurgjisë, Gashi thotë se përvoja ishte e rëndë.

”E pruna vajzĂ«n me u shĂ«ru, e hangĂ«r qeni midis spitalit. E thirra policinĂ«, s’erdhĂ«n, thanĂ« se s’kemi pse dalim nĂ« terren, punĂ« e kryen emergjenca. Dua tĂ« di pĂ«r shtetin tonĂ« a ma me rĂ«ndĂ«si janĂ« qentĂ« e njerĂ«zit. Ndoshta s’ka qenĂ« shumĂ« e lĂ«nduar po ka marrĂ« traumĂ«, ushtrimet pĂ«r tĂ« cilat erdhi tash s’mundet t’i bĂ«jĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Avni Gashi, prind i vajzĂ«s qĂ« u sulmua.

Gashi thotë se nuk kërkon asnjë lloj kompensimi gjersa shprehet i shqetësuar për të gjithë ata që adresë për ndihmë e kanë Qendrën Klinike Universitare

”KurrfarĂ« ndihme hiç. KĂ«rkesa ime Ă«shtĂ« tĂ« mĂ« pĂ«rgjigjen, a jemi mĂ« me rĂ«ndĂ«si ne populli a qentĂ« pĂ«r qeverinĂ« tonĂ«, pĂ«r komunĂ«n e PrishtinĂ«s. S’kĂ«rkoj kompensim, kĂ«rkoj tĂ« ketĂ« siguri qytetare. Sot pĂ«soi vajza jem nesĂ«r mund tĂ« pĂ«sojĂ« vajza e dikujt tjetĂ«r. PĂ«rvojĂ« e rĂ«ndĂ« pĂ«r vajzĂ«n po ç’ka me bo tash, kalojnĂ« kĂ«to po ne po jetojmĂ« nĂ« njĂ« shtet formal”, ka thĂ«nĂ« Avni Gashi, prindi i vajzĂ«s qĂ« u sulmua.

I zhgënjyer me gjithë situatën, ai nuk ka ndërmend të ndjekë asnjë rrugë ligjore.

”Jam tepĂ«r i zhgĂ«njyer, tepĂ«r! S’kanĂ« marrĂ« kurrfarĂ« mase. Policia mĂ« tha bĂ«ji padi komunĂ«s. Si kam kushtet pĂ«r me e padit komunĂ«n, komuna duhet tĂ« dĂ«rgojĂ« dikĂ« ta shoh rastin nga afĂ«r”, ka thĂ«nĂ« Avni Gashi, prind i vajzĂ«s qĂ« u sulmua.

Gjatë kohës sa Bekim Brestovci ishte në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, pati premtuar se ishte çështje ditësh qëkur nga QKUK të largoheshin qentë endacakë, ndihmë që e kishte kërkuar edhe vet QKUK.

Por për këtë rast, të dyja institucionet, kanë zgjedhur të heshtin./RTV Dukagjini/

The post Shkoi për trajtim, vajza 10-vjeçare sulmohet nga qentë endacakë në QKUK appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë

NjĂ« adolesht ka humbur jetĂ«n pas njĂ« aksidenti qĂ« ndodhi nĂ« mesnatĂ« nĂ« PejĂ«. MĂ«sohet se njĂ« mjet me tre adoleshentĂ« Ă«shtĂ« aksidentuar me njĂ« shtyllĂ« betoni dhe pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n njĂ« 15-vjeçar. Viktima mĂ«sohet se ishte pasagjeri 15-vjeçar me inicialet M.N, i cili ndĂ«rroi jetĂ« nĂ« vendin e ngjarjes. I mituri qĂ« po [
]

The post Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës që u aksidentua ditë më parë në Pejë

Policia e KosovĂ«s ka njoftuar se ka ndĂ«rruar jetĂ« personi i cili ishte aksidentuar mĂ« 27 qershor nĂ« rrugĂ«n “Bekim Berisha” nĂ« PejĂ«.

Sipas raportit të policisë aksidenti kishte ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti, ku të njëjtit kishin pësuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve ishin dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“MĂ« 30.06.2025 nga QKUK-ja Ă«shtĂ« pranuar informatĂ« se drejtuesi i motoçikletĂ«s si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« rĂ«nda nĂ« aksident kishte ndĂ«rruar jetĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit, trupi i pajetĂ« dĂ«rgohet nĂ« IML pĂ«r obduksion”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

The post Ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës që u aksidentua ditë më parë në Pejë appeared first on Telegrafi.

