❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Industri dhe bujqësi, 2024

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Industri dhe bujqësi, 2024 appeared first on Revista Monitor.

A janë ndryshe themeluesit e startup-eve?

Sipërmarrësit më të mirë i bëjnë vetes një pyetje specifike
 
Kur mendoni për hapin e radhës në karrierë, me shumë gjasa keni në mendje një rritje page, një aftësi të re apo thjesht një rrugë më të shkurtër për në punë.
Kur sipërmarrësi holandez Salar al Khafaji po mendonte për hapin e radhës, ai kishte kritere disi të ndryshme, shkruan The Economist.
Al Khafaji kishte themeluar më parë një startu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A janë ndryshe themeluesit e startup-eve? appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ«, “si vis pacem, para bellum”

Justifikohen shpenzimet ushtarake në rritje?
 
Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë
 
Shprehja latine “Si vis pacem, para bellum”, qĂ« do tĂ« thotĂ« “NĂ«se do paqe, pĂ«rgatitu pĂ«r luftĂ«â€, shpreh idenĂ« e mbajtjes dhe pĂ«rgatitjes sĂ« forcave ushtarake si mjet parandalues. Sot pĂ«rdoret si njĂ« thirrje pĂ«r riarmatim qĂ« nuk mbaron vetĂ«m kĂ«tu, pasi pĂ«r tĂ« pasur njĂ« ushtri tĂ« fortĂ«, kĂ«rkoh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ«, “si vis pacem, para bellum” appeared first on Revista Monitor.

Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar

Kapaciteti industrial në kohë paqeje nuk është më i domosdoshëm për sukses në kohë lufte, shkruan The Economist
 
Në brendësi të Joint Systems Manufacturing Centre (JSMC) në Ohio, fabrika kryesore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për automjetet e blinduara që nga viti 1942, vazhdon linja e prodhimit për versionin më të fundit të tankut Abrams.
Atje nuk prodhohen më tanke të reja nga e para...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar appeared first on Revista Monitor.

Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me HermÚs

Por a do të lulëzojë në epokën elektrike?
 
Qyteti i zakonshëm i Maranellos, pranë thesareve arkitekturore si Bolonja dhe Modena, ndan pak nga hijeshia e tyre. Megjithatë, atraksioni i tij kryesor është një simbol i kulturës italiane.
Një statujë e kalit në një rreth-rrotullim u kujton vizitorëve se kjo është shtëpia e Ferrarit.
Dizajni italian, ekskluziviteti dhe trashëgimia në garat me maki...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me HermÚs appeared first on Revista Monitor.

Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se Bordi Ekzekutiv ka përfunduar Konsultimin e Nenit IV për vitin 2025 me Republikën e Serbisë, duke përmbyllur gjithashtu shqyrtimin e parë të performancës së vendit në kuadër të Instrumentit të Koordinimit të Politikave (PCI).
“Performanca makroekonomike e SerbisĂ« mbetet e qĂ«ndrueshme pavarĂ«sisht njĂ« mjedisi tĂ« vĂ«shtirĂ« global. Stafi i FMN-sĂ« parashikon r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një kredi prej 25 milionë eurosh për kompaninë PBZ Leasing në Kroaci, me qëllim rishpërndarjen e fondeve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në nivel lokal.
Kredia synon të përmirësojë aksesin në financim për sektorin privat kroat, me të paktën 30% të fondeve që do të përdoren për leasing të teknologjive dhe pajisjeve miqë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara

Numri i lejeve të punës të lëshuara për punëtorë të huaj në Bullgari vazhdon të rritet, me parashikimet për këtë vit që pritet të arrijnë në rreth 40,000, sipas Nikolay Nikolov nga Shoqata Bullgare për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Konfederata Bullgare për Punësim.
Fuqia punëtore e huaj vjen kryesisht nga dy rajone, në varësi të sektorit. Një grup vjen nga vendet ish-sovjetike dhe Azia Qendr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara appeared first on Revista Monitor.

Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër?

Miliona njerëz gjetën punë jashtë vendit falë lirisë së lëvizjes. Por sot, ata po bëhen gjithnjë e më euroskeptikë
 
Do të ishte e arsyeshme të mendohej se njerëzit, që zhvendosen nga një vend i Bashkimit Europian në një tjetër për punë dhe më shumë mundësi, janë ndër mbështetësit më të fortë të unionit.
Liria e lëvizjes brenda bllokut me 27 shtete është, në fund të fundit, një nga përfitimet...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër? appeared first on Revista Monitor.

Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re

Qeveria ka gati njĂ« draftligj tĂ« ri pĂ«r mbrojtjen e konsumatorit i cili synon tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« kuadrin aktual duke plotĂ«suar edhe vakumet qĂ« vijnĂ« sot nga zhvillimi dinamik i tregut nĂ« aspektin dixhital. Zv.ministri i MEKI, Enkelejd Musabelliu, sqaron pĂ«r “Monitor” se cilat janĂ« risitĂ« e kĂ«tij drafti tĂ« ri, nga tregtia online te reklamat mashtruese, ngritja e njĂ« Agjencie tĂ« re tĂ« posaçme e deri te ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria turistike në syrin e botës

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurs...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria turistike në syrin e botës appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e bulmetit nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« katĂ«rtat mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« EuropĂ«

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe produktet e bulmetit më shtrenjtë sesa shtetasit europianë dhe ballkanas.
Në vitin 2005, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri ishin sa 88.6% e mesatares së Bashkimit Europian (mesatarja e vendeve të BE=100) sipas të dhënave të Eurostat.
Kjo tregon se në a...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Çmimet e bulmetit nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« katĂ«rtat mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« EuropĂ« appeared first on Revista Monitor.

Zinxhiri jo konkurrues i qumështit

Kostoja e lartë e prodhimit të qumështit si lëndë e parë prej mungesës së ekonomisë së shkallës e subvencioneve dhe konkurrenca nga importet po rrisin vështirësitë te industria përpunuese. Fabrikat po përballen me kosto të lartë të prodhimit, ndërsa produktet vendase po humbasin konkurrueshmërinë përballë importeve më të lira. Prej katër vitesh, konsumatori blen mallrat e bulmetit me çmime që kalo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Zinxhiri jo konkurrues i qumështit appeared first on Revista Monitor.

“Receta” e mikrofinancĂ«s pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ«

Intervistë me Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e NOA
 
Institucionet financiare jobanka deri më sot kanë pasur peshën kryesore në kreditimin e fermerëve të vegjël në Shqipëri.
Herjola Spahiu, drejtore e pĂ«rgjithshme e institucionet financiar NOA, thotĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” se kreditimi i sektorit bujqĂ«sor mbĂ«shtetet nĂ« modele tĂ« veçanta biznesi, qĂ« ka mundĂ«suar mbĂ«shtetjen e kĂ«ti...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Receta” e mikrofinancĂ«s pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ« appeared first on Revista Monitor.

“Misioni i pamundur” i kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ«

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta.
 
Ersuin Shehu
Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë.
Jo shumë vite më vonë, drejto...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« appeared first on Revista Monitor.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit. Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

 

Dorina Azo

Fatima, 28 vjeçe, Ă«shtĂ« njĂ« nga punonjĂ«set mĂ« tĂ« reja nĂ« bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, nĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit.

Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe dua tĂ« vazhdoj tĂ« punoj pĂ«r tĂ« ndihmuar familjen time”, – thotĂ« Fatima, duke theksuar qĂ«llimin ekonomik tĂ« qĂ«ndrimit tĂ« saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja.

Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas.

Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta. Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu  siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin.

Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%. Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

 

 

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

NĂ« bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore pĂ«r punonjĂ«set e reja fillon nga 500 euro dhe pĂ«rfshin edhe shpenzimet pĂ«r akomodim dhe ushqim, njĂ« skemĂ« qĂ« pĂ«rdoret gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr punonjĂ«s nga jashtĂ«, nĂ« kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshĂ«m staf pĂ«r punĂ« tĂ« tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv nĂ« “EPPC Albania & Kosova”, njĂ« nga kompanitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« konsulencĂ«s pĂ«r burime njerĂ«zore, pohon se paga mesatare neto pĂ«r punonjĂ«sit e huaj nĂ« ShqipĂ«ri luhatet nĂ« vlerat nga 500 deri nĂ« 520 euro nĂ« muaj, pĂ«rfshirĂ« akomodimin pĂ«r fjetje dhe ushqim.

Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara.

 

Lexo edhe:

Si po plaket forca e punës

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

 

 

The post Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%.

Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,7 herë. Pavarësisht rritjes, ky numër përbën vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë të punësuar, sipas INSTAT.

Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023.

Në vend të parë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; në vendin e dytë sektori i ndërtimit me 999 miratime: në vendin e tretë sektori aktivitete të tjera shërbimi, me 985 miratime; në vendin e katërt sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 848 miratime dhe më pas sektori i industrive të tjera përpunuese me 788 miratime.

