Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Faleminderit Vllazni”, Dodaj përshëndetet me shkodranët dhe përgatitet për aventurën e re

Kevin Dodaj ka ndarë rrugët me Vllazninë dhe është gati të nisë një aventurë të re te CSKA e Sofies. 19-vjeçari spikati në Shkodër me talentin e tij, teksa në sezonin e kaluar, në 37 ndeshje të kampionatit, ia doli që të shënojë 6 gola. Me një postim në rrjetet sociale, Dodaj i falendëron të […]

The post “Faleminderit Vllazni”, Dodaj përshëndetet me shkodranët dhe përgatitet për aventurën e re appeared first on BoldNews.al.

Shorti i Ligës së Konferencës/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm

Këtë të hënë është hedhur edhe shorti i turit të 3-të të Conference League. Skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm, nëse avancojnë më tej në këtë kompeticion. Nëse Egnatian kalon pengesën e Dinamos së Minskut, kampionët e Shqipërisë do të përballen me fituesin e Olimpija Ljubjana/Inter Escaldes. Vllaznia, në rast se eleminon Vikingurin, […]

The post Shorti i Ligës së Konferencës/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar

Artan Jazxhi është rikthyer te Teuta. Klubi durrsak ka publikuar një foto nga Ohri ku bie në sy edhe mbrojtësi, që ishte huazuar te Vllaznia. Jazxhi pësoi një dëmtim, që e la jashtë për ndeshjen e turit të parë Europë. Vllaznia e kishte huazuar Jazxhin nga Teuta vetëm për Europën. Pas Kevin Dodajt, Vllaznisë i […]

The post Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar appeared first on BoldNews.al.

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

Leon Pohls është futbollisti më i ri i ekipit të Vllaznisë. Portieri 28-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij me Shamrock Rovers në Irlandë, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë. Portieri gjerman ka firmosur me Vllazninë një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Megjithatë, në këtë kontratë […]

The post Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Liga e Konferencës/ Vllaznia zyrtarizon axhendën për turin e dytë, rikthehet në “Loro Boriçi”

Vllaznia ka zyrtarizuar axhendën për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë do të presin Vikingurin në “Loro Boriçi” duke u kthyer kështu në shtëpi. Vllaznia e luajti ndeshjen ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”. Klubi u përplas me Bashkinë Shkodër për stadiumin, ndërsa për turin e dytë gjithçka është rregulluar. Të enjten e 24 […]

The post Liga e Konferencës/ Vllaznia zyrtarizon axhendën për turin e dytë, rikthehet në “Loro Boriçi” appeared first on BoldNews.al.

Kevin Dodaj konfirmon largimin nga Vllaznia, talenti 19-vjeçar: Do t’i ndjek në çdo ndeshje

Talenti Kevin Dodaj, ka dhënë lamtumirën më të bukur të mundshme Vllaznisë, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 4-2 ndaj Daugavpils, që i dha kuqebluve kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në një prononcim e pas ndeshjes për mikrofonin e “A2 CNN” në Letoni,  Dodaj shprehu emocionet […]

The post Kevin Dodaj konfirmon largimin nga Vllaznia, talenti 19-vjeçar: Do t’i ndjek në çdo ndeshje appeared first on BoldNews.al.

Liga e Konferencës/ Vllaznia spektakolare, kualifikohet në turin e dytë pas fitores 4-2 në transfertë

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia triumfon 2-4 ndaj Daugavpils në Riga në aktin e kthimit, duke u kualifikuar në turin e dytë të Konferencë Ligë. Shkodranët e nisën ndeshjen me shumë dëshirë dhe kaluan në epërsi me Mensah në minutën e 22-të. Gjithsesi, vendasit nga Letonia reaguan dhe përmbysën llogaritë brenda fraksionit. […]

The post Liga e Konferencës/ Vllaznia spektakolare, kualifikohet në turin e dytë pas fitores 4-2 në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Daugavpils-Vllaznia/ Shkodranët përmbysin shifrat, Kevin Dodaj rihap kualifikimin

Vllaznia ka përmbysur rezultatin ndaj Daugavpils duke kryesuar 2-3, në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Në minutën e 74-t, një pasim nga e djathta bën që topi të mbetet në zonë ku Kevin Dodaj nuk gabon duke shënuar me një goditje të saktë. Tashmë rezultati i përgjithshëm shkon […]

The post Daugavpils-Vllaznia/ Shkodranët përmbysin shifrat, Kevin Dodaj rihap kualifikimin appeared first on BoldNews.al.