Protesta e punëtorëve të sigurimit, QKUK: Shkëputja e kontratës është vendim i OSHP-së, nuk do të mbeten pa punë

Qendra Klinik dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në lidhje me sigurimin fizik të objekteve dhe protestën e sotme të punëtorëve ka sqaruar se më 22 maj 2025 ka pranuar një vendim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, përmes së cilit obligohet që të shkëpusë kontratën e negociuar, lidhur para më shumë se dy muaj për sigurimin fizik të objekteve.

Në njoftim thuhet se ashtu siç ka obliguar OSHP, QKUK më datën 21 qershor 2025, ka shkëputur kontratën për sigurim fizik të objekteve.

“Sa i pĂ«rket çështjes së  punĂ«torĂ«ve, secila kompani qĂ« zgjidhet, apo kontraktohet nga QKUK, pĂ«r sigurim fizik, e ka obligim tĂ« marrĂ« nĂ« punĂ« punĂ«torĂ«t aktual, asnjĂ«ri nga ta nuk do tĂ« mbetet pa punĂ«. LĂ«nda Ă«shtĂ« nĂ« GjykatĂ«n Komerciale, por edhe pse kanĂ« kaluar disa javĂ«, nuk ka ndonjĂ« vendim lidhur me tĂ«â€, thuhet tutje.

Sipas njoftimit, QKUK, ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të lidhur një  kontratë të re.

“Krahas kĂ«saj, menaxhmenti i QKUK-sĂ«, ka zhvilluar takime me PolicinĂ« e KosovĂ«s, qĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« kontratĂ«s pĂ«r punĂ« dytĂ«sore, tĂ« bĂ«jĂ« sigurimin nĂ« 10 deri nĂ« 12 pikat kryesore, deri nĂ« zgjidhjen e kontratĂ«s sĂ« re tĂ« negociuar pĂ«r sigurim fizik”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndryshe, siç njofton KP, Kryetari i Shoqatës Sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani tha se katër ditë më parë janë njoftuar për shkëputje të kontratave të punës.

Ai tha se nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës morën garanci se këta punëtorë do të jenë të përfshirë në kontratën e re.

“Ne kemi marr para katĂ«r ditĂ«ve prej OSHP-sĂ« pĂ«r shkĂ«putje tĂ« kontratĂ«s. TĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«t i kam pasur tĂ« rrezikuar nĂ«pĂ«r pika. Pa uniformĂ« nuk mund tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« punĂ«, por edhe pa kontratĂ« nuk mund tĂ« rrimĂ« nĂ« punĂ«, kemi bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« takim me drejtorin e QKUK-sĂ« tĂ« na garanton punĂ«torĂ«t qĂ« janĂ« pa uniforma se nga njĂ« kompani e ardhshme se çka do tĂ« ndodh me kĂ«ta punĂ«torĂ« dhe ka ofroi njĂ« garanci qĂ« me kĂ«ta punĂ«torĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen do tĂ« jenĂ« nĂ« punĂ«â€, Ă«shtĂ« shprehur Sylejmani.

The post Protesta e punëtorëve të sigurimit, QKUK: Shkëputja e kontratës është vendim i OSHP-së, nuk do të mbeten pa punë appeared first on Telegrafi.

Emergjenca e re e QKUK-sĂ«, miliona euro pĂ«r t’u ndĂ«rtuar, tani nuk shfrytĂ«zohet

Objekti i ri i emergjencës në QKUK, i nisur në vitin 2016 me një kosto prej 8 milionë eurosh, vazhdon të qëndrojë i papërdorur dhe i degraduar.

Një objekt që u ndërtua për të shërbyer si emergjencë moderne brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, që vetëm këtë funksion, nuk e ka.

Qasja në projektin që nisi me 8 milion euro, është e lehtë ngase nuk e ruan askush.

E funksioni i saj mbetet ai i një magazine.

Shtretër spitalor nga më të ndryshmit, dyshekë, dollap e aparatura janë vetëm në katin e parë të këtij objekti.

Në të ka gjurmë se po qëndrojnë edhe njerëz pa lënë anash edhe qentë endacakë duke e kthyer objektin në një deponi mbeturinash e për disa vetura, edhe parking.