Në vitin 2023, sipas AKPA, të huajt me numrin me të lartë ishin nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte në  maj me përkatësisht 1,421 leje.

Skema për punësimet e shtetasve aziatikë nuk rezultoi efikase, pasi shumë biznese ngritën shqetësimin për largimin e punonjësve drejt BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.

Problematika ndihet edhe tani me shtetasit nga vendet aziatike, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj.

Ai sjell në vëmendje rastin e një biznesi në sektorin e shërbimeve i cili së fundmi është njoftuar për largimin e 6 punonjësve nga Pakistani drejt Gjermanisë, pas një viti punësim në një nga bar-restorantet e Tiranës.

“Skema pĂ«r prurjen e punonjĂ«sve tĂ« huaj vijon tĂ« jetĂ« problematike. ShumĂ« prej tyre po e pĂ«rdorin ShqipĂ«rinĂ« si vend trampolinĂ« pĂ«r tĂ« kaluar drejt GreqisĂ« me qĂ«llim punĂ«simin nĂ« ishuj gjatĂ« sezonit turistik ku pagat pĂ«r kamerierĂ« dhe banakierĂ« profesionistĂ« kanĂ« arritur deri nĂ« 4 mijĂ« euro.

Po ashtu, njĂ« pjesĂ« synojnĂ« tĂ« largohen drejt vendeve tĂ« Bashkimit Europian, pĂ«r t’u bashkuar me familjarĂ«t”.

NjĂ« tjetĂ«r sfidĂ« e madhe, sipas tij, Ă«shtĂ« mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjĂ«sve tĂ« huaj vijnĂ« me pĂ«rvojĂ« nga vende me turizĂ«m tĂ« zhvilluar, siç Ă«shtĂ« Dubai, ata shpesh rezultojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« patrajnuar pĂ«r standardet e shĂ«rbimit nĂ« ShqipĂ«ri. Shumica kanĂ« kryer punĂ« ndihmĂ«se dhe nuk janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r pozicione profesionale nĂ« sektorin e shĂ«rbimit nĂ« bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.

Deri mĂ« tani, punonjĂ«sit e huaj mĂ« besnikĂ« ndaj vendeve tĂ« punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri rezultojnĂ« tĂ« jenĂ« filipinasit. “NĂ« shumĂ« bare dhe restorante tĂ« kryeqytetit vijon tĂ« vĂ«rehet njĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri mĂ« e madhe me punonjĂ«sit nga Filipinet.

Ata tregohen mĂ« korrektĂ« ndaj kontratĂ«s sĂ« punĂ«s, çka lidhet me kulturĂ«n e disiplinĂ«s nĂ« punĂ« dhe pĂ«rvojĂ«n nĂ« sektorin e turizmit nĂ« vendin nga i cili vijnĂ«â€.

Në sektorin e bareve dhe restoranteve, sipas Kryetarit të Shoqatës, Enri Jahaj, vijon të ketë  mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore, e cila arrin deri në 20 mijë vende të lira pune. Në këtë situatë, z. Jahaj e sheh të domosdoshëm vetërregullimin e tregut të punës.

“Nuk ka arsye qĂ« njĂ« kafene lagjeje tĂ« mbajĂ« tĂ« punĂ«suar si kamerier edhe banakier. NĂ« raste tĂ« tilla, kĂ«to funksione mund tĂ« kryhen nga njĂ« person i vetĂ«m. Tregu duhet tĂ« vetĂ«rregullohet pĂ«r tĂ« zbutur problemin e mungesĂ«s sĂ« stafit”, thekson ai.

 

Problematika

“Skema pĂ«r prurjen e punonjĂ«sve tĂ« huaj vijon tĂ« jetĂ« problematike. ShumĂ« prej tyre po e pĂ«rdorin ShqipĂ«rinĂ« si vend trampolinĂ« pĂ«r tĂ« kaluar drejt GreqisĂ« me qĂ«llim punĂ«simin nĂ« ishuj gjatĂ« sezonit turistik ku pagat pĂ«r kamerierĂ« dhe banakierĂ« profesionistĂ« kanĂ« arritur deri nĂ« 4 mijĂ« euro. Po ashtu, njĂ« pjesĂ« synojnĂ« tĂ« largohen drejt vendeve tĂ« Bashkimit Europian, pĂ«r t’u bashkuar me familjarĂ«t”.