💾

Formacionet zyrtare/ Vllaznia luan në transfertën letoneze, dy mungesa për shkodranët

Vllaznia do të luajë sot në transfertën e Daugavpils, prej orës 17:00, sfida e kthimit e vlefshme për turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Kuqeblutë kanë për detyrë, që në Letoni të përmbysin humbjen 0-1 që pësuan në “Elbasan Arena”. Edi Martini ka ndërtuar një formacion, që sërish ka mungesa për shkak dëmtimesh. […]

The post Formacionet zyrtare/ Vllaznia luan në transfertën letoneze, dy mungesa për shkodranët appeared first on BoldNews.al.

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, tre titullarë shqetësojnë Vllazninë

Situata nuk është e mirë te Vllaznia. Pas humbjes në Shqipëri përballë Daugavpils në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League, tre titullarë të shkodranëve rrezikojnë takimin e kthimit. Fjala është për Jazxhi, Mala dhe Krymi. Edhe pse Mala u integrua në lojë si zvendësues në minutën e 73’ ndeshjen e parë, u pa qartë […]

The post Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, tre titullarë shqetësojnë Vllazninë appeared first on BoldNews.al.

Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë

Humbja e Vllaznisë në ndeshjen e parë debutuese në turin e parë të Conference League ka lënë shumë të zhgënjyer në ambientin e futbollit në Shkodër. Disfata në shifrat 0- 1 ndaj një skuadre modeste si Daugavpils i Letonisë, nuk është “kapërdirë” aspak lehtë. Pavarësisht se për kuqeblutë gjithçka ngelet e hapur, pasi humbja ka […]

The post Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpils, barazim shprese për Partizanin

Edi Martini ka debutuar me humbje në krye të Vllaznisë, me shkodranët që u mposhtën minimalisht në ndeshjen e parë kualifikuese në Conference League.

Një lojë e dominuar nga Vllaznia, por në fund fati i buzëqeshi skuadrës nga Letonia, Daugavpils, që mori një fitore me shumë vlerë në Elbasan.

Ndeshja e parë zyrtare nuk shkoi ashtu siç duhet për Edi Martinin, me skuadrën e tij që e pati të pamundur të merrte një rezultat pozitiv ndaj një ekipi me të cilin diferencat ishin të mëdha.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me një paraqitje pozitive të shkodranëve, teksa në pjesën e dytë ritmi ishte po i njëjtë.

Nga momenti në moment pritej goli i Vllaznisë, por në minutën e 85’, miqtë nga Letonia gjetën avantazhin me Lizunovs, pas një devijimi të saktë me kokë që u ndal në rrjetën e Qarrit. 0-1 dhe Daugavpils merr një fitore me shumë vlerë për çështjen kualifikim.

Skuadra tjetër e Superligës, Partizani, nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Nõmme Kalju në transfertë.

Të kuqtë krijuan pak raste shënimi, me kundërshtarin që diktoi lojën. Ishin vendasit që gjetën të parët avantazhin në nisje të pjesës së dytë, ku Mannilaan ndëshkoi “demat”.

Katër minuta zgjati avantazhi i estonezëve, pasi Xhuliano Skuka riktheu ekuilibrat, teksa më tej shifrat mbetën të pandryshuara 1-1 ndërsa ndeshjet e kthimit luhen më 17 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpils, barazim shprese për Partizanin appeared first on Euronews Albania.