Nisi në vitin 2016 si pjesë e një projekti për përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe lehtësimin e ngarkesës në repartin aktual të emergjencës.  Por, gati një dekadë më vonë, objekti asnjëherë nuk është funksionalizuar.

“ËshtĂ« e turpshme duke pasur parasysh projektet e tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« vogĂ«l ndĂ«rsa ky projekt me rĂ«ndĂ«si shumĂ« mĂ« tĂ« madhe, Ă«shtĂ« neglizhu. Po kryhen projekte tĂ« ngjashme e pse tĂ« mos kryhet ky objekt qĂ« trajton pacientĂ«t. Kjo e bĂ«n tĂ« turpshme neglizhencĂ«n qĂ« kanĂ« treguar tĂ« gjitha qeveritĂ«, jo veç kjo tash”, ka theksuar pĂ«r RTV Dukagjinin, Bujar Vitija, gazetar i sektorit tĂ« shĂ«ndetĂ«sisĂ«.

Gjatë deklarimit në komisionin për Shëndetësi, ministri Arben Vitia para dy vitesh kishte deklaruar se emergjenca do funksionalizohet shpejtë.

Por viti 2025 e gjen prapë në po të njëjtën gjendje që sipas anëtarëve të komisionit të shëndetësisë, është tregues në vete.

“ËshtĂ« paaftĂ«si dhe keqmenaxhim sepse tĂ« merresh me harrnime dhe jo me investime strategjike, Ă«shtĂ« mĂ« e mira pĂ«rgjigje pĂ«r kĂ«tĂ« qeveri tĂ« paaftĂ« qĂ« nuk ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« kĂ«to 4 vite pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rmirĂ«sim nĂ« sektorin e shĂ«ndetĂ«sisĂ«â€, ka deklaruar Armend Zemaj, ish-ministĂ«r i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«.

Por sot, emergjenca ekzistuese në QKUK vazhdon të punojë në kushte të vështira me mbingarkesë pacientësh dhe staf të pamjaftueshëm.

Siç ndodhë rëndom, pyetjeve nuk u është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë lidhur me atë se a ka ndonjë projekt të rishikuar për objektin dhe kur pritet finalizimi i tij.

Përgjigje nuk ka kthyer as SHSKUK dhe as drejtori i QKUK-së, i cili ka udhëzuar që përgjigjet të kërkohen në MSH.

The post Emergjenca e re e QKUK-sĂ«, miliona euro pĂ«r t’u ndĂ«rtuar, tani nuk shfrytĂ«zohet appeared first on Telegrafi.

Shpëtohet jeta e një 5-vjeçari në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shpëtuar jeta e një fëmije 5-vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli që kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes.

NĂ« njoftim thuhet se falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ« tĂ« ekipit kujdestar tĂ« ORL-sĂ«, i udhĂ«hequr nga doktor Flamur Ukaj, otorinolaringolog, dhe bashkĂ«punimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m me ekipin kujdestar tĂ« AnesteziologjisĂ«, nga doktor Valmir Idrizi, u realizua me sukses ndĂ«rhyrja urgjente (trakobronkoskopi rigjid), me ç’rast u largua trupi i huaj dhe u shpĂ«tua jeta e fĂ«miut.

“FĂ«mija Ă«shtĂ« nĂ« gjendje stabile dhe Ă«shtĂ« lĂ«shuar nĂ« shtĂ«pi pa komplikime. QKUK, apelon tek tĂ« gjithĂ« prindĂ«rit qĂ« tĂ« kenĂ« kujdes tĂ« shtuar ndaj fĂ«mijĂ«ve tĂ« vegjĂ«l, duke shmangur kontaktin me trupa tĂ« huaj si fara, kikirikĂ«, pjesĂ« tĂ« vogla lodrash etj., pasi mund tĂ« paraqesin rrezik serioz pĂ«r jetĂ«n e tyre”, thuhet nĂ« njoftim.

Në ekip morën pjesë edhe instrumentarja e sallës së ORL-së dhe specializantët nga ORL dhe Anesteziologjia. /Telegrafi/

The post Shpëtohet jeta e një 5-vjeçari në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit appeared first on Telegrafi.

I lĂ«nduari nĂ« aksidentin nĂ« Prizren nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« – po trajtohet nĂ« Mjekimin Intensiv Qendror

Një vetaksident në fshatin Posukë të Prizrenit, i mori jetën një 19 vjeçare dhe la të lënduar edhe dy persona të tjerë 25 dhe 27 vjeç.