 

Sfidat

Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, njĂ« prej kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« konsulencĂ«s nĂ« fushĂ«n e burimeve njerĂ«zore, numri i punonjĂ«sve tĂ« huaj nĂ« ShqipĂ«ri pritet tĂ« vijojĂ« tĂ« rritet nĂ« vitet e ardhshme, si pasojĂ« e zhvillimit tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« sektorit tĂ« turizmit.

Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës.

Kjo do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.

Po ashtu, duhet siguruar që të huajt të mos trajtohen thjesht si zgjidhje afatshkurtër, por si pjesë e qëndrueshme e zhvillimit të tregut të punës.

 

Lexo edhe:

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

 

The post A po funksionon skema me punonjësit e huaj appeared first on Revista Monitor.

Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.

Fenomeni Ă«shtĂ« global. Revista “The Economist”, sĂ« fundmi nĂ« njĂ« shkrim, analizonte shkaqet e rritjes sĂ« plakjes sĂ« popullsisĂ« nga rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«.

Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç.

Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?

Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar  tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

 

Burimi: INSTAT

 

Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç.

Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.

Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

TĂ« dhĂ«nat e INSTAT pĂ«r shkallĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« forcat e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« periudhĂ«n 2019–2024 tregojnĂ« njĂ« tendencĂ« tĂ« plakjes sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, pjesĂ«marrja e grupmoshĂ«s 55-64 vjeç Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m – nga 62,9% nĂ« 2019 nĂ« mbi 75% nĂ« vitin 2024, duke dĂ«shmuar njĂ« prani gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe tĂ« punonjĂ«sve mĂ« tĂ« moshuar nĂ« tregun e punĂ«s.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.

Kjo tregon pĂ«r vĂ«shtirĂ«si tĂ« kĂ«saj grupmoshe pĂ«r t’u integruar nĂ« tregun e punĂ«s, çka mund tĂ« lidhet me arsimin, papunĂ«sinĂ«, emigracionin ose mungesĂ«n e mundĂ«sive tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kĂ«tĂ« kategori.

NjĂ« zhvillim interesant Ă«shtĂ« rritja e pjesĂ«marrjes edhe nĂ« grupmoshĂ«n mbi 65 vjeç, ku nĂ« dy tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, njĂ« rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% qĂ« ishte nĂ« vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexo edhe:

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

 

 

The post Si po plaket forca e punës appeared first on Revista Monitor.

Grabitja e ATM-ve, teknika kibernetike “Jackpotting”

Bankomatet kanë qenë gjithmonë të lakmuara nga krimi duke u favorizuar nga përhapja shumë e madhe, larg sistemit bankar dhe mbikëqyrjes fizike të tyre dhe pikërisht për këtë arsye, ato duhet të përmirësohen duke rritur në vazhdimësi nivelin e sigurisë me masa mbrojtëse.

 

MSc Roland Tashi

ATM-të (Automated Teller Machine) janë pajisje, makineri brenda të cilave janë të përfshira teknologji dhe sisteme mekanike, elektrike, informatike, të cilat u ofrojnë një shërbim tepër të veçantë klientëve të bankës kudo që ata ndodhen, ju mundëson të kryejnë transaksione financiare brenda apo jashtë vendit, ditën dhe natën pa asnjë ndalesë pa pasur nevojë për një punonjës banke.

ATM-ja e parë u instalua në Enfield, Londër, Angli, më 27 qershor 1967 nga Banka Barclays Bank, nga John Shepherd-Barron.

Prej një periudhe gati 60-vjeçare, kjo pajisje është në shërbim duke u përmirësuar vazhdimisht jo vetëm për të plotësuar nevojat dhe kërkesat në rritje, por edhe për të mbrojtur klientët dhe bankën nga grabitësit e hershëm dhe ata të sotëm, hackerat, të cilët shfrytëzojnë rrjetet dhe programet informatike që makina përdor.

NĂ« ShqipĂ«ri, ATM-ja e parĂ« u vendos nga ProCredit Bank. Pas pĂ«rgatitjeve, blerjes sĂ« pajisjeve dhe trajnimit tĂ« stafit nĂ« korrik 2003, banka lĂ«shoi kartĂ«n e parĂ« pĂ«r t’u pĂ«rdorur nĂ« 11 pajisjet e instaluara.