Zhgënjen Vllaznia/ Skuadra shkodrane u mund 1-0 nga Daugavpils në Conference League

Vllaznia ka zhgënjyer të gjitha parashikimet në debutimin e saj në raundin e parë kualifikues të Konferencë Ligës.

Skuadra shkodrane u mund 1-0 në sfidën e parë kundër letonezëve të Daugavpils.

Të besuarit e Edi Martinit u larguan nga stadium “Elbasan Arena” me shumë pengje. Ata dominuan me lojë dhe raste, por nuk arrietën të finalizojnë si duhet.

Nga ana tjetër, letonezët gjetën golin e fitores në minutën e 85-të.

Lizunovs ndali topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë, duke vulosur fatin e ndeshjes dhe disfatën e Vllaznisë.

Në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme, shkodranët kanë një mision të vështirë për të përmbysur rezultatin në transfertë./abcnews.al

“1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk dorëzohet pas humbjes me Daugavpils

“Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona dhe duhet të shënonim. E zotëruam të gjithë lojë, por pësuam një gol në fundin e lojës që duhet ta evitonim. Kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion në një muaj dhe nuk arritëm të mbanim ritmin. U munduam të bëjmë diçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm”. Kështu u shpreh Edi Martini, trajneri i Vllaznisë në përfundimin e takimit, ku Vllaznia u mposht nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League.

Asgjë nuk ka përfunduar, por sidoqoftë humbja në Elbasan Arena i ka komplikuar gjërat për shkodranët, në lidhje me kualifikimin. Martini e pranon, por nuk e humb optimizmin para ndeshjes së kthimit në Letoni. “0-0 do ishte më mirë se 1-0. Kemi edhe një ndeshje, jam optimist për lojën që kanë bërë djemtë dhe mendoj se mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit. Ky është një ekip i vështirë, shtatlartë dhe që mbrojnë mirë. Kur futen 10 lojtarë në zonën e 30 metërshit është e vështirë t’i çash. Kam besim te djemtë dhe kemi 90 minuta të tjera. 1-0 është një rezultat që mund ta kthejmë. Jemi më lart se ta”.

Lexo më tej: Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL

Problemet me dëmtimet dhe për rrjedhojë edhe me formacionin kanë sjellë në vëmendje merkaton, për të cilën Martini flet hapur: “Ne kemi prit edhe lojtarë të vijnë, jemi në bisedime me shumë lojtarë. Është e domosdoshme të kalojmë këtë tur edhe për financat. Gjithsesi kemi një ndeshje që duhet ta luftojmë deri në fund për të arritur kualifikimin”, u shpreh tekniku shkodran.

The post “1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk dorëzohet pas humbjes me Daugavpils appeared first on Lapsi.al.

Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL

Vllaznia thyhet në mënyrë të befasueshme në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League. Debutuesit në kompeticionet europiane, Daugavpils, triumfojnë 0-1 në Elbasan Arena, duke ndëshkuar kuqeblutë që shpenzuan shumë, pa mundur të konkretizojnë. Lizunovs vendosi sfidën pesë minuta nga fundi, duke komplikuar rrugëtimin e shkodranëve, që shpresonin për një tjetër nisje të sezonit. Sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Letoni.

Daugavpils nuk dukej mjaftueshëm i fortë për të penguar Vllazninë dhe në pjesën e parë diferencat u panë qartë, pavarësisht se skuadra e Martinit nuk është se impresionoi për kualitetin e lojës. Vllaznia provoi në disa raste, me Dodaj sidomos, por portieri Beks ndaloi cdo tentativë të kuqebluve.

Kuqeblutë bënë një ndeshje tepër të mire në përgjithësi, referuar kundërshtarit, por u dënuan në fundin e pjesës së dytë, kur Martini e kishte shtyrë skuadrën përpara në kërkim të golit. Daugavpils shënoi golin që vendosi ndeshjen në minutën e 85’ me Lizunovs duke i shkaktuar humbjen befasuese Vllaznisë. Disfatë zhgënjyes e kuqebluve në raundin e parë të Conference League, edhe pse favoritë aboslutë në letër, përballë letonezëve të Daugavpils.