Policia bëri të ditur se vetkasidenti ka ndodhur rreth orës 04:19 dhe se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të rënda turopre.

I njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë për Telegrafin se gjendja e pacientit është e rëndë.

“Po ndodhet nĂ« trajtim tek ne, i kemi kryer tĂ« gjitha ekzaminimet e duhura dhe gjendja e tij Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Syla.

Ai ka shtuar se pacienti ndodhet në intubim dhe se trajtimi i tij po vazhdon në Mjekimin Intensiv Qendror.

“ËshtĂ« nĂ« aparat me frymamrrje tĂ« asistuar. Trajtimi do tĂ« vazhdoj nĂ« MIQ”, ka thĂ«nĂ« Syla. /Telegrafi/

The post I lĂ«nduari nĂ« aksidentin nĂ« Prizren nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« – po trajtohet nĂ« Mjekimin Intensiv Qendror appeared first on Telegrafi.

DĂ«shmitare e njĂ« tragjedie, por jo e trajtuar si e tillĂ« – shteti nuk ofron pĂ«rkrahje psikologjike pĂ«r viktimat

Trajtimi vetëm mjekësor i dëshmitarëve të krimit që potencialisht edhe lëndohen, po konsiderohet i pamjaftueshëm. Dëshmitarët, sipas ekspertëve zakonisht trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në dyshim.

Para një jave një person dyshohet se plagosi gruan e tij dhe më pas ia mori jetën vetës.

Ndonëse nuk dihen shume detaje për rastin, sipas raportit të Policisë atë ditë, dëshmitarja e rastit ishte trajtuar për lëndimin  në dorë dhe ishte liruar nga hapësirat e QKUK-së.

Por ajo nuk u trajtua psikologjikisht, ndonëse pa me sytë e saj veprimin e rëndë.

Kështu ndodhë edhe rëndom.

Kjo pasi që dëshmitarët trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në mëdyshje.

Avokati Valdet Hoxha po thotë se nuk ka ndonjë protokoll apo rregullore se si duhet të trajtohen viktimat apo dëshmitaret e krimit.

“NĂ« rastet kur ka tĂ« dĂ«mtuar apo viktima dhe trajtohen nga institucionet mjekĂ«sore, nĂ« rastet kur nuk Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m hospitalizimi i tyre, ata lirohen nĂ« shtĂ«pi. Natyrisht, nĂ«se nĂ« praktikĂ« ka raste kur pĂ«rveç i lĂ«nduar mund tĂ« jetĂ« edhe i dyshuar pĂ«r kryerjen e ndonjĂ« vepre penale, nĂ«se e lejojnĂ« rrethanat mjekĂ«sore mund t’i caktohet edhe masa pĂ«r sigurimin e tĂ« pandehurit nĂ« procedurĂ«â€, deklaroi avokati Valdet Hoxha

Ndërsa, sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli po thotë se kjo situatë është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të bëhet një rregullore për këso raste.

“Personat tĂ« cilĂ«t e shohin njĂ« krim apo e pĂ«rjetojnĂ« njĂ« krim dhe nuk trajtohen mĂ« pas nga psikologĂ« dhe persona pĂ«rgjegjĂ«s do ta vuajnĂ« pasojĂ«n e asaj ngjarjeje gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s. KĂ«shtu qĂ« gjithsesi qĂ« duhet tĂ« ngritet njĂ« rregullore edhe pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, tha sociologia Bahtije Sylejmani-KĂ«rqeli

I vetmi rast kur një strategji është krijuar nga shteti është ajo e Ministrisë së Drejtësisë që përfshin vetëm formën se si institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë viktimat e dhunës në familje dhe asaj seksuale./Dukagjini/

The post DĂ«shmitare e njĂ« tragjedie, por jo e trajtuar si e tillĂ« – shteti nuk ofron pĂ«rkrahje psikologjike pĂ«r viktimat appeared first on Telegrafi.