Në vitin 2024, sipas raportimeve të BSH, numri i ATM-ve u rrit në 1,028, ku 37% e tyre ofrojnë edhe depozitimin e parave, siç njihet ndryshe funksioni cash-in. [1]

Funksionet e ATM-së moderne janë shtuar ndjeshëm, sot kjo pajisje ofron shërbime për tërheqjen dhe depozitimin fizik të parave, kontrollin e gjendjes dhe transferimin e fondeve ndërmjet llogarive, printimin e ekstrakteve, ndërrimin e PIN-it, si dhe shërbime të tjera shumë të nevojshme.

I përmenda këto për të kuptuar që kjo pajisje me gjithë këto funksione, e instaluar kudo në territorin e një vendi, duhet të jetë shumë e mbrojtur jo vetëm fizikisht, por edhe në sistemet e operimit teknologjik dhe informatik nga grabitësit inteligjentë, hackerat, që nuk janë asgjë tjetër veçse hajdutë dhe kriminelë me kravatë dhe doreza të bardha.

Bankomatet kanë qenë gjithmonë të lakmuara nga krimi duke u favorizuar nga përhapja shumë e madhe, larg sistemit bankar dhe mbikëqyrjes fizike të tyre dhe pikërisht për këtë arsye, ato duhet të përmirësohen duke rritur në vazhdimësi nivelin e sigurisë me masa mbrojtëse.

Le tĂ« shohim disa metoda kryesore tĂ« mashtrimit dhe sulmeve ndaj ATM-ve, pĂ«r t’u ndalur mĂ« pas te teknika “Jackpotting”.

Sulmet e bazuara në inxhinierinë sociale janë metoda që kërkojnë kontakt fizik me pajisjen ku përdoret edhe manipulimi psikologjik për të mashtruar përdoruesin.

Këtu bëjnë pjesë teknikat tashmë të njohura si: Phishing dhe Smishing (dërgimi i e-mail dhe mesazheve SMS-ve mashtruese), Vishing (telefonata të rreme, tashmë të sofistikuara duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale).

Ndërhyrje fizike ndaj makinës: Card Skimming/Card Shimming (instalimi i pajisjeve për të kopjuar të dhënat e shiritit magnetik dhe çipit të kartës), Cash Trapping (vendosja e një pajisjeje që bllokon paratë në dalje), Card Trapping (bllokimi fizik i kartës), Fake Fronts/ATM Overlay (pjesë false të vendosura mbi pjesët origjinale të makinës).

Sulme dixhitale ndaj sistemit, – Black Box Attacks, (pajisje tĂ« jashtme qĂ« lidhen me portat e brendshme tĂ« ATM-sĂ«), Instalimi i malware (vendosja e USB, direkt apo nĂ«pĂ«rmjet rrjetit pĂ«r tĂ« detyruar makinĂ«n tĂ« nxjerrĂ« para), Network-Based Attacks, (ndĂ«rhyje nĂ« rrjetin e bankĂ«s ose ATM-sĂ« pĂ«r tĂ« manipuluar transaksionet).

PĂ«r t’u kthyer te pĂ«rmbajtja e shkrimit, “ATM Jackpotting”, njĂ« nga fenomenet mĂ« tĂ« pĂ«rhapura nĂ« nivel global Ă«shtĂ« njĂ« teknikĂ« kibernetike kriminale, e cila aplikohet prej disa vitesh duke u shkaktuar humbje tĂ« mĂ«dha ekonomike operatorĂ«ve qĂ« administrojnĂ« bankomatet.

Termi “Jackpotting”, nĂ« kontekstin e sigurisĂ« kibernetike, ka tĂ« bĂ«jĂ« me mashtrimin ose vjedhjen e parave nga bankomatet, manipulimin e njĂ« makine nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« nxjerrĂ« paratĂ« sikur grabitĂ«si tĂ« kishte fituar “jackpot”-in.

Edhe pse fenomeni është bërë i njohur më shumë se një dekadë më parë, niveli i tanishëm i sofistikimit dhe përfitimit ka arritur nivele të larta.

Kjo formë sulmi, e cila është sofistikuar gjatë viteve, ashtu siç përmirësohen të gjitha teknikat kriminale, të cilat duhet thënë se në disa raste janë një hap më përpara se masat mbrojtëse, përbën një sfidë serioze për institucionet financiare dhe një kërcënim në rritje në fushën e sigurisë kibernetike.

 

 

Si funksionon “Jackpotting”

Faza e parë përfshin ndërhyrjen fizike në bankomat për të gjetur mundësinë e instalimit të pajisjeve; faza e dytë, ajo dixhitale shfrytëzon sistemin informatik për të futur malware të dëmshëm.