Lexo më tej: Skuka eviton humbjen në Estoni: Partizani tani luan kualifikimin me Kalju në shtëpi

Pavarësisht humbjes, Vllaznia do të tentojë gjithçka për gjithçka, në sfidën e kthimit që luhet pas 1 jave në Letoni. Duhet përmbysur 1 gol disavantazh, por Daugavpils nuk është i pathyeshëm dhe Martini ka 7 ditë për të gjetur zgjidhjen fituese.

The post Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL appeared first on Lapsi.al.

Conference League, ‘Vllaznia” humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils”

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “Vllaznia” ka luajtur ndeshjen e parë të raundit të parë në ‘UEFA Conference League’ ndaj “BFC Daugavpils”.

Kuqeblutë u mposhtën në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 0-1.

Trajneri Edi Martinaj e nisi me këtë formacion titullar: Qarri (GK), Gurishta, Kouros, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Sala, Dodaj, Balaj (C), Kruja.

Shkodranët ishin të pafat, pasi dominuan të gjithë takimin, krijuan raste të shumta shënimi, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Në fundin e takimit, në minutën e 85-të, ‘Daugavpils’ shënoi golin e fitores me Lizunovs dhe ndeshja u mbyll 0-1.

Ndeshja e kthimit ‘BFC Daugavpils’ – ‘Vllaznia’ do të luhet më 17 korrik, në orën 17:00, në stadiumin “LNK Sporta Parks” në Riga, ku kuqeblutë do të kërkojnë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Conference League. /j.p/

The post Conference League, ‘Vllaznia” humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia befasohet në ‘Elbasan Arena’/ Humbje 0-1 ndaj Daugavpils në raundin e parë të Conference League

Vllaznia ka nisur me këmbë të gabuar aventurën europiane, duke pësuar një humbje befasuese 0-1 në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës letoneze Daugavpils.

Edhe pse të konsideruar favoritë në letër, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk arritën të konkretizonin dominimin në fushë. Në pjesën e parë, shkodranët u treguan më kërkues, me një rast të mirë për shënim nga Dodaj, por mungoi finalizimi.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, në minutën e 85-të ishte Lizunovs ai që gjeti rrjetën për Daugavpils, duke shokuar Vllazninë dhe tifozët e pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pavarësisht këtij rezultati zhgënjyes, Vllaznia nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Ndeshja e kthimit, që do të luhet pas një jave në Letoni, mbetet shansi i fundit për të përmbysur gjithçka dhe për të siguruar kualifikimin.

The post Vllaznia befasohet në ‘Elbasan Arena’/ Humbje 0-1 ndaj Daugavpils në raundin e parë të Conference League appeared first on Sot News | Lajme.

Vllaznia rrezikon eliminimin në turin e parë, Martini: Besoj te përmbysja e rezultatit

Vllaznia u mposht mbrëmjen e sotme nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League. Një humbje që komplikon së tepërmi ecurinë e skuadrën në kualifkuese dhe tashmë në transfertë i duhet të përmbysë rezultatin. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit. […]

The post Vllaznia rrezikon eliminimin në turin e parë, Martini: Besoj te përmbysja e rezultatit appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes

Vllaznia ditën e nëserme do të zbresë në fushë kundër Daugavpils, “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Conference League. Dueli do të mbahet në tokën tonë, çka do të thotë se është një mundësi e shkëlqyer që shkodranët të marrin një rezultat të denjë për të shkuar komod në sfidën e […]

The post Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes appeared first on BoldNews.al.

Liga e Konferencës, Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e turit të parë kualifikues

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të enjten e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, shkodranët do të përballen me ekipin letonez të BFC Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:00. Sakaq, të kuqtë e drejtuar […]

The post Liga e Konferencës, Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e turit të parë kualifikues appeared first on BoldNews.al.

❌