Dhuna në familje, në fokus të simpoziumit të organizuar nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës

NĂ« kuadĂ«r tĂ« muajit tĂ« promovimit tĂ« shĂ«ndetit mendor dhe DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Familjes, Asociacioni i PsikiatĂ«rve tĂ« KosovĂ«s ka organizuar njĂ« simpozium shkencor me temĂ«n “Dhuna nĂ« Familje – Qasje ndĂ«rdisiplinore dhe roli i profesionistĂ«ve tĂ« shĂ«ndetit mendor”, me pjesĂ«marrjen e ekspertĂ«ve tĂ« psikiatrisĂ«, psikologjisĂ«, mjekĂ«sisĂ« familjare si dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« institucioneve pĂ«rkatĂ«se.

Ky simpozium u zhvillua me qëllim të thellimit të diskutimit dhe analizës mbi ndikimin e dhunës në familje në shëndetin mendor, dhe nënvizoi rëndësinë e një qasjeje të bashkërenduar ndërmjet profesionistëve të fushave të ndryshme.

Gjatë punimeve u theksua nevoja për ndërhyrje të hershme dhe diagnostikim të saktë të pasojave të dhunës në shëndetin mendor të viktimave; rritja shqetësuese e dhunës familjare në shoqërinë kosovare dhe rëndësia e rolit të profesionistëve në identifikimin e shkaqeve të saj; bashkëpunimi ndërdisiplinar si kusht për të ofruar një trajtim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; nevoja për politika të reja dhe mekanizma më efikas institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin e tij në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe promovimin e shëndetit mendor si një shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe sigurisë së përgjithshme shoqërore.

“Investimi nĂ« shĂ«ndetin mendor Ă«shtĂ« edhe investim nĂ« sigurinĂ« shoqĂ«rore”, ishte mesazhi kryesor i kĂ«tij aktiviteti. /Telegrafi/

The post Dhuna në familje, në fokus të simpoziumit të organizuar nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës appeared first on Telegrafi.

QKUK: I theruri me thikĂ« nĂ« sheshin “Zahir Pajaziti” jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«

NjĂ« person Ă«shtĂ« therur me thikĂ« sot nĂ« sheshin “Zahir Pajaziti” nĂ« PrishtinĂ«, rreth orĂ«s 22:00.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori ka deklaruar se i lënduari është në gjendje stabile.

“Gjendja e tij Ă«shtĂ« stabile, ka lĂ«ndim me mjet tĂ« mprehtĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« trajtim e sipĂ«r nĂ« EmergjencĂ« dhe Ă«shtĂ« jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Govori.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin në fjalë është arrestuar një person si i dyshuar.

The post QKUK: I theruri me thikĂ« nĂ« sheshin “Zahir Pajaziti” jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ« appeared first on Telegrafi.

Syla: 30-vjeçarja e plagosur në gjendje stabile, është liruar nën përcjellje të Policisë

NjĂ« ngjarje tragjike ka ndodhur nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« rrugĂ«n “B” nĂ« PrishtinĂ«, ku njĂ« burrĂ« 34-vjeçar ka humbur jetĂ«n, ndĂ«rsa njĂ« grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka deklaruar se 30-vjeçarja e lënduar është trajtuar nga stafi mjekësor dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore nuk është e rëndë.

“ËshtĂ« trajtuar, s’ka serioze asgjĂ«, Ă«shtĂ« liruar me shoqĂ«rim tĂ« policisĂ«â€, deklaroi Syla.

Rrethanat e incidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rastin./Telegrafi/

The post Syla: 30-vjeçarja e plagosur në gjendje stabile, është liruar nën përcjellje të Policisë appeared first on Telegrafi.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet B.K. në Podujevë, i cili dyshohet se më 30 prill të këtij viti i kishte vënë zjarrin veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), z. Osmani.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« veprimeve hetimore dhe bazuar nĂ« urdhĂ«resĂ«n e lĂ«shuar nga Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« – Departamenti i PĂ«rgjithshĂ«m, mĂ« datĂ« 07.05.2025 Ă«shtĂ« realizuar njĂ« operacion policor nĂ« njĂ« lokacion nĂ« komunĂ«n e PodujevĂ«s, ku Ă«shtĂ« arrestuar njĂ« person i dyshuar. GjatĂ« zbatimit tĂ« urdhĂ«resĂ«s janĂ« ndĂ«rmarrĂ« edhe veprime tjera procedurale nĂ« pĂ«rputhje me autorizimet ligjore, pĂ«rfshirĂ« kontrollin e njĂ« lokacioni dhe sigurimin e dĂ«shmive relevante pĂ«r hetimin,” thuhet nĂ« njoftim.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit për 48 orë, teksa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

N

The post Ndalohet për 48 orë i dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së appeared first on Telegrafi.