NjĂ« nga malware mĂ« tĂ« pĂ«rdorur Ă«shtĂ« Ploutus, i zhvilluar dhe aplikuar fillimisht nĂ« AmerikĂ«n Latine qĂ« i “ndihmon” sulmuesit tĂ« kontrollojnĂ« makinĂ«n dhe tĂ« tĂ«rheqin paratĂ« pa lĂ«nĂ« gjurmĂ«.

Ajo qĂ« mbetet mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« fakti se kĂ«to sulme shpesh kalojnĂ« pa u diktuar pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra. Ndryshe nga vjedhja me kartĂ«, ku njĂ« transaksion mund tĂ« zbulohet ose anulohet, “Jackpotting” kuptohet vetĂ«m kur bankomati mbetet pa vlera monetare.

Dëmi, humbja ekonomike për bankat mund të jetë i menjëhershëm, por fenomeni ka efekt edhe më të gjatë, pasi ndikon në besimin e klientëve lidhur me sigurinë e sistemit.

Hackerat zgjedhin me kujdes bankomatin që do të grabisin, më pas grabitësi siguron akses fizik në komponentin elektronik të pajisjes, duke bërë një vrimë të vogël apo veprime të tjera që mundësojnë kapjen e kabllove dhe lidhjen e tyre me pajisjen e tij të jashtme dixhitale që mund të jetë një Laptop apo pajisje tjetër informatike.

Nëse malware instalohet me sukses në ATM, pa ndërhyrje fizike, por nëpërmjet një USB-je që vendoset në portën përkatëse që ndodhet nën një panel të makinës, paratë tërhiqen pa pasur nevojë për karta apo mjete të tjera ndihmëse.

 

Masat mbrojtëse

Ekspertët rekomandojnë përditësimin e softwer, zbatimin e sistemeve të monitorimit në kohë reale dhe kryerjen e kontrolleve periodike të sigurisë, trajnimin e personelit të bankës dhe operatorëve të përfshirë në proces për të identifikuar shenjat e manipulimit.

Mbetet shumë e rëndësishme nevoja për bashkëpunim ndërmjet bankave, rritja e nivelit të koordinimit nëpërmjet komiteteve përkatëse në Shoqatën Shqiptare të Bankave, informimi i menjëhershëm i organeve ligjzbatuese dhe më kryesorja, bashkëpunimi me kompanitë që menaxhojnë dhe zhvillojnë bankomatet dhe sistemet e mbrojtjes kibernetike.

Bankat dhe institucionet financiare janĂ« subjekte private, por nĂ«se ato nuk janĂ« tĂ« sigurta, bihen pre e sulmeve dhe grabitjeve ato “favorizojnĂ« dhe ushqejnĂ«â€ krimin me para tĂ« paligjshme, vlera tĂ« cilat shĂ«rbejnĂ« pĂ«r sofistikimin e teknikave grabitĂ«se nĂ« mĂ«nyrĂ« spirale.

E gjitha kjo, për të kuptuar dhe për të ndalur një kërcënim që për shkak të natyrës së tij ndërkombëtare, kërkon përgjigje të koordinuara nga të gjithë operatorët që i bashkon makina e quajtur ATM.

MegjithĂ«se pĂ«rdoruesi, klienti, nuk Ă«shtĂ« objektivi i drejtpĂ«rdrejtĂ« i kĂ«tij lloj sulmi, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i kushtohet vĂ«mendje çdo bankomati qĂ« paraqet shenja manipulimi ose funksionimi tĂ« parregullt.

Siguria bankare, në një kontekst gjithnjë e më dixhital, varet si nga teknologjia, ashtu edhe nga parandalimi dhe informimi.

 

[1] TĂ« dhĂ«na tĂ« botuara nga revista “Monitor”

 

 

The post Grabitja e ATM-ve, teknika kibernetike “Jackpotting” appeared first on Revista Monitor.

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e tyre, ende nuk janë larguar plotësisht. Masat u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj tensioneve në veri të vendit. Këto masa sollën pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore, humbje financiare, izolim diplomatik dhe ngecje në procesin e integrimit europian.

 

Fatos Shala

Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian.

Tani, gati dy vjet mĂ« vonĂ«, ato kanĂ« filluar tĂ« hiqen dalĂ«ngadalĂ« – me shumĂ« paqartĂ«si. Por, dĂ«mi i shkaktuar deri mĂ« tani arrin qindra miliona euro.

Një raport i publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara, tregon se masat i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur, pasi janë tejkaluar afatet e lejuara.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, dixhitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën, me 15 milionë euro.

Rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej nëpërmjet granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta, si institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë eurosh.

“KĂ«to vonesa nĂ« fillimin e zbatimit tĂ« projekteve nĂ«nkuptojnĂ« shtyrje ose humbje tĂ« mundĂ«sive pĂ«r rritje, zhvillim dhe pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mirĂ«qenies sĂ« qytetarĂ«ve, si dhe ndikojnĂ« negativisht nĂ« perspektivĂ«n pĂ«r integrim europian”.

Në Raport theksohet se puna e organeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ishte ndërprerë deri në maj të vitit 2025, fondet për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) janë pezulluar dhe propozimet e Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) nuk janë duke u shqyrtuar nga Bordi i WBIF-it.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Kosova nuk Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« ngjarje tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, pĂ«rveç atyre qĂ« lidhen me situatĂ«n nĂ« veri dhe integrimin rajonal tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

PĂ«r heqjen e kĂ«tyre masave nevojitet konsensusi i plotĂ« i vendeve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«, ku deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« marrĂ« ndonjĂ« vendim i tillĂ«â€.

 

Pse u vendosën masat dhe si po hiqen ato

BE-ja e ndĂ«shkoi KosovĂ«n nĂ« qershor tĂ« vitit 2023, pĂ«r shkak tĂ«, siç vlerĂ«soi, rolit tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« nxitjen e tensioneve etnike nĂ« veri tĂ« vendit – zonĂ« e banuar me shumicĂ« serbe.

Që atëherë, liderët politikë të Kosovës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e këtyre masave, duke i quajtur ato të padrejta.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesja e lartĂ« e Bashkimit Europian pĂ«r PolitikĂ« tĂ« Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thĂ«nĂ« se kanĂ« nisur t’i heqin masat ndaj KosovĂ«s. Sipas saj, heqja e masave tĂ« prezantuara para dy vjetĂ«sh, po bĂ«het gradualisht.

“Si shenjĂ« e pĂ«rkushtimit tonĂ«, mund tĂ« njoftoj se BE-ja ka filluar gradualisht tĂ« heqĂ« masat e vendosura nĂ« qershor tĂ« vitit 2023. Vendimi hap rrugĂ«n pĂ«r mundĂ«si mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r zhvillimin e KosovĂ«s dhe pĂ«r lidhje mĂ« tĂ« ngushta me EuropĂ«n”.

Ajo tha se është gjë e mirë që anëtarësimi në Bashkimin Europian mbështetet nga shumica e njerëzve në Kosovë dhe nga një spektër i gjerë politik.

“PĂ«rparimi mund tĂ« arrihet vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet reformave tĂ« vazhdueshme. Plani i Rritjes i Bashkimit Europian pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e madhe pĂ«r integrim gradual nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t europian qĂ« po sjell mirĂ«qenie pĂ«r qytetarĂ«t”.

Por, edhe ky lajm ka sjellë paqartësi, pasi ende nuk dihet se cilat masa saktësisht po hiqen dhe në çfarë afatesh.

Një prej tyre ka të bëjë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, paktit të parë kontraktual mes Kosovës dhe bllokut europian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

 

 

ÇfarĂ« humbi Kosova nga masat?

Masat, sipas raportit tĂ« Institutit GAP, prekĂ«n rreth 395 milionĂ« euro nĂ« kuadĂ«r tĂ« projekteve tĂ« WBIF-sĂ« – qĂ« synonin zhvillimin socio-ekonomik dhe tĂ« perspektivĂ«s europiane tĂ« vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor – dhe rreth 218 milionĂ« euro nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit IPA – program qĂ« u ofron asistencĂ« financiare dhe teknike vendeve qĂ« synojnĂ« BE-nĂ«.

Këto fonde ishin planifikuar të shpenzoheshin për realizim të projekteve, të cilat do të financoheshin përmes granteve dhe kredive.

Edhe pse marrëveshja për IPA të vitit 2024 nuk ishte nënshkruar, projektet e planifikuara në kuadër të saj arrinin vlerën totale prej 56.4 milionë eurosh.