“LuftĂ« ka shku” – QKUK reagon ndaj deklaratĂ«s sĂ« doktorit Bajgora, mohon rrezikimin e stafit mjekĂ«sor

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka reaguar ndaj disa deklaratave të fundit që, sipas saj, nuk pasqyrojnë realitetin në institucionin e tyre.

NĂ« njĂ« njoftimin pĂ«r media QKUK ka theksuar se “mjekĂ«t, stafi mjekĂ«sor dhe ai mbĂ«shtetĂ«s nuk janĂ« tĂ« rrezikuar nĂ« asnjĂ« moment gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s sĂ« tyre nĂ« QKUK”.

Institucioni sqaron se në Klinikën Emergjente janë të kontraktuar 24 orë policë dhe punëtorë sigurimi që kujdesen për sigurinë e stafit dhe pacientëve.

Edhe pse pranohet se nĂ« kĂ«tĂ« klinikĂ« trajtohen “raste tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« edhe ato tĂ« ndjeshme apo me tĂ« dyshuar pĂ«r vepra kriminale”, nga QKUK sigurojnĂ« se “asnjĂ«herĂ« nuk ka pasur rrezikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« stafit mjekĂ«sor”.

Sipas deklaratĂ«s, nĂ« çdo situatĂ« qĂ« ka kĂ«rkuar ndĂ«rhyrje, “sigurimi dhe policia kanĂ« reaguar menjĂ«herĂ« dhe me profesionalizĂ«m – siç e pranon edhe vetĂ« mjeku nĂ« deklaratĂ«n pĂ«r tĂ« cilĂ«n po reagojmĂ«â€.

QKUK vlerĂ«son se deklaratat qĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dyshim sigurinĂ« e stafit janĂ« “tĂ« pamatura dhe tĂ« pabazuara” dhe nuk ndihmojnĂ« nĂ« “ndĂ«rtimin e njĂ« klime tĂ« mirĂ«besimit dhe bashkĂ«punimit nĂ« sistemin shĂ«ndetĂ«sor”.

Ky reagim vjen pas raportimeve për një rrahje brenda QKUK-së mes disa personave që ishin miq të dy viktimave që ishin dërguar për trajtim në Klinikën Emergjente.

Mjeku kujdestar Avdush Bajgora ka thënë për KlanKosova se kanë qenë të rrezikuar.

“Kemi qenĂ« tĂ« rrezikuar edhe pacientĂ«t e tjerĂ« edhe ne si staf. Ka shkuar luftĂ« brenda mes tyre. Nuk mĂ« kujtohet saktĂ« se si Ă«shtĂ« zhvilluar rasti, por mezi kemi shpĂ«tuar”, deklaroi Bajgora. /Telegrafi/

The post “LuftĂ« ka shku” – QKUK reagon ndaj deklaratĂ«s sĂ« doktorit Bajgora, mohon rrezikimin e stafit mjekĂ«sor appeared first on Telegrafi.

Vitia reagon pas shpërthimit të veturës së u.d të drejtorit të QKUK-së

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas incidentit të ndodhur paraditen e 30 prillit, ku një shpërthim i dyshuar u raportua në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta në parkingun e administratës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), pak para fillimit të mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vitia tha se askush nuk mund ta sfidojë shtetin dhe institucionet pa u përballur me drejtësinë.

“Kushdo qĂ« ka provuar tĂ« vendosĂ« nĂ« sprovĂ« shtetin dhe institucionet e vendit do tĂ« dĂ«shtojĂ«. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit tĂ« QKUK-sĂ« do tĂ« marrĂ« pĂ«rgjigjen qĂ« meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjĂ« prej nesh nuk do ta lejojĂ« kĂ«tĂ« nĂ« asnjĂ« rrethanĂ«,” ka shkruar ministri Vitia.

ShSKUK në një njoftim zyrtar bëri të ditur se vetura ishte e parkuar në hapësirat e administratës kur ka ndodhur dëmtimi, ndërsa organet kompetente janë njoftuar menjëherë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

The post Vitia reagon pas shpërthimit të veturës së u.d të drejtorit të QKUK-së appeared first on Telegrafi.

❌