Por, më shumë se nga fondet e programit IPA, Kosova ka humbur në vlerë monetare nga masat që kanë prekur projektet në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Aplikimet e KosovĂ«s nĂ« kuadĂ«r tĂ« KornizĂ«s Investuese pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor (WBIF) tĂ« dorĂ«zuara gjatĂ« viteve 2023 dhe 2024, nuk kanĂ« kaluar mĂ« tej pĂ«r miratim.

Si pasojĂ«, disa projekte kyçe, tĂ« cilat ishin tĂ« bashkĂ«financuara nga Agjencia Franceze pĂ«r Zhvillim (AFD), Banka Gjermane pĂ«r Zhvillim (KFW) dhe institucione tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, nuk janĂ« duke u realizuar”.

Projektet e pezulluara nĂ« vlerĂ« prej 395.5 milionĂ« eurosh pĂ«rfshijnĂ«, ndĂ«r tĂ« tjera: shtrirjen e rrjetit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit dhe kanalizimit nĂ« PrishtinĂ«, impiantin pĂ«r trajtimin e ujĂ«rave nĂ« Ferizaj, linjĂ«n ndĂ«rlidhĂ«se energjetike Kosovë–ShqipĂ«ri, ndĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s kundĂ«r pĂ«rmbytjeve dhe pĂ«r ujitje.

“Pezullimi i investimeve tĂ« tilla ka sjellĂ« pasoja tĂ« menjĂ«hershme dhe afatgjata, si vonesa nĂ« ndĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s, humbje tĂ« mundĂ«sive pĂ«r punĂ«sim, pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« kushteve tĂ« jetesĂ«s dhe pengesĂ« nĂ« pĂ«rmbushjen e objektivave mjedisore e integruese”.

 

Cilat janë masat e BE-së ndaj Kosovës?

Masat e BE-së ndaj Kosovës përfshinin: pezullimin e përkohshëm të grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe.

Gjithashtu, u pezullua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin nëpërmjet Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Programi IPA, sipas Komisionit Europian, Ă«shtĂ« paraparĂ« si “mĂ«nyrĂ« pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s BE-ja pĂ«rkrah reforma nĂ« ‘vendet nĂ« procesin e zgjerimit’ me ndihmĂ« financiare dhe teknike”.

Kosova ka përfituar gjithsej 1.21 miliardë euro nga ky program që nga viti 2007 deri në fund të vitit 2022.

Nga programi Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka përfituar rreth 1.8 miliardë euro nga viti 2009 deri më 2021.

Por, pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit 2023, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

 

Ndikimi i masave në imazhin e Kosovës

Masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, të vendosura në qershor 2023, i shkaktuan vendit një dëm të ndjeshëm në disa fusha kyçe.

Pasojat kryesore që pësoi Kosova gjatë kohës sa ishin në fuqi këto masa:

  1. Ndalimi i pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare

Kosova u përjashtua nga programet e IPA-s (Instrumenti për Ndihmë të Para-Anëtarësimit), që janë fonde të rëndësishme për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, arsim dhe reformë institucionale.

U pezullua pjesëmarrja në takime të nivelit të lartë dhe trajnime të BE-së, duke e izoluar Kosovën nga vendimmarrjet rajonale dhe europiane.

  1. Humbje financiare dhe projekte të bllokuara

Shumë projekte të financuara nga BE-ja u bllokuan ose u vonuan, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Disa grante dhe fonde që ishin të parashikuara për Kosovën nuk u disbursuan.

  1. Imazh i dëmtuar ndërkombëtar

Masat dërguan sinjal negativ për stabilitetin dhe bashkëpunimin institucional të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

E dëmtoi pozicionin e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë dhe ndikoi në marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së.

  1. Presion politik dhe institucional

Qeveria e Kosovës u përball me kritika të brendshme dhe ndërkombëtare për refuzimin e zbatimit të kërkesave të BE-së në kohë (sidomos për çështjen e veriut dhe bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA-në).

Këto masa nxitën tensione politike dhe dobësuan përkohësisht përkrahjen ndërkombëtare për disa nisma të Kosovës.

Heqja e masave u kërkua së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në vizitën e emisarit të ri të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Vjosa Osmani kĂ«rkoi heqjen e masave tĂ« vendosura nga BE-ja – duke theksuar ndikimin e tyre negativ nĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, pa dallim, si dhe dĂ«mtimin e vetĂ« procesit tĂ« Dialogut – duke e bĂ«rĂ« atĂ« tĂ« pabalancuar.

 

 

The post Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova appeared first on Revista Monitor.

